Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

HPrishtina

 

 

PRONONCIM I LPK-SĖ KUNDĖR ARRESTIMIT TĖ SAMI LUSHTAKUT 

ME REPRESION THELLOHET KRIZA NĖ VEND

Pėr Lėvizjen Popullore tė Kosovės arrestimi i Sami Lushtakut nuk i kontribuon qetėsimit tė situatės, pėrkundrazi ėshtė shqetėsues pėr shumicėn e qytetarėve tė Kosovės. Nuk janė mė pėr t’u besuar arsyetimet rutinė pas arrestimit tė ēlirimtarėve. Andaj, kemi mjaft arsye tė besojmė se burgosja e Sami Lushtakut ėshtė e motivuar politikisht.

Si duket, askush nga ata qė kanė pushtet nė Kosovė nuk e ka kuptuar mesazhin e marsit. Dhe ai ishte: Nuk duam dhunė politike nga askush! Nuk duam arrestimin e ēlirimtarėve! Duam zgjidhje politike! Duam vetėvendosje!

Ky arrestim flet se pėrgjegjėsit pėr sigurinė nė Kosovė nuk janė duke e kuptuar ose nuk duan ta kuptojnė fare situatėn nė Kosovė, nuk janė duke ditur ta vlerėsojnė. Pėr mė tepėr ata janė duke ndėrmarrė masa kundėrproduktive dhe po zhyten nga gabimi nė gabim.

Arrestimi i Gjeneral Sami Lushtakut dhe arrestimet tjera, si ai i Kolonel Abdyl Mushkolajt, dėshmojnė mė sė miri se ēka nėnkuptohet me plotėsimin e standardeve pėr Kosovėn, se e gjithė vėmendja e ndėrkombėtarėve ėshtė koncentruar nė masat represive, ushtarako-policore. Kjo vendin po e ēon drejt njė krize edhe mė tė thellė.

Me represion nuk dilet askund. Prandaj duhet qė menjėherė tė lirohet Sami Lushtaku, Abdyl Mushkolaj dhe tė gjithė tė burgosurit politikė. 

Kryetari i LPK-sė

Emrush Xhemajli

Prishtinė, mė 29 prill 2004


 ZĖRI I KOSOVĖS

LIRIMI I MUSHKOLAJT DHE ĒLIRIMTARĖVE TJERĖ ĖSHTĖ KUSHT I RUAJTJES SĖ PAQES

Shkruan: Reshat SAHITAJ

Pas ngjarjeve tė 17 dhe 18 marsit tė fundit, fushata pėr “qetėsimin” e situatės ėshtė degėzuar nė dy drejtime paralele: nė kompenzimin material tė dėmėve pėr objekte sėrbe dhe nė arrestime arbitrare. Pėr vlerėsimin e dėmeve tė objektėve janė angazhuar njė pjesė e madhe e pushtetarėve tanė tė cilėt bėjnė gara se cili po tregohet mė servilė dhe mė shumė i dėgjueshėm qė si shpėrblim tė marrin ruajtjėn e postėve si dhe nė tė ardhmėn tė kenė njė karierė tė shkėlqyer nė Unmikistan. Eshtė krejtė normale qė secili sistem qė ngulė rrėnjė nė njė shoqėri,instalon edhe njerėzit e pėrshtatshėm dhe mė pak tė aftė pėr tė qeverisė njė vend.Kjo praktikė ėshtė zbatuar qysh nė Greqinė Antike dhe vazhdon deri mė sot nga se alternativė tjetėr mė tė mirė pėr ta qetėsuar popullin e revoltuar nuk ekziston./ mė tepėr


Frizurat e ØcivilizuaraØ qeveritare akuzojnė Kosovėn e ØpacivilizuarØ

Nga deklarata cinike e Bajram Rexhepit dhe Mimoza Kusarit mund tė nxirret pėrfundimi se Kosova ėshtė barbare, sepse nėse ajo nuk ėshtė  Øpjesė e botės sė civilizuarØ, atėherė ėshtė pjesė e botės barbare! Po tė ishin tė civilizuar Kryeministri dhe zėdhėnsja e tij, bashkė me kėtė deklaratė do tė duhej tė ofronin edhe dorėheqjen e tyre. A bėnė qė kėto dy personalitete tė ØcivilizuaraØ, me gjithė ato frizura, tė ØqeverisinØ njė vend barbar?! Nuk bėnė. Ėshtė mėkat...

Shkruan: Xhevat BISLIMI

Qeveria e UNMIK-ut, e kryesuar nga Bajram Rexhepi, u bėri njė ØanalizėØ tė ØzgjeruarØ dhe tė ØthelluarØ ngjarjeve tė 17 dhe 18 marsit. Sipas zėdhėnėses sė Kryeministrit (frizurės sė dytė), Mimoza Kusarit, ØQeveria ka konstatuar se Kosova ka dėshtuar tė tregojė se ėshtė pjesė e botės sė civilizuarØ. Kėtė konstatim kundėrshqiptar, kundėrnjerėzor dhe kundėrqytetėrues e dėgjova disa herė nė lajme, por nuk u besoja veshve. Hapa gazetat, hapa dhe internetin dhe lexova tė njėjtin konstatim!!! Kur dėgjova edhe reagimet e disa ministrave ndaj kėtij konstatimi tė shėmtuar u binda pėrfundimisht se Kryeministri dhe zėdhėnėsja e tij e kishin me gjithė mend.../ mė tepėr


SHQIPTARĖT TĖ VRARĖ E TĖ SHARĖ

ORIGJINA E PROTESTAVE

Shkruan: Reshat SAHITAJ

Shpėrthimet masovike nė territorin e Kosovės,jo vetėm qė ishin temė diskutimi nė OKB, por ato zgjuan interesim tė veēantė nė tėrė mediat ndėrkombėtare.

Origjina e protestave masovike tė javės sė shkuar, rrėnjėt i ka nė disa faktorė: injorimi deri nė paskajshmėri tė luftėtarėve tė lirisė, burgosjet e njėpasnjėshme tė gjeneralėve dhe komandantėve tė cilėt sakrifikuan ēdo gjė pėr njė Kosovė tė lirė,denimėt drakoniane tė ish-gjeneralėve dhe komandantėve me ligje ende tė Serbisė, shetitja e lirė e kriminelėve serbė nė teritorin e Kosovės, punėsimi i ish –bashkėpunėtorėve tė sistemit tė kaluar nė shumicėn e vendeve kyēe nė Institucione tė Kosovės dhe UNMIK-ut, injorimi total i invalidėve tė luftės si nga Qeveria poashtu edhe nga UNMIk-u,krijimi i hapėsirės pėr biznese mafioze tė disa pushtetarėve dhe ish kolaboracionistėve,statusi i pezulluar i Kosovės…/ mė tepėr


Njė fjalė zie pėr Rexhė Halimin

Shkruan: Xhafer SHATRI

1.
Nja njė muaj para se me dalė pranvera, nė karrigėn e parkut tė qytetit, jo larg Bahnhofit tė Zürichit, ku kishte punuar mbi 30 vjet rresht, e lėshoi zemra Rexhep Halimin, mėrgimtarin e vjetėr nga Ferizaj. Ishte hera e parė dhe e fundit qė atė dhe tė gjithė ata qė e kanė dashtė e respektuar i la nė baltė Zemra e tij fisnike.

2.
E kam njoftė kėtu e 22 vjet mė parė, nė Zurich dhe si sot me kujtohen duart e tij, duart e tij tė mėdha dhe fytyra e vrarė, portreti mė origjinal i mėrgimtarit tė Kosovės.../ mė tepėr


Kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli, ngushėllon familjen Hoti me rastin e vdekjes sė nėnės sė Ukshin Hotit

I dashur vėlla Afrim,

E nderuar motėr Myrvete, Hydajete e Resmie, si dhe gjithė familja e gjerė Hoti

Me pikėllim tė thellė morėm lajmin pėr vdekjen e nėnės suaj dhe nėnės sonė, nėnės Fatime, nėnės sė tė madhit Ukshin Hoti. Ju lutemi pranoni ngushėllimet mė tė thella nga anėtarėt dhe simpatizantėt e Lėvizjes Popullore tė Kosovės.

Dhembja ėshtė edhe mė e madhe pėr shkak tė rrethanave kur po ndahemi prej saj. Ajo priti se njė ditė Ukshini i saj dhe yni do tė trokas nė derė, do t’i kthehet nga ajo skėterrė serbe ku nuk po gjendet. Vdekja e ndėrpreu dėshirėn e saj tė fundit duke na lėnė tė gjithėve edhe mė tė pikėlluar.

Me pikėllim,

Nė emėr tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės

Kryetari Emrush Xhemajli

Prishtinė, mė 27 prill 2004


 

Fjala e Durmish Gashit, anėtar i KP tė LPK-sė, mbajtur nė varrimin e nėnės sė Ukshin Hotit 

Tė nderuarara motra e vėllezėr!
Tė nderuar ushtarė, familjarė tė dėshmorėve, invalidė tė luftės , veteranė, e ju pėrfaqėsues tė institucioneve!


Nuk e besoj tė ketė shqiptar qė nuk e ka njohur Nėnėn Fatime. Ajo, sot, po ndahet nga ne, por vetėm fizikisht. Ishte e pamundur, besoj, jo vetėm pėr mua, qė, sot, nė ceremoninė e dhembjes dhe krenarisė shqipatare bashkė, tė mos thuheshin disa fjalė, edhe pse e ndjej se vėrtetė janė shumė tė pafuqishme nė kėtė rast.
E kemi njohur Nėnėn e Madhe, mund tė thuhet, jo krejt nė rrethana normale. Por, dhe tani, po e pėrcjellim, gjithashtu, nė rrethana jo krejt tė zakonshme. Them kėshtu sepse ishte baca Ukė (Ukshin Hoti) qė na mundėsoi dhe na dha nderin qė ta njohim kėtė zemėrmadhe. Dhe ėshtė baca Ukė, prapė, qė na trazon shpirtin, nė pėrcjelljen e saj pėr nė amėshim. E dėrmuar nga jeta e vėshtirė, pasi qysh e re iu shua gjinia, si i themi, dhe mė pas, deri nė frymėn e fundit, me luftėn e pabarabartė kundėr sė keqės, Nėnėlokja na tha mė sė qarti: "Kjo s'ėshtė liria!".
Sa herė vinim pėr ta parė e pėr t'i thėnė njė fjalė zemre, shikimi dhe rrudhat e saj na akuzonin. Edhe e lodhur nga njė sėmundje e rėndė, ajo nuk pushoi me emrin e Ragipit nė gojė, me thirrjet qė t'i kthehej Ukshini dhe me mallin pėr Afrimin. E priti 5 vjet, na priti dhe neve qė tė dėshmoheshim. I priti institucionet dhe liderėt qė vetėm premtojnė liri, ta pėrmbushnin atė.
Ajo nuk e donte Ukshinin vetėm pėr Ukshinin dhe pėr veten. Ajo na dha lirinė dhe ne duhet ta kėrkojmė, ta fitojmė lirinė, ta lironim bacėn Ukė, i cili ende vazhdon tė mbahet nė errėsirė, dhe ėshtė mė se e sigurtė, jo vetėm tė Serbisė, por edhe tė elitės politike nė Prishtinė.
Nėna Fatime, sot, nuk shkon e qetė nė gjiun e kėsaj toke dhe nė qiellin shqiptar. Por nuk deshi tė rrij mė, pasi misionin e shenjtė e ka pėrmbushur tashmė.
Ajo ėshtė shembulli i sakrificės mė tė madhe shqiptare, me rritėn dhe kujdesin e madh, pėr Njeriun e Madh.
Nėna Fatime ėshtė nėna jonė e madhe.
I qoftė i lehtė dheu! Lavdi jetės sė saj!

Krushė e Madhe, mė 27
prill 2004


 MBLEDHJA E 7-TĖ E PĖRGJITHSHME

LPK-ja e pėrkushtuar nė bėrjen e shtetit tė Kosovės dhe krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė

Kryetar zgjedhet Emrush Xhemajli

Prishtinė, 24 prill – Sot, nė Sallėn e Kuqe tė Pallatit tė Rinisė, nė Prishtinė, ka zhvilluar punimet Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme e Lėvizjes Popullore tė Kosovės. Nė mbledhje kanė marrė pjesė 210 delegatė dhe mysafirė tė ftuarė.

Mbledhjen e ka hapur kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli. Pas fjalės sė hapjes, qė ka mbajtur kryetari Xhemajli, ėshtė zgjedhur Kryesia e Punės nė pėrbėrje Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta, Ilaz Kadolli dhe Qerim Pllana.

Pas zgjedhjes sė Kryesisė sė Punės, tė cilėn e ka kryesuar zėvendėskryetari i LPK-sė, Gafurr Elshani, kryetari Emrush Xhemajli ka paraqitur raportin e Kėshillit tė Pėrgjithshėm pėr punėn e LPK-sė ndėrmjet dy Mbledhjeve tė Pėrgjithshme.

Nė vazhdim anėtari i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, Remzi Hasani, ka lexuar letrėn pėrshėndetėse qė kishte dėrguar nga Burgu i Prishtinės, Abdyl Mushkolaj, anėtar i Kryesisė sė LPK-sė. Ndėrkaq, Demir Reshiti, anėtar i Kryesisė, ka lexuar fjalėn pėrshėndetėse tė dėrguar nga ish-udhėheqėsi i LPK-sė, Fazli Veliu, tash deputet nė Kuvendin e Maqedonisė, Meidin Kollari, nga Dega nė zvicėr ka lexuar letrėn e dėrguar nga kjo degė.

Mbledhjen e ka pėrshėndetur edhe veprimtari Besim R. Cengu nga Kukėsi, Fatmir Humolli, kryetar i LKĒK-sė, Ahmet Zherka nga SHBA, Ismail Haxhiu nga Ēikago, Dritėro Kadolli nga Londra, Ramadan Kurtaj, Enver Hyseni dhe Fadil Shyti nga Suedia.

Pas pėrshėndetjeve delegatė tė shumtė kanė diskutuar pėr raportin e Kėshillit tė Pėrgjithshėm pėr punėn e organizatės ndėrmjet dy mbledhjeve tė pėrgjithshme, raport i cili ėshtė miratuar mė pas.

Delegatėt kanė diskutuar edhe pėr projekt-programin dhe projekt-statutin e LPK-sė, tė cilėt pas disa vėrejtjeve e propozimeve janė miratuar.

Delegatėt kanė rizgjedhur pėr kryetar tė LPK-sė z.Emrush Xhemajli, si dhe kanė zgjedhur Kėshillin e Pėrgjithshėm prej 81 vetash, i cili javėn e ardhshme do tė zgjedh Kryesinė e LPK-sė.

Nė fund janė paraqitur rezolucionet e Mbledhjes sė 7-tė tė Pėrgjithshme, tė cilat, gjithashtu, pas disa vėrejtjeve dhe propozimeve janė miratuar.

Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme, e treta nė legalitet, ėshtė vlerėsuar si njė ngjarje historike pėr LPK-nė, organizatė e cila ka shėnuar rritje tė ndjeshme pas Mbledhjes sė 6-tė tė Pėrgjitshme.


Fjala e hapjes sė Mbledhjes sė 7-tė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė, paraqitur nga kryetari Emrush Xhemajli

 

Tė nderuar delegatė dhe delegate,

Tė nderuar pjesėmarrės tė Mbledhjes sė 7-tė,

Tė nderuar mysafirė,

Pėrfaqėsues tė mediave,

I nderuari pėrfaqėsues i OSBE-sė

Nė emėr tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, ju pėrshėndes dhe  ju uroj mirėseardhje nė Mbledhjen e 7-tė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė.

Sipas Statutit tė LPK-sė, neni 14 dhe nė vijim, Mbledhja e Pėrgjithshme e LPK-sė ėshtė organi mė i lartė vendimmarrės.

Pas njė pune intensive pėrgatitore, sot, jemi mbledhur tė bėjmė bilancin e punės sonė politike, tė organizimit e veprimit tė LPK-sė pėr dy vitet e shkuara dhe tė shrojmė njė vijė tė qartė tė punės pėr dy vitet e ardhshme.

Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme po mbahet nė kohėn kur Kosova ende ėshtė me status politik tė padefinuar, me gjendje armėpushimi dhe paqeje tė brishtė, e pa sigurtė pėr tė ardhmėn e vetė dhe e bllokuar nga pikėpamja e zhvillimit.

Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme po mbahet nė kohėn kur Kosova edhe pas 5 viteve vazhdon tė administrohet nga Misioni i Kombeve tė Bashkuara, nė kohėn kur, me gjithė pėrparimet fillestare ėshtė bllokuar jeta nė Kosovė, nė kohėn kur Serbia nė mėnyrė progresive ka rritur agresionin kundėr Kosovės, nė kohėn kur populli ynė nė qindra forma ėshtė duke shprehur revoltėn e tij tė ligjshme pėr kėtė gjendje, nė kohėn kur po zhvillohet njė politikė e egėr e diferencimit ideopolitik, por njėherit nė kohėn e shanseve tė mėdha pėr ecje pėrpara.

Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme po mbahet nė kohėn kur nė Kosovė vazhdon tė sundojė totalitarizmi dhe autokracia, ku nuk ka demokraci pėr shumicėn e qytetarėve tė Kosovės.

Pėrkundėr tė gjitha kėtyre vėshtirėsive Kosova po bėnė pėrpjekje tė dalė nga kjo gjendje e vėshtirė nė njė gjendje me perspektiva tė qarta pėr fatin e saj.

Duke ju falenderuar vitalitetit tė popullit tonė dhe trendeve tė zhvillimeve tė pėrgjithshme bashkėkohore nė nivel global ne kemi ecur deri kėtu dhe pikėrisht duke u mbėshtetur nė kėto zhvillime ne do tė ecim para dhe do tė dalim ngadhnjimtar nė rrugėn tonė tė lirisė, pamvarėsisė nga agresorėt, sovranitetit, integritetit, unjisimit tė vendit tė ndarė pėrdhunshėm dhe tė dinjitetit.

Nė kėtė drejtim LPK ka ditur, din dhe do tė dijė tė gjejė rrugė tė vėshtira, por tė kalueshme.

Ēdo Mbledhje e Pėrgjithshme e LPK-sė ka qenė ngjarje, edhe kjo e sotmja ėshtė e tillė.

Nė kėtė mbledhje duheshin tė ishin prezentė edhe ata qė u ndanė nga ne, veprimtarėt e LPK-sė dhe luftėtarėt e UĒK-sė, Avdi Muja dhe Rexhep Halimi. Pėr tė nderuar kujtimin e tyre, tė tė rėnėve nė protestat e muajit tė kaluar, si dhe tė gjithė dėshmorėve, ju ftojė tė mbajmė njė minutė heshtje.

Nė kėtė mbledhje mungon me arsye Abdyl Mushkolaj, i cili ėshtė arrestuar brutalisht dhe mbahet nė burg padrejtėsisht. Edhe pse ai nuk ėshtė kėtu, kėtu janė shokėt e tij. Jemi ne tė gjithė qė do tė punojmė pavarėsisht nga rrethanat.

Kam nderin e madh qė nė emėr tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė shpall tė hapur Mbledhjen e 7-tė tė Pėrgjithshme tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės.


Raporti i Kėshillit tė Pėrgjithshėm pėr punėn ndėrmjet dy mbledhjeve tė pėrgjithshme tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės

Lėvizja Popullore e Kosovės ka dėshmuar se ėshtė alternativė e veprimit, qė mund ta nxjerrė vendin nga kriza

Veprimtaria e LPK-sė u zhvillua nė kushte e rrethana kur skena jonė politike u rregullua nga OSBE-ja, kur qytetarėt e Kosovės u pėrcaktuan qė LPK-ja tė jetė nė opozitė me njė deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe  qė forcat e padėshmuara nė politikė ta kenė pushtetin.

Vendi ynė kishte shanse reale tė ecėn pėrpara, por si rrjedhim i politikės sė gabuar tė pushtetarėve: UNMIK-ut dhe koalicionit bashkėqeverisės, vendi u pėrshkua nga kriza tė pėrhershme zinxhirore. /mė tepėr


Letra pėrshėndetėse e Abdyl Mushkolajt, anėtar i Kryesisė sė LPK-sė, dėrguar nga Burgu i Prishtinės ku po mbahet padrejtėsisht 

I nderuari z.Kryetar i LPK-sė, Emrush Xhemajli

Tė nderuar dhe tė respektuar shokė tė LPK-sė

 

Ju pėrshėndes pėrzemėrsisht nga burgjet e UNMIK-ut, duke ju uruar qė Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme tė kalojė nė frymė pune dhe mirėkuptimi.

Tė dashur shokė, kam bindjen e plotė qė ju sė bashku me kryetarin tonė z.E.Xhemajli do tė dilni me detyra tė reja, sepse LPK-ja ka ditur di dhe do tė dijė tė ecė me hapa tė sigurtė pėrpara, tė cilėn, si nė tė kaluaren edhe nė tė ardhmen, e presin detyra dhe punė tė mėdha.

Unė, sot po ju mungoj jo me dėshirėn time, por tė atyre qė mė mbajnė peng tė politikės. Si dje edhe sot halė nė sy janė veprimtarėt e LPK-sė, qė nė rrugėn e nisur 23 vite mė parė nxorėn nga gjiri i saj tri ushtri tė lavdishme UĒK, UĒPMB dhe UĒK (kombėtare), tė cilat, tė udhėhequra nga LPK-ja, bėnė realitet amanetin e mijėra dėshmorėve.

Nė fund, unė shoku Juaj, jam me ju dhe do tė jem derisa tė jem gjallė!

 

Rroftė LPK-ja!

Rroftė UĒK-ja!

Lavdi dėshmorėve tė kombit!

 

Me nderime shoku Juaj Abdyl Mushkolaj

22.04.2004 nga Burgu i Prishtinės


 

Letra pėrshėndetėse e ish-udhėheqėsit tė LPK-sė, tash deputet nė Kuvendin e Maqedonisė, z.Fazli Veliu

Tė nderuar delegatė dhe delegate tė Mbledhjes sė 7-tė tė Pėrgjithshme!

E nderuara Kryesi udhėheqėse e mbajtjes dhe zhvillimit tė Mbledhjes sė 7-tė tė Pėrgjithshme!

Ju pėrshėndes me respekt tė veēanatė dhe uroj pėr delegimin dhe pjesėmarrjen nė kėtė Mbledhje tė Pėrgjithshme, duke ju dėshiruar kontribut tė suksesshėm dhe vendime mandatore vendimtare. Ju qė arrini kėtu nga tė gjitha shtresat e popullit, paēi vullnet dhe guxim qė t’i prezentoni dhe tė dėshmoni besimin e dhėnė, pėr tė zhvilluar me sukses punimet e Mbledhjes sė 7-tė tė Pėrgjithshme, pėr tė marrė dhe realizuar detyrat gjatė mandatit tuaj.

Tė nderuar pjesėmarrės tė Mbledhjes sė 7-tė tė Pėrgjithshme!

Rrallėkush besonte para viteve 1981, 1984, 1989, 1997 se mund tė bartėnim njė peshė tė pamatur, siē ishte ajo e LPK-sė dhe UĒK-sė.

Rrallėkush mund tė besojė, sot, te bartja e peshės tjetėr me motivim tė ri pėr tė zgjidhur ēėshtjen e Kosovės dhe tė kombit.

Atė e bartėn shokėt tanė: Veprimtarėt e devotshėm dhe luftėtarėt e rėnė-legjendarė. Mesazhet e tyre po barten edhe nga ju, anėtarė dhe delegatė tė LPK-sė.

Tė nderuar delegatė!

Ju qė u zgjodhėt nga radhėt e bazės pėr tė pėrfaqėsuar atė, shfaqni para tė gjithėve guximin qė tė prezentoni gjendjen reale, ēėshtjet e ngutshme tė meseve nga vini. Ju dhe populli duhet tė finalizoni statusin e Kosovės, ngase ju jeni pėrfaqėsuesit legjitimė dhe vendimtarė.

Njė anėtarėsi me veprimtarė tė dėshmuar, njė popull me traditė trimėrie, pėrpjekje lufte, duhet tė marrė mbi vete fatin dhe detyrimin kombėtar. Tanimė ju nuk jeni anonim, tė anėsuar, tė largėt, tė papėrkrahur, por tė emėruar, tė pranishėm, tė afėrt, mandatorė tė padiskutueshėm tė ēėshtjes sonė. Veproni sė bashku qė tė arrijmė te qėllimi i pėrbashkėt.

Vendimet tuaja i mbėshtesim fuqimisht.

Mesazhi ynė: Tė kurorėzojmė pėrpjekjet dhe luftėn e popullit tonė tė dėshmuar nė fundshekullin qė lamė pas dhe nė fillim tė shekullit tė ri.

Rroftė Mbledhja e Pėrgjithshme!

Rroftė populli shqiptar!

 

Fazli Veliu

Shkup, mė 24 prill 2004

 


 KONFERENCĖ SHTYPI

LPK mban nesėr Mbledhjen e 7-tė tė Pėrgjithshme

Prishtinė, 23 prill – Zėvendėskryetari i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, Gafurr Elshani, nė njė konferencė shtypi ka njoftuar edhe njėherė gazetarėt me vendimin e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė kėsaj organizate, tė datės 20 janar, pėr thirrjen e Mbledhjes sė 7-tė tė Pėrgjitshme, i cili ėshtė marrė nė pajtim me statutin e organizatės. 

Pėr mbajtjen e mbledhjes, kemi njoftuar anėtarėsinė tonė, sipas detyrimit qė del nga statuti, institucionet e vendit dhe OSBE-nė.

Nė vazhim Elshani ka paraqitur njė historik tė shkurtėr tė mbledhjeve tė pėrgjithshme.

Mbledhja e Parė e Pėrgjithshme e LPK-sė ėshtė mbajtur nė vitin 1987, nė Zvicėr, ku gjithashtu ėshtė mbajtur edhe Mbledhja e Dytė e Pėrgjithshme, nė vitin  1989. Mbledhja e Tretė e Pėrgjithshme, ėshtė mbajtur nė vitin 1991 nė Kosovė, nė fshatin Ujmirė. Kjo Mbledhje ėshtė mbajtur nė kushte tė ilegalitetit tė thellė, njėlloj si edhe Mbledhja e Katėrtė e Pėrgjithshme, e cila ėshtė mbajtur nė Prishtinė, nė vitin 1993. Dy mbledhjet tjera: e Pesta (2000) dhe e Gjashta (2002), janė mbajtur nė Prishtinė nė kushte tė legalitetit, nė  mėnyrė plotėsisht transparente.

Pėr mbajtjen e Mbledhjes sė 7-tė  tė Pėrgjithshme, janė marrė tė gjitha masat pėrgatitore. Kėshilli i Pėrgjithshėm ka lėshuar thirrjen me kohė. Janė caktuar komisionet e Mbledhjes: Komisioni pėr Ēėshtje Programore dhe Statutare, me kryetar Gafurr Elshanin; Komisioni i Verifikimit tė Mandateve me kryetar Durmish Gashin, Komisioni Teknik  me kryetar Naim Zhitin; ndėrsa komisionet tjera, siē ėshtė ai i Protokolit, Komisioni i Mbikėqyrjes sė Zgjedhjeve, dhe Komisioni pėr shqyrtimin e shkresave drejtuar Mbledhjes, do tė zgjedhen nė mbledhje drejtpėrsėdrejti nga delegatėt.

Kėshilli i Pėrgjithshėm ka afatizuar mbajtjen e mbledhjeve tė pėrgjithshme zgjedhore tė Rretheve; ka pėrcaktuar kriteret e zgjedhjes sė delegatėve dhe afatet e dėrgimit tė vėrejtjeve programore e statutare.

Brenda afatit tė caktuar, nė 19 Rrethe tė LPK-sė, janė mbajtur Mbledhjet e Pėrgjithshme, ku ėshtė bėrė bilanci i punės, dhe janė bėrė zgjedhjet e organeve drejtuese tė LPK-sė. Nga kėto mbledhje, nė 6 Rrethe, delegatėt e kanė parė tė udhės qė tė zgjedhin kryetarė tė rinj. Janė bėrė ndryshime dhe zgjerime nė organet drejtuse tė Rretheve, nė kryesitė dhe kėshillat e Rretheve, dhe janė zgjedhur mbi 250 delegatė qė do ta pėrfaqėsojnė bazėn nė Mbledhjen e 7-tė tė Pėrgjithshme.

Nė fund zėvendėskryetari Elshani ka njoftuar gazetarėt me rrjedhėn e Mbledhjes sė 7-tė Pėrgjithshme.

Rrjedha e Mbledhjes do tė jetė kėshtu:

Seanca e Parė

- Hapja e Mbledhjes.

- Raporti i verifikimit tė mandateve nga ana e Komisionit pėrkatės

- zgjedhja e Kryesisė sė Punės e cila do tė drejtojė mbledhjen,

- aprovimi i rendit tė punės,

- Raporti i Punės sė Kėshillit tė Pėrgjithshėm pėr Mbledhjen e 7-tė tė Pėrgjithshme nga Kryetari i LPK-sė Emrush Xhemajli.

- Pėrshėndetja e mysafirėve.

Seanca e dytė  

- Zgjedhja e komisioneve pėr mbarėvajtjen e mbledhjes.

- Raporti i punės nga Kėshilli Mbikėqyrės

- diskutimet rreth raportit kryesor dhe aprovimi i tij.

- shqyrtimi dhe aprovimi i ndryshimeve programore dhe statutare.

Zgjedhjet

- zgjedhja e Kryetarit tė LPK-sė,

- zgjedhja e Kėshillit Mbikėqyrės

- zgjedhja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm prej 81 vetash.

- zgjedhja e kryesisė prej 15 anėtarėsh ( Kryesia zgjedhet nga Kėshilli i Pėrgjithshėm, i cili do tė mbajė mbledhjen e parė menjėherė pas pėrfundimit tė votimeve).

Votimi i kandidatėve dė tė jetė i fshehtė dhe me mė shumė kandidatė.

Seanca e fundit

- aprovimi i rezolucioneve tė Mbledhjes

- Lėshuarja e komunikatės pėr mjete tė informimit lidhur me ecurinė dhe vendimet e Mbledhjes sė 7-tė tė Pėrgjithshme tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės.


Zhvilloi punimet Mbledhja e Pėrgjithshme e nėndegės sė LPK-sė nė Gjermani

Raportin e kryesisė sė nėndegės e paraqiti kryetari Gėzim Osmani, i cili theksoi se qė nga formimi i kėsaj kryesie ėshtė marrė kontakt me tė gjitha kėshillat popullorė, si dhe me anėtarė tė LPK-sė tė cilėt nuk janė tė pėrfshirė nė ndonjė kėshill, dhe po shihen mundėsitė e formimit tė kėshillave popullorė. “Janė organizuar disa tubime me bashkatdhetarė, nė vende tė ndryshme nė Gjermani. Njė tubim i tillė do tė mbahet nė fillim tė muajit Maj. Gjithashtu ėshtė bėrė njė punė e mirė rreth iniciativės qytetare”, ka thėnė ndėr tė tjera nė raportin pėr punėn dyvjeqare tė nėndegės, kryetari Osmani. Ndėrsa raporti financiar ėshtė paraqitur nga arkatari.

Nė pjesėn e dytė tė mbledhjės, u zgjodh edhe kryesia e re prej pes anėtarėsh si dhe njė delegat pėr Mbledhjen e Shtatė tė Pėrgjithshme.

Nė mbledhje u diskutua edhe pėr kahjet e aktiviteteve si dhe pėr detyrat e reja pėr anėtarėt e LPK-sė nė Gjermani si: vendosja e lidhjeve mė tė forta mes Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe Kryesisė sė nėndegės; rritja e disciplinės organizative; organizime tė tubimeve me bashkatdhetarė; angazhim mė i madh nė zgjerimin e radhėve; si dhe zbatimin e vendimeve tė Mbledhjės sė Shtatė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė.

Nė emėr tė Kryesisė sė nėndegės sė LPK-sė nė Gjermani, i ėshtė dėrguar njė telegram pėrshėndes Mbledhjes sė Shtatė tė Pėrgjithshme.

Zyra pėr informacion e LPK-sė


FORUMI RINOR I LPK-SĖ NĖ MITROVICĖ MBAN MBLEDHJEN ZGJEDHORE

Kryetar u zgjodh Pėrparim Qena

Forumi Rinor i LPK-sė nė Mitrovicė, ka mbajtur mė 19 prill, mbledhjen e vetė zgjedhore, nė tė cilėn u zgjodh kryesia e kėtij forumi. Kryetar u zgjodh Pėrparim Qena, sekretar Blerim Hasani, arkatar Muhamet Fejza.

Tė zgjedhurit, para delegatėve, u zotuan se do tė punojnė dhe do tė jenė aktiv nė realizimin e programit tė LPK-sė, realizimi i tė cilit ėshtė i dobishėm jo vetėm pėr rininė e kėsaj komune, por nė pėrgjithėsi pėr ēėshtjen shqiptare.


Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė, mban mbledhjen e fundit nė kėtė pėrbėrje

Janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr Mbledhjen e Shtatė tė Pėrgjithshme

Prishtinė, 17 prill - Tė shtunėn, nė Prishtinė, ėshtė mbajtur mbledhja e Kėshillit tė Pėrgjitshėm tė LPK-sė, e cila njėherit ėshtė mbledhja e fundit e kėshillit nė kėtė pėrbėrje. Temė qendrore e diskutimeve nė kėtė mbledhje, ishin pėrgatitjet e bėra pėr mbajtjen e Mbledhjes sė Shtatė tė Pėrgjithshme zgjedhore, e cila parashihet qė t’i zhvillojė punimet tė shtunėn e ardhshme, mė 24 prill 2004. Nė fillim tė mbledhjes, nga kryetari Xhemajli, por edhe nga pjesėmarrėsit tjerė, ėshtė ngritur shqetėsimi pėr arrestimin e anėtarit tė Kryesisė qendrore tė LPK-sė, Abdyl Mushkolajt, arrestimi i tė cilit ėshtė vlerėsuar se ėshtė bėrė me prapavi tė caktuar politike. “Ne si Kryesi e LPK-sė, jemi tė bindur nė pafajėsinė e Abdylit, dhe mbajtja e tij nė arrest po bėhet pa kurrfarė tė drejte”, ka thėnė kryetari Xhemajli. Nė vazhdim tė mbledhjes, ėshtė raportuar pėr pėrgatitjet qė ka bėrė Kryesia pėr mbajtjen e Mbledhjes sė Shtatė tė Pėrgjithshme zgjedhore. Vend me rėndėsi nė mbledhje i ėshtė kushtuar edhe raportit tė punės tė Kėshillit tė Pėrgjithsėm tė LPK-sė pėr periudhėn nė mes tė dy Mbledhjeve tė Pėrgjithshme. Raporti nė fjalė ėshtė paraqitur nga kryetari Emrush Xhemajli, dhe i njėjti ėshtė miratuar me shumicė votash, pas diskutimeve dhe plotėsimeve tė anėtarėve tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm qė ishin tė pranishėm nė mbledhje. Nė mbledhje ėshtė bėrė edhe hartimi i projektlistės sė kandidatėve tė mundshėm pėr anėtarė tė pėrbėrjes sė re tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm qė do tė dal nga Mbledhja e Shtatė e Pėrgjithsme. Kjo listė do tė plotėsohet me emra tė kandidatėve tjerė tė propozuar nga delegatėt e  Mbledhjes. 

Zyra pėr informacion e LPK-sė

Demir Reshiti, sekretar pėr Marrėdhėnie me Publikun


 ZĖRI I KOSOVĖS

 

RECENSION

MONOGRAFI PĖR KUKĖSIN ’99

Besim R. Cengu, ”Pėrmasat e mbijetesės”, Luma, Kukės, 2003

Shkruan: Abdyl KADOLLI

Monografia publicistike  “Pėrmasat e mbijetesės” e autorit Besim R. Cengu ėshtė njė dėshmi tronditėse pėr dramėn e eksilit  shqiptar nė fund tė shekullit tė pėrgjakshėm. Libri do tė mund tė quhej ndryshe edhe Kukėsi’99.

I vetėdijshėm se ‘’vetėm kur shkruhet historia, nuk harrohet’’, autori nga pikėvėshtrimi i Kukėsit rrezaton pėrmasat e kėsaj drame kombėtare nė katėr kapituj: “Reflektime”,“Kronika e krizės”, “Mundja e kaosit” dhe “Plagėt e hapura”./ mė tepėr


 

Kosova ka nevojė pėr liri, pėr ekonomi, pėr demokraci, pėr arsim e kulturė, por jo pėr hetues e prokurorė, zoti Holker

 

 

Shkruan: Xhevat BISLIMI

Prishtinė, 12 prill - Tė gjitha mjetet e njoftimit na “gėzuan” edhe me njė lajm: Holkeri ka kėrkuar njėqind policė hetues dhe gjashtė prokurorė pėr tė ndihmuar nė gjetjen, kapjen dhe dėnimin e atyre qė “prodhuan” ngjarjet e 17 dhe 18 marsit! Kėtė “sihariq” e dėshmon edhe zėdhėnėsi i shtyllės sė parė tė UNMIK-ut, Niraxh Sing, i cili pohon se tė dyshuarit pėr ngjarjet e 17 dhe 18 marsit nuk do tė ndiqen me Kodin Penal tė Kosovės, por me ligjet e aplikueshme tė njė shteti tashmė tė harruar, RSFJ-sė dhe Serbisė!!! Kur kanė qenė kaq ligje tė drejta s’di pse nuk i kanė “aplikuar” nė Bashkimin  Evropian dhe nė vendet e tyre?! Politika, filozofia dhe praktika e UNMIK-ut (Bashkėsisė Ndėrkombėtare) po na del si shumė nostalgjike pėr Republikėn Socialiste Federative tė Jugosllavisė!

Kėrkesa e Holkerit pėr hetues dhe prokurorė tė rinj, qė do tė ndiqnin, hetonin dhe akuzonin shqiptarė tė pakėnaqur me politikėn e tij dhe tė atyre, qė ai pėrfaqėson nė Kosovė, ngjanė si dy pika uji me politikėn dhe kėrkesat e Beogradit, qė kėrkonte burgosjen e ēdo shqiptari, qė kėrkonte liri, tė drejta dhe republikė. Kėtė gjė po e kėrkon edhe sot Beogradi i Sheshelit dhe Koshtunicės. Mirėpo, Holkeri dhe ata, qė qėndrojnė prapa tij duhet ta kenė tė qartė se nuk ka burg, qė mund t’i nxė shqiptarėt, qė kėrkojnė liri, punė, bukė, dituri, kulturė dhe demokraci (jam i bindur se do tė kėrkojnė edhe mė shumė dhe mė me kėmbėngulje). Ēėshtja e Kosovės dhe ajo shqiptare pėrgjithėsisht nuk mund tė zgjidhet me dhunė (qoftė ajo edhe nė emėr tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare), duke shtuar numrin e ushtarėve, policėve, hetuesve, prokurorėve e burgjeve. Populli i Kosovės asnjėherė nuk ėshtė thyer dhe nėnshtruar nga masat represive. Represioni dhe dhuna e organizuar ndaj popullit tė pushtuar shqiptar ka dhėnė efekte tė padėshiruara pėr pushtuesit, ka prodhuar Luftė Ēlirimtare. Kaq gjė ėshtė dashur tė mėsojė Evropa, OKB-ja dhe tė gjithė ata qė mendojnė dhe besojnė nė “mrekullinė” e represionit qė mund tė ushtrojnė ushtarėt, policėt, hetuesit e prokurorėt… Nė Kosovė, zoti Holker dhe ju zotėrinj ndėrkombėtarė ka tepricė (me bollėk) tė ushtarėve, policėve, hetuesve, shėrbimeve informative, prokurorėve e gjykatėsve tė huaj. Nė Kosovė, zoti Holker dhe zotėrinj evropianė, na mungon (shumė) liria, na mungojnė liritė dhe tė drejtatė kombėtare, demokratike, politike e qytetare, na mungon puna, zhvillimi ekonomik, demokracia, siguria, drita, uji, arsimi e tė tjera. Holkeri dhe ata qė qėndrojnė prapa tij do tė bėnin mirė tė ndiqnin njė politikė tė urtė, gjakftohtė dhe paqėsore nė Kosovė. Hapi i parė, qė do tė duhej tė bėnit, pėr njė paqe dhe siguri tė qėndrueshme, pėr njė zgjidhje afatgjate, do tė ishte njohja dhe zbatimi i tė drejtės sė Kosovės pėr vetėvendosje-referendum, me tė cilin do tė deklarohej populli i Kosovės nėse ėshtė pėr pavarėsi, pėr bashkim me Shqipėrinė, etj. Hapi i dytė do tė ishte tėrheqja “normale” (e shkallėshkallėshme) e UNMIK-ut. Kosova dhe shqiptarėt janė tė interesuar mė shumė se ēdokush tjetėr nė kėtė rruzull tokėsor pėr krijimin e njė shoqėrie normale, tė zhvilluar, demokratike dhe tė qytetėruar, pėr krijimin e njė vendi dhe rajoni tė qetė, ku secili njeri do tė ndjehej i lirė, i sigurtė, i qetė dhe i barabartė. Por kjo nuk mund tė bėhet duke bashkėpunuar dhe biseduar me Beogradin. Prandaj, zoti Holker dhe zotėrinj ndėrkombėtarė ndihmojeni kėtė vend dhe kėtė pjesė tė Evropės tė ecė nė rrugėn e lirisė dhe demokracis. Ju mund tė thoni: “Ndihmojeni vetėveten”! Kėtu keni tė drejtė dhe nuk keni, sepse Ju (Bashkėsia Ndėrkombėtare) i keni “uzurpuar” dhe i “kontrolloni” liritė dhe tė drejtatė themelore tė Kosovės dhe tė popullit tė saj liridashės. Kujtoj se Kosova dhe kombi shqiptar kanė bėrė shumė pėr lirinė e tyre, por na duhet edhe pėrkrahja dhe ndihma juaj. Kjo ėshtė rruga, ky ėshtė interesi i Kosovės dhe i kombit shqiptar, por (padyshim) edhe i rajonit dhe Evropės e mė gjerė. Cilado rrugė tjetėr do tė ketė rreziqe dhe pasoja tė mėdha pėr paqen dhe sigurinė nė rajon e mė gjerė…

 


KĖSHILLI I RRETHIT TĖ LPK-SĖ NĖ BESIANĖ MBAJTI MBLEDHJEN E PĖRGJITHSHME

Kryetar u zgjodh Avdi Gjata, profesor i historisė

Mė 11 prill, ėshtė mbajtur Mbledhja e Pėrgjithshme e Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Besianė, ku pėrveē delegatėve morėn pjesė edhe kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli, anėtari i Kryesisė qendrore Naim Zhitia, mysafirė nga subjektet politike qė veprojnė nė kėtė komunė, prindėrit e dėshmorėve, Ali Ajeti dhe Afrim Zhitia (baca Adem dhe baca Osman), si dhe mysafirė tė tjerė.

Kjo ėshtė Mbledhja e tretė e rregullt e Pėrgjithshme e Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Besianė.

Zoti Xhemajli foli pėr situatėn politike, pėr aktivitetin e pėrgjithshėm tė LPK-sė dhe pėr ēėshtje tė tjera.

Pas diskutimeve qė pasuan pas paraqitjes sė raportit tė punės, u zgjodh Kėshilli i Pėrgjithshėm 21 anėtarėsh i KRR tė LPK-sė nė Besianė, Kryesia 11 anėtarėshe, ndėrsa kryetar u zgjodh Avdi Gjata, profesor i historisė. Nė kėtė mbledhje u zgjodhėn edhe 20 delegatė pėr Mbledhjen e VII tė Pėrgjithshme, qė do tė mbahet mė 24 prill nė Prishtinė.


Kėshilli i Rrethit tė LPK-sė nė Mitrovicė mbajti Mbledhjen e Pėrgjithshme zgjedhore

Ismet Kadriu – kryetar i KRR tė LPK-sė nė Mitrovicė

Tė dielen, mė 11 prill, nė Mitrovicė ėshtė mbajtur Mbledhja e Pėrgjithshme zgjedhore e Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė pėr kėtė komunė. Nė Mbledhje, ishte i pranishėm edhe kryetari Emrush Xhemajli i cili ka mbajtur njė fjalim pėrpara delegatėve. Fjalėn hyrėse e ka mbajtur kryetari i KRR Ismet Kadriu, ndėrsa raportin pėr punėn dyvjeēare tė kėshillit e ka paraqitur nėnkryetari Elez Rexha.

Pas miratimit tė raportit, u bė votimi pėr kryesinė e re si dhe u zgjodhėn delegatėt pėr Mbledhjen e 7-tė tė Pėrgjithshme.

Kryesia 9 anėtarėshe pėrbėhet nga: Ismet Kadriu, Elez Rexha, Basri Ahmeti, Besim Qena, Xhemajl Tahiri, Asllan Bilalli, Xhemajl Hyseni, Blerim Breznica dhe Muhamet Hyseni. Pėr kryetar, njėzėri ėshtė rizgjedhur Ismet Kadriu, sekretar Elez Rexha dhe arkatar Basri Ahmeti.

Zyra pėr informacion e LPK-sė


Zhvilloi punimet Mbledhja e Pėrgjithshme zgjedhore e Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Sharr

Demir Reshiti,  sėrish kryetar 

Sharr, 11 prill - Tė shtunėn, nė sallėn e madhe tė Kuvendit Komunal tė Sharrit, Kėshilli i Rrethit tė LPK-sė pėr kėtė komunė, ka mbajtur Mbledhjėn e Pėrgjithshme zgjedhore. Krahas delegatėve qė vinin nga tė gjitha lokalitetet ku ka shtrirje LPK-ja nė kėtė komunė, ishin tė pranishėm edhe Durmish Gashi, anėtar i Kryesisė qendrore si dhe Halil Ēadraku nga K.Rr. i Prizrenit, tė cilėt i kanė pėrcjellė pėrshendetjet e tyre kėsaj mbledhjeje.

Raportin pėr punėn brenda dy mbledhjeve tė pėrgjithshme, e ka paraqitur kryetari i Kėshillit, Demir Reshiti, i cili ka vlerėsuar kėtė Kėshill si njėrin ndėr kėshillat mė tė suksesshėm nė Kosovė. “Ēelėsi i rezultateve tė kėtij kėshilli, ka qenė mbėshtetja nė forca tė reja, nė kuadro tė devotshėm tė moshės relativisht tė re tė cilėt kanė pėrqafuar konceptin politik tė LPK-sė. Kryesia e Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Sharr, ėshtė pėrpjekur qė brenda rrethanave dhe kushteve nė tė cilat ka funksionuar, t’i realizojė detyrat e dala nga programi dhe nga strukturat organizative nė linjė vertikale.

Falė kėtyre angazhimeve, me njė punė vetmohuese, arritėm qė gati ta dyfishojmė numrin e votave nė kėto zgjedhje, duke u radhitur si subjekti i tretė politik nė komunė ndėr subjektet shqiptare, pas LDK-sė dhe PDK-sė, kėshtu qė siguruam njė vend nė Asamblenė Komunale”, ka thėnė Reshiti. Kryetari Reshiti, nė raportin e tij ka folur edhe pėr angazhimet e kėtij kėshilli nė jetėsimin e projektit pėr formimin e Unionit Shqipėri-Kosovė. “Nė grumbullimin e nėnshkrimeve pėr peticionin drejtuar Kuvendit tė Kosovės me kėrkesėn pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė, arritėm rezultate tė konsideruara duke u radhitur ndėr komunat mė tė suksesshme nė nivel tė Kosovės”, ka thėnė Reshiti. Ai, gjithashtu, ka paraqitur edhe raportin e punės sė tij si kėshilltar nė Asamblenė Komunale tė Sharrit. “Ndonėse vetėm me njė deputet dhe pa fuqi vendimmarrėse, zėri i LPK-sė nė Asamblenė Komunale, lirisht mund tė themi se ėshtė mė i gjalli. Nė tė shumtėn e rasteve, pėr fat tė keq, ngelėt zėri i vetėm opozitar nė kėtė Asamble. Pėrkundėr pengesave dhe shantazheve tė shumėta qė i bėhen pėrfaqėsuesit tė vetėm tė LPK-sė nė Asamblenė Komunale, diskutimet, qėndrimet dhe propozimet e LPK-sė nė frymėn e mbrojtjes sė interesave kombėtare, nė radhė tė parė, dėshmojnė pėr pėrfaqėsim dinjitoz tė kėtij subjekti nė asamble, duke pėrfituar kėshtu gjithnjė e mė tepėr simpatinė e qytetarėve tė komunės sonė”, ka thėnė Reshiti.

Mė pas, me vota tė fshehta, janė zgjedhur organet e LPK-sė nė nivel rrethi. Fillimisht ėshtė zgjedhur Kėshilli i Pėrgjithshėm prej 31 anėtarėsh e mė pas edhe kryesia prej 15 anėtarėsh, si dhe 15 delegatė qė do ta pėrfaqėsojnė kėtė kėshill nė Mbledhjen e Shtatė tė Pėrgjithshme, e cila mbahet mė 24 prill nė Prishtinė. Kryetar i kėshillit u rizgjodh Demir Reshiti, sekretar Zijadin Meleqi, nėnkryetar Sedar Shabani dhe arkatare Lumnije Selimi. 

Kryetari i rizgjedhur Demir Reshiti, duke u falenderuar pėr besimin e dhėnė, ndėr tė tjera ka thėnė: “Sot mund tė krenohemi se LPK-ja ėshtė shtrirė pothuajse nė ēdo lokalitet tė komunės sė Sharrit dhe rreth saj janė duke u bashkuar gjithnjė e mė tepėr anėtarė nga shtresa tė ndryshme tė popullatės, nė radhė tė parė ish-ushtarė tė UĒK-sė, intelektualė, studentė e punėtorė. Unė kam besim tė plotė nė shokėt qė do tė mė ndihmojnė pėr ta kryer me nder e dinjitet kėtė punė, dhe, tė jeni tė sigurt se LPK-ja si flamurtare e procesit tė bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė nė tė ardhmėn do tė jetė njėra nga subjektet politike mė tė fuqishme politike nė komunėn e Sharrit”.

Nė fund, ėshtė organizuar ceremonia e pranimit tė 21 anėtarėve tė rinj nė radhėt e LPK-sė. Kėtyre anėtarėve, ua dorėzoi librezat anėtari i Kryesisė qendrore Durmish Gashi.


PRONONCIM I LĖVIZJES POPULLORE TĖ KOSOVĖS LIDHUR ME ARRESTIMIN E VEPRIMTARIT ABDYL MUSHKOLAJ

Ėshtė arrestuar ish-komandanti i UĒK-sė dhe veprimtari i LPK-sė, Abdyl Mushkolaj

Prishtinė, 10 prill - ora 17:30

Sot, nė qendėr tė Deēanit, nė lokalin Planet X, nė orėn 12.30, ėshtė arrestuar anėtari i Kryesisė sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės dhe kryetar i vetaranėve tė UĒK-sė nė Dukagjin, ish-komandant i Gardės sė UĒK-sė pėr Zonėn e Dukagjinit, kolonel Abdyl Mushkolaj. Veprimtari Abdyl Mushkolaj ėshtė prangosur nga Njėsia policore e UNMIK-ut,  karabinieria,  xhandarmėria dhe kontigjenti italian i KFOR-it, tė shoqėruar edhe me helikopter  dhe me pjesėtarė tė Shėrbimit Policor tė Kosovės. Te veprimtari Abdyl Mushkolaj nuk ėshtė gjetur asnjė send i jashtėligjshėm, ndėrsa pėr motivet e arrestimit ende nuk dihet asgjė.  Deri mė tash ai nuk ėshtė liruar. LPK ėshtė e bindur se nuk ka asnjė arsye qė Abdyl Mushkolaj tė mbahet nė paraburgim. Ditė mė parė ngjashėm ėshtė arrestuar anėtari tjetėr i Kryesisė sė LPK-sė Metush Zenuni, i cili ėshtė liruar pas 5 ditėsh.

Kryetari i LPK-sė

Emrush Xhemajli


U MBAJT MBLEDHJA ZGJEDHORE E KĖSHILLIT TĖ RRETHIT TĖ LPK-SĖ NĖ PRISHTINNĖ

Kryetar u zgjodh Naim Zhitia

Sot, mė 10 prill 2004, nė Prishtinė u mbajt Mbledhja Zgjedhore e Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Prishtinė.
Nė mbledhje mori pjesė edhe kryetari i LPK-sė Emrush Xhemajli.

Nė mbledhje u zgjodh Kėshilli i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Rrethit nė Prishtinė prej 21 anėtarėsh, 20 delegatė pėr Mbledhjen e VII tė Pėrgjithshme tė LPK-sė, qė do tė mbahet nė Prishtinė mė 24 prill 2004, Kryesia e re 11-anėtarėshe e KRR tė LPK-sė nė Prishtinė, ndėrsa kryetar u zgjodh Naim Zhitia, nėnkryetar Fazli Maloku, sekretar i pėrgjithshėm Shemsi Bushi, arėkatar Gėzim Hyseni dhe sekretar pėr marrėdhėnie me publikun Florim Isufi.

Zyra pėr Informacion e KRR tė LPK-sė nė Prishtinė


NĖ SELINĖ E LPK-SĖ, NĖ PRISHTINĖ, U PRIT PĖRFAQĖSUESJA E KRYQIT TĖ KUQ NDĖRKOMBĖTAR

XHEMAJLI: Nėse ēėshtja e tė zhdukurve politizohet ne do tė reagojmė

Prishtinė, 6 prill - Tė martėn selinė e LPK-sė, nė Prishtinė, e ka vizituar Pascal Meige, kryetare e Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar pėr Kosovėn. Zonjėn Megie e ka pritur kryetari Emrush Xhemajli i shoqėruar nga Gafurr Elshani, zėvendėskryetar dhe Ilaz Kadolli, veprimtar. Takimi ėshtė zhvilluar me kėrkesėn e zyrtares sė Kryqit tė Kuq, Pascal Meige, nė kuadėr tė projektit tė saj pėr tė informuar institucionet dhe partitė politike pėr aktivitetin e Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar nė Kosovė. "Ngjarjet e para tri javėve kanė detyruar Kryqin e Kuq qė tė ndryshojė aktivitetin nė terren. Mirėpo ēėshtje kryesore e Kryqit tė Kuq ėshtė ēėshtja e personave tė zhdukur, nė aspektin humanitar, ēėshtja e vizitave nėpėr burgje e tė burgosurve si dhe pėrhapja e njohurive pėr tė drejtėn humanitare", ka thėnė Pascal Megie.

Kryetari Emrush Xhemajli, pasi ka falenderuar pėrfaqėsuesit e Kryqit tė Kuq pėr informacionet, i ka njoftuar ata me qėndrimin e LPK-sė rreth tė zhdukurve. "Ēėshtja e tė zhdukurve, nuk e ka vendin nė Standarde, as nė dialog me Beogradin, e as nė ēėshtje teknike. Ata duhet tė kthehen pa asnjė kusht. Kjo ēėshtje nuk duhet tė lidhet me ēėshtjen e pajtimit shqiptaro-serb. A pajtohet Kosova me Serbi apo jo, kjo nuk duhet tė lidhet me tė zhdukurit. Nėse ēėshtja e tė zhdukurve nuk trajtohet e veēantė dhe lidhet me ēfarėdo ēėshtje tjera, kjo do tė ishte politizim. Nė kėtė rast, ne do tė jemi tė detyruar qė tė reagojmė si subjekt politik", ka thėnė kryetari Xhemajli. Ai gjithashtu ka bėrė tė ditur se pėr tė gjithė ėshtė e qartė se terapia e quajtur „Standardet para Statusit“, ka ngjallur alergji tė skajshme te populli shqiptar, qė tashmė ėshtė bėrė figurativisht njė pacient. Megjithatė pėrsėri me kryeneqėsi UNMIK-u ndjek tė njėjtėn terapi, nė vend tė tri faqeve "standarde", tani ka publikuar 48 faqe standarde para statusit tė vendit. Vetėkuptohet se alergjija do tė jetė shumė mė e madhe. Si do tė shfaqet ajo, askush nuk do tė jetė mė nė gjendje ta dijė.

"Problemet nė Kosovė janė politike. Ato kėrkojnė zgjidhje politike. Zgjidhjet policore dhe represive nuk kanė dhėnė dhe nuk do tė japin rezultate", ka pėrfunduar kryetari Xhemajli.

Zyra pėr Informacion e LPK-sė


Izolimi nė birucė

“Mė liruan nga arresti, nga mbajtja nė kampin bondsteel, mė 2 prill. Je i lirė, mė thanė ata qė mė morėn nė pyetje”. Kėshtu i deklaroi gazetės “Epoka e re”, tė dielėn, nė orėt e pasditės, Metush Zenuni, kryetar i Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Kaēanik.

Blic-biseda me Zenunin rrodhi nė Kaēanik, tek Ura e Konakut. Bashkėbiseduesi, paksa i shqetėsuar, rrėfeu se shkas i arrestimit tė tij ishte protesta e 17 marsit nė Kaēanik. Ai foli pėr ēastin e arrestimit dhe tė bastisjes sė shtėpisė sė tij nė fshatin Duraj tė Kaēanikut. “Shtėpinė time mė 28 mars e rrethuan nja 50 ushtarė tė KFOR-it polak. Bastisja zgjati prej orės 04 – deri nė orėn 08 tė mėngjesit. Mua mė arrestuan, m’i lidhėn duart, jo nė prani tė familjes, por kur mė futėn nė makinėn e tyre. Mė dėrguan nė kampin Bondsteel”.

EPOKA E RE: A e keni parė ndonjė tė arrestuar nė kėtė kamp?

ZENUNI: Jo, nuk e kam parė askė, meqė mua mė futėn nė njė birucė, mė mbajtėn tė izoluar. Ushtarakėt e kėtushėm mė morėn nė pyetje disa herė. Pėr ēdo seancė tė marrjes nė pyetje i kisha duart e lidhura me kllapa.

Metush Zenuni e komentoi edhe reagimin e partisė sė tij, tė publikuar tė shtunėn nė tri gazeta, “Epokėn e re”, “Kohėn ditore” dhe “Zėri”.

“T’ju them tė vėrtetėn, i kam lexuar informatat nė kėto gazeta pėr rastin tim, por njė informatė e botuar nė “Epokėn e re” ishte mė atraktive…”, tha ai.

EPOKA E RE: Ēka ju pyetėn hetuesit ushtarakė?

ZENUNI: Interesoheshin kryesisht pėr rrjedhėn e protestės sė 17 marsit tė mbajtur nė Kaēanik, pyesnin se mos kjo protestė ishte e organizuar, kush ėshtė organizator etj. Mė pyetėn edhe pėr angazhimin tim nė parti, Lėvizjen Popullore tė Kosovės (LPK).

EPOKA E RE: Pse ju sollėn tė premtėn nė stacionin policor tė Kaēanikut. Si e komentoni kėtė veprim.

ZENUNI: Ndoshta, kjo ka mundur tė jetė ndonjė “veprim procedural”, apo diē tjetėr.

EPOKA E RE: Ēka ju vihej nė barrė?

ZENUNI: Mė ngarkuan se paskam pėrdorur dhunė ndaj Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Dhe, unė para hetuesve qė mė morėn nė pyetje, shpreha habinė: “A unė paskam shkelur rezolutėn, a?!”.

EPOKA E RE: Ēfarė ishte trajtimi juaj gjatė mbajtjes prapa grilave?

ZENUNI: Ndaj meje nuk u pėrdor dhuna fizike. Hetuesit me mua u sollėn nė mėnyrė korrekte. Natyrisht, tėrthorazi kuptohet se u shpreh tortura psikike. Them “psikike“, ngase pėr ēdo seancė tė marrjes nė pyetje m’i vunė kllapat nė duar dhe, u mor vesh, mė mbajtėn tė izoluar – nė birucė./EPOKA E RE


Kėshilli i Rrethit i LPK-sė nė Kaēanik mbajti Mbledhjen e Pėrgjithshme

Kryetar u rizgjodh Metush Zenuni

Kaēanik, 5 prill - Kėshilli i Rrethit tė LPK-sė nė Kaēanik, ka mbajtur tė dielėn Mbledhjen e Pėrgjithshme. Kryetar i kėtij kėshilli ėshtė rizgjedhur Metush Zenuni, nėnkryetar Ukshin Ēallaku, kurse sekretar Behxhet Luzha. Nė kėtė mbledhje, nė tė cilėn ishte i pranishėm edhe Naim Zhitia, anėtar i Kryesisė Qendrore tė LPK-sė, u raportua pėr punėn e deritanishme, pėr synimet e mėtutjeshme, por gjithashtu fol edhe pėr aktualitetin politik nė komunė dhe nė pėrgjithėsi nė Kosovė.


REFLEKTIME

Sfida e re

Shkruan: Abdyl KADOLLI

Mesazhi i ngjarjeve tė marsit ishte i qartė: Stop lojėrave tė UNMIK-ut! Stop agresionit tė Serbisė! Krimet politike e diplomatike nuk guxojnė tė pėrsėriten mė. Derisa insistohet nė formulėn multietnike, Kosova ėshtė shumė e vogėl pėr t’u ndarė sė brendshmi dhe sė jashtmi. Kosova ėshtė nėnė e mirė pėr tė gjithė ata qė e duan si fėmijė. Kosova kurrė mė nėn Serbi, as me Serbinė! 

Kosova po kalon nėpėr sprovėn e re. Sa mė afėr epilogut, aq mė shumė ashpėrsohet drama e saj. Marsi erdhi me shira pranverore dhe lumi doli nga shtrati. Ēdo pėrmbytje sjell dėme, por mė pas ujė kthjellohet dhe rrjedh nė detin e vet. Ēuditėrisht, ndodhin njėkohėsisht fenomene natyrore dhe njerėzore.

Sherri filloi nė qytetin e ndarė-peng tė statusit tė Kosovės. Edhe mė parė aty kishte ndodhur masakėr, po ajo ishte heshtur dha askush nuk ishte dėnuar.

Provokimi ishte serb, por reagimi i fuqishėm shqiptar. Rasti tragjik i Ēabrės, pastaj bllokimi i rrugės nacionale dhe indiferenca ndėrkombėtare kishin thyer tolerancėn e brishtė.

Pezmi i akumuluar nė ndėrdije ishte i madh, andaj populli reagoi intuitivisht, si  ēdoherė kur rrezikohen gjėrat mė tė shenjta: liria dhe fėmija. Zjarri ishte katarzė e njerėzve tė traumatizuar, pikėrisht aty ku dhemb mė sė shumti. Heshtja e krimeve tė gjenocidit dhe pėrndjekja e ēlirimtarėve kishin mbushur kupėn. As pas pesė vjetėsh nuk janė  kthyer eshtrat e mbi tri mijė tė zhdukurve nė Kosovė.

Shumė protesta tė qeta nuk e zgjuan politikėn nga gjumi. Kalorėsit tanė vazhduan shkėlqimin nė mjerimin e tyre. Loja ndiz e fik dritat ėshtė lojė nervash.

Mirazhet politike pėr statusin nė mjegull ēartėn imazhin formal.

Tash tė pėrgjumurit fėrkojnė sytė. Ata shohin vetėm flakėn, pastaj blozėn. Fajėsojnė e mallkojnė popullin. Bėjnė distancime e kėrkojnė diferencime. Arrestohen qindra njerėz pėr trazirat.

Ata qė hapėn zjarr mbi protestuesit shkaktuan flakėn e marsit.

Flaka e ndezur mbuloi numrin e madh tė viktimave dhe tė tė plagosurve.

Nė Kosovė njė ditė zie dhe qirinj tė ndezur. U shprehėn vetėm ngushėllime formale. Ende askush nuk dha pėrgjegjėsi politike: as institucionet formale, as ato ndėrkombėtare.

Qeveria e Kosovės u ngut shpejt tė krijojė njė fond pėr riparimin e dėmeve tė trazirave, por  nuk u pėrkujdes fare pėr varrimin e viktimave. Ajo dhe UNMIK-u duhej tė krijonin sė pari njė fond pėr zhdėmtimin e familjeve tė viktimave dhe numrin e madh tė tė lėnduarve. Kryeadministratori vizitoi  vendet e dėmtuara, por asnjė familje tė viktimave.

Vėrshimet  e marsit shpalosėn tėrė pėrmasėn e krizės sė thellė politike, ekonomike, sociale e kulturore nė Kosovė.

Agresioni serb vazhdon destabilizimin e Kosovės. Serbia militarizon enklavat dhe miraton pėrditė rezoluta pėr ndarjen e Kosovės, por Kuvendi i Dacit ka bllokuar iniciativat pėr ndryshimin e status kvosė. Ky farė Daci nuk kryen punėn e vet, por merret me dekor, andaj ka edhe pėrgjegjėsinė mė tė madhe pėr ngjarjet e fundit. Ai nuk ka mundur tė miratojė as vetėm njė ligj pėr mbrojtjen e invalidėve tė luftės dhe tė familjeve tė dėshmorėve e viktimave. Kėtu ende ndiqen njerėzit me ligjet e pushtimit. Vrasjet enigmatike dhe vetėvrasjet janė bėrė dukuri tė reja nė Kosovė.

Nė Kosovė  nuk ka partneritet, por ka vetėm administrim absolut ndėrkombėtar dhe administrim tė Serbisė nėpėr enklava. Kėtu UNMIK-u ka partner Serbinė. Holker del tė takohet sa herė e thėrret Ēoviēi, por nuk denjon tė dalė para Kuvendit tė Kosovės, edhe pasi Daci mbuloi me plaf muralet historike.

Provokimi i shumicės dhe pėrkėdhelja e pakicės nuk mund tė krijojnė siguri e demokraci. UNMIK-u mashtrohet keq nėse ka ardhur t’ia pacifikojė Kosovėn Serbisė.

Status kvoja ėshtė prishur. Shumė analistė ndėrkombėtarė sugjerojnė heqjen e sovranitetit tė Serbisė nga Rezoluta e Kėshillit tė Sigurimit dhe vetėm njė rol mbikėqyrės  ndėrkombėtar.

Mesazhi i ngjarjeve tė marsit ishte i qartė: Stop lojėrave tė UNMIK-ut! Stop agresionit tė Serbisė! Krimet politike e diplomatike nuk guxojnė tė pėrsėriten mė. Derisa insistohet nė formulėn multietnike, Kosova ėshtė shumė e vogėl pėr t’u ndarė sė brendshmi dhe sė jashtmi. Kosova ėshtė nėnė e mirė pėr tė gjithė ata qė e duan si fėmijė.Kosova kurrė mė nėn Serbi, as me Serbinė!


U lirua Metush Zenuni

Prishtinė, 3 prill - Tė premten nė mbrėmje, pas 5 ditėsh qėndrimi nė kampin amerikan Bondstill, ėshtė liruar nga arresti kryetari i Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Kaēanik dhe njėherit anėtar i Kryesisė qendrore tė LPK-sė, Metush Zenuni. Metushi ėshtė arrestuar tė dielen, mė 28 mars nė mėngjes, nė shtėpinė e tij nga ushtarakė polakė tė KFOR-it, tė cilit i ka paraprirė njė bastisje e shtėpisė pėr afro katėr orė. 

Zyra pėr informacion e LPK-sė


ADEM DEMAĒI SHKURT E SHQIP PĖR „EPOKĖN E RE“ E KOMENTON REVOLTĖN E POPULLATĖS TĖ 17 DHE 18 MARSIT NĖ KOSOVĖ

UNMIK-u dhe KFOR-i ranė nė grackėn e sheshelistėve tė Ēagllavicės!

Pėrgjegjės pėr revoltėn qytetare tė 17 e 18 marsit nė Kosovė janė ata qė e kanė pasur dhe qė e kanė pushtetin faktik. „Tė vetmit ata, sipas tė gjitha normave, janė fajtorė“, ka thėnė veprimtari Adem Demaēi pėr “Epokėn e re”.

Demaēi thotė se ata qė i kanė tė gjitha kompetencat legjislative, ekzekutive e gjyqėsore, ata qė kanė nė dispozicion tė gjithė mekanizmat e forcės e qė nuk i pėrdorin me kohė dhe kundėr fajtorėve tė vėrtetė, por i pėrdorin me vonesė dhe kundėr atyre qė janė tė pafajshėm dhe tė provokuar - ata janė fajtorėt e vėrtetė. Serbėt e Ēagllavicės ishin ata qė pėr tri ditė rresht bllokuan arterien kryesore tė Kosovės, rrugėn Prishtinė-Shkup, kujton Demaēi dhe shton se, UNMIK-u e KFOR-i toleruan, nė mėnyrėn mė tė palejueshme, dhunėn mė flagrante tė njė numėri fshatarėsh, tė cilėt reaguan me rastin e plagosjes sė njė djaloshi nga persona tė panjohur.

Reagimi, vlerėson Demaēi, ishte i pabarabartė me incidentin paraprak. “Kush garanton se dorasit, patjetėr, tė kenė qenė shqiptarė? Forcat e UNMIK-ut dhe tė KFOR-it ranė nė grackėn e sheshelistėve tė Ēagllavicės”, konstaton Demaēi.

“Kadia” tė padit, “kadia” tė gjykon!

Demaēi akuzon UNMIK-un dhe KFOR-in, tė cilėt, sipas tij, nė vend se tė shuanin “zjarrin” sa ishte nė embrion, ata pritėn sa tė shpėrthente “vullkani qytetar” dhe pastaj tė detyroheshin qė me plumba tė shtinin mbi qytetarėt e tėrbuar, pėr tė mbrojtur shkaktarėt e vėrtetė tė atij pezmatimi.

“Pastaj, me rastin e tragjedisė sė carrokėve tė Ēabrės, as UNMIK-u, as KFOR-i nuk reaguan nė mėnyrė adekuate dhe me kohė, duke injoruar vėrtetėsinė dhe mundėsinė e ngjarjes. Erdhi puna deri aty, sa qė forcat e UNMIK-ut e tė KFOR-it tė shtinin mbi turmat protestuese qytetare – si nė kollomoq”, konkludon Demaēi.

I lutur nga “Epoka e re” qė ta shpjegoi faktin se si ėshtė e mundur qė gjatė revoltės popullore tė vriten dhjetra persona, tė plagosėn qindra tė tjerė dhe pastaj tė burgosen rreth sė paku 200 qytetarė, kinse si organizatorė tė revoltės, Demaēi pėrgjigjet: “Serbėt e kanė njė fjalė tė vjetėr nga koha e zullumit turk ‘Kadija te tuzi, kadija te sudi’! (Kadia tė padit, kadia tė gjykon!) Ne e kemi njė fjalė nga koha e regjimeve tė egra serbe: ‘Edhe tė rrahė, edhe s’tė lė tė qajsh’! Por, populli ynė e ka edhe njė fjalė shumė tė urtė:’Mos na raftė me e harrue’! Nga njė fjali gegnishte,  herė pas here, bėn ‘lazėm’, apo jo”./EPOKA E RE

| kthehu |