Komente
Intervista
Lajme
Kulturë
Botime
Arkivi

 


Kërko në
  
www.google.com
Kërko në
  
www.lpk-kosova.com


  • Vetëvendosje!
  • KP 'Afrim Zhitia'
  • Nënë Shqipëri
  • Shqipëria.com
  • Albanian.com
  • Kosovapress
  • Kosova e Lirë
  • KosovaLive
  • ATSH
  • Lajme.net
  • Dwelle
  • Europaelirë
  • VOA
  • BBC
  • RTV ZiK
  • Epoka e re
  • Koha Ditore
  • Koha Jonë
  • Shekulli
  • Korrieri
  • Gazeta Sot
  • Shkëmbi.com
  • Mekuli
  •    
     
    PSKdo të do të dal e vetme në zgjedhje

     Xhemajli: Kërkojmë vendosjen e kamerave në vendvotime dhe në vendnumërimin e votave...

    Podujevë, 20 gusht 2009
    Kryetari i Partisë Socialiste të Kosovës, Emrush Xhemajhli, tha të enjten në Podujevë se PSK do të dalë e vetme në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit 2009.
    Partia Socialiste është duke caktuar kandidatët për kryetar në të gjitha komunat e Kosovës. Pas informimit me kandidaturat në Prizren dhe Mitrovicë, sot po njoftojmë opinionin edhe për kandidaturën në Podujevë. Përndryshe, tha Xhemajli, ne i kemi përgatitur kandidatët për zgjedhje në të gjitha komunat.
    “Ne kërkojmë vendosjen e kamerave në vendvotime dhe në vendnumërimin e votave gjatë zgjedhjeve lokale 2009. Për këtë kemi deponuar shkresën zyrtare në KQZ. Subjektet që nuk i duan kamerat prezente, PDK dhe LDK, nuk mund të flasin për transparencë. Ato e duan ujin e turbullt për të zënë peshqit më lehtë”, tha kryetari Xhemajli.
    Xhemajli kërkoi pastrimin e listave zgjedhore në mënyrë që të hiqen nga listat të vdekurit dhe ata që është konstatuar se nuk janë qytetar të Kosovës.

    Nga Presidenti i vendit, kryetari Xhemajli kërkoi që jo vetëm të deklarohet se do të respektojë Kushtetutën dhe nuk do të merr pjesë në fushatën zgjedhore, por edhe t’i përmbahet në praktikë kësaj deklarate.

    Ai kërkoi që PSK përveç vëzhguesve të ketë komisionerë në vendvotime.
    Në punën tonë në komuna ne do të llogarisim gjithmonë në ruajtjen e ambientit, zgjerimin e hapësirave të gjelbëruara, favorizimin e shtresave të punonjësve në komunë dhe banorëve në nevojë. Njeriun do ta kemi në qendër të vëmendjes, u zotua kryetari i PSK-së Emrush Xhemajli.

    Fjalim me rastin e themelimit të Forumit të Rinisë së PSK-së

    Njerëzit e kohës së re...

    Arben Rashkaj

    Të nderuar të rinjë dhe të reja të Partisë Socialiste të Kosovës,
    Së pari dua t’ua përkujtoj se ju jeni e vërteta e ardhmërisë së vendit tonë, jeni ëndrra e prindërve tuaj, jeni ëndrra e qindra mijëra brezave që nuk kanë rendur së përpjekuri për të çliruar vendin tonë që fëmijët e tyre të jetojnë, të rritën dhe edukohen të lirë në atdheun e tyre. Ata kanë ëndrruar ditët më të mira për të gjithë ne, e për të gjithë brezat e rinj që do të vijnë pas nesh, prandaj do t’ju lus që këtë të mos e harroni kurrë, dëshiroj që ta mbani në kujtesë dhe ta përcillni për brezat që do të vijnë pas jush, sepse duke e bërë këtë veprim do të arrijmë që identiteti ynë, veçantit tona, kultura dhe historia jonë të mos harrohet.
    Të nderuar të rinjë dhe të reja Socialist të Kosovës, sot ju po filloni një betejë, një sfidë me ardhmërinë tuaj dhe jam i bindur se ardhmëria juaj do të duket ashtu siç ju do ta projektoni, ashtu siç ju e dëshironi. Duke u bazuar në potencialin dhe energjitë tuaja pozitive, ju do të arrini t’i realizoni ëndërrat tuaja.
    Të jesh një i ri do të thotë të jesh një shkencëtar i ardhshëm, një artist , një pilot apo inxhinier, një agronom apo një ekonomist i sukseshshëm pse jo edhe një kryeministër apo diplomat i shquar, pra brenda jush fshihen shumë gjëra të rëndësishme dhe shumë të çmuara që në të ardhmën do t’i zbuloni dhe do t’i shfaqni, prandaj jam i prirur të besoi tek ju - sepse ju jeni njerëzit e kohës së re, njerëzit e kohës tuaj dhe çdo periudhë kohore ka nevojë për njerëzit që janë të lindur për të.
    Rinia Socialiste e Kosovës mendoj që do të kultivohet dhe të bëhet e rëndësishme duke u udhëhequr nga parimet dhe vlerat më sublime qytetëruese dhe humane, ju duhet dhe do të jeni avangardë e ndryshimeve të mëdha dhe të rëndësishme për shoqërinë tonë - sepse jeni hallka më e fortë dhe kryesore që lidhë të kaluarën me të sotmën dhe të sotmën me të ardhmen tonë.
    Formati juaj është i domosdoshëm për Partinë Socialiste të Kosovës sepse ju do të jeni gjithherë pjesë e vendimmarrjeve më të rëndësishme politike, nga ju shoqëria shqiptare dhe të gjithë qytetarët e vendit tonë presin të bëni gjëra të rëndësishme, gjëra të bukura. Ju e dini se sa shumë njerëz presin zgjidhjen e problemit të varfërisë, sa shumë të rinjë dhe të reja nuk kanë mundësi të shkollohen për shkak të varfërisë, sa fëmijë kanë ndërprerë shkollimin dhe kanë dalur të punojnë për ta mbajtur familjen, prandaj besoj tek ju se me angazhimin tuaj përmes projekteve konkrete do të bëni gjëra të mira. Kjo është njëra ndër fushat ku ju do të angazhoheni. Rinia Socialiste e Kosovës do të zhvillojë projekte për aktivitete kulturore – argëtuese dhe sportive, projekte për luftimin e fenomeneve negative, projekte për edukimin e të rinjëve të tjerë për këto dhe shumë e shumë gjera të tjera, pa e përjashtuar aktivitenin politik.
    Duke mos u zhgjatur më shume uroj që ky kuvend të vazhdojë punimet me sukses nën frymën e demokracisë dhe njëherit uroj të zgjidhni njerëzit që dinë t’iu përfaqësojnë më së miri, ashtu siç e meritoni. Dhe në fund fare dëshiroj që secilin nga ju ta shoh duke udhëhequr vendin tuaj.

    * Arben Rashkaj është udhëheqës i Fondacionit për edukim të majtë "Kadri Zeka"

     

    GREVA E MINATORËVE...

    Udhëheqja e Trepçës pat anuluar pikën për REPUBLIKËN E KOSOVËS

    Mr.Rexhep AHMETI
    Udhëheqësia e atëhershme e Trepçës nuk lejoi që kërkesa popullore për Republikën e Kosovës të bëhej kërkesë zyrtare e njërës prej pikave të Grevës së Minatorëve të Trepçës të vitit 1989! /vazhdon
     

     

    Në dhjetëvjetorin e zhdukjes pa gjurmë të Mr.Ukshin Hotit

    A ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?!...
                                         

       
     
       
       
    Strukturimi politik dhe transformimi shoqëror

    Shkruan:
    Dritëro KADOLLI

    PSK-ja është subjekt politik i së majtës europiane, që respekton pluralizmin demokratik dhe vlerat e shoqërisë civile.


    PSK vepron për integrimin e plotë politik, ekonomik e kulturor kombëtar dhe integrimin në të gjitha strukturat euro-atlantike.


    24 gusht 2009
    Gazeta “Infopress” ka shtruar me të drejtë temën e profilizimit të subjekteve politike në pozicionet: e djathta, qendra dhe e majta. Ky pozicionim ekziston gati në të gjitha sistemet demokratike perëndimore. E djathta dhe e majta garojnë për pushtet, ndërsa qendra shkon me ata që marrin pushtetin, si baraspeshë politike.
    Profilizimi politik do të thotë rreshtim në këto tri pozicione, sepse nuk mund të ketë nga tri e më shumë parti të djathta e po aq të majta a të qendrës.
    Në pozitën politike sot në Kosovë janë dy parti demokratike. Kosova nuk ka opozitë politike, e pa opozitë të mirëfilltë nuk ka as pluralizëm politik, as zhvillim të shoqërisë.
    Shumica e subjekteve politike nuk kanë as programe të qarta politike. Programet e tyre janë më shumë një frazeologji boshe. Ato hiqen si të djathta, por nuk kanë bërë asgjë për çështjen kombëtare. Ato hiqen properëndimore, por nuk kanë parime e vlera demokratike.Ato e kanë keqkuptuar pluralizmin politik, ndërsa tranzicionin si plaçkitje të pasurisë shoqërore për t’u bërë kapitalistë të fuqishëm, se kinse kapitali përcaktuaka të djathtën dhe fitoren e tyre.
    Kosova tani është në periudhën e tranzicionit e të shtetndërtimit dhe ballafaqohet me krizën politike, ekonomike, morale e sociale.
    Anarkia politike e ekonomike kanë krijuar hapësirë për zhvillimin e krimit të organizuar në formë të korrupsionit e plaçkitjes.
    Pushteti i tashëm nuk ka arritur të zhdukë kriminalitetin.
    Ekonomia shoqërore është tjetërsuar. Bujqësia është braktisur fare. Arsimi nuk është reformuar, ndërsa kultura e shkenca kanë mbetur si një dekor. Urbanizmi është bërë kaos. Mërgimi i të rinjve po vazhdon, duke mos gjetur perspektivë në atdhe.
    Në shoqërinë tonë po ndodh diferencimi i skajshëm social. Në institucionet shtetëror ka një shpërpjesëtim enorm pagash, mbi 10: 1.
    Ndërtimi shtetëror kërkon edhe riorganizimin shoqëror për t’iu përgjigjur sfidave të realitetit
    LPK-KOSOVA.COM është pozicionuar në krahun e majtë jo për ndonjë nostalgji ideologjike, por për shkak të mbrojtjes së interesave jetësore të popullsisë.
    Rreshtimi i saj i majtë mbështetet në traditën e saj politike për çlirimin kombëtar dhe çlirimin shoqëror.
    Sot PSK-ja është subjekt politik i së majtës europiane, që respekton pluralizmin demokratik dhe vlerat e shoqërisë civile.
    Ajo angazhohet për një shoqëri të lirë demokratike, që nënkupton vullnetin, tolerancën dhe diversitetin e njerëzve.
    Ajo do të mbrojë vlerat morale dhe institucionale të shoqërisë sonë.
    PSK angazhohet për shtetin funksional juridik e demokratik, që zbaton
    në jetë parimet e drejtësisë sociale dhe mbrojtjen e saj ligjore.
    Partia Socialiste është e hapur për ndryshime të vazhdueshme pozitive në shoqëri dhe për një zhvillim të natyrshëm.
    Ajo përkrah të gjitha lëvizjet pozitive shoqërore, që kërkojnë mbrojtjen ligjore të ekzistencës dhe të dinjitetit njerëzor.

    PSK vepron për integrimin e plotë politik, ekonomik e kulturor kombëtar dhe integrimin në të gjitha strukturat euro-atlantike.
    Ajo aspiron bashkëpunim e respektim të ndërsjellë me të gjitha subjektet politike .
    Shoqëria kosovare sot ka nevojë për shndërrime të thella shoqërore dhe për çlirim nga mendësia sllavokomuniste. Njerëzit e aftë e të dijshëm duhet të vijnë në krye të institucioneve shtetërore e shoqërore.
    Cilado parti të vijë në pushtet, duhet të ketë parasysh interesat kombëtare e shoqërore. Shteti duhet të angazhojë njerëz profesionistë dhe të afrojë rreth vetes kokat e mençura, pavarësisht nga orientimi i tyre politik.
    Partia Socialiste angazhohet për përgjegjësi shoqërore e politike. Politika duhet kuptuar si përgjegjësi e qeverisjes, e jo si akrobaci e mashtrimit. Një vepër e mirë vlen më shumë se mijëra fjalë të bukura.
    Kjo është filozofia politike e Partisë Socialiste .
    Duke pasur këtë profil politik, PSK do të gëzojë besimin e vullnetin e qytetarëve.
    Kështu, ajo do të bëhet një forcë aktive politike e zhvillimit ekonomik të vendit dhe e emancipimit shoqëror e demokratik.
    Profilizimi dhe strukturimi politik sot janë një proces i pashtyshëm.

    /Autori është drejtor ekzekutiv i Partisë Socialiste të Kosovës/

    (Shkrimi është botuar në gazetën "Infopress")
     

    Prof.Tefik Durmishi kandidat i PSK-së për kryetar të komunës së Podujevës

    Podujevë, 20 gusht 2009
    Dega e Partisë Socialiste të Kosovës në Podujevë të enjten ka kandiduar për kryetar të kësaj komune prof.Tefik Durmishin.
    Sekretari i PSK-së në Podujevë, Behxhet Shabani, pasi shpalli kandidaturën e prof.Tefik Durmishit për kryetar të komunës së Podujevës në zgjedhjet lokale 2009, tha se kandidatura e prof.Tefik Durmishit është propozuar nga dega e Podujevës, ndërsa ka marrë mbështetjen e organeve qendrore të PSK-së.
    Tefik Durmishi studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës në degën Gjuhë dhe letërsi shqipe. Qysh në moshën e re kyçet në jetën politike ilegale. Në vitin 1992 fillon të përndjekjet nga policia serbe, për shkak të veprimtarisë së tij. Durmishi udhëheq Partinë Socialiste në Podujevë dhe punon si mësimdhënës, tha sekretari Shabani.

    Prof.Tefik Durmishi, tha se i jam mirënjohës Partisë Socialiste në Podujevë dhe qendër, që më kanë besuar këtë detyrë të rëndësishëm që të jem kandidat për kryetar komune. Kandidimi për kryetar komune është një sfidë e madhe, por besoj se do të fitoj besimin e popullit, sepse jam i përkushtuar që të krijojë mundësi për zgjidhjen e problemeve që na preokupojnë, e siç e dimë, ka shumë probleme që kërkojnë zgjidhje.
    Për krijimin e mundësive për zgjidhjen e problemeve kam pranë veti ekspertët e të gjitha fushave, të cilët tashmë veç janë duke hartuar projektin për qeverisjen e komunës.
    Në këtë detyrë të rëndësishëm do t’i vë vetës si ligj përmirësimin e jetës së qytetarëve, që të mos zhgënjehen në personalitetin tim dhe partinë që përfaqësojë.

    Sot e ndiej vetën edhe më të fortë dhe më të sigurt, kur shoh pranë vetes edhe kolegët e mi mësimdhënës, tha në fund Tefik Durmishi, kandidat për kryetar të komunës së Podujevës.

    I jam mirënjohës Partisë Socialiste në Podujevë dhe qendër, që më kanë besuar këtë detyrë të rëndësishëm që të jem kandidat për kryetar komune. Kandidimi për kryetar komune është një sfidë e madhe, por besoj se do të fitoj besimin e popullit, sepse jam i përkushtuar që të krijojë mundësi për zgjidhjen e problemeve që na preokupojnë, e siç e dimë, ka shumë probleme që kërkojnë zgjidhje.
    Për krijimin e mundësive për zgjidhjen e problemeve do të kem pranë veti ekspertët e të gjitha fushave, të cilët tashmë veç janë duke hartuar projektin e komunës.
    Në këtë detyrë të rëndësishëm do t’i vu vetës si ligj përmirësimin e jetës së qytetarëve, që të mos zhgënjehen në personalitetin tim dhe partinë që përfaqësojë.
    Sot e ndiej vetën më të fortë dhe të sigurt, kur shoh pranë meje edhe kolegët e mi mësimdhënës, tha në fund Tefik Durmishi, kandidat për kryetar të komunës së Podujevës.

    Ndërkaq, kryetari i Partisë Socialiste të Kosovës Emrush Xhemajli pasi e përgëzoi prof.Tefik Durmishin për kandidaturën e tij për kryetar të komunës së Podujevës dhe se në fillim dua të sqaroj se Partia Socialiste do të dalë e vetme në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit 2009.
    Ai tha se Partia Socialiste është duke caktuar kandidatët për kryetar në të gjitha komunat e Kosovës. Pas informimit me kandidaturat në Prizren dhe Mitrovicë, sot po njoftojmë opinionin edhe për kandidaturën në Podujevë. Përndryshe, tha Xhemajli, ne i kemi përgatitur kandidatët për zgjedhje në të gjitha komunat.
    “Ne kërkojmë vendosjen e kamerave në vendvotime dhe në vendnumërimin e votave gjatë zgjedhjeve lokale 2009. Për këtë kemi deponuar shkresën zyrtare në KQZ. Subjektet që nuk i duan kamerat prezente, PDK dhe LDK, nuk mund të flasin për transparencë. Ato e duan ujin e turbullt për të zënë peshqit më lehtë”, tha kryetari Xhemajli.
    Xhemajli kërkoi pastrimin e listave zgjedhore në mënyrë që të hiqen nga listat të vdekurit dhe ata që është konstatuar se nuk janë qytetar të Kosovës.

    Nga Presidenti i vendit, Xhemajli kërkoi që jo vetëm të deklarohet se do të respektojë Kushtetutën dhe nuk do të merr pjesë në fushatën zgjedhore, por edhe t’i përmbahet në praktikë kësaj deklarate.

    Ai kërkoi që PSK përveç vëzhguesve të ketë komisionerë në vendvotime.
    Në punën tonë në komuna ne do të llogarisim gjithmonë në ruajtjen e ambientit, zgjerimin e hapësirave të gjelbëruara, favorizimin e shtresave të punonjësve në komunë dhe banorëve në nevojë. Njeriun do ta kemi në qendër të vëmendjes, u zotua kryetari i PSK-së Emrush Xhemajli.

    Mr.Rexhep Ahmeti kandidat i PSK-së për kryetar të komunës së Mitrovicës

    Dega e Partisë Socialiste të Kosovës në Mitrovicë në një takim të mbajtur sot, në të cilin mori pjesë edhe kryetari i PSK-së Emrush Xhemajli dhe drejtori ekzekutiv i partisë, Dritëro Kadolli, ka shpallur kandidaturën për kryetar të kësaj komune.
    Kryetari i PSK në Mitrovicë, Ismet Kadriu, tha se Dega në bashkëpunim me Qendrën, kanë vendosur që kandidat i Partisë Socialiste të Kosovës për kryetar të komunës së Mitrovicës të jetë magjistri i shkencave juridike Rexhep Ahmeti.
    z.Rexhep Ahmeti ka të kryera dy fakultete: Fakultetin Filozofik, drejtimi filozofi-sociologji dhe Fakultetin Juridik.
    Si pjesëmarrës në luftën çlirimtare të UÇK-së ai ishte dhe anëtar i Sektorit për Moral dhe Politikë në kuadër të Shtabit të Zonës Operative të Shalës.
    Mr. Rexhep Ahmeti, punon në Ministrinë e Administratës Publike.

    Mr.Rexhep Ahmeti, tha se “i jam mirënjohës Partisë Socialiste në Mitrovicë dhe Kryesisë së PSK-së që më kanë nderuar me këtë kandidaturë të sotme, duke më dhënë kështu mundësinë që të dal publikisht para qytetarëve të nderuar të Mitrovicës dhe t’u ofrojë kontratën time për ta drejtuar së bashku me ta Komunën e Mitrovicës dhe jetën e përbashkët këtu.”
    Programi i PSK-së na jep mundësi të shkëlqyeshme që ta bëjmë jetën e qytetarëve tanë të shumëvuajtur më të mirë se që është tani, tha kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës Rexhep Ahmeti.

    Ahmeti: Shprehi gatishmërinë dhe sigurinë për ta drejtuar komunën e Mitrovicë me një POLITIKË NDRYSHE nga kjo që është tani, ashtu siç më obligon Programi i Partisë sime...

    Mitrovicë, 31 korrik 2009
    I jam mirënjohës Partisë Socialiste në Mitrovicë dhe Kryesisë së PSK-së në Prishtinë që më kanë nderuar me këtë kandidaturë të sotme, duke më dhënë kështu mundësinë që të dal publikisht para qytetarëve të nderuar të Mitrovicës dhe t’u ofrojë kontratën time për ta drejtuar së bashku me ta Komunën e Mitrovicës dhe jetën e përbashkët këtu.
    Programi i PSK-së na jep mundësi të shkëlqyeshme që ta bëjmë më të mirë se që është tani jetën e qytetarëve tanë të shumëvuajtur.
    Shprehi gatishmërinë dhe sigurinë për ta drejtuar komunën e Mitrovicë me një POLITIKË NDRYSHE nga kjo që është tani, ashtu siç më obligon Programi i Partisë sime. Këtë mundësi e kemi tani ne pasi jemi parti e re e profilizuar qartas. Slogani ynë politikë ndryshe është real dhe jo vetëm parullë zgjedhore. Nocioni POLITIKË NDRYSHE i PSK-së është i tillë që të mos mashtrohet elektorati. Që votuesi të mos respektohet vetëm derisa t’i merret vota, e pastaj të harrohet, por vullneti dhe interesi i votuesit të jetë ligj për të votuarin.
    Çështja kryesore që më ka motivuar që të hyjë tani në politikë, ka qenë: a kemi kënd ta votojmë? Tani e kam përgjigjen: Elektorati i Mitrovicës ka kënd ta votojë - Partinë Socialiste të Kosovës, e cila ka në Programin e saj rregullimin e çështjes social-ekonomike të shtresave në nevojë, të të papunëve, të atyre që janë të diskriminuar materialisht edhe pse punojnë. Do të angazhohem për të drejtat ligjore të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës. Programi im elektoral, të cilin e kam në përfundim e sipër, i përfshin të gjitha këto përcaktime që i ceka më lartë dhe në kohë të duhur do të jetë në duart e qytetarëve të Mitrovicës.
    Qeverisja ime, si kryetar i Komunës së Mitrovicë, do të ishte duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe duke drejtuar Komunën sipas vullnetit legjitim të qytetarëve me një shkallë të lartë të vendimmarrjes së tyre për të gjitha çështjet e jetës publike, ashtu siç na obligon Karta Evropiane për vetëqeverisje lokale. (Neni 1 pika 2 e Kartës)
    Për të pasur mirëqeverisje në Komunën tonë duhet punuar në bazë të ligjeve dhe parimeve etike administrative dhe jo bazë të parimeve të xhepit.
    Për ta ndryshuar qeverisjen e tashme në Komunën tonë i ftoj të dalin në zgjidhje të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicë me të drejtë vote, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, politike e ekonomike. Vetëm të gjithë së bashku: shqiptarët, serbët, boshnjakët, malazezët, turqit, romët, egjiptianët, apo gjithsecili në harmoni me gjithsecilin qytetarë të Komunës sonë, mund ta përmirësojmë jetën tonë në Komunë. Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kosova është përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit.
    Kështu jam i përcaktuar, pa hezitim, edhe unë dhe kështu do të veprojë nëse qytetarët e Komunës sonë më përgjigjen pozitivisht dhe më japin besimin për t’iu prirë atyre në drejtimin e përbashkët të punëve tona të përbashkëta në Komunën e Mitrovicës.

    Prof.Skënder Berisha kandidat i PSK-së për kryetar të komunës së Prizrenit

    Dega e Partisë Socialiste të Kosovës në Prizren ka kandiduar për kryetar të kësaj komune prof.Skënder Berishën. Kryetari i PSK-së në Prizren, Ilaz Kadolli, pasi shpalli kandidaturën e prof.Skënder Berisha për kryetar të komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale 2009, tha se kandidatura e prof.Skënder Berisha është mbështetur nga dega e Prizrenit në mënyrë unanime, por ka marrë edhe mbështetjen e organeve qendrore të PSK-së.
    Prof.Skënder Berisha deklaroi se ndihet i nderuar që është propozuar për kandidat për kryetar të koumunës së Prizrenit nga PSK dhe se me dëshirën më të madhe e ka pranuar këtë propozim që i është bërë nga PSK.
    ''Në Partinë Socialiste të Kosovës kam aderuar më 30 maj 2009 dhe aty kam gjetur bashkëveprimtarët e mi të hershëm dhe ndihem shumë mirë mes tyre. Kam hyrë në garë sepse qytetit të Prizrenit i duhet një qeverisje ndryshe ngaqë janë mësuar ta kenë deri më tani qytetarët e tij, i bindur se do të jem gjithmonë pranë nevojave të qytetarëve dhe gjithherë në shërbimin e tyre'', tha prof.Skënder Berisha.
    Ndërkaq, kryetari i Partisë Socialiste të Kosovës Emrush Xhemajli e përgëzoi kandidimin e prof.Skënder Berisha për kryetar të komunës së Prizrenit dhe mes tjerash tha se PSK po respekton rregullat dhe ligjin për zgjedhjet, të cilit i detyrohen të gjitha subjektet politike që veprojnë në Kosovë, duke kandiduar dhe mbështetur propozimin e bazës për kandidatët të cilët do të garojnë dhe të cilët do t'i përfaqësojnë në zgjedhje, gjë që subjektet tjera asnjëherë nuk e kanë bërë dhe nuk po e bëjnë edhe këtë radhë. Ai tha se nën udhëheqjen e prof. Skënder Berisha qyteti i Prizrenit dhe qytetarët e tij do të përfitojnë shumë më shumë seç kanë përfituar nga pushtetet e deritashme.


    Biografia e prof.Skënder Berishës, kandidat i Partisë Socialiste për kryetar të komunës së Prizrenit  

    Prof. Skënder Berisha, u lind më 10.10.1959 ,në Prizren. Në qytetin e lindjes mbaroi shkollimin fillor në shkollën ‘’Lidhja e Prizrenit’’ në vitin 1974. Në vitin shkollor 1974/75 nisi mësimet në gjimnazin ‘’Gjon Buzuku’’ në Prizren dhe i mbaroi në vitin 1978/79 .
    Studimet për letërsi i nisi në vitin 1979 në Universitetin e Prishtinës, ku diplomoi me 1983. Në vitin 1981, mori pjesë aktive në demonstratat e përgjakshme që përvijuan udhën e kërkesës së ligjshme për Republikën e Kosovës.
    Pas mbarimit të studimeve në vitin 1982/83, nisi punën e mësimdhënësit të Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në fshatin Piranë dhe Reçan të Malësisë së Prizrenit.
    Në vitin 1989, më saktë më 28 mars 1989, u arrestua dhe u dërgua në Burgun e Leskovcit dhe të Prokuples. Pas masës së izolimit, u dënua për veprimtari armiqësore me 1,5 vjet burg. Pas lirimit vazhdoi punën e mësimdhënësit të cilën e kryen edhe sot.
    Pas çlirimit të Kosovës u inkuadrua në jetën politike të Prizrenit dhe të Kosovës së çliruar. Ai shpejt bëhet anëtar i PPDK-së, më vonë PDK dhe zgjidhet kryetar i degës së saj në Prizren. Në vitin 2000, në kuvendin e PDK-së, u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues dhe u propozua për anëtar kryesie.
    Gjatë periudhës 10 vjeçare, në dy mandate 2000/8, ka qenë këshilltar në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Deri sot, tri herë ka qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.
    Prej vitit 1975 merret me krijimtari letrare. Këto krijime i ka publikuar në gazeta dhe revista të Kosovës. Vazhdon të merret me krijimtari letrare.
    Aktualisht punon si mësimdhënës në gjimnazin ‘’Loyola’’ dhe në shkollën e mesme teknike ‘’Gani Çavderbasha’’në Prizren.
    Është i martuar dhe ka një fëmijë.