Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Kryeministri i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

VETĖVENDOSJE!

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

Radio Kosova e Lirė

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

Mekuli.com

 

ZIKPRESS

 
 

Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, pėr ligjin pėr Trashėgiminė Kulturore tė Kosovės

Prishtinė, 27 korrik 2006

I nderuari z. Kryetar,

Pėrfaqėsues tė kabinetit qeveritar,

Kolegė deputetė dhe tė pranishėm,

 

Fjalėn e kam kėrkuar shumė herėt. Pse nuk ma jepni fjalėn? Po mendoni se do tė flasė jashtė temės. Unė nuk do te flasė kėsaj here as pėr elefantė as pėr gjela grindavec, por pėr projektligjin nė shqyrtim.

Vendi ynė, si pak vende nė botė, ėshtė me njė trashėgimi tė jashtėzakonshme kulturore qė nga parahistoria, antika e kėtej, andaj ky ligj ėshtė i njė rėndėsie tė madhe. Por ky ligj dhe kjo fushė nė pėrgjithėsi pėr arsye tė statusit tė tashėm tė vendit ėshtė politizuar. Andaj ligjet e tilla po hartohen e rimartohen disa herė.

Ky model nuk ka asnjė model tė ligjeve qė aplikohen sot nė shtetet e ndryshme.

Propozuesi i ligjit ėshtė mirė tė na shpjegojė kėtu se nė ēfarė ėshtė bazuar forma e organizimit tė ligjit tė pėrcaktuar me kėtė ligj, sepse projektligji dhe memorandumi qė ėshtė afruar nuk mjafton pėr kėtė dhe nuk garanton trajtimin mė tė mirė tė Trashėgimisė Kulturore tė Kosovės.

Institucioneve profesionale shkencore, si Institutit pėr Mbrojtjen e Monumenteve, Institutit Arkeologjik, Muzeut tė Kosovės etj, nuk ju ėshtė pėrshkruar asgjė me ligj.

Tė gjitha janė lėnė nėn kompetencėn e Ministrisė dhe tė ministrit, si dhe nė veēanti tė Kėshillit pėr Trashėgiminė Kulturore.

Dhe tė ndalemi pikėrisht rreth Kėshillit pėr Trashėgiminė Kulturore. Neni 4.8. thotė: Anėtarėt e Kėshillit tė Kosovės pėr Trashėgimi Kulturore do tė jenė pėrfaqėsues tė etnive tė ndryshme dhe interesave sektoriale dhe gjithashtu do tė pėrmbajė ekspertizė ndėrkombėtare. Donė tė thotė ekspertiza vendore kėtu nuk parashihet.

Ky Kėshill nuk parashihet qė tė ketė kritere profesionale shkencore, por mė tepėr pėrmenden kritere politike dhe kritere strukturore. Kėtij Kėshilli gjithashtu i janė dhėnė kompetenca legjislative e ekzekutive qė i defaktorizon institucionet profesionalo-shkencore, dhe paraprakisht me kėtė ligj do tė krijoheshin kushtet pėr pėrzierje dhe pėrplasje tė kompetencave. Ky Kėshill, nė fakt, ėshtė ligji vetė. Nė kėtė ligj, nė fakt, askush nuk ėshtė ligj dhe zot i Trashėgimisė Kulturore pos kėtij Kėshilli politik pėr Trashėgiminė Kulturore.

Gjithė kjo formė ėshtė bėrė me qėllim qė edhe me kėtė ligj t’i vėrtetohen, si interes i Trashėgimisė Kulturore, zonat e mbrojtura pėr qėllime politike qė ka caktuar e qė do tė caktojė Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapėsinor rreth monumenteve mesjetare tė kultit.

Nė ligj duhet tė qartėsohet ēėshtja e dhėnies sė tė drejtės qė organizatat joqeveritare tė kenė nė pronėsi koleksionet publike tė trashėgimisė sė luajtshme.

Kėtu lihet shumė vend pėr interpretime, dhe rrjedhje tė trashėgimisė kulturore tė Kosovės nė kundėrshtim me interesin e Trashėgimisė Kulturore tė vendit. Me heqjen e kėtyre tė metave gjatė pėrpunimit do ta aprovoja kėtė ligj.

 

Liria jonė ėshtė ēėshtje e popullit tė Kosovės, jo e Serbisė. Pėr lirinė e Kosovės. Kundėr negociimit tė saj.

Fjala e kryetarit dhe deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli mbajtur nė demonstratėn e 24 korrikut nė Prishtinė

Prishtinė, 24 korrik 2006

Tė nderuar pjesėmarrės tė protestės,

Para pak kohe, shumėkush ka pyetur pse nė Merdar, nga sfondi i errėt i politikės ju hap rruga me forcė Koshtunicės pėr tė hyrė nė Kosovė. Dhe ja tash po e shohim. Ai ėshtė ruajtur dhe ruhet edhe nė Kosovė, sepse i duhet delegacionit tė Kosovės dhe atij ndėrkombėtar pėr tė biseduar me tė pėr fatin tonė. Kjo pėrkėdhelje e fashizmit serb quhet proces i bisedimeve pėr statusin final.

Jemi dal kėtu si Lėvizje, organizata, qytetarė, por edhe si deputetė tė kėtij vendi pėr tė shprehur protestėn tonė kundėr bisedimeve qė sot po mbahen nė Vjenė nė kundėrshtim me vullnetin e popullit. 

Kuvendi i Kosovės ėshtė ai qė cakton platforma dhe jo grupi i Statusit. Nė rezolutėn e Kuvendit, tė 17 nėntorit 2005, nė pikėn 9-tė shprehimisht thuhet se “Kuvendi i Kosovės konfirmon se vullneti i popullit tė Kosovės pėr pavarėsi ėshtė i panegociueshėm”. Delegacioni i Kosovės ka shkelur pikėrisht kėtė vullnet. 

Kundėr kėsaj shkelje tė rėndė kanė reaguar shumė deputetė. Vetėm pėr dy ditė 16 deputetė kanė nėnshkruar kėrkesėn pėr mbajtjen e seancės urgjente nė Kuvend para takimit tė Vjenės.

Por janė anashkaluar nga ata qė fjalėn unitet dhe konsensus e kanė nė maje tė gjuhės kur janė nė pyetje prezantimet personale, ndėrsa rregullore tė punės shkeljen e pėrmbajtjeve tė dokumenteve. 

Krerėt e Presidencės, tė Kuvendit dhe Qeverisė janė duke keqpėrdorur postet qė mbajnė, janė duke manipuluar me vartėsit dhe duke shkelur mbi mandatin qė kanė.  Merre me mend, tė gjithė raportojnė ēka po ndodh nė Vjenė nėpėr partitė e veta nė mėnyrėn e vet, por asnjėherė zyrtarisht nė Kuvendin e Kosovės, ku kanė marrė mandatin. Pasi qė kėtė mandat po e injorojnė dhe nuk po e donė ata duhet ta lėnė atė dhe nė vend tė tyre tė zgjidhen tė tjerė qė respektojnė detyrat qė marrin.

A e dini pse Tadiqi ka kėmbėngulur qė tė mbahet saktė protokolli gjatė takimit nė Vjenė? Sepse nė atė protokoll do tė ritheksohet se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė; se autoritetet nga kryeqyteti – Beogradi, po mbajnė takim me autoritetet e pėrkohshme tė Provincės - Kosovės. Dhe nė kėto relacione pastaj delegacioni i Kosovės do tė shpreh, sikurse mijėra herė tjera, dėshirat pėr pavarėsi. Vetėm udhėheqėsit shkurtpamės mund ta sjellin vendin nė pozitė kaq tė ulėt, kaq tė pabarabartė dhe kaq tė pa perspektivė, edhe pas 7 viteve tė luftės ku agresori bėhet bashkėbisedues i privilegjuar pėr tokėn qė e ka djegė dhe popullin qė e ka pjekė. 

Nė vend se tė dėnohet me shlyerjen e dėmeve tė luftės, Serbia ėshtė e favorizuar nė vazhdimėsi. 

Qytetarė,

Pavarėsinė e Kosovės e bėni ju duke qėndruar zgjuar, duke reaguar sa herė ėshtė e nevojshme sikurse keni reaguar sot, duke mos harruar se lirinė e meriton vetėm ai qė punon ēdo ditė pėr tė. 

Tė gjithė ata qė kanė shkuar nė Vjenė e dinė shumė mirė ēfarė periode e vėshtirė e pret popullin e Kosovės, megjithatė ata e ndiejnė veten mirė. 

Kosovėn e presin sprova qė nuk kemi dėshiruar ta presin, andaj ju bėj thirrje tė jemi tė bashkuar rreth veprimit pėr liri, pavarėsi dhe demokraci nė Kosovė. Jo kolonializmit modern! Jo negociata! Liria, pavarėsia, sovraniteti ynė, ėshtė prona jonė, e drejtė legjitime qė nuk mund ta tjetėrsojė askush. Pazaret pa hanxhi do tė pėrfundojnė me turp.

     

ZIKPRESS

Deputeti i Kuvendit tė Kosovės, Emrush Xhemajli, mban konferencė shtypi lidhur me takimin e Vjenės tė paralajmėruar pėr 24 korrik

Nė rastin mė tė mirė ky ėshtė takim gjelash, organizator janė elefantėt!

Ēėshtja e  lirisė sė Kosovės nuk ėshtė e negociueshme. Pėr lirinė e Kosovės dhe pavarėsinė e vendit vendosim ne vet. Kemi vendosur me luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, me luftėn e popullit tonė qė ka bėrė me dekada pėr liri dhe pavarėsi. Dhe ėshtė fare e pakuptimtė qė tė shkohet dhe tė diskutohet ardhmėria e Kosovės me kundėrshtarin mė tė madh tė Kosovės, kur ende ky kundėrshtar, pėrveē qė bėn deklarata tė natyrės agresive, qė i kemi dėgjuar nga Koshtunica pak mė parė, pėr asnjė ēast nuk i ka ndėrprerė veprimet kundėr Kosovės. Pėr ēka tė gjithė jemi dėshmitar me sistemet paralele dhe ndėrhyrjet nė tė gjitha fushat e jetės nė Kosovės.

Prishtinė, 21 korrik 2006

Tė nderuar pėrfaqėsues tė medieve,

Ju kam thirrur t’iu informoj se si deputet mendoj se nuk janė pėrmbushur kushtet elementare qė tė takohen pėrfaqėsuesit e Kosovės dhe Serbisė. Para se tė takohen kėto palė, Serbia duhet tė ndėrpres aktivitetet dhe deklaratat pretenduese ndaj Kosovės. Do tė kishte kuptim njė takim ku dy vendet tona do tė bėnin deklaratė paqeje dhe njohje reciproke si dy vende tė pavarura.

Shkuarjen e Delegacionit tė Kosovės nė Vjenė, pėr tė biseduar pėr fatet e vendit me Serbinė e ndalon dhe Rezoluta e Kuvendit tė Kosovės, e datės 17 nėntor 2005, nė tė cilėn, nė pikėn 9-tė, thuhet: “Kuvendi i Kosovės konfirmon se vullneti i popullit tė Kosovės pėr pavarėsi ėshtė i panegociueshėm”. Ndėrsa, nė Vjenė po shkohet nė kundėrshtim me kėtė mandat, pikėrisht pėr tė negociuar vullnetin e popullit tė Kosovės.

Nuk ėshtė e vėrtetė se takimi i Vjenės do tė dėshtojė. Pėrkundrazi. Takimi bėhet nė nivelin brendashtetėror, jemi dėshmitar se gjithnjė thuhet jo nė mes tė Kosovės dhe Serbisė, po nė mes tė Beogradit dhe Prishtinės, nė kuadėr tė tė njėjtit shtet, pra i nivelit qendėr provincė me prani tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe aty rrjedhimisht legjitimohen kėto relacione.

Nuk jam i vetmi deputet nė Kuvend qė jemi kundėr kėsaj forme dhe pėrmbajtjeje tė takimit. 16 deputetė tė subjekteve tė ndryshme politike kemi nėnshkruar dhe dorėzuar, qe dy ditė, njė kėrkesė qė Kuvendi i Kosovės tė mblidhet urgjentisht para 24 korrikut. Pėr shkaqe teknike dhe mungesės sė kohės, nuk janė bėrė 41 nėnshkrime, siē kėrkon rregullorja. Megjithatė Kuvendi i Kosovės duhet ta mbajė kėtė takim pasi qė ēėshtja e takimit tė nivelit tė lartė pėr statusin e vendit, nuk ėshtė ēėshtje rregulloresh, por ėshtė thėnė jo njėherė, jo vetėm nga unė ose disa, po para sė gjithash nga vetė Grupi qė po negocion, donė konsensus.

Do tė ishte fatkeqėsi e madhe nėse kėtė ēėshtje Kryetari dhe Kryesia do ta trajtojnė si tė ishte fjala pėr ndonjė ligj pėr lojėrat e fatit apo duhanin.

Pėr mė tepėr, shfrytėzimi i rregullores sė Kuvendit pėr tė heshtur thyerjen e njė rezolute qė e ka aprovuar Kuvendi i Kosovės nuk ėshtė nė rregull.

Unė, nė kėtė rast, protestoj kėtu dhe do tė marrė pjesė nė protestėn gjithėpopullore mė 24 korrik 2006, kundėr bisedimeve tė 24 korrikut nėse ato mbahen.

Besoj se kėsaj here nuk do tė jem deputeti i vetėm nė protestė, pasi qė edhe kolegė tjerė kanė paralajmėruar pjesėmarrjen nė protestė.

 

THIRRJE PĖR DEMONSTRATĖ!

Tė brengosur thellė me zhvillimet negative politike tė udhėhequra prej UNMIK-ut dhe tė zbatuara prej Presidencės, Qeverisė dhe Asamblesė sė Kosovės, ju thėrrasim juve, shtresave tė shkelura e tė nėpėrkėmbura tė popullit tė Kosovės pėr t’iu bashkėngjitur demonstratės sonė kundėr kėsaj politike. Studentė, mėsimdhėnės, tė papunė, punėtorė, ish luftėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, familjarė tė dėshmorėve dhe ju invalidė tė luftės, familjarė tė personave tė rrėmbyer dhe ende tė pagjetur, pensionistė, organizata e grupe shoqėrore, politike, kulturore e ekonomike tė Kosovės, ndėrprejeni agoninė dhe luftojeni padrejtėsinė qė po na bėhet.

Demonstrata fillon mė 24 korrik, nė orėn 12:00. Pėrpara Qeverisė dhe Asamblesė sė Kosovės.

Bashkėorganizatorėt e demonstratės:

Lėvizja VETĖVENDOSJE!
ODL e UĒK-sė
LPK
LKĒK
Thirrjet e Nėnave
26 Marsi 1999
IQLL


 Finalja e mashtrimit tė madh

Prishtinė, 20 korrik 2006 

Qytetar i Kosovės sė rrezikuar,

Pas hyrjes sė trupave ndėrkombėtare nė vendin tonė, filloi njė periudhė tjetėr – ajo e ushqimit tė popullit tė Kosovės me mashtrimet dhe premtimet e rrejshme pėr ndėrtimin e shtetit. Ardhjen e kėtyre trupave shumica e popullit e konsideroi gabimisht si ēlirim, kthimin nė shtėpitė e tyre pėrfundim tė luftės, ndėrprerjen e luftimeve paqe, kurse pushimin e terrorit dhe gjenocidit fitore. Por, misioni ndėrkombėtar nė Kosovė ka ardhur te ne me njė projekt politik konkret, Rezolutėn 1244. Pėrmbajtja e kėtij projekti politik ėshtė kundėr interesave tė popullit tė Kosovės pėr sė paku 4 arsye. E para, sepse ėshtė projekt i imponueshėm: pėr tė nuk ėshtė pyetur asnjė qytetar i Kosovės. Sė dyti, nė parathėnie tė tij thuhet qartė se njėri prej qėllimeve ėshtė ruajtja e integritetit territorial dhe sovranitetit tė ish Jugosllavisė (tash Serbisė) mbi Kosovėn. Sė treti, ngaqė nė pikėn 4 tė Rezolutės 1244 parashihet kthimi i njė pjese tė forcave policore dhe ushtarake serbe nė disa pjesė tė caktuara tė vendit tonė. Dhe, sė fundi – nė nėnpikėn (e) tė pikės 11 tė kėsaj rezolute parashihet zgjidhja e statusit tė ardhshėm politik tė Kosovės nė pėrputhje me Marrėveshjen e dėmshme tė Rambujesė, e cila e trajton Kosovėn si pjesė tė Serbisė.

Shtyerja e deritashme e bisedimeve pėr Kosovėn ėshtė bėrė pėr shkak se Serbisė dhe UNMIK-ut i ėshtė nevojitur krijimi i realiteteve tė reja nė terren. Kjo ka ndodhur nėpėrmjet marrėveshjeve pėr decentralizimin dhe krijimin e zonave tė veēanta pėrreth objekteve fetare. Nėpėrmjet decentralizimit politikanėt shqiptarė u pajtuan me kėrkesėn e Serbisė pėr krijimin e komunave me shumicė serbe. Nė kėtė mėnyrė, Kosova po ndahet me kufij tė brendshėm etnik. Ajo po bosnjėzohet. Kurse, pėrmes krijimit tė zonave tė veēanta pėrreth objekteve tė besimit ortodoks, Serbia po synon uzurpimin e kulturės dhe historisė sonė, duke i shpallur kishat ortodokse si objekte fetare serbe. Tė dyja kėto procese tė dėmshme pėr Kosovėn janė quajtur negociata pėr ‘ēėshtje teknike’.

Viteve tė fundit krerėt e institucioneve tė Kosovės gėnjyen vazhdimisht se nuk do tė ketė fare negociata me Serbinė, por vetėm me bashkėsinė ndėrkombėtare. Mė pas ata pranuan tė negociojnė me Serbinė pėr Kosovėn, kėsaj radhe, sipas tyre, vetėm pėr ēėshtje teknike. Nė parlament ata nxorėn edhe njė Rezolutė tė veēantė, e cila ēėshtjen e statusit politik tė Kosovės e bėri kategori tė panegociueshme. Sot janė po ata politikanė tė cilėt janė pajtuar qė edhe statusin ta bėjnė tė negociueshėm pėr ta arritur njė kompromis me Serbinė. Kjo ėshtė jo vetėm shkelje e fjalės sė tyre (qė tekefundit ka tė bėjė me personalitetin e tyre), por shkelje e pafalshme e vullnetit politik tė popullit tė Kosovės.

Qeveria e Kosovės ka qenė mjeti mė efektiv i zbatimit tė planeve tė UNMIK-ut tė cilat e kanė dėmtuar dhe po vazhdojnė ta rrezikojnė Kosovėn. Falė kėsaj qeverie me turlifarė ministrash tė korruptuar e kokėtrashė qytetari i Kosovės dita-ditės po zhytet edhe mė thellė nė varfėri, i pashpresė dhe pa kurrfarė perspektive. Por, kėta njerėz nuk po mjaftohen vetėm me kaq – mė 24 korrik ata po shkojnė ta negociojnė lirinė tonė kolektive, pėr tė cilėn vetėm gjatė luftės sė fundit u vranė 14.000 njerėz dhe ranė 2.000 dėshmorė.

Kur po hapen bisedimet pėr statusin final? Pasi e ndanė veriun e Kosovės; pasi u pajtuan ta copėtojnė Kosovėn etnikisht nėpėrmjet decentralizimit; pasi po na e uzurpojnė historinė dhe kulturėn nėpėrmjet krijimit tė zonave tė veēanta; pasi e lodhėn popullin e Kosovės tė zhytur nė papunėsi e skamje tė thellė; pasi i lanė politikanėt e Kosovės tė sharrojnė nė korrupsion e luks tė pandershėm deri nėn sqetulla, pėr t’i tėrhequr pastaj pėr hunde kah tė duan… vetėm pas gjithė kėtyre proceseve, ata do tė vendosin pėr statusin. Sepse vetėm kėshtu, ata edhe konkretisht e kanė bėrė pavarėsinė e Kosovės realisht tė pamundshme.

Liria jonė ėshtė ēėshtje e popullit tė Kosovės, jo e Serbisė. Pėr lirinė e Kosovės. Kundėr negociimit tė saj.

THIRRJE PĖR DEMONSTRATĖ!

Tė brengosur thellė me zhvillimet negative politike tė udhėhequra prej UNMIK-ut dhe tė zbatuara prej Presidencės, Qeverisė dhe Asamblesė sė Kosovės, ju thėrrasim juve, shtresave tė shkelura e tė nėpėrkėmbura tė popullit tė Kosovės pėr t’iu bashkėngjitur demonstratės sonė kundėr kėsaj politike. Studentė, mėsimdhėnės, tė papunė, punėtorė, ish luftėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, familjarė tė dėshmorėve dhe ju invalidė tė luftės, familjarė tė personave tė rrėmbyer dhe ende tė pagjetur, pensionistė, organizata e grupe shoqėrore, politike, kulturore e ekonomike tė Kosovės, ndėrprejeni agoninė dhe luftojeni padrejtėsinė qė po na bėhet.

Demonstrata fillon mė 24 korrik, nė orėn 12:00. Pėrpara Qeverisė dhe Asamblesė sė Kosovės. Bashkėorganizatorėt e demonstratės:

Lėvizja VETĖVENDOSJE!
ODL e UĒK-sė
LPK
LKĒK
Thirrjet e Nėnave
26 Marsi 1999
IQLL

 

ZIKPRESS

Sekretari i pėrgjithshėm, Gafurr Elshani,  u takua me kryeministrin Agim Ēeku

LPK i dorėzoi kryeministrit Ēeku kėrkesėn pėr shkarkimin e ministrit tė Rendit Fatmir Rexhepi

Prishtinė, 17 korrik 2006 - Sekretari i pėrgjithshėm i LPK-sė, Gafurr Elshani i shoqėruar nga Iljaz Kadolli e Naim Zhitia, anėtarė tė Kryesisė janė takuar sot me kryeministrin e  Kosovės Agim Ēeku.

Delegacioni i LPK-sė, i ka dorėzuar kryeministrit Ēeku kėrkesėn pėr shkarkimin e ministrit tė Rendit Fatmir Rexhepi, pėr shkak tė shkeljeve qė janė bėrė gjatė ndėrhyrjes sė SHPK-sė nė Merdar mė 28 qershor 2006, dhe pėrgjegjėsinė qė e ka Ministria e Rendit, qė tė sigurojė rendin dhe qetėsinė pėr qytetarėt e Kosovės.

SHPK, mė 28 qershor 2006,  ndėrhyri brutalisht ndaj protestuesve qė po kundėrshtonin hyrjen e kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica nė Kosovė.

SHPK nė mėnyrė tė kundėrligjshme dhe me pėrdorimin e forcės fizike arrestoi deputetin e LPK-sė Emrush Xhemajli, duke shkelur imunitetin e deputetit tė Parlamentit tė Kosovės tė garantuar me rregulloren e Kuvendit tė Kosovės.

 

ZIKPRESS

Fjala e Emrush Xhemajlit nė tubimin komemorativ kushtuar luftėtarit tė UĒK-sė, Shaban Lajēi-Mixha

 

Shaban Lajēi shembull i lartė i sakrificės dhe pėrkushtimit

Pejė, 15 korrik 2006 - I nderuari baca Sokol, e nderuara familja e gjerė Lajēi, tė nderuar tė pranishėm, me lejoni qė tė ndaj pikėllimin me tė gjithė juve me rastin e ndarjes nga ne tė luftėtarit tė lirisė Shaban Lajēi – Mixha, pjesėtarin e dalluar dhe mė tė veēantė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Me kėtė rast mė lejoni qė tė them disa fjalė pėr jetėn dhe veprėn e tij i vetėdijshėm se ajo qė pot hem sot nuk ėshtė e plotė.

Shaban Lajēi u lind mė 1948 nė fshatin Malaj tė Rugovės. Mė vonė familja e tij u shpėrngul nė Pejė. Punoi automekanik nė stacionin e autobusėve nė Pejė. Nė fund tė viteve 80-tė ka emigruar nė Gjermani, Bilifeld, ku ka qėndruar me familje deri nė fillim tė luftės. Baca Shaban, Mixha, e pėrjetoi rėndė robėrinė, por edhe kurbetin. Pas punės qė bėnte ai, nė vazhdimėsi pėrcillte situatėn nė Kosovė dhe ėshtė pėrgatitur qė njė ditė tė kthehet nė vendlindje pėr ta ndihmuar atė.

Atė e kishte gėzuar pa masė formimi dhe rritja e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Dhe nuk e konsideronte tė mjaftueshme qė ta ndihmonte nga Gjermania. Ai mendonte se dija, prezenca e pushka e tij mund t’u hynte nė punė djemve tė UĒK-sė. Ndėrsa luftėn e kishte kuptuar si kryengritje tė pėrgjithshme ku duhet tė luftonin tė rinj e pleq. Megjithėse i rėnduar nga jeta nė robėri dhe nė kurbet dhe mbi tė gjitha megjithėse i shtyrė nė moshė, 50 vjeē, ai ju bashkėngjit ushtrisė se tij, Ushtrisė Ēlirimtare te Kosovės.

Nė pranverė te vitit 1998 bashkė me bashkėluftėtarin dhe kushėririn e tij, Besnik Lajēin, u sistemuan nė njėsitė qė mbulonte shtabi i Gllogjanit. Mixha modest veprimtarinė nė UĒK e nisi nė mėnyrėn e vet. Ushtarėt qė ankoheshin se nuk po u punonte pushka Mixha ua rregullonte. Vetvetiu kjo punė Mixhėn e afirmoi nė radhėt e ushtarėve. Kėshtu, ai i u bė ushtar i kėrkuar pėr kėtė punė. Talenti i Mixhės shpejt i ra nė sy Komandantit Ramush Haradinaj. Me urdhrat dhe pėrkujdesin e tij Mixha do tė bėnte nė rrethana lufte atė qė shumėkush nuk mund ta bėjė nė rrethana paqeje.

Armatimi funksional, si nė ēdo luftė, edhe nė luftėn tonė ishte tepėr me rėndėsi. Por, shumė armė gjatė bartjes, apo luftimeve nė Dukagjin kishin nevojė pėr riparim. Shaban Lajēi nga mėngjesi deri nė mbrėmje riparonte armė, u jepte udhėzime ushtarėve se si do t’i mirėmbanin nė pjesėt ku mund tė ērregulloheshin.

Mixha Shaban ka bėrė adaptime tepėr interesante tė armėve. Ishte njė novator me plot ide dhe zgjedhje. Ēdo pushkė 20-she ai e adaptonte tė marrė krehrin e kallashnikovit dhe tė punoi si ai. Askush nuk mban mend qė Mixha tė ketė kthyer ndokė pa ia rregulluar armėn. Mixha, ėshtė ai qė, riparoi nė disa raste edhe armė qė ishin fjala e fundit e teknikės nė mesin e tė cilave edhe snajperėt 12.5 amerikan. Ndėrkaq, qė nė zonė ishin dhe shumė armė artilerie tė UĒK-sė qė kėrkonin mirėmbajtje.

Mixha kreu detyra luftarake gjatė kohės sė ofensivės sė gushtit dhe shtatorit 1998. Nė shtator tė vitit 1998 pjesa kryesore e UĒK-sė nė Dukagjin u vendos nė Shqiponjė tė Dushkajės. Mixha Shaban, aq sa nuk e kishte menduar askush, e pėrballoi marshimin nė kushte tė vėshtira duke u gjendur nė krye tė detyrės. Kėtu ai u tregua edhe njė, tė them, kaēak i kohėrave tė hershme. Jo larg shtėpive tė Brahimajve nė Shqiponjė ai ndėrtoi disa strehimore. Ndėrsa, vetė e ndėrtoi njė dhome bunker krejtėsisht nė tokė, me ngrohje e ventilim ku bashkė me Afrim Dedėn shpesh banonin nė te.

Nė vjeshtė tė vitit 1998 Shaban Lajēi ka qenė emėrtuar ndihmėskomandant pėr Artileri dhe armė, nė Komandėn e Zonės Operative tė Dukagjinit. Tashmė ai e kishte edhe njė torrno dhe disa vegla tjera pune. Nė rrethana lufte ai ka prodhuar nė mėnyrė artizanale minahedhės 82 mm, dhe top 1 tytėsh tė dorės.

Gjatė luftimeve tė janarit 1999 nė Dashinoc trupave serbe iu kap nga UĒK-ja njė transportet i blinduar. Edhe pse ai ishte dėmtuar dhe i palėvizshėm, Mixha e bėri atė tė jetė nė gjendje gatishmėrie para shtabit tė UĒK-sė.

Gjatė pranverės sė vitit 1999 nė Dushkajė, Mixha ishte nė vijėn e parė tė luftės qė tashmė kishte marrė pėrmasa tė jashtėzakonshme. Pasi qė Brigada 132 me luftim futi nė dorė njė pragė tė okupatorit serb, Shaban Lajēi, Mixha, ėshtė ai qė e ka ēmontuar atė dhe  tri tytat e saj i ka adaptuar nė 3 topa shumė tė vlefshėm pėr UĒK-nė.

Gjatė punės e luftės Mixha me humor hidhte dhe ndonjė romuz inteligjent pėr tė pėrshkruar karakteret e shokėve. Ai ndiente dhe kishte respekt e dashuri tė madhe pėr bashkėluftėtarėt, qė nga Komandanti i Zonės e deri te ushtari i fundit qė ka njohur.

Por, armėt qė Mixha i riparoi dhe i deshi aq shumė, erdhi njė ditė qė sipas vendimeve politike duhej hyrė nė depo. Mixha u caktua me njė njėsi tė UĒK-sė qė bashkė me njėsinė italiane tė KFOR-it t’i mirėmbajė ato nė Irzniq tė Deēanit.

Kur erdhi koha qė KFOR-i t’i kalojnė tė gjitha kompetencat mbi depon Mixha nuk mundi tė pėrballoj mė. Ditėn kritike ai me gjithė ēelės ishte larguar dikund dhe nuk paraqitej. Kolonelit italian, Kaligaris ju dashtė qė ta gjejė Mixhėn duke e kėrkuar shumė herė,  duke ardhur edhe nė Shtabin e Zonės qė atėherė ishte nė Baballoq.

Pas luftės Mixha qėndroi nė Kosovė dhe ndau jetėn me rrethanat e sotme qė kanė njerėzit nė Kosovė. Baca Shaban la 7 pjesėtarė tė familjes sė ngushtė, djemtė Shkėlzenin, Petritin, Shkodranin, Beratin dhe vajzat Shpresėn e Elizabetėn. Ndėrsa, shoqja Xufa i kishte vdekur nė fund tė luftės me mall dhe shqetėsim pėr tė shoqin Shabanin. Mixha, mbi tė gjitha la veprėn e pavdekshme nė shėrbim tė vendit. Njė shembull tė trimėrisė, sakrificės dhe pėrkushtimin pėr ēlirimin e vendit. Lavdi i qoftė!

 

ZIKPRESS

Me rastin e vdekjes sė nėnės sė dėshmorėve tė kombit Bahri Fazliu dhe Fahri Fazliu

 

Kryetari i LPK-sė vizitoi familjen Fazliu pėr t’iu shprehur ngushėllimet

Prishtinė,  13 korrik 2006 - Me rastin e vdekjes sė Halime Fazliut, nėnė e dėshmorėve tė kombit Bahri Fazliu dhe Fahri Fazliu, kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli, i shoqėruar nga anėtarė tė Kryesisė e tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm, vizitoi familjen Fazliu pėr t’iu shprehur ngushėllimet e sinqerta familjarėve, tė afėrmve e miqve.

Halime Fazliu e njohur si Nana Limė, vdiq nė moshėn 74-vjeēare pas njė sėmundje tė shkurtėr, por tė rėndė. Varrimi i Nanės Limė u bė nė fshatin Llaushė tė Besianės.

Kryetari Xhemajli u tha familjarėve se duhet tė jenė krenarė qė patėn njė Nėnė qė i dha dy dėshmorė kombit.

Mirėpritėsit falėnderuan kryetarin Xhemajli pėr vizitėn dhe ngushėllimet e shprehura.

 

ZIKPRESS

Mbledhja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė

 

LPK kundėrshton negociatat me Serbinė qė janė nė kundėrshtim me Rezolutėn e Kuvendit tė Kosovės pėr Pavarėsi

Prishtinė, 8 korrik 2006 – Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė, tė shtunėn nė Prishtinė, ka mbajtur mbledhje nė tė cilėn ka shqyrtuar situatėn politike nė Kosovė, ka diskutuar pėr arrestimin e kryetarit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, shkeljen e mandatit tė deputetit, pėr hapat qė duhen ndėrmarrė me kėtė rast, si dhe ka bėrė plotėsimin e KP-sė me anėtarė tė rinj.

Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė pjesėmarrjen e udhėheqėsve, anėtarėve e simpatizantėve tė LPK-sė nė demonstratėn e 8 qershorit dhe protestėn e 28 qershorit e ka vlerėsuar tė drejtė dhe ka shprehur gatishmėrinė qė  tė protestohet sa herė qė ka nevojė, ndėrsa veprimet e SHPK-sė i ka dėnuar ashpėr.

Pėr Kėshillin e Pėrgjithshėm tė LPK-sė ndėrhyrja brutale e pjesėtarėve tė SHPK-sė dhe arrestimi i kryetarit dhe deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, jo vetėm qė ėshtė i dėnueshėm por ėshtė edhe fyes. KP ka akuzuar urdhėrdhėnėsit dhe ka kėrkuar pėrgjegjėsi nga ata qė i kanė emėruar. Anėtarėt e KP tė LPK-sė tė vetėdijshėm se pėrgjegjėsia bie mbi ministrin e rendit Fatmir Rexhepi, ka kėrkuar nga kryeministri Agim Ēeku shkarkimin e tij.

Anėtarėt e KP-sė e kuptojnė qėndrimin e pushtetarėve, ndaj ngjarjeve tė 8 e 28 qershorit, por nuk e kuptojnė indiferencėn e opozitės, e cila ėshtė treguar e papėrgjegjshme dhe e dirigjuar nga pushteti.

Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė, pas konstatimit se Delegacioni i Kosovės, i quajtur unik, ėshtė i tillė vetėm pėr tė dėgjuar tė tjerėt dhe asnjėherė pėr tė dėgjuar popullin e vet, dhe pas vlerėsimit tė aktivitetit tė tij tė gjertanishėm ka nxjerrė pėrfundimin se ky Delegacion ėshtė duke shkelė Rezolutėn e Kuvendit tė Kosovės pėr Pavarėsi.

KP kundėrshton negociatat me Serbinė qė janė nė kundėrshtim me Rezolutėn e Kuvendit tė Kosovės pėr Pavarėsi dhe tėrheq vėrejtjen se asnjė zgjidhje tjetėr nuk do tė pranohet nga LPK-ja.

KP ka autorizuar Kryesinė qė tė vazhdojė bashkėpunimin me subjektet jashtėparlamentare dhe me tė gjithė ata deputetė dhe anėtarė tė institucioneve, tė cilėt janė tė gatshėm tė bashkėpunojnė me LPK-nė.

Kėshilli i Pėrgjithshėm, duke u mbėshtetur nė tė drejtėn qė i lejon statuti dhe nevojėn pėr angazhim tė anėtarėve tė rinj ka zgjedhur edhe 11 anėtarė.

KP nė fund tė mbledhjes ka pėrshėndetur fituesit shqiptarė nė zgjedhjet parlamentare nė Maqedoni.

 

ZIKPRESS

Pas zgjedhjeve parlamentare nė Maqedoni

 

Kryetari Xhemajli, pėrgėzon liderin e BDI-sė, Ali Ahmeti pėr fitore

Prishtinė, 7 korrik 2006 - Nė emėr tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės dhe emrin tim i uroj Bashkimit Demokratik pėr Integrim dhe juve z.Ali Ahmeti, si dhe partnerėve nė koalicionin parazgjedhor, zgjedhjet parlamentare tė 5 korrikut 2006 pėr Parlamentin e shtetit tė Maqedonisė.

Nė radhė tė parė uroj qė kėto zgjedhje u zhvilluan tė qeta dhe sipas standardeve tė kėrkuara nga bashkėsia ndėrkombėtare qė ka njė rėndėsi tė veēantė pėr periodėn e tranzicionit qė po kalon Maqedonia drejt integrimeve euro-atlantike.

Dhe e dyta mė lejoni qė tė uroj fituesin, pra Bashkimin Demokratik pėr Integrim. Njėherit ju urojmė punė tė mbarė deputetėve tė zgjedhur nė detyrėn me pėrgjegjėsi pėr vendin. Do tė dėshironim qė gjatė krijimit tė qeverisė tė mbretėrojė arsyeja dhe pėrbėrja e saj t’u takonte fituesve nė tė mirė tė pėrfaqėsimit mė tė madh dhe menaxhimit efikas tė vullnetit tė qytetarėve.

Duke ju uruar ēdo tė mirė,

me respekt Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė

 


Veprimtaria e

LPK-sė nė

Kuvendin e Kosovės

 

(Biografia e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli)

 

27 korrik 2006

Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, pėr ligjin pėr Trashėgiminė Kulturore tė Kosovės

 

20 prill 2006

Diskutimi i deputetitit tė Lėvizje Popullore tė Kosovės (LPK), Emrush Xhemajli, nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės, kushtuar standardeve pėr Kosovėn

 

24  mars 2006

Diskutimi i deputetit tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės (LPK), Emrush Xhemajli, nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės pėr punėn e Grupit tė Kosovės pėr ēėshtjen e statusit

 

16  mars 2006

Ēėshtje qė deputeti i KK Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė, ngriti nė Kuvendin e Kosovės

 

Xhemajli: Kėrkoj masa urgjente qė z. Naser Shatri tė lirohet sa mė parė nga arresti i paarsyeshėm

 

15 dhjetor 2005

Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, lidhur me buxhetin e Kosovės pėr vitin 2006

 

24 qershor 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, lidhur me propozimligjin pėr pėrdorimin e gjuhėve

 

19 maj 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, nė seancėn pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė

 

28 janar 2005

Lidhur me Projektligjin pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2005

 

26 janar 2005

Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 26 janar 2005

 

... Lidhur me Projektligjin Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė Familjeve tė Dėshmorėve dhe Viktimave Civile tė Luftės

 

... Lidhur me Projektligjin pėr Prokurorinė Publike tė Kosovės

 

22 dhjetor 2004

Qėndrimi i LPK- pėr Programin e Qeverisė sė Kosovės 2004-2008

 

3  dhjetor 2004

Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr nė vend tė z.Ibrahim Rugova

 

.......