Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

HPrishtina

 

 

 

 

ADEM DEMAĒI SHKURT E SHQIP PĖR „EPOKĖN E RE“ E KOMENTON REVOLTĖN E POPULLATĖS TĖ 17 DHE 18 MARSIT NĖ KOSOVĖ

UNMIK-u dhe KFOR-i ranė nė grackėn e sheshelistėve tė Ēagllavicės!

Pėrgjegjės pėr revoltėn qytetare tė 17 e 18 marsit nė Kosovė janė ata qė e kanė pasur dhe qė e kanė pushtetin faktik. „Tė vetmit ata, sipas tė gjitha normave, janė fajtorė“, ka thėnė veprimtari Adem Demaēi pėr “Epokėn e re”.

Demaēi thotė se ata qė i kanė tė gjitha kompetencat legjislative, ekzekutive e gjyqėsore, ata qė kanė nė dispozicion tė gjithė mekanizmat e forcės e qė nuk i pėrdorin me kohė dhe kundėr fajtorėve tė vėrtetė, por i pėrdorin me vonesė dhe kundėr atyre qė janė tė pafajshėm dhe tė provokuar - ata janė fajtorėt e vėrtetė. Serbėt e Ēagllavicės ishin ata qė pėr tri ditė rresht bllokuan arterien kryesore tė Kosovės, rrugėn Prishtinė-Shkup, kujton Demaēi dhe shton se, UNMIK-u e KFOR-i toleruan, nė mėnyrėn mė tė palejueshme, dhunėn mė flagrante tė njė numėri fshatarėsh, tė cilėt reaguan me rastin e plagosjes sė njė djaloshi nga persona tė panjohur.

Reagimi, vlerėson Demaēi, ishte i pabarabartė me incidentin paraprak. “Kush garanton se dorasit, patjetėr, tė kenė qenė shqiptarė? Forcat e UNMIK-ut dhe tė KFOR-it ranė nė grackėn e sheshelistėve tė Ēagllavicės”, konstaton Demaēi.

“Kadia” tė padit, “kadia” tė gjykon!

Demaēi akuzon UNMIK-un dhe KFOR-in, tė cilėt, sipas tij, nė vend se tė shuanin “zjarrin” sa ishte nė embrion, ata pritėn sa tė shpėrthente “vullkani qytetar” dhe pastaj tė detyroheshin qė me plumba tė shtinin mbi qytetarėt e tėrbuar, pėr tė mbrojtur shkaktarėt e vėrtetė tė atij pezmatimi.

“Pastaj, me rastin e tragjedisė sė carrokėve tė Ēabrės, as UNMIK-u, as KFOR-i nuk reaguan nė mėnyrė adekuate dhe me kohė, duke injoruar vėrtetėsinė dhe mundėsinė e ngjarjes. Erdhi puna deri aty, sa qė forcat e UNMIK-ut e tė KFOR-it tė shtinin mbi turmat protestuese qytetare – si nė kollomoq”, konkludon Demaēi.

I lutur nga “Epoka e re” qė ta shpjegoi faktin se si ėshtė e mundur qė gjatė revoltės popullore tė vriten dhjetra persona, tė plagosėn qindra tė tjerė dhe pastaj tė burgosen rreth sė paku 200 qytetarė, kinse si organizatorė tė revoltės, Demaēi pėrgjigjet: “Serbėt e kanė njė fjalė tė vjetėr nga koha e zullumit turk ‘Kadija te tuzi, kadija te sudi’! (Kadia tė padit, kadia tė gjykon!) Ne e kemi njė fjalė nga koha e regjimeve tė egra serbe: ‘Edhe tė rrahė, edhe s’tė lė tė qajsh’! Por, populli ynė e ka edhe njė fjalė shumė tė urtė:’Mos na raftė me e harrue’! Nga njė fjali gegnishte,  herė pas here, bėn ‘lazėm’, apo jo”./EPOKA E RE


Kryetari Xhemajli me bashkėpunėtorė vizitoi familjen e Metush Zenunit

Prishtinė, 31 mars - Kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli, i shoqėruar nga anėtari i Kryesisė Demir Reshiti dhe dy aktivistė tė LPK-sė nė Kaēanik, tė martėn ishte pėr vizitė nė familjen e Metush Zenunit, nė fshatin Duraj tė Kaēanikut. Kryetari i Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Kaēanik dhe njėherit anėtar i Kryesisė qendrore tė LPK-sė, Metush Zenuni, ėshtė arrestuar tė dielen nė mėngjes nė shtėpinė e tij nga ushtarakė polakė tė KFOR-it. Familjarėt e Metushit, e kanė informuar kryetarin Xhemajli pėr mėnyrėn e arrestimit, tė cilit i ka paraprirė njė bastisje e shtėpisė pėr afro katėr orė. Sipas familjarėve, qė nga trazirat e 17 dhe 18 marsit, shtėpia e Metushit ishte vėnė nė shėnjestėr tė forcave polake tė KFOR-it. Metushi ka qenė njėri nga luftėtarėt e ditėve tė para tė UĒK-sė nė anėn e Kaēanikut dhe aktiviteti i tij nė kauzėn kombėtare, duket se i ka penguar dikujt. Kryetari Xhemajli, para familjarėve tė Metushit, ka shprehur bindjen se arrestimi i tij ėshtė i padrejtė dhe ėshtė bėrė nė kuadėr tė fushatės absurde tė arrestimeve qė po bėhen nė Kosovė pas ngjarjeve tė marsit, me qėllim tė futjės sė ndjenjės sė frikės nė popull. 

Zyra pėr informacion e LPK-sė


Mbahet Mbledhja e IX e Degės sė LPK-sė nė Zvicėr

Wettingen, Zvicėr, mė 28 mars -  Nė Wettingen tė Zvicrės u mbajtė Mbledhja e IX e Degės sė LPK-sė nė Zvicėr, nė tė cilėn u shqyrtua puna nė mes tė dy Mbledhjeve tė Pėrgjithshme. Gjithashtu u diskutua mbi situatėn aktuale nė Kosovė dhe viset shqiptare, e cila edhe neve si mėrgimtarė, pavarėsisht largėsisė, na shqetėson dhe preokupon.

E shqetėsuar mbi ngjarjet e fundit nė Kosovė, Mbledhja del me kėto qėndrime:

* Territori i Kosovės ėshė i pacėnuar dhe i pandarė; tė ndėrpritet agresioni serbė mbi Kosovėn.

* Kėrkesat e shqiptarėve nga manifestimet e fundit nė Kosovė janė tė drejta dhe legjitime.

* Tė zbulohen dhe tė nxirren para drejtėsisė tė gjithė ata qė pėrdorėn armėt e zjarrit kundėr protestuesve, pa marrė parasyshė cilės strukturė organizative i takojnė.

* Mbėshtesim qėndrimin e LPK-sė, qė Qeveria e Kosovės duhet tė jap dorėheqje tė menjėhershme si pėrgjegjėsi mbi ngjarjet e fundit.

* Kuvendi i Kosovės tė shpall Kosovėn shtet Sovran dhe tė Pavarur.

* UNMIK-u tė burgosė kriminelėt qė vranė  fėmijėt nė Lumin Ibėr dhe tė ndėrpresė veprimtarinė e strukturave paralele serbe nė Kosovė.

* UNMIK-u duhet tė kalojė nė rolin e kėshilldhėnėsit, ose tė pėfundojė misionin e vetė nė Kosovė.

* Kėrkohet qė urgjentisht Qeveria e ish-RJ tė Maqedonisė dhe partitė shqiptare nė pushtet tė ndėrprejnė burgosjet e ish-ushtarėve tė UCK-sė.

Mbledhja kreu me sukses punimet, pėrcaktojė orientimet dhe detyrat e punės pėr tė ardhmen dhe zgjodhi organet drejtuese.

Mbledhja e IX e Pėrgjithshme e Degės sė LPK-sė nė Zvicėr


Kėshilli i Rrethit i LPK-sė nė Therandė mbajti Mbledhjen e VII-tė tė Pėrgjithshme Zgjedhore

Siē ishte paralajmėruar edhe mė herėt Kėshilli i Rrethit i LPK-sė nė Therandė mė 27 mars 2004 mbajti mbledhjen e rregullt zgjedhore.

Nė Shtėpinė e Kulturės nė Therandė nė prani tė njė numėri tė konsiderushem tė mysafirėve nga subjektet tjera politike, familjarė tė dėshmorėve, shoqatave tė dalura nga Lufta Ēlirimtare, pėrfaqėsus tė mediave lokale, pėrfaqėsues tė OSBE-sė nėn intonimin e hymnit kombėtar filloi punimet Mbledhja e VII-tė Zgjedhore .

Pasi qė Komisioni pėr Verifikimin e mandateve konstatoj se ekziston numėr i mjaftushėm i delegatėve tė zgjedhur pėr vazhdimin e mbledhjesė, mbledhja vazhdoi me seancėn e parė nė tė cilėn pas zgjedhjes sė kryesisė sė punės, z.Adem Kadolli, kryetar i LPK-sė pėr Therandė, paraqiti raportin e Kryesisė pėr periudhenė dyvjeēare, i cili me kėtė rast potencoi aspekte tė punės sė kėsaj kryesie, si rezultate numėroi radhitjen e LPK-sė nė vendin e tretė nė nivel komunal nga zgjedhjet lokale, pastaj tha se punė tė mirė kjo kryesi ka bėrė nė afirmimin e projektit pėr forminin e Unionit Shqipėri- Kosovė dhe nė pėrkrahjen e protestave tė organizuara nga LPK-ja nė nivel qendror.

U potencua edhe puna e deputetėve tė LPK-sė, nė Asamblenė Komunale tė Therandės, ku me iniciativėn e tyre qė rezultojė me miratim qyteti i Therandės do tė zbukurohet me ngritjen e shtatorės sė dėshmorit Besim Ndrecaj.

Pas paraqitjes sė kėtij raporti  mbledhjen e pėrshėndeti Kryetari LPK-sė, z.Emrush Xhemajli, i cili tha se Kėshilli i LPK-sė nė Therandė ėshtė kėshilli mė i mirė i LPK-sė nė nivel tė Kosovės, tradicionalisht kėtė e ka dėshmuar me punėn e tij tė palodhshme dhe nė fund i uroj punė tė mbarė kėsaj mbledhje.

Seanca e dytė kishte tė bėnte me  zgjedhjen e komosioneve tė punės pėr mbarėvajtje tė mbledhjesė, kurse seanca e tretė kishte tė bėnte me zgjedhjen e Kėshillit tė Rrethit dhe Kryesisė.

Pas pėrfundimit tė proēesit tė numėrimit tė votave u zgjodh KRr. i LPK-sė pėr Therandė i pėrbėrė prej 41 anėtarėsh dhe Kryesia e LPK-sė e pėrbėrė prej 15 anėtarėsh, kryetar u rizgjodh z.Adem Kadolli. Nė saje tė parapregaditjeve tė mė hershme teknike tėrė mbledhja kaloi nė njė atmosferė pune dhe mjaft konstruktive.


Fjala e deputetit tė LPK-sė, z.Hasan Meta, mbajtur nė Kuvendin e Kosovės, mė 25 mars 2004

I nderuari zoti Kryetar,

Zonja dhe Zotrinj deputetė,

Mysafirė tė nderuar,

Lėvizja Popullore e Kosovės mendon se protestat kanė qenė spontane si pasojė e dy ngjarjeve tė hidhura qė janė tė ditura, ku qytetarėt e Kosovės kanė shprehur gjithė atė lėmsh mllefi tė hidhur tė formuar nga pakėnaqėsitė e grumbulluara me gjendjen reale nė Kosovė, tė cilat protesta nė momente tė caktuara morėn kahje tė padėshirueshme, tė patolerueshme.

Mendojmė se statusi i pazgjidhur i Kosovės ka krijuar hapėsirė tė madhe pėr mospunė tė mirė tė institucioneve vendore dhe tė UNMIK-ut duke krijuar mosperspektivė pėr qytetarėt e Kosovės dhe frikė pėr njė tė ardhme mė tė mirė./ mė tepėr


 ZĖRI I KOSOVĖS

Nga tė gjithė artikujt e masmediave evropiane pėr ngjarjet e fundit nė Kosovė spikat komenti i danezit Tue Magnusen (ekspert pėr Ballkanin), botuar mė 22 mars 2004 nė gazetėn e pėrditshme daneze ”Information”

Kosovės i mbetet borxh pavarėsia

Trazirat aktuale shpėrthyen nga rritja e padurueshmėrisė, sidomos ndėr shqiptarėt

Shkruar nga Tue Magnusen

Vetėm njė Kosovė e pandarė (unike) dhe e pavarur konsiderohet se do tė pranohet nga tri partitė mė tė mėdha shqiptare tė Kosovės dhe Lėvizja Popullore e Kosovės qė ka qenė shtyllė pėr themelimin e UĒK-sė, e cila pėrsėri kohėve tė fundit me demonstrata masive, pėrveē vendeve tjera edhe nė kryeqytet – Prishtinė, ka bėrė tė qartė kundėrshtimin e vet  ndaj ēdo lloj marrėveshjeje me serbėt nė Kosovė ose me qeverinė nė Beograd, pėrveē pavarėsisė.


Me mė tepėr se 30 tė vrarė dhe mbi 500 tė plagosur  trazirat e ditėve tė fundit nė Kosovė nuk ishin vetėm mė tė ashprat qė nga pėrfunimi i luftės para gati 5 viteve, por edhe njė sfidė pėr komunitetin ndėrkombėtar.

Pėrleshjet pėrgjatė lumit Ibėr qė ndanė dy etnitete nė qytetin e Mitrovicės, pjesėn veriore tė Kosovės ka nxjerrė  nė shesh se edhe pse vėmendja e botės ka qenė e pėrqėndruar nė vatra tjera Kosova vazhdon tė jetė konflikt latent qė mund tė zgjerohet nė tėrė Ballkanin./ mė tepėr


Kryetari Xhemajli priti pėrfaqėsuesin politik tė Zyrės Franceze

Prishtinė, 26 mars – Dje, nė selinė qendrore tė LPK-sė nė Prishtinė, ishte pėr vizitė Christian Kaufmann, nėpunės pėr ēėshtje politike i Zyrės Franceze nė Prishtinė. Kaufmann, ėshtė pritur nga Kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli. Takimi ishte i ngrohtė dhe u bisedua kryesisht pėr situatėn politike nė Kosovė, me theks tė veēantė pėr situatėn e kijuar pas valės sė trazirave tė pėrgjakshme tė cilat pėrfshinė Kosovėn javėn e kaluar. Kryetari Xhemajli ka njoftuar mysafirin francez me pikėpamjet e e LPK-sė pėr zhvillimet e fundit politike nė Kosovė dhe rajon.

Zyra pėr informacion e LPK-sė


 ZĖRI I KOSOVĖS

NGJARJET E 17 DHE 18 MARSIT

Edhe nė kėtė mėnyrė u prish status-kuo-ja

Shkruan: Nezir MYRTAJ

Duke marrė parasysh rolin qė kanė luajtur institucionet e Kosovės nė degradimin e ēėshtjes sė Kosovės, po tė kishin pėrfaqėsuesit e tyre njė fije morali njerėzor, do tė duhej t’i braktisnin njė orė e mė parė, tė turpėruar, postet e tyre tė keqpėrdorura. Po tė kishin njė fije morali njerėzor, ata nuk do tė mund tė kėrkonin, siē kėrkuan, “edhe njė shansė pėr t’i zgjidhur problemet nė mėnyrė institucionale”, kur kėtė shansė e kishin para vetes me vite tė tėra.


Ngjarjet dramatike tė filluara mė 17 mars, popullit shqiptar tė Kosovės i kushtuan me dhjetėra jetė njerėzish, me qindra lėndime e plagosje, me shumė gjak tė derdhur rrugėve e shesheve tė qyteteve tona dhe me shumė dėme materiale. Protestat e filluara nė orėt e paraditės tė 17 marsit nė Mitrovicė, u pėrhapėn me shpejtėsi ere pothuajse nė tė gjitha qendrat e Kosovės. Shkasi i drejtpėrdrejtė i tyre ishte revolta kundėr krimit serb tė njė dite mė parė mbi fėmijėt e fshatit Ēabėr, tre prej tė cilėve pėrfunduan jetėn nėn valėt e ashpra tė lumit Ibėr. Mirėpo, shkaku i vėrtetė qė rezultoi me situatėn dramatike tė 17 marsit, pa dyshim, qėndron jo vetėm te krimi i bėrė mbi tre filiza shqiptarė, por te krimi i drejtuar kundėr tėrė popullit shqiptar nė Kosovė dhe kundėr lirisė sė tij tė paguar me gjak. Shkaku i vėrtetė qėndron te rruga dhe politika e gabueshme e ndjekur nga administrata ndėrkombėtare e vendosur nė Kosovė dhe nga institucionet vendore kukull tė improvizuara nga kjo administratė./ mė tepėr


Udhėheqja komunale e LDK-sė ia ndėrsen qentė komunės pėr tė hequr Flamurin shqiptar

Shkruan: Xhevat BISLIMI

Pakėnaqėsia gjithėpopullore prishi “gjumin” e pushtetit ndėrkombėtar dhe tė atyre, qė ua mbajnė “ison”, institucioneve tė vendit, qė nuk janė mė shumė se njė dekor i UNMIK-ut. Nė kėtė pakėnaqėsi tė pėrgjithėshme u pėrfshi edhe populli i Vitisė, i cili doli tė protestojė kundėr gjendjes gjithnjė e mė tė pashpresė pėr lirinė, paqen dhe demokracinė e Kosovės. Kėsaj gjendjeje i dha ndihmesė tė fuqishme edhe gjendja ekonomike dhe sociale katasrtofike./ mė tepėr


 

PIKĖPAMJE E LPK-SĖ PĖR ZHVILLIMET E 24 ORĖVE TĖ FUNDIT NĖ KOSOVĖ

Zgjidhje politike, jo zgjidhje policore

Prishtinė, 19 mars – ora 13.00

Gjatė 24 orėve kanė vazhduar trazirat spontane dhe zhvillimet politike nė Kosovė. UNMIK-u dhe koalicioni bashkėqeverisės i Bajram Rexhepit janė orientuar gabim nė menaxhimin e krizės nė Kosovė. Ata po merren si jo njė herė me pasojat e politikės sė vetė dhe jo me eliminimin e shkaqeve tė vėrteta qė e sollen kėtė gjendje.

Nė kohėn kur UNMIK-u, e sidomos Kuvendi dhe Qeveria e Kosovės janė hutuar fare dhe nuk po kryejnė veprimet qė i zgjidhin problemet, agresorėt serbė nė krye me Koshtunicėn, dje kanė shpallur gjendje tė jashtėzakonshme, siē bėhet e ditur nga lajmet “nė gjithė territorin e Kosovės“.

Nga ata qė e qeverisin Kosovėn, qė nga OKB-ja e deri nė Prishtinė, flitet vetėm pėr shtimin e forcave ushtarako-policore dhe masave represive pėr qetėsimin e gjendjes. Kėmbėngulja nė zgjidhje tė provuara dhe mosreflektimi pėr asnjė rrugėdalje tjetėr ėshtė ēasje iracionale.

Orientimet qė situatave t’u jipet zgjidhje policore e represive janė tepėr tė gabuara dhe  nuk e arrijnė qetėsimin e qėndrueshėm tė situatės. Me metoda tė tilla represive, nė kėto hapėsira eshtė provuar por ato nuk kanė pasur sukses dje. Nuk mund tė kenė as sot e nesėr.

Kėrkojmė nga tė gjithė faktorėt qė duan tė ndihmojnė nė kapėrcimin e gjendjes sė tashme nė Kosovė qė t’i jipet zgjidhje politike dhe paqėsore. Kjo pėr mendimin e LPK-sė, bėhet duke plotėsuar kėrkesat legjitime tė ditura tė Kosovės nga ana e institucioneve vendore e ndėrkombėtare.

Kryetari i LPK-sė

Emrush Xhemajli


 

Kryetari i LPK-sė Emrush Xhemajli u takua me pėrfaqėsuesin e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave (ICG)

Prishtinė, 19 mars – Sot, nė selinė e LPK-sė nė Prishtinė, kryetari i LPK-sė Emrush Xhemajli i shoqėruar nga anėtarėt e kryesisė Demir Reshiti e Naim Zhitia, priti pėrfaqėsuesin e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave (ICG) pėr Kosovė, z. Ardian Arifaj. Nė kėtė takim, ėshtė biseduar kryesisht pėr situatėn e krijuar nė Kosovė pas shpėrthimit tė protestave gjithpopullore. Pėrfaqėsuesi i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave (ICG) ėshtė njohur me pikėpamjet e LPK-sė pėr situatėn e krijuar si dhe pėr hapat qė po i ndėrmerr ky subjekt politik pėr tė ndihmuar daljen nga kjo situatė, njofton Zyra pėr informacion e LPK-sė.


 

Analiza tė ftohta mbi tema tė nxehta

ZOTĖRINJ MOS I FAJĖSONI QYTETARĖT!

Nga Adem Demaēi

Zotėrinj tė institucioneve formale tė Kosovės, zotėrinj tė UNMIK-t, zotėrinj tė regjimit tė Beogradit, pėr erupcionin e pakontrolluar tė mllefit e tė dėshpėrimit qytetar tė Kosovės, ju jeni fajtorė e askush tjetėr. Mos u mundoni t’i mjegulloni e t’i fshihni gjynahet tuaja. Mos u mundoni t’i gjeni kriminelėt e fajtorėt, pėr vdekjen e dhjetėra qytetarėve tė pafajshėm, jashtė radhėve tuaja. Mos u mundoni t’i lani duart nga gjaku i qindra tė plagosurve kosovarė me fraza bajate e demagogjike. Mos u mundoni zotėrinj qė, me qytetarėt e Kosovės edhe mė tutje tė silleni si me dofarė kalamajsh, sepse ditėn e djeshme ata dhanė provėn e gjallė, tė lame me gjak, se tashmė janė tė pjekur dhe se nuk do t’i mashtroni mė kurrė me dallavere e fjalė boshe.

Ju, zotėrinjtė e institucioneve formale tė Kosovės, jeni fajtorėt kryesorė pėr krejt vuajtjet, mjerimin e zhgėnjimin e qytetarėve tė Kosovės. Jeni fajtorė se, disa prej jush, nga interesa personale e mendjelehtėsia, keni nėnshkruar Marrėveshjen e Rambuje-Parisit me ēka keni hequr dorė nga kryengritja ēlirimtare; keni shkelur vullnetin pėr pavarėsi tė qytetarėve tė shprehur me anėn e Referendumit tė shtatorit 1991; me dredhi e me mjete tė palejueshme keni fshehur, para qytetarėve zemėrbardhė tė Kosovės, tė vėrtetėn se Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė sanksionon sovranitetin e atėherė Jugosllavisė e tash tė Unionit Mali i Zi-Serbi mbi Kosovėn; jeni fajtorė zotėrinj se keni marrė pjesė nė hartimin e Kornizės Kalimtare Kushtetuese tė Kosovės e cila tė gjitha pushtetet thelbėsore ia rezervon tė Dėrguarit special tė OKB-sė, kurse kosovarėve ju lihet vetėm pushteti i kontrolluar lokal; jeni fajtorė zotėrinj, sepse ndonėse e keni ditur fare mirė se pushteti juaj i vėrtetė ka pėr tė qenė krejt formal dhe fort i kufizuar, ju megjithatė keni pranuar qė para qytetarėve naivė tė luani rolin sikur jeni pushteti vetė. Nuk do tė kishte hapėsirė pėr t’i rreshtuar tė gjitha veprimet tuaja qė ilustrojnė kėtė tė vėrtetė pėr ju dhe pėr sjelljet tuaja. Por, qytetarėt i mbajnė nė mend tė gjitha kėto, prandaj edhe pezmi e revolta e tyre erdhi e u rrit deri nė “erupcionin vulkanik” qytetar.

Ju, zotėrinjtė e regjimit tė Beogradit, jeni fajtorė qė pėr interesat tuaja momentale politike, po manipuloni nė mėnyrė tė vrazhdė me qytetarėt serbė tė Kosovės duke rrezikuar interesat e tyre afatgjatė nė Kosovė dhe duke rrezikuar edhe njėherė, fort seriozisht, paqen nė kėto hapėsira; jeni fajtorė, zotėrinj kuazidemokratė tė Beogradit qė, duke vazhduar me pėrpikmėri politikėn hegjemoniste tė Millosheviqit, po i fryni zjarrit tė urrejtjes, tė mosbesimit dhe tė konflikteve midis shqiptarėve dhe tė pakicave tjera tė Kosovės, nė njėrėn anė, e tė pakicės serbe nė anėn tjetėr; jeni fajtorė, zotėrinjtė e Beogradit, sepse keni aktivizuar pėrsėri tė gjithė mekanizmat e agjenturave terroriste serbe nė Kosovė dhe, me vrasjet e shpėrthimet tuaja tė shpeshta, po mbillni tmerr e pasiguri gjithandej Kosovės; jeni fajtorė, zotėrinj tė Beogradit, sepse urrejtja e tėrbuar te pakica serbe kundėr shqiptarėve dhe tė tjerėve nė Kosovė, tė cilėn e nxitėt dhe po e nxitni me tė gjitha mjetet e shumta qė keni nė dispozicion, mė nė fund, arriti qė tė bėnte qė tė shpėrthente erupcioni i pakontrolluar i qytetarėve kundėr rrezikut tė riokupimit ose tė copėtimit tė Kosovės. Do tė duhej hapėsirė fort e madhe pėr tė ilustruar, pėr tė numėruar e pėrshkruar tė gjitha veprimet tuaja, nė kėtė frymė e nė kėtė drejtim, zotėrinj kuazidemokratė tė Beogradit.

Ju, zotėrinj tė UNMIK-ut, miqtė tanė nga tė katėr anėt e botės, nė krejt kėtė punė, mė sė paku jeni fajtorė, sepse ju keni ardhur dhe kėtė e keni thėnė hapur, pėr tė implementuar Rezolutėn 1244 tė KS si organ ekzekutiv i OKB-sė. Mirėpo, as ju, zotėrinj tė nderuar, nuk jeni pa “gjynahe”. Nė rolin tuaj, kinse ndėrmjetėsues nė Kosovė, si shumė ashiqare po merrni anėn e serbėve dhe madje edhe po identifikoheni me regjimin e Beogradit, i cili as s’ka qenė, as s’ėshtė demokrat. Ju, zotėrinj, jo vetėm qė po i toleroni, por edhe po i pėrkrahni privilegjet e beneficionet e shumta nė favor tė pakicės serbe dhe tė shtetit serb. Ju, zotėrinj tė UNMIK-ut, tėrė kohėn, qė nga 1999-ta, toleruat ndarjen e Mitrovicės, toleruat pushtetin paralel, duke deklaruar gjithė kohėn se nuk duhet tė tolerohen kėto gjėra. Ju keni folur dhe po flisni sikur tė ishit nė njėfarė opozite, e jo si forcė qė keni pushtetin e plotė nė Kosovė. Si mund tė shpjegohet, bie fjala, qė toleranca ndaj pakicės serbe tė shkojė deri nė atė shkallė, sa qė tri ditė tė zgjasė bllokada e rrugės mė tė rėndėsishme nė Kosovė? Plagosja e atij djalit tė ri ishte njė krim i pafalshėm, por megjithatė, nuk mund tė tolerohet bllokada e krejt njė shoqėrie aq lehtė. Ku ishin kėtu forcat e UNMIK-ut, ku ishin forcat e KFOR-it qė tė normalizonin gjendjen dhe tė vazhdonin hetimet e nevojshme nė rastin pėrkatės? Ose, si ėshtė e mundur qė toleranca e UNMIK-ut tė jetė aq e madhe, saqė ēetnikėt e vendosur nė veri tė Kosovės tė marrin guximin qė edhe qentė t’i ndėrsejnė kundėr fėmijėve shqiptarė. Si ėshtė e mundur qė tė insistohet nė kthimin e serbėve tė ikur nga Kosova, kurse tė mos insistohet, tė paktėn nė tė njėjtėn mėnyrė edhe pėr kthimin e shqiptarėve tė dėbuar nga shtėpitė e trojet e tyre nga Mitrovica e veriut? Tė mos pėrmenden edhe shumė e shumė raste tė kėsaj natyre qė ndodhėn e po ndodhin gati pėrditė nė pjesėn veriore tė Kosovės e tė Mitrovicės.

Me sjelljet dhe me praktikėn tuaj, ju, zotėrinjt e shumtė tė UNMIK-ut, po i kompromitoni nė masė tė tepruar sa s’bėn parimet elementare tė demokracisė dhe tė humanizmit. Dhe kėtė, nė tė gjitha fushat ku ju keni pasur qasje e, ju keni pasur e keni qasje nė tė gjitha fushat mė tė rėndėsishme tė jetės nė Kosovė. E keqja mė e madhe ėshtė se popullata e Kosovės, e cila i ka pritur forcat e UNMIK-ut e tė NATO-s me shpresa tė mėdha dhe me besim tė madh, kurse tash, pas pesė vjetėsh po zhgėnjehet me mosefikasitetin total tė kėtyre miqve tanė.

Patjetėr, duhet tė theksojmė me forcė se veprimet kriminale tė disa individėve qė lėshohen kundėr ndėrtesave fetare dhe kundėr shtėpive shėndetėsore e administrative, ose kundėr vendbanimeve tė popullatės serbe i qesin hije tė keqe dhe tė turpshme kėtij rebelimi tė drejtė qytetar.

Nė fund, tė themi se ky erupcion i pakontrolluar do tė ndalet shumė shpejt, por kjo duhet tė jetė njė rast i mirė qė faktorėt ndėrkombėtarė dhe ata tė regjimit tė Beogradit, ta rishikojnė edhe njėherė pozicionimin e tyre lidhur me Kosovėn, duke pasur parasysh tė drejtėn pėr vetėvendosje tė qytetarėve tė Kosovės, nė mėnyrė qė tė gjithė sa janė nė Kosovė dhe rreth Kosovės tė fitojnė dhe askush tė mos humbė.


 

 

SI E SHEH LĖVIZJA POPULLORE E KOSOVĖS DALJEN NGA SITUATA E KRIJUAR NĖ KOSOVĖ

Gjendja nė Kosovė rregullohet duke i njohur popullit tė drejtat legjitime

Prishtinė, 18 mars - Nė bazė tė rrjedhės sė situatave dhe fakteve del se populli shqiptar i Kosovės mė 16 dhe 17 mars ka qenė i sulmuar nga strukturat paralele tė Serbisė nė Kosovė. Populli shqiptar i Kosovės ka reaguar me veprime spontane nė vetėmbrojtje.

Shkallzimi i gjendjes erdhi si rrjedhim i sulmeve tė armatosura nga veriu i Mitrovicės dhe enklavat serbe.

Vendosja e rendit dhe paqės sė qėndrueshme, sipas mendimit tė LPK-sė, ėshtė e mundur vetėm po qe se plotėsohen kėrkesat e popullit tė Kosovės, tė cilat dihen nga tė gjithė:

1.    Duhet tė ndėrpritet agresioni i Serbisė, sistemi paralel nė Kosovė dhe bllokada e saj kundėr Kosovės.

2.    Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė, duhet t’ia njoh tė drejtėn pėr referendum popullit tė Kosovės dhe pėrmes tij tė drejtėn qė tė vetėvendos pėr fatin e tij politik. 

3.    Kuvendi i Kosovės duhet tė aprovojė rezolutėn pėr Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran. 

4.    Qeveria duhet tė jap dorėheqje. Deri nė zgjedhje tė vjeshtės tė krijohet njė qeveri tjetėr. 

5.    UNMIK-u duhet tė kalojė nė rolin e kėshilldhėnėsit, ose tė pėrfundojė misionin e vetė nė Kosovė. 

6.    Duhet tė lirohen nga burgjet tė burgosurit politik, ish- luftėtarėt e UĒK-sė. 

7.    Duhet tė aprovohet ligji pėr dėshmorėt, familjet e tyre dhe invalidėt e luftės sė UĒK-sė. 

8.    Pasi tė bėhen kėto, tė fillojė dialogu pėr njohje reciproke tė dy shteteve fqinje, Kosovės dhe Serbisė.

9.    Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė krijohen kushte qė popullata shqiptare tė jetė vetė e kėnaqur dhe tė ketė mundėsi tė shpreh respektin pėr vetėveten dhe pėr tė tjerėt. 

Me politikėn e deritashme tė ndjekur nė Kosovė nga UNMIK-u, janė krijuar situata konfliktuoze, tė cilat vetė pėrgjegjėsit pėr kėtė situatė po i shfrytėzojnė pėr tė dėshmuar tezėn e tyre se gjoja lufta nė Kosovė ka qenė ndėretnike.

Agresioni i Serbisė ėshtė duke vazhduar, dhe ai duhet tė ndalet. Pėr mendimin e LPK-sė adresa e vėrtetė ku duhet lypur llogari populli i Kosovės pėr situatėn, nuk janė banorėt serbė nė enklava, por UNMIK-u, institucionet ndėrkombėtare dhe koalicioni bashkėqeverisės, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovės.

Kėrcėnimi me masat represive kundėr demonstruesėve shqiptarė nga ana e kujtdoqoftė, pėr mendimin e LPK-sė, nuk e ndihmon situatėn. Pėrkundrazi e pėrkeqėson atė. 

LĖVIZJA POPULLORE E KOSOVĖS 

Kryetari Emrush Xhemajli


 

Emrush Xhemajli me bashkėpunėtorė vizitoi tė plagosurit nė QKU

Prishtinė, 18 mars - Kryetari i Lėvizjes Popullore tė Kosovės Emrush Xhemajli i shoqėruar nga anėtarėt e Kryesisė Demir Reshiti e Naim Zhitia, ka vizituar sot tė plagosurit e shtrirė nė Qendrėn Klinike Universitare tė Prishtinės. Fillimisht, kryetari Xhemajli ka pasur njė takim me Shtabin e Emergjencės sė QKU-sė, ku nga drejtuesit e kėtij Shtabi Pleurat Sejdiu, Agron Pustina e Fadil Beka, ėshtė njoftuar me punėn qė po bėhet pėr trajtimin e tė plagosurve.

“Ju po shėroni plagėt e politikės”, u ka thėnė Xhemajli personelit mjekėsor qė ishin mobilizuar pėr ta pėrballuar fluksin e tė plagosurve qė parreshtur vinin nė QKU. Xhemajli ka rikujtuar se as nė kohėn e luftės nuk ka pasur kaq tė plagosur brenda njė dite, duke konstatuar se kjo situatė ka mundur tė parandalohet sikur tė udhėhiqej njė politikė e drejtė.

Mė pas kryetari Xhemajli ka vizituar disa nga tė plagosurit me gjendje mė tė rėndė tė shtrirė nė repartin e ortopedisė si dhe personelin mjekėsor tė kėtij reparti. Drejtuesit e LPK-sė janė takuar edhe me studentėt e mjekėsisė, tė cilėt po qėndronin nė gjendje gatishmėrie pėr tė ndihmuar tė plagosurit.

Zyra pėr informacion e LPK-sė


 

 

PRONONCIM I KRYESISĖ SĖ LPK-SĖ LIDHUR ME NGJARJET E 16 DHE 17 MARSIT 2004 NĖ KOSOVĖ 

LPK-ja kėrkon sjellje serioze dhe me pėrgjegjėsi tė institucioneve tė Kosovės pėr daljen nga situata e krijuar

Prishtinė, 17 mars - Situata e konfliktit e rikrijuar nė Kosovė, dje mė 16 dhe sot mė 17 mars, ėshtė rezultat, fryt dhe pasojė e drejtėpėrdrejtė e sistemit paralel qė po e mban Serbia nė Kosovė me miratimin e UNMIK-ut. Neglizhimi i kėtij sistemi paralel shkoi deri atje sa tė quhet si ndihmė gjoja pėr UNMIK-un dhe Qeverinė e Kosovės. Serbia dikur e sundonte Federatėn, sot po mban peng fatin e Kosovės dhe po e tėrheq pėr hunde UNMIK-un dhe gjithė diplomacinė botėrore. UNMIK-u ėshtė shndėrruar nė njė instrument qė as nuk ėshtė i aftė mė tė qeverisė, sepse ėshtė duke i diskredituar edhe institucionet e Kosovės, dhe as nuk lėshon rrugė qė tė qeveriset vendi nga institucionet e dala nga vota e popullit.

Gjithherė ka qenė rrezik qė tė tolerohen strukturat paralele pėr shkak tė prishjes sė ēdo balanci. Nėse serbėt kanė tė drejtė nė struktura paralele (siē jemi mėsuar kohėve tė fundit tė dėgjojmė duke thėnė disa, nė emėr tė asaj se gjoja ato po e plotėsojė UNMIK-un dhe sistemin e Qeverisė sė Kosovės aty ku ajo nuk po mbėrrinė), me kėtė logjikė ka rrezik qė edhe shqiptarėt do tė jenė tė shtrėnguar tė krijojnė struktura paralele tė dala nga populli pėr tė mbrojtur interesat e tij pėr resorėt qė UNMIK-u i ka shpallur tė rezervuara.

Kėto struktura paralele tė Serbisė nė Kosovė, jo njė herė janė treguar tė afta qė tė bllokojnė jetėn nė Kosovė, dhe ndaj tyre nuk ėshtė ndėrmarrė asnjė masė. Ndėrkaq, UNMIK-u dhe delegacione tė papėrgjegjshme qė vijnė e shkojnė nga Kosova, tallen me vendin tonė. Ata bėjnė eksperimente se si mund tė dialogojė delja dhe ujku nė kohėn kur Serbia nuk e ka ndalur agresionin kundėr Kosovės. Ata tallen duke i vėnė popullit tonė lloj-lloj kushtesh pėr njė tė drejtė legjitime qė populli i Kosovės ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė nė gjendje qė ta mbrojė me ēdo ēmim.

Si dikur strukturat e Lidhjes sė Komunistėve tė Kosovės qė nuk bėnin tjetėr pos qė dėnonin popullin e vetė ende pa e ditur se a ėshtė ai fajtor, edhe sot liderė e parti nė bashkėqeverisje janė duke e bėrė tė njėjtėn gjė. Kur mendojnė se ata vetė janė tė rrezikuar e thėrrasin popullin nė protestė, ndėrsa kur rrezikohet vetė populli, e thėrrasin qė tė tėrhiqet nga protestat !

LPK-ja, kėrkon nga institucionet e Kosovės qė tė sillen me pėrgjegjėsi. Kuvendi i Kosovės nuk duhet tė ndėrprejė punimet por duhet tė vazhdojė me seancė tė jashtėzakonshme pėr sanimin e gjendjes.

Nga Kuvendi i Kosovės kėrkojmė qė tė thėrras nė interpelancė Kryeministrin Rexhepi. Populli e din se sėpata qė po bie mbi tė ėshtė e huaj. Por bishti i sėpatės nuk dėshirojmė tė jetė nga pylli ynė.

Kuvendi i Kosovės nė procedurė tė shkurtėr duhet tė plotėsojė kėrkesat e popullit qė i ka shprehur mijėra herė dhe qė dihen dhe qė i ka nė formė tė shkruar nga protestat e shumta qė po organizohen.

LPK-ja kėrkon qė kryeministri Rexhepi tė jap dorėheqje. Ai nuk ėshtė duke u angazhuar pėr zgjidhjen e ēėshtjeve prioritare, por po merret me pseudodialogje, tė cilat do tė vinin pas ndaljes sė agresionit tė Serbisė kundėr Kosovės dhe pas njohjes sė ndėrsjellė tė shtetit tė Kosovės dhe Serbisė. Pėr mė tepėr Bajram Rexhepi duhet tė shpjegojė se ēka nė tė vėrtetė ėshtė duke bėrė pazar me Oliver Ivanoviqin pėr Mitrovicėn me ndėrmjetėsimin e shoqatave joqeveritare jashtė vendit.

Duhet tė rikujtojmė se LPK-ja nė protestat e veta paqėsore, ka apeluar qė institucionet e Kosovės tė fokusohen nė ēėshtjet kryesore qė sigurojnė paqe tė qėndrueshme, siguri dhe stabilitet.

 KRYESIA E KĖSHILLIT TĖ PĖRGJITHSHĖM

TĖ LĖVIZJES POPULLORE TĖ KOSOVĖS

Kryetari Emrush Xhemajli


- Shėnohet rritje dhe zgjerim i aktivitetit tė LPK-sė nė Therandė (16 mars 2004)

Nga mbledhja javore e Kryesisė sė LPK-sė me kryetarė tė Kėshillave tė Rretheve

- LPK-ja pėrkrah protestat e paralajmėruara nga shoqatat e dala nga Lufta Ēlirimtare, si dhe nga BSPK-ja (14 mars 2004)

- Kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli, ėshtė takuar me shefin e Zyrės Belge nė Prishtinė, z.Hugues Chantry (12 mars 2004)

- Koēo DANAJ: E burgosura demokratike me numėrin 12-44 (mars 2004)

 

- Xhevat BISLIMI: “Patriotizmi” dhe lėmosha pėr varrezat e dėshmorėve (11 mars 2004)

Nga mbledhja e Kryesisė sė LPK-sė

- Mė 24 prill, mbahet Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme (10 mars 2004)

Nezir MYRTAJ: Dita e Mėsuesit nė Kosovė, mjet i fushatės parazgjedhore (9 mars 2004)

 

Nezir MYRTAJ: Vdekja, qoftė edhe tragjike, nuk mund t’i shlyejė mėkatet e jetės

- Fjala e kryetarit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė tubimin pėrkujtimor me rastin e 3 – vjetorit tė rėnies sė dėshmorit Shpend Mazrekaj (6 mars 2004)

LETRA-REAGIME

- Reagim i Fatos Aliut, kryetar i parė i KEK-ut nė periudhėn e pasluftės (qershor 1999 – nėntor 2000) me rastin e fillimit tė dialogut "tekniko-energjetik" (6 mars 2004)

Letėr e hapur UNMIK-ut, Qendrės sė BE-sė nė Kosovė, Zyrės sė SHBA dhe institucioneve tė Kosovės!

- Deri kur do tė heshtet e vėrteta mbi skandalet financiare tė energjisė dhe tė menaxhimit destruktiv me KEK-un? (6 mars 2004)

- Kryetari i LPK-sė Emrush Xhemajli me bashkėpunėtorė, bėnė homazhe nė Prekaz (5 mars 2004)

- Sulmi ndaj gazetarit Musolli dhe lokalit “Bulevard” nuk ka tė bėj me LPK-nė  (5 mars 2004)

PROTESTA E 4 MARSIT 2004

Mijėra qytetarė protestuan kundėr bisedimeve midis Prishtinės dhe Beogradit

Prishtinė, 4 mars - Mijėra qytetarė i janė pėrgjigjur thirrjes sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės pėr tė protestuar kundėr bisedimeve midis Prishtinės dhe Beogradit. Ashtu, siē ishte paralajmėruar, protesta ėshtė mbajtur sot nė Prishtinė, nė Sheshin Skėnderbeu. Protestuesve qė po kundėrshtonin bisedimet Prishtinė-Beograd u ėshtė drejtuar fillimisht kryetari i LPK-sė, z.Emrush Xhemajli, fjalimi i tė cilėt ėshtė pėrcjellur me duartrokitje tė gjata. Protestuesve mė pas u ėshtė drejtuar veprimtari i ēmuar i LPK-sė, tash funksionar i lartė i BDI-sė dhe deputet nė Kuvendin e Maqedonisė, z.Fazli Veliu, deputeti i LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės, z.Hasan Meta, dhe z.Fejzullah Lushtaku nga Prekazi legjendar, i cili ka folur nė emėr tė bashkėvendasėve.

Protestėn e kanė pėrshėndetur dhe pėrkrahur shoqatat e dala nga Lufta Ēlirimtare e UĒK-sė.

Nė fund nga protesta u ėshtė dėrguar nga njė apel Qeverisė sė koalicionit bashkėqeverisės dhe Kuvendit tė Kosovės.

- Fjala e kryetarit tė  LPK-sė, z.Emrush Xhemajli, mbajtur nė protestėn e 4 marsit nė Prishtinė (4 mars 2004)

- Fjala e veprimtarit tė ēmuar tė LPK-sė, tash udhėheqės i lartė i BDI-sė dhe deputet nė Kuvendin e Maqedonisė, z.Fazli Veliu (4 mars 2004)

- Fjala e z.Hasan Meta, anėtar i Kryesisė dhe deputet i LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės (4 mars 2004)

- Fjalimi i z.Fejzullah Lushtaku, i cili foli nė emėr tė banorėve tė Prekazit legjendar (4 mars 2004)

- Apeli dėrguar Qeverisė sė Kosovės, kryetarit tė koalicionit bashkėqeverisės, z. Bajram Rexhepi (4 mars 2004)

 

- Apeli dėrguar Kuvendit tė Kosovės, Kryesisė dhe Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, z. Nexhat Daci (4 mars 2004)

 

- Janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr protestėn kundėr bisedimeve Prishtinė - Beograd, qė do tė mbahet mė 4 mars (3 mars 2004)

- Kush dhe ēka po bisedon me Serbinė? (3 mars 2004)

 

| kthehu |