Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

  • Shqipėria.com
  • Albanian.com
  • Kosovapress
  • KosovaLive
  • ATSH
  • Dwelle
  • Europaelirė
  • VOA
  • BBC
  • Epoka e re
  • Koha Ditore
  • Koha Jonė
  • Shekulli
  • Korrieri
  • Gazeta Sot
  • Lajme.net
  • Shkėmbi.com
  • Driarm
  • Mbledhje statutare, e mbajtur, pėr herė tė parė, nė kushte tė legalitetit

     

    Mė 21 korrik tė vitit 2000, nė Pallatin e Rinisė, filloi punimet mbledhja e V e Pėrgjithshme LPK-sė, e cila zgjati 3 ditė. Tė pranishėm, pėrveē 130 delegatėve nga 144, sa duhej tė ishin prezent, ishin edhe shumė mysafirė, nė mesin e tė cilėve: Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-sė, Luan Rama dhe Kadri Rrapi, deputetė tė Kuvendit tė Shqipėrisė dhe anėtarė tė kryesisė sė PSSH-sė, pėrfaqėsuesi i Byrosė Amerikane nė Prishtinė, Hajrullah Gorani, kryetar i BSPK-sė, Nevzat Halili, kryetar i PRUPM, Jusuf Zejneli, kryetar i US tė UT-sė, Bajram Kosumi, kryetar i PPK-sė dhe nėnkryetar i AAK-sė, Sabit Gashi, kryetar i LKĒK-sė dhe anėtar i kryesisė sė AAK-sė, Ahmet Isufi, sekretar i AAK-sė, Shaban Braha, kryetar i Shoqatės sė Dėshmorėve tė Kombit, si dhe instruktor i UĒK-sė, Ahmet Qeriqi, drejtor i radios “Kosova e lirė”, Daut Maloku,  kryetar i PGJK-sė etj.

    Mbledhjen e hapi koordinatori i Kėshillit pėr koordinimin e veprimtarisė sė LPK-sė nė Kosovė, zoti Emrush Xhemajli, i cili tha:

    Tė nderuar delegatė,

    Tė nderuar mysafirė,

    Tė nderuar pėrfaqėsues tė zyreve tė shteteve prezente nė Kosovė dhe tė OSBE-sė.

    Nė emėr tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės kam kėnaqėsinė t’ju uroj mirėseardhje nė Mbledhjen e 5-tė tė Pėrgjithshme tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės.

    Mbledhjen e 4-tė Pėrgjithshme LPK e pat mbajtur nė Prishtinė, nė kushte tė shtetrrethimit tė egėr policoro-ushtarak serb.

    Mbledhjen e tashme statutare LPK e mban, pėr herė tė parė, nė kushte tė legalitetit.

    Ndėrmjet Mbledhjes sė 4-te dhe tė 5-tė tė LPK-sė kanė ndodhur ngjarje tė rėndėsishme, qė kanė ndryshuar shumė gjendjen nė Kosovė. Nė mesin tonė mė nuk gjenden dhjetėra veprimtarė tė dalluar tė Kosovės, me tė cilėt punuam bashkė pėr tė ardhur deri te kjo ditė. Nė radhėt e Ushtrisė sė lavdishme Ēlirimtare tė Kosovės, ata ranė duke luftuar heroikisht pėr ēlirimin e Kosovės.

    Pėr tė nderuar kujtimin e tyre ju thėrras tė mbajmė njė minutė heshtjeje.

    Mbledhja e Pestė po mbahet nė kohėn kur paqja nė Kosovė po ruhet nga bashkėsia ndėrkombėtare.

    Qė nė fillim dėshiroj tė theksoj se jemi nė njė takim pune, jemi duke kryer njė detyrė statutare dhe nuk e kemi menduar, si ceremoni sa pėr tė kaluar radhėn, andaj ju ftoj pėr durim dhe pėrqėndrim nė punė. Kemi ftuar nė kėtė mbledhje tė gjithė ata me tė cilėt kemi bashkėpunuar nė forma tė ndryshme.

    Kemi thirr Mbledhjen, sipas Statutit, mė shumė se para njė muaji, kemi ftuar delegatėt, kemi ftuar veprimtarėt e dalluar tė ēėshtjes kombėtare, ata qė janė afėr nesh me mendime, kemi ftuar aleatėt tanė nė Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe tė ftuar tė tjerė, me tė cilėt kemi bashkėpunuar nė kėtė periodė.

    Dy mbledhjet e para LPK, pėr shkak tė kushteve tė rėnda tė terrorit usharako policor serb nė Kosovė u detyrua t'i mbajė jashtė vendit. Mbledhjen e Tretė tė Pėrgjithshme LPK e ka mbajtur mė 1991 nė fshatin Ujmir tė Drenicės, ndėrsa Mbledhjen e 4-tė nė Kodrėn e Trimave nė Prishtinė, nė korrik tė vitit 1993, nė kushte tė ilegalitetit tė thellė dhe tė masave ushtarake qė ishin marrė pėr mbrojtjen e vendit ku mbahej mbledhja. Dy mledhjet e para ishin tė njė rėndėsie tė jashtėzakonshme pėr organizimin e demonstratave gjithėpopullore tė vitit 1988, 1989 dhe 1990, nė Kosovė dhe nė diasporė, si dhe pėr sensibilizimin e opinionit botėror. Mbledhja e 3-tė e Pėrgjithshme kishte karakter tė mbijetimit tė radhėve tė organizuara ilegale, qė kishin pėrballuar luftėn kundėr okupatorit, por kishin hyrė nė krizė nga lufta kundėr pacifizmit ekskluziv. Ndėrsa Mbledha e 4-tė e Pėrgjithshme ishte e njė rėndėsie tė veēantė, sepse nė tė u aprovua programi dhe vija politike, si dhe statuti, qė krijuan bazė pėr inicimin dhe organizimin e luftės sė armatosur.

    Mbledhja e 5-tė po mbahet nė kushte normale tė punės. Kėto tri ditė do tė punojmė pėr ndėrtimin e vijės programore e statutare, si dhe vijės politike pėr dy vitet e ardhshme pėr rrethanat e tashme tė veprimtarisė. Gjithė pėrpjekjet do t'i bėjmė qė qėllimet tona t'i arrijmė nė rrugė parlamentare dhe nuk do tė kishim pasė dėshirė tė detyrohemi tė provojmė rrugė tjetėr. Ju dėshiroj punė tė mbarė.

    Nė vazhdim zoti Xhemajli e deklaroi tė hapur Mbledhjen e 5-tė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė.