Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Kryeministri i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

VETĖVENDOSJE!

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

Radio Kosova e Lirė

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

Mekuli.com

 

 

 

ZIKPRESS

 Reagim

 

KRR i LPK-sė nė Fribourg, dėnon ashpėr veprimet brutale...

Fribourg, 2006 - Vizita e kryeministrit aktual serb nė Kosovė dėshmoi se njeriu i Kallashnikovit nuk ka ndryshuar bindjen e tij pėr shfarosjen e shqiptarėve. Ai pėrmes fjalimit shpalosi qėndrimin nėnēmues, injorant serb ndaj Kosovės dhe shqiptarėve. Prandaj, udhėheqėsit e institucioneve tona tė brishta me mosreagimin e tyre u treguan shumė servil ndaj UNMIK-ut.

KRR i LPK-sė nė Fribourg, dėnon ashpėr veprimet brutale, jonjerėzore dhe kundėrvėllazėrore tė SHPK-sė dhe i pėrkrah pa rezervė tė gjithė protestuesit  e posaēėrisht Albin Kurtin dhe Emrush Xhemajlin.

KRR i LPK-sė Fribourg

Sahit Abazi

 

/mė shumė

   

ZIKPRESS

  Kryetari Xhemajli mbajti konferencė shtypi

Tė gjithė qytetarėt e Kosovės, qysh tash, janė tė thirrur nė protestė nėse vjen para pavarėsisė sė Kosovės ndonjė udhėheqės i Serbisė

 - Kosova nuk ka asnjė ligj qė i mbron armiqtė e Kosovės qė vinė nė Kosovė dhe i tregojnė asaj se ėshtė e robėruar dhe se do tė jetė nėn Serbi -

Prishtinė, 30 qershor 2006 -  Kryetari dhe deputeti i LPK-sė, Emrush Xhemajli, ka mbajtur sot njė takim me gazetarė nė zyren e tij nė Kuvendin e Kosovės.

- Tė nderuar pėrfaqėsues tė mediave, duke ju falėnderuar pėr pjesėmarrje desha t’ju njoftoj nga kėndi i deputetit tė Kuvendit tė Kosovės pėr ngjarjen e hidhur me Kosovėn qė ka ndodhur mė 28 qershor nė Merdare, dhe nė stacionet policore tė Besianės dhe tė Prishtinės. Jam i detyruar tė veprojė kėshtu sepse nė seancat e Kuvendit tė Kosovės po ka pengesa dhe kufizime pėr t’u shprehur.

Nė fillim tė mandatit nė Kuvend ėshtė bėrė njė betim solemn i tė gjithė ne deputetėve pėr mbrojtjen e integritetit tė Kosovės. Unė nė protestė, mendoj se e kam bėrė punėn normale qė po tė mendohet mė thellė, duhej ta bėnte ēdo deputet. Andaj nuk u kam thirrur tė prezantohem si viktimė sepse ai qė ėshtė nė detyrė nuk mund tė quhet viktimė, viktima janė vetė qytetarėt e Kosovės qė ende provokohen nga fashistė serbė qė defilojnė nga Serbia nėpėr Kosovė dhe ankohen se nuk kanė liri lėvizjeje.

Me keqardhje duhet tė njoftoj opinionin se ne deputetėt e Kuvendit tė Kosovės e kemi tė shkelur tė drejtėn e pėrshkruar nė Rregulloren e Kuvendit dhe legjislacionin e vendit si deputet.

UNMIK-u kur tė dojė e shkel imunitetin e deputetėve tė Kosovės. Ē’ėshtė mė e keqja pėrmes Shėrbimit Policor qė quhet formalisht i Kosovės, por qė nė esencė atė padhembshėm dhe pandershėm e pėrdor UNMIK-u.

UNMIK-u asnjėherė nuk i ka besuar dhe nuk i beson institucionit kryesor tė Kosovės – Kuvendit dhe deputetėve tė tij. Tė gjitha raportet janė false dhe tė pėshtira.

Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės jo vetėm qė nuk kanė imunitet dhe siguri, por janė tė penguar qė tė vetėmbrohen nė rast nevoje. Deputeti i Kosovės me legjislacion e me pėrgjegjėsi ėshtė zyrtar i lartė i Kosovės, kurse me tė drejta ėshtė askund.

UNMIK-u mė tepėr i beson njė polici ende tė pa graduar tė Shėrbimit Policor tė Kosovės se sa deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, tė zgjedhur nga qytetarėt. Ka disa raste, madje qė deputetėve u janė marrė edhe pistoletat personale dhe tė shoqėruesve.

Pėr mua si deputet i Kosovės ėshtė shqetėsues arbitrariteti i UMIK-ut, SHPK-sė dhe gjykatėsve tė cilėt qėndrojnė mbi ligjin, janė instrumente shumė tė varura politikisht dhe veprojnė qorras. Ē’ėshtė mė e keqja janė tė papėrgjegjshėm, tė pallogaritshėm dhe nuk janė tė vetėdijshėm se ēfarė dėme po i shkaktojnė vendit dhe ēfarė pasoja do ta pėrcjellin Kosovėn pėr gjatė kohė.

Ajo qė mė ka shqetėsuar shumė ėshtė brutaliteti i pėrdorur ndaj protestueseve tjerė. Policia e SHPK-sė kane tėrhequr dhunshėm babin e dėshmorit tė kombit Afrim Zhitia, Osman Zhitinė. Ndėrsa, ka arrestuar dy vėllezėrit e Afrimit Sylėn dhe Naimin. Si deputet dua tė protestoj, si dėshmitar prezent, kundėr dhunės qė ėshtė ushtruar nė stacionin policor tė Prishtinės kundėr djemve e vajzave tė reja tė vendit tonė. Shėnimet e hollėsishme kush dhe si ėshtė rrahur i ka marrė Kryetari i KLDMNJ z.Ibrahim Makolli qė erdhi nė stacionin policor. Dua tė protestoj kundėr aktvendimit tė gjyqtarit qė dėnoi pa ligj, por me vendim politik tė arrestuarit nė Merdar.Pa ligj, sepse Kosova nuk ka asnjė ligj qė i mbron armiqtė e Kosovės qė vinė nė Kosovė dhe i tregojnė asaj se ėshtė e robėruar dhe se do tė jetė nėn Serbi.

Pėrfaqėsues tė ndryshėm vendor e ndėrkombėtar fjalėn demokraci dhe sundim tė ligjit e kanė nė majė tė gjuhės. Por nuk ka demokraci e sundim tė ligjit me tė burgosur politik dhe me aktvendime tė pabazuara nė ligj.

Pėr t’iu bėrė qejfin zyrtarėve serbė qė tė shfryjnė epshet e veta armiqėsore e shoviniste nė Kosovė arrestohen 113 veprimtarė tė Kosovės dhe trishtohet njė popull i tėrė nga skena makabre tė fjalimeve fashiste serbe dhe ndėrhyrjeve brutale kundėr qytetarėve tė Kosovės nga SHPK-ja me urdhėr tė shtyllės sė parė tė UNMIK-ut.

Merre me mend, edhe pse ardhja e Koshtunicės ka qenė politike sikurse edhe arrestimi i protestuesve qė ka qenė politik edhe pas shkuarjes sė Koshtunicės protestuesit nuk janė liruar.

Megjithatė vetėdija e veprimtarėve tė Kosovės ėshtė pėr admirim. Ata posa ju jepej aktvendimi i pabazuar praktikisht nė ligj e shqyenin dhe e gjuanin poshtė.

Unė jam i vetėdijshėm se Kosova ėshtė protektorat i OKB-sė. Protektorat donė tė thotė i mbrojtur, por nuk ka kurrfarė kuptimi qė tė mbrohen nė kėtė formė qejfet e funksionarėve tė Serbisė dhe tė mbetet krejtėsisht i pa mbrojtur dinjiteti i shumicės sė qytetarėve nė Kosovė.

Ajo qė ka ndodhur dhe qė po ndodh nė Kosovė nuk do tė kalonte nė kėtė formė nga qytetarėt  e pjesėve tjera tė Evropės. Institucionet e Kosovės janė fare tė pamjaftueshme pėr tė mbrojtur interesat e qytetarėve. Vetėm duke qenė popull qė rri zgjuar dhe interesohet vet pėr fatin e vetė do tė mund tė arrijmė nė fitore.

Ardhja dhe fjalimet e Koshtunicės dhe funksionarėve tė tjerė serbė nė Kosovė kanė qenė veprime fashiste dhe kriminale.

Ardhja e Koshtunicės kėtu ka qenė e shpejtė, ilegjitime, tinxare dhe nuk ka lėnė mjaft kohė qė tė jenė tė njoftuar e tė pėrgatitur tė gjithė ata qė kanė dėshiruar tė protestojnė kundėr tij, e ata janė shumica e banorėve tė Kosovės. Pėr kėtė arsye gjithė qytetarėt e Kosovės qysh tash janė tė thirrur nė protestė nėse vjen para pavarėsisė se Kosovės ndonjė udhėheqės i Serbisė. Ne gjithsesi do t’ju thėrrasim.

Por mos prisni t’ju thėrrasim sepse, siē thash, kėto vizita ilegjitime e fashisoide po bėhen shpejt. Neve jemi atje!

 

ZIKPRESS

KRr i LPK-sė nė Sharr reagon ndaj arrestimit tė kryetarit Xhemajli dhe aktivistėve tjerė

 

Kėrkojmė dorėheqjen e ministrit Fatmir Rexhepi

Sharr, 29 qershor 2006 - Kryesia e Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Sharr ėshtė mbledhur urgjentisht pėr ta analizuar situatėn e krijuar pas arrestimit tė kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajlit, anėtarit tė Kryesisė Naim Zhitisė dhe aktivistėve tjerė tė LPK-sė dhe tė Lėvizjes VETVENDOSJE!, nga ana e pjesėtarėve tė SHPK-sė.

Kryesia e LPK-sė nė Sharr ėshtė e indinjuar thellė me sjelljet brutale tė kėtyre policėve tė cilėt tė mėrkurėn nė Merdare nė vend qė t’i pėrkrahnin qytetarėt tė cilėt kishin dalė pėr t’i zėnė rrugėn kryeministrit serb Koshtunica, dolėn nė mbrojtje tė Koshtunicės!. Me kėtė sjellje brutale tė pjesėtarėve tė SHPK-sė, nuk ėshtė nėpėrkėmbur vetėm dinjiteti i njė deputeti, por i mbarė popullit liridashės shqiptar. Kryesia e LPK-sė nė Sharr, kėrkon qė sa mė parė tė merren masa ndėshkimi ndaj kėtyre policėve, si dhe dorėheqjen e menjėhershme tė ministrit tė rendit Fatmir Rexhepi, i cili do tė duhej tė urdhėronte arrestimin e Koshtunicės, e jo tė Xhemajlit”.

Kryetari Demir Reshiti

 

ZIKPRESS

 

Mbrė ėshtė liruar Emrush Xhemajli, kryetar dhe deputet i LPK-sė nė Kuvendin e Kosovė, ndėrsa sot tė arrestuarit e tjerė

Prishtinė, 29 qershor 2006 - Kryetari dhe deputeti i LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, i arrestuar dhunshėm dje nė pikėn kufitare me Serbinė nė Merdar ėshtė liruar mbrėmė.

Sot, ndėrkaq, deri nė orėt e vona tė pasdits janė liruar edhe tė arrestuarit e tjerė.

KMDLNJ ka thėnė dje se gjatė arrestimit tė protestuesve, pjesėtarėt e Njėsisė Speciale tė SHPK-sė demonstruan tėrė brutalitetin, duke shfryrė mllefin mbi protestuesit. Nė veēanti janė sjellė nė mėnyrė brutale kundėr Emrush Xhemajlit, kryetar i LPK-sė dhe deputet nė Kuvendin e Kosovės.

Arrestimi dhe mėnyra e sjelljes ndaj deputetit Xhemajli kanė nxitur reagime tė shumta nė qarqe tė ndryshme. Njė veprim i tillė i SHPK-sė pėrveēqė ėshtė dėnuar ėshtė vlerėsuar edhe ndjellakeq.

Ndėrkohė qė pėrfaqėsuesit e LPK-sė brenda dhe jashtė vendit, tė indinjuar thellė me sjelljen e SHPK-sė, dje dhe sot gjatė gjithė ditės kanė sjellė reagimet e rretheve qė pėrfaqėsojnė.

Kryetari Xhemajli i ka siguruar ata se do tė kėrkojė nga qeveria pėrgjigjen se kush ka dhėnė urdhėr pėr arrestimin e djeshėm dhe kush po jep urdhėr pėr dhunėn qė po ushtrohet ndaj protestuesve.

 

ZIKPRESS

 Reagim i Kuvendit tė Kosovės

Kuvendi reagoi kundėr arrestimit tė deputetit Emrush Xhemajli dhe kėrkoi informata tė hollėsishme pėr sjelljen e policisė ndaj qytetarėve

Prishtinė, 29 qershor 2006 - Kuvendi i Kosovės ka reaguar sot kundėr arrestimit tė deputetit Emrush Xhemajli dhe qytetarėve tjerė qė protestuan kundėr vizitės sė kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica nė Kosovė.

Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės e cilėsuan brutale sjelljen e policisė ndaj qytetarėve qė protestuan kundėr vizitės sė kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica, nė Kosovė. Ata kėrkuan qė Kuvendi tė protestojė te zyrtarėt e policisė sė UNMIK-ut dhe Shėrbimit Policor tė Kosovės dhe tė kėrkojė pėrgjegjėsi pėr mėnyrėn e sjelljes me qytetarėt, sidomos ndaj deputetit Emrush Xhemajli, i cili ishte nė mesin e qytetarėve tė arrestuar. Sabri Hamiti tha se pėrfaqėsuesi i popullit tė Kosovės duhet ta gėzojė imunitetin e pėrfaqėsuesit nė ēdo situatė. Ju e dini fort mirė qė kjo ka ndodhur pėr shkak tė njė rebelimi ose mospajtimi tė shtresave tė shoqėrisė sonė me ardhjen e kryeministrit tė Serbisė nė Kosovė, i cili pa marr parasysh qė ka deklaruar qė ka njė leje tė UNMIK-ut dhe do tė vijė nė njė procesion personal fetar, ai nė tė vėrtetė ka mbajtur njė fjalim tė ashpėr politik.

Deputeti Xhevat Bislimi kritikoi qėndrimin e institucioneve tė Kosovės ndaj vizitės sė Koshtunicės, ndėrsa e cilėsoi tė drejtė reagimin e qytetarėve qė e kundėrshtuan kėtė vizitė. Ai tha se nuk kishte asgjė tė keqe, asgjė tė dhunshme nga njerėzit qė provuan tė bėjnė detyrėn e institucioneve, tė cilat nuk po e bėjnė detyrėn, nuk po e ushtrojnė mandatin. Prandaj edhe urgjentisht tė vihet para pėrgjegjėsisė qeveria, ministri i brendshėm, por edhe Kuvendi tė dalė me qėndrime tė caktuara pėr kėto ēėshtje shumė tė nxehta politike dhe me shumėēka determinuese pėr tė ardhmen e Kosovės".

Vetė deputeti Xhemajli, duke shprehur revoltėn e tij pėr sjelljen e policisė ndaj protestuesve, kėrkoi pėrgjigje nga ministri i punėve tė brendshme dhe nga ministri i drejtėsisė. Ai kėrkoi ta dijė se kush e ka urdhėruar SHPK-nė qė tė intervenojė kundėr protestuesve dje nė Merdare dhe nė Mitrovicė dhe kur do tė ndėrpritet tortura pas arrestimit tė tyre. Nė stacionin policor tė Prishtinės janė rrahur disa djem nė prezencėn time, ka thėnė deputeti Xhemajli. Ministri i rendit dhe ai i drejtėsisė nuk ishin tė pėrgatitur qė nė kėtė seancė tė japin pėrgjigje nė kėto pyetje./RTV21

 

Reagim i Degės sė LPK-sė jashtė vendit pas arrestimit tė deputetit dhe kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli

Mjerimi kombėtar, qytetar e institucional i urdhėrzbatuesve

Bernė, 28 qershor 2006 - Pas fjalimeve tė Sllobodan Millosheviqit drejtuar serbėve tė tubuar nė Fushė Kosovė nė nėntor 1988 dhe atij mbajtur mė 1989 nė Gazimestan, ardhja dhe deklarimi i Vojisllav Koshtunicės se "Kosova ka qenė dhe mbetet tokė serbe" janė provokimet mė ndjellakeqe qė iu bėhen shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe atyre tė Kosovės nė veēanti.

Fjalori i zgjedhur i Koshtunicės drejtuar qytetarėve serbė nė Graēanicė, nė gjuhėn politike do tė thotė se atė ēka e ka bėrė Millosheviqi, nuk ėshtė asgjė nė krahasim me atė ēka jam nė gjendje ta bėjė unė. Deklarimit tė tillė i vije era thellėsisht shovinizėm dhe tėrbim.

Secili qė njeh politikėn gjenetike serbo-shovene nuk befasohet. Sigurisht, shqiptarėt edhe pėr njė kohė tė gjatė nuk duhet tė presin deklarime dhe gatishmėri tjetėrfare nga krerėt e qeverisė dhe Kishės Ortodokse Serbe./ mė shumė

 

ZIKPRESS

 Arrestohet kryetari dhe deputeti i LPK-sė
 

SHPK ėshtė dashur tė arrestojė Koshtunicėn e jo Emrush Xhemajlin

Prishtinė, 28 qershor 2006

Sot, nė orėn 11:45, nė pikėn kufitare nė Merdare, njėsitet speciale tė SHPK-sė i janė pėrgjigjur dhunshėm aksionit pėr tė penguar hyrjen e delegacionit serb nė Kosovė, nė krye me Koshtunicėn.

SHPK gjatė kėsaj ndėrhyrje ka arrestuar kryetarin dhe deputetin e LPK-sė, Emrush Xhemajli, anėtarin e Kryesisė Naim Zhitia, anėtarėt e Kėshillit tė Pėrgjithshėm Sylė Zhitia dhe Fehmi Hoti, veprimtarėt Mifail Xhemajli, Hafiz Ahmeti, Fahri Ahmeti, udhėheqėsit e  Lėvizjes VETĖVENDOSJE! Albin Kurti e Liburn Aliu, dhe rreth 100 tė tjerė. SHPK ka ndėrhyrė ngjashėm edhe nė Mitrovicė, nė vend qė tė arrestojė Koshtunicėn.

Lėvizja Popullore e Kosovės dėnon ndėrhyrjet me forcė tė policisė sė SHPK-sė, nė pikėn kufitare nė Merdare dhe nė Mitrovicė, kundėr protestuesve qė kishin dalur tė pengonin hyrjen e delegacionit serb nė Kosovė.

Ndėrsa arrestimin e udhėheqėsit tė saj, Emrush Xhemajli, i cili gėzon imunitet si deputet i zgjedhur nga populli, sikundėr edhe tė udhėheqėsit tė Lėvizjes Vetėvendosje! Albin Kurti, e tė tjerėve i konsideron si arrestime tė bėra me vendime politike dhe pėr qėllime politike.

I bėjmė thirrje Kryesisė dhe Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės qė tė merr masa tė menjėhershme pėr lirimin e deputetit tė kėtij Kuvendi z.Emrush Xhemajli.

Njėkohėsisht kėrkojmė qė tė gjithė tė arrestuarit qė iu pėrgjigjen aksionit tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, tė cilin e mbėshteti LPK-ja tė lirohen menjėherė.

 

 

Nėse e do Kosovėn, ndaloje ardhjen e Serbisė nė Kosovė. Derisa Serbia tė mos e pranojė vullnetin e popullit tė Kosovės pėr shtet dhe sovranitet.

Lėvizja VETĖVENDOSJE!

  ZIKPRESS  

Lėvizja VETĖVENDOSJE! do ta organizojė bllokimin e rrugės pėr Koshtunicėn nė pikėn kufitare tė Merdares.  Pikėrisht aty ku Serbia po nėpėrkėmb mijėra familjarė tė tė pagjeturve duke i kthyer kufomat e personave tė rrėmbyer atėherė kur ajo do. U bėjmė thirrje qytetarėve qė tė bashkohen nė bllokimin e delegacionit tė Koshtunicės nė kėtė pikė, nė orėn 11:00, pra, 1 orė para arritjes sė tij. Kurse, banorėt e fshatrave pėrreth rrugėve kah do tė kalojnė delegacionet tjera tė bllokojnė rrugėt konform mundėsive qė i kanė.

Nėse e do Kosovėn, ndaloje ardhjen e Serbisė nė Kosovė. Derisa Serbia tė mos e pranojė vullnetin e popullit tė Kosovės pėr shtet dhe sovranitet.

LPK mbėshtetė aksionin e Lėvizjes Vetėvendosje! pėr tė bllokuar hyrjen e Koshtunicės nė Kosovė  

Prishtinė, 27 qershor 2006

Kryesia e Lėvizjes Popullore tė Kosovės, e konsideron provokim tė rėndė paralajmėrimin e vizitės sė delegacionit serb nė Kosovė, nė krye me Vojisllav Koshtunicėn.

LPK ėshtė kategoriskisht kundėr kėsaj vizite, prandaj u bėnė thirrje anėtarėve dhe simpatizantėve tė vetė qė t’i pėrgjigjen pozitivisht aksionit tė Lėvizjes VĖTĖVENDOSJE! pėr tė penguar hyrjen e delegacionit serb nė Kosovė.

U bėjmė thirrje anėtarėve dhe simpatizantėve tanė qė, ashtu siē ėshtė planifikuar nga Lėvizja VETĖVENDOSJE!, nesėr, mė 28 qershor 2006, nė orėn 11.00 nė pikėn kufitare tė Merdares, tė bashkohen nė bllokimin e hyrjes sė Koshtunicės nė Kosovė.

 


 

Pėrsėritja e Milosheviqit

Prishtinė, 27 qershor 2006 

Nesėr, mė 28 qershor, vendit tonė i ėshtė pėrgatitur njėri prej skenarėve mė provokativė kėtyre shtatė viteve tė fundit. UNMIK-u nė Kosovė ka lejuar ardhjen e njėkohshme tė kryeministrit tė Serbisė, Vojislav Koshtunica me ekipin e tij, delegacionit tė kryetarit tė Serbisė, Boris Tadiq, pėrfaqėsueses sė Qendrės Koordinuese Serbe pėr Kosovėn, Sanda Rashkoviq-Iviq me delegacionet e saj, si dhe dhjetėra pėrfaqėsuesve nga Kisha Ortodokse Serbe. Jorastėsisht nesėr, jorastėsisht mė 28 qershor. Pikėrisht mė 28 qershor tė vitit 1989, kasapi udhėheqės i shtetit vrasės, Slobodan Milosheviqi, pasi kishte ardhur nė pushtet, zgjodhi datėn e mitit serb pėr Betejėn e Kosovės pėr tė zbarkuar nė atdheun tonė me suitėn e tij. Ai pėrdori kėtė datė pėr ta ndėrtuar ‘legjitimitetin’ e strategjisė pėr shfarosjen e organizuar institucionalisht, dėbimin dhe persekutimin sistematik tė shqiptarėve. Janė pasardhėsit e tij ata qė po e vazhdojnė traditėn e babait tė tyre politik.

Nesėr nė vendin tonė mund tė ndodh dyndja institucionale e Serbisė. Delegacioni i Koshtunicės do t’i ketė 6 pėrfaqėsues dhe 4 truproje. Ai i Tadiqit 26 pėrfaqėsues. Nga Qendra Koordinuese Serbe pėr Kosovėn delegacioni do t’i ketė 10 persona. Kurse, njė autobus do tė jetė pėrplot klerikė tė Kishės Ortodokse Serbe.

Aspak tė rastėsishme as drejtimet e ardhjes sė tyre. Qėllimisht ata kanė zgjedhur tė zbarkojnė nė Kosovė nga tri drejtime tė ndryshme. Lėvizja VETĖVENDOSJE! nėpėrmjet njė punėtori tė UNMIK-ut ka siguruar kėrkesėn zyrtare tė 4 delegacioneve drejtuar zyres sė OKB-sė nė Beograd pėr drejtimet e ardhjes sė delegacioneve si dhe itinerarin e tyre kėtu. Delegacioni i prirė nga Koshtunica do tė tentojė tė hyjė nė Kosovė nėpėrmjet pikės kufitare nė Merdare, nė orėn 12:00. 6 orė mė herėt, nė po tė njėjtėn pikė do tė mbėrrijė autobusi pėrplot klerikė tė Kishės Ordodokse Serbe. Ai i Tadiqit ka zgjedhur pikėn e Mutivodės, nė po tė njėjtėn orė. Kurse pėrfaqėsuesit e Qendrės Koordinuese Serbe pėr Kosovėn do tė hyjnė nė Kosovė nėpėrmjet veriut tė vendit dhe qytetit tė Mitrovicės. I gjithė ky spektakėl simbolik nė funksion tė paralajmėrimit pėr futjen pėrmbajtėsore tė armikut tonė, Serbisė, nė Kosovė. Kėtė plan nuk e fshehin asnjėri prej zyrtarėve qė po vijnė.

Institucionet e Kosovės kėtė ngjarje dashakeqe po e kalojnė nė heshtje. Kryeministri Ēeku dhe zėvendėsi i tij Haziri i thane po tė nėnkuptuar kėsaj vizite. Ndėrkaq Fatmir Sejdiu qėllimisht do ta vizitojė Shqipėrinė gjatė dy ditėve tė ardhshme. Vetėm e vetėm qė tė mos qėllojė nė Kosovė gjatė kėtij provokimi. Njėjtė pat vepruar edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj kur vjet e pat vizituar Kosovėn Boris Tadiqi, i cili atėherė e pat rikonfirmuar qėndrimin e Serbisė pėr trajtimin e Kosovės si ‘tokė serbe’.

Prandaj, tė vetėdijshėm pėr krimet shekullore tė ushtruara prej Serbisė mbi vendin tonė; tė fyer e poshtėruar prej drejtėsisė sė munguar pėr gjenocidin, vrasjet, dhunimet, shkatėrrimet dhe vjedhjet qė shkaktoi Serbia nė Kosovė; syēelė ndaj planeve tė sotme tė Serbisė pėr copėtimin e Kosovės nėpėrmjet decentralizimit, uzurpimit tė kulturės dhe historisė sonė nėpėrmjet zonave tė veēanta pėrreth objekteve tė besimit ortodoks si dhe rikolonizimin e atdheut tonė duke i kthyer serbėt jo aty ku ata kanė banuar, por aty ku e konsideron strategjikisht tė nevojshme Beogradi; si dhe tė mobilizuar e organizuar kundėr planeve hegjemoniste tė Serbisė pėr ta na e riokupuar Kosovėn, ne u bėjmė thirrje qytetarėve tė Kosovės, institucioneve, grupeve politike e shoqatave tė dala nga lufta, qė ta pengojnė ardhjen e pėrfaqėsuesve tė Serbisė nė Kosovė me ēfarėdo mjeti dhe pavarėsisht mėnyrave. Udhėheqėsit e partive politike t’u bėjnė thirrje anėtarėve tė tyre ta pengojnė ardhjen e delegacioneve serbe.

Lėvizja VETĖVENDOSJE! do ta organizojė bllokimin e rrugės pėr Koshtunicėn nė pikėn kufitare tė Merdares.  Pikėrisht aty ku Serbia po nėpėrkėmb mijėra familjarė tė tė pagjeturve duke i kthyer kufomat e personave tė rrėmbyer atėherė kur ajo do. U bėjmė thirrje qytetarėve qė tė bashkohen nė bllokimin e delegacionit tė Koshtunicės nė kėtė pikė, nė orėn 11:00, pra, 1 orė para arritjes sė tij. Kurse, banorėt e fshatrave pėrreth rrugėve kah do tė kalojnė delegacionet tjera tė bllokojnė rrugėt konform mundėsive qė i kanė.

Nėse e do Kosovėn, ndaloje ardhjen e Serbisė nė Kosovė. Derisa Serbia tė mos e pranojė vullnetin e popullit tė Kosovės pėr shtet dhe sovranitet.


Shtatė vjet pas Operacionit “Shigjeta” dhe pesė vjet pas betejave tė UĒK-sė nė Maqedoni, fletė ish-eprori i UĒK-sė, UĒPMB-sė dhe UĒK-sė nė Maqedoni Ibrahim Shaqiri

Adresa e UĒK -sė Perėndim ishte Lėvizja Popullore e Kosovės

 

Bisedėn e zhvilloi:

Sheradin Berisha

 

Ibrahim Shaqiri ka lindur mė 18.2.1965 nė fshatin Llojan tė Kumanovės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa shkollėn e mesme ushtarake tė aviacionit luftarak i kreu nė Rajllovac tė Sarajevės dhe nė Batajnicė tė Beogradit. Pas pėrfundimit tė akademisė z.Shaqiri transferohet nė komandėn e korpusit tė V-tė nė Zagreb. Gjatė qėndrimit nė Zagreb, me sukses kreu kursin gjashtė mujorė tė aerologjisė. Nė tetor 1985 transferohet nė Prevllak tė Herceg-Novit, nė njė qendėr ushtarake ku kryheshin prova me armatimet mė tė reja. Nė kėtė qendėr z.Shaqiri kryen njė kurs tjetėr prej 18 muajsh pėr aerologji tė lartė me radio-sonda dhe radarė. Pas shpėrthimi tė luftės nė Kroaci(1991) ai tėrhiqet nga radhėt e AJ-sė dhe kthehet nė vendlindje. Pėr shkak se qėndrimi i z.Shaqiri nė Kumanovė ishte i pasigurt, nė shtator 1992 pas shumė peripecive, sė bashku me familjen e tij emigron nė Gjermani. Gjatė qėndrimit nė Gjermani, z.Shaqiri ka dhėnė kontribut tė veēantė nė financimin e luftės ēlirimtare nė Kosovė dhe nė viset tjera shqiptare nė “Luginė tė Preshevės” dhe nė Maqedoni. Si ushtarak, nė prill 1999 do t“i bashkohet radhėve tė UĒK-sė, dhe merrė pjesė aktive nė stėrvitjen fiziko-taktike tė ushtarėve pėr operacionin e koduar”Shigjeta” nė Pashtrik, ndėrsa nė vitin 2000/2001 kyēet nė UĒPMB dhe nė radhėt e UĒK-sė nė Maqedoni. /Lexo...

   

ZIKPRESS

 
 

Lirohet nga burgu anėtari i Kryesisė sė LPK-sė, Naim Zhitia

Prishtinė, 17 qershor 2006 -Mė 16 qershor ėshtė liruar nga burgu i Dubravės anėtari i Kryesisė sė LPK-sė, z.Naim Zhitia, i arrestuar gjatė intervenimit tė dhunshėm tė SHPK-sė kundėr demonstruesve para selisė sė UNIMK-ut nė Prishtinė, mė 9 qershor 2006.

Tė njėjtėn ditė janė liruar tė gjithė demonstruesit e arrestuar gjatė kėsaj demonstrate.

   

ZIKPRESS

 Seanca plenare e Kuvendit tė Kosovės
 

Kėrkesė  e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, qė tė lirohen tė burgosurit politik

Prishtinė, 15  qershor  2006

I respektuari kryesues,

Tė respektuar pjesėmarrės nė seancė,

Kjo ēka do ta them mė tepėr ka tė bėjė me procedurė. Kėrkoj qė tė bėjmė njė pauzė derisa tė lirohen tė burgosurit politik nė mesin e tė cilėve gjenden edhe veprimtarėt e njohur Albin Kurti, Naim Zhitia e Liburn Aliu.

Sot njė javė SHPK ka sulmuar natėn dhe i ka arrestuar gjatė 8 qershorit nė Prishtinė 81 demonstrues paqėsorė, disa prej tyre duke i bėrė pėr spital. Ata ende po mbahen nė burg.

Ata u lėnduan gjatė arrestimit, u provokuan duke u afruar tė hanė produkte tė Serbisė, pėr ēka ata u hodhėn nė grevė. Mbi tė gjitha u fye dinjiteti i tyre duke i quajtur si ndihmės tė armiqve tė pavarėsisė sė Kosovės.

(Kėtu deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajlit, iu ndėrpre fjala dhe me gjithė insistimin nuk iu dha).

Nė kėrkesėn e kryesuesit Hamiti se ēka kėrkon, deputeti i LPK-sė tha:

Kuvendi i Kosovės ta nderojė vetveten, tė marr  parasysh kėrkesėn time.

(Meqenėse nuk u mor parasysh kėrkesa e tij, deputeti Emrush Xhemajli e lėshoi sallėn e Kuvendit tė Kosovės nė mėnyrė demonstrative).

 

ZIKPRESS

Asambleja Komunale Therandė

 

Dekorojnė vetveten!

Asambleja Komunale e Therandės me rastin e Ditės sė Ēlirimit - 13 qershorit, dekoron aktivistėt e vet partiak, kurse refuzon veprimtarin e devotshėm tė ēėshtjes kombėtare Fadil Vatėn

Therandė, 12 qershor 2006

Nė mbledhjen e saj tė rregullt, tė mbajtur tė premten mė 9 qershor 2006, Asambleja Komunale e Therandės nė rend dite ka pasur vetėm njė pikė: ndarjen e shpėrblimeve pėr nder tė Ditės sė Ēlirimit 13 qershorit. Pėr ndarjen e kėtyre shpėrblimeve, kohė mė parė, ishte formuar njė komision pėr vlerėsimin, i cili ka qenė i dominuar nga anėtarėt e LDK-sė.

Komisionin e ka udhėhequr kryetari aktual i Kuvendit Komunal z.Sali Asllanaj, i cili edhe para asamblesė paraqiti propozimet e Komisionit me njė shpejtėsi marramendėse pa sqaruar nė detaje, sa propozime kanė qenė, nga kush janė bėrė dhe tė dhėna tjera tė nevojshme pėr personat e propozuar. Ai gjatė sqarimeve sikur fshihte diēka!

Pas kėsaj fjale, nė emėr tė deputetėve tė LPK-sė, ėshtė paraqitur pėr diskutim kryetari i LPK-sė pėr Therandė z. Adem Kadolli, i cili sė pari ka bėrė vėrejtje se materiali i komisionit nuk iu ėshtė dorėzuar me shkrim deputetėve dhe se shpėrblimi i emėruar “13 qershori” iu ėshtė ndarė kryesisht aktivistėve tė partisė nė pushtet - LDK-sė dhe se disa prej tė shpėrblyerve kanė qenė tė pėrzier nė aferat e falsifikimeve tė dėftesave tė nxėnėsve tė shkollave tė mesme, madje disa prej tyre njihen edhe si bashkėpunėtorė tė regjimit serb.

Ndėrsa shpėrblimi “Emblema e artė” iu nda me meritė patriotit tė shquar Zenun Kepa, ndonėse ishte shpėrblyer vitin e kaluar me ēmimin “Skėnderbeu”. Por pushteti komunal, 3 vjet radhazi, kundėrshton ndarjen e kėtij shpėrblimi postmortum veprimtarit tė devotshėm tė ēėshtjes kombėtare Fadil Vata.

 

ZIKPRESS

Nga takimi me pėrfaqėsues tė mediave

 

Arrestime me vendime politike dhe pėr qėllime politike, LPK kėrkon lirimin e menjėhershėm tė tė arrestuarve

Prishtinė, 10 qershor 2006

Kryetari i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, Emrush Xhemajli, ka mbajtur sot njė takim me gazetarė ku ka prezantuar qėndrimin e LPK-sė pėr demonstratėn e 8-9 qershorit.

Lėvizja Popullore  e Kosovės dėnon dhunėn e panevojshme tė ushtruar nga policia, dje nė Prishtinė, kundėr demonstruesve. Ndėrsa arrestimet e aktivistėve tė Lėvizjes Vetėvendosje! Albin Kurti, Liburn Aliu etj, si dhe tė disa veprimtarėve tė LPK-sė, nė mesin e tė cilėve edhe Naim Zhitia anėtar i Kryesisė, qė ende po mbahen nė arrest, janė bėrė me vendime politike dhe pėr qėllime politike.

LPK kėrkon qė ata tė lirohen menjėherė.

Megjithatė, demonstrata, pėr mendimin e LPK-sė ka domethėnien dhe mesazhin e vet tė qartė. Tupani bie pėr ata qė kanė vesh.

Merre me mend deri ku ka arritur spekulimi. Demonstrata ku kėrkohet vetėvendosja shpallet si demonstratė kundėr njė forme tė saj, pavarėsisė. Kuptohet spekulantėt politik fjalėn e kanė pėr pavarėsinė e cila nuk ėshtė, por e cila premtohet dhe sabotohet njėkohėsisht e sistematikisht nga vetė ata pėr tė fituar kohė.

LPK ėshtė kundėr shtyrjes sė zgjedhjeve lokale 

LPK ėshtė kundėr shtyrjes sė zgjedhjeve lokale, pėr mė tepėr nė takimet e mėhershme me OSBE-nė ka kėrkuar zgjedhje tė parakohshme pėr shkak tė nevojės sė madhe pėr ndryshime nė komuna. Tė gjithė jemi dėshmitarė tė paqėndrueshmėrisė dhe skandaleve nė komunėn e Gjakovės, Ferizajt, Sharrit, Rahovecit, Vitisė, Lipjanit, Besianės, Shtimes, Drenasit, Therandės dhe pothuaj tė tė gjitha komunave tė Kosovės. Para se tė jenė ēėshtje politike zgjedhjet nė komuna sot kanė karakter praktik pėr shkak tė dėshtimit tė menaxhimit tė tyre, kėtė e ka dėshmuar edhe kontrolli qė iu ėshtė bėrė - auditimi. Respektimi i afateve tė zgjedhjeve ėshtė garanci pėr sistem funksional demokratik dhe jo vendimet arbitrare pėr to. Pėr ne vendimi eventual pėr shtyrjen e zgjedhjeve lokale nga ana e PSSP-sė do tė ishte ndėrhyrja e dytė brutale nė procesin demokratik nė Kosovė pas ndėrhyrjes nė ligjin pėr pjesėtarėt e luftės sė UĒK-sė.

 

ZIKPRESS

 
 

Anėtari i Kryesisė sė LPK-sė, z.Naim Zhitia, vazhdon tė mbahet nė arrest

 

Prishtinė, 10 qershor 2006 -Anėtari i Kryesisė sė LPK-sė, z.Naim Zhitia, i arrestuar gjatė intervenimit tė dhunshėm tė SHPK-sė kundėr demonstruesve para selisė sė UNIMK-ut nė Prishtinė, mė 9 qershor 2006, me ē'rast janė arrestuar edhe Albin Kurti (udhėheqės), Liburn Aliu e Riza Xhakli aktivistė tė Lėvizjes Vetėvendosje!, vazhdon tė mbahet nė arrest, ndėrsa anėtari tjetėr i Kryesisė sė LPK-sė, z.Halil Qadraku, ėshtė liruar.

 

ZIKPRESS

Demonstratė para selisė sė UNMIK-ut nė Prishtinė

 

Arrestohen udhėheqėsi i Lėvizjes Vetėvendosje! dhe veprimtarė tė LPK-sė, demonstrata vazhdon

Prishtinė, 9 qershor 2006

Gjatė intervenimit tė dhunshėm tė SHPK-sė kundėr demonstruesve para selisė sė UNIMK-ut nė Prishtinė, janė arrestuar, Albin Kurti (udhėheqės), Liburn Aliu, Riza Xhakli aktivistė tė Lėvizjes Vetėvendosje!, Naim Zhitia, Halil Qadraku, veprimtarė tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, dhe dhjetra demonstrues tė tjerė.

Megjithė ndėrhyrjet e dhunshme tė policisė dhe arrestimet e shumta, demonstrata po vazhdon.

 

Sulme tė reja tė dhunshme tė policisė sė SHPK-sė dhe UNMIK-ut

 

Prishtinė, 9 qershor 2006 - Njėsitė Speciale tė SHPK-sė dhe UNMIK-ut kanė filluan rreth orės 11.00 largimin me forcė tė demonstruesve nga hapėsirat pėrpara hyrje-daljeve tė selisė sė UNMIK-ut nė Prishtinė dhe po arrestojnė aktivistėve tė Lėvizjes “Vetėvendosje” dhe organizatave tjera, tė cilėt qė prej dje nė mesditė kanė nisur demonstratėn me kėrkesė largimin e UNMIK-ut dhe njohjen e tė drejtės sė vetėvendosjes pėr popullin e Kosovės.

Janė arrestuar dhjetėra protestues dhe disa tė tjerė janė tė lėnduar si pasojė e pėrdorimit tė dhunės.

Sipas RTK-sė urdhėrin pėr shpėrndarjen e demonstruesve e ka dhėnė prokurori publik i Kosovės.

 

SHPK sulmon dhunshėm demonstruesit

Prishtinė, 9 qershor 2006

Sot pas orės 03:00 tė mėngjesit, qindra pjesėtarė tė njėsive speciale tė SHPK-sė, nėn udhėheqjen komanduese tė policisė ndėrkombėtare tė UNMIK-ut sulmuan dhunshėm demonstruesit, tė cilėt iu pėrgjigjen thirrjes sė Lėvizjes Vetėvendosje!, pėr tė filluar demonstratėn para selisė qendrore tė UNMIK-ut, me tė cilėn kundėrshtohet rezoluta 1244 dhe kėrkohet qė UNMIK-u tė largohet nga Kosova.

Intervenimi ishte skajshmėrisht brutal. 25 aktivistė demonstrues u arrestuan, kurse dhjetėra aktivistė janė tė lėnduar fizikisht. Disa prej tė lėnduarve janė transferuar nė Qendrėn Klinike Emergjente nė spitalin e Prishtinės pėr tė marrė trajtim mjekėsor.

 

ZIKPRESS

Demonstratė para selisė sė UNMIK-ut nė Prishtinė

UNMIK-u sa mė shpejt tė largohet nga Kosova, popullit tė Kosovės t’i njihet e drejta pėr vetėvendosje 

Prishtinė, 8 qershor 2006

 Lėvizja “Vetėvendosje”!, e mbėshtetur nga Lėvizja Popullore e Kosovės, Organizata pėr Bashkim Kombėtar, Thirrjet e Nėnave – Gjakovė, 26 marsi 1999 – Krushė e Vogėl, Organizatat e dala nga lufta nė Dukagjin, Unioni i Studentėve Shqiptarė, Sindikata e Pavarur e Energjetikės sė Kosovės, Sindikata e Pavarur e Agrokompleksit, Organizatat e dala nga Lufta nė Ferizaj, Alternativistat (Tė rinjtė e ADK-sė), Iniciativa qytetare e Llapit dhe Lidhja e Shkrimtarėve tė Kosovės, kanė filluar njė demonstratė para selisė qendrore tė UNMIK-ut kundėr rezolutės 1244 dhe UNMIK-ut.

Demonstruesit po kėrkojnė qė UNMIK-u sa mė shpejt tė largohet nga Kosova dhe popullit tė Kosovės t’i njihet e drejta pėr vetėvendosje.

Albin Kurti, udhėheqės i Lėvizjes Vetėvendosje! ka kritikuar Qeverinė e Kosovės, pėr keqpėrdorim tė djersės sė popullit, kurse UNMIK-un dhe AKM-nė i ka quajtur hajna tė pasurisė sė Kosovės.

Edhe kryetari i LPK-sė Emrush Xhemajli, nė fjalimin drejtuar demonstruesve, ka kėrkuar pėrfundimin e misionit tė UNMIK-ut dhe tė drejtėn pėr vetėvendosje.

Ndėrkohė qė Kurti u ka bėrė thirrje demonstruesve qė ditėt e ardhshme tė vendosin tendat para UNMIK-ut me qėllim qė tė bllokohet ky institucion.
Tendat janė vendosur nė dy hyrjet e UNMIK-ut.

Demonstruesve iu ėshtė drejtuar edhe simboli i rezistencės kombėtare z.Adem Demaēi, i cili me pjesėmarrje ka mbėshtetur demonstratėn.

Fjalimi i Kryetarit tė LPK-sė dhe deputet nė Kuvendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, nė demonstratėn e filluar para selisė sė UNMIK-ut nė Prishtinė

Prishtinė, 8 qershor 2006

Tė dashur pjesėmarrės nė kėtė demonstratė legjitime

Ju pėrshėndes nė emėr tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės.

Jam kėtu me ju, sepse ju jeni vetė populli, ndėrgjegjja dhe interesi i tij. Para se tė jap llogari nėpėr salla tė Kuvendeve ju jap juve llogari.

Dhe po ju konfirmoj: Edhe institucionet qė i ka krijuar vetė UNMIK-u, Kuvendin, Presidencėn, Qeverinė ai ėshtė duke i penguar, por kėta zyrtarė kanė ulur kurrizin dhe qėndrojnė indiferent.

Pengimi i Ligjit pėr kategoritė e dala nga Lufta Ēlirimtare e UĒK-sė, ėshtė vetėm njė prej shumė shembujve nga shumė tė tjerė tė ndėrhyrjes brutale tė UNMIK-ut.

Por mbi tė gjitha kėtu jemi tubuar tė kėrkojmė sė bashku tė drejtėn legjitime dhe tė patjetėrsueshme qė tė zbatohet menjėherė dhe pa kushte vullneti i popullit pėr vetėvendosje.

Bėnė tė vetėvendosin tė gjithė qė ishin nėn ish-Jugosllavi, pjesė shumė mė tė vogla, shumė mė me pak banorė, shumė me mė pak dallime me serbėt dhe pa qenė nė luftė me shtetin e tyre. Ndėrsa nuk bėn tė vetėvendosim vetėm ne qytetarėt e Kosovės. Pse? Pseja ėshtė e qartė. Ky ėshtė njė shovinizėm dhe antishqiptarizėm nga pozita e forcės, pa kund shoq nė botė, qė nuk ndihmon as ata qė mendojnė se janė duke vėnė rend, rregull e paqe nė kėtė anė. 

Bisedimet e padrejta tė Vjenės nė tė cilat u bė pėrpjekje gjoja qė tė arrihet marrėveshje kanė dėshtuar. 

Ne nuk mund tė pranojmė qė Kosovėn edhe mė tutje ta mbajė peng askush. As Beogradi qė po kėrkon mbetjen nėn tė. As delegacioni i Kosovės, i cili nuk ka mandate, madje as nga Rezoluta e Kuvendit tė Kosovės qė e kontrollon UNMIK-u, tė negociojė fatin e vendit tonė. Ne nuk dėshirojmė qė pėr Kosovėn tė bėhet zgjedhje arbitrare, zgjedhje e imponuar apo e njėanshme nga delegacione tė kėtushme apo tė jashtme. Ne dėshirojmė deklarim demokratik tė popullit tonė, vetėvendosje tė tij. 

Mė saktė ne kėrkojmė pėrfundimin, kėtė muaj, tė misionit tė UNMIK-ut nė Kosovė dhe t‘i njihet popullit tė Kosovės e drejta e vetėvendosjes.

 

ZIKPRESS

Nga mbledhja e Kryesisė sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės

 

LPK mbėshtetė demonstratėn e thirrur nga Lėvizja Vetėvendosje!

Prishtinė, 3 qershor 2006

Tė shtunėn, nėn drejtimin e kryetarit Emrush Xhemajli, nė Prishtinė ėshtė mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisė sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, nė tė cilėn ėshtė shqyrtuar “Oferta shoqėrore” e bėrė nga Lėvizja Vetėvendosje! qė bashkėrisht tė pėrpiqemi pėr tė drejtėn legjitime tė popullit tonė dhe pėr vetėvendosje.

Lėvizja Popullore e Kosovės e konsideron tė drejtė thirrjen e demonstratėn pėr datėn 8 qershor 2006, e mbėshtetė atė dhe u bėnė thirrje tė gjithė anėtarėve dhe simpatizuesve tė vetė qė tė marrin pjesė nė te.

Zyra pėr informim e LPK-sė

   


Veprimtaria e

LPK-sė nė

Kuvendin e Kosovės

 

(Biografia e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli)

 

20 prill 2006

Diskutimi i deputetitit tė Lėvizje Popullore tė Kosovės (LPK), Emrush Xhemajli, nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės, kushtuar standardeve pėr Kosovėn

 

24  mars 2006

Diskutimi i deputetit tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės (LPK), Emrush Xhemajli, nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės pėr punėn e Grupit tė Kosovės pėr ēėshtjen e statusit

 

16  mars 2006

Ēėshtje qė deputeti i KK Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė, ngriti nė Kuvendin e Kosovės

 

Xhemajli: Kėrkoj masa urgjente qė z. Naser Shatri tė lirohet sa mė parė nga arresti i paarsyeshėm

 

15 dhjetor 2005

Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, lidhur me buxhetin e Kosovės pėr vitin 2006

 

24 qershor 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, lidhur me propozimligjin pėr pėrdorimin e gjuhėve

 

19 maj 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, nė seancėn pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė

 

28 janar 2005

Lidhur me Projektligjin pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2005

 

26 janar 2005

Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 26 janar 2005

 

... Lidhur me Projektligjin Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė Familjeve tė Dėshmorėve dhe Viktimave Civile tė Luftės

 

... Lidhur me Projektligjin pėr Prokurorinė Publike tė Kosovės

 

22 dhjetor 2004

Qėndrimi i LPK- pėr Programin e Qeverisė sė Kosovės 2004-2008

 

3  dhjetor 2004

Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr nė vend tė z.Ibrahim Rugova

 

.......