Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

HPrishtina

 

 

 MBLEDHJA E 7-TĖ E PĖRGJITHSHME

LPK-ja e pėrkushtuar nė bėrjen e shtetit tė Kosovės dhe krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė

Kryetar zgjedhet Emrush Xhemajli

Prishtinė, 24 prill – Sot, nė Sallėn e Kuqe tė Pallatit tė Rinisė, nė Prishtinė, ka zhvilluar punimet Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme e Lėvizjes Popullore tė Kosovės. Nė mbledhje kanė marrė pjesė 210 delegatė dhe mysafirė tė ftuarė.

Mbledhjen e ka hapur kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli. Pas fjalės sė hapjes, qė ka mbajtur kryetari Xhemajli, ėshtė zgjedhur Kryesia e Punės nė pėrbėrje Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Meta, Ilaz Kadolli dhe Qerim Pllana.

Pas zgjedhjes sė Kryesisė sė Punės, tė cilėn e ka kryesuar zėvendėskryetari i LPK-sė, Gafurr Elshani, kryetari Emrush Xhemajli ka paraqitur raportin e Kėshillit tė Pėrgjithshėm pėr punėn e LPK-sė ndėrmjet dy Mbledhjeve tė Pėrgjithshme.

Nė vazhdim anėtari i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, Remzi Hasani, ka lexuar letrėn pėrshėndetėse qė kishte dėrguar nga Burgu i Prishtinės, Abdyl Mushkolaj, anėtar i Kryesisė sė LPK-sė. Ndėrkaq, Demir Reshiti, anėtar i Kryesisė, ka lexuar fjalėn pėrshėndetėse tė dėrguar nga ish-udhėheqėsi i LPK-sė, Fazli Veliu, tash deputet nė Kuvendin e Maqedonisė, Meidin Kollari, nga Dega nė zvicėr ka lexuar letrėn e dėrguar nga kjo degė.

Mbledhjen e ka pėrshėndetur edhe veprimtari Besim R. Cengu nga Kukėsi, Fatmir Humolli, kryetar i LKĒK-sė, Ahmet Zherka nga SHBA, Ismail Haxhiu nga Ēikago, Dritėro Kadolli nga Londra, Ramadan Kurtaj, Enver Hyseni dhe Fadil Shyti nga Suedia.

Pas pėrshėndetjeve delegatė tė shumtė kanė diskutuar pėr raportin e Kėshillit tė Pėrgjithshėm pėr punėn e organizatės ndėrmjet dy mbledhjeve tė pėrgjithshme, raport i cili ėshtė miratuar mė pas.

Delegatėt kanė diskutuar edhe pėr projekt-programin dhe projekt-statutin e LPK-sė, tė cilėt pas disa vėrejtjeve e propozimeve janė miratuar.

Delegatėt kanė rizgjedhur pėr kryetar tė LPK-sė z.Emrush Xhemajli, si dhe kanė zgjedhur Kėshillin e Pėrgjithshėm prej 81 vetash, i cili javėn e ardhshme do tė zgjedh Kryesinė e LPK-sė.

Nė fund janė paraqitur rezolucionet e Mbledhjes sė 7-tė tė Pėrgjithshme, tė cilat, gjithashtu, pas disa vėrejtjeve dhe propozimeve janė miratuar.

Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme, e treta nė legalitet, ėshtė vlerėsuar si njė ngjarje historike pėr LPK-nė, organizatė e cila ka shėnuar rritje tė ndjeshme pas Mbledhjes sė 6-tė tė Pėrgjitshme.


Fjala e hapjes sė Mbledhjes sė 7-tė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė, paraqitur nga kryetari Emrush Xhemajli

 

Tė nderuar delegatė dhe delegate,

Tė nderuar pjesėmarrės tė Mbledhjes sė 7-tė,

Tė nderuar mysafirė,

Pėrfaqėsues tė mediave,

I nderuari pėrfaqėsues i OSBE-sė

Nė emėr tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, ju pėrshėndes dhe  ju uroj mirėseardhje nė Mbledhjen e 7-tė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė.

Sipas Statutit tė LPK-sė, neni 14 dhe nė vijim, Mbledhja e Pėrgjithshme e LPK-sė ėshtė organi mė i lartė vendimmarrės.

Pas njė pune intensive pėrgatitore, sot, jemi mbledhur tė bėjmė bilancin e punės sonė politike, tė organizimit e veprimit tė LPK-sė pėr dy vitet e shkuara dhe tė shrojmė njė vijė tė qartė tė punės pėr dy vitet e ardhshme.

Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme po mbahet nė kohėn kur Kosova ende ėshtė me status politik tė padefinuar, me gjendje armėpushimi dhe paqeje tė brishtė, e pa sigurtė pėr tė ardhmėn e vetė dhe e bllokuar nga pikėpamja e zhvillimit.

Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme po mbahet nė kohėn kur Kosova edhe pas 5 viteve vazhdon tė administrohet nga Misioni i Kombeve tė Bashkuara, nė kohėn kur, me gjithė pėrparimet fillestare ėshtė bllokuar jeta nė Kosovė, nė kohėn kur Serbia nė mėnyrė progresive ka rritur agresionin kundėr Kosovės, nė kohėn kur populli ynė nė qindra forma ėshtė duke shprehur revoltėn e tij tė ligjshme pėr kėtė gjendje, nė kohėn kur po zhvillohet njė politikė e egėr e diferencimit ideopolitik, por njėherit nė kohėn e shanseve tė mėdha pėr ecje pėrpara.

Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme po mbahet nė kohėn kur nė Kosovė vazhdon tė sundojė totalitarizmi dhe autokracia, ku nuk ka demokraci pėr shumicėn e qytetarėve tė Kosovės.

Pėrkundėr tė gjitha kėtyre vėshtirėsive Kosova po bėnė pėrpjekje tė dalė nga kjo gjendje e vėshtirė nė njė gjendje me perspektiva tė qarta pėr fatin e saj.

Duke ju falenderuar vitalitetit tė popullit tonė dhe trendeve tė zhvillimeve tė pėrgjithshme bashkėkohore nė nivel global ne kemi ecur deri kėtu dhe pikėrisht duke u mbėshtetur nė kėto zhvillime ne do tė ecim para dhe do tė dalim ngadhnjimtar nė rrugėn tonė tė lirisė, pamvarėsisė nga agresorėt, sovranitetit, integritetit, unjisimit tė vendit tė ndarė pėrdhunshėm dhe tė dinjitetit.

Nė kėtė drejtim LPK ka ditur, din dhe do tė dijė tė gjejė rrugė tė vėshtira, por tė kalueshme.

Ēdo Mbledhje e Pėrgjithshme e LPK-sė ka qenė ngjarje, edhe kjo e sotmja ėshtė e tillė.

Nė kėtė mbledhje duheshin tė ishin prezentė edhe ata qė u ndanė nga ne, veprimtarėt e LPK-sė dhe luftėtarėt e UĒK-sė, Avdi Muja dhe Rexhep Halimi. Pėr tė nderuar kujtimin e tyre, tė tė rėnėve nė protestat e muajit tė kaluar, si dhe tė gjithė dėshmorėve, ju ftojė tė mbajmė njė minutė heshtje.

Nė kėtė mbledhje mungon me arsye Abdyl Mushkolaj, i cili ėshtė arrestuar brutalisht dhe mbahet nė burg padrejtėsisht. Edhe pse ai nuk ėshtė kėtu, kėtu janė shokėt e tij. Jemi ne tė gjithė qė do tė punojmė pavarėsisht nga rrethanat.

Kam nderin e madh qė nė emėr tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė shpall tė hapur Mbledhjen e 7-tė tė Pėrgjithshme tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės.


Raporti i Kėshillit tė Pėrgjithshėm pėr punėn ndėrmjet dy mbledhjeve tė pėrgjithshme tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės

Lėvizja Popullore e Kosovės ka dėshmuar se ėshtė alternativė e veprimit, qė mund ta nxjerrė vendin nga kriza

Veprimtaria e LPK-sė u zhvillua nė kushte e rrethana kur skena jonė politike u rregullua nga OSBE-ja, kur qytetarėt e Kosovės u pėrcaktuan qė LPK-ja tė jetė nė opozitė me njė deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe  qė forcat e padėshmuara nė politikė ta kenė pushtetin.

Vendi ynė kishte shanse reale tė ecėn pėrpara, por si rrjedhim i politikės sė gabuar tė pushtetarėve: UNMIK-ut dhe koalicionit bashkėqeverisės, vendi u pėrshkua nga kriza tė pėrhershme zinxhirore. /mė tepėr


Letra pėrshėndetėse e Abdyl Mushkolajt, anėtar i Kryesisė sė LPK-sė, dėrguar nga Burgu i Prishtinės ku po mbahet padrejtėsisht 

I nderuari z.Kryetar i LPK-sė, Emrush Xhemajli

Tė nderuar dhe tė respektuar shokė tė LPK-sė

 

Ju pėrshėndes pėrzemėrsisht nga burgjet e UNMIK-ut, duke ju uruar qė Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme tė kalojė nė frymė pune dhe mirėkuptimi.

Tė dashur shokė, kam bindjen e plotė qė ju sė bashku me kryetarin tonė z.E.Xhemajli do tė dilni me detyra tė reja, sepse LPK-ja ka ditur di dhe do tė dijė tė ecė me hapa tė sigurtė pėrpara, tė cilėn, si nė tė kaluaren edhe nė tė ardhmen, e presin detyra dhe punė tė mėdha.

Unė, sot po ju mungoj jo me dėshirėn time, por tė atyre qė mė mbajnė peng tė politikės. Si dje edhe sot halė nė sy janė veprimtarėt e LPK-sė, qė nė rrugėn e nisur 23 vite mė parė nxorėn nga gjiri i saj tri ushtri tė lavdishme UĒK, UĒPMB dhe UĒK (kombėtare), tė cilat, tė udhėhequra nga LPK-ja, bėnė realitet amanetin e mijėra dėshmorėve.

Nė fund, unė shoku Juaj, jam me ju dhe do tė jem derisa tė jem gjallė!

 

Rroftė LPK-ja!

Rroftė UĒK-ja!

Lavdi dėshmorėve tė kombit!

 

Me nderime shoku Juaj Abdyl Mushkolaj

22.04.2004 nga Burgu i Prishtinės


 

Letra pėrshėndetėse e ish-udhėheqėsit tė LPK-sė, tash deputet nė Kuvendin e Maqedonisė, z.Fazli Veliu

Tė nderuar delegatė dhe delegate tė Mbledhjes sė 7-tė tė Pėrgjithshme!

E nderuara Kryesi udhėheqėse e mbajtjes dhe zhvillimit tė Mbledhjes sė 7-tė tė Pėrgjithshme!

Ju pėrshėndes me respekt tė veēanatė dhe uroj pėr delegimin dhe pjesėmarrjen nė kėtė Mbledhje tė Pėrgjithshme, duke ju dėshiruar kontribut tė suksesshėm dhe vendime mandatore vendimtare. Ju qė arrini kėtu nga tė gjitha shtresat e popullit, paēi vullnet dhe guxim qė t’i prezentoni dhe tė dėshmoni besimin e dhėnė, pėr tė zhvilluar me sukses punimet e Mbledhjes sė 7-tė tė Pėrgjithshme, pėr tė marrė dhe realizuar detyrat gjatė mandatit tuaj.

Tė nderuar pjesėmarrės tė Mbledhjes sė 7-tė tė Pėrgjithshme!

Rrallėkush besonte para viteve 1981, 1984, 1989, 1997 se mund tė bartėnim njė peshė tė pamatur, siē ishte ajo e LPK-sė dhe UĒK-sė.

Rrallėkush mund tė besojė, sot, te bartja e peshės tjetėr me motivim tė ri pėr tė zgjidhur ēėshtjen e Kosovės dhe tė kombit.

Atė e bartėn shokėt tanė: Veprimtarėt e devotshėm dhe luftėtarėt e rėnė-legjendarė. Mesazhet e tyre po barten edhe nga ju, anėtarė dhe delegatė tė LPK-sė.

Tė nderuar delegatė!

Ju qė u zgjodhėt nga radhėt e bazės pėr tė pėrfaqėsuar atė, shfaqni para tė gjithėve guximin qė tė prezentoni gjendjen reale, ēėshtjet e ngutshme tė meseve nga vini. Ju dhe populli duhet tė finalizoni statusin e Kosovės, ngase ju jeni pėrfaqėsuesit legjitimė dhe vendimtarė.

Njė anėtarėsi me veprimtarė tė dėshmuar, njė popull me traditė trimėrie, pėrpjekje lufte, duhet tė marrė mbi vete fatin dhe detyrimin kombėtar. Tanimė ju nuk jeni anonim, tė anėsuar, tė largėt, tė papėrkrahur, por tė emėruar, tė pranishėm, tė afėrt, mandatorė tė padiskutueshėm tė ēėshtjes sonė. Veproni sė bashku qė tė arrijmė te qėllimi i pėrbashkėt.

Vendimet tuaja i mbėshtesim fuqimisht.

Mesazhi ynė: Tė kurorėzojmė pėrpjekjet dhe luftėn e popullit tonė tė dėshmuar nė fundshekullin qė lamė pas dhe nė fillim tė shekullit tė ri.

Rroftė Mbledhja e Pėrgjithshme!

Rroftė populli shqiptar!

 

Fazli Veliu

Shkup, mė 24 prill 2004

 


 KONFERENCĖ SHTYPI

LPK mban nesėr Mbledhjen e 7-tė tė Pėrgjithshme

Prishtinė, 23 prill – Zėvendėskryetari i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, Gafurr Elshani, nė njė konferencė shtypi ka njoftuar edhe njėherė gazetarėt me vendimin e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė kėsaj organizate, tė datės 20 janar, pėr thirrjen e Mbledhjes sė 7-tė tė Pėrgjitshme, i cili ėshtė marrė nė pajtim me statutin e organizatės. 

Pėr mbajtjen e mbledhjes, kemi njoftuar anėtarėsinė tonė, sipas detyrimit qė del nga statuti, institucionet e vendit dhe OSBE-nė.

Nė vazhim Elshani ka paraqitur njė historik tė shkurtėr tė mbledhjeve tė pėrgjithshme.

Mbledhja e Parė e Pėrgjithshme e LPK-sė ėshtė mbajtur nė vitin 1987, nė Zvicėr, ku gjithashtu ėshtė mbajtur edhe Mbledhja e Dytė e Pėrgjithshme, nė vitin  1989. Mbledhja e Tretė e Pėrgjithshme, ėshtė mbajtur nė vitin 1991 nė Kosovė, nė fshatin Ujmirė. Kjo Mbledhje ėshtė mbajtur nė kushte tė ilegalitetit tė thellė, njėlloj si edhe Mbledhja e Katėrtė e Pėrgjithshme, e cila ėshtė mbajtur nė Prishtinė, nė vitin 1993. Dy mbledhjet tjera: e Pesta (2000) dhe e Gjashta (2002), janė mbajtur nė Prishtinė nė kushte tė legalitetit, nė  mėnyrė plotėsisht transparente.

Pėr mbajtjen e Mbledhjes sė 7-tė  tė Pėrgjithshme, janė marrė tė gjitha masat pėrgatitore. Kėshilli i Pėrgjithshėm ka lėshuar thirrjen me kohė. Janė caktuar komisionet e Mbledhjes: Komisioni pėr Ēėshtje Programore dhe Statutare, me kryetar Gafurr Elshanin; Komisioni i Verifikimit tė Mandateve me kryetar Durmish Gashin, Komisioni Teknik  me kryetar Naim Zhitin; ndėrsa komisionet tjera, siē ėshtė ai i Protokolit, Komisioni i Mbikėqyrjes sė Zgjedhjeve, dhe Komisioni pėr shqyrtimin e shkresave drejtuar Mbledhjes, do tė zgjedhen nė mbledhje drejtpėrsėdrejti nga delegatėt.

Kėshilli i Pėrgjithshėm ka afatizuar mbajtjen e mbledhjeve tė pėrgjithshme zgjedhore tė Rretheve; ka pėrcaktuar kriteret e zgjedhjes sė delegatėve dhe afatet e dėrgimit tė vėrejtjeve programore e statutare.

Brenda afatit tė caktuar, nė 19 Rrethe tė LPK-sė, janė mbajtur Mbledhjet e Pėrgjithshme, ku ėshtė bėrė bilanci i punės, dhe janė bėrė zgjedhjet e organeve drejtuese tė LPK-sė. Nga kėto mbledhje, nė 6 Rrethe, delegatėt e kanė parė tė udhės qė tė zgjedhin kryetarė tė rinj. Janė bėrė ndryshime dhe zgjerime nė organet drejtuse tė Rretheve, nė kryesitė dhe kėshillat e Rretheve, dhe janė zgjedhur mbi 250 delegatė qė do ta pėrfaqėsojnė bazėn nė Mbledhjen e 7-tė tė Pėrgjithshme.

Nė fund zėvendėskryetari Elshani ka njoftuar gazetarėt me rrjedhėn e Mbledhjes sė 7-tė Pėrgjithshme.

Rrjedha e Mbledhjes do tė jetė kėshtu:

Seanca e Parė

- Hapja e Mbledhjes.

- Raporti i verifikimit tė mandateve nga ana e Komisionit pėrkatės

- zgjedhja e Kryesisė sė Punės e cila do tė drejtojė mbledhjen,

- aprovimi i rendit tė punės,

- Raporti i Punės sė Kėshillit tė Pėrgjithshėm pėr Mbledhjen e 7-tė tė Pėrgjithshme nga Kryetari i LPK-sė Emrush Xhemajli.

- Pėrshėndetja e mysafirėve.

Seanca e dytė  

- Zgjedhja e komisioneve pėr mbarėvajtjen e mbledhjes.

- Raporti i punės nga Kėshilli Mbikėqyrės

- diskutimet rreth raportit kryesor dhe aprovimi i tij.

- shqyrtimi dhe aprovimi i ndryshimeve programore dhe statutare.

Zgjedhjet

- zgjedhja e Kryetarit tė LPK-sė,

- zgjedhja e Kėshillit Mbikėqyrės

- zgjedhja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm prej 81 vetash.

- zgjedhja e kryesisė prej 15 anėtarėsh ( Kryesia zgjedhet nga Kėshilli i Pėrgjithshėm, i cili do tė mbajė mbledhjen e parė menjėherė pas pėrfundimit tė votimeve).

Votimi i kandidatėve dė tė jetė i fshehtė dhe me mė shumė kandidatė.

Seanca e fundit

- aprovimi i rezolucioneve tė Mbledhjes

- Lėshuarja e komunikatės pėr mjete tė informimit lidhur me ecurinė dhe vendimet e Mbledhjes sė 7-tė tė Pėrgjithshme tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės.


| kthehu |