Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Kryeministri i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

Radio Kosova e Lirė

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

Mekuli.com

 

 

ZĖRI I KOSOVĖS

 Tema e Kosovapress-it

Mė 17 nėntor 1994 apo 31 dhjetor 1991 u formua UĒK?

Mė 17 nėntor 1994 apo 30 dhjetor 1991 u themelua Ushtria Ēlirimtare e Kosovės (UĒK), data dhe vite kėto, tė cilat kanė hapur debat mes disa akterėve themeltarė tė UĒK-sė me shefin e grupit parlamentar tė PDK-sė, Jakup Krasniqin, lidhur me ligjin tanimė tė miratuar nė Kuvendin e Kosovės, i cili njeh pėr dėshmor tė UĒK-sė tė vrarėt nga 30 dhjetori i vitit 1991.

Disa nga akterėt e themelimit tė UĒK-sė kėrkojnė qė mos tė bėhen pėrpjekje pėr ta ndryshuar historinė, sepse kjo do tė ishte shumė e dhimbshme. Ata kėmbėngulin qė vetėm ata qė kanė rėnė pas 17 nėntorit 1994 janė dėshmorė, invalidė dhe veteranė tė UĒK-sė. Kėtė e thojnė Fazli Veliu, Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani e Ali Ahmeti, Rexhep Selimi, Xhavit Haliti dhe Nait Hasani. Por, jo tė gjithė mendojnė kėshtu. Jakup Krasniqi, Faik Fazliu dhe Sherif Krasniqi konsiderojnė se tė gjithė ata qė kanė rėnė qė nga 31 dhjetori 1991 mund tė quhen dėshmorė, veteranė dhe invalidė tė luftės sė UĒK-sė, pavarėsisht asaj se kur ėshtė themeluar Ushtria e lavdishme Ēlirimtare.  / mė shumė

 

ZIKPRESS

 Seanca plenare e Kuvendit tė Kosovės

Diskutimi i deputetit tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės (LPK), Emrush Xhemajli, nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės pėr punėn e Grupit tė Kosovės pėr ēėshtjen e statusit

Prishtinė, 24 mars 2006

I respektuari kryetar i Kuvendit,

Tė nderuara zonja dhe zotėrinj,

Anėtarė tė Grupit tė Kosovės pėr Statusin e vendit, megjithėse s’qenkan krejt dhe i bashkėngjitėm asaj ēka tha z.Xhavit Haliti

Tė respektuar tė pranishėm,

Si deputet dhe pėrfaqėsues i LPK-sė, u bashkėngjitėm pėrpjekjeve pėr njė Kosovė tė shkėputur nga Serbia, tė aftė tė qeverisė vetveten nė nivel qendror e lokal dhe nė bashkėpunim me bashkėsinė ndėrkombėtare tė arrijmė atje ku jemi nisur. Nė Kosovė askush nuk mendon qė tė shkojmė nė Europė me disa robėr qė nuk guxojnė tė lėvizin nė Kosovė dhe as me qytetarė tė rendeve tė ndryshme dhe tė diskriminuar herė negativisht nė dėm tė pakicės apo herė pozitivisht nė dėm tė shumicės, por tė jenė tė gjithė tė barabartė para ligjit./ mė shumė

 

ZIKPRESS

 "Koha Ditore" ... vlerėsime pėr takimin e dytė tė Vjenės

 

 

Xhemajli: "Vetėdeklarimet" e negociatorėve nuk duhet marrė parasysh

Prishtinė, 20 mars 2006 - Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė dhe deputet i saj ka kėrkuar qė grupi pėr statusin tė raportojė nė kuvend dhe tė pėrmbahet nga deklarimet e pa verifikuara nė media. "Negociatorėt nuk duhet tė ikin nga institucioni, i cili i ka zgjedhur", ėshtė shprehur Xhemajli. Lideri i LPK-sė i ka kritikuar ashpėr vlerėsimet e anėtarėve tė delegacionit kosovar nė media pėr punėn e tyre.

“Kėto fore s’i ha kurrkush, institucionet janė me vlerėsue nėse kishin bisedimet sukses e jo me shkue vetė, e vetė me dhanė vlerėsimin", ėshtė shprehur ai.

"Ėshtė njėsoj sikur nxėnėsi i mėsoi apo jo mėsimet kur kthehet nė shtėpi tė thotė ka qenė i suksesshėm dhe nė fund kur dėgjohet suksesi nė shkollė mund tė ndodhė qė ai tė pėrsėritė klasėn", ka ilustruar me njė shembull ai.

Pa ndonjė raport zyrtar tė dielėn Xhemajli nuk ishte nė mundėsi tė vlerėsojė nivelin dhe mėnyrėn e saktė tė pėrfaqėsimit tė negociatorėve kosovarė.

"Deklarimet e negociatorėve s’duhet marrė parasysh, sepse kjo nuk ėshtė etike, vet fol e vetė qesh nuk shkon", ėshtė shprehur ai.

Xhemajli me njė "sa di unė" tė dielėn ka thėnė se grupi i Ahtisarit pėrmes njė raporti qė mbahet sekret "ka vėrejtje rreth performancės sė delegacionit tė Kosovės".

 

ZĖRI I KOSOVĖS

 Plani Europian pėr ndarjen e Kosovės:
 

 

Kosova pavarėsi, serbėt autonomi me lidhje me Beogradin
 

(Koment i agjencisė LAJME.NET) - Po kristalizohet pėr ditė e m tepėr, Plani europian pėr ndarjen e Kosovės. Analiza e qėndrimeve dhe deklarimeve tė politikanėve dhe diplomatėve europianė lidhur me ndarjen e Kosovės asnjėherė nuk kanė dalė hapur. Pėrkundrazi sa mė shumė qė ata punojnė pėr ndarjen e saj, aq mė shumė japin deklarata pėr pavarėsinė e Kosovės. Natyrisht qė ata nuk punojnė pėr njė ndarje klasike, por demokratike, tė mbuluar me terma bashkėkohore.
Por sa herė qė dikush e vė nė dukje ekzistencėn e kėtij plani, ata nervozohen dhe lėshojnė deklarata vetėkomprometuese. Deklarata e Doris Pack ndaj disa thėnieve tė ministrit shqiptar tė punėve tė jashtme Mustafaj, egėrsia e saj, vetėm sa e zbuloi me shumė planin evropian tė ndarjes sė Kosovės, ku ajo ėshtė bashkautorė.
Disa tregues qė po e konkretizojnė pėrditė e mė tepėr kėtė plan.
Detaji i parė: Realiteti i Kosovės ėshtė i tillė qė Mitrovica Veriore, por edhe Kosova Veriore veprojnė tė ndara nga pjesa tjetėr e Kosovės. Pėr kėtė realitet, Grupi Ndėrkombėtar i Krizave, ku Ahtisari ka njė rol kyē, kėrkoi edhe njė administrator ndėrkombėtar. Realiteti i Kosovės ėshtė qė nė pjesėn Veriore nuk lejohen makinat me targa tė Kosovės. Realiteti i Kosovės ėshtė qė edhe nė Malishevė ku nuk ka asnjė serb, UNMIK kėrkon qė gjuha serbe tė jetė gjuhė zyrtare. E megjithatė bisedimet pėr statusin e Kosovės, nuk filluan nga bashkimi i saj, por nga legalizimi i ndarjes sė saj.
Detaji i dytė: E gjitha bashkėsia Europiane ka qenė dakord qė objektet fetare serbe nė Kosovė tė fitojnė status ekstraterritorialiteti, qė nė kushtet e Kosovės do tė thotė tė krijosh njė «Salamandėr Politike» qė do tė ndajė Kosovėn nė mėnyrė tė pėrēudnuar. Thjesht tė krijojė njė «Frankeshtetjn Politik» nė tė cilin askush nuk mund tė jetojė i qetė. Pika 2 e planit Dėrnovshek e kėrkon hapur kėtė gjė.
E megjithatė bisedimet nuk po bėhen se si tė eliminohet kjo Salamandėr Politike, por se si tė thellohet ajo. Delegacioni i Kosovės rezistoi herėn e dytė nė Viene pėr tė mos lejuar lidhjen horizontale tė komunave serbe nė Kosovė, por a do tė rezistojė deri nė fund?
Detaji i tretė: Edhe nė paraqitjen e bisedimeve tė Vienes, Kosova paraqitet e ndarė. Megjithėse flitet pėr fasadė nga Bashkimi Evropian pėr njė Kosovė qė nuk do tė ndahet, askush nuk thotė se edhe nė bisedime Kosova ėshtė e ndarė. Serbėt e Kosovės, nuk janė pjesė e delegacionit tė Kosovės, por pjesė e delegacionit tė Serbisė. Vėshtirė se diplomati me shumė pėrvojė Solana, apo diplomatja po me kaq pėrvojė Doris Pack nuk e kuptojnė se rreshtimi nė bisedime politike tregon se je palė, brenda palės apo jashtė saj. Tė dėrguarit e tyre, diplomatėt e vjetėr austriakė, Lehne dhe Rohan do ta quanin skandal politik dhe diplomatik nė qoftė se pėrfaqėsuesit e Alsas Lorenes do tė rreshtoheshin nė ndonjė delegacion politik pėrballė Francės. Apo nė qoftė se politikanėt hungarezė tė Vojvodinės do tė rreshtoheshin pėrballė delegacionit serb nė ndonjė takim me Hungarinė.
Por e konsiderojnė normale qė serbėt tė cilėt janė qytetarė tė Kosovės tė rreshtohen pėrballė Kosovės dhe delegacionit tė saj. Kėtė skandal politik, diplomatik nuk e kanė cilėsuar tė tillė as politikanė dhe diplomatė me pėrvojė tė sė majtės shqiptare si Meta, Milo, Dade. Pėrkundrazi e kanė pėrshėndetur kėtė skandal tė paprecedent, teksa e konsideruan skandal njė deklaratė tė Mustafajt qė evidentoi ndarjen e Kosovės.
Detaji i katėrt: Delegacioni i Kosovės nė Viene nuk ka pėrballė tij asnjė homolog nga Serbia, por ka vetėm 2 kėshilltarė dhe disa figurantė nga Kosova. Ėshtė edhe ky njė skandal tjetėr politik dhe diplomatik. Kushdo qė ka sadopak dinjitet politik dhe pėrvojė diplomatike do t’u kėshillonte politikanėve kosovarė tė mos e pranonin humbjen qysh nė fillim, por tė caktonin nė delegacion nivelin qė ka caktuar Serbia.
Autonomia pėr serbėt e Kosovės do tė jetė mbulesa e ndarjes sė saj. Ndėrsa decentralizimi ėshtė aktualisht mbulesa e autonomisė. Bashkimi Evropian midis kėrkesės sė shqiptarėve nė Kosovė pėr «Pavarėsi» dhe kėrkesės serbe «Mė shumė se autonomi dhe mė pak se pavarėsi», ka zgjedhur dhe po zbaton planin e ndarjes hap pas hapi tė Kosovės.
Cili ėshtė thelbi i planit serb: Kosova pavarėsi dhe serbėt e Kosovės autonomi me lidhje tė dyfishta, edhe me Beogradin edhe me Prishtinėn. Diplomatėt e opozitės nė Shqipėri kanė aq pėrvojė dhe aq njohje ndėrkombėtare qė tė vihen nė dijeni tė njė plani tė tillė. Prandaj ata reaguan kundėr deklaratės qė denoncoi ndarjen e Kosovės. Prandaj reagoi edhe nė mėnyrė tė neveritshme, Doris Pack ndaj denoncimit tė kėtij Plani.
Dhe nė fund, edhe njė detaj qė lidhet indirekt me Planin Evropian pėr ndarjen e Kosovės: Doris Pack si deputete e parlamentit Europian ishte ndėr kryesorėt qė aprovuan rezolutėn para disa ditėsh sipas sė cilės Turqia dhe Maqedonia do tė pranohen nė BE pas 15 vjetėsh. Ndėrsa Shqipėria mbas mė shume se 15 vjet. Dhe «diplomatėt-patriotė» tė opozitės, Meta, Milo, Dade nuk thanė asnjė fjalė ndaj kėsaj Rezolute raciste, ku zonja Pack ėshtė bashkautore.

 

ZIKPRESS

Ēėshtje qė deputeti i KK Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė, ngriti nė Kuvendin e Kosovės nė seancėn plenare tė 16 marsit 2006

Xhemajli: Kėrkoj masa urgjente qė z. Naser Shatri tė lirohet sa mė parė nga arresti i paarsyeshėm

 

I respektuari kryetar i Kuvendit,

Tė nderuar tė pranishėm

Para se tė flas pėr rendin e punės mė lejoni tė them kėtė:

Tash sa kohė nė Austri ėshtė arrestuar nga Interpoli Naser Shatri me akuzat tashmė tė njohura tė Serbisė pėr terrorizėm. Naser Shatri ka qenė veprimtar politik nė vitet 80-tė dhe luftėtar i dalluar i UĒK-sė nė Zonėn e Dukagjinit. Ngjashėm me Naserin ka qenė arrestuar edhe, tani Kryeministėr i Kosovės Agim Ēeku dhe z. Thaēi. Intervenimi adekuat pėr lirimin e tyre pati qenė i admirueshėm nga tė gjithė ne dhe lirimi ka qenė gėzim i madh pėr Kosovėn. Por, kėshtu nuk po ndodh pėr ushtarakėt tjerė tė UĒK-sė. Do tė ishte tragjedi qė pėr fajin e mosangazhimit tė institucioneve tė Kosovės dhe UNMIK-ut qė Naser Shatri tė ekstradohej nė Serbi. Mos harroni zotėrinj se Anton Leka po gjykohet me pa tė drejtė nė Beograd vetėm pse ky i fundit dėshiron para botės tė tregohet se ka sovranitet mbi Kosovėn dhe i dėnon e u bėn ēka tė donė atyre qytetarėve tė Kosovės qė i zėnė apo qė ia servon Interpoli nė formė tė ekstradimeve duke u thirrur nė ligje tė vjetra qė mė nuk u pėrgjigjen rrethanave tė tashme. Kush ėshtė pėr t’u dėnuar, nėse ėshtė pėr t’u dėnuar duhet tė dėnohet nė Kosovė dhe jo nė Serbi.

Mė konkretisht, dėshiroj tė dijė se ēka kanė bėrė deri mė tash mekanizmat pėrkatės tė qeverisė lidhur me kėtė. Si deputet kėrkoj masa urgjente qė z. Naser Shatri tė lirohet sa mė parė nga arresti i paarsyeshėm./ mė shumė

   

ZIKPRESS

 Nga mbledhja e kryesisė sė LPK-sė
 

Kryesia e LPK-sė ka analizuar dhe po analizon me shumė vėmendje gjendjen e krijuar

Prishtinė, 9 mars 2006 – Tė mėrkurėn, nėn drejtimin e kryetarit Emrush Xhemajli, ėshtė mbajtur mbledhja e Kryesisė sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, nė tė cilėn ėshtė shqyrtuar situata politikeipas paralajmėrimeve pėr ndryshime nė Kuvend, nė Qeveri dhe TMK.

Kryesia e LPK-sė ka analizuar dhe po analizon me shumė vėmendje gjendjen e krijuar, ndėrsa qėndrimin e saj do ta shpreh nė mbledhjen e Kuvendit tė Kosovės.

Pėr LPK-nė vazhdon tė jetė shqetėsues statusi i Kosovės dhe ēėshtja kombėtare. Nė diskutimin e saj pėr mbledhjen e Vjenės tė thirrur nga zoti Ahtisari pėr ēėshtjen e decentralizimit, Kryesia i ka vlerėsuar si jo korrekte deklarimet e anėtarėve tė delegacionit qė pėrfaqėsoi Kosovėn nė Vjenė, pėr sukseset e arritura. Kryesia e LPK-sė, nė bazė tė tė dhėnave tė shqyrtuara, ka vlerėsuar se delegacioni qė pėrfaqėsoi Kosovėn nuk ka qenė i pėrgatitur siē ėshtė prezantuar publikisht.

Megjithatė, Kryesia pret raportimin e kėtij delegacioni nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, siē ka kėrkuar mė 23 shkurt deputeti i saj Emrush Xhemajli, kėrkesė tė cilėn e kanė mbėshtetur tė gjitha grupet parlamentare. 

Sektori pėr Informim

   

ZIKPRESS

 Njoftim i Klubit Politik Afrim Zhitia
 

 

Themelohet Klubi Politik “Afrim Zhitia”

 

Prishtinė, 4 mars 2006 - Mė 4 mars 2006, nė restorantin “te  Rrethi” nė Prishtinė, u bė themelimi i Klubit Politik “Afrim Zhitia”. Tė pranishėm ishin: babai i dėshmorit Afrim Zhitia - axha Osman, vėllai i dėshmorit Fahri Fazliu - Fadili, veterani i ēėshtjes kombėtare Ali Aliu, prof. Dr. Murat Bejta, shokė, bashkėveprimtarė tė Afrim Zhitisė dhe studentė tė Universitetit tė Prishtinės.

 

Nė Kėshillin Nismėtarė u zgjodhėn Shaban Muja - kryetar, Argjend Zejnaj - sekretar i pėrgjithshėm, ndėrsa anėtarė tė Kėshillit: Prof.Dr. Murat Bejta, Ismet Sylejmani, Sali Gjonbalaj, Naim Zhitia dhe Ramiz Zeqiraj.

 

Kėshilli Nismėtarė mori obligim, qė nė afat kohor prej 3 muajsh, tė thėrras kuvendin si organ mė tė lartė tė klubit, ku do tė zgjedhė Kėshillin Drejtues dhe organet tjera udhėheqėse.

Klubi Politik “Afrim Zhitia” pėr qėllim do tė ketė:

Sqarimin e skenės politike shqiptare deri nė fund; mbėshtetjen e proceseve tė zhvillimit kombėtar; ndriēimin dhe mbrojtjen e veprimtarisė sė veprimtarėve shqiptarė,

por edhe atyre ndėrkombėtarė, vepra dhe jeta e tė cilėve ėshtė e lidhur me tė kaluarėn dhe tė sotmen e popullit shqiptar; ngritjen e kulturės dhe vlerave qytetėruese tė shqiptarėve;  

mbrojtjen dhe avancimin e ēėshtjes dhe problemeve shqiptare dhe qėllime tė tjera, tė cilat do tė pėrcaktohen mė deklarata tė veēanta.

 

Klubi Politik pėr tė funksionuar nė mėnyrė tė rregullt dhe pa pengesa teknike do tė ketė selinė e vet, numėr tė telefonit, e-mail adresėn dhe web-faqen.

 

Argjend ZEJNAJ, sekretar i pėrgjithshėm

i Klubit Politik “Afrim Zhitia”

   


Veprimtaria e

LPK-sė nė

Kuvendin e Kosovės

 

(Biografia e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli)

 

24  mars 2006

Diskutimi i deputetit tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės (LPK), Emrush Xhemajli, nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės pėr punėn e Grupit tė Kosovės pėr ēėshtjen e statusit

 

16  mars 2006

Ēėshtje qė deputeti i KK Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė, ngriti nė Kuvendin e Kosovės

 

Xhemajli: Kėrkoj masa urgjente qė z. Naser Shatri tė lirohet sa mė parė nga arresti i paarsyeshėm

 

15 dhjetor 2005

Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, lidhur me buxhetin e Kosovės pėr vitin 2006

 

24 qershor 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, lidhur me propozimligjin pėr pėrdorimin e gjuhėve

 

19 maj 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, nė seancėn pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė

 

28 janar 2005

Lidhur me Projektligjin pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2005

 

26 janar 2005

Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 26 janar 2005

 

... Lidhur me Projektligjin Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė Familjeve tė Dėshmorėve dhe Viktimave Civile tė Luftės

 

... Lidhur me Projektligjin pėr Prokurorinė Publike tė Kosovės

 

22 dhjetor 2004

Qėndrimi i LPK- pėr Programin e Qeverisė sė Kosovės 2004-2008

 

3  dhjetor 2004

Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr nė vend tė z.Ibrahim Rugova

 

.......