Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Kryeministri i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

VETĖVENDOSJE!

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

Radio Kosova e Lirė

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

Mekuli.com

 

ZIKPRESS

Kėshilli i Rrethit tė LPK-sė nė Rahovec ka organizuar debat politik me qytetarė

 

LPK-ja dhe Vetėvendosja kanė debatuar me qytetarėt rahovecianė

Hafiz Ahmeti

Rahovec, 30 tetor 2006 - Nė organizim tė Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė pėr Rahovec, nė Shtėpinė e Kulturės “Mensur Zyberaj” ėshtė mbajtur njė debat politik me qytetarė me temėn “Gjendja politike nė Kosovė“, nė tė cilėn morėn pjesė Emrush Xhemajli – kryetar i LPK-sė dhe deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe Albin Kurti, – lider i Lėvizjes “Vetėvendosja”.

Debatin e hapi dhe e udhėhoqi kryetari i KRr tė LPK-sė pėr Rahovec, njėherėsh edhe anėtar i Kryesisė qendrore tė LPK-sė, Durmish Gashi, ndėrsa me njė fjalė rasti u paraqit edhe Rexhep Thaēi nė emėr tė Kryesisė sė KRr tė LPK-sė nė Rahovec.

Lideri i LPK-sė, Emrush Xhemalji, ka bėrė njė paraqitje komplete tė situatės politike nė vend e mė gjerė, me theks tė posaēėm nė punėn e institucioneve tė cilat ai i ka vlerėsuar se nuk janė nė nivelin e duhur, pėr  ēka edhe kanė marrė besimin e popullit.

Xhemajli ka pėrmendur me radhė pėrpjekjet e LPK-sė kundėr bisedimeve tė imponuara pėr pavarėsinė e vendit, protestat e organizuara nga LPK-ja, si dhe format e tjera tė protestave bashkė me subjektet tjera, siē ishte rasti me Lėvizjen Vetėvendosja.

Ai i ka ftuar qytetarėt qė tė rrinė zgjuar, pra tė bėjnė tė kundėrtėn e asaj qė po u thuhet se pavarėsia veē sa s’ka ardhur e premtime tė ngjashme si kėto.

Nė vazhdim lideri i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar planet e rrezikshme tė imponuara nė emėr tė decentralizimit duke krijuar enklava shumė tė rrezikshme brendapėrbrenda Kosovės, tė cilat Serbia do t’i pėrdor gjithmonė pėr qėllimet e saja okupuese dhe qė ta shndėrrojė Kosovėn sikur Bosnjėn.

Edhe Albin Kurti iu ka bėrė ftesė qytetarėve qė tė shtojnė mė shumė besimin nė vetvete sepse vetėm kėshtu mund t’ia arrijmė qėllimit final, e jo duke pritur qė dikush tjetėr tė na e bie pavarėsinė.

Debatin e ka udhėhequr kryetari i Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė pėr Rahovec, dhe anėtar i Kryesisė qendrore tė LPK-sė, Durmish Gashi, ndėrsa me njė fjalė rasti nė emėr tė Kryesisė sė Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė tė Rahovecit ėshtė paraqitur Rexhep Thaēi.

Nė fund, nga qytetarėt e pranishėm janė parashtruar njė varg pyetjesh tė cilave u janė pėrgjigjur Emrush Xhemajli dhe Albin Kurti.

Debati ėshtė vlerėsua si i suksesshėm nga tė pranishmit tė cilėt kanė pasur rastin tė informohen drejtpėrdrejt me gjendjen aktuale politike, si dhe janė dhėnė orientimet e duhura se kah duhet shkuar.
   

O kopje e popullit, o kopje e Serbisė

Shkruan:

Xhevat Bislimi

U tha e ē’nuk u tha pėr nismėn e disa deputetėve pėr shpalljen e Kosovės shtet tė pavarur dhe sovran nga Kuvendi i Kosovės ose pėr organizimin dhe mbajtjen e REFERENDUMIT pėr kėtė ēėshtje. U gjend edhe ndonjė anėtar i Kryesisė sė Kuvendit qė tha se «kėrkesa pėr referendum ėshtė kopje e Serbisė». Ky ishte kualifikimi mė i rėndė, ishte fyerja dhe pėrbaltja mė e madhe qė i bėhej tė drejtės universale pėr REFERENDUM dhe vullnetit tė popullit pėr jetė tė lirė dhe tė pavarur. Nisma e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovė nuk mund tė ishte «kopje e nismės sė Serbisė», sepse ishte pėrpara nismės dhe vendimit tė Serbisė pėr referendum. /vazhdon

  “Public House” i quajtur Parlament i Kosovės

Derisa Serbia ėshtė duke pėrgatitur dokumentacionin qė Kosova tė mbetet pjesė e saj, propozimi i deputetit Emrush Xhemajli pėr shpalljen e shtetit tė Kosovės hidhet poshtė;

Derisa Serbia po lufton me tė gjitha mjetet e mundshme qė Kosova tė mbetet ende pjesė e saj, Qeveria dhe Parlamenti ynė bėjnė sehir se ne nuk duhet ngutur pėr tė marrė vendime tė njėanshme! /vazhdon

Udhėkryqi i madh

 

Dritėro Kadolli

 

Kosova tash gjendet nė udhėkryqin e madh historik, kur pritet fati i saj.

Pritja e gjatė nė udhėkryq ėshtė e rrezikshme, sepse njėra rrugė mund ta shkelė tjetrėn.

Fjalėt e mėdha pėr zgjidhjen e statusit sivjet kanė filluar tė zbehen. /vazhdon

 

Pritja me tė papritura

 

Shkruan:

Dritėro Kadolli, Londėr

 

Politika kosovare kohėve tė fundit, edhe pse me shumė probleme tė brendshme, duket se ėshtė orientuar kryesisht nė zhgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Duke anashkaluar tė gjitha problemet e tjera qė rėndojnė Kosovėn,  pohohet vetėm pavarėsia.

Megjithatė, statusi ėshtė ende enigmė e madhe, me plot fshehtėsi e tė papritura.

Madje ėshtė dukuri shumė e theksuar ndėrprerja e aktiviteteve politike partiake, duke pritur mrekullinė. /vazhdon

 

 

ZIKPRESS

Deklaratė pėr media e z.Emrush Xhemajli, deputet i LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės

Krerėt e Kuvendit, frenuesit konkretė tė Pavarėsisė dhe Sovranitetit tė vendit

Prishtinė, 19 tetor 2006

A i dėgjuat krerėt e Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės ēka deklaruan pas njė mbledhjeje tė mbajtur mė 16 tetor dhe nė seancėn plenare tė mbajtur mė 19 tetor nė Prishtinė: “Kosova – sipas tyre - nuk ka nevojė pėr kopjim as tė Malit tė Zi, as tė Serbisė”. Mė herėt nuk ka pasur nevojė tė kopjojė as Bosnjėn dhe as Kroacinė, as Slloveninė dhe as Maqedoninė, dhe asnjė vend tjetėr tė pavarur. Krerėt e  Kuvendit duan tė jenė aq kreativ e aq nxėnės korrekt saqė nuk duan tė kopjojnė. Por shpejt deklarojnė se nuk ėshtė fjala vetėm pėr kopje, por gjoja: “Kosova nuk ka nevojė tė marrė akte tė njėanshme”. Pėr referendum? Pėr referendum “kurrė nuk ėshtė vonė” – thonė ata, sepse vėrtetė atyre kurrė nuk do t’u bėhet vonė. Ata pranuan tė shtyhen zgjedhjet pėr shkak tė statusit. Ndėrsa ata ndėrkombėtarė qėsugjeruan qė tė shtyhen zgjedhjet nė Kosovė po e shtyjnė statusin, edhe ashtu jo final, pėr shkak tė zgjedhjeve nė Serbi. Dhe askush pėr kėtė nuk skuqet fare.

Dėgjojeni se nuk e paskemi ditur: Kryesia nuk mund ta shpall Referendumin? Por ėshtė shumė kompetente qė ta ndalė votimin nė Kuvend qė tė deklarohen deputetėt pėr tė hyrė nė procedurė kjo ēėshtje ose jo. Kjo lihet nė dorė tė tre katėr shefave tė grupeve parlamentare. Dhe kėta shefa janė ata qė me presion i kanė detyruar deputetėt qė tė tėrheqin nėnshkrimet drejtuarKryesisė pėr organizimin e Referendumit. Kosova gjithashtu nuk paska “ligj pėr Referendum dhe nuk e paska tė numėruar popullsinė”. Kur janė nė pyetje zgjedhjet e votimet ka ligje e ka lista votuesish. Pėr referendume, pėr pavarėsi e sovranitet ndryshon puna, u dashka tė presim. Tė njėjtit krerė qė u treguan tė zotėt tė heqin, nė kundėrshtim me Rregulloren, ēėshtjen e referendumit tė Kosovės u treguan plotėsisht tė paaftė qė tė ndalin Referendumin antikosovė tė Serbisė nė territorin e Kosovės.

Krerėt e Kuvendit, sikurse Grupi i Kosovės pėr Statusin e vendit, nuk i kanė kuptuar ose mė mirė tė themi nuk duan t’i dinė disa gjėra tė thjeshta, por qė janė esenciale.

E para: Pavarėsia dhe sovraniteti i vendit nė vetvete ėshtė akt i njėanshėm. Ai Kuvend dhe ai popull qė nuk ėshtė i gatshėm tė bėjė kėtė akt tė njėanshėm vetė pajtohet tė jetojė i varur dhe nėn sovranitetin e tė tjerėve.

E dyta: Referendumi dhe Pavarėsia ėshtė diēka qė e kanė zbuluar tė tjerėt jashtė Kosovės dhe Serbisė, dhe Kosova nuk ka tjetėr alternativė pos tė bėjė atė qė kanė bėrė tė tjerėt, nėse guxon ta bėjė realitet kėtė akt, pra nė njė farė forme tė kopjojė tė tjerėt. Por, ata ngulin kėmbė. Nuk duan tė kopjojnė referendume e pavarėsia. Ata janė kreativ. Por edhe rruga e tyre e sotme nuk ėshtė aspak origjinale. Sa pėr dijeni edhe kjo qė bėjnė e thonė ėshtė kopje. Pėr mė tepėr ajo ėshtė kopje e keqe e politikės sė 30 viteve tė fundit tė politikanėve sehirxhinj tė Kosovės.

Dhe e treta: Krerėt e Kuvendit tė Kosovės ende nuk e kanė kuptuar dhe nuk duan ta kuptojnė se koha ka qenė kaherė pėr Referendum dhe pėr rregullimin e statusit tė vendit, pėr shkak tė nevojės qė ka Kosova. Populli ka pengesa tė shumta nė kėtė rrugė nga shumė drejtimeve. Kosova ka shumė frenues nė rrugėn e vetė tė pavarėsisė dhe sovranitetit, por nė radhėn e frenuesve tė mėdhenj janė vetė krerėt e vendit.

ZIKPRESS

 Therandė

Kryetari i KRr tė LPK-sė takoi pėrfaqėsuesit e Misionit Monitorues tė BE-sė

Therandė, 18 tetor 2006 - Kryetari i Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Therandė, z.Adem Kadolli, ėshtė takuar me pėrfaqėsuesin e Misionit Monitorues tė Bashkimit Evropian me seli nė Prizren, z.Bruno Wahrbichler.

Pėrfaqėsuesi i Misionit Monitorues tė BE-sė ėshtė interesuar pėr aktualitetin, me theks tė veēantė zgjidhja e statusit tė Kosovės, pėr ēka ky mision ishte i interesuar tė njihej me qėndrimin e LPK-sė, pastaj pėr referendumin nė Serbi, pėr destabilizimin e situatės, fraksionet nė LDK, decentralizimin etj.

 

ZIKPRESS

Nė Besianė, organizuar nga KRr i LPK-sė,  u mbajt debat me qytetarė

 

Statusi i ardhshėm i Kosovės - rigrupim i misionit ndėrkombėtar

XHEMAJLI: Grupi qė po e bėnė pazar Kosovėn ka pranuar tė papranueshmen. Ka pranuar kėshilla ndėrkombėtare, sipas tė cilave Kosova duhet tė pėrmbahet ndaj vendimeve tė njėanshme. Donė tė thotė nga vetėvendosja, sovraniteti, dhe tė negociojė fatet e vendit me Serbinė qė vazhdon agresionin. Dhe kėtė mashtrim vetėdijshėm e kanė pranuar anėtarėt e delegacionit.

Organizuar nga Kėshilli i Rrethit tė LPK-sė nė Besianė, ėshtė mbajtur debat me qytetarė me temėn gjendja politike nė Kosovė, ku morėn pjesė Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė dhe deputet nė Kuvendin e Kosovės, Albin Kurti, lider i Lėvizjes Vetėvendosje, dhe Rifat Blaku, demograf.

Salla e tetatrit tė qytetit, ku u mbajt debati, ishte e vogėl pėr tė nxėnė tė gjithė ata qė ishin tė interesuar pėr tė marr pjesė nė kėtė debat. Interesimi shumė i madh i qytetarėve pėr tė marrė pjesė nė kėtė debat flet vetvetiu pėr rėndėsinė e debateve tė tilla, qė pėr synim kanė tė informojnė qytetarėt pėr gjendjen reale nė tė cilėn ndodhet Kosova dhe rreziqet qė po e presin pėr shkak tė kėsaj gjendjeje.

Debatin e ka hapur kryetari i KRr tė LPK-sė nė Besianė, z.Tefik Durmishi, i cili pasi ka pėrshėndetur pjesėmarrėsit nė debat, fjalėn ia ka dhėnė kryetarit tė LPK-sė, z.Emrush Xhemajli, njėkohėsisht edhe deputet nė Kuvendin e Kosovės.

Z. Emrush Xhemajli fillimisht ka pėrshėndur organizatorėt, Kėshillin e Rrethit tė LPK-sė pėr Besianė dhe kryetarin e saj z. Tefik Durmishin, bashkėpjesėmarrėsit nė kėtė debat, posaēėrisht bacėn Osman Zhitia dhe tė gjithė familjarėt e dėshmorėve, invalidėve tė luftės, bashkėluftėtarėt dhe gjithė qytetarėt qė ishin prezent.

Qe 7 vjet, pra nga viti 1999, Kosovės i ėshtė marrė koha qė shkoi dhe po i merret edhe koha e ardhshme. Ajo ėshtė e ndaluar dhe nuk po lihet tė punojė normalisht sikurse punojnė vendet tjera pėr ardhmėrinė e vetė, u ka rikujtuar qytetarėve pjesėmarrės nė kėtė debat z.Xhemajli.

Statusi i shumė reklamuar, si status final dhe si status i ardhshėm i Kosovės, nė fakt ėshtė njė rigrupim i misionit ndėrkombėtar. Ky mision do tė jetė vetėm ndryshim i formės dhe i ngjyrės, por nė esencė do tė jetė mision i njėjtė i udhėhequr nga OKB-ja, ndėrsa BE do tė ketė detyra zbatuese. Pra, bėhet fjalė pėr vazhdim tė status kuos edhe pėr njė kohė tė pa definuar me rreziqe tė garantuara pėr stabilitetin e Kosovės, por edhe tė rajonit.

UNMIK-u, qeverisėsja e vėrtetė e Kosovės, kaherė ėshtė komprometuar dhe nuk i beson kush mė nė Kosovė. Duhet marrė me shumė rezervė veprimtaria e ardhshme e tij dhe kalimi i kompetencave te misioni i ardhshėm. Por edhe ky mision nuk e fsheh veprimin despotik tė vetin. Ai nuk ėshtė i zgjedhur, por ai ka krijuar IPVQ-tė tė cilat nuk punojnė pėr zgjedhėsit po pėr UNMIK-un.

Dhe IPVQ-tė nė Kosovė janė katandisur si mos mė keq dhe s’mund tė luajnė mė rolin pėr ēka janė formuar.

Grupi i quajtur i Unitetit ėshtė unik vetėm nė ato kėrkesa qė vijnė jashtė Kosovės dhe ėshtė jashtė kontrollit tė Kuvendit e popullit. Pavarėsia, sovraniteti dhe vetėvendosja janė akte tė njėanshme. IPVQ-tė dhe Grupi qė po e bėnė pazar Kosovėn ka pranuar tė papranueshmen. Ka pranuar kėshilla ndėrkombėtare, sipas tė cilave Kosova duhet tė pėrmbahet ndaj vendimeve tė njėanshme. Donė tė thotė nga vetėvendosja, sovraniteti, dhe tė negociojė fatet e vendit me Serbinė qė vazhdon agresionin. Dhe kėtė mashtrim vetėdijshėm e kanė pranuar anėtarėt e delegacionit. Pėr mė tepėr delegacioni i Kosovės ėshtė frikėsuar ndaj kėrcėnimeve tė botės se ai qė merr veprime tė njėanshme, qoftė Kosova, qoftė Serbia gjoja do tė braktisen nga bashkėsia ndėrkombėtare. Por, veprimet serike tė njėanshme tė Serbisė, si Kushtetutėn dhe Referendumin kundėr Kosovės jo vetėm qė nuk po i kundėrshton bota por ėshtė duke i mbėshtetur ato. ’Ndalu tė presim ēka po bėnė njėherė Serbia’ - u shprehėn shumė qartė tė gjitha qendrat e vendosjes botėrore.

Veprimet e njėanshme kundėr Kosovės po i vėshtrojnė me indiferencė dhe nė heshtje Kuvendi i Kosovės, pėrgjegjės edhe pėr sjelljen e Grupit Negociator. Objektivisht edhe Grupi Negociator dhe Kuvendi i Kosovės, me mosveprimet e veta tė natyrshme pėr ndėrtimin e pavarur tė sovranitetit tė vendit de jure e de facto janė duke pritur ēka po bėnė Serbia.

Nė Kuvendin e Kosovės, qė tash praktikisht ėshtė i bllokuar dhe jofunksional, para njė viti i kemi grumbulluar 13 nėnshkrime nga deputetėt pėr tė futur nė procedurė nismėn pėr Unionin Shqipėri Kosovė. Dhe e kemi detyruar Kryesinė e Kuvendit qė tė tregojė veten me bllokimin e saj. Evoluimi negativ i deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės ėshtė aq i madh sa nuk do ta besonte askush. Tash pėr Referendumin pėr Pavarėsi dhe Sovranitet tė Kosovės mezi janė bėrė 7 nėnshkrime. Pas intervenimit tė shefave partiak hiq mė pak se 21 deputetė janė tėrhequr nga nisma nė fjalė.

Presidenca mediatikisht mbahet mė me kompetenca nga qė ka nė realitet dhe nė kėtė mėnyrė komentet e presidentit janė boshe dhe ndonjėherė qesharake. Tubimet e njėpasnjėshme tė presidencės janė tė tipit tė viteve tė ’80-ta ku politikisht e kishin pėr detyrė tė thonin se Kosova nuk po humbė asgjė me masat qė merrte Beogradi kundėr saj.  Edhe sot thonė tė njėjtėn gjė. Kosova nuk po humb asgjė nė situatėn qė po kalojmė. Nė thelb nuk ka asnjė dallim. Dallimi i vetėm ėshtė se dikur Isa Mustafa, - diferencuesi kėshilltar e kishte Fatmir Sejdiun -, ndėrsa tash ėshtė e kundėrta. Nėse e keni parė edhe televizorin Fatmir Sejdiu nė kėto tubime e ka kėshilltar Isa Mustafėn. Dhe besojmė se ky i fundit ka pėrvojėn e viteve ’80 dhe ka ēka e mėson.

Puna e Kryeministrisė ėshtė e pa efekt. Ndoshta duket ironike por nė kabinetin qeveritar pyeten e pėrgjigjen tė gjithė. Pyetet ndonjėherė edhe ai qė duheshe tė ishte pėrgjegjės, Kryeministri.

Ministritė vazhdojnė tė jenė tė pėrfolura dhe tė pa pėrkrahura, por edhe tė pa buxhet. Skandalet e njėpasnjėshme me tė drejtė e kanė tronditur Kosovėn. Por, kėto qė dihen janė vetėm ajo ēka del nė sipėrfaqe. Sa tė tjera qė nuk dalin fare janė tė proporcioneve tė paimagjinueshme.

TMK-ja e zbehur pas goditjeve tė njėpasnjėshme dhe ndėrhyrjeve brutale nė tė.

Partitė politike qė janė nė grupin e Unitetit e kanė treguar fytyrėn e vėrtetė dhe nuk e kanė besimin e dikurshėm te qytetarėt. Veē tjerash ata tani janė pėrēarė dhe po qėrojnė hesapet edhe fizikisht nė mes veti. Nė to mbretėron fryma e terrorit, e shantazhit e komploteve dhe e falsifikimeve tė zgjedhjeve e votimeve. Pėr demokraci tė brendshme as qė mund tė bėhet fjalė.

Ekonomia ėshtė nė stagnim, ndėrsa gjendja sociale e qytetarėve nė rėnie tė vazhdueshme.

KFOR-i, si dhe pjesa speciale e SHPK-sė, qė komandohet nga stafi ndėrkombėtar, janė tė vetmit efikas nė terren qė e mbajnė gjendjen e tashme.

Thėnė me njė fjali, nė Kosovė gjithēka ėshtė e brishtė dhe pezull.

Gjendja e krijuar ėshtė baza e revoltave, tė cilat, ndonėse po ziejnė, kokėn e kanė nxjerr vetėm pjesėrisht dhe herė pas herė nė formė tė protestave tė intensitetit tė vogėl.

A mund tė mbajnė situatat e ardhshme vetėm mekanizmat e detyrimit me dhunė, kjo ėshtė pikėpyetje e madhe. Ndėrsa, ėshtė e sigurt se shpėrthimet e revoltave do tė ndodhin, sepse ka mjaft indikacione se pėr to ėshtė dakord edhe politika dhe politikanėt, qė sot realisht e sundojnė Kosovėn pėrmes formulės “pėrēaj e sundo” me shpresė se pėrsėri do tė menaxhojnė ngjarjet kundėr Kosovės.

Gjatė kėsaj periudhe edhe mė mirė ka dalė nė pah se kanė dominuar ato forca ndėrkombėtare qė nuk e kanė dashur dhe nuk kanė punuar pėr stabilitetin nė Kosovė dhe integrimin e pakicave nė Kosovė dhe integrimin e minoritetit serbe. Nuk e kanė dashur kėtė me qėllim qė kėtė situatė ta pėrdorin pėr akuzė kundėr shumicės shqiptare dhe pėr vazhdimin e status kuos, pėrkatėsisht sundimit tė Kosovės.

Edhe gjatė kėsaj periudhe ėshtė konstatuar fakti se Beogradi dhe shumica e serbėve tė manipuluar nė Kosovė janė duke stimuluar tė frikėsuarin dhe mungesėn e lėvizjes sė lirė dhe mungesėn e tė drejtave tė tyre. Ata janė nė ofensivė dhe janė tė frikėsuar aq sa ėshtė i frikėsuar ai qė sulmon. Ata janė duke dominuar nė vendimet politike qė merren pėr Kosovėn dhe nė kėtė kuptim ata, edhe pse janė pakicė, janė duke e sunduar Kosovėn. Pėrfaqėsuesit publik tė serbėve asnjėherė nuk shprehen pozitivisht pėr tė drejtat qė i takojnė shumicės nė Kosovė nė kohėn kur ēdo ditė pėrfaqėsues tė shumicės shqiptare duhet tė shprehen se i garantojnė privilegjet e tyre. Po vazhdon mentaliteti dominues i serbėve nė Kosovė, i cili e ka ushqyer dhe po e ushqen mė shumė se gjithēka tjetėr urrejtjen nė Kosovė.

Riciklimi i mashtrimit kėto 7 vite ka pasur kėtė rrugė: Serbia vazhdon agresionin kundėr Kosovės dhe shtron kėrkesa te UNMIK-u. UNMIK-u dėgjon Serbinė dhe kėrkesat ia prezanton Institucioneve tė Kosovės sikur tė ishin tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Krerėt e institucioneve tė Kosovės dėgjojnė UNMIK-un dhe kėrkojnė nga populli qė tė pranojė politikėn nė fjalė sepse janė tė zgjedhur.

Dallimi nė mes tė tubimeve qė i mbajmė ne dhe pėrfaqėsuesit e institucioneve dallojnė plotėsisht. Ne po ju ftojmė tė jeni aktiv dhe tė zgjuar. Ata po ju ftojnė, si gjithmonė, tė jeni tė shkujdesur, tė jeni pasiv dhe tė bini nė gjumė.

Ata qė janė duke u pėrpjekur tė vėnė popullin nė gjumė, nė kohėn kur vendi nuk ka pavarėsinė dhe populli sovranitetin, pėr mendimin tonė duhet tė pėrgjigjen herėdokur pėr kėtė veprimtari kriminale.

Kosova ka nevojė pėr politikė autoktone, sepse e importuara, a po e shihni se doli mall i skaduar. Nė drejtim tė njė politike vendore janė duke u bashkuar forcat dhe kėtė tubim duhet kuptuar si njė nga veprimtaritė qė na qojnė nė kėtė drejtim.

Ju thėrras tė bashkohemi rreth subjekteve politike qė nuk janė nė Grupin Negociator qė kanė qėllim tė pėrbashkėt. Ju ftojė qė gjithė qytetarėt tė ndihmojnė nė mėnyrėn e tyre dhe t’i injoroni tė gjithė ata qė thėrrasin pėr qetėsi, derisa vendi ynė tė vendos vetė pėr tė ardhmen e vet, ka pėrfunduar fjalimin e tij z.Emrush Xhemajli.

Lideri i Lėvizjes Vetėvendosje, z.Albin Kurti ka folur pėr decentralizimin, enklavat serbe, dhe Grupin Negociator.

Ai ka thėnė se nė vend tė Londrės 1913, tani kemi Vjenėn 2006, e cila ka pėr qėllim copėtimin e trojeve shqiptare. Kjo qė po ndodhė sot, ėshtė vazhdimėsi e Rambujesė sė vitit 1999. Por, Rambujeja e kishte njė simbol, e kishte z.Adem Demaēin, i cili qysh atėherė ka treguar qėllimin e Rambujesė dhe kjo po vėrtetohet sot. Nuk ėshtė rastėsi qė tė njėjtit politikanė tė Rambujesė sot po e vazhdojnė Vjenėn.

Nė vazhdim Kurti ka folur pėr krijimin e komunave tė reja serbe, me ē’rast ka ofruar hartat se si do tė dukeshin ato dhe tendencėn e serbėve pėr tė uzurpuar sa mė shumė territore tė shqiptarėve dhe rrezikun qė paraqet kjo tendencė.

Tė 21 kishat dhe manastiret me territorin qė dėshirojnė ta marrin, kanė si qėllim tė marrin vende strategjike dhe aty tė vendosen forca ushtarake dhe tė pėrgatiten pėr ndonjė sulm tė ri tė Serbisė ndaj Kosovės, ka thėnė Kurti.

Sot nuk mund tė hyhet nė kėto manastire dhe as tė kalohet afėr tyre. Tani, po thirren nė trashėgimi kulturore tė serbėve, e kjo ka qenė trashėgimi kulturore e Kosovės dhe e shqiptarėve. Mirėpo, kėtė e ka mundėsuar Grupi Negociator. Angazhimi ynė pėr liri dhe ruajtje tė territorit duhet tė jetė me kundėrshtimin e decentralizimit.

Popujt qė e kanė lėnė nė gjysmė tė rrugės lirinė, e ēlirimtarėt u janė burgosur, janė palestinezėt dhe populli kurd, e kjo i ka ngjarė edhe Kosovės, - ka thėnė mes tjerash z.Albin Kurti.

Dr. Rifat Blaku, demograf, ka folur pėr anėt e padukshme tė politikave tė armikut. Ai tha se 58% tė territoreve, shqiptarėve iu morėn nė Konferencėn e Londrės. 98% e popullsisė sė territoreve qė i janė dhėnė Serbisė ishin shqiptarė. Ndėrkohė territoret shqiptare vazhduan tė rrudheshin edhe mė shumė.

Megjithatė, brezi ynė i pėrgjakur arriti qė mė nė fund ta bindė diplomacinė e pėrgjumur, por kjo diplomaci ende heziton qė tė jap njė liri tė plotė. Kėshtu, realiteti i ri strategjik dhe gjeostrategjik i fituar me luftėn e UĒK-sė ėshtė duke u shkelur. Kėtu po ndodhė njė mashtrim politik duke u quajtur decentralizim, e po merren troje shqiptare. Kosova, sot po humb territore mė shumė se nė tė gjitha kolonizimet e kaluara qė i janė bėrė.

Situata e krijuar ėshtė shpėrfillje, shkelje e luftės dhe e tė gjithė tė rėnėve dhe pėr kėtė, nuk ka falje, andaj duhet pasur kujdes se si po sillemi, ka tėrhequr vėrejtjen demografi dr.Rifat Blaku.

Qytetarėt u parashtruar shumė pyetje pjesėmarrėse, z.Emrush Xhemajli, z.Albin Kurti dhe z.Rifat Blaku, nga tė cilėt morėn pėrgjigjet.

Nė mbyllje tė debatit organizatori, Tefik Durmishi, kryetar i KRr tė LPK-sė pėr Besianė, z.Shaip Haxhiu ia dha dhuratėn pikturė-portret i Adem Demaēit, punuar nga piktori Sokol Xhahysa pėr t’ia dėrguar z.Adem Demaēi, i cili pėr shkaqe shėndetėsore, edhe pse kishte paralajmėruar, nuk ka mundur tė marrė pjesė nė debat.

Ndėrsa tė pranishmėve iu dhuroi nga njė libėr tė autorit Adem Gashi  ”a... Zh” qė i kushtohet dėshmorit tė kombit Afrim Zhitia.

   

ZIKPRESS

Shefi i Misonit Monitoruess tė BE-sė nė Prishtinė, Johan Larsson u prit nė LPK

 

Deklarata e Solanės na ka shokuar

Prishtinė, 12 tetor 2006

Kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli me bashkėpunėtorė ka pritur sot shefin e Zyrės Regjionale tė Misionit Monitorues tė Bashkimit Evropian nė Prishtinė, z.Johan Larsson.

Z.Larsson ėshtė interesuar se si LPK e sheh situatėn dhe zhvillimet nė Kosovė.

Kryetari Xhemajli, nė emėr tė LPK-sė, i tha z.Johan Larrsson se deklaratat dykuptimėshe e shumėkuptimshme tė Pėrfaqėsuesit tė Lartė pėr Politikė tė Jashtme tė BE-sė, z.Havier Solana, kanė shqetėsuar gjithė Kosovėn, ndėrsa neve na kanė shokuar.

Institucioneve tė Kosovės vazhdimisht u ėshtė thėnė se nuk duhet tė ndėrmarrin hapa tė njėanshėm, prandaj ėshtė e papranueshme qė tė na thuhet se duhet tė priten rezultatet e referendumit e tė zgjedhjeve nė Serbi. Deklaratat e tilla kanė ndikuar qė populli tė humb besimin te institucionet, duke shfaqur hapur shqetėsimin e tij – tha nė mes tjerash kryetari Xhemajli.

Zyra pėr Informim e LPK-sė

   

ZIKPRESS

 
 

Tė ndėrpriten bisedimet e grupit negociator tė Kosovės me Serbinė deri nė njohjen reciproke

Nürnberg, 6 tetor 2006 - Nė organizim tė degės sė LPK-sė nė Gjermani dhe Zvicėr dhe tė Qendrės sė Lėvizjes Vetėvendosja nė Gjermani, ditė mė parė, u mbajt tryeza e rrumbullakėt me temėn ”Negociatat pėr statutin e Kosovės dhe Shqiptarėt si komb nė Ballkan”.

Hapjen e tryezės e bėri Gėzim Osmani, kryetar i degės sė LPK-sė pėr Gjermani, me ē’rast pėrshėndeti tė pranishmit dhe sqaroi qėllimin e organizimit tė tryezės nė kohėn kur me tė madhe po bisedohet pėr Kosovėn dhe Shqiptarėt si komb.

Nė vijim u lexua letra pėrshėndetėse e Kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli, qė ishte mjaft pėrmbajtėsore pėr bisedimet qė po zhvillohen dhe realitetin se ku gjendet sot politika shqiptare, dhe qėndrimet qė mban LPK-ja ndaj proceseve qė po zhvillohen.

Nė emėr tė Qendrės sė Vetėvendosjes nė Gjermani, Bashkim Osmanaj paraqiti konceptin ”Jo negociata, Vetėvendosje!”. Pastaj shpalosi nė pika tė shkurtra procesin e bisedimeve, decentralizimin, synimet e Serbisė pėr ndarjen e Kosovės dhe rikolonizimin e saj, dhe paaftėsinė e pushtetarėve qė tė tregojnė tė vėrtetėn se ēfarė sjellin bisedimet qė zhvillohen sot.

Profesor Hasan Ukhaxhaj pasi tha se aspiratat e shqiptarėve janė aspirata tė drejta, u ndal te programi i LPK-sė duke konstatuar se ne edhe pas 25 vitesh prapė kemi mbetur me kėrkesa tė vjetra, pėr ēka fajin mė tė madh e bartin politikanėt tanė e jo ata ndėrkombėtar.

Pėr ēfarė duhet tė bisedohet pas luftės sė lavdishme tė UĒK-sė dhe gjakut tė derdhur me Serbinė?! Assesi pėr status, sepse ēdo zgjidhje tjetėr pėrpos pavarėsisė qon nė konflikt tė ri nė Kosovė dhe Ballkan.

Rexhė Ibėrdemaj sqaroi se janė tre faktor relevant nė fazėn e bisedimeve: faktori ndėrkombėtar; faktori politik shqiptar Kosovė-Shqipėr; dhe faktori popull.

Duke u ndalur te faktori ndėrkombėtar ai tha se me rastin e mbajtjes sė Konferencės sė Rambujesė nuk u nis qė tė zgjidhet problemi i Kosovės, por vetėm tė ndalet lufta. Faktori politik shqiptar dhe grupi negociues nuk janė aspak transparent rreth bisedimeve, dhe kjo do tė na hakmerret, konstatoi ai duke porositur se faktori popull pas kuptimit tė sė vėrtetės mund tė destabilizojė situatėn dhe karriget e pushtetarėve, dhe decentralizimin si mjaft tė rrezikshėm pėr procesin.

Nė vazhdim referuan Can Tahiri, Taf Tafa, Kadri Veselaj, Begzat Gashi, Ragip Shala, Sabri Duraku, Binak Berisha e tė tjerė.

Nė referimet dhe diskutimet e tė gjithė pjesėmarrėsve kishte kėrkesa dhe vėrejtje pėr situatėn nė tė cilėn gjendet sot Kosova dhe Shqiptarėt si Komb nė Ballkan.

Kėrkesė e tė gjithėve ishte qė tė ndėrpriten bisedimet e grupit negocius tė Kosovės me Serbinė deri nė njohjen reciproke tė njėra-tjetrės.

- Tė ketė bashkim tė forcave tė shėndosha kombėtare, qė ēėshtja shqiptare tė ecėn pėrpara, duke tejkaluar interesat grupore pėr interes tė ēėshtjes madhore qė kemi pėrpara.

- Qė politikanėt tė mos harrojnė diasporėn shqiptare, sepse ishte dhe do tė jetė njė armė e fortė e ēėshtjes kombėtare duke kontribuar sot dhe nė tė ardhmen vetėm pėr ēėshtjen e drejt shqiptare dhe jo pėr interesa tė klaneve mafioze, tė cilėt sot janė tė ulur nė karriget e pushtetit, duke menduar se i kanė pėrgjithmonė.

- Qė politika shqiptare tė ketė boshtin e pėrbashkėt Tiranė-Prishtinė-Shkup, nė mėnyrė qė qėndrimet tė jenė unike dhe jo tė ndryshme pėr ēėshtjet madhore.

- Qė pushtetarėt tė ndalojnė korrupsionin dhe tė mendojnė mė shumė pėr popullin e tyre, qė ēdo ditė e mė shumė po katandiset nė varfėri.

U vendos qė edhe nė tė ardhmen tė mbahen tryeza tė tilla me njė pjesėmarrje edhe mė tė madhe tė tė gjithė faktorit shqiptar nė diasporė, gjithherė me qellim tė sqarimit tė opinionit dhe adresimit tė kėrkesave tė shėndosha tė diasporės nė adresė tė faktorėve relevantė kombėtar dhe atyre ndėrkombėtar.

   

ZIKPRESS

Tubim pėrkujtimor nė Nürnberg tė Gjermanisė

 

Amaneti i dėshmorėve nuk duhet harruar, ne tė gjallėt duhet tė punojmė pėr realizimin e tij

Nürnberg, 6 tetor 2006 - Ditė mė parė, nė Nürnberg tė Gjermanisė, organizuar nga LPK-ja nė Gjermani dhe Zvicėr, u mbajt tubim pėrkujtimor kushtuar dėshmorėve tė kombit, Fehmi dhe Xhevė Lladrovci, Ilaz Kodra, Xhemajl Fetahu, Abedin Rexha-Sandokani dhe Bekim Berisha-Abea.

Me intonimin e himnit kombėtar hapjen e tubimit e bėri Sadete Zhitia, e cila nga tė pranishmit kėrkoi qė, nė nderim tė dėshmorėve, tė mbahet njė minutė heshtje.

Mė pastaj nė emėr tė degės sė LPK-sė pėr Zvicėr tubimin e pėrshėndeti Ragip Shala. Ai, nė mes tjerash, tha se amaneti i dėshmorėve nuk duhet tė harrohet. Prandaj ne tė gjallėt duhet tė punojmė nė realizimin e amanetit tė dėshmorėve deri nė fund. 

Nė vijim u lexua telegrami pėrshėndetės i dėrguar nga kryetari i LPK-sė,  Emrush Xhemajli.

Nė emėr tė familjarėve tė dėshmorėve tubimin e pėrshėndeti Xhevat Fetahu, vėllai i dėshmorit tė ilegales dhe LPK-sė, vepruan qė populli shqiptar tė fitojė lirinė dhe tė dėgjohen krismat e pushkėve tė UĒK-sė dhe gjaku i derdhur tė jetė themel i lirisė dhe bashkimit kombėtar. Pa realizimin e amanetit tė dėshmorėve eshtrat e tyre nuk do tė pushojnė tė qetė nė tokėn e mėmėdheut. Nė emėr tė shoqatės “Iliria” nga Heidelbergu tubimin e pėrshėndeti Sheremet Pantina.

Recitueset Blerta Pantina, Kaltrina Zekaj dhe Edona Hysenaj recituan poezi pėr dėshmorėt, ndėrsa kėngėtarėt Mhill Mrijaj dhe Trobatin Mehaj kėnduan kėngė folklorike kombėtare.

Mė pas u shfaq filmi pėr jetėn dhe veprėn e dėshmorėve, pėr realizimin e tė cilit njė ndihmė mjaft tė madhe ka dhėnė Brahim Demaku veprimtar i LPK-sė.

Tubimin me pjesėmarrjen e tyre e nderuan edhe familja e dėshmorit Xhemajl Fetahu dhe pjesėmarrės tjerė tė nderuar, tė cilėt, edhe pse nė moshė, janė gjithnjė nė tubime pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe veprimtarėve tė palodhur tė ēėshtjes kombėtare.

Ndėrsa nė pėrfundim, nė emėr tė degės sė LPK-sė pėr Gjermani, kryetari Gėzim Osmani, falėnderoi tė pranishmit dhe kėrkoi falje qė tubimet pėr dėshmorėt nuk po mund t’i organizojnė nė mėnyrė madhėshtore, ashtu siē e meritojnė dėshmorėt e kombit.

   
Moszgjidhja e Statusit brenda vitit kėrcėnim i ri nė rajon

Abdyl Mushkolaj

Kosova po tradhtohet

...dhe populli dita ditės po zhgėnjehet

Nė Kosovėn e pasluftės gjėrat kanė ecur ashtu sikurse kanė dashur disa klane, tė cilat pėr asnjė ēast nuk dolėn nė anėn progresive. Ata ishin dhe mbetėn hija e proceseve dėshtuese, tė kyēur nė shtabet e dhunės politike tė pasuesve tė Sinan Hasanit, Ali Shukrisė e shqipfolėsve qė e mbytėn popullin me pushtete paralele, me vrasje e burgosje tė mendimit politik, me abrogimin e kushtetutės, me nėnshkrime e mbishkrime qė Kosovės i sollėn robėrim e rirobėrim.

Burgosjet e atdhetarėve, tė djemve tė UĒK-sė, tė cilėt kjo shoqėri i la pa as mė tė voglėn pėrkrahje dhe pėrkujdesje, janė shenja qė edhe mund tė kthehen nė bumerang. Privilegjet tashmė shekullor ndaj serbėve, e nė disa raste edhe ndaj atyre qė janė tė njohur si kriminelė lufte, nuk pėrbėjnė plotėsim tė ndonjė standardi, por shkelje flagrante tė tė drejtave dhe lirive tė atij tjetrit qė po vuan nga mbisundimi barbar i pakicės serbe, tė cilėt e pėrdorėn aparatin e dhunės pėr asimilim dhe gjenocid kolektiv nė tė gjitha kohėt, duke e pėrfshirė kėtu edhe kohėn e pasluftės me diskriminim pozitiv. Pėrēarjet, vėllavrasjet e fenomenet tjera tė kėqija qė janė tė ndėrlidhura me strukturat e majtizmit jugosllav, nuk po lėnė gur pa lėvizur qė skena politike nė Kosovė tė dominohet nga figurat e preferuara haptas e fshehtas prej Beogradi, figura qė pėr shumė vjet mbi qafėn e Kosovės nėnshkruan ēfarėdo qė iu servohej nga Beogradi.

Kėtė e vėrteton edhe mosmiratimi i asnjė ligji a preambule qė i pranon dhe i njeh strukturat e luftės sė UĒK-sė dhe luftėn e tyre tė shenjtė. / mė shumė

 
 


Veprimtaria e

LPK-sė nė

Kuvendin e Kosovės

 

(Biografia e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli)

 

27 korrik 2006

Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, pėr ligjin pėr Trashėgiminė Kulturore tė Kosovės

 

20 prill 2006

Diskutimi i deputetitit tė Lėvizje Popullore tė Kosovės (LPK), Emrush Xhemajli, nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės, kushtuar standardeve pėr Kosovėn

 

24  mars 2006

Diskutimi i deputetit tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės (LPK), Emrush Xhemajli, nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės pėr punėn e Grupit tė Kosovės pėr ēėshtjen e statusit

 

16  mars 2006

Ēėshtje qė deputeti i KK Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė, ngriti nė Kuvendin e Kosovės

 

Xhemajli: Kėrkoj masa urgjente qė z. Naser Shatri tė lirohet sa mė parė nga arresti i paarsyeshėm

 

15 dhjetor 2005

Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, lidhur me buxhetin e Kosovės pėr vitin 2006

 

24 qershor 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, lidhur me propozimligjin pėr pėrdorimin e gjuhėve

 

19 maj 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, nė seancėn pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė

 

28 janar 2005

Lidhur me Projektligjin pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2005

 

26 janar 2005

Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 26 janar 2005

 

... Lidhur me Projektligjin Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė Familjeve tė Dėshmorėve dhe Viktimave Civile tė Luftės

 

... Lidhur me Projektligjin pėr Prokurorinė Publike tė Kosovės

 

22 dhjetor 2004

Qėndrimi i LPK- pėr Programin e Qeverisė sė Kosovės 2004-2008

 

3  dhjetor 2004

Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr nė vend tė z.Ibrahim Rugova

 

.......