Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi


Kërko në
  
www.google.com
Kërko në
  
www.lpk-kosova.com


 

Fjala e kryeministrit tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės Hashim Thaēi, me rastin e paraqitjes sė Programit tė Qeverisė, nė njėqind ditshin e kabinetit qeveritar

 

Prishtinė, 18 prill 2008

 

Programi qeveritar paraqet bazat pėr Kosovėn shtet tė qytetarėve, tė zhvilluar, nė pėrputhje me parimet demokratike, tė njė ekonomie tė lirė dhe tė qėndrueshme, tė njė mjedisi shumetnik dhe tė pėrkushtuar qartė nė drejtim tė proceseve euroatlantatike.

Republika e Kosovės po kalon nė fazėn e tranzicionit dhe nė kėtė program jemi fokusuar nė artikulimin e kėrkesave imediate tė kėsaj faze.

Qeveria paraqet kėtė program duke u bazuar nė mundėsitė dhe potencialet e saja dhe tė vendit tonė.

Ky program ka pėr qėllim menaxhimin e kėtyre mundėsive, zhvillimin strategjik tė vendit tonė dhe krijimin e njė pozite tė favorshme nė politikėn ndėrkombėtare.

Ky program parqet pėrkushtimin e qeverisė nė konsolidimin e institucioneve, komplementimin e legjislacionit, konsolidimin e administratės publike nė pėrputhje me standardet evropiane si dhe vėnien e rendit dhe tė ligjit nė tėrė territorin e Kosovės.

Ky program synon t’u pėrgjigjet kėrkesave dhe nevojave tė qytetarėve tanė, pėrmes njė politike tė pėrgjegjshme dhe transparente, qė do ta shpie Kosovėn drejt njė rritjeje tė shpejtė dhe tė qėndrueshme ekonomike dhe krijimin e njė ambienti tė qetė dhe tė sigurt pėr tė gjithė qytetarėt e saj.

Ky program do tė rris mirėbesimin e ndėrsjellė dhe bashkėpunimin e ndershėm dhe korrekt pėr tė gjithė, brenda dhe jashtė Kosovės, duke ofruar partneritet, drejtėsi, arsim mė cilėsor, investime tė sigurta, qė do tė krijojnė vende tė reja tė punės dhe pėrmirėsim tė mirėqenies sė tė gjithė qytetarėve.

Ky program mund tė realizohet me bashkėpunimin e ngushtė me gjithė aktorėt politikė, pėrfshirė edhe shoqėrinė civile, komunitetin e biznesit, institucionet akademike dhe partnerėt ndėrkombėtarė.

Nė kėtė program prioritetet janė tė shprehura nė katėr shtylla kryesore:

Rritja ekonomike,

Implementimi statusit,

Qeverisja e mirė,

Zbutja varfėrisė dhe stabiliteti social

Kėto prioritete janė rezultat i njė procesi tė gjatė tė konsultimit tė qeverisė brenda pėrbrenda me komunat dhe me shoqėrinė civile.

Synimi i qeverisė ėshtė qė kėto prioritete tė jenė tė pėrballueshme dhe tė qėndrueshme nė aspektin fiskal. Kostoja e tyre do tė pėrcaktohet me kornizėn afatmesme tė shpenzimeve, si dhe me mundėsinė e aplikimit tė projekteve konkrete nė Konferencėn e Donatorėve.

Kėto prioritete pėrcaktojnė seriozitetin tonė pėr tė filluar me ēėshtje konkrete dhe sfiduese pėr zhvillimin e ekonomik dhe social tė Kosovės.

Rritja ekonomike

Zhvillimi ekonomik do tė realizohet pėrmes intensifikimit tė investimeve, privatizimit dhe ristrukturimit tė ndėrmarrjeve publike, shtimit tė aftėsisė konkurruese dhe rritjes sė eksportit nė ekonomi.

Kapacitetet ekzistuese energjetike dhe infrastruktura e dobėt rrugore paraqesin barriera nė zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik, por edhe sundimi i ligjit dhe sektori financiar, tė cilėt ende janė nė zhvillim.

Jam i bindur se potenciali resurseve natyrore qė ka Kosova dhe shfrytėzimi i tyre do tė rris zhvillimin ekonomik, do tė ul shkallėn e papunėsisė, do tė pėrmirėsojė kushtet sociale dhe do tė zvogėlojė varfėrinė.

Ky program ofron mundėsinė pėr krijimin e njė ambient tė pėrshtatshėm pėr tėrheqjen investimeve tė huaja, dhe qė tė jemi konkurrues me vendet e regjionit.

Investimet kualitative, me qėllim tė rritjes sė produktivitetit, nė veēanti nė sektorin e energjetikės, infrastruktura rrugore, ngritja e cilėsisė sė arsimit, politikės dhe tregut adekuat financiar, sundimi i plotė i ligjit, do tė jenė mundėsi tjera tė kėtij programi.

Sektori i bujqėsisė ėshtė i rėndėsishėm dhe ka vėmendje tė veēantė nė kėtė program, qė do tė mundėsojė rivitalizimin e tij dhe ndikimin direkt nė uljen e papunėsisė.

Pra, me qėllim tė rritjes ekonomike, qeveria e Kosovės do tė koncentrojė angazhimet e veta nė energji dhe miniera, transport, sundim tė ligjit, edukim cilėsor, bujqėsi, politika tatimore dhe sektor financiar.

Energjia dhe minierat

Furnizimi cilėsor dhe i qėndrueshėm paraqet parakusht tė zhvillimit tė gjithėmbarshėm tė Kosovės dhe premtim mandator tė kėsaj qeverie.

Ky program mundėson njė politikė tė shėndoshė energjetike, mbėshtet mjedisin biznisor dhe tėrheq investimet e huaja.

Ky program parashikon zhvillim tė shpejtė dhe tė qėndrueshėm tė Kosovės nė shfrytėzimin e burimeve natyrore, nėpėrmjet nxjerrjes dhe pėrpunimit dhe shtimit tė vlerės nė tregjet ndėrkombėtare, duke siguruar ndjeshėm punėsimin nė industri.

Ky program mundėson masa tė nevojshme strukturore dhe organizative pėr njė furnizim tė qėndrueshėm me energji elektrike, nė pėrputhje me qasjet dhe praktikat ndėrkombėtare, nė mėnyrė qė tė sanohet sektori elektroenergjetik, duke e shndėrruar atė nė njė sektor qė jo vetėm furnizon, por edhe mbėshtet fuqishėm zhvillimin e vendit.

Nė planin afatshkurtėr dalja nga kriza energjetike parashihet nė tri faza.

Duke involvuar edhe kapitalin privat, Kosova mund tė fillojė marrėveshje pėr koncesion ose privatizim pėrmes njė procesi transparent, mirė tė menaxhuar, qė do t’i sillte pėrfitime tė shumėfishta Kosovės.

Nė planin afatgjatė synim i qeverisė ėshtė procesi i ndėrtimit tė Termocentralit C, projekt ky qė do tė pėrcjellė dinamikėn kohore tė vendosur me asistencė teknike nga Banka Botėrore AER dhe USAID dhe me forma tė avancuara tė ofertimit transparent dhe konkurrues, duke marrė parasysh ndikimet sociale dhe ambientale.

Nė drejtim tė prodhimit tė energjisė elektrike, pėrveē formave qė kanė pėr bazė linjitin, do tė hulumtohen potenciale tjera tė pėrfitimit energjisė, sikur janė hidrocentralet nė Zhur etj, apo edhe centralet me erė.

Nė sektorin minerar, do tė mundėsohet shfrytėzimi efikas dhe transparent, krijimi i njė ambienti tė pėrshtatshėm dhe tėrheqės pėr investime dhe planifikimi e zhvillimi i kėtij sektori me standarde evropiane, mjedisore dhe sociale.

Transporti dhe telekomunikacioni

Ky program mundėson njė infrastrukturė qė do t’i mundėsojė Kosovės qė tė jetė pjesė e integrimeve rajonale e evropiane.

Kėto investime do tė jenė tė orientuara nė ndėrtimin autostradave, rrugėve tė reja, zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugėve ekzistuese, rregullimin e kadastrit tė rrugėve, si dhe rritjen e sigurisė nė komunikacion.

Vėmendje tė veēantė ka edhe transporti hekurudhor, nė tė cilin parashihet investimi, pėrmirėsimi dhe rivitalizimi i infrastrukturės hekurudhore ekzistuese. Po ashtu parashihet ndėrtimi i infrastrukturės sė re, investimi nė zhvillimin e shėrbimeve dhe sigurisė nė transportin hekurudhor.

Nė fushėn e aviacionit do tė kemi mundėsi nė investim, modernizim dhe zhvillim tė Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės. Do tė ketė rritje tė operacioneve ajrore tė navigacionit, do tė bėhet aftėsimi i aeroportit tė Gjakovės pėr qėllime komerciale dhe si aeroport alternative, dhe po ashtu do tė krijohet njėsia e helikopterėve.

Telekomunikacioni do tė reformohet me legjislacion dhe teknologji. Do tė konsolidohet operatori publik i telefonisė. Do tė rritet, zgjerohet dhe pėrmirėsohet shėrbimi telefonik, postar dhe ai i internetit, pėrmes formave tė veēanta ose tė kombinuara tė financimit publik dhe atij privat.

Arsimi

Nė kėtė program dhe nė priritetet e qeverisė, arsimi ėshtė pjesė e rėndėsishme e ēdo strategjie zhvillimore dhe investim fatgjatė nė kapitalin njerėzor.

Programi i qeverisė pėr arsim bazohet nė dije, ekonomi dhe punėsim dhe ėshtė fokus i pėrbashkėt ndėrsektorial i tėrė qeverisė. Kėtu pėrfshihet cilėsia nė arsim, qeverisja mė cilėsore, lidhjet arsimit me zhvillimet ekonomike dhe shoqėrore, avancimi i gjendjes materiale dhe ngritja e kapaciteteve pėr punė kėrkimore dhe shkencore.

Sundimi i ligjit

Sigurimi i njė vendi, ku sundon ligji me kompeltim dhe harmonizim tė sitemit juridik, me njė sistem gjyqėsor dhe prokurorial tė pavarur dhe tė paanshėm dhe ngritjen e kushteve pėr tė punėsuarit nė kėtė sistem si dhe bashkėpunimi me agjensionet tjera vendore dhe ndėrkombėtare nė luftimin e krimit tė organizuar, qė kontribuojnė drejtpėrdrejt nė pėrmirėsimin e jetės sė qytetraėve dhe imazhit tė Republikės sonė, dhe pėrpshpejtimin nė integrimet euroatlantike, janė prioritet mbi prioritete, dhe qeveria jonė do tė angazhohet maksimalisht. Me kėtė program synojmė tė kemi njė ambient tė sigurt nė tėrė territorin e Kosovės dhe pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.

Ky program mundėson krijimin e planeve pėr menaxhimine situatave emergjente.

Pajisja e qytetarėve me dokumente civile tė shtetit tė Kosovės do tė jetė preokupim i menjėhershėm i qeverisė.

Politika tatimore do tė shqyrtohen me qėllim tė pėrmirėsimit tė shkallės konkurruese nė raport me vendet e regjionit, pa rrezikuar qėndrueshmėrinė buxhetore tė Kosovės.

Normat tatimore do tė jenė stimuluese pėr biznesin dhe do tė shqyrtohen problemet administrative tė identifikuara. Krejt kjo bėhet me qėllim tė rritjes sė qėndrueshme ekonomike dhe qė sistemi tatimor tė ndihmojė efiēencėn ekonomike.

Nė sektorin finaciar do tė angazhohemi pėr zvogėlimin e interesave, qė janė relativisht tė larta dhe jo shumė stimuluese pėr investimet.

Ky program mundėson krijimin e njė ambienti tė sigurt pėr bizneset bankare, duke forcuar autoritetin mbikėqyrės tė kėtij sistemi dhe duke konsiliduar sistemin banker, qė shkon nė dobi tė biznesit. Implementimi i statusit Shteti funksional dhe demokratik dhe implementi i plotė i Marrėveshjes sė Statusit do tė jetė nė bashkėpunim me partnerėt ndėrkombėtarė, si dhe krijimi i institucioneve tė reja nė nivel qendror dhe atė lokal. Nė kėtė drjetim do tė krijojmė misione diplomatike nė botė, forcėn e sigurisė, si force profesionale dhe tė transformuar edhe nga TMK, si dhe institucionet tjera qė kanė tė bėjnė nga fusha e sigurisė, minoriteteve, decentralizimit etj.

Integrimi i komuniteve dhe kthimi i tė zhvendosurve

Ky program mundėson pėrkrahjen konkrete tė zhvillimit dhe tė integrimit tė bashkėsive etnike, pėrkrah edhe financimin e kthimit tė qėndrueshėm, individual dhe tė organizuar, si dhe angazhimin dhe koordinimin e fondeve shtesė, pėrveē tė atyre tė buxhetit tė Kosovės pėr kthim dhe integrim tė komuniteteve. Nė kėtė fushė do tė bashkėpunojmė me institucionet qendrore dhe ato lokale, me ato vendore dhe ndėrkombėtare, me OJQ-tė dhe shoqėrinė civile.

Politika e Jashtme e Republikės sė Kosovės ėshtė pėrfshirė nė kėtė program, duke paraparė pėrshpejtimin e procesit tė njohjes sė shtetit tė Kosovės, thellimin e marrėdhėnieve tė veēanta me SHBA-tė shtetet e BE-sė shtetet fqinje dhe vendet tjera, ndėrtimin shėrbimit diplomatik dhe konsullor tė Kosovės, anėtarėsimin e plotė tė vendit tonė nė organizatat dhe institucionet kryesore politike, ekonomike dhe financiare ndėrkombėtare, mbrojtjen e interesave tė qytetarėve tanė nė botėn e jashtme si dhe afirmimin e identitet tė Kosovės nė botėn e jashtme.

Qeverisja e mirė ėshtė njė nga preokupimet e qeverisė sonė. Pėrcaktimi i qartė i kompetencave dhe pėrgjegjėsive nė tė gjitha fushat dhe veprimtaritė, shėrbimet e mira dhe transpartente, llogaridhėnia pėr shpenzimin parasė publike, reforma nė administratėn publike dhe veprime tjera qė sigurojnė qeverisjen e mirė, janė pjesė e kėtij programi.

Zbutja evarfėrisė dhe stabiliteti social nė kėtė program ofrohet si prioritet i pėrhershėm dhe afatgjatė, duke pėrmirėsuar cilėsinė e shėrbimeve nė pensionet dhe sfera tjera sociale si dhe nė shėndetėsi. Ndihma sociale pėr familjet e varfėra ėshtė qėllim kryesor qė mbahet nga njė system i mbrojtjes sociale, pėr persona qė nuk mund t’i ndihmojnė vetvetes e familjes, qeveria t’u ndihmojė me garantimin e tė ardhurave minimale pėr jetesė me dinjitet.

Kėtu pėrfshihet edhe kujdesi shėndetėsor dhe shkollimi i fėmijėve qė jetojnė varfėri.

Pėr individėt dhe grupet me novoja urgjente ky program ofron pėrkujdesjen e nevojshme, duke respektuar, pėrmbushur dhe mbrojtur tė drejta e tyre.

Vazhdimi i sigurimit tė pagesave tė pensioneve dhe shikimi i mundėsive pėr harmonizim me vlerėn e shportės sė ushqimit, si dhe pagesa e pensionit suplementar pėr kontributdhėnėsit nė ish-sistemin e kaluar, parashihet nė kėtė program.

Shėndetėsia

Krijimi i sistemit tė qėndrueshėm pėr sektorin shėndetėsor dhe munėdisimi i pėrmirėsimit tė gjendjes shėndetėsore tė populltės janė pjesė e kėtij programi, duke ofruar mundėsinė qė profesionistėt shėndetėsorė tė shpėrblehen pėr ofrimin e kujdesit shėndetėsor cilėsor.

Aplikimi i ligjit tė sigurimeve shėndetėsore dhe pėrshtatja e tij me mundėsitė reale tė implementimit janė pjesė e kėtij programi.

Politikat tjera qeveritare

Zhvilimi i sketorit privat pėrms strategjisė si dhe investimet e huaja direkte, ato tė turizmit, zhvillimi industrial, mbrojtja e konsumatorėve si dhe ndėrtimi shoqėrisė konkurrente me vendet e rajonit dhe ato tė BE, janė pjesė e kėtij programi. Ky program parasheh zotimin e qeverisė pėr organizimin e pushtetit lokal nė pėrputhje me Kartėn evropian pėr qeverisje lokale.

Mbrojtja e mjedisit dhe planifikimit hapėsinor, qė pėrfshin ajrin, ujin dhe tokėn dhe zhvillimi i bazės ligjore dhe zbatimi i normave ndėrkombėtare, do tė jenė pjesė qė do tė sjellin cilėsinė e planifikimit hapėsinor, duke e orientuar zhvillimin e infrastrukturės dhe aktiviteteve urbane e rurale, qė garantojnė mbrojtjen e ambientit jetėsor, furnizimin e popullatės me ujė tė pijshėm, pėrmirėsimin e sitemit tė ujėrava tė zeza dhe trajtimin e mbeturinave.

Barazia gjinore ėshtė obligim i politikave tona dhe e legjislacionit ekzistues, i cili do tė respektohet.

Kultura

Kujdesi i mjaftueshėm pėr kulturėn dhe komunitetin artistik do tė jenė permanente pėrmes investimeve nė projekte artistike dhe kulturore dhe rimėkėmbjen e jetės kulturore, pėrfshirė edhe investimet dhe ruajtjen e trashėgimisė kulturore, ku do tė jetė edhe mbėshtetja e institucioneve tė kulturės nė nivel qendror dhe atė komunal.

Fokusimi nė mbėshtetjen e sportit dhe ndėrkombėtarizimin e tij, krijimi i kushteve pėr sportistėt e Kosovės janė pjesė e kėtij programi. Struktuara e re e popullatės ėshtė njė pozicion shumė sfidues dhe prasheh politika multisektoriale, duke dhėnė mundėsi tė favorizimit tė rinisė kosovare dhe bashkėpunimi me nivelin qendror dhe lokal, atė vendor dhe ndėrkombėtar, si dhe bashkėpunim me OJQ-tė.

Regjistrimi i popullsisė, ekonomive familjare dhe banesave, do tė krijojė njė mundėsi pėr zhvillim tė shumanshėm tė Kosovės, duke lehtėsuar dukshėm hartimin e politikave zhvillimore tė vendit.

Diaspora jonė e fortė dhe numerikisht e madhe ka nevojė qė tė ketė pėrkujdesjen e qeverisė dhe krijimin e mundėsive pėr hartimin e politikave qė lehtėsojnė komunikimin e tyre me vendin dhe tė informohen njerėzit jashtė vendit pėr zhvillimet nė Kosovė.

Kėto ishin disa pika tė shkurtėra tė Programit tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, nė periudhėn 2008 – 2011, tė cilin nė formė tė shkruar e keni marrė me kohė. Ky program ėshtė evolutiv dhe do t’i pėrshtatet nevojave zhvillimore tė kohės.

Me kėnaqėsi pres vlerėsimin tuaj, sugjerimet tė cilat do t’i inkorporojmė dhe do ta bėjmė mė cilėsor pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj.



 

 
   
     
 

Nė kėtė program prioritetet janė tė shprehura nė katėr shtylla kryesore:

Rritja ekonomike,

Implementimi statusit,

Qeverisja e mirė,

Zbutja varfėrisė dhe stabiliteti social


Synimi i qeverisė ėshtė qė kėto prioritete tė jenė tė pėrballueshme dhe tė qėndrueshme nė aspektin fiskal. Kostoja e tyre do tė pėrcaktohet me kornizėn afatmesme tė shpenzimeve, si dhe me mundėsinė e aplikimit tė projekteve konkrete nė Konferencėn e Donatorėve.