Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Kryeministri i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

 

 

HPrishtina

Mekuli.com

 

  Nga mbledhja e kryesisė sė LPK-sė 

LPK kėmbėngulė pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės nė kuvend 

Prishtinė, 29 shtator 2005 – Tė enjten, nėn drejtimin e kryetarit Emrush Xhemajli, nė Prishtinė ėshtė mbajtur mbledhja e rregullt javore e Kryesisė sė LPK-sė nė tė cilėn ėshtė analizuar situata e krijuar pas dy mbledhjeve tė fundit tė Kuvendit tė Kosovės.

Kryesia e LPK-sė me kėtė rast ka shprehur shqetėsimin e saj pėr gjendjen e krijuar nė kėto momente tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e Kosovės.

LPK-ja ėshtė e mendimit se janė bėrė mjaft deklarata politike pėr pavarėsi dhe s’ka kuptim qė edhe mė tutje tė vazhdohet me to. Tani duhet tė ndėrmerret procedurė konkrete pėr bėrjen e pavarėsisė sė Kosovės sepse kohė pėr tė humbur nuk ka. Ėshtė momenti i fundit qė tė caktohet data e saktė dhe tė shpallet pavarėsia nė Kuvend.

LPK ėshtė kundėr ēdo lloj ideje qė grupi negociator i miratuar nga kuvendi tė hyj nė negociata pėr pavarėsi me Kuvendin e Kosovės. Kuvendi nuk merr, por jep mandate. Vetėm pasi tė procedohet nė Kuvend pavarėsia e Kosovės, atėherė grupet punuese mund tė bėjnė projekte pėr zbatim qė gjithashtu duhet tė ratifikohen nga Kuvendi. 

Zyra pėr informim e LPK-sė


     

Komunikatė lidhur me seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė datės 28 shtator 2005

pėr ēka angazhohen krerėt e institucioneve tė Kosovės?

Prishtinė, 28 shtator 2005

Kuvendi i Kosovės, sot ka shqyrtuar propozimin e z. Rugova pėr krijimin e trupės pėrfaqėsuese tė Kosovės nė bisedime tė mundshme pėr statusin final tė Kosovės.

Nė mbledhje pasi shefat e grupeve parlamentare i paraqiten pikėpamjet e tyre papritmas kryetari i Kuvendit, z. Daci, pa ua dhėnė fjalėn sipas radhės, sė paku, edhe deputetėve qė nuk janė nė grupet parlamentare, por pėrfaqėsojnė subjektet e tyre e hodhi nė votim propozimin e z. Rugova qė nė fakt nuk u ditė kush votoi pro, kush kundėr dhe kush nuk votoi fare.

Ndėrkohė, deputeti i LPK-sė, z. Emrush Xhemajli, qė me kohė e kishte kėrkuar fjalėn pėr tė shprehur qėndrimin e LPK-sė lidhur me kėtė pikė tė rendit tė punės, kishte dalur nė foltore. Meqenėse kryetari Daci nuk e lėshoi mikrofonin dhe deputeti Xhemajli refuzoi tė largohej nga foltorja, Daci e deklaroi njė pauzė 20 minutash.

Nė pauzė, deputeti Xhemajli i sqaroi kryetarit tė Kuvendit se propozimet e tij i kanė mbėshtetur me nėnshkrime, qysh mė parė, 7 deputetė tė Kuvendit tė Kosovės, qė janė tė mjaftueshme, nė bazė tė rregullores, pėr t’u hedhur nė diskutim dhe votim si plotėsim tė propozimit tė z.Rugova.

Pas pauzės, deputeti Emrush Xhemajli kėrkoi t’i jepej fjala dhe qėndroi te foltorja e Kuvendit ndėrkohė qė kryetari i Kuvendit filloi me pikėn e 3-tė tė rendit tė punės duke e quajtur tė kryer pikėn e 2-tė. Meqenėse z. Daci nuk deshi t’i japė fjalėn deputetit Emrush Xhemajli, ai nuk pranoi tė largohej nga foltorja i mbėshtetur nė forma tė ndryshme edhe nga shumė deputetė tė tjerė tė subjekteve tė ndryshme politike. Kjo gjendje vazhdoi pėr disa minuta.

Kryetari i Kuvendit e deklaroi seancėn tė ndėrprerė dhe thirri mbledhje pėr ditėn e nesėrme, ora 10.00.

Nga teksti i asaj ēka propozuan 7 deputetėt e nėnshkruar del se bėhet fjalė pėr propozime tė moderuara me kėrkesa minimale qė trupa e propozuar nga Rogova, tė ketė mandat tė aprovuar me shkrim nė Kuvend pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės.

Kur tė shtojmė se nė formė jotransparente ėshtė bllokuar nga krerėt e Kuvendit nisma e 42 deputetėve pėr pavarėsi dhe sovranitet tė Kosovės tash e 3 vite; se ėshtė bllokuar nisma pėr trajtimin e peticionit tė 46 mijė qytetarėve tė Kosovės pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė; se nuk ėshtė aprovuar Ligji pėr pjesėtarėt e luftės sė UĒK-sė; pastaj atmosfera e vajtje-ardhjeve tė pa ndalura nė Beograd tė Ministrave tė Kosovės, atėherė dalin shumė pikėpyetje se nė tė vėrtet pėr ēka angazhohen krerėt e institucioneve tė Kosovės. 

LĖVIZJA POPULORE E KOSOVĖS

Sekretari i Pėrgjithshėm

Gafurr Elshani

 

 ***


***

DISKUTIMI I DEPUTETIT TĖ LPK-SĖ, EMRUSH XHEMAJLI, PĖR SEANCĖN E KUVENDIT TĖ KOSOVĖS, TĖ DATĖS 28 SHTATOR 2005

Subjektit qė unė pėrfaqėsoj, LPK-sė i vjen shumė mirė qė nė Kuvendin e Kosovės ka ardhur edhe njė ēėshtje qė ka tė bėjė me statusin final tė Kosovės, - ēėshtja e trupės pėrfaqėsuese tė Kosovės nė negociatat e mundshme, qė kemi nė rendin e ditės.

Siē dihet, para dy viteve e gjysmė ka qenė nisma e 42 deputetėve pėr Kosovėn Shtet tė Pavarur dhe Sovran, nismė qė po pret nė Kuvendin e Kosovės jashtė ēdo procedure. Ka qenė nisma e 46 mijė qytetarėve tė Kosovės pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė, dhe kjo nismė pa sqarime ėshtė ndėrprerė nė organet e Kuvendit. Dhe tash vjen propozimi i trupės pėrfaqėsuese tė Kosovės pėr statusin final. Bukur. Unė, tė them tė drejtėn, kam pritur se Kuvendit po i kėrkohet njohje direkte e Pavarėsisė sė Kosovės, sepse e njėjta gjė ju ka kėrkuar shumė shteteve tė botės dhe ėshtė normale qė fillimisht tė ketė njė procedurė nė Kuvendin e Kosovės pėr kėtė.

Miqtė tanė ndėrkombėtarė, besoj se do tė mbeteshin edhe mė tė kėnaqur qė ne po e pėrfaqėsojmė drejtė, pėrveē vullnetin e bashkėsisė ndėrkombėtare edhe vullnetin e popullit qė na ka zgjedhur.

Pėr ēka ėshtė i pėrcaktuar subjekti qė unė pėrfaqėsoj ėshtė publike. Por, sot unė vet i 6-ti deputetė, me spektėr tė ndryshėm politik, propozojmė pėr sot qė tė merren vendime nė paketė nė mėnyrė qė propozimet tė plotėsojnė njėra-tjetrėn, me qėllimin mė tė mirė qė tė jemi unik nė kėrkesat e popullit.

 

1.   Kuvendi i Kosovės tė deklaron pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės.

 

2.   Kuvendi i Kosovės nga pozita partneriteti dhe e barabartė me bashkėsinė ndėrkombėtare, pėrkatėsisht me shtetet fqinje, autorizon trupėn qė ka propozuar Presidenti i Kosovės, qė tė hyjė nė raporte pune pėr njohjen dhe zyrtarizimin e pikės 1. tė kėtij Vendimi.

 

3.   Kuvendi i Kosovės, edhe njė herė riafirmon pėrcaktimin e tij konstant pėr njohjen dhe respektimin e tė drejtave tė pakicave dhe tė organizimit tė pushtetit lokal nė Kosovė nė pajtim me tė gjitha dokumentet ndėrkombėtare.

 

4.   Kuvendi i Kosovės fton OKB-nė dhe KFOR-in tė thellojmė bashkėpunimin pėr njė Kosovė ku sundon ligji dhe rendi demokratik.

Pra, siē po shihet, kėtu bėhet fjalė pėr njė rrumbullakim, plotėsim pozitiv i propozimeve tė mira qė janė bėrė deri mė tash nė Kuvend rreth tė cilave jemi deklaruar njėqind herė gjatė zgjedhjeve, por tė cilat, asnjėherė deri mė tash nuk i kemi futur nė procedurė.

Pėr mendimin tim kjo formė do tė pėrcaktonte mandatin kryesor tė trupės pėrfaqėsuese tė Kosovės, pasi qė nėnkuptohet se ne nuk kemi tė drejtė ta diskutojmė ēėshtjen e Kosovės pa njė mandat tė qartė. Ky mandat i shkurtėr, pėr mendimin tim, do tė mjaftonte pėr orientim dhe nuk do ta pengonte trupėn pėrfaqėsuese qė tė jetė kreative nė projektet tė cilat do tė ratifikoheshin edhe njė herė nė Kuvend. Unė nuk dua tė besoj se ka nė mesin tonė, nė Kuvend, se e pengon dikė nga trupa pėrfaqėsuese, mandati i pėrfaqėsuesve tė qytetarėve tė Kosovės qė po kėrkojmė.

Me kėtė votim nė paketė gjithashtu trupa pėrfaqėsuese do ta kishte mė tė lehtė, sepse do tė ishte trupė e njė shteti tė deklaruar e shkėputur nga Serbia dhe jo sikurse ėshtė tash nė njė territor ku ndėrkombėtarisht ėshtė Serbi e Mali i Zi.

Nėse nuk merren votimet nė paketė, qysh tash, po u them se ėshtė e nevojshme tė shtyhet kjo pikė e rendit tė ditės pėr seancėn e radhės, pėrndryshe do tė votoj kundėr dhe besoj se nuk do tė jem i vetėm.

Nder gjithkujt, hua askujt!

Ju faleminderit pėr vėmendje

 

Emrush Xhemajli, Deputet i LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės

 Zyra pėr Shtyp dhe Informacion


Tė votohet deklarata pėr pavarėsinė e Kosovės

Prishtinė, 26 shtator 2005

Gazeta e pėrditshme e pavarur “Kosova Sot” ka botuar mė 26 shtator 2005, njė shkrim me titull “Parlamenti, mes historisė dhe rutinės” qė i kushtohet mbledhjes sė ardhshme tė Kuvendit tė Kosovės, e cila duhet tė mbahet tė mėrkurėn, mė 28 shtator 2005. Nė kėtė shkrim ku janė botuar edhe prononcimet e Sabri Hamitit – LDK, Hydajet Hysenit – PDK, Gjylnaze Sylės – AAK, mė sė shumti zė vend prononcimi i deputetit tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, Emrush Xhemajli.

Deputeti i LPK nė Kuvendin e Kosovės, z.Emrush Xhemajli, ka theksuar se ai edhe nė Komisionin Parlamentar pėr Marrėdhėnie ndėrkombėtare ka dorėzuar propozimin, sipas tė cilit: “Propozimet, tė cilat i ka bėrė presidenti Ibrahim Rugova duhet tė jenė propozime tė plota dhe tė qėndrojnė tė mbėshtetura diku. Do tė thotė ta kenė njė mandat dhe kėtyre grupeve nga Kuvendi t’u jepet pėr detyrė qė ta pėrmbushin vullnetin politik tė popullit tė Kosovės pėr liri, vetėvendosje, pavarėsi shtetėrore dhe sovranitet tė plotė“.

Ai ka theksuar se mėnyra se si ėshtė bėrė propozimi dhe fillimi i procesit negociator, nuk ėshtė mėnyrė e cila ēon nė realizimin e vullnetit tė kosovarėve pėr ndėrtimin e shtetit tė Kosovės, sepse: “Kuvendi duhet qė fillimisht nė paketė t’i marrė tė gjitha vendimet. Nė paketė tė votohet edhe deklarata pėr pavarėsinė e Kosovės dhe tė bėhen grupet e punės, tė cilat do tė marrin obligim pėr implementimin e pikės sė parė tė deklaruar nė Kuvend, sovranitetin politik dhe shtetėror tė vendit“, tha z.Xhemajli.

Pėrndryshe, sipas Xhemajlit, nėse kėtė nuk e bėn Kuvendi i Kosovės, atėherė sinqeriteti i pėrfaqėsuesve tė spektrit politik, tė cilėt manipulojnė me retorikėn e bėrjes sė pavarėsisė nuk ėshtė nė nivel, pėrderisa u mungon guximi qė ata tė riartikulojnė me njė zė tė pėrbashkėt para legjislativit, si organi mė i lartė pėrfaqėsues i qytetarėve tė Kosovės. “Nėse shkojnė propozimet qė duhet t’i bėjmė ne si plotėsime, besoj se seanca e radhės do tė ketė njė rrjedhė normale. Nėse kuvendi mė 28 shtator kalon nė mėnyrė se si janė duke u bėrė pėrgatitjet dhe si janė duke u bėrė disa propozime, pėr mendimin tim ėshtė duke u pėrgatitur njė variant e Mbledhjes sė Kuvendit Popullor tė Kosovės tė vitit 1945, i cili ėshtė mbajtur nė Prizren pėr riintegrimin e Kosovės nė njėfarė forme tė re nė Serbi“, tha preras deputeti Xhemajli.

 

Njė delegacion i Kryesisė sė  KRr tė LPK-sė, nė Therandė, u takua me pėrfaqėsuesit e Shoqatės sė Invalidėve tė Luftės sė UĒK-sė, dega nė Therandė

Therandė, 27 shtator 2005

Kryetari i LPK-sė pėr Therandė, z.Adem Kadolli,  me bashkėpunėtorė tė martėn vizitoj Shoqatėn e Invalidėve tė Luftės sė UĒK-sė, - dega nė Therandė, ku u pritėn nga kryetari i kėsaj shoqate z.Fatmir Guraziu.

Ky takim u realizua nė saje tė bashkėpunimit tė mirė qė ka LPK-ja, KRr nė Therandė me shoqatat e dala nga lufta, ku u bisedua pėr problemet e shumta me tė cilat ballafaqohen anėtarėt e kėsaj shoqate, tė cilėt kanė mbetur nė mėshirėn e bamirėsve eventualė dhe pa pėrkujdesje shtetėrore, ēfarė edhe e meritojnė.

Bashkėbiseduesit u pajtuan se Shoqata e Invalidėve dhe tė gjitha shoqatat e dala  nga Lufta e UĒK-sė nuk kėrkojnė lėmosh, por duhet tė mbrohen nė mėnyrė institucionale pėrmes miratimit tė njė ligji i cili me tė vėrtetė do t’i mbronte kėto kategori tė caktuara tė shoqėrisė sonė.

Z. Guraziu theksoj se projektligji i cili ėshtė nė qarkullim nuk i plotėson kriteret elementare pėr ēka edhe ju dedikohet - mbrojtjes sė shoqatave tė dala nga lufta dhe familjeve tė tyre.

Por, mendim i pėrbashkėt ishte se vonesa e miratimit tė njė ligji tė mirėfilltė po i dėmton kategoritė mė tė rrezikuara nė kuadėr tė cilės bėjnė pjesė veteranėt dhe invalidėt e UĒK-sė dhe familjet e dėshmorėve. Prandaj u bėjmė thirrje organeve kompetente pėr miratimin sa mė tė shpejtė tė kėtij ligji.

 


 

Kryetari i BDI-sė, Ali Ahmeti, vizitoi sot LPK-nė

Prishtinė, 24 shtator 2005   

Kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli, i shoqėruar nga sekretari i pėrgjithshėm, Gafurr Elshani, me bashkėpunėtorė, priti sot z. Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik pėr Integrim, parti kjo mė e madhja e shqiptarėve nė Maqedoni, e cila pas zgjedhjeve tė fundit parlamentare merr pjesė nė Parlament, nė Qeveri dhe strukturat e tjera shtetėrore.

Zoti Xhemajli tha se nė kėtė takim ėshtė biseduar pėr situatėn aktuale politike nė kohėn kur po flitet pėr bisedimet pėr statusin e Kosovės.

Ai ka falenderuar z.Ahmeti pėr bashkėpunimin e ngushtė dhe pėr ēasjen ndaj ēėshjtjes sė Kosovės.

Zoti Ahmeti pasi ka ritheksuar qėndrimin e partisė sė tij nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės, ka thėnė se edhe partitė opozitare maqedonase dhe ato shqiptare janė tė bindura se pavarėsia e Kosovės prodhon stabilitet, siguri dhe paqe pėr Maqedoninė dhe pėr rajonin, gjė qė kanė filluar ta thonė.


            

 

Konferencė shtypi e kryetarit Emrush Xhemajli, lidhur me momentin e tashėm tė procesit politik nė Kosovė

LPK Kėrkon unitet pėr zyrtarizimin e vullnetit tė popullit tė Kosovės

Prishtine, 17 shtator 2005

LPK ka pikėpamjen se propozimet e z. Rugova pėr procesin e tashėm politik janė pezull, jo tė plota, tė papėrcaktuara dhe si tė tilla mbėrrijnė efekte tė kundėrta me qėllimin, pra me zyrtarizimin e shtetit tė Kosovės.

LPK konsideron se ka nevojė pėr vendime nė paketė dhe kėto vendime duhet tė merren nga Kuvendi i Kosovės, ndėrsa propozimet e z. Rugova duhet tė jenė nė Kuvend njė nga propozimet pėr diskutim:

E para nga Kuvendi duhet tė definohet pozicioni i Kosovės. Pėr kėtė deputetėt e Kuvendit tė Kosovės duhet tė aprovojnė solemnisht deklaratėn pėr pavarėsi dhe sovranitet tė Kosovės (tė lėnė pėrgjysmė para mė shumė se dy viteve).  Ky veprim qė duhet bėrė buron, nė radhė tė parė, nga vota e zgjedhėsve - ėshtė detyrė qė duhet pėrmbushur. Kjo ėshtė e domosdoshme pas Konferencės sė Rambujesė dhe armėpushimit nė Kosovė nga viti 1999.

Nga aspekti procedural deklarata e pavarėsisė sė Kosovėn e vė nė pozitė partneriteti me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe tė barabartė nė komunikimin me tė gjitha vendet fqinje pa pėrjashtim.

Vetėm pas kėsaj ka kuptim dhe vijnė nė diskutim propozimet qė mund tė bėhen, pra edhe ato qė i ka bėrė z. Rugova pėr pėrbėrės tė grupit kryesor pėrfaqėsues tė shtetėsisė sė Kosovės dhe Kryetarė tė Grupeve Punuese pėr zyrtarizimin e shtetit, pėrkatėsisht pėr raporte tė qarta nga pozicione partneriteti dhe reciprociteti me jashtė.

Pas shkėputjes zyrtare tė Kosovės nga Serbia, Kuvendi duhet tė riafirmojė, edhe njė herė, gatishmėrinė e tij pėr njohjen e tė gjitha tė drejtave tė komuniteteve nė Kosovė dhe riorganizimin e pushtetit lokal nė Kosovė nė tė mirė tė tė gjithė qytetarėve pa dallim.

Propozimet e tashme janė nga pozicione tė njė dialogu nga pozita tė pabarabarta, brenda shtetėror tė Serbisė e Malit tė Zi, nė mes provincės dhe qendrės, pėrkatėsisht nė mes Prishtinės dhe Beogradit, dhe e vėnė nė pozita tė pabarabarta Kosovėn.  

Ne nuk mund tė kėrkojmė nga bashkėsia ndėrkombėtare dhe Serbia qė ta njoh pavarėsinė dhe shtetėsinė e Kosovės nė kohėn kur kjo procedurė, zyrtarizimi nuk bėhet paraprakisht nė Kuvendin e Kosovės. Duhet njohur vetėn qė tė tė njohin tė tjerėt.

Aktualisht Institucionet pėrfaqėsuese dhe ekzekutive janė tė anashkaluara nė vendimmarrje pėr fatet e vendit. Institucionet nė rastin mė tė mirė, pas presioneve tė njohura, shėrbejnė pėr t’u bėrė amin vendimeve qė merren jashtė tyre

Nė hapėsirėn e dialogut me fqinjėt duhet tė ketė drejtėsi. Nėse Serbia ka tė drejtė 5 herė tė interesohet pėr 5 pėr qind tė serbėve, Shqipėria ka tė drejtė tė interesohet 90 herė pėr 90 pėr qind tė shqiptarėve shumicė nė Kosovė. Nė dialogun me fqinjėt nuk mund qė Shqipėria, Maqedonia dhe Mali i Zi tė diskriminohet, ndėrsa tė privilegjohet gjithmonė Serbia.

Ne kėrkojmė unitet rreth vullnetit tė popullit tė Kosovės, zyrtarizimit tė shtetėsisė sė Kosovės. Kėto qė po i themi nuk janė thyerje e unitetit por pikėrisht thirrje qė tė jemi unik pėr zyrtarizimin e shtetėsisė sė Kosovės.

Nė fund edhe diēka. Pėrpjekjet pėr tė marrė njė amin formal nė Kuvendin e Kosovės pas vendimeve qė prejudikojnė statusin e varur e tė pabarabartė tė Kosovės edhe nėse kalojnė nuk e ndihmojnė paqen nė Kosovė e rajon.

Nuk duhet harruar se mospėrfillja e vullnetit tė qytetarėve e pati quar nė luftė vendin nė fundshekullin e kaluar, nėse kjo nuk ėshtė kuptuar, me siguri do tė kuptohet nė tė ardhmen. Por mjerisht duke u pėrsėritur nė njė formė tė re me pėrmbajte tė njėjtė historia.

 


        

Intervistė e z.Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė, dhėnė gazetės “Java”

S’ka pavarėsi duam bashkim kombėtar

Kush e do Unionin Kosovė-Shqipėri por edhe pavarėsinė duhet tė shkojė vetėm me njė qėndrim, pėr krijimin e kėtij Unioni. Ėshtė gabim tė shkohet vetėm me kėrkesėn pėr pavarėsi, sepse aty do tė ketė kompromis, e kjo do tė ishte nė dėm tonin. Shkuarja me konceptin e pavarėsisė nė negociata ėshtė hyrje nėn sqetulla tė Serbisė.

Java: z. Xhemajli si i vlerėsoni zhvillimet e fundit politike nė Kosovė?

Emrush Xhemajli: Pėr mua dhe pėr subjektin qė pėrfaqėsojė, Lėvizjen Popullore tė Kosovės, ėshtė shumė shqetėsuese aktiviteti i Serbisė qė bėhet nė drejtim tė Kosovės. Pra, ėshtė njė aktivitet shumė i identifikuar, nė ēfarėdo forme. Kėto struktura paralele ėshtė e qartė qė janė duke e rritur ndikimin nė Kosovė. Kėtu shtohen edhe strukturat qė ne nuk i dimė e qė nė fakt ėshtė e qartė qė ekzistojnė.

Java: Pėr cilat struktura e keni fjalėn?

Xhemajli: Ato qė ka thėnė Serbia. Se kėtu ka sektorin e ”Zbulimit dhe Kundėr Zbulimt“ nė Kosovė. Sipas tė gjitha gjasave ėshtė duke u punuar nė mėnyrė shumė tė suksesshme, pėr tė cilėn ėshtė nė dijeni UNMIK-u, sepse ėshtė e qartė se informacioni kėmbehet nė bazė tė marrėveshjeve qė nė nuk i dimė. Ėshtė shqetėsuese se kjo pjesė e veprimtarive qė zhvillohet nė Kosovė, pėr Kosovėn dhe kundėr Kosovės ėshtė njė pjesė jotransparente, tė cilėn ne nuk e dimė se nė ēfarė shkalle ėshtė duke u zhvilluar. /mė shumė

 


Veprimtaria e

LPK-sė nė

Kuvendin e Kosovės

 

(Biografia e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli)

 

24 qershor 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, lidhur me propozimligjin pėr pėrdorimin e gjuhėve

 

19 maj 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, nė seancėn pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė

 

28 janar 2005

Lidhur me Projektligjin pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2005

 

26 janar 2005

Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 26 janar 2005

 

... Lidhur me Projektligjin Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė Familjeve tė Dėshmorėve dhe Viktimave Civile tė Luftės

 

... Lidhur me Projektligjin pėr Prokurorinė Publike tė Kosovės

 

22 dhjetor 2004

Qėndrimi i LPK- pėr Programin e Qeverisė sė Kosovės 2004-2008

 

3  dhjetor 2004

Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr nė vend tė z.Ibrahim Rugova

 

........