Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

HPrishtina

 

 

 

Nė fshatin Bujari tė Lypjanit u formua njė Kėshill i LPK-sė

Nė kuadėr tė shtrirjes strukturale tė LPK-sė, tė shtunėn mė 29 maj, nė njėren nga lagjet e fshatit Bujari (ish Gumnasellė) tė Lypianit u formua njė kėshill i i ri LPK-sė. Tė pranishėm nė mbledhjen themeluese tė kėshillit ishin edhe drejtuesit e LPK-sė nga kryesia qendrore, pėrkatėsisht Kryetari i LPK-sė Emrush Xhemajli, anėtari i kryesisė sė LPK-sė Naim Zhitia, si dhe drejtuesit e kryesisė sė Kėshillit tė Rrethit tė Lypianit, Ismajl Rexhepi, kryetar dhe Gafurr Ismajli anėtari i kryesisė.

Kryetar i kėshillit ėshtė zgjedhur Bekim Avdullau, sekretar Besnik Ismajli si dhe  arkatar Ramadan Sadiku.

Drejtuesit e posazgjedhur, janė pėrgėzuar nga kryetari i LPK-sė Emrush Xhemajli dhe nga drejtuesit tjerė, me  ē’rast ata janė zotuar se punėn qė e kanė marrė pėrsipėr do ta kryejn me sukses.


LPK-ja e konsideron tė dėshtuar misionin e UNMIK-ut dhe deklaron se nuk ėshtė nevoja tė sillet administrator i ri nė Kosovė

Prishtinė, 31 maj- Tė shtunėn nė Prishtinė ėshtė mbledhur kryesia e Lėvizjes Popullore tė Kosovės (LPK), pėr tė debatuar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe organizative brenda kėtij subjekti politik. Mbledhja e drejtuar nga kryetari Emrush Xhemajli, ka nisur me njė minutė heshtje nė shenjė pėrkujtimi pė nėnėn  Ajshe e cila u nda nga jeta javėn e kaluar. Mė pas, kryetari Xhemajli ka paraqitur raportin pėr veprimtarinė e kryesisė dhe pėr zhvillimet politike gjatė muajit maj. Ndėr zhvillimet e fundit nė Kosovė, Xhemajli ka vequar dorėheqjen e PSSP-sė, Hari Holker, kthimin e 12 eprorėve tė TMK-sė nė vendet e punės; takimin e ministrave tė jashtėm tė vendeve tė BE-sė si dhe hapat pėr integrimin e sistemit bankar tė Kosovės pėrmes sėift kodit tė Serbisė dhe Malit tė Zi. Dorheqja e Holkerit sipas drejtuesve tė LPK-sė, vėrteton krizen e thellė tė misionit civil tė OKB-sė nė Kosovė  dhe qendrimi i LPK-sė ėshtė qė nė Kosovė tė mos sillet administrator tjetėr pėr vetė faktin se misioni i UNMIK-ut ėshtė treguar i dėshtuar.

Raportin pėr gjendjen organizative nė LPK, e ka paraqitur sekretari i pėrgjithshėm, Gafurr Elshani, i cili ka vlerėsuar pozitivisht hapat qė janė ndėrmarrė nė drejtim tė shtrirjes organizative dhe strukturimit tė Lėvizjes. Elshani nė kėtė drejtim, ka vequar aktivitetin e Degės sė LPK-sė nė Zvicėrr, e cila ēdo ditė e mė tepėr po i konsolidon rradhėt. Konstatim i pėrbashkėt i kryesisė ishte qė muaji qershor tė shfrytėzohet maksimalisht pėr vazhdimin e shtrirjes organizative dhe strukturimit nėpėr fshatra dhe lagje tė qyteteve. Pėrpara anėtarėve tė kryesisė, kanė raportuar edhe deputeti Hasan Meta i cili ėshtė fokusuar rreth zhvillimeve nė kuvendin e Kosovės, si dhe sekretari pėr Mrrėdhėnie me publikun Demir Reshiti, i cili ka raportuar pėr prezencen nė media tė aktiviteteve tė kėtij subjekti.

Nė vazhdim tė mbledhjes, ėshtė diskutuar pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me zhvillimet politike nė Kosovė dhe rreth saj. Qendrim i pėrbashkėt i kryesisė, ishte qė tė mbėshtetet projektligji pėr qeverisje lokale i pėrgatitur nga Ministria e Shėrbimeve Publike, i cili projektligj ėshtė cilėsuar si rruga mė e mirė pėr t’iu kundėrvenė tendencave pėr decentralizimin e pushtetit nė Kosovė, apo kantonizimit pėr tė cilėn kohėve tė fundit po flitet shumė. Gjithashtu, kryesia ka vendosur qė t’i drejtohet edhe njėherė Kuvendit tė Kosvės pėr futjen nė procedim tė projektit pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė, projekt ky qė bashkė me peticionin e nėnshkruar nga 46 mijė qytetarė tė Kosovės, i ėshtė dorėzuar vitin e kaluar Kuvendit tė Kosovės. Kėsaj mbledhjeje, i ka paraprirė mbledhja e rregullt javore me kryetarė tė kėshillave tė rretheve, nė tė cilėn gjithashtu ėshtė diskutuar pėr ecuritė organizative dhe aktivitetet e Kėshillave tė LPK-sė nėpėr rrethe. Kryetarėt e Kėshillave tė rretheve, kanė raportuar pėr aktivitetin javor, me ē’rast konstatim i pėrgjithshėm ka qenė se LPK-ja ka hyrė nė njė fazė tė strukturimit tė mirėfilltė, dhe me qendrimin parimor qė ėshtė duke e mbajtur, gjithnjė e mė tepėr po e fiton besimin te popullata. 

Zyra pėr informacion e LPK-sė


 

Nė lagjen Dardania tė Gjakovės ėshtė themeluar Kėshilli i LPK-sė

Mė 27 maj, nė lagjen Dardania (ish-Piskotė) tė Gjakovės ėshtė themeluar Kėshilli i Lagjes i Lėvizjes Popullore tė Kosovės. Nė mbledhjen themeluese morėn pjesė drejtuesit e Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Gjakovė dhe anėtarė tė Kryesisė Qendrore.

Pas diskutimeve tė shumta qė u bėn me kėtė rast, tė pranishmit zgjodhėn udhėheqėsit e kėtij Kėshilli. Kryetar u zgjodh Muharrem Rexhepi, sekretar Albert Syla, ndėrsa arkėtar Afrim Halilaj.


RECENSION

 

METAFORA E LIRISĖ

 

Reshat Sahitaj, “Rruga pa kthim”, roman, FKA, Prishtinė, 2004

 

Abdyl KADOLLI

Romani “Rruga pa kthim” i autorit Reshat Sahitaj ėshtė ndėr veprat e pakėta tė letėrsisė sonė, qė kanė trajtuar temėn e Lėvizjes kombėtare nė vitet ’80.

Ky ėshtė ribotim i tretė i romanit, me disa plotėsime artistike. Dy botimet e para janė bėrė nė Bruksel, mė 1983 e 1986.

Romani ėshtė njė metaforė e rrugės sė lirisė. Nė kėtė rrugė tė pėrgjakshme jeta merr kuptimin e ekzistencės. Kėtu thyhet miti totalitar i pushtimit dhe lind miti i qėndresės. Drama e personazheve motivohet ndėrmjet reales e ideales dhe tragjikes e magjikes./ mė tepėr


Nė Shtime ngritet shtatorja e veprimtarit tė Lėvizjes dhe luftėtarit tė UĒK-sė Jetė Hasani

Shtime - Autoritetet e drejtorisė komunale pėr planifikim, zhvillim, rindėrtim dhe urbanizim tė komunės sė Shtimes, kanė njoftuar me njė shkresė  familjen Hasani nga Godanci se kanė dhėnė pėlqimin pėr ngritjen e shtatores sė dėshmorit Jetė Hasani. Vendi ku do tė ngritet shtatorja ndodhet nė afėrsi tė shkollės sė mesme ”Naim Frashėri” dhe pėrfshin sipėrfaqen prej afro 5 ari.

Familjarėt e dėshmorit Jetė Hasani kanė mirėpritur lejen e dhėnė nga KK-ja e Shtimes, duke konsideruar se pėrmes ngritjes sė shtatores do tė lartėsohet kujtimi pėr njėrin prej komandantėve tė parė tė UĒK-sė pėr Shtime me rrethin, Jetė Hasani, veprimtarin e devotshėm tė ēėshtjes kombėtare, i cili nė tė gjitha etapat ishte aktiv nė luftė kundėr padrejtėsive qė bėnte pushteti i instaluar serb, si me armė ashtu edhe me forma tė tjera.

Dėshmori Jetė Hasani ishte luftėtar i orėve tė para tė UĒK-sė, i cili qė nė fillim tė viteve 90-tė kishte marrė pjesė nė stėrvitjet qė bėheshin nė Shqipėri, duke kontribuar edhe me mjete pėr mbarėvajtjen e tyre. Fotografia e tij nga Gryka e Caralevės me uniformė tė UĒK-sė dhe i armatosur, e gjiruar nga rrjetet e huaja televizive nė verėn e vitit 98-tė, shėtiti nėpėr shumė meridiane tė globit. Jetė Hasani ra nė altarin e lirisė mė 16 tetor tė vitit 1998 nė lokalitetin e Shalės.

Udhėheqės tė Kėshillit tė Rrethit tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės nė Shtime bėnė tė ditur, se mė 12 qershor 2004, nė ditėn e ēlirimit tė Shtimes, me ceremoni do tė fillojė ndėrtimi i bazamentit tė shtatores sė dėshmorit dhe veprimtarit tė Lėvizjes, Jetė Hasani, ndėrsa, potencuan se, shtatorja tashmė ėshtė e rregulluar dhe se ky projekt do tė kryhet brenda njė afati tė shkurtėr.

Shtatorja, sipas tyre, do tė ngėrthejė njė simbolikė tė veēantė, ngase do tė ngritet nė afėrsi tė dy shtėpive tė tij, tė cilat, nė fazėn e okupimit klasik serb, shėrbyen si vatra tė diturisė pėr nxėnėsit shtimjanė qė u dėbuan me dhunė nga lokalet shkollore.


Kėshilli i Degės sė LPK-sė nė Zvicėr vlerėson se gjendja nė trojet shqiptare ėshtė e rėndė

Kėshilli i Degės sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės nė Zvicėr, mė 23 maj, mbajti mbledhjen e vet tė rregullt. Pėrveē anėtarėve tė Kėshillit, morėn pjesė edhe sekretarėt dhe arkėtarėt e Kėshillave tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės qė veprojnė nė Zvicėr.

Fillimisht me njė minutė heshtje iu bė nderime tė rėnėve pėr lirinė e trojeve shqiptare, si dhe jetės e veprės sė Nėnė Ajshes, e cila vdiq mė 22 maj nė Dubovik tė Deēanit.

Nė mbledhje u diskutua pėr situatėn politike nė trojet shqiptare, e cila, nga tė pranishmit, u vlerėsua e rėndė, sepse pėrditė po ashpėrsohet duke rėnduar mbi kurriz tė popullatės.

Pjesėmarrėsit, gjithashtu, u njoftuan me ecurinė e Mbledhjes sė VII tė Pėrgjithshme tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, qė u mbajt nė Prishtinė, mė 24 prill. Me kėtė rast u prezentuan materialet e ardhura, si dhe u dėgjuan fjalėt e delegatėve tė Degės sė LPK-sė nė Zvicėr qė ishin pjesėmarrės nė Mbledhjen e VII tė Pėrgjithshme tė LPK-sė.

Nė vijim, me theks tė veēantė u shqyrtua gjendja organizative e Degės sė LPK-sė nė Zvicėr. U raportua veē e veē pėr secilin Kėshill. Konstatim i pėrgjithshėm ishte se tashmė, nė Degė, ėshtė krijuar njė stabilitet organizativ, e cila ka tendencė tė zgjerimit dhe shtimit tė aderuesve nė radhėt e LPK-sė.

Nė kuadėr tė diskutimeve, u propozua qė para fushatės elektorale pėr zgjedhjet parlamentare nė Kosovė, tė merret njė aksion pėr ta ndihmuar materialisht LPK-nė, me njė shumė tė caktuar. Pėr kėtė qėllim, tė pranishmėve iu prezentua edhe letra e dėrguar nga sekretari pėr ēėshtje financiare tė LPK-sė, Naim Zhitia.

Nga kryesitė e Kėshillave kėrkohet qė urgjentisht tė thėrrasin mbledhjet pėr tė mobilizuar anėtarėsinė pėr zbatimin e vendimeve tė Mbledhjes sė VII tė Pėrgjithshme tė LPK-sė dhe vendimet e mbledhjes sė 23 majit tė Degės sė LPK-sė nė Zvicėr.

Nė kuadėr tė organizimit dhe strukturimit, nė mbledhje u diskutua dhe u vendos qė tė pranohen veprimtarė nė radhėt e LPK-sė. Nė radhė tė parė t’u bėhet thirrje pėr aderim ish-anėtarėve tė LPK-sė, tė cilėt, pas luftės, nė njėrėn nga format kanė pushuar aktivitetin nė radhėt e LPK-sė. Gjithashtu, tė ftohen pėr t’u anėtarėsuar edhe ish-veprimtarėt e Fondit «Vendlindja Thėrret» dhe «Liria Kombėtare», si dhe veprimtarė tė tjerė tė sinqertė, tė cilėt janė tė gatshėm tė pranojnė Programin dhe Statutin e LPK-sė.


Lumni Sallauka u zgjodh kryetar i Forumit Rinor tė LPK-sė nė Prizren

Forumi Rinor i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, Rrethi i Prizrenit, ka zgjedhur udhėheqėsinė e re, ku me shumicė votash kryetar ėshtė zgjedhur Lumni Sallauka, sekretare e pėrgjithshme Shqipe Salaj, kurse sekretar pėr informim dhe marrėdhėnie me publikun, Jeton Bislimaj.

Nė kuvendin zgjedhor tė kėtij forumi ka marrė pjesė edhe kryetari i KRR tė LPK-sė nė Prizren, Nazmi Kolloni, i cili ka ndarė librezat pėr anėtarėt e rinj tė anėtarėsuar nė LPK.


Njė delegacion i LPK-sė merr pjesė nė varrimin e Nėnės Ajshe

Tė shtunėn, mė 22 maj, nė moshėn 84-vjeēare vdiq nėna e madhe e Kosovės, Nėnė Ajshja, nėna e heronjve Jusuf e Bardhosh Gėrvalla, nėna e dy ideologėve dhe pishtarėve tė LPK-sė.

Varrimi i Nėnė Ajshes u bė po atė ditė, nė Dubovik tė Deēanit, nė orėn 15. Njė delegacion i LPK-sė, nė pėrbėrje Emrush Xhemajli - kryetar i LPK-sė, Naim Zhitia dhe Abdyl Mushkolaj – anėtarė tė Kryesisė sė LPK-sė, dhe veprimtarė tė tjerė, morėn pjesė nė varrim dhe vendosėn kurora lulesh mbi varrin e Nėnės Ajshe, si dhe ngushėlluan djalin Hysenin, Abdylin, farefisin dhe banorėt e fshatit Dubovik. 

Zyra pėr shtyp dhe informacion e LPK-sė


 ZĖRI I KOSOVĖS

ME RASTIN E INTEGRIMIT TĖ NJĖANSHĖM DHE TĖ PARAGJYKUAR TĖ BANKĖS SĖ PAGESAVE TĖ KOSOVĖS NĖ SWIFT KODIN BANKAR TĖ UNIONIT SERBI E MALI I ZI

EDHE SA KODE TJERA E KANĖ INTEGRUAR KOSOVĖN NĖ SERBI

Kur politikanėt e Kosovės kėmbėngulin nė shkėputjen e vendit nga Serbia dhe nė vetėvendosje nga ndėrkombėtarėt zakonisht merret pėrgjigja tashmė qė nuk e bind askėnd se gjoja “Pavarėsia nuk i zgjidh vetvetiu problemet“. Ky ėshtė qėndrim indiferent nė fatkeqėsinė e njė duarlidhuri. Mungesa e lirisė dhe e pavarėsisė po pengon gjithēka tė vlefshme pėr zhvillimin e Kosovės. Tashmė ėshtė bėrė njė listė e gjatė e ēėshtjeve tė cilat nuk zgjidhen pa pavarėsinė e vendit. Ja njė listė e thjeshtė:

1.    Ēėshtja e integritetit dhe sovranitetit tė Kosovės.

2.    Ēėshtja e sigurisė dhe e mbrojtjes. Konsultat e UNMIK-t dhe KFOR-it pėr fushėn e sigurisė dhe tė mbrojtjes me Unionin Serbi e Mali i Zi janė tė rregullta, ndėrsa institucionet vendore e kanė pranuar se, pėrveē pa kompetencė, janė edhe tė painformuara nė kėtė fushė.

3.    Ēėshtja e pėrfaqėsimit tė Kosovės nė instituconet ndėrkombėtare. Pėr Kosovėn raportohet pa Kosovėn dhe nė tė shumtėn e rasteve kundėr interesave tė Kosovės.

4.    Ēėshtja e dokumenteve tė udhėtimit. Nxjerrja qė kushtėzohet me dokumentacion tė Serbisė dhe me trajtim jashtė vendit tė varur nga ambasadat e Unionit Serbi e Mali i Zi.

5.    Ēėshtja e privatizimit. Serbia e bllokoi dhe gati po bėhet njė vit qė kjo ēėshtje po vjen duke u bėrė edhe mė e ndishme.

6.    Ēėshtja e kodit postar pėr lidhje ndėrkombėtare tė post-telekomit. Dhe tash sė voni u shtua edhe njė.

7.    Ēėshtja e SWIFT kodit bankar pėr komunikim ndėrkombėtar tė Kosovės pėrmes Serbisė. Kjo listė ėshtė e gjatė nė nuancat e saj sa herė qė flitet pėr mbrojtjen, sigurinė, punėt e jashtme, zhvillimin ekonomik, pronėn, sistemin e drejtėsisė. Pse ndodh kėshtu, ka filluar tė bėhet e qartė edhe pėr ata qė nuk e kanė kuptuar, qė nuk kanė dashur dhe qė nuk e kanė besuar.

Kompetencat e rezervuara nga UNMIK-u, janė uzurpuar nga populli i Kosovės, pėr t’ia kaluar ato njėanshėm e me kohė Serbisė. Ja pse bashkėsia ndėrkombėtare kėrkon tė blejė kohė nga populli i Kosovės pėrmes kushteve qė nė fakt janė dėnime politike kundėr njė populli tė koduara me termin qė i shkon njė plani konspirativ „Standardet pėr Kosovėn“ ku hapur kėrkohen standarde nga njė rob ende i paēliruar. Standardet para Statusit nė fkat janė duke shėrbyer pėr njė rianeksim tė Serbisė kundėr vendit tonė. Ndėrkaq, LPK ka bėrė tė qartė, dhe kėshtu do tė ndodh, pa njohje reciproket tė dy shteteve, Kosovės dhe Serbisė dhe njohje ndėrkombėtare tė kėtyre dy vendeve nuk mund tė ketė dialog as pajtim. LPK e kupton revoltėn e tashme tė qytetarėve, plotėsisht tė ligjshme,  pėr kėtė gjendje qė nuk ėshtė aspak mė e vogėl se sa revolta e para 17 marsit. Nėse tė tjerėt nuk e kuptojnė sot do ta kuptojnė mė vonė.


Naim Zhitia, kryetar i KRr tė LPK-sė nė Prishtinė, vizitoi Kėshillin Popullor nė Lugmir 

Prishtinė, 21 maj –  Njė delegacion i Kėshillit tė Rrethit tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės nė Prishtinė, ka vizituar dje Kėshillin Popullor tė LPK-sė nė fshatin Lugmir (ish-Zllatar) tė Prishtinės, nė pėrbėrje Naim Zhitia – kryetar (dhe anėtar i Kryesisė Qendrore tė LPK-sė), Shemsi Bushi – sekretar i pėrgjithshėm, dhe Florim Isufi – sekretar pėr informim.

Pėrfaqėsuesit e KRR tė LPK tė Prishtinės u pritėn nga kryetari i Kėshillit Popullor tė Lugmirit, Arben Metolli, si dhe nga dhjetėra anėtarė tė LPK-sė.

Nė kėtė takim u bisedua pėr situatėn e pėrgjithshhme, me theks tė veēantė pėr problemet me tė cilat ballafaqohen banorėt e Lugmirit, siē janė infrastruktuara, rruga, transporti publik, shkollimi i tė rinjve dhe pėr mėnyrėn se si tė tejkalohen kėto probleme.

Me kėtė rast u pranuan edhe disa anėtarė tė rinj, tė cilėve librezat e LPK-sė ua ndau Naim Zhitia, kryetar i KRR tė LPK-sė nė Prishtinė. 

Zyra pėr informacion 


editorial

ME RASTIN E TAKIMIT TĖ MINISTRAVE TĖ PUNĖVE TĖ JASHTME TĖ BASHKIMIT EVROPIAN 

Qėndrime tė papėrgjegjshme tė BE-sė

Kėto ditė, nė Bruksel, u takuan ministrat e vendeve tė Bashkimit Evropian dhe njė nga ēėshtjet qė trajtuan ishte edhe situata nė Kosovė.

Nė kėtė takim u thanė dy ēėshtje qė nuk e ndihmojnė Kosovėn tė dalė nga kriza politike dhe bllokada ekonomike e pashpallur.

"Kėrkojmė nga politikanėt e Kosovės besnikėri ndaj Kosovės multietnike", u tha nė takim dhe e dyta se duhet vazhduar politika e "standardeve para statusit".

E para, besnikėri kėrkohet pėr njė diēka qė nuk ka qenė, nuk ėshtė, por pėr tė cilėn ėshtė pretenduar para e pas luftės nė dretjim tė ndėrrimit artificial tė strukturės sė popullatės nė Kosovė nė kurriz tė shqiptarėve.

E dyta, tė gjitha pėrpjekjet e atyre politikanėve qė mbėshtetėn kėtė pretendim, edhe pse mirė e dijnė se Kosova ėshtė njėnacionale (90% shqiptarė) me 10% minoritete, shkuan huq pėr faktin se qeveritė e vendeve tė BE-sė nuk morėn asnjė angazhim tė qartė pėr tė ardhmėn e Kosovė, pėrkatėsisht nuk deshėn ose nuk po duan tė japin kurrfarė garancie pėr statusin e vetėvendosjes politike tė qytetarėve tė Kosovės.

E treta: LPK dhe tė gjitha subjektet politike shqiptare kemi dhėnė dhe japim mesazhe tė qarta se jo vetėm do tė njohim tė drejtat e tė gjitha minoriteteve nė rast se na njihet e drejta pėr vetėvendosje, por BE-sė se do t’i japim garanci tė plota nė kėtė drejtim, por vendet e BE-sė ende nuk kanė bėrė asnjė deklaratė tė vetme qė hapė perspektivė nė kėtė dretjim.

Andaj kėrkimi i besės, besnikėrisė pėr politikėn e Kosovės multietnike qė ju ėshtė fiksuar ėshtė absurde dhe joserioze, pa kurrfarė deomethėnie pėrmbajtėsore. Kosova vėrtetė varet edhe nga ndihmat e BE-sė, por kjo nuk mund tė jetė arsye qė ne tė heshtim para shtrembėrimit edhe tė statistikave tė thjeshta rreth strukturės sė popullsisė sė Kosovės.

Nga ky qėndrim i BE-sė kuptohet vetėm njė: BE vazhdon me pretekste tė konstruktuara pėr tė mohuar tė drejtat elementare njerėzore dhe kolektive tė banorėve tė Kosovės, pėr tė blerė kohė, pėr t'u mos u marrė me ēėshtjen e Kosovės. Ky qėndrim ėshtė i papėrgjegjshėm dhe i mbarsuar me avanturizėm tė rrezikshėm nė trajtimin e ēėshtjes sė Kosvės.

Vazhdimi i politikės sė standardeve para statusit tė Kosvės, siē ngulin kėmbė qeveritė e vendeve tė BE-sė nė kėtė situatė kur tė gjithė e dijnė edhe pse shpesh nuk pajtohen se nė Kosovė ka stagnim tė plotė nė zhvillimin e vendit pikėrisht pėr shkak tė mungesės sė statusit tė vendit ėshtė indiferentizėm, papėrgjegjėsi dhe mungesė vullneti pėr tė ndihmuar esencialisht Kosovėn.


Themelohet Kėshilli Popullor i LPK-sė nė fshatin Madanaj tė Gjakovės

Tė mėrkuren, mė 19 maj, nė fshatin Madananj tė komunės sė Gjakovės ėshtė themeluar Kėshilli Popullor i Lėvizjes Popullore tė Kosovės nė kėtė fshat. Nė mbledhjen themeluese ku ishin tė paranishėm anėtarė dhe simpatizantė tė LPK-sė nga kjo anė morėn pjesė edhe Gafurr Elshani - sekretar i pėrgjithshėm i LPK-sė, dhe Halit Avdia - kryetar i KRR tė LPK-sė nė Gjakovė. Tė pranishmit mė pas zgjodhėn udhėheqėsit e kėtij kėshilli. Kryetar ėshtė zgjedhur Valon Islamaj, sekretar Isa Berisha dhe arkatar Brahim Bajramaj.


KĖSHILLI I RRETHIT TĖ LPK-SĖ NĖ PRISHTINĖ

Riorganizohet Kėshilli Popullor i LPK-sė nė lagjen Velania tė Prishtinės

Prishtinė, 19 maj – Sot, ėshtė riorganizuar Kėshilli Popullor i LPK-sė nė lagjen Velania tė Prishtinės. Nė takimin qė u mbajt nė kėtė lagje pėrveē dhjetėra anėtarėve morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesit e Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Prishtinė, Naim Zhitia – kryetar, i cili njėkohėsisht ėshtė edhe anėtar i Kryesisė Qendrore tė LPK-sė, Shemsi Bushi – sekretar i pėrgjithshėm, dhe Florim Isufi – sekretar pėr informim.

Nė kėtė takim u zgjodhėn edhe drejtuesit e kėtij kėshilli, kryetar u zgjodh Zenel Latifi, nėnkryetar Fetah Gashi, ndėrsa sekretar Besnik Latifi.

Tė zgjedhurit u zotuan pėr pėrkushtim nė  punė dhe angazhim maksimal nė Kėshillin Popullor tė LPK-sė nė  lagjen Velania tė Prishtinės.

Pjesėmarrėsit nė takim, gjithashtu, diskutuan pėr situatėn politike nė vend, pėr hallet dhe problemet me tė cilat pėrballen qytetarėt e kėsaj lagjeje.

Nė fund u caktuan detyrat qė do tė kryejė nė tė ardhmėn ky kėshill popullor.  

Zyra pėr shtyp dhe informacion e KRR tė LPK-sė nė Prishtinė


Lėvizja Popullore e Kosovės pėrshėndet rikthimin nė punė tė 12 eprorėve tė TMK-sė

LPK-ja ka qenė e bindur nė pafajėsinė e eprorėve tė suspenduar tė TMK-sė

Prishtinė, 19 maj - Anėtarėt dhe pėrkrahėsit e Lėvizjes Popullore tė Kosovės me gėzim e kanė marrė lajmin pėr rikthimin nė punė tė 12 oficerėve tė respektuar tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, tė cilėt u suspenduan arbitrarisht 6 muaj mė parė nga ana e UNMIK-ut.
Edhe pse ishte e qartė se bėhej fjalė pėr akuza tė pavėrtetuara individuale, megjithatė suspendimi ishte bėrė kolektiv dhe jo transparent nė kuadėr tė fushatės kundėr Trupave Mbrojtėse tė Kosovės me njė qėllim strategjik qė ajo tė mos zhvillohet normalisht nė pajtim me aspiratat e popullit tonė. LPK-ja ėshtė e bindur se ky suspendim, njėlloj sikur suspendimet e mėhershme dhe tė mėvonshme tė eprorėve tė TMK-sė, ishte i motivuar politikisht. Ky suspendim, ėshtė bėrė pas akuzave tė njėpasnjėshme tė Serbisė kundėr TMK-sė, si dhe pas propagandės se gjoja statusi i Kosovės do tė zgjidhet drejt nė qershor tė vitit 2005. Projektuesit dhe zbatuesit e kėsaj fushate po mendojnė se populli i Kosovės ka rėnė nė gjumė nga kėto iluzione. Pėr fat tė keq edhe shumė pjesėtarė tjerė tė TMK-sė, vazhdojnė tė mbesin jashtė TMK-sė, tė suspenduar padrejtėsisht, madje njė pjesė e tyre dergjen burgjeve dhe po vuajnė si pasojė e njė politike tė gabuar. LPK-ja kėrkon qė sa mė parė ata tė lirohen dhe t’u bashkohen shokėve tė tyre nė TMK.
 

Kryetari Emrush Xhemajli

Zyra pėr shtyp dhe informacion e LPK-sė


Akademi solemne nė pesėvjetorin e rėnies sė dėshmorit Ilmi Batjari - Oēalani

Sharr  - Nėn organizimin e Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė pėr Sharr, tė shtunėn nė komunėn mė jugore tė Kosovės, ėshtė mbajtur njė akademi pėrkujtimore pėr dėshmorin Ilmi Batjari nė pesėvjetorin e rėnies. E vogėl ishte salla e kinemasė sė shtėpisė sė kulturės nė Sharr pėr t’i zėnė tė gjithė tė interesuarit pėr tė marrė pjesė nė kėtė akademi pėrkujtimore. Pas intonimit tė hymnit kombėtar nga kori i nxėnėsve tė shkollės fillore “Ganimete Tėrbeshi” tė fshatit Blaē, nėn drejtimin e arsimtarit Mahmut Mahmuti dhe njė minute heshtje nė nderim tė dėshmorėve, nė emėr tė kėshillit organizativ, fjalėn e rastit nė kėtė akademi pėrkujtimore e mbajti kryetari i Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė pėr Sharr, Demir Reshiti. “Tė flasėsh pėr dėshmorėt e kombit, nuk mjaftojnė fjalėt, sepse me fjalė nuk mund tė pėrshkruahet heroizmi dhe trimėria e tyre e as sakrifica, qė ata dhanė mė tė shtrejtėn pėr lirinė, tė cilėn po e gėzojmė./ mė tepėr


 ZĖRI I KOSOVĖS

Vazhdon gjykimi i Kosovės nė mungesė!

Marrėveshja tekniko-ushtarake e Kumanovės, megjithėse UĒK-ja (shqiptarėt) ishte ushtria e vetme nė tokė qė pėrballej me barbarinė serbe, u bė dhe u nėnshkrua pa pjesėmarrjen dhe pa pėlqimin e UĒK-sė dhe tė shqiptarėve! Njėsoj edhe miratimi i Rezolutės 1244! Pra, vazhdonte gjykimi dhe dėnimi i shqiptarėve nė mungesė... Mė keq akoma. Po mbushen tri vjet nga zgjedhjet e pėrgjithshme, me tė cilat u zgjodhėn edhe institucionet gjoja vendore, e megjithatė, Kosovėn vazhdojnė ta gjykojnė dhe ta dėnojnė nė mungesė!!! Nė kėto seanca (mbledhje) gjyqėsore tė Kėshillit tė Sigurimit marrin pjesė dhe flasin nė emėr tė Kosovės herė njėfarė Kushneri (francez), herė njėfarė Hakerupi (danez), herė njėfarė Shtajneri (gjerman), herė njėfarė Holkeri (finlandez), herė…, por kurrė tė zotėt e Kosovės, - shqiptarėt!

Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė mbajti seancėn (mbledhjen) e radhės ku u gjykua Kosova edhe njėherė nė mungesė. Historia e gjykimeve nė mungesė ėshtė sa e vjetėr aq e pasur. Kėto gjykime nė mungesė kanė gjykuar dhe dėnuar njerėz tė zakonshėm ose personalitete tė ndryshme pėr arsye politike, kriminale, morale e tė tjera. Procese tė gjykimit dhe dėnimit nė mungesė janė organizuar dhe mbajtur edhe pėr popuj tė ndryshėm, - zakonisht pėr popuj tė “vegjėl”. Njėri prej popujve qė ka pėsuar shumė nga kėto gjykime dhe dėnime nė mungesė - mbase njėri prej popujve me pėrvojėn mė tė hidhur tė kėtyre gjykimeve dhe dėnimeve nė mungesė – ėshtė populli shqiptar dhe vendi i tij, - Shqipėria./ mė tepėr


Njė delegacion i LPK-sė vizitoi kolonel Abdyl Mushkolajn 

Prishtinė, 12 maj - Njė delegacion i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, nė pėrbėrje Emrush Xhemajli, kryetar, Gafurr Elshani, sekretar i pėrgjithshėm, Halit Avdia, kryetar i KRR tė LPK-sė nė Gjakovė, dhe Maliq Ndrecaj, veprimtar dhe komandant i UĒK-sė, ka vizituar kolonel Abdyl Mushkolajn, anėtar i Kryesisė sė LPK-sė, komandant i UĒK-sė dhe kryetar i veteranėve tė UĒK-sė nė Dukagjin, i cili u lirua dje nga burgjet e UNMIK-ut, ku u mbajt 32 ditė.

Delegacioni i LPK-sė pasi i uroi daljen nga burgu kolonel Mushkolajt, i tha atij se LPK-ja, udhėheqės i tė cilės ėshtė edhe Mushkolaj, ka qenė e bindur se nuk kishte asnjė arsye qė tė mbahej ai nė burg, sepse arrestimi i tij ishte bėrė me motive tė qarta politike.

Kolonel Mushkolaj pasi falenderoi shokėt e tij pėr vizitėn, tha se ndjehej i kėnaqur qė Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme e LPK-sė, tė cilėn ai e kishte pėrshėndetur dhe pėrkrahur pėrmes njė letre dėrguar nga Burgu i Prishtinės, i kishte zhvilluar punimet me sukses. Ai, pasi uroi kryetarin dhe sekretarin e pėrgjithshėm pėr zgjedhjen e tyre nė kėto poste, u shpreh i gatshėm qė tė vazhdojė veprimtarinė politike bashkė me ta dhe kolegėt e tjerė tė zgjedhur nė Mbledhjen e 7-tė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė.

Kolonel Abdyl Mushkolaj ėshtė rizgjedhur nė detyrėn e anėtarit tė Kryesisė sė LPK-sė, pasi qė ishte deklaruar nga burgu se do tė mbėshtesė vendimet e marra nė Mbledhjen e 7-tė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė.


Ėshtė liruar nga arresti ish-komandanti i UĒK-sė dhe veprimtari i LPK-sė, Abdyl Mushkolaj

Prishtinė, 11 maj – Sot, ėshtė liruar nga arresti anėtari i Kryesisė sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, kryetari i vetaranėve tė UĒK-sė nė Dukagjin, ish-komandanti i Gardės sė UĒK-sė pėr Zonėn e Dukagjinit, kolonel Abdyl Mushkolaj.

Kolonel Abdyl Mushkolaj ėshtė arrestuar mė 10 prill, nė mėnyrė spektakulare, sikurse edhe ēlirimtarėt e tjerė. Ai ėshtė akuzuar pėr ngjarjet e marsit.

LPK-ja ka qenė e bindur se nuk kishte asnjė arsye qė Abdyl Mushkolaj tė mbahej nė paraburgim.


Kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli, vizitoi gjeneral Sami Lushtakun

Tė shtunėn, Emrush Xhemajli, kryetar i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, i shoqėruar nga Naim Zhitia, anėtar i Kryesisė, Baki Sfirca, sekretar pėr Marrėdhėnie me Jashtė, dhe Osman Zhitia, babai i dėshmorit Afrim Zhitia, kanė vizituar gjeneral Sami Lushtakun. Gjeneral Lushtaku ka qėndruar dhjetė ditė nė burgjet e KFOR-it dhe tė UNMIK-ut, i akuzuar si pėrgjegjės pėr protestat e marsit. Kryeadministratori i Kosovės, Hari Holkeri, njė ditė pas arrestimit skandaloz tė gjeneral Lushtakut, pat deklaruar nė Bruksel: “Dje kemi arrestuar njeriun kyē pėr trazirat e 17 dhe 18 marsit…”.

Lėvizja Popullore e Kosovės duke mos pasur asnjė fije dyshimi ka reaguar menjėherė duke e quajtur arrestimin e gjeneral Lushtakut arrestim politik. Arrestimet e Sami Lushtakut, tė Abdyl Mushkolajt, anėtar i Kryesisė sė LPK-sė, dhe tė ēlirimtarėve tė tjerė Kryesia e LPK-sė i ka vlerėsuar si veprime qė synojnė tė poshtėrojnė Luftėn Ēlirimtare qė ka bėrė Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.


KONFERENCĖ SHTYPI E LPK-SĖ

KUSH PO E HAP KUTINĖ TJETĖR TĖ PANDORĖS?

LPK mendon se plani serb i kantonizimit do tė ēonte nė pretendime territoriale shtetet e Ballkanit ndaj njėri-tjetrit. Kjo ēon nė njė situatė tė konflikteve tė pėrmasave qė do tė ishte e vėshtirė tė pėrballohej dhe menagjohej nga OKB-ja.

Prishtinė, 6 maj – Kryetari i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, Emrush Xhemajli, ka mbajtur sot, njė konferencė shtypi nė tė cilėn ka bėrė publik qėndrimin e LPK-sė pėr projektit e Kuvendit tė Serbisė pėr autonomi politiko-territoriale tė serbėve, pėrkatėsisht kantonizimin e Kosovės, tė datės 29 prill 2004.

Ai fillimisht ka thėnė se kantonizimi i Kosovės ėshtė zyrtarizim i sistemit tė Serbisė nė Kosovė duke krijuar shtete nė territorin qė nuk ėshtė ende shtet, kėshtu qė tė zyrtarizohet segregacioni dhe apartheidi. Sistemi serb nė Kosovė me kantonizim merr formė edhe mė agresive, sepse 5% e popullatės serbe synohet tė uzurpojė territor tė Kosovės aq sa i ka rregulluar tapi toke pėr vete okupatori serb.

Pasi Serbisė po i duket mirė ideja e kantonizimit, ajo duhet t’i japė botės shembullin personal. Ta kantonizojė territorin e Serbisė, si territor i pėrgjegjėsisė sė Kuvendit tė Serbisė. Aty mund dhe ka arsye pėr ta bėrė kėtė. Ka arsye sepse Serbia nė territorin e saj nga Merdari deri nė Suboticė pėrbėhet nga rreth 30% minoritete: hungarezė, shqiptarė, boshnjakė, vllehė, arumunė, gjermanė etj. Dihet se tė gjithė janė tė shtypur dhe tė rrezikuar nė vazhdimėsi nga pushteti qendror i Beogradit. Autonomi politiko-territoriale, pėrkatėsisht kantone do tė mund tė fomonte nė Vojvodinė me hungarezė, nė Sanxhak me boshjakė dhe shqiptarė, nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė ku po ndodh pastrimi sistematik etnik. Pastaj nė pjesėt ku jetojnė vllehėt gjithashtu. Nė kėtė formė do tė krijoheshin shumė rajone politiko-territoriale nė Serbinė administrative. Pėr mė tepėr qė nga viti 1992 Kosova Lindore qė ėshtė aneksuar nga Serbia nė vitet 50-tė, ka marrė vendim me referendum pėr autonomi politiko-territoriale me tė drejtė bashkimi me Kosovėn. Siē dihet Beogradi e ka injoruar kėtė referendum dhe ndėrkohė atje ka pasur njė luftė.

Tė gjitha arsyet qė pėrshkruan Kuvendi i Serbisė pėr Rajonalizim, siē e quan kantonizimin, vlejnė, nė radhė tė pare, pėr kantonizimin e Serbisė. Por, Serbia atė qė nuk e don pėr vete, dėshiron t’ia imponojė Kosovės, ndėrsa atė qė e don pėr vete ia mohon Kosovės dhe tė tjerėve. Kosovėn qė ka pėrqindje shumė mė tė vogėl tė minoriteteve sesa Serbia (statistikat pajtohen se Kosova afėrsisht ka 10% minoritete. Nga ta vetėm 5% janė serbė.) kėrkon qė ta copėtojė dhe rigrupojė sipas dėshirės. Ky plan nuk diskriminon vetėm shumicėn shqiptare por edhe pakicat joserbe.

Ne, as qė do tė kishim reaguar ndaj vendimit te Kuvendit tė Serbisė sikurse planin serb pėr kantonizim Holkeri tė mos e kishte quajtur nė formė skandaloze si njė projekt pozitiv qė meriton vėmendje.

Sidoqoftė kantonizimi ėshtė hapje e kutisė sė Pandorės, njė burim i madh i tė keqės, zgjerimit dhe thellimit tė krizės nė Kosovė, por edhe nė rajonin ku gjithkush ka gjithkund nga sė paku 5% popullatė sa ka serbė nė Kosovė. Pėrgjegjės pėr gjendjen do tė jenė ata qė e hapin kėtė kuti.

LPK mendon se plani serb i kantonizimit do tė ēonte nė pretendime territoriale shtetet e Ballkanit ndaj njėri-tjetrit. Kjo ēon nė njė situatė tė konflikteve tė pėrmasave qė do tė ishte e vėshtirė tė pėrballohej dhe menagjohej nga OKB-ja.

Kosova i ka institucionet e veta kompetente pėr tė marrė vendime pėr pushtetin lokal qė do tė ishte mė afėr qytetarėve dhe jo Serbia. Njė projektligj pėr qeverisje lokale tashmė ėshtė nė pėrgatitje e sipėr nga ana e Ministrisė sė Shėrbimeve Publike. Ky projektligj ėshtė shpėrndarė pėr diskutim nėpėr komuna dhe i njėjti pritet t’i kalohet pėr aprovim Kuvendit tė Kosovės. PSSP, nė vend se ta afirmojė projektligjin e inicuar nga MSHP-ja, merret me projektet serbe pėr kantonizimin e Kosovės.


umblodh Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė i dalė nga Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme

Pesė emra tė rinj nė Kryesinė e LPK-sė 

Prishtinė, 1 maj - Tė shtunėn, nė Prishtinė, ėshtė mbledhur Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė i dalė nga Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme. Ky kėshill, nė mbledhjen e parė nė pėrbėrje tė re, ka zgjedhur Kryesinė e re 15 anėtarėshe, si dhe disa nga sekretarėt, ndėrkohė qė zgjedhja e sekretarėve tjerė ėshtė vendosur qė tė bėhet nė mbledhjen e radhės.

Kryetari Emrush Xhemajli, i rizgjedhur nė kėtė post me vota tė drejtpėrdrejta tė delegatėve nė Mbledhjen e 7-tė tė Pėrgjithshme, qė ėshtė mbajtur fundjavėn e kaluar, pasi i ka falenderuar tė pranishmit pėr pjesėmarrje nė mbledhje, i ka uruar ata pėr detyrėn e re si anėtarė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm, dhe ka shprehur besimin e tij se me kėtė pėrbėrje tė re, Kėshilli i Pėrgjithshėm, si organ mė i lartė vendimprurės i dalė nga Mbledhja e Pėrgjithshme, do tė arrijė ta arsyetojė besimin e dhėnė.

Nė vazhdim tė mbledhjes, ėshtė bėrė votimi pėr Kryesinė e re. Nga lista prej 24 kandidatėsh tė propozuar, besimin e kanė fituar 14, tė cilėt bashkė me kryetarin Emrush Xhemajli, do ta pėrbėjnė Kryesinė e re 15 anėtarėshe qė do ta drejtojė LPK-nė gjatė dy viteve tė ardhshme. Nė kėtė pėrbėrje tė Kryesisė, krahas 10 anėtarėve nga pėrbėrja e kaluar, kanė fituar besimin edhe 5 anėtarė tė rinj. Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Durmish Gashi, Hasan Meta, Demir Reshiti, Naim Zhitia, Abdyl Mushkolaj, Iljaz Kadolli, Ali Buzhala, Metush Zenuni, Nuhi Paēarizi, Ali Halimi, Halil Ēadraku, Muharrem Dina dhe Asllan Pantina, pėrbėjnė Kryesinė e re tė LPK-sė.

Nė pjesėn e dytė tė mbledhjes, janė zgjedhur edhe Sekretari i Pėrgjithshėm, Sekretari pėr Marrėdhėnie me Publikun dhe Sekretari pėr Ēėshtje Financiare,  ndėrkohė qė zgjedhja e sekretarėve tjerė ėshtė vendosur qė tė bėhet nė mbledhjen e radhės.

Sekretar i pėrgjithshėm, me vota unanime ėshtė zgjedhur zėvendėskryetari i deritanishėm Gafurr Elshani. Nė postin e sekretarit pėr marrėdhėnie me publikun, ėshtė rizgjedhur Demir Reshiti, ndėrsa sekretar pėr ēėshtje financiare ėshtė zgjedhur Naim Zhitia.

Kryetari Emrush Xhemajli, pasi i ka uruar tė posazgjedhurit, ka konstatuar se nė tė ardhmėn, kryesinė e pret njė aktivitet i ngjeshur. Ai nė plan tė parė ka vėnė angazhimin e kryesisė pėr jetėsimin e projektit pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė, si dhe angazhimin pėr lirimin nga burgu tė anėtarit tė Kryesisė sė LPK-sė, Abdyl Mushkolaj, si dhe tė gjeneral Sami Lushtakut dhe ish- pjesėtarėve tjerė tė UĒK-sė, tė cilėt padrejtėsisht po mbahen nė burgjet e UNMIK-ut.

Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė

Emrat e 81 anėtarėve tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė tė dalė nga Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme:

Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Durmish Gashi, Hasan Meta, Demir Reshiti, Naim Zhitia, Abdyl Mushkolaj, Iljaz Kadolli, Ali Buzhala, Metush Zenuni, Nuhi Paēarizi, Ali Halimi, Halil Ēadraku, Muharrem Dina, Asllan Pantina, Shefit Xhaferi, Avnora Gashi, Fexhrije Konushevci, Remzi Hasani, Sefedin Krasniqi, Ukė Gashi, Adem Kadolli, Nasip Morina, Fazli Maloku, Melikije Ukėsmajli, Rexhep Thaēi, Ismet Kadriu, Nazmi Kolloni, Ilmi Zeka, Ramadan Halimi, Halit Avdia, Rilind Bytyqi, Ukshin Ēallaku, Mejdi Gega, Avdi Gjata, Selvie Zhitia, Skėnder Fazliu, Baki Svirca, Isak Zhitia, Bajram Berisha, Sadik Bala, Mujadin Trinjaku, Ramadan Selimi, Riza Sylejmani, Shemsi Bushi, Isuf Hoxha, Zijadin Hasani, Mahmut Elshani, Shahadie Lohaj, Naser Hyseni, Bislim Shaqiri, Abaz Beqa, Fatime Gjata, Sefer Muzliaj, Bashkim Myrta, Bekim Sylejmani, Gėzim Gega, Muhamet Myrtezani, Ismail Rexhepi, Ilmi Svirca, Fehmi  Hoti, Zafer Gashi, Musa Hulaj, Artan Rexhepi, Florim Isufi, Elez Rexha, Hysen Destani, Shpejtim Sadiku, Nazmi Sallahu, Shaban  Viēa, Zijadin  Meleqi, Shukri Hoxha, Hamėz Kryeziu, Hasim Cacaj, Lulzim Hasani, Sevdije  Rexha, Skender Isufi, Mehmet Berisha, Isa Berisha, Fetije Kabashi, dhe Zymer Zeqiri

Zyra pėr informim e LPK-sė

Demir Reshiti, sekretar pėr Marrėdhėnie me Publikun

 

| kthehu |