Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

  • Shqipėria.com
  • Albanian.com
  • Kosovapress
  • KosovaLive
  • ATSH
  • Dwelle
  • Europaelirė
  • VOA
  • BBC
  • Epoka e re
  • Koha Ditore
  • Koha Jonė
  • Shekulli
  • Korrieri
  • Gazeta Sot
  • Lajme.net
  • Shkėmbi.com
  • Driarm
  •  

    ORGAN I LĖVIZJES POPULLORE TĖ KOSOVĖS


    VĖSHTRIM

    Pas paralajmėrimeve se gjatė kėtij viti do tė fillojnė bisedimet pėr statusin e Kosovės

    Faktori politik shqiptar duhet t’i koordinojė veprimet dhe tė dalė me platformė tė pėrbashkėt

    Me unifikimin e veprimit nga faktori politik shqiptar, pėrkatėsisht me hartimin e njė platforme tė pėrbashkėt me anė tė sė cilės do tė insistohej nė kėrkesen pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė, do tė mund ta zėmė ngushtė edhe vetė Bashkėsinė Ndėrkombėtare e cila nė njė formė vetė ka inicuar formimin e unioneve tė ngjashme

    Demir Reshiti


    Raportet e fundit tė Grupit tė Kontaktit dhe atij tė krizave, dėshmojnė se faktori ndėrkombėtar mė me seriozitet ka filluar t’i qaset domosdoshmėrisė sė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Duke pritur enigmėn e quajtur "status final pėr Kosovėn" mė mirė ėshtė qė subjektet politike shqiptare t’i bashkėrendisin veprimet dhe tė dalin me propozime tė opcioneve qė shkojnė nė favor tė bashkimit kombėtar dhe tė luftohet pėr to, sesa tė mos bėhet gjė ose edhe mė keq tė pranohen nė heshtje opcionet e tė tjerėve qė pėr ne historia e ka treguar se kanė qenė gjithnjė tė huaja dhe nė dėm tonin. Projekti i krijimit tė Unionit Shqipėri-Kosovė, pėr tė cilin po angazhohet LPK-ja, paraqitet si njė projekt shumė serioz pėr ta ndihmuar dhe zgjidhur ēėshtjen e Kosovės dhe atė shqiptare njė herė e pėrgjithmonė si tėrėsi. Sigurisht se pėr t'u realizuar projektet e tilla ėshtė e nevojshme tė angazhohen tė gjitha forcat tona intelektuale, shkencore, politike dhe institucionale nga e gjithė hapėsira jonė etnike kombėtare. Tani ky opcion e ka marrė formėn e vet tė natyrshme, duke u debatuar si e drejtė e njė populli pėr tė jetuar i lirė, i barabartė dhe i bashkuar nė shtetin e tyre. Prandaj krijimi i njė unioni nė mes tė njė populli ėshtė e drejtė e tyre dhe nė pajtim me praktikat ndėrkombėtare nė parim pėr ta zgjidhur ēėshtjen e Kosovės dhe popullit shqiptar nė hapėsirat ballkanike. Populli i Kosovės ka tė drejtė tė kėrkojė bashkimin apo Unionin e Kosovės me Shqipėrinė. Kjo kėrkesė tashmė e avancuar nė mese politike dhe institucionale, e ka gjetur mbėshtetjen e saj shumė logjike, me argumente shkencore, etnike, gjeografike dhe shumė e shumė fakte tjera historike pėr Kosovėn dhe shqiptarėt. Me krijimin e kėtij Unioni, korrigjohen padrejtėsitė historike qė i janė bėrė popullit shqiptar i copėzuar nė disa shtete deri mė sot. Vetėm kėshtu populli shqiptar mund tė jetė i intergruar nė Bashkėsinė Evropiane si popull me tė drejta tė barabarta me popujt tjerė, pėr ē'gjė njė veprim i tillė praktik ėshtė si shembull i mirė pėr ta qetėsuar, paqėsuar dhe stabilizuar gjendjen rajonale. Inicuesit e kėtij projekti, tashmė kanė ndėrmarrė njė varg aktivitetesh me qėllim tė jetėsimit tė kėsaj ideje qė nuk ėshtė e re pėr popullin tonė por ngėrthen nė vete aspiratat e kahmotshme tė tij.

    Krijimi i Unionit Shqipėri-Kosovė, e ka bazėn ligjore dhe logjike

    Kjo nismė e ka bazėn ligjore dhe logjike, ka konstatuar kreu i kuvendit tė Shqipėrisė Servet Pėllumbi, nė takimin qė ka pasur me pėrfaqėsuesit e LPK-sė. Ndėrkaq drejtuesit e subjekteve politike si nė Kosovė, ashtu edhe nė Shqipėri e Maqedoni kanė mbėshtetur pothuajse pa hezitim kėtė nismė. Madje ka pasur edhe propozime konkrete qė i gjithė spektri politik shqiptar t'i ndajė detyrat pėr qėllime tė caktuara trysnie ndaj faktorėve vendimprurės, nė mėnyrė qė ta mbajmė problemin nė qendėr tė vėmendjes dhe t'u tregojmė qarqeve tė ndryshme vendimprurėse se cilat janė objektivat tona si komb.
    Ne nuk mund tė pranojmė qė integrimi i shqiptarėve tė bėhet pėrmes integrimeve europiane, pėrpara se tė bėhet bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn. Nė parim, duhet tė jemi plotėsisht dakord me kėtė nismė sepse kjo ėshtė dėshirė e shumicės shqiptare, pavarėsisht nga konjukturat e ndryshme politike.
    Meqė Europa nguli kėmbė qė tė mos prishet unioni serbo-malazez, madje edhe e ndihmoi formimin e njė unioni tė tillė, edhe pse ata nė krahasim me ne, kanė vetėm njė gjuhė tė pėrbashkėt. Mes nesh ėshtė shumė mė lehtė tė bėhet njė Union i tillė sepse ėshtė i natyrshėm se ne gjithnjė kemi qenė njė, ndėrsa serbėt dhe malazezėt kanė qenė dy mbretėri tė ndryshme. Doajeni i letrave shqipe Dritėro Agolli shpreh besimin e tij se edhe Shqipėria edhe Kosova do ta aprovojnė amendamentin qė ka propozuar LPK-ja pėr krijimin e Unionit Shqipėri por duhet tė bindet edhe faktori ndėrkombėtar, duke ua shtruar ēėshtjen se ky Union ėshtė nė tė mirė tė vetė Europės, nė mėnyrė qė Shqipėria tė mos jetė gjithmonė ēėshtje konferencash. Ėndrra e popullit nė tė dy anėt e kufirit ėshtė qė tė bėhet ky Union, ndėrsa ata qė thonė ndryshe, janė tė shtyrė nga konjuktura tė huaja.

    Nga grupi ndėrkombėtar i krizave, ėshtė propozuar qė tė organizohet njė referendum ku populli i Kosovės do tė deklarohej pėr tė ardhmen e vet. Pėr tė pėrmbushur vėrtet deshirėn e popullit, atėherė ndėr opcionet qė do tė propozoheshin nė kėtė referendum, duhet qė doemos tė jetė edhe krijimi i Unionit Shqipėri-Kosovė. Se populli e do bashkimin me Shqipėrinė, ėshtė vėrtetuar nė disa raste, ndėr tė cilat do t’i pėrmendnim dy sosh. Nė nismėn pėr nėnshkrimin e njė peticioni qė do t’i drejtohej Kuvendit tė Kosovės me kėrkesen pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė, brenda njė periudhe shumė tė shkurtėr kohore janė grumbulluar mbi 50 mijė nėnshkrime tė qytetarėve tė cilėt janė deklaruar se e mbėshtesin kėtė nismė. Nė mesin e tė nėnshkruarve ka pasur edhe shumė intelektualė, anėtarė dhe drejtues nga tė gjitha subjektet politike nė Kosovė. Kėtė peticion e kanė nėnshkruar edhe njė pjesė e konsideruar e pjestarėve tė minoritetit turk, goran, boshnjak dhe ashkalinj qė jetojnė nė Kosovė. Rasti tjetėr qė do ta sjellim nė kėtė shkrim, ėshtė anketa qė ka zhvilluar nė muajin gusht tė vitit 2003 agjencia prestigjioze e lajmeve Kosovapress. Nga 17922 respondentė qė kanė votuar pėr gjashtė opcionet e paraqitura nga kjo agjensi, me pyetjen se „si e mendoni Kosovėn?“, 8427 prej tyre, ose 47.02% kanė deklaruar se janė pėr Unionin Shqipėri-Kosovė, ndėrsa 6795 apo 37.91% pėr Kosovėn Shtet tė pavarur! Kėto janė argumente bindėse se ky popull e do bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė.

    Secili aktor politik duhet tė jetė nė nivel tė lojės sė vet

    Me unifikimin e veprimit nga faktori politik shqiptar, pėrkatėsisht me hartimin e njė platforme tė pėrbashkėt me anė tė sė cilės do tė insistohej nė kėrkesen pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė, do tė mund ta zėmė ngushtė edhe vetė Bashkėsinė Ndėrkombėtare e cila nė njė formė vetė ka inicuar formimin e unioneve tė ngjashme.
    “Ky ėshtė njė projekt mė i avancuar pėr tė ardhmen e Kosovės. Duket absurde qė tė jenė dy shtete tė vogla me shqiptarė sepse, si tė tilla do tė ishin tė pafuqishme, e nga ana tjetėr, do tė krijoheshin dy elita drejtuese tė cilat pėr interesa tė tyre tė ngushtė, do tė mund edhe tė largoheshin nga njėra-tjetra, gjė qė do tė ishte shumė e dėmshme pėr shqiptarėt“, ka spikatur analisti i njohur tiranas Fatos Lubonja. Nga ana tjetėr, intelektuali i shquar Rexhep Qosja, ėshtė i mendimit se ideja e bashkimit kombėtar, ėshtė ide qė e ka lėvizur historinė shqiptare. Sipas tij, Lėvizja Popullore e Kosovės bėn mirė qė nuk lejon tė vdesė kjo ide e madhe nė Kosovėn e sotme tė pėrfshirė nga njė proces i rrėnimit tė vlerave!. Ndėrkaq, analisti politik Milazim Krasniqi ėshtė shprehur se “Unioni Shqipėri-Kosovė, po mbetet si alternativė e vetme, pasi agresiviteti i Bashkėsisė Ndėrkombėtare dhe indolenca e faktorit institucional shqiptar, po rrėnon seriozisht dhe fatalisht projektin e pavarėsisė sė Kosovės“.
    Njė pjesė e politikanėve shqiptarė, veēmas ata tė Tiranės, janė tė mendimit se nė kėtė periudhė, secili aktor politik duhet tė jetė nė nivel tė lojės sė vetė, dhe do tė ishte shumė mirė qė kjo ide dhe ky debat tė trajtohej nė mėnyrė institucionale, pra nė nivel parlamentesh tė Shqipėrisė dhe Kosovės. Sekretari i Pėrgjithshėm i PDK-sė, dhe kryesues i grupit paralmentar tė kėtij subjekti nė kuvendin e Kosovės, Jakup Krasniqi, ėshtė i mendimit se duhet punuar mė tepėr pėr tė sinkronizuar veprimet nė mes tė grupeve parlamentare, nė mėnyrė qė t'i jepet njė shtytje e fuqishme kėsaj nisme. Nė tė njėjten vijė, shkojnė edhe mendimet e politikanėve shqiptarė nė Maqedoni tė cilėt duke e konsideruar kėtė si ide sublime tė tė gjithė shqiptarėve (Matoshi), kanė konstatuar se: “nė kohėn kur po bėhen integrime nė mbarė botėn, nuk ka arsye qė ne tė mos integrohemi. Konsiderojmė se ėshtė e padiskutueshme nevoja pėr tė kordinuar tė gjitha format e veprimit qė qojnė drejt njė integrimi tė shkallės mė tė lartė“ (Aliti). Ndėrsa Xhevat Ademi ėshtė i mendimit se faktori politik shqiptar duhet tė bashkėrendojė veprimet nė kėtė drejtim.

    Ėshtė koha e fundit qė shqiptarėt tė vetėdijėsohen dhe tė mos bėjnė mė gabime tė cilat do tė na kushtonin shumė shtrenjtė

    Nė tė gjitha kėto deklarata e konstatime, shihet qartė se edhe populli i Kosovės por edhe politikanėt shqiptarė, mbėshtesin idenė pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė, dhe janė tė mendimit se duhet bashkėrenditur veprimet pėr ta arritur qėllimin final. Konstatimi i Grupit ndėrkombėtar tė Krizave nė raportin e datės 24 janar 2005, se “nė Kosovė koha po ikėn. Status quo-ja nuk do tė mund tė mbahet mė. Siē treguan trazirat e pėrgjakshme tė marsit 2004, shqiptarėt e Kosovės janė tė frustruar me statusin e pazgjidhur, gjendjen ekonomike si dhe problemet nė ballafaqim me tė kaluarėn. Shumica shqiptare pret qė Bashkėsia Ndėrkobėtare kėtė vit tė bėjė diēka rreth aspiratave tė tyre pėr pavarėsi...“ ėshtė plotėsisht i qendrueshėm, por tingėllon shumė absurde fakti se nuk do tė lejohet „... as ndonjė formė e mundshme e unifikimit tė Kosovės me Shqipėrinė apo me ndonjė shtet apo territor fqinjė nuk do tė mbėshtetet“. Akoma mė absurde ėshtė kėrkesa e parashtruar nga ICG-ja qė: „Kosova tė zotohet nė mėnyrė eksplicite se nuk do tė bashkohet me Shqipėrinė apo ndonjė vend apo territor fqinjė pėrveē se nė kuadėr tė integrimeve nė BE“!

    Nga ndėrkombėtarėt fundja nuk mund tė presim mė tepėr, derisa ne vetė nuk po angazhohemi sa duhet qė t’i bindim ata se ėshtė e natyrshme dhe ligjėrisht e pranueshme kėrkesa e njė populli pėr vetėvendosje.

    Ėshtė koha e fundit qė shqiptarėt tė vetėdijėsohen dhe tė mos bėjnė mė gabime tė cilat do tė na kushtonin shumė shtrenjtė. Gabimet janė gjithmonė tragjike, por gabimet historike janė fatale. Po e humbėm edhe kėtė shans, tjetra mbase nuk do tė na vij kurrė, dhe si gjeneratė qė e kemi nė dorė tė vendosim pėr fatin e Kosovės, do tė ndėshkohemi nga historia, dhe tė akuzohemi nga brezat qė do tė vijnė pas nesh.

    Nėse Europa shkon drejt bashkimit, pse ne tė shkojmė drejt ndarjes, pra duhet tė bindet edhe vetė Europa. Kjo do t'i shėrbejė njė demokracie me frymėmarrje mė tė madhe dhe, edhe autoriteti i kėtij shteti do tė rritej nė botė. Unioni Shqipėri Kosovė, pėr momentin ėshtė zgjidhje mė e pranuar nga faktori ndėrkombėtar sesa po tė kėrkohej bashkim klasik i tė gjitha trojeve shqiptare.