Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

HPrishtina

 

 

Kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli, i dėrgon telegram urimi presidentit tė Shqipėrisė, z. Alfred Moisiu, me rastin e 60-vjetorit tė ēlirimit nga okupatori nazifashist

I nderuar z. President,

Kam nderin qė nė emėr tė anėtarėve dhe simpatizantėve tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, dhe nė emrin tim personal, t’ua uroj Juve dhe pėrmes jush edhe mbarė popullit shqiptar 29 Nėntorin - Ditėn e Ēlirimit nga okupatori nazifashist.

Krismat e armėve fitimtare tė partizanėve trima, tė shquar nė beteja e luftime tė pėrgjakshme nė emėr tė idealeve tė lirisė sė popullit tonė dhe ndėrtimit tė njė jete mė tė mirė e goditėn me heroizėm armikun duke shkruar nė faqet e historisė luftėn e lavdishme kundėr pushtuesit tė huaj. Qė nga koha e Luftės Nacionalēlirimtare, nė kėtė pėrvjetor dhe vazhdimisht veprimtaria luftarake, plagėt dhe gjaku i derdhur do tė vlerėsohen pandėrprerė si tregues tė shpirtit liridashės tė kombit tonė. Motoja e mobilizimit tė Ushtrisė Antifashiste Nacionalēlirimtare tė gjithė pėr tė mirėn e vendit pa dallim feje, krahine dhe ideje, mbetet edhe sot njė mėnyrė veprimi pėr bashkimin e Kombit Shqiptar. 60-vjetori i ēlirimit tė vendit transmeton te brezat e rinj mesazhet e dashurisė pėr atdheun, qė me punė e pėrpjekje do ta ēojnė Shqipėrinė drejt bashkimit me Kosovėn nė njė Union tė dy shteteve, pėr t’u integruar bashkarisht nė familjen e madhe Evropiane, tė cilės i pėrkasim.
Duke kujtuar luftėn e lavdishme dhe dėshmorėt qė u sakrifikuan pėr ēlirimin e vendit nga okupatori nazifashist, Ju urojmė 29 Nėntorin, Ditėn e Ēlirimit.

Kryetari i LPK-sė Emrush Xhemajli

Prishtinė, 27 nėntor 2004                                                                   


Qindra anėtarė tė LPK-sė nė protestėn e sė hėnės

Prishtinė, 23 nėntor - Kėrkesės sė organizatorėve pėr mbėshtetjen e protestės gjithėpopullore, qė u mbajt dje, me moton “Tė gjithė nė mbrojtje tė Fatmir Limajt dhe tė UĒK-sė”, ashtu siē kishte premtuar Kryesia e LPK-sė, i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht. Disa qindra anėtarė dhe simpatizantė tė LPK-sė, nė mėnyrė tė organizuar nga tė gjitha Kėshillat e Rretheve, ia kanė mėsyrė tė hėnėn kryeqytetit tė Kosovės, pėr t’u bashkuar nė mbėshtetjen e tre tė akuzuarėve shqiptarė tė cilėt po gjykohen nė Tribunalin e Hagės, Fatmir Limajt, Haradin Balės dhe Isak Musliut. Nė mesin e protestuesve, si edhe herave tė tjera kur janė organizuar protesta tė tilla, ishin edhe drejtuesit e LPK-sė tė prirė nga kryetari Emrush Xhemajli, tė cilėt nė mėnyrė dinjitoze kanė qendruar pėr t’i mbėshtetur kėrkesat e drejta tė protestuesve. Kryetari Xhemajli me bashkėpunėtorė, kanė nėnshkruar edhe peticionin e inicuar nga organizatorėt e protestės, me kėrkesėn pėr mbrojtjen e vlerave tė luftės sė UĒK-sė dhe pėr lirimin e luftėtarėve tė lirisė. 

Zyra pėr informim e LPK-sė


LPK-ja mbėshtet protestėn e paralajmėruar nga shoqatat e dala nga lufta e UĒK-sė, pėr mbrojtjen e vlerave tė luftės

Prishtinė, 19 nėntor - Kryesia e Lėvizjes Popullore tė Kosovės (LPK), procesin gjyqėsor ndaj Fatmir Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut e konsideron si proces politik qė nuk ėshtė i drejtuar vetėm kundėr Fatmirit dhe dy bashkėluftėtarėve tė tij, por ėshtė gjyq kundėr Kosovės, sepse me kėtė po synohet qė tė bėhet barazimi i Luftės Ēlirimtare tė UĒK-sė me luftėn e ushtrisė okupatore serbe nė Kosovė.

Kryesia e LPK-sė,  ashtu siē ka deklaruar edhe me rastin e takimit tė datės 4 nėntor 2004 me pėrfaqėsuesit e OVLUĒK-sė, SHILUĒK-sė dhe SHFDUĒK-sė, do t’u ofrojė atyre pėrkrahje tė parezervė pėr mbajtjen e protestės sė paralajmėruar pėr tė hėnėn mė 22 nėntor, nė Prishtinė  me moton “ Tė gjithė nė mbrojtje tė vlerave tė luftės” ,nė pėrkrahje tė Fatmir Limajt , Haradin Balajt dhe Isak Musliut, qė po gjykohen nė Hagė.

Kryesia e LPK-sė, konsideron se kjo protestė po organizohet nė momentin e duhur dhe kėrkesat e parashtruara nga organizatori janė plotėsishtė me vend. Kryesia e LPK-sė, duke ua zėnė pėr tė madhe institucioneve tė Kosovės pėr indiferencėn e pakuptimtė tė treguar ndaj kėtij procesi gjyqėsor, u bėn apel tė gjithė anėtarėve dhe pėrkrahėsve tė saj qė tė marrin pjesė masovikisht nė kėtė protestė. 

Zyra pėr informim e LPK-sė


PRONONCIM I KRYESISĖ SĖ LPK-SĖ ME RASTIN E LIDHJES SĖ KOALICIONIT LDK-AAK-PSHDK DHE MINORITETET

LPK-ja do tė vazhdojė tė jetė subjekt opozitar konstruktiv

Prishtinė, 18.11.2004

Lėvizja Popullore e Kosovės krijimin e koalicionit LDK-AAK e konsideron si njė realitet qė ka ndodhur. Sipas legjislacionit ekzistues dhe nė bazė tė rezultateve tė zgjedhjeve, kėto dy subjekte kanė pasur tė drejtė dhe mundėsi ta bėjnė kėtė.

Rikonfirmojmė se LPK-ja, nė mbėshtetje tė vendimit tė marrė nė Mbledhjen e 5-tė tė Pėrgjithshme, nuk do tė bashkėpunojė me LDK-nė derisa Rugova tė jetė kryetar i saj.

LPK-ja qysh para tri vitesh, kur ėshtė bėrė koalicioni LDK-PDK-AAK, lidhjen me Rugovėn e ka quajtur vendim tė gabuar tė Thaēit dhe tė Haradinajt pėr shkak tė rolit negativ qė ka luajtur Rugova para, gjatė dhe pas luftės nė Kosovė.

Sikurse nė mandatin e kaluar edhe nė kėtė mandat, LPK-ja do tė vazhdojė tė jetė opozitė konstruktive, e gatshme tė mbėshtesė ato vendime tė Qeverisė qė i konsideron tė drejta, ndėrsa do ta kundėrshtojė pa hezitim ēdo vendim dhe veprim tė saj qė e konsideron tė padrejtė.

Kryesia e LPK-sė

Kryetari, Emrush Xhemajli


Rezultatet e zgjedhjeve edhe njė herė tregojnė se ėshtė tepėr e pamjaftueshme qė vetėm pėrmes Kuvendit tė avnancohet ēėshtja e Kosovės

LPK-ja procesin e gjykimit tė Fatmir Limajt nė Hagė e vlerėson me prapavijė politike. Ky gjyq nuk ėshtė i drejtuar vetėm kundėr Fatmirit dhe dy bashkėluftėtarėve tė tij, por ėshtė gjyq kundėr Kosovės, sepse me kėtė po synohet qė tė bėhet barazimi i Luftės Ēlirimtare tė UĒK-sė me luftėn e ushtrisė okupatore serbe nė Kosovė.

Prishtinė, 17 nėntor - Tė mėrkurėn nė selinė qendrore tė LPK-sė nė Prishtinė, nėn drejtimin e kryetarit Emrush Xhemajli, ėshtė mbledhur Kryesia e kėtij subjekti nė mbledhjen e saj tė rregullt. Temė kryesore qė ėshtė debatuar nė kėtė mbledhje ka qenė analiza e rezultateve pėrfundimtare tė zgjedhjeve tė 23 tetorit si dhe pėrgatitjet pėr mbajtjen e mbledhjes sė Kėshillit tė Pėrgjithshėm. Vlerėsim i Kryesisė ishte se zgjedhjet ishin tė qeta dhe pa incidente tė mėdha dhe pėr kėtė u quajtėn tė suksesshme. Zgjedhjet u quajtėn tė suksesshme por forcat qė kanė fituar mė sė shumti LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja si dhe ORA janė forca tė provuara edhe mė herėt. Kjo e fundit nė forma tjera nga tri tė parat. Megjithatė problemet me tė cilat pėrballet vendi mbeten. Subjektet qė do tė formojnė Qeverinė nuk premtojnė zgjidhje tė tyre. Pra, skema ligjėvėnėse dhe skema qeverisėse nė Kosovė ėshtė fragmentarizuar edhe mė tepėr. Si rrjedhim efikasiteti i qeverisė pritet tė bie edhe mė tepėr, ndėrsa aftėsia e Kuvendit pėr vendimarrje tė dobėsohet edhe mė tej. Si pėrfundim me kėto zgjedhje Kosova nuk ka fituar njė Kuvend dhe njė Qeveri qė do tė jenė nė gjendje tė marrin vendime efikase lidhur me statusin dhe zhvillimin e vendit.

Nė vazhdim tė mbledhjes u ėshtė bėrė analizė rezultateve tė LPK-sė tė arritura nė zgjedhjet e fundit pėr secilin Kėshill tė Rrethit veē e veē, me ē’rast ėshtė vlerėsuar se nė disa rrethe, falė angazhimit tė aktivistėve, pėrkundėr vėshtirėsive tė shumta, sidomos atyre tė natyrės financiare, janė arritur rezultate tė lakmueshme. Kryesia ka marrė vendime pėr gjetjen e formave pėr ta shtuar aktivitetin nė kėshillat ku ka pasur rezultate mė tė dobėta. Ėshtė miratuar gjithashtu edhe data e mbajtjes sė mbledhjės sė rradhės tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, si organ mė i lartė vendimmarrės ndėrmjet dy mbledhjeve tė pėrgjithshme, si dhe rendi i punės pėr kėtė mbledhje. Nė pjesėn e fundit tė mbledhjės, nga sekretari pėr ēėshtje financiare, Naim Zhitia, ėshtė paraqitur njė raport i shkurtėr mbi shpenzimet e bėra gjatė fushatės.

Lidhur me fillimin e gjykimit ndaj Fatmir Limajt, Hajredin Balajt dhe Isak Musliut nga Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės pėr krime tė luftės, Kryesia e LPK-sė ka shprehur pakėnaqėsinė me prezentimin e rastit nga prokuroria e gjyqit tė Hagės. LPK-ja kėtė gjyq e vlerėson me prapavjė politike. Ky gjyq nuk ėshtė i drejtuar vetėm kundėr Fatmirit dhe dy bashkėluftėtarėve tė tij, por ėshtė gjyq kundėr Kosovės, sepse me kėtė po synohet qė tė bėhet barazimi i Luftės Ēlirimtare tė UĒK-sė me luftėn e ushtrisė okupatore serbe nė Kosovė, me ē’rast u zihet pėr tė madhe institucioneve tė Kosovės pėr indiferencėn e pakuptimtė tė treguar ndaj kėtij gjykimi.

Zyra pėr informim e LPK-sė


Nga mbledhja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė

 

Tė aprovohet Deklara pėr Kosovėn shtet tė pavarur dhe peticioni pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė


Prishitnė, 15 nėntor 2004 - Tė shtunėn nė Prishtinė, nėn drejtimin e Emrush Xhemajlit, kryetar, ėshtė mbajtur mbledhja e radhės (e treta pėr kėtė vit) e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, si organ mė i lartė vendimmarrės brenda dy Mbledhjeve tė Pėrgjithshme.

Duke pasur parasysh:

- Bllokimin e zhvillimit tė gjithanshėm tė Kosovės dhe sidomos nė fushėn e zhvillimit ekonomik, pengesat nga UNMIK-u nė ndėrtimin e mėtejmė tė institucioneve, tė bartjes sė kompetencave tė pėrshkruara nė Kornizėn Kushtetuese dhe ato tė rezervuara, tė shkeljes sė tė drejtave demokratike pėr t'u shprehur, pėr tė organizuar dhe protestuar, tė ngecjes e privatizimit dhe rritjes sė represionit nga ana e policisė sė UNMIK-ut;

- Rritjen e veprimeve autokratike tė pėrfqėsuesve tė ndryshėm ndėrkombėtarė nė Kosovė, dhe

- Shkallėn e zhvillimit tė LPK-sė, si dhe nevojat pėr veprimtarinė me sukses pėr tė ardhmėn, Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė, ka aprovuar kėto konkluzione:

1. LPK apelon qė Kuvendi i Kosovės tė mbajė seancėn solemne tė premtuar mė 13 shkurt pėr tė aprovuar "Deklartėn pėr Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran".

2. Tė dalė pėr shqyrtim dhe aprovim nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės kėrkesa e 46 mijė qytetarėve tė shprehur nė Peticionin e dorėzuar nga LPK, mė 7 nėntor 2003 me kėrkesėn pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė.

3. Lėvizja Popullore e Kosovės kėrkon nga Qeveria qė sa mė parė t'i vehet nė dispozicion Kuvendit tė Kosvovės Ligji pėr dėshmorėt e kombit, familjet e tyre si dhe invalidėt e Luftės.

4. LPK do tė kundėrshtojė nė vazhdimėsi tė ashtuquajturat bisedime Prishtinė-Beograd para se dy shtetet tė bėjnė deklarata pėr njohje reciproke dhe para se Serbia tė heq dorė nga qėndrimi agresiv ndaj Kosovės.

5. LPK kėrkon nga bashkėsia ndėrkombėtare qė tė njoh vullnetin e popullit tonė pėr vetėvendosje. Vendimin e Grupit tė Kontaktit qė e prezantoi Mark Grosman qė nė qershor 2005 tė vendoset pėr statusin e Kosovės, LPK e konsideron tė paqartė sepse ky vendim mbjell iluzione nė Kosovė. Momentalisht ky ėshtė vetėm njė hap pėr inkurajimin e bisedimeve tė pabarabarta dhe tė dėshtuara nė relacionin Prishtinė - Beograd.

6. LPK do tė vazhdojė me veprimtaritė pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė si nė Kuvendin e Kosovės, ashtu edhe nė Kuvendin e Shqipėrisė, njėherit do tė vazhdojė veprimtaritė pėr sqarimin e mėtejmė tė qytetarėve dhe qeverive tė shteteve tė jashtme e organizmave ndėrkombėtarė.

 

 

 ZĖRI I KOSOVĖS

Pjesėmarrėsi i tubimit tė Gazimestanit mė 1989 - deputet i Kuvendit tė Kosovės!!!

Nga Sheradin BERISHA

Pėr LDK-nė dhe pėrkrahėsit e saj fytyrat mė markante, autoritative e kombėtare tė kėsaj partie janė mbėshtetėsit e Sllobodan Millosheviqit, siē ėshtė Shaban Halimi, i cili mbėshtetjen e tij ndaj Millosheviqit e ka dėshmuar edhe me pjesėmarrjen nė Tubimin famėkeq tė Gazimestanit mė 1989.

/mė tepėr


Drejtuesit e LPK-sė vizituan protestuesit nė sheshin „Nėnė Tereza“

Prishtinė, 4 nėntor - Kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli, i shoqėruar nga bashkėpunėtorėt e tij, Gafurr Elshani, Demir Reshiti e Naim Zhitia, tė enjten kanė vizituar familjarėt e tė zhdukurve tė cilėt kanė hyrė nė ditėn e dytė tė protestės pėr zbardhjen e fatit tė mė tė dashurve tė tyre. Pėr qėllimin e protestės, delegacionin e LPK-sė e ka njoftuar kryetarja e OJQ-sė „Thirrjet e Nėnave“ Nysrete Kumnova, e cila pasi i ka falenderuar ata pėr kėtė vizitė, ka thėnė se kėto kėrkesa u drejtohen UNMIK-ut dhe institucioneve tė vendit me qėllim tė zbardhjes sė fatit tė tė gjithė tė pagjeturve dhe kthimi i menjėhershėm nė Kosovė i kufomave tė ekshumuara nga varrezat masive nė Serbi. Kryetari Xhemajli, nė emėr tė subjektit qė drejton, ka shprehur edhe njėherė solidaritetin me kėta familjarė, duke ua kujtuar organizatorėve se LPK-ja ka qenė gjithmonė pėrkrah tyre, duke i ndarė bashkė dhimbjen dhe shqetėsimin pėr fatin e mbi 3500 qytetarėve tė pagjetur tė Kosovės. „Ne haptas kemi protestuar kundėr bisedimeve me Beogradin pėrpara se tė zbardhet fati i tė pagjeturve, dhe nė kėtė do tė kėmbėngulim vazhdimisht duke mos lejuar qė kjo brengė e madhe e juaja dhe e jona tė pėrdorėt pėr qėllime me prapavijė tė errėt politike“, ka thėnė Xhemajli. Disa nga protestuesit, duke i falenderuar drejtuesit e LPK-sė pėr kėtė vizitė, kanė shprehur indinjaten e tyre me drejtuesit e institucioneve tė Kosovės si dhe tė subjekteve tjera politike pėr indiferencen qė po e shprehin ndaj protestuesėve. „Liderėt e partive politike, gjatė fushatės e kanė pasur gojen plot premtime pėr ndihmė rreth fatit tė tė pagjeturve, kurse tani pas zgjedhjeve, nuk e shohin tė udhės as tė vijnė e tė na vizitojnė“, ėshtė shprehur i revoltuar njėri nga protestuesit.

Zyra pėr informim e LPK-sė


OVLUĒK kėrkon nga LPK-ja qė tė pamundėsojnė zgjedhjen e Ibrahim Rugovės president tė Kosovės

Prishtinė, 4 nėntor - Nė selinė e LPK-sė nė Prishtinė, tė enjten kanė qėndruar njė delegacion i pėrbashkėt i OVLUĒK-sė, SHILUĒK-sė dhe SHFDUĒK-sė tė cilėt janė pritur nga kryetari Emrush Xhemajli me bashkėpunėtorė. Delegacioni i shoqatave tė dala nga lufta e UĒK-sė, ka njoftuar nikoqirin me nismėn pėr organizimin e njė proteste gjithpopullore nė Prishtinė me kėrkesėn pėr lirimin e Fatmir Limajt dhe bashkėluftėtarėve tė tij, gjykimi i tė cilėve pritet tė fillojė kah mesi i kėtij muaj. Me kėtė rast, ata kanė kėrkuar mbėshtetjen e LPK-sė pėr kėtė protestė. Kėrkesa tjetėr e  delegacionit tė OVLUĒK-sė, SHILUĒK-sė dhe SHFDUĒK-sė  drejtuar LPK-sė, ishte qė ky subjekt politik, tė bashkohet me PDK-nė, AAK-nė, dhe ORA-nė pėr tė pamundėsuar zgjedhjen president tė Kosovės Ibrahim (Ukė) Rugovėn, nga fshati Cercė i Burimit, pėr arsyet qė organizatat e dala nga lufta ua kanė paraqitur liderėve tė subjekteve tė lartpėrmendura nė letrėn e datės 28 tetor 2004.

Kryetari Xhemajli, ka deklaruar edhe njėherė mbėshtetjen e LPK-sė pėr kėrkesat e parashtruara nga drejtuesit e kėtyre shoqatave.

Zyra pėr informim e LPK-sė


Nė Sallėn e Kuqe tė Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė u mbajt Akademi Pėrkujtimore me rastin e 15-vjetorit tė rėnies sė dėshmorėve tė kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu 

Afrimi dhe Fahriu, dy pararendės tė denjė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės

“Ata ranė tė rinj, tė pa rinuar, pėr tė dėshmuar vazhdėn e pėrkushtimit kombėtar, me njė betim tė paluhatshėm, sfidues ndaj armiqve dhe tradhėtarėve tė kombit tonė. Ata mbrojtėn Prishtinėn dhe Kosovėn nė kohėn mė tė vėshtirė kur ēbėhej edhe autonomia e vitit 1974 dhe bėhej pėrgatitje pėr shfarosjen e popullit martir tė Kosovės”, ka thėnė Fazli Veliu nė fjalėn e mbajtur nė kėtė akademi pėrkujtimore

Demir Reshiti

Prishtinė, 2 nėntor – Dėshmorėt Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janė dy figura tė shquara qė na kanė bashkuar dhe na bashkojnė nė pėrpjekjet pėr arritjen e pavarėsisė, njėsimit tė kombit tonė tė ndarė dhe nė pėrpjekjet pėr pėrparim shoqėror, tha nė akademinė e organizuar nga Lėvizja Popullore e Kosovės, me rastin e rėnies sė dy dėshmorėve tė kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Faziu, kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli.

Gjatė fjalės sė tij nė kėtė akademi pėrkujtimore mbajtur nė Sallėn e Kuqe tė Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė, kryetari i LPK-sė tha se sot u bėnė 15 vjet qė nga koha kur nė Bregun simbolik tė Diellit ranė heroikisht duke luftuar me armė nė dorė dy udhėheqėsit e shquar tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, dy pararendės tė denjė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, heronjtė Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Edhe pse tė gjithtė heronjtė ranė pėr ēlirimin e vendit, ranė pėr Kosovėn, sipas Xhemajlit, pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė Kosovės edhe pas pesė vjetėsh tė heqjes sė trupave serbe, nuk rregulluan ligjin pėr statusin e dėshmorit dhe familjeve tė tyre.

Ndėrkaq, pėr jetėn dhe veprėn e dėshmorėve, foli Sekretari i Pėrgjithshėm i LPK-sė, Gafurr Elshani. Elshani, gjatė fjalės sė tij elaboroi tė kaluarėn e lavdishme tė dy dėshmorėve, aktivitetin e tyre atdhetar nė sėndėrtimin e idealeve kombėtare, gadishmėrinė pėr sakrificė dhe flijim, tė cilin edhe e bėnė, para 15 vjetėsh nė njė betejė tė pabarabartė me forcat speciale serbe, nė lagjen Kodra e Diellit nė Prishtinė.

“Me dy armė qė kishin Afrimi dhe Fahriu fillojnė njė luftė tė pabarabartė me njėsitė speciale tė policisė, me tė cilėt pėr dhjetė orė rresht luftuan e nuk u dhanė, derisa trupin e njomė tė Afrimit e qėlluan shtatė plumba, ndėrkaq pėr tė shuar jetėn e Fahriut nuk u mjaftuan plumbat, por pėrdorėn edhe helmet kimike”, potencoi aktin e rėnies sė dy dėshmorėve, Gafurr Elshani. Ndonėse ishin shumė tė rinj nė moshė, sipas Elshanit, ata me punėn e tyre tė palodhshme pėr ēlirimin e atdheut si dhe me aktin e tyre tė rėnies heroike morėn pavdekėsinė, dhe populli ynė gjithmonė i kujton me krenari e pietet. Nė emėr tė Trupave tė Mbrojtes tė Kosovės, para tė pranishmėve foli Shemsi Syla, i cili tha se “ne ushtarėt gjithmonė do tė krenohemi me emrat e mėdhenj tė Afrimit dhe Fahriut, tė cilėt do tė mbesin pėr ne njė shkollė e madhe ushtarake, prej tė cilės do tė mesojmė gjithnjė”.

Syla tha se ne duhet t’i pėrkushtohemi arritjes sė qėllimit qė i kemi shtruar vetes, duke u frymėzuar nga shembulli i Afrim Zhitisė dhe Fahri Fazliut, tė cilėt deri nė fund i qėndruan besnik idealit, pėr tė cilin nuk kursyen as jetėn.

Tubimin e pėrshėndeti edhe kryetari i LPK-sė gjatė viteve 1987-1998, deputeti dhe pėfaqėsuesi i shoqatave tė dala nga lufta nė Maqedoni, Fazli Veliu.

“Aty dhe kėtu, mercenarėt dhe trathtarėt ishin bashkė me armiqtė. Ata u goditėn rėndė nga krismat e dy dėshmorėve tė kombit, u goditėn rėndė nga ata luftėtarė tė pararojės, nga ata luftėtarė qė ishin guerilas, dhe pėrfundimisht nga Ushtria Ēlirimtare Kombėtare, emblemėn e sė cilės, ju tė nderuar prindėr, ju tė nderuar bashkėluftėtarė, e mbartėt nė shpirt, nė supe dhe tani e keni nė trup, nė lėkurėn tonė tė pėrbashkėt mbarėshqiptare”, tha ish-kreu i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, Fazli Veliu, duke shtuar se ata e kanė meritėn e tyre, sepse kishin njė program tonin kombėtar, i cili i gjasonte programit tė Rilindjes Kombėtare. “Ata ranė tė rinj, tė pa rinuar, pėr tė dėshmuar vazhdėn e pėrkushtimit kombėtar, me njė betim tė paluhatshėm, sfidues ndaj armiqve dhe tradhėtarėve tė kombit tonė. Ata mbrojtėn Prishtinėn dhe Kosovėn nė kohėn mė tė vėshtirė kur ēbėhej edhe autonomia e vitit 1974 dhe bėhej pėrgatitje pėr shfarosjen e popullit martir tė Kosovės, prandaj, ata ishin edhe figurat e Rilindjes sonė”, u shpreh Veliu.

Ndėrkaq, nė emėr tė familjeve tė dėshmorėve, foli Blerim Zhitia. Kėtė Akademi, pėrmes njė telegrami e ka pėrshėndetur edhe Partia e Unitetit Kombėtar Shqiptar – UNIKOMB. Tė pranishėm, pėrveē familjarėve tė dėshmorėve ishin edhe mysafirė tė shumtė, bashkėluftėtarė dhe bashkėveprimtarė tė Afrimit dhe Fahriut, si dhe figura tė skenės aktuale politike nė Kosovės.

 



Emrush Xhemajli
Kryetar i Lėvizjes Popullore tė Kosovės

U lind mė 1 maj 1959 nė Komogllavė tė Ferizajit. Shkollėn fillore e ka mbaruar nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen nė Ferizaj. Gjatė vitit 1976 i takon grupit ilegal tė nxėnėsve. Gjatė kohės sa ishte student i letėrsisė shqiptare dhe artit figurativ, dega e pikturės nė Prishtinė (1979), arrestohet nga okupatori serb dhe dėnohet me 3 vjet e gjysmė burgim pėr ēėshtje politike. Dėnimin e vuajti nė Mitrovicė tė Sremit. Pas burgut hyn nė organizimet e Lėvizjes Popullore tė Kosovės (nė atė kohė LRSHJ-sė). Mė 7 janar 1984 i ikėn policisė qė kishte shkuar nė shtėpinė e tij pėr ta arrestuar sėrish dhe kalon nė ilegalitet. Nė prill tė atij viti arratiset dhe vendoset nė Zvicėr. Gjatė kohės sa qėndroi nė mėrgim, tri vitet e para ishte anėtar i redaksisė sė “Zėrit tė Kosovės” dhe ka hapur disa ekspozita personale dhe kolektive tė pikturės. Ndėrsa nga viti 1987 zgjedhet sekretar i LPK-sė, Dega Jashtė Vendit. Nė vitin 1991-1993 ishte delegat i Degės sė LPK-sė Jashtė Vendit nė Mbledhjen e III-tė, pėrkatėsisht IV-tė, qė u mbajtėn nė Ujmirė tė Drenicės dhe nė Prishtinė. Nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės ėshtė nga fillimi i punės sė saj mė 1994. Nga maji i vitit 1998 deri nė fund tė luftės pėr ēlirimin e Kosovės ishte ndihmėskomandant pėr administratė tė pėrgjitshme nė Zonėn Operative tė Dukagjinit. Mė 1999 okupatori serb e dėnoi, nė mungesė, mė 15 vjet burg. Mė 28 Nėntor 1999 u vetėdemobilizua nga TMK-ja dhe kaloi prapė nė jetėn politike. Nė Kuvendin e V-tė tė LPK-sė, mbajtur nė korrik tė vitit 2000, delegatėt e zgjodhėn kryetar tė LPK-sė. Mbėshteti politikisht luftėn e armatosur ēlirimtare tė pjesėve tė popullit shqiptar nė Kosovėn Lindore dhe nė Maqedoni. Jashtė ēdo rregulloreje legale u hoq nga lista zgjedhore pėr deputetė tė Kuvendit tė Kosovės nė zgjedhjet e vitit 2001. Nė vitin 2001 nė mbledhjen e VI tė Pėrgjithshme u rizgjodh kryetar i LPK-sė, gjithashtu edhe nė vitin 2004 nė Mbledhjen e VII tė Pėrgjithshme u rizgjodh kryetar i LPK-sė. Ėshtė i martuar, babė i tre fėmijėve. Jeton nė Prishtinė. Nga gjuhėt e huaja flet frengjishten dhe gjuhėn qė e mėsoi nė burg.