Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

  • VETĖVENDOSJE!
  • Shqipėria.com

  • Albanian.com
  • Kosovapress
  • KosovaLive
  • ATSH
  • Dwelle
  • Europaelirė
  • VOA
  • BBC
  • Epoka e re
  • Koha Ditore
  • Koha Jonė
  • Shekulli
  • Korrieri
  • Gazeta Sot
  • Lajme.net
  • Shkėmbi.com
  • Driarm
  •  

     

    Pritja me tė papritura

     

    Shkruan:

    Dritėro Kadolli, Londėr

     

    Politika kosovare kohėve tė fundit, edhe pse me shumė probleme tė brendshme, duket se ėshtė orientuar kryesisht nė zhgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Duke anashkaluar tė gjitha problemet e tjera qė rėndojnė Kosovėn,  pohohet vetėm pavarėsia .

    Megjithatė, statusi ėshtė ende enigmė e madhe, me plot fshehtėsi e tė papritura.

    Madje ėshtė dukuri shumė e theksuar ndėrprerja e aktiviteteve politike  partiake, duke pritur mrekullinė .

     

    Kėrkohet madje qė edhe zgjedhjet lokale tė shtyhen deri nė zgjidhjen e statusit. Edhe LDK  siē duket, pėr shkak tė pėrēarjeve tė brendshme, po pret zgjedhjet partiake pas statusit . Po ashtu, edhe BSKP po pret, si edhe rregullimi i  rrugėve, familjet  e dėshmorėve,  papunėsia etj. Tė gjitha janė nė pritje tė kėsaj mrekullie!  Nesėr, nuk ėshtė ēudi,  qė edhe bukėpjekėsit tė mos gatuajnė deri nė zgjidhjen e statusit!

    Vetėm korrupsioni e krimi i organizuar mund tė vazhdojnė deri nė janarin ‘07, tė tjerat ēėshtje duhet tė presin!

     

    I ndjeri Rogova 15 vjet me radhė premtonte pėr ēdo urim tė Vitit tė Ri pavarėsinė nė vitin tjetėr. Mirėpo,  me vetėdijėsimin e popullit dhe tė forcave atdhetare u pa qartė se pėr pavarėsinė u dashka shumė  e shumė punė.

    Fatkeqėsisht,  kjo frymė e iluzioneve tė pritjes e premtimeve ende po vazhdon nė Kosovė. Realiteti  ėshtė krejt tjetėr, madje shumė i ashpėr. Kjo po shihet qartė nė bisedimet rreth decentralizimit. Serbėt kėrkojnė 17 komuna, shqiptarėt ofrojnė katėr. Ka mbetur nė dorėn e bashkėsisė ndėrkombėtare ta gjejė mesin  e artė,  siē duket nja 8 komuna qė  synojnė serbėt.

     

    Pėrgjegjėsi e secilit politikan tė Kosovės ėshtė t’i realizojė premtimet, ose t’i tregojė popullit pėr kompromiset qė po i pėrgatiten Kosovės nga bashkėsia ndėrkombėtare, e udhėhequr nga H.Solana.

     Nė mos edhe Kosova duhet tė bėjė kompromise e tė hyjė nė kornizėn e re sllave?! Kėto janė ēėshtje qė vrasin ndėrgjegjen kombėtare.

    Tė paktėn ish -udhėheqėsit e UĒK-sė i kanė borxh popullit t’i tregojnė se  janari ‘07 do tė na gjejė kėshtu, apo ndoshta edhe mė keq. 

     

    Rruga e lirisė ėshtė mė e gjatė sesa po proklamohet.

    Ėshtė koha e fundit qė forcat atdhetare  tė kėndellen nga ky lloj hutimi e tė punojnė pėr realizimin e aspiratave historike kombėtare.

    Luksi i tepėruar i klasės politike shqiptare po na ēon nė rindarje tė reja .

     

    Bashkimi i popullit shqiptar nė njė shtet ėshtė  e drejtė historike dhe e pa- tjetėrsueshme e tij . Viset shqiptare tė copėtuara padrejtėsisht  nga trungu i saj  janė pjesė e Shqipėrisė sė bashkuar. Kjo ėshtė liria e vėrtetė e kombit shqiptare . Vetėm kėshtu tė bashkuar mund tė hyjmė edhe nė Evropėn e bashkuar .

     

     

     

     

     

     

    « kthehu »