Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Kryeministri i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

 

 

HPrishtina

Mekuli.com

 

 

 

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, nė seancėn pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė

 

 

Prishtinė, 19 maj 2005

I nderuari Kryetar i Kuvendit, i nderuari Kryeministėr, tė nderuar ministra, tė nderuar kolegė deputetė, tė pranishėm nė sallė,

Pėr mendimin tonė, nė programin e Qeverisė sė Kosovės pėr reformimin e qeverisjes lokale qė ėshtė ofruar sot ka pasur nevojė tė thuhen dy fjalė pėr praktikėn e deritashme tė qeverisjes lokale nė Kosovė, nė mėnyrė qė tė vėrehet se ku dallon reforma e tashme nga ajo mėparshmja. 

Ka rėndėsi tė thuhet se nė tė kaluarėn, sa ishte Kosova e okupuar, Serbia e pat bėrė krijimin e komunave tė reja tė banuara me shumicė me serbė. Janė krijuar komunat e banuara me serb nė qytezat e Zveēanit, Zubin-Potokut, Fushė-Kosovės, Shtėrpcės, Obiliqit, Novobėrdės dhe nuk ėshtė krijuar asnjė komunė e re ku shumicė do tė ishin joserbėt. Edhe pse janė krijuar komuna tė reja, ky nuk ka qenė decentralizim, por forcim i pushtetit lokal, pėrkatėsisht njė decentralizim edhe mė i madh. Kėtu kanė dominuar kriteret diskriminuese, me qėllime strategjike pėr tė ndėrruar strukturėn etnike tė Kosovės, pėr tė dominuar mbi s shqiptarėt dhe pėrjetėsuar pushtimin nė Kosovė.

Pse i thash kėto? Sepse, kjo praktikė duhet ndėrprerė. Ne nuk mund t’i marrim asnjė nga kėto kritere pėr tė bėrė reformimin e pushtetit lokal. Mė nuk mund tė vazhdohet me krijimin e komunave tė vogla nė baza etnike ku do tė pėrfitonin nga buxheti nė mėnyrė tė paarsyeshme dhe nė mėnyrė tė padrejtė vetėm disa qytetarė tė Kosovės. Nga ana tjetėr, ne si subjekt, nė vazhdimėsi po edhe nė programin elektoral tė vitit 2001 kemi kėrkuar qė tė bėhet reformimi i qeverisjes lokale.

Pėr mendimin tonė, reforma duhet tė jetė legale nga pikėpamja kushtetuese, qė u tha edhe kėtu, dhe ligjeve tė vendit tė dala nga Kuvendi i Kosovės. Ajo duhet tė mbėshtetet nė baza zhvillimore, me kritere qė do tė respektohen nė gjithė territorin e Kosovės, ku do tė pėrfshihen tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe sipas modeleve zhvillimore tė vendeve tė Evropės Perėndimore – tė modelit qė parasheh Karta evropiane pėr vetėqeverisjen lokale.

Ne nuk mund t’i marrim pėr bazė pretendimet e Serbisė, jo vetėm se po saboton zhvillimet nė Kosovė, por edhe pėr faktin se ajo nuk ka pėrvojė nė decentralizim. Ajo nuk e sheh tė nevojshme tė bėjė decentralizimin nė komunat e Serbisė apo tė Vojvodinės, ndėrsa dėshiron tė imponohet nė shtetin tonė me qėllim qė edhe pa qenė kėtu tė vazhdojė projekte qė nuk ka mund t’i pėrfundojė sa ishte kėtu.

Po tė ishte Shqipėria apo Maqedonia, ato kanė pėrvojė nė decentralizim dhe vlejnė tė jenė nė kėtė proces dhe tė aofrojnė pėrvojėn e vet, sepse ata kanė bėrė decentralizimin.

Programi qė ėshtė prezantuar, duke pėrfshirė kėtu edhe dokumentin kornizė tė bėrė nė kohėn e kabinetit tė Kryeministrit tė PDK Bajram Rexhepi, ėshtė shumė e qartė se nuk ka kriter zhvillimin ekonomik, por ėshtė njė program me karakter politik dhe etnik, pa asnjė logjikė zhvillimore. Ka fakte se sė paku, nė mos i tėri, ėshtė hartuar jashtė Qeverisė sė Kosovės dhe ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe. Mė lejoni tė dėshmohet kjo. Nė faqen 5, tė materialit qė na ėshtė dhėnė, ku ėshtė tabela e pilot-komunave dhe rubrika, pėrshkrimi duket qartė. Aty: me “KS” kuptojmė krijimin e komunės serbe, me “KT” kuptojmė formimin e komunės sė re turke ndėrsa me “KA” krijimn e komunės “albaner” ose “allbansku”. Duket se ėshtė harruar dhe ėshtė kopjuar tekstualisht pa u pėrkthyer fare shkronja “a” nė shkronjėn “sh”. /vazhdon


Konferencė pėr shtyp e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli

LPK kundėrshton vendosjen e vizave...

Prishtinė, 10 maj 2005

Tė nderuar pėrfaqėsues tė mediave,

Ju kemi ftuar qė ta njoftoni opinionin me qėndrimet e LPK-sė pėr ēėshtjet aktuale:

LPK ka pikėpamjen se kushtet pėr vetėvendosje populli i Kosovės i ka plotėsuar me luftėn e drejtė ēlirimtare qė ka bėrė. Megjithatė edhe kushtet shtesė qė i janė vėnė, bėrja e reformave shoqėrore qė po quhen standarde, Kosova i ka arritur nė shumė fusha, ndėrsa ka potencial dhe vullnet tė bėjė reforma tė vazhdueshme drejt standardeve sa mė tė larta jetėsore. Andaj me tė drejtė presim qė kėto zhvillime tė vlerėsohen pozitivisht nga bashkėsia ndėrkombėtare dhe tė lejohemi tė vetėvendosim nė mėnyrė demokratike pėr ardhmėrinė tonė, pėr fatin tonė.

LPK nuk pajtohet me kornizat artificiale politike dhe administrative, pėrkatėsisht me vazhdimin e dėnimit pėr popullin tonė qė tė mbyllet nė Kornizat “as kthim nė 99-ten, as Union me Shqipėrinė”. Dėshtimi i projektit agresiv irracional serb pėr dominim nė Kosovė nuk mund tė barazohet me vullnetin legjitim tė popullit shqiptar pėr vetėvendosje dhe integrim tė natyrshėm brendakombėtar, rajonal dhe Evropian.

Duam ta njoftojmė opinionin se, pėrkundėr asaj se ka qenė dashur, pasi ne kemi fituar nė zgjedhje dhe jemi nė Kuvend deri mė tash, edhe pse ėshtė thėnė, LPK-ja nuk ėshtė konsultuar pėr formimin e Forumit Politik qė tė shprehim mendimin tonė. Jeta politike nė Kosovė ėshtė e rregulluar me legjislacionin ekzistues dhe, pėr mendimin tonė, ajo ėshtė nė binarė normal. Edhe debati pozitė opozitė, megjithėse me tone tė ngritura, ėshtė duke u bėrė aty ku e ka vendin, nė Kuvendin e Kosovės dhe jo nė rrugė. Prandaj, ne e quajmė zhvillim normal dhe pozitiv. Pėr kėtė arsye nuk ka nevojė, pėr kthim prapa para shumė viteve, nė KPA apo Kėshillin e Pėrkohshėm Tranzitor, as nė Qeverisje tė gjerė nė paketė, sikurse nuk ka nevojė pėr gjendje tė jashtėzakonshme nė politikė, pra as suprimim tė institucioneve legale, as krijim tė forumeve politike nga PSSP tė OKB-sė. Nėse PSSP ka pėrshtypjen se institucionet nuk kanė legjimitet dhe zgjedhjet e kaluara nuk janė tė vlefshme jemi tė gatshėm tė debatojmė pėr zgjedhje tė reja. Por, nuk mund tė pajtohemi me zbehjen dhe anashkalimin e heshtur tė institucioneve tė zgjedhura.

Ēėshtja e tretė, e cila shqetėson shumė LPK-nė, ėshtė ēėshtja e asaj pjese tė Rregullores 2005/16 pėr qarkullimin e personave brenda dhe jashtė Kosovės, ku flitet pėr vendosjen e vizave. Edhe ashtu Kosova ka mbetur njė enklavė nė Evropė pa tė drejtė tė lėvizjes sė lirė, standard qė duhet ta plotėsojė Evropa ndaj pjesės sė vet, Kosovės. Po tė duhej tė viheshin vizat, nė radhė tė parė, ato duheshin tė viheshin nga drejtimi qė veprojnė strukturat paralele nė Kosovė, nga Serbia dhe Mali i Zi. LPK ėshtė pėr lėvizje tė lirė tė qytetarėve kundėr vendosjes sė vizave nga cila do anė e kufirit tė Kosovės dhe kundėr vizave qė u vihen qytetarėve tė Kosovės. Kosova nuk ėshtė shkretėtirė, sa mos tė kthehen nė Kosovė qytetarėt e saj dhe nuk ka frikė se do tė mbetet bosh. Ndėrsa, LPK ėshtė pėr ato pjesė tė rregullores ku merren masa qė nė brendi tė territorit tė Kosovės tė hapen zyrat pėr shtetasit e huaj qė janė ose vendosen nė Kosovė nė formėn siē i kanė shtetet Perėndimore me qėllim tė luftimit tė krimit.


Veprimtaria e

LPK-sė nė

Kuvendin e Kosovės

 

(Biografia e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli)

 

24 qershor 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, lidhur me propozimligjin pėr pėrdorimin e gjuhėve

 

19 maj 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, nė seancėn pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė

 

28 janar 2005

Lidhur me Projektligjin pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2005

 

26 janar 2005

Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 26 janar 2005

 

... Lidhur me Projektligjin Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė Familjeve tė Dėshmorėve dhe Viktimave Civile tė Luftės

 

... Lidhur me Projektligjin pėr Prokurorinė Publike tė Kosovės

 

22 dhjetor 2004

Qėndrimi i LPK- pėr Programin e Qeverisė sė Kosovės 2004-2008

 

3  dhjetor 2004

Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr nė vend tė z.Ibrahim Rugova

 

........