Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Kryeministri i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

VETĖVENDOSJE!

KP "Afrim Zhitia"

Nėnė Shqipėri

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

Radio Kosova e Lirė

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

Mekuli.com

 

 

Deputeti i LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės, lidhur me projektligjin pėr simbolet shtetėrore tė Kosovės

Projektligji pėr simbolet shtetėrore tė Kosovės, pėr LPK-nė, ėshtė tranzitor

Prishtinė, 27 shtator 2007

Ne, sot po procedojmė njė projektligj pėr simbolet shtetėrore, simbole qė ende nuk janė dhe po anashkalojmė ēėshtjen e pėrdorimit tė simboleve kombėtare dhe tė pakicave qė janė nė pėrdorim me shekuj. Nė kėtė kuptim ne jemi Kuvendi mė i ēuditshėm, i cili vėshtirė gjendet nė gjithė botėn.

Neni 6-tė, me pikat pėrkatėse, mundohet tė rregullojė edhe ēėshtjen e pėrdorimit tė flamurit kombėtar dhe flamujve tė pakicave, por ėshtė shumė larg nga ky synim sepse lenė tė hapura shumė gjėra qė vėshtirė mund tė kalohen nė procedurat dhe instancat e parapara.

Ēėshtja e flamurit kombėtar shqiptar dhe tė pakicave nuk mund tė mbetet kompetencė e akteve nėnligjore qė do tė nxirrte qeveria.

Gjatė procedimit tė mėtejmė mendoj se duhet urgjentisht tė bėhen dėgjime publike pėr kėtė temė nga komisioni pėrkatės i Kuvendit tė Kosovės dhe tė amandamentohet me pėrkushtim.

Kjo do tė evitonte ndarjen e shoqėrisė sonė, edhe ashtu jo tė bashkuar sa e duam, nė ata qė i duan mė tepėr kėto se sa ato simbole. Secilit simbol t’i vehet vendi i merituar dhe i nderuar. Kjo do tė ishte zgjidhja.

Nėse kėtė problematikė nuk e kuptojnė ata qė nuk kanė jetuar gjatė nė Kosovė, apo nuk janė thelluar nė historinė e simboleve qė janė pėrdorur deri mė tash nė Kosovė, mendoj se ky Kuvend e kupton kėtė shumė mirė dhe nėse gabon do tė gabonte me qėllim.

 

Nga mbledhja e KP tė LPK-sė

Koalicioni me PDK, forcon subjektet tona politike - tė mobilizohemi pėr t’i fituar zgjedhjet...

 

Prishtinė, 22 shtator 2007

Kėshilli i Pėrgjithshėm i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, tė shtunėn ka mbajtur mbledhjen e tij tė rregullt.
KP i LPK-sė, pasi ka vlerėsuar se koalicioni me PDK-nė, ka pėr synim qė tė forcohen dy subjektet tona politike u ka bėrė thirrje tė gjithė anėtarėve tė LPK-sė qė tė mobilizohen pėr t’i fituar zgjedhjet ky koalicion.

KP ka diskutuar pėr njė varg detyrash qė duhet tė kryhen deri nė fillimin e fushatės parazgjedhore, siē janė caktimi i shtabeve zgjedhore, pėrgatitja e anėtarėve pėr komisione tė vendvotimeve, pėr vėzhgues tė zgjedhjeve, duke ngarkuar Kėshillat e Rretheve qė t’i bėjnė kėto pėrgatitje, nė mėnyrė qė tė jenė gati nė kohėn e duhur. KP, kėrkon qė rėndėsi e veēantė t’i kushtohet informimit tė votuesve me mėnyrėn e votimit.

KP ka diskutuar edhe pėr Mbledhjen e 8-tė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė, dhe ka marrė vendim qė, pėr shkak tė detyrave qė imponon procesi zgjedhor, ajo tė thirret pas zgjedhjeve.

 

U promovua libri i Albin Kurtit "Zgjohu - për rezistencë drejt lirisë"

 

Prishtinë, 18 shtator 2007

Sot, në Institutin Albanologjik të Prishtinë, organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! u promovua libri “Zgjohu për rezistencë drejt lirisë” i liderit të kësaj lëvizjeje Albin Kurti, prania e të cilit ishte e pamundur pasi që vazhdon të mbahet në burg shtëpiak, ndërsa nesër nis gjykimi ndaj tij.

Glauk Konjufca, aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mes tjerash në fjalimin e tij tha se ky libër është mesazh se atdheu është tepër i rëndësishëm për t’ia lënë në dorë politikanëve tanë.

“Përderisa ky libër fatmirësisht pa dritën e botimit, është autori ai i cili madje nuk mund ta shoh as dritën e diellit”, tha Konjufca.

Sadri Fetiu studiues në Institutin Albanologjik të Prishtinës, tha se “në këtë libër shprehet shpirti i lirë i Albinit. Këtu është mendja e tij e ndritur, në burgun e tij më të errët të obskurantizmit. Kurti në këtë libër është marrë gjerësisht me rrethana të krijuara nga konferenca e Rambujesë e deri sot, duke jetuar dijen e pa shkëputur të veprimeve të politikës ndërkombëtare kundër interesave jetike të kombit tonë dhe mashtrimin e shqiptarëve që menduan se u çliruan përfundimisht nga Serbia në qershor të vitit 1999”.

Ndėrkaq, Muhamet Mavraj, botues i gazetės “Epoka e re”, ka thėnė: "Ka dhjetė vjet qė marrim frymė me mushkrit e njėri-tjetrit dhe s’mė ndal gjė qė tė them se Albini, ndryshe nga tjerėt, ka ndarė mendjen tė dalė nga legjenda dhe tė bėhet vetė legjendė, i gatshėm pėr tė, ja, kėshtu, me filozofi tė qartė pėr qėllimin, me rreziqe pėr jetėn e tij, me burgje politike, me grevė urie, me demonstrata pėrballė regjimesh kaq primitive. Albin Kurti po e jep vetėn pėr tė mirėn e pėrgjithshme dhe, me shokėt e ‘Vetėvendosjes!’, po na fton ta duam atdheun edhe kur na vret! Legjenda s’ėshtė ndryshe!"

Libri “Zgjohu për rezistencë drejt lirisë” përmban më shumë se 100 shkrime, të shkruara nga viti 2003 - 2007, përfshirë periudhat kur Albini mbahej e po mbahet nëpër burgje.

 
 

 

Promovohet libri “Enigma e njė vrasje tė trefishtė”, i autorit Bedri Islami

 

Prishtinė, 18 shtator 2007

Tė martėn nė Prishtinė ėshtė promovuar libri “Enigma e njė vrasje tė trefishtė”, i autorit Bedri Islami, e cila i kushtohet vrasjes sė dėshmorėve tė kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha nga forcat serbe.

Botuesi i kėtij libri Rasim Selmanaj tha se autori i librit e ka misionin e botuesit qė tė zbardhė enigmėn qė e mbėshtjellė pėrvojėn e tre bijve tė UĒK-sė.

“Autori i kėtij libri ka dhėnė shumė pėr Kosovėn dhe shkrimet e tija analitike, publicistike janė tė veēanta nė kėtė fushė”, tha ai, duke shtuar se gazeta “Fokus” e ndien veten tė nderuar me botimin e kėtij libri./Kosovapress

 

Ismet Sylemani, zgjedhet kryetar i Klubit Politik “Afrim Zhitia”

 

Prishtinė, 11 shtator 2007

Kryesia e Klubit Politik “Afrim Zhitia” nė mbledhjen e mbajtur mė 6 shtator 2007, ka zgjedhur kryetarin e ri. Kryetar ėshtė zgjedhur anėtari i deritashėm i kryesisė sė kėtij klubi z.Ismet Sylejmani.

Nė diskutimet e tyre z.Shaban Muja, kryetar i deritashėm, dhe z. Ismet Sylejmani, kryetar i sapozgjedhur, u shprehėn pėr bashkėpunim dhe vazhdim tė rrugės sė ish-udhėheqėsit tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, dėshmorit tė Kombit Afrim Zhitia, pėr tė jetėsuar lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

Klubi Politik “Afrim Zhitia” deri mė tani ka realizuar disa organizime pėr tė nderuar veprimtarėt e shquar tė kombit shqiptar, po ashtu ėshtė vendosur gurthemeli i “Obiliskut” kushtuar dėshmorit tė kombit Afrim Zhitia, i cili do tė ngritėt nė fshatin Llugė tė komunės sė Besianės (Podujevės), ndėrsa ėshtė nė pritje te dhėnies sė lejes nga Kuvendi Komunal i Prishtinės pėr emėrtimin e sheshit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ku do tė ngritėn edhe shtatoret e dėshmorėve.

 

Nis gjykimi kundėr Albin Kurtit, tė cilit i vazhdohet izolimi nė arrest shtėpiak edhe pėr dy muaj

 

Prishtinė, 10 shtator 2007

Procesi gjyqėsor kundėr Albin Kurtit udhėhiqet prej gjyqtarėve dhe prokurorėve ndėrkombėtar meqė kėta janė imun ndaj ligjit me tė cilin ndėshkojnė. Kėta gjyqtarė, me nė krye italianin Maurizio Salustro, ia kanė vazhduar arrestin shtėpiak Albinit edhe pėr dy muaj tė tjerė, pra deri mė 11 nėntor 2007. Nė mėnyrė qė ta arsyetojnė kėtė zgjatje tė mėtejme tė izolimit e kanė caktuar 19 shtatorin 2007 si ditė tė fillimit tė gjykimit kundėr Albinit. Si palė e dėmtuar nė kėtė seancė e cila fillon nė orėn 10:00 dhe mbahet nė Gjykatėn e Qarkut tė Prishtinės janė ftuar kėta persona: PSSP UNMIK, Ministri i Punėve tė Brendshme tė Kosovės, Bujar Mehmeti, Ismet Hajdini, Nexhdet Kaliqani, Demė Demėbogaj, Nebih Morina dhe Rrahman Berisha. Ndėrkaq si dėshmitarė kundėr Albinit janė ftuar Shkodra Muzafer, Albert Osaj dhe Ismet Hajdini. Qė tė gjithė kėta emra tė pėrveēėm janė policė tė cilėt aktivisht ose pasivisht morėn pjesė nė intervenimin e dhunshėm policor tė 10 shkurtit 2007 kur u vranė dy demonstrues ndėrsa 82 tė tjerė u plagosėn, disa prej tė cilėve morėn lėndime tė pėrjetshme. Krimi i policisė sė regjimit tė UNMIK – ut kundėr demonstruesve paqėsor me 10 shkurt 2007 po vazhdohet nga gjyqet e kėtij regjimi.
E drejta dhe drejtėsia janė e kundėrta e kėtij regjimi. Ato arrihen duke u kundėrshtuar ky regjim.

Lėvizja VETĖVENDOSJE!
 

Ka vdekur Shyqeri Xhavit Rama, veprimtar i LPK-sė

 
Nė Bazel tė Zvicrės, mė 7 shtator, ka vdekur Shyqeri Xhavit Rama, veprimtar i Lėvizjes Popullore tė Kosovės.
Shyqri Xhavit Rama, ka lindur mė 9 mars tė vitit 1960 nė fshatin Debėllde, komuna e Vitisė.
Ai ishte aktivist i palodhshėm i ēėshtjes kombėtare qė nga vitet e tetėdhjeta.
Aktivitetin e tij patriotik e zhvilloi nė radhėt e LPK - Kėshilli i Bazelit.
Shyqri Xhavait Rama vdiq pas njė sėmundjeje tė shkurtėr, por tė rėndė.
Varrimi ėshtė bėrė nė fshatin Haraēinė tė Shkupit, ku jeton familja e tij.
LPK - Kėshilli nė Bazeli, mbeti pa njė nga veprimtarėt e shquar, qė i duhen, jo vetėm kėtij kėshilli e LPK-sė, por mbarė trojeve shqiptare.
 

LPK nėnshkruan marrėveshje pėr koalicion me PDK-nė

Prishtinė, 12 shtator 2007

Lėvizja Popullore e Kosovės ka nėnshkruar marrėveshjen pėr koalicion me Partinė Demokratike tė Kosovės, pėr zgjedhjet nacionale dhe lokale, qė do tė mbahen mė 17 nėntor 2007.
Marrėveshja u nėnshkrua sot, nė selinė e PDK-sė, nga kryetari i LPK-sė, z.Emrush Xhemajli dhe ai i PDK-sė z.Hashim Thaēi.
Sipas kėsaj marrėveshje 5 kandidatė tė LPK-sė, do tė jenė nė listėn e pėrbashkėt pėr deputetė tė Kuvendit tė Kosovės, qė do tė mbajė firmėn e PDK-sė.
Kandidatėt e LPK-sė janė: Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Ilaz Kadolli, Sylė Zhitia dhe Fexhrie Konushefci.
Edhe nėpėr nivele lokale kandidatėt e LPK-sė do tė pėfshihen nė listėn e pėrbashkėt zgjedhore me PDK-nė.
Kryetari i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, z. Emrush Xhemajli pas nėnshkrimit tė marrėveshjes tha se po marrim bashkėrisht pėrgjegjėsitė pėr tė hyrė nė zgjedhje dhe pėr t’i fituar ato, pėr qeverisjen e ardhshme tė vendit.
Ndėrkaq, kryetari i PDK-sė z. Hashim Thaēi, tha se me kėtė merren angazhimet e pėrbashkėta shtetformuese qė do tė pėrshpejtojnė nxjerrjen e vendimit ndėrkombėtar pėr tė ardhmen e Kosovės si shtet i pavarur dhe sovran, si dhe pėr fillimin e zhvillimit ekonomik tė Kosovės dhe pėr jetėn mė tė mirė pėr qytetarėt e Kosovės.

 

 


Veprimtaria e LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės

 

(Biografia e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli)

 

 

29 shtator 2007
Deputeti i LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės, lidhur me projektligjin pėr simbolet shtetėrore tė Kosovės

Korrik 2007
Diskutim i z. Emrush Xhemajli, deputet i LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės lidhur me procesin politik nė Kosovė

Korrik 2007
Diskutim i z. Emrush Xhemajli, deputet i LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės, lidhur me debatin pėr Mitrovicėn

28 qershor 2007
Diskutimi i Emrush Xhemajlit, deputet i LPK-sė, nė Kuvendin e Kosovės lidhur me debatin pėr rininė

22 mars 2007
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė Kuvendin e Kosovės lidhur me ngjarjet e 10 shkurtit 2007
Tė lirohet menjėherė Albin Kurti!

14 mars 2007
Deputeti i LPK-sė nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės
Xhemajli: Grupi Negociator tė ndikojė nė lirimin nga burgu tė Albin Kurtit

26 janar 2007
Fjala e deputetit tė LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, mbajtur nė seancėn plenare tė 26 janarit kushtuar sigurisė nė vend Siguria e Kosovės kėrcėnohet nga forcat ushtarake, policore dhe parami litare nga Serbia

30 nėntor 2006
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, lidhur me Projektbuxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2007

1 shtator 2006
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė Kuvendin e Kosovės lidhur me raportin pėr bisedimet e Vjenės
T’u pushojė dhe tė mos u vazhdohet mandati personave qė janė nė grupin pėr Statusin

27 korrik 2006
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, pėr ligjin pėr Trashėgiminė Kulturore tė Kosovės

20 prill 2006
Diskutimi i deputetitit tė Lėvizje Popullore tė Kosovės (LPK), Emrush Xhemajli, nnė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės, kushtuar standardeve pėr Kosovėn

16 mars 2006
Ēėshtje qė deputeti i KK Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė, ngriti nė Kuvendin e Kosovės
Xhemajli: Kėrkoj masa urgjente qė z. Naser Shatri tė lirohet sa mė parė nga arresti i paarsyeshėm

15 dhjetor 2005
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, lidhur me buxhetin e Kosovės pėr vitin 2006

24 qershor 2005
Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, lidhur me propozimligjin pėr pėrdorimin e gjuhėve

19 maj 2005
Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, nė seancėn pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė

28 janar 2005
Lidhur me Projektligjin pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2005

26 janar 2005
Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 26 janar 2005
... Lidhur me Projektligjin Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė Familjeve tė Dėshmorėve dhe Viktimave Civile tė Luftės
.. Lidhur me Projektligjin pėr Prokurorinė Publike tė Kosovės

22 dhjetor 2004
Qėndrimi i LPK-sė pėr Programin e Qeverisė sė Kosovės 2004-2008

3 dhjetor 2004
Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr nė vend tė z.Ibrahim Rugova