Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Kryeministri i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

VETĖVENDOSJE!

Nėnė Shqipėri

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

Radio Kosova e Lirė

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

Mekuli.com

 

Në Krushë të Vogël u bë rivarrimi i 21 martirëve të kombit

Krushë e Vogël, 26 mars 2007

Sot, më 26 mars, në tetëvjetorin e masakrës që bënë kriminelët serbë mbi banorët e fshatit Krushë e Vogël, u bë rivarrimi i 21 martirëve të kombit, identifikimi i të cilëve është bërë në Morgun e Rahovecit. Në vazhdim po botojmë të plotë fjalën e kryetarit të Shoqatës “26 Marsi” nga Krusha e Vogël, Agron Limani, të mbajtur me këtë rast. / ►►►
 


Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së

Misioni i ri ndërkombëtar, i rëndë...


KP i LPK-së kërkon lirimin e Albin Kurtit, dënimin e vrasësve dhe marrjen në përgjegjësi të krerëve të SHPK-së, Sheremet Ahmeti dhe Reshat Maliqi

Prishtinë, 24 mars 2007
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të shtunën, nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm Gafurr Elshnai, ka diskutuar për situatën aktuale politike në vend pas hapjes së Pakos së Ahtisarit, demonstratave të 10 shkurtit dhe fillimit të gjykimit kundër ish-kryeministrit dhe ish-komandantit të UCcedil;K-së në Dukagjin, z. Ramush Haradinaj dhe luftëtarëve Lahi Brahimaj dhe Idriz Balajt.

Pakoja e Ahtisarit për Kosovën...

Raportin e Kryesisë së LPK-së, e ka paraqitur kryetari Emrush Xhemajli, i cili ka thënë se pas hapjes së Pakos së Ahtisarit, më 2 shkurt 2007, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës me urgjencë ka mbajtur mbledhje, në të cilën pasi është lexuar kjo pako e ka analizuar dhe me këtë rast ka dalë me qëndrim rreth saj. Lëvizja Popullore e Kosovës nuk ka qenë e përfshirë në bisedimet e Vjenës, dhe nuk ka kërkuar të marrë pjesë në to, por edhe nuk është ftuar për këtë qëllim, sepse me kohë ka qenë kundër bisedimeve me Serbinë, para se të njihen reciprokisht dy shtetet, Serbia dhe Kosova. Për këtë, madje LPK në vitin 2003 dhe 2004 e para pati bërë protesta në rrugë. LPK, atëherë pat thënë se nuk ka nevojë për këto bisedime, sepse nuk mund të arrihet kurrfarë marrëveshje. Këtë e deklaruan tash, në fund të bisedime, edhe vetë organizatorët duke thënë se “nuk ka mundësi të bëhet marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë”. /
►►►


 

Diskutimi i deputetit të LPK-së, Emrush Xhemajli, në Kuvendin e Kosovës lidhur me ngjarjet e 10 shkurtit 2007

Të lirohet menjëherë Albin Kurti!

... nga raporti del se SHPK është e politizuar skajshmërisht

Prishtinë, 22 mars 2007
25 deputetë të Kuvendit të Kosovës, më 22 shkurt 2007, patën kërkuar debat në Kuvend për ngjarjet e 10 shkurtit, ku u vranë me armë zjarri nga policia dy qytetarë të respektuar të Kosovës, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, dhe Krijimin e Komisionit Parlamentar për konstatimin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Materiali i Ministrisë së Brendshme dhe ai që ka buruar nga dëgjimi parlamentar në Komisionin përkatës të Kuvendit është i mirëseardhur edhe pse kualifikimet në to nuk mund të mbështeten.

Fillimisht të them se nga raporti del se SHPK është e politizuar skajshmërish. Me këtë polici që kemi nuk ka nevojë për gjykata. Ajo i dinë të gjitha gjërat dhe jep kualifikime politike e gjyqësore. /
►►►


 

Në Kishën Katolike të fshatit Binēë

Kryetari i LPK-së vizitoi Don Lush Gjergjin


Prishtinë, 21 mars 2007
Kryetari i LPK-së, Emrush Xhemajli me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot Don Lush Gjergjin në Kishën Katolike të fshatit Binçë e Vitisë. Xhemajli duke shprehur keqardhje për ngjarjen e ndodhur ditë më parë në Kishën Katolike të fshatit Binçë dhe maltretimin e Don Lush Gjergjit nga persona të panjohur, tha se ky rast na bën të ndiejmë dhe bashkëndiejmë dhimbjen dhe atakimin e vlerave ndaj Kishës Katolike në Kosovë, duke pasur parasysh kontributin e kësaj kishe para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare në Kosovë, e posaçërisht kontributin e Dr. Don Lush Gjergjit. Me këtë rast Xhemajli, në shenjë respekti, i dhuroi Don Lush Gjergjit, një pikturë të At Shtjefën Gjeqovit. Mikpritësi, Don Lush Gjergji, në emër të tij dhe të Kishës Katolike falënderoi Xhemajlin dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën e bërë.


 

Xhemajli u prit në Sindikatën e Pensionistëve të Kosovës

Prishtinë, 21 mars 2007
Sot, kryetari i LPK-së me bashkëpunëtorë, i ftuar nga Sindikata e Pensionistëve të Kosovës, ka vizituar këtë sindikatë ku është pritur nga kryetari i saj Fatmir Fehmiu. Mikpritësi e njoftoi kryetarin e LPK-së, Emrush Xhemajli, deputet në Kuvendin e Kosovës, lidhur me gjendjen e rëndë të pensionistëve. Gjate bisedës doli e nevojshme kërkesa që Kuvendi dhe në veçanti deputetët veç e veç të japin një kontribut më të madh sa i përket përmirësimit të gjendjes së pensionistëve të Kosovës.


 

Kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli, deputet i Kuvendit të Kosovës, në programin e mëngjesit tė RTK-së

Albini është arrestuar me urdhër politik, andaj politika duhet të ndërhyjë për ta liruar

Prishtinë, 16 mars 2007
Kryetari i LPK-së, Emrush Xhemajli, deputet i Kuvendit të Kosovës, në intervistën dhënë RTK-së, programi i mëngjesit, ka thënë se Albin Kurti nuk ka kryer kurrfarë vepre penale. Arrestimi i tij është bërë me urdhëresë politike nga lartë. Gjykatat kanë zbatuar urdhëratë politike, në asnjë gjyqësi demokratike kjo nuk ecën. Nuk mund ta dimë saktësisht se a janë urdhërdhënës vetëm ata që drejtojnë procesin këtu në Kosovë, qendrat e vendosjes, Grupi Negociator apo janë të përzier. Unë pardje, në Kuvendin e Kosovës, e thirra Ekipin Negociator që të deklarohet rreth qëndrimit në burg të Albin Kurtit, por ata nuk e panë të denjë të merren me këtë temë, derisa nuk distancohen d.m.th janë aty.

Pyetjes së RTK-së se a nuk do të ishte kjo ndërhyrje në gjykata, Xhemajli i është përgjigjur: Gjykatat kanë ndërhyrë në politikë, nuk është e vërtetë që Kuvendi i Kosovës do të ndërhynte në gjykata, ato kanë ndërhyrë në politikë pa arsye. Në bazë të cilin nen, në bazë të cilit legjislacion Albini është duke u dënuar, nuk ka legjislacion demokratik, po themi se jemi vend ku po instalohet demokracia, që dënon protestuesit duarthatë.

Ndërhyrjes së RTK-së se drejtuesit e Vetëvendosjes kanë thënë se kanë pasur qëllim t’i djegin veturat e kuvendit dhe të qeverisë, Xhemajli i është përgjigjur se gjithmonë, kur flitet për vepra penale, bëhet fjalë për vepra penale të ndodhura, për të supozuara ose të folura në mllef është tjetër punë.

Në ndërhyrjen tjetër të RTK-së se “Ju thoni që ashtu siē e kanë marrë gjykatësit ta lirojnë Albinin”, Xhemajli është përgjigjur: Jo gjykatat, ata që kanë ndikuar politikisht që ta mbyllin Albinin. Ai dhe protestuesit tjerë kanë qenë duarthatë, policia ka qenë me pushkë…, ajo i ka gjuajtur protestuesit, kjo është e vërteta. Me qëllim që të mbulojnë përgjegjësinë e vet e marrin në përgjegjësi krejt dikë tjetër.

Nuk do të dëshironim me pas një Kosovë të tillë, as, nuk besoj, që do të dëshironte dikush një Kosovë me një imazh të tillë, ku rumunët vinë këtu dhe vrasin njerëz.

Është në dobi të proceseve normale në Kosovë që Albini të lirohet nga burgu. Kosovës nuk i vije asnjë e keqe prej shprehjes demokratike të protestës, prej mendimit të kundërt. Kosovës e zeza i vjen nga ata që kanë struktura të armatosura këtu dhe jashtë, pra nga Serbia. Ajo po bënë përgatitje kundër Kosovës. Kosovës e keqja nuk i vjen nga njerëzit që janë të dëshmuar për ēështjen e Kosovës, që janë të dëshmuar për një mendim shumë të thellë demokratik dhe për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përgjithësi të qytetarëve të Kosovës.

 

ZIKPRESS

Deputeti i LPK-sė nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės

   
Xhemajli: Grupi Negociator tė ndikojė nė lirimin nga burgu tė Albin Kurtit

Sot, mė 14 mars 2007, nė kohėn kur po shkon ēėshtja e Kosovės nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė ende Kosova ka tė burgosur politikė

Prishtinė, 14 mars 2007
Kuvendi i Kosovės ka mbajtur sot seancė plenare nė tė cilėn Grupi Negociator i Kosovės, pėr ēėshtje tė statusit tė vendit, dha informatė pėr takimin e Vjenės tė mbajtur mė 10 mars 2007.

Me kėtė rast, deputeti i LPK-sė Emrush Xhemajli nė diskutimin e tij tha se e mirėpret informatėn, por qėndrimi i Lėvizjes Popullore tė Kosovės lidhur me Pakon e Ahthisarit dihet. Ajo ėshtė e ndryshme nga Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė dhe mund tė thuhet se ėshtė njė hap para nė krahasim me tė, por ėshtė shumė larg nga ēka ka pritur dhe ēka e meriton populli i Kosovės. Ai, gjithashtu tha se vendi do ta ketė vėshtirė edhe pėr faktin se pėrsėri do tė kemi njė status tė ardhshėm ndėrkombėtar dhe jo pėrfundimtar si dhe njė mision tė rėndė ndėrkombėtar. /
►►►
 


Veprimtaria e LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės

 

(Biografia e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli)

 

22 mars 2007
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė Kuvendin e Kosovės lidhur me ngjarjet e 10 shkurtit 2007
Tė lirohet menjėherė Albin Kurti!

14 mars 2007
Deputeti i LPK-sė nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės
Xhemajli: Grupi Negociator tė ndikojė nė lirimin nga burgu tė Albin Kurtit

26 janar 2007
Fjala e deputetit tė LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, mbajtur nė seancėn plenare tė 26 janarit kushtuar sigurisė nė vend Siguria e Kosovės kėrcėnohet nga forcat ushtarake, policore dhe parami litare nga Serbia

30 nėntor 2006
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, lidhur me Projektbuxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2007

1 shtator 2006
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė Kuvendin e Kosovės lidhur me raportin pėr bisedimet e Vjenės
T’u pushojė dhe tė mos u vazhdohet mandati personave qė janė nė grupin pėr Statusin

27 korrik 2006
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, pėr ligjin pėr Trashėgiminė Kulturore tė Kosovės

20 prill 2006
Diskutimi i deputetitit tė Lėvizje Popullore tė Kosovės (LPK), Emrush Xhemajli, nnė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės, kushtuar standardeve pėr Kosovėn

16 mars 2006
Ēėshtje qė deputeti i KK Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė, ngriti nė Kuvendin e Kosovės
Xhemajli: Kėrkoj masa urgjente qė z. Naser Shatri tė lirohet sa mė parė nga arresti i paarsyeshėm

15 dhjetor 2005
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, lidhur me buxhetin e Kosovės pėr vitin 2006

24 qershor 2005
Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, lidhur me propozimligjin pėr pėrdorimin e gjuhėve

19 maj 2005
Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, nė seancėn pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė

28 janar 2005
Lidhur me Projektligjin pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2005

26 janar 2005
Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 26 janar 2005
... Lidhur me Projektligjin Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė Familjeve tė Dėshmorėve dhe Viktimave Civile tė Luftės
.. Lidhur me Projektligjin pėr Prokurorinė Publike tė Kosovės

22 dhjetor 2004
Qėndrimi i LPK-sė pėr Programin e Qeverisė sė Kosovės 2004-2008

3 dhjetor 2004
Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr nė vend tė z.Ibrahim Rugova


 

.......