Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

HPrishtina

 

 

 INTERVISTA

Intervistė me Demir Reshitin, Sekretar pėr Marrėdhėnie me Publikun i Lėvizjes Popullore tė Kosovės (LPK)

Edhe koha po punon pėr Unionin Kosovė-Shqipėri

Pas kėtyre zgjedhjeve, LPK-ja do ta shohė veten aty ku do t’ia pėrcaktojnė zgjedhėsit. Nėse fiton pėrkrahjen e shumicės, kuptohet se ėshtė e gatshme ta qeverisė Kosovėn dhe ta shpie atė drejt bashkimit me Shqipėrinė. Nė tė kundėrtėn, do tė jemi njė opozitė konstruktive qė do tė shtyjė pėrpara proceset politike

Intervistoi: Musli Krasniqi

Prishtinė, korrik - Demir Reshiti ėshtė i lindur mė 1963 nė Bresanė tė Sharrit. Ka mbaruar studimet e larta pėr Ekonomi. Ėshtė poet, publicist dhe gazetar. Ėshtė autor i disa veprave letrare. Pėr shumė vjet ėshtė anėtar aktiv i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, ndėrsa kėto vitet e fundit edhe njėri nga figurat kyēe udhėheqėse tė kėtij subjekti. Pas Mbledhjes sė 6-tė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė, zgjedhet anėtar kryesie i kėtij subjekti, pėrkatėsisht Sekretar pėr Marrėdhenie me Publikun, nė tė cilin post rizgjedhet edhe pas Mbledhjes sė 7-tė tė Pėrgjithshme, tė mbajtur nė prill tė kėtij viti nė Prishtinė.

Ai pėr gazetėn “Epoka e re” flet pėr historikun e LPK-sė, shtrirjen e saj, strukturėn organizative, pėrgatitjet pėr zgjedhje, ecurinė e proceseve politike nė Kosovė etj.

EPOKA E RE: LPK-ja ėshtė subjekti mė i vjetėr politik nė Kosovė. A mund tė na e jepni njė historik tė shkurtėr tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės?

RESHITI: LPK ėshtė krijuar pas ngjarjeve tė njohura tė vitit 1981, si njė lėvizje e rezistencės, e cila ka organizuar njė numėr tė madh tė demonstratave dhe ka kėrkuar pėr Kosovėn tė ketė statusin e republikės, brenda ish-Jugosllavisė.

Ideologė dhe veprimtarė tė saj tė parė ishin dėshmorėt Jusuf Gėvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gėrvalla dhe nje plejadė e tėre e veprimtarėve tė kohės. Punėn e vet organizative e filloi me 1982. Nga viti 1990 Lėvizja ka adaptuar programin pėr pavarėsinė e Kosovės. Metodat e saj tė punės nė raport me forcat policore e ushtarake serbe ishin luftarake. Gjatė viteve 80 e mė vonė, dhjetėra drejtues tė LPK-sė janė vrarė nė luftime kundėr forcave serbe, ndėrsa janė burgosur dhe dėnuar qindra tė tjerė. Hov tė jashtėzakonshėm tė veprimit LPK arriti nėn drejtimin e udhėheqėsve tė LPK-sė si: Fadil Vata, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Ahmet Haxhiu, Ali Ajeti, Xhemajli Berisha, Arif Seferi... Nė Mbledhjen e 4-tė tė Pėrgjithshme tė mbajtur nė Prishtinė, nė vitin 1993, LPK-ja ka aprovuar programin sipas tė cilit qėllimet e saj do t’i arrinte nėpėrmjet luftės sė armatosur. Ka inicuar themelimin e UĒK-sė tė cilėn e ka furnizuar me njerėz, me armė, me financa dhe i ka dhėnė pėrkrahje politike e ushtarake. Gjatė 22 vjetėve tė veprimit, LPK nė fushėn politike, organizative dhe tė veprimit ka pasur rėniet dhe ngjitjet e veta, por gjithherė ka mbijetuar dhe ka gjetur forcė pėr t’i tejkaluar vėshtirėsitė e brendshme dhe ėshtė treguar e aftė pėr tė luajtur misionin e saj tė lirisė dhe pėrparimit. Pas lufte LPK-ja e vazhdoi programin e saj burimor. Riorganizoi radhėt dhe rifilloi botimin e organit “Zėri i Kosovės”. Nė Mbledhjen e 5-tė tė Pėrgjithshme, delegatėt zgjodhėn ish-sekretarin e LPK-sė, Emrush Xhemajlin, kryetar tė LPK-sė, Ali Ahmetin nėnkryetar, ndėrsa zėvendėskryetar Gafurr Elshanin. Pas lufte nė Kosovė, LPK tregoi kujdes e korrektėsi tė veēantė ndaj lėvizjeve politike dhe ushtarake tė popullit shqiptar nė komunat shqiptare tė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit, si dhe nė Maqedoni, pėr avancimin e statusit tė tyre politik. Gjithashtu, janė mbajtur edhe dy Mbledhje tjera tė Pėrgjithshme, pėrkatėsisht nė vitin 2002 dhe nė prill tė kėtij viti (2004), nga tė cilat LPK-ja ka dalė edhe mė e fortė./ mė tepėr


EPOKA E RE: Bisedė me Ilmi Zekėn, kryetar i Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė pėr Pejėn

Zeka: Nė partinė tonė nuk ka “papagaj”, tė gjithė mendojnė me kokat e tyre

Shumė nga ish-ushtarėt e UĒK-sė dhe anėtarė tė familjeve me traditė tė lashtė atdhetare, kanė gjetur veten nė programin e LPK-sė", shprehet plot entuziazėm Zeka.

"Si kryetar i Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė pėr Pejėn, shpreh respekt pėr gazetėn 'Epoka e re', e cila qė nga dita e parė e botimit ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr publikimin e tė gjitha tė vėrtetave dhe ishte e hapur e transparente pėr tė gjithė ata qė kanė dashur tė shprehnin publikisht mendimin e tyre", thotė Zeka 

RRAHMAN JASHARAJ 

Pejė, korrik - Zyra e Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė pėr Pejėn, ėshtė e vendosur nė Qendrėn e Demokracisė. Aty kryetari i kėtij Kėshilli, Ilmi Zeka, kryen detyrat e pėrditshme dhe, siē thotė edhe vetė, mė i nderuar ndjehet kur bashkėbisedon me grupe tė rinjsh.

"Jam shumė i lumtur, sepse tė rinjtė nga komuna e Pejės po vijnė vazhdimisht te ne dhe po duan tė dinė mė shumė pėr statutin dhe projektet konkrete tė LPK-sė.Edhe ata e kanė kuptuar dhe po e thonė publikisht se e vetmja zgjidhje e plotė ėshtė Unioni Shqipėri-Kosovė, e pastaj edhe bashkimi gradual i trojeve etnike.

Shumė nga ish-ushtarėt e UĒK-sė dhe anėtarė tė familjeve me traditė tė lashtė atdhetare, kanė gjetur veten nė programin e LPK-sė", shprehet plot entuziazėm Zeka.

Ai pastaj shton se ky subjekt nuk bazohet nė numrat e fryer tė anėtarėsisė, po nė anėtarėt e devotshėm e tė dėshmuar me traditė tė lashtė tė atdhetarisė. Zeka duke folur nė emėr tė Kėshillit tė Rrethit tė Pejės, pėr gjendjen momentale nė kėtė komunė thotė se ajo ėshtė mjaft e rėndė dhe se qytetarėt i ka kapluar njė krizė e rėndė materiale, e pėrcjellur me dėshpėrim e shpresa tė thyera./ mė tepėr


 PROTESTĖ

LPK-ja mbėshtet kėrkesat e parashtruara nga BSPK-ja

Prishtinė, 14 korrik - Kryetari i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, Emrush Xhemajli, iu ka drejtuar me anė tė njė letre portestės sė sotme tė organizuar nga Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, me moton “BSPK kėrkon punė, pėrgjegjėsi, drejtėsi sociale, paqe dhe siguri”.

Lėvizja Popullore e Kosovės mbėshtet kėtė protestė dhe tė gjitha kėrkesat tuaja drejtuar institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare, sepse kėrkesat qė keni parashtruar janė jetike dhe minimale, ėshtė shprehur kryetari Xhemajli.


 GJAKOVĖ

fshatin Smolicė tė Gjakovės  u themelua Kėshilli Popullor i LPK-sė

Gjakovė, 9 korrik - Nė fshatin Smolicė tė Gjakovės, nė praninė e shumė simpatizantėve dhe anėtarėve tė LPK-sė, ėshtė formuar Kėshilli Popullor i Lėvizjes Popullore tė Kosovės pėr kėtė fshat.

Nė tubimin themelues tė kėtij kėshilli mori pjesė sekretari i pėrgjithshėm i LPK-sė, Gafurr Elshani, Halit Avdiu kryetar i Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Gjakovė, Gėzim Osmani, kryetar i LPK-sė pėr Gjermani dhe Abaz Beqa, sekretar i  tė Rrethit tė LPK-sė nė Gjakovė.

Kryetar i Kėshillit Popullor tė LPK-sė nė fshatin Smolicė ėshtė zgjedhur Kujtim Veseli, sekretar Gazmend Rama, kurse arkėtar Jeton Veseli.

Zyra pėr informim e LPK-sė


 PĖRVJETOR

U pėrkujtua veprimtari Ahmet Haxhiu-Baca, nė 10-vjetorin e vdekjes

Ahmet Haxhiu ishte njėri nga pararendėsit e UĒK-sė

Demir Reshiti

Prishtinė, 6 korrik - Nėn organizim tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, tė martėn nė Prishtinė janė mbajtur aktivitete pėrkujtimore pėr nder tė veprimtarit tė njohur tė Lėvizjes, Ahmet Haxhiu, me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes. Aktivitetet pėrkujtimore kanė filluar paradite nė fshatin Lupē tė Poshtėm tė Besianės, ku dhjetėra familjarė, bashkėveprimtarė, miq e dashamirė tė veprimtarit Ahmet Haxhiu, kanė bėrė homazhe dhe kanė vendosur lule tė freskėta mbi varrin e tij. Ndėrkaq, pasdite nė shtėpinė e veprimtarit Ahmet Hahiu nė Prishtinė ėshtė bėrė zbulimi i pllakės pėrkujtimore.

“Shtėpia e veprimtarit Haxhiu nuk ishte dhe nuk ėshtė njė shtėpi e thjeshtė. Ajo ishte nga bazat mė tė rėndėsishme tė LPK-sė nė vitet `80-ta dhe `90-ta, dhe ka qenė bazė e organizatės ilegale qė e organizonte baca Adem Demaēi nė vitet `60-ta”, ka thėnė kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė fjalėn e rastit. Xhemajli tha se kėtu janė mbajtur shumica e mbledhjeve tė fshehta tė lėvizjes sė asaj kohe, nė kėtė bazė kanė mbajtur mbledhje dhe kanė qėndruar me javė e muaj tė tėrė, tani dėshmorė tė kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Fadil Vata, Arif Seferi dhe ende i pagjeturi veprimtari Xhavit Haziri.
Xhemajli, njėherit edhe bashkėveprimtar i Ahmet Haxhiut, tha se nė vitin 1989 nė kėtė shtėpi u vendos njė pjesė e teknikės pėr shtypje tė trakteve dhe tė buletinėve, si “Zėri i Kosovės” dhe “Rruga e lirisė”.
“Kjo shtėpi para sė cilės jemi, ėshtė njėra nga ato ku u pėrgatit lufta ēlirimtare e popullit tonė kundėr okupatorit serb. Kėto shtėpi mund tė quhen tė parat qė ishin nė shėrbim pėr pavarėsinė e Kosovės, prandaj ėshtė nė dobi tė brezave tė ardhshėm qė t’i dinė objektet mė rėndėsi pėr tė kaluarėn e Kosovės”, tha Xhemajli.
Zbulimin e pllakės pėrkujtimore e bėnė: Adem Demaēi, bashkėveprimtar i Ahmet Haxhiut; Osman Zhitia, babai i dėshmorit Afrim Zhitia; Nazmi Llapashtica, bashkėveprimtar besnik i Bacės, dhe Shaip Haxhiu, i biri i veprimtarit Ahmet Haxhiu.
Aktivitetet pėrkujtimore pėr kėtė figurė tė rėndėsishme tė kauzės kombėtare, janė pėrmbyllur me Akademinė Pėrkujtimore, e cila ėshtė mbajtur nė Sallėn e Kuqe tė Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė. Hapjes sė kėsaj akademie i ka paraprirė kori i burrave i Gjakovės, nėn udhėheqjen e dirigjentit Rauf Dhomi, me intonimin e himnit kombėtar, ndėrsa pėr rrugėn dhe veprėn jetėsore tė veprimtarit Ahmet Haxhiu, ka folur Gafurr Elshani, Sekretar i Pėrgjithshėm i LPK-sė. “Vetėm 14-vjeē ishte Ahmet Haxhiu kur ėshtė arrestuar pėr herė tė parė nga serbėt, tė cilėt nė vitin 1945 ia kishin vrarė babanė Shaipin. Ai ishte njėri ndėr mė aktivėt nė iniciativėn pėr bashkimin e grupeve ilegale shqiptare qė vepronin kundėr okupatorit serb. Si rezultat i kėtij bashkimi u formua Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve, qė pėr ideolog kishte Adem Demaēin. Ahmet Haxhiu vuri nė dispozicion tė organizatės sė sapoformuar tė gjitha forcat. Ai ishte njėri ndėr mė aktivėt nė aksionin pėr ngritjen e flamujve kombėtar qė ndėrmori Lėvizja nė vitin 1964”, tha Elshani, duke e vlerėsuar Ahmet Haxhiun si krah tė djathtė tė Adem Demaēit. Qė nga viti 1985 kur bie nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me veprimtarė tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, Ahmet Haxhiu bėhet njėri ndėr veprimtarėt mė tė vendosur pėr ta ēuar deri nė fund luftėn pėr liri, pavarėsi dhe bashkim kombėtar. Nė vitet 80-ta dhe 90-ta e deri sa vdiq, Ahmet Haxhiu ishte njėri nga drejtuesit e LPK-sė. Ai bėnte pjesė nė sektorin e veēantė, qė nė fakt ishte sektor pėr furnizim me pajisje ushtarake, ku Baca ka qenė ndėr mė aktivėt. Pas rrethimit tė parė tė komandantit legjendar Adem Jashari, ishte Ahmet Haxhiu ai qė ia dėrgoi njė mitraloz dhe municion tė nevojshėm komandantit nė Prekaz. “Amaneti i tij i fundit ishte qė gjeneratat e reja ta ēojnė punėn pėrpara drejt ēlirimit tė Kosovės”, tha ndėr tė tjera Gafurr Elshani.

“Ju falėnderoj pėr gjithēka qė po bėni pėr ta ndriēuar tė vėrtetėn pėr Ahmet Haxhiun”, ka thėnė nė fillim tė fjalės sė tij simboli i rezistencės, Adem Demaēi, duke vlerėsuar se Ahmet Haxhiu ka qenė, ka jetuar dhe ka punuar vetėm pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Demaēi pasi ka folur pėr aktivitetin e bashkėveprimtarit tė tij Ahmet Haxhiut, ka konstatuar se nė ato kohė ka qenė shumė vėshtirė tė veprohej kundėr njė diktatori mė inteligjent tė Ballkanit, siē ishte Tito. Demaēi nė fjalėn e tij ka prekur edhe zhvillimet e fundit nė skenėn politike tė Kosovės. Ai ka uruar qė populli ynė mė nė fund tė kėndellet dhe tė lirohet nga udhėheqėsit qė mė shumė e duan vetėn se Kosovėn dhe do tė dinė tė orientohen nga tė tjerėt qė mė shumė e duan Kosovėn se vetėn! “Ahmeti me ata 3000 heronjtė e dėshmorėt qė janė flijuar pėr lirinė, ishte njeri qė i besonte popullit tė vet. Ky popull nuk duhet t’u besojė atyre qė nė vend tė lirisė e kanė nėnshkruar autonominė nė Rambuje, e tani vijnė e na flasin pėr liri e pavarėsi”, ka thėnė ndėr tė tjera Demaēi.

Kujtime nga veprimtaria e Ahmet Haxhiut ka evokuar edhe Shaban Muja, i cili pasi ka vlerėsuar lart personalitetin e Ahmet Haxhiut, ka thėnė se po tė ishte gjallė Bacė Ahmeti, nuk do tė rrinte pa ua dridhur tokėn kryetarit, kryeministrit dhe krerėve tjerė, tė cilėt nuk i vrau ndėrgjegjja me rastin e trazirave tė marsit, kur u vranė 30 qytetarė!

Nė emėr tė familjes Haxhiu, organizatorin dhe pjesėmarrėsit nė kėtė akademi i ka falėnderuar e bija, Shukrije Haxhiu. Ndėrkaq, nė emėr tė organizatorit ėshtė falėnderuar Naim Zhitia.

Akademisė i kishin arritur edhe njė numėr letrash pėrshėndetėse si nga anėtarėt e Lėvizjes qė veprojnė jashtė vendit, ashtu edhe nga veprimtarė tė tjerė. Kėtu veēojmė letrat e arritura nga Ibish Neziri, autor i librit monografik kushtuar Ahmet Haxhiut, dhe dr.Hysni Bytyēit nga Londra. 

Nė akademi krahas shumė bashkėveprimtarėve, familjarėve e qytetarėve tjerė, ishin tė pranishėm edhe Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Bajrush Xhemajli, Fatmir Humolli e pėrfaqėsues tjerė tė subjekteve politike.


 K. PĖRGJITHSHĖM

 

Nga Mbledhja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė

Kuvendi i Kosovės e kulloti mandatin pa lėnė asnjė letėr tė vlefshme pėr statusin politik tė vendit!

Prishtinė, 3 korrik- raporti i kryesisė pėr periudhen nė mes tė dy mbledhjeve tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm (1 maj - 3 korrik), pėrgatitja e LPK-sė pėr tė dalė sa mė suksesshem nė zgjedhjet e tetorit dhe pėrgaditjet pėr shėnimin e 10 vjetorit tė vdekjes sė veprimtarit Ahmet Haxhiu, kanė karakterizuar mbledhjen e dytė tė KP tė LPK-sė e cila ėshtė mbajtur tė shtunėn nė Prishtinė.

Fillimisht kryetari Emrush Xhemajli, ka paraqitur raportin e punės sė kryesisė pėr periudhen nė mes tė dy mbledhjeve tė kėshillit tė Pėrgjithshėm, tė cilėn periudhė, kryetari Xhemajli e ka cilėsuar si mjaft tė frytshme.

Duke raportuar pėr situatėn politike nė Kosovė, Xhemajli ndėr tė tjera ėshtė ndalur te bisedimet e fshehta qė mediat e kanė zbulluar se janė mbajtur nė mes LDK-sė, Qeverisė Rexhepi dhe Serbisė. «LPK gjithėherė ka qenė dhe ėshtė kundėr bisedimeve tė fshehura sepse si dje si sot ato kanė qenė dhe janė bėrė pėr tė fshehur tė vėrtetėn e hidhur nga kombi shqiptar. Andaj LPK nuk do tė njoh kurrėfarė bisedime tė hapura dhe nė veēanti ato tė fshehtat qė bėhen me Serbinė para njohjes sė Pavarėsisė sė Kosovės » ka konstatuar Xhemajli.

Sa i pėrket punės nė kuvendin e Kosovės, nė raport thuhet ndėr tė tjera se : »Nė muajin e kaluar Kuvendi i Kosovės u tėrhoq edhe nga pėrpjekja e fundit nė kėtė mandat pėr tė ndryshuar Kornizėn Kushtetuese. Kėshtu ėshtė tėrhequr nga votimi i Rezolutės pėr Kosovėn Shtet tė pavarur dhe sovran. Ngjashtėm ka sabotuar peticionin e 46 mijė qytetarėve pėr kirjimin e Unionit Shqipėri Kosovės. Kuvendi i Kosovės e kulloti mandatin pa lėnė asnjė letėr tė velefshme pėr statutin politik tė vendit » !.

Ndėrsa saa i pėrket zėrave pėr decentralizim, nė raport u tha se « nė Kosovė nuk ka centralizim, pra ende nuk ėshtė definuar Kosova shtet i pavarur dhe sovran, d.m.th. nuk ka shtet qė tė ketė decenralizim pėrkatėshtsisht rirregullim tė pjesėve tė tėrėsisė sė Kosovės ». Nė planin organizativ, gjatė dy muajve tė kaluar ka pasur njė ofanzivė nė organizimin, ristrukturimin, mirėmbjajtjen dhe zgjėrimin e rrjetit tė organizuar tė e LPK-sė, ėshtė vlerėsuar nė raport. Nė kėtė drejtim janė dalluar Kėshillat e Rrethit tė Prishtinės, Ferizajit, Besjanės, Vitisė, Shtimes, Sharrit, Therandės, Vushtrrisė, Gjakovės, Burimit dhe Pejės. Jashtė vendit gjithashtu janė shpeshtuar kontaktet dhe mbledhjet e LPK-sė, dhe janė ndėrmarrė veprimtari pėr ndihmimin e LPK-sė nė Kosovė. Njė pjesė e raportit i ėshtė kushtuar edhe gjendjes finansiare tė LPK-sė pėr periudhen dymujore, si dhe prezencės nė mjetėt e informacionit publik gjatė kėsaj periudhe.

Ky raport i hartuar mbi bazėn e 4 raporteve qė janėparaqitur nė kryesi nga Kryetari dhe 3 sekretarėt, Gafurr Elshani, Naim Zhitia dhe Demir Reshiti,ėshtė miratuar me vėrejtjet dhe propozimet qė janė dhėnė nga kryesia dhe Kėshilli i Pėrgjithshėm.

Nė pjesėn e dytė tė mbledhjes, ėshtė debatuar dhe votuar pėr kriteret qė do tė aplikohen me rastin e pėrgatitjes sė listės sė kandidatėve pėr zgjedhjet e tetorit si dhe pėr organizimin e shtabit zgjedhor nė nivel qendror dhe nėpėr rrethe. Niveli i pėrgjegjsisė nė strukturat udhėheqėse tė subjektit, pėrvoja nė organizatė, profesionalizmi dhe zona e veprimit, ishin kriteret kryesore qė do tė merren parasysh me rastin e hartimit tė listes sė kandidatėve. Njė listė e tillė e propozuar nga kryesia, ėshtė miratuar nė parim, ndėrkohė qė kėshilli i Pėrgjithshėm, me shumicė votash ka autorizuar kryesinė qė nė bazė tė kritereve tė pėrcaktuara dhe propozimevge konkrete qė kanė dalė nė mbledhje, tė bėj rradhitjen e kandidatėve nė listė.

Nė kėtė mbledhje, ėshtė pėrkrahur vendimi i kryesisė pėr organizimin e njė akademie pėrkujtimore kushtuar veprimtarit Ahmet Haxhiu me rastin e 10 vjetorit tė vdekjes. Me kėtė rast janė caktuar detyrat konkrete nė mėnyrė qė ky aktivitet pėrkujtimor tė realizohet me sukses. Aktivitetet pėrkujtimore do tė organizohen tė martėn mė 6 korrik. Fillimisht, nė orėn 11.00 do tė bėhen homazhe mbi varrin e veprimtarit Ahmet Haxhiu nė fshatin Lupē tė Poshtėm. Nė orėn 18.00 bėhet zbulimi i pllakės pėrkujtimore, nė rrugėn “Jakov Xoxa” nr. 115 nė Prishtinė, dhe mė pas, Akademia Pėrkujtimore do tė mbahet nė Sallen e Kuqe tė pallatit tė rinisė, nė Prishtine me fillim nė orėn 19.30. 

 Zyra pėr informim e LPK-sė


 GJAKOVĖ

Themelohet Kėshilli Popullor i LPK-sė nė fshatin Mulliq tė Gjakovės 

Gjakovė, 2 korrik – Dje, nė fshatin Mulliq tė Gjakovės, ėshtė themeluar Kėshilli Popullor i LPK-sė pėr kėtė fshat.

Nė kėtė mbledhje themeluese morėn pjesė edhe Gafurr Elshani - Sekretar i Pėrgjithshėm i LPK-sė, Abaz Beqa - sekretar i Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Gjakovė dhe Halil Kelmekqi - anėtar i kryesisė sė kėtij kėshilli.

Elshani ka folur pėr situatėn e pėrgjithshme nė vend, pėr krizėn nė tė cilėn ndodhet aktualisht Kosova dhe pėr ēėshtje tė tjera. Ai me kėtė rast ka njoftuar tė pranishmit me pikėpamjet e LPK-sė pėr daljen nga kriza. Njėkohėsisht Elshani ka folur edhe pėr projektin e LPK-sė pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė.

Edhe pėrfaqėsuesit e Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė tė Gjakovės kanė folur pėr ēėshtjet me tė cilat preokupohen qytetarėt e kėsaj komune. Ata, njėkohėsisht kanė folur edhe pėr ristrukturimin e LPK-sė nė kėtė komunė.

Nė fund janė zgjedhur edhe drejtuesit e Kėshillit Popullor tė LPK-sė nė fshatin Mulliq. Kėshtu kryetar i kėtij kėshilli ėshtė zgjedhur Dukagjin Ademi, sekretar Pėrparim Bega, kurse arkėtar Bashkim Jupa. 


 KRYESIA

Nga mbledhja e kryesisė sė LPK-sė

Organizohet Akademi Pėrkujtimore nė 10-vjetorin e vdekjes sė veprimtarit Ahmet Haxhiu

Prishtinė, 1 korrik - Kryesia e LPK-sė  po hyn e pėrgatitur dhe me objektiva tė qarta nė garėn pėr zgjedhjet nacionale tė tetorit. Ky ishte konstatim i mbledhjes sė rregullt tė kryesisė sė LPK-sė qė ėshtė mbajtur tė marten nė Prishtinė. Kryetari Emrush Xhemajli ka paraqitur raportin e punės sė kryesisė ndėrmjet dy mbledhjeve tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm, ndėrkohė qė raportet e tyre i kanė paraqitur edhe sekretarėt Gafurr Elshani, Naim Zhitia dhe Demir Reshiti. Pas miratimit tė kėtyre raporteve nga ana e kryesisė, tė njejtat do ti paraqiten pėr miratim Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė dalė nga mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme, i cili mblidhet tė shtunėn pėr tė dytėn herė me radhė.

Nė pjesėn e dytė tė mbledhjes, ėshtė diskutuar pėr kriteret qė do tė aplikohen me rastin e pėrgatitjes sė listės sė kandidatėve pėr zgjedhjet e tetorit si dhe pėr organizimin e shtabit zgjedhor nė nivel qendror dhe nėpėr rrethe. Niveli i pėrgjegjsisė nė strukturat udhėheqėse tė subjektit, pėrvoja nė organizatė, profesionalizmi dhe zona e veprimit, janė kriteret kryesore qė do tė merren parasysh me rastin e hartimit tė listes sė kandidatėve e cila do ti dorėzohet pėr miratim Kėshillit tė Pėrgjithshem, si organ mė i lartė vendimmarrės nė mes tė dy mbledhjeve tė Pėrgjithshme.

Nė kėtė mbledhje, kryesia ka marrė vendim pėr organizimin e njė akademie pėrkujtimore kushtuar veprimtarit Ahmet Haxhiu me rastin e 10 vjetorit tė vdekjes. Me kėtė rast do tė bėhet edhe zbulimi i pllakės pėrkujtimore nė shtėpinė e kėtij veprimtari, e cila ka qenė ēerdhe e aktivitetit ilegal tė Lėvizjes pėr shumė vite. Aktivitetet pėrkujtimore do tė organizohen mė datėn 6 korrik. Fillimisht, nė orėn 11.00 do tė bėhen homazhe mbi varrin e veprimtarit Ahmet Haxhiu nė fshatin Lupē tė Poshtėm. Nė orėn 18.00 bėhet zbulimi i pllakės pėrkujtimore, nė rrugėn “Jakov Xoxa” nr. 115 nė Prishtinė, dhe mė pas, nė Sallen e Kuqe tė pallatit tė rinisė, nė Prishtine me fillim nė orėn 19.30, do mbahet akademia pėrkujtimore.                                                                                              Zyra pėr informim e LPK-sė

 

 

| kthehu |

 

 



Emrush Xhemajli
Kryetar i Lėvizjes Popullore tė Kosovės

U lind mė 1 maj 1959 nė Komogllavė tė Ferizajit. Shkollėn fillore e ka mbaruar nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen nė Ferizaj. Gjatė vitit 1976 i takon grupit ilegal tė nxėnėsve. Gjatė kohės sa ishte student i letėrsisė shqiptare dhe artit figurativ, dega e pikturės nė Prishtinė (1979), arrestohet nga okupatori serb dhe dėnohet me 3 vjet e gjysmė burgim pėr ēėshtje politike. Dėnimin e vuajti nė Mitrovicė tė Sremit. Pas burgut hyn nė organizimet e Lėvizjes Popullore tė Kosovės (nė atė kohė LRSHJ-sė). Mė 7 janar 1984 i ikėn policisė qė kishte shkuar nė shtėpinė e tij pėr ta arrestuar sėrish dhe kalon nė ilegalitet. Nė prill tė atij viti arratiset dhe vendoset nė Zvicėr. Gjatė kohės sa qėndroi nė mėrgim, tri vitet e para ishte anėtar i redaksisė sė “Zėrit tė Kosovės” dhe ka hapur disa ekspozita personale dhe kolektive tė pikturės. Ndėrsa nga viti 1987 zgjedhet sekretar i LPK-sė, Dega Jashtė Vendit. Nė vitin 1991-1993 ishte delegat i Degės sė LPK-sė Jashtė Vendit nė Mbledhjen e III-tė, pėrkatėsisht IV-tė, qė u mbajtėn nė Ujmirė tė Drenicės dhe nė Prishtinė. Nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės ėshtė nga fillimi i punės sė saj mė 1994. Nga maji i vitit 1998 deri nė fund tė luftės pėr ēlirimin e Kosovės ishte ndihmėskomandant pėr administratė tė pėrgjitshme nė Zonėn Operative tė Dukagjinit. Mė 1999 okupatori serb e dėnoi, nė mungesė, mė 15 vjet burg. Mė 28 Nėntor 1999 u vetėdemobilizua nga TMK-ja dhe kaloi prapė nė jetėn politike. Nė Kuvendin e V-tė tė LPK-sė, mbajtur nė korrik tė vitit 2000, delegatėt e zgjodhėn kryetar tė LPK-sė. Mbėshteti politikisht luftėn e armatosur ēlirimtare tė pjesėve tė popullit shqiptar nė Kosovėn Lindore dhe nė Maqedoni. Jashtė ēdo rregulloreje legale u hoq nga lista zgjedhore pėr deputetė tė Kuvendit tė Kosovės nė zgjedhjet e vitit 2001. Nė vitin 2001 nė mbledhjen e VI-tė tė Pėrgjithshme u rizgjodh kryetar i LPK-sė. Ėshtė i martuar, babė i tre fėmijėve. Jeton nė Prishtinė. Nga gjuhėt e huaja flet frengjishten dhe gjuhėn qė e mėsoi nė burg.