Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

  • VETĖVENDOSJE!
  • Shqipėria.com

  • Albanian.com
  • Kosovapress
  • KosovaLive
  • ATSH
  • Dwelle
  • Europaelirė
  • VOA
  • BBC
  • Epoka e re
  • Koha Ditore
  • Koha Jonė
  • Shekulli
  • Korrieri
  • Gazeta Sot
  • Lajme.net
  • Shkėmbi.com
  • Driarm
  •  

     

    O kopje e popullit, o kopje e Serbisė


    Shkruan:

    Xhevat Bislimi

    U tha e ē’nuk u tha pėr nismėn e disa deputetėve pėr shpalljen e Kosovės shtet tė pavarur dhe sovran nga Kuvendi i Kosovės ose pėr organizimin dhe mbajtjen e REFERENDUMIT pėr kėtė ēėshtje. U gjend edhe ndonjė anėtar i Kryesisė sė Kuvendit qė tha se «kėrkesa pėr referendum ėshtė kopje e Serbisė». Ky ishte kualifikimi mė i rėndė, ishte fyerja dhe pėrbaltja mė e madhe qė i bėhej tė drejtės universale pėr REFERENDUM dhe vullnetit tė popullit pėr jetė tė lirė dhe tė pavarur. Nisma e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovė nuk mund tė ishte «kopje e nismės sė Serbisė», sepse ishte pėrpara nismės dhe vendimit tė Serbisė pėr referendum. Pastaj Serbia ėshtė bėrė shtet qė moti dhe nuk ka nevojė as ta shpallė shtetin as tė bėjė referendum pėr shtetin. Ajo po bėnė referendum pėr miratimin e projektkushtetutės sė saj dhe pėr ripėrfshirjen e Kosovės nė atė kushtetutė… Ka edhe njė moment tė rėndėsishėm qė po heshtet nga zyrtarėt e «lartė» tė partive dhe institucioneve tė pėrkohshme tė krijuara nga UNMIK-u. Nė kėrkesėn e nėnshkruar nga 28 deputetė kėrkohej edhe qė Kuvendi ta kundėrshtonte «decentralizimin» (ricopėtimin e Kosovės). Arsyeja e tėrbimit tė «lidershipit» ishte pėrkrahja e madhe qė mori kjo nismė nga deputetėt e tė gjitha grupeve kuvendare. Vetėm pėr njė ditė kėrkesa u nėnshkrua nga njėzetė e tetė deputetė. Po tė vazhdonte nėnshkrimi i kėsaj nisme ajo do tė pėrkrahej dhe nėnshkruhej nga shumica e deputetėve. Kėrkesa pėr referendum erdhėn nė Kryesinė e Kuvendit tė Kosovės edhe nga partitė dhe shoqatat e Gjilanit dhe nga ato tė Vitisė. Nė kėto komuna u organizua edhe peticion kundėr «decentralizimit».

    Nė Gjilan ky peticion u nėnshkrua nga 20 mijė qytetarė, kurse nė Viti vetėm pėr njė javė u mblodhėn 11 mijė nėnshkrime. Nuk kishte qytetarė qė nuk pranonte ta nėnshkruante peticionin kundėr «decentralizimit». Peticioni nė Viti kishte kėtė pėrmbajtje: “Nėn maskėn e “DECENTRALIZIMIT”, qarqe tė caktuara ndėrkombėtare dhe vendore po e copėtojnė komunėn e Vitisė dhe Kosovėn e sotme! Nėn maskėn e “decentralizimit” 30% e territorit tė Kosovės shqiptare po shndėrrohet nė territor serb! Nėn maskėn e “decentralizimit” Kosova do t’i ketė dy kryeqytete: Prishtinėn pėr shqiptarėt dhe Graēanicėn pėr serbėt! Nėn kėtė maskė kobzezė pėr Kosovėn dhe shqiptarėt, Kosova do t’i ketė dy sisteme tė sigurisė, dy sisteme tė drejtėsisė, dy sisteme tė arsimit, dy sisteme bankare, etj.! Nėn maskėn e “trashėgimisė kulturore” nė Kosovė do tė ketė zona tė mbrojtura pėr kishat ortodokse! Nėn maskėn e “kthimit tė qėndrueshėm” po pėrpiqen ta rikolonizojnė dhe sllavizojnė Kosovėn shqiptare! Nėn maskėn e “dialogut dhe tė bisedimeve” po tentohet tė “harrohet” dhe “rehabilitohet” dhuna, terrori, gjenocidi dhe holokausti serb nė Kosovė! Nėn kėto maska tragjike pėr Kosovėn dhe popullin e saj, Kosova kurrė nuk do tė jetė shtet sovran dhe i pavarur… Nėse pranohen dhe zbatohen (imponohen) kėto zgjidhje, Kosova do tė shndėrrohet nė njė burim tė pėrhershėm tensioni, konflikti, pasigurie…

    Prandaj, ne qytetarėt e komunės sė Vitisė jemi kundėr “DECENTRALIZIMIT” dhe kundėr politikave qė rrezikojnė tė drejtėn e popullit tė Kosovės pėr jetė tė lirė dhe tė pavarur, pėr shtet tė pavarur dhe Sovran dhe jemi kundėr politikave qė rrezikojnė paqen, sigurinė dhe stabilitetin e Kosovės dhe tė rajonit…”. Ky peticion iu dėrgua Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, Qeverisė amerikane dhe Kėshillit tė Evropės. Njė kopje e tij iu dorėzua nė dorė edhe kryetarit tė “grupit negociator”, Fatmir Sejdiut, i cili, i shtyrė nga UNMIK-u, kishte ardhur nė Viti ta “arsyetojė” copėtimin e Kosovės. Grupi i kėshilltarėve tė PDK-sė nė Viti, pasi ia dorėzoi kėtė peticion (pėrgjigjen e popullit tė Vitisė), doli nga salla, sepse nuk denjoi tė dėgjonte pallavrat e Fatmir Sejdiut.

    Trysnia e shumė deputetėve, e disa komunave dhe e organizatave dhe shoqatave tė ndryshme (veēmas shoqatat e UĒK-sė) e shtrėngoi parinė e Kuvendit tė Kosovės dhe tė partive kryesore tė bėjnė njė deklaratė tė mjerė kundėr pėrfshirjes sė Kosovės nė preambulėn e kushtetutės shoviniste serbe dhe kundėr mbajtjes sė referendumit serb nė Kosovė… Ky ishte njė reagim vėrtetė i mjerė, pa asnjė efekt dhe i pa dinjitet. Synim kryesor i kėsaj deklarate ishte “qetėsimi” (mashtrimi) i shpirtit tė trazuar tė popullit dhe pėrpjekja e dėshpėruar pėr t’u dėshmuar “patriotė”. «Elita» politike e Kosovės edhe kėsaj radhe u dėshmua frikacake, siē ėshtė, dhe gjithnjė e mė e rrezikshme pėr lirinė dhe interesat e popullit shqiptar. Kjo «elitė» edhe njėherė dėshmoi se nuk ka guxim dhe burrėri ta pėrfaqėsojė dhe mbrojė vullnetin, dėshirėn, krenarinė dhe sakrificėn e popullit shqiptar ndėr shekuj pėr liri. E kapur me lloj-lloj dosjesh, «elita» politike e Kosovės u kėnaq me njė deklaratė (paēavure), qė nuk i prish punė as disa qarqeve tė caktuara antishqiptare nė botė dhe as Serbisė, e cila po tallet me kėtė «elitė» (grup negociator) tė Kosovės.

    Shpallja e Kosovės shtet i pavarur dhe sovran ose organizimi i referendumit nuk hyri nė rendin e ditės tė mbledhjes sė fundit tė Kuvendit edhe pas dorėzimit tė kėrkesė me shkrim nga ana e shtatė deputetėve (siē parashihet me rregulloren e Kuvendit). Arsyetimet e kryetarit tė Kuvendit dhe tė anėtarėve tė Kryesisė ishin vėrtetė fėminore dhe qesharake. Njėri prej tyre tha se «ne kemi zgjedhur njė grup negociator pėr t’u marrė me ēėshtjen e Kosovės, prandaj nuk kemi si tė ndėrmarrim veprime tė tjera, ose duhet ta shkarkojmė kėtė grup e pastaj… ». Ky zotėri, anėtar i Kryesisė dhe mbarė bota e dinė se “grupi negociator” nuk ėshtė zgjedhur nga Kuvendi, por nga Holkeri dhe ėshtė shpallur nga Rugova. Nė Kuvend ky grup nuk i ka marrė votat, prandaj edhe nuk kishte votim tė rregullt (shikojeni procesverbalin e mbledhjes). Pastaj, ky grup, edhe po ta zėm se u pranua nga Kuvendi, nuk kishte mandat tė bėnte asnjė marrėveshje me Serbinė pa pėlqimin e Kuvendit.

    Paraqitja e «raportit» nga ky grup para Kuvendit (post festum) dhe debati qė u bė pėr tė dėshmoi mė sė miri se ky «grup» nuk e ka pėrkrahjen e Kuvendit. Tė gjendur para kėrkesave pėr shkarkim, dorėheqje dhe para kritikave tė rrepta tė deputetėve, ata nuk guxuan ta hedhin nė votim raportin, sepse nuk do t’i merrte as dhjetė vota.

    Nuk ka shqiptar nė Kosovė dhe jashtė saj qė nuk e ka tė qartė se marrėveshjet qė «grupi negociator» i Kosovės ka bėrė me Serbinė janė tepėr tė rrezikshme dhe kėrcėnuese pėr lirinė e Kosovės dhe tė mbarė popullit shqiptar, pėr paqen, sigurinė dhe stabilitetin nė rajon e mė gjerė. Me kėto «zgjidhje» qė ka pranuar ky «grup» e ka humbur legjitimitetin (nėse e ka pasur ndonjėherė) e pėrfaqėsimit tė Kosovės dhe popullit tė saj.

    Prandaj, nėse Kuvendi nuk e shpallė (siē nuk po e shpallė) menjėherė Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran (kėrkesė minimale e popullit shqiptar) ose tė organizojė menjėherė referendum pėr kėtė ēėshtje, populli i Kosovės duhet tė kėrkojė rrugė dhe forma tė tjera pėr pėrmbushjen e vullnetit tė tij…

    Shtatė vjet pas Luftės Antipushtuese ēlirimtare tė UĒK-sė dhe tė mbarė kombit shqiptar, pozita e Kosovės ėshtė degraduar shumė. Pėrgjegjėsinė kryesore, nė mos tė vetme, pėr kėtė gjendje e ka dhe e mbanė klasa politike dhe institucionale e Kosovės dhe veēmas “ELITA” ose “lidershipi”, siē u pėlqen tė vetėquhen. Paaftėsia, papėrgjegjshmėria dhe kolaboracionizmi i kėsaj “elite” e morėn nė qafė Kosovėn dhe popullin e saj. Politikat ose mė saktė zvarritja e kėsaj “elite” pas politikave qė gatuhen nė kuzhinat mė antishqiptare po e qojnė Kosovėn dhe rajonin drejt konflikteve tė reja. Kjo “elitė” politike nuk pėrfaqėson mė vullnetin dhe interesat e popullit tė Kosovės. Prandaj mund tė pėrfundojmė se kjo “elitė” ka vetėm dy rrugė: o kopje e popullit tė saj, o kopje e Serbisė… Ka edhe njė rrugė origjinale, tė cilėn kjo «elitė» nuk e ka ndjekur kurrė: tė jetė kopje e Shqipėrisė. Kjo do tė ishte rruga mė e mirė, mė e sigurt, mė e pranueshme dhe e vetmja qė do tė siguronte zgjidhje tė pėrhershme, e cila do tė prodhonte vetėm paqe, siguri dhe stabilitet edhe pėr mbarė rajonin. Kėsaj rruge tė drejtė dhe e vetmja e sigurt po i shmanget edhe Tirana zyrtare, e cila mė shumė po preferon tė merret me ēėshtje ideologjike, fetare dhe me interesa e politika tjera partiake e klanore tė ditės se me ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare, zgjidhja e sė cilės do tė hapte rrugė pėr zgjidhjen e tė gjitha ēėshtjeve tjera…

    Kam pėrshtypjen se edhe «heshtja» dhe «pritja» e mėrgatės shqiptare duhet tė pėrfundojė… Mendoj se ėshtė koha qė mėrgata jonė tė vihet nė «lėvizje» pėr mbrojtjen dhe pėrfaqėsimin e kėrkesave dhe tė interesave tė popullit shqiptar, veēmas tė Shqipėrisė sė pushtuar…

     

    « kthehu »