Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi


Kërko në
  
www.google.com
Kërko në
  
www.lpk-kosova.com


DEBAT: Zgjedhjet lokale nė Kosovė - kush do t'i fitojė?

 

Tė zhgėnjyerit, tė majtit dhe 15 nėntori 2009

 

Prof. Mr.sc. Rexhep Ahmeti

Tė ndodhė, qė tė mos ndodhė. Pra, po tė ndodhė vetėdijėsimi i votuesve, qė ta votojnė PSK-nė, dhe tė majtėn nė pėrgjithėsi, si nė zgjedhjet lokale ashtu edhe nė ato qendrore (parlamentare), atėherė, parandalohet njė luftė krejt e mundshme civile nė Kosovė, tė cilėn e bėnė kėrcnuese barku i uritur dhe kushtet ēnjerėzore tė atyre qė nuk i kanė as mjetet elementare pėr ekzistencė, e qė janė mė tė shumtė nė numėr dhe qė historikisht dhe sociologjikisht janė mė tė merituarit pėr statusin e tashėm tė Republikės sė Kosovės, i cili atyre jo qė nuk ua ka rregulluar statusin individual e familjar, por, ua ka pėrkeqėsuar edhe mė shumė, se  kur u ka munguar Republika e Kosovės.

Para dhjetė muajve, njė dashamirės i sinqertė i  Kosovės Republikė, mė pyeti:
-Kėnd ta votojmė?
Pasi u kujtova njė copė herė, ngase pyetja (dhe ēėshtja) ishte shumė me vend iu pėrgjigja:
- Tani, pas 17 shkurtit 2008, kemi arsye tė votojmė, por nuk mendoj se kemi kėnd ta votojmė, prandaj duhet ta krijojmė njė subjekt qė i besojmė dhe qė do tė ketė  program njė politikė ndryshe nga kjo qė, nė shumicėn e rasteve, e kemi votuar gjer mė tani.
Pasi qė besoja se pyetja e mikut qe esenciale, po edhe pėrgjigja ime qe e sinqertė dhe jo subjektive, por e dobishme pėr trupin votues nė Kosovė, qė nga janari i 2009-tės, me shokė qė mendonim njėjtė, iu bashkėngjitėm punės, me pėrkushtim e sakrificė tė re, ta krijojmė njė subjekt qė i besojmė dhe qė do tė ketė nė program njė politikė ndryshe nga kjo, qė, nė shumicėn e rasteve, e kemi votuar gjer mė tani. Tani, tė gjithė atyre, tė cilėt janė tė zhgėnjyer me ata qė i kanė votuar gjer mė tani, mund tu themi: LPK-KOSOVA.COM, nuk iu ka zhgėnjyer kurrė, dhe ajo tashmė, ėshtė e certifikuar pėr zgjedhjet e 15 nėntorit 2009.
Me sa kemi vėrejtur nuk janė pak tė zhgėnjyerit me politikėn e gjertanishme, tė cilėt, siē duket, kanė  vendosur qė tė mos dalin nė zgjedhjet e 15 nėntorit, edhe tani kur e kemi Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės dhe kur Republikėn tonė e kanė njohur aq shumė shtete tė botės! Tė tillėt janė aq tė zhgėnjyer e tė revoltuar, sa qė thonė se tė gjithė politikanėt e partitė politike nė Kosovė, janė tė njėjta dhe numėrojnė nė kėtė rast vetėm jovlera politike si janė: premtimet boshe nė fushata, pasurimi i politikanėve pėrmes veprimtarive tė paligjshme, harrimi i shumė vlerave kombėtare, politike e shtetėrore etj. Me njė fjalė, ndjenjat e tyre negative ndaj politikės dhe politikanėve, janė bėrė pėrgjithėsuese dhe kanė shkaktuar gjykime kategorike edhe ndaj partive e politikanėve qė nuk kanė faj pėr zhgėnjimin e tyre. Kjo mund tė jetė e lidhur me logjikėn popullore se kur tė sos qumėshti i fryn edhe kosit! Partia socialiste, Partia socialdemokrate, Partia reformiste “Ora”, asnjėherė nuk kanė qenė nė pushtet nė Kosovė, prandaj asnjėherė nuk i kanė sosur a djegur votuesit e vet. Pse ato tė mos votohen nė zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit 2009 ?  Pse masa e zhgėnjyer tė mos del nė votime, pasi qė ka  alternativė, tė paprovuar gjer mė tani, votimin e sė majtės nė Kosovė, dhe, kėtu, sidomos, votimin e subjektit politik i cili nė Flamurin e tij (Programin) ka tė shkruar dhe tė sanksionuar orientimin: POLITIKĖ NDRYSHE. Ėshtė kjo LPK-KOSOVA.COM, e cila, nė Projektin e saj ka tė parashikuar parandalimin politik, institucional e shtetėror  tė luftės civile nė Kosovė, ngase politika dhe veprimet ekstremisht tė djathta, dhe zhvillimet aktuale kaotike ekonomike, politike e shtetėrore, qoftė edhe tė paplanifikuara, andej po shpijnė. Historia ka treguar se nuk ėshtė fare lehtė ta parandalosh luftėn civile mes klasės sė varfėr dhe klasės sė pasur, siē i ka kategorizuar Aristoteli (“njė nga gjenitė shkencorė mė tė pasur, universalė e tė thellė, qė ka ekzistuar ndonjėherė “, cilėsimi i G.V.F. Hegelit). Edhe pa u hedhur bombat nė ndėrtesėn e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, nė Programin e PSK-sė ka qenė i shkruar qėllimi: Zvogėlim i polarizimeve shoqėrore, nė vend tė vrapimit irracional pas pėrfitimeve maksimale tė paligjshme. Edhe nė tė ardhmen kėshtu do tė jetė: politika instiktive, joparashikuese, pavetėdijshėm bėhet shkaktare e hudhjes sė bombave, ndėrsa politika e menēur, parashikuese, pragmatike, vetėdijshėm pėrpiqet qė t’i ndalė bombat mbi institucionet e Republikės sė Kosovės, si dhe mbi klasėn e pasur tė paktė nė numėr, qė jeton nė Republikėn tonė. Edhe nė zgjedhjet lokale, aq sa ėshtė e mundur nė qeverisjen lokale, PSK-ja do ta ketė prioritet: Zvogėlimin e polarizimeve shoqėrore, nė vend tė vrapimit irracional pas pėrfitimeve maksimale tė paligjshme. Prandaj i pyes  tė gjithė ata qė kanė tė drejtė vote nė Kosovė: Pse tė mos dilni nė zgjedhje dhe pse tė mos  votoni PSK-nė, mė 15 nėntor 2009?
Tė ndodhė, qė tė mos ndodhė. Pra, po tė ndodhė vetėdijėsimi i votuesve, qė ta votojnė PSK-nė, dhe tė majtėn nė pėrgjithėsi, si nė zgjedhjet lokale ashtu edhe nė ato qendrore (parlamentare), atėherė, parandalohet njė luftė krejt e mundshme civile nė Kosovė, tė cilėn e bėnė kėrcnuese barku i uritur dhe kushtet ēnjerėzore tė atyre qė nuk i kanė as mjetet elementare pėr ekzistencė, e qė janė mė tė shumtė nė numėr dhe qė historikisht dhe sociologjikisht janė mė tė merituarit pėr statusin e tashėm tė Republikės sė Kosovės, i cili atyre jo qė nuk ua ka rregulluar statusin individual e familjar, por, ua ka pėrkeqėsuar edhe mė shumė, se  kur u ka munguar Republika e Kosovės. Dhe kjo, nuk ėshtė ēėshtje joserioze: Tani qytetarėt e Republikės sė Kosovės, po kėrkojnė me ngulm tė drejat dhe liritė e veta nė Republikėn e vet. PSK-ja dhe e majta ka gjasa tė shumta potenciale, qė ta riorganizojė politikisht dhe juridikisht shtetin e sė drejtės nė Kosovė, shtetin social tė Kosovės, pa patur shumė nevojė tė shpikė diēka tė re, pasi ka modele praktike evropiane sa tė duash, siē janė: modeli i Suedisė, Norvegjisė, Finlandės, Zvicrės, Gjermanisė, Anglisė, Francės, etj.
(Ky artikull ėshtė botuar nė “Infopress”, mė 1 shtator 2009)