Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Kryeministri i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

VETĖVENDOSJE!

Nėnė Shqipėri

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

Radio Kosova e Lirė

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

Mekuli.com

 

Ragip Shala: A po shkrihet bora?!
Xhevat Bislimi: Shpërndarja e TMK-së një tjetër dëshmi e lojës me të drejtat dhe ndjenjat e shqiptarëve
Xhevat Bislimi: Grupi puēist dhe tregtia e tij me identitetin shqiptar
Besnik Kryeziu: Përballja me të vërtetën
Koēo Danaj: Njė pyetje pėr Sejdiun, Thaēin, Ramushin, Surroin etj
Fatmir Arifi: Pamje Provokuese
Koēo Danaj: Presheva ka mė afėr Tiranėn se Beogradin

 

A po shkrihet bora?!

 

Ragip Shala

 

Ndonėse jemi nė janar dhe ende nuk ka reshur bor, ajo tani ka filluar tė shkrihet nga vapa politike e kėtyre ditėve.

Ishte kjo njė borė e reshur nga kallakangja politike qė prej konferencės sė Rambujesė e kėtej, qė ndonėse e ftoftė na servirnin si pėr tė ngrohtė.

 

E bėri kėtė kallakangja politike e Kosovės pėr tė mbuluar dhe fshehur nėn borė tėrė mashtrimin e tyre ndaj popullit pėr ēėshtjen kombėtare tė pa zgjidhur.

Nė kėtė kolonė kallakangjiste janė rreshtuar sė bashku tė gjitha rrymat e vetėquajtura politike qofshin ato pacifiste apo militantiste.

Megjithėse kanė britur nė tregun politik tė Kosovės se i pėrkasin rrymave tė tyre tė proklamuara koha vėrtetoi se ata ishin tė njė rryme tė vetme - lypės tė llojit tė vet.

Kėtyre lypėsve u janė shterur energjitė sė lypuri pavarėsinė nėpėr rrugicat evropiane, dhe tani ia do na dalin cullak nė tah tė ledinės se bora po shkrihet.

Pacifistėve u pėlqente ta identifikonin veten me gandizmin, kurse militantistėt me ēegevaren. /mė shumė

 

Shpėrndarja e TMK-sė njė tjetėr dėshmi e lojės me tė drejtat dhe ndjenjat e shqiptarėve


Xhevat Bislimi

31 janar 2007

Të pakt ishin shqiptarët që e kuptuan rrezikun që përbënte shpërndarja e UÇK-së dhe dorëzimi i armëve për lirinë e krahinës shqiptare të Kosovës e më gjerë. Disa struktura dhe grupe "kosovare", që ishin lidhur pas qerres serbe ndihmuan mjaft për shpërndarjen e UÇK-së, të cilën e konsideronin dhe përjetonin si rrezik të drejtpërdrejtë për interesat e tyre të lidhura me Serbinë dhe miqtë e saj. Kjo shtresë e shqiptarëve bashkëpunëtorë dhe hyzmeqarë të pushtuesit ishin edhe kundër krijimit të TMK-së. Përfaqësuesi i tyre i denjë, I. Rugova, pati deklaruar publikisht se nuk kemi nevojë për TMK, sepse e kemi NATO-në! Megjithatë, TMK-ja, pas shumë takimesh e bisedimesh të nxehta u bë dhe u njoh edhe nga Bashkësia ndërkombëtare. Për organizimin, ngritjen, stërvitjen dhe strukturimin e saj u shpenzuan dhjetëra miliona euro gjatë këtyre viteve. Komandanti i saj, Agim Çeku, e thoshte dhe përsëriste në të gjitha paraqitjet e tij se TMK-ja është pasardhëse e denjë e UÇK-së dhe Komandantit të Saj Legjendar, Adem Jasharit. /më shumë
 

 
Shėnohet pėrvjetorit i 17-tė i Demonstratės sė Brestocit
 


Rahovec, 27 janar 2007

Tė shtunėn, mė 27 janar 2007, organizuar nga e Shoqatat e dala nga Lufta e UĒK-sė tė pėrkrahura nga subjektet politike LPK e LKĒK, u shėnua pėrvjetori i 17-tė i demonstratės sė Brestocit.
Nė vendin e rėnies sė katėr dėshmorėve, Nasimi Elshani, Agron Fetahu, Ilmi Krasniqi, Halim Hoti dhe plagosjes sė mbi 20 demonstruesve, u bėnė homazhe dhe u vunė kurora lulesh me pjesėmarrjen edhe tė familjarėve tė dėshmorėve.
Para tė pranishmėve, fjalėn e mori Qemajl Krasniqi nė emėr tė shoqatave tė dala nga lufta e lavdishme e UĒK-sė, i cili foli pėr veprėn e dėshmorėve dhe amanetin ende tė pakryer tė tyre. Ai i hodhi poshtė tendencat pėr tė pėrvetėsuar dhe ndarė dėshmorėt, sepse ata kanė rėnė, nė radhė tė parė, pėr lirinė e popullit tonė e jo, siē ka pėrpjekje, pėr t’i cilėsuar si dėshmorė tė “demokracisė” me qėllim tė pėrfitimeve pėr interesa tė ngushta partiake. Familjet e dėshmorėve duhet tė jenė krenare pėr veprat e tyre dhe nė tė ardhmen duhet tė bėhet shumė mė tepėr pėr tė nderuar kujtimin pėr ta, theksoi nė fund tė fjalės sė tij Krasniqi.

Mė pas u bė vendosja e kurorave pranė lapidarit tė dėshmorėve si dhe u bėnė vizita nė familjet e dėshmorėve tė kombit, Nasimi Elshani, Agron Fetahu, Ilmi Krasniqi dhe Halim Hoti. Merrnin pjesė, nė kėtė homazh, edhe pėrfaqėsuesit e subjekteve politike, si Smajl Latifi, Durmish Gashi, Ukė Gashi, Salih Hoti, Agim Durguti si dhe shumė ish luftėtarė tė UĒK-sė.

Gjate vizitave nė familjet e dėshmorėve u bėnė vėrejtje serioze pėr statusin ende tė pazgjidhur tė tyre, sidomos pėr kategoritė e dėshmorėve tė rėnė para luftės sė UĒK-sė, si dhe nė luftėrat e zhvilluara nė Luginėn e Preshevės dhe nė trojet shqiptare nė Maqedoni.
 

Kryetari i KRr tė LPK-sė - Rahovec
Ukė Gashi

 


Fjala e deputetit të LPK-së në Kuvendin e Kosovës, Emrush Xhemajli, mbajtur në seancën plenare të 26 janarit kushtuar sigurisë në vend


Siguria e Kosovës kërcënohet nga forcat ushtarake, policore dhe parami litare nga Serbia


Prishtinë, 26 janar 2007

E përgëzoj ministrin e Punëve të Brendshme për përparimin që ka bërë në fushën e raportimit në krahasim me raportin e mëhershëm i cili ka qenë krejt formal. Mirëpo edhe raporti i tashëm, në krahasim me atë se si duhet të jetë një raport i MPB-së, mbetet për t’u dëshiruar. Do të donim që kjo gjendje të ishte si rrjedhim i mungesës së kompetencave. Unë, si përfaqësues i një subjekti opozitar, do të kem një qasje më ndryshe nga politika dhe subjektet që janë në oponencë.

Edhe më herët ju keni thënë se strukturat paralele të sigurisë të dirigjuara nga Serbia i keni në vëzhgim. Por monitorues është OSBE-ja. Ju jeni ekzekutiv. Pse nuk keni qenë aspak konkret sa u përket forcave serbe, - ushtarake e policore, që veprojnë në Kosovë. Pasi që i dini ato, siē thatë, pse nuk keni treguar ku janë ato, cilat janë qendrat e vendqëndrimit dhe komandimit të tyre dhe cila është lidhshmëria e tyre me qendra të ushtrisë së Serbisë në brendi të saj.

Pse e fshihni faktin se aktiviteti dhe lidhshmëria e tyre organizohet nëpër objekte fetare ortodokse dhe objekte tjera laike të destinuara për qëllime civile.

Pse cekni vetëm emra shqiptarë të organizimeve dhe nuk i cekët me emër organizatat, si “Odredi i Ēetnikëve“, Organizatën serbe për gjoja ēlirimin e Kosovës, e të tjera, dhe aktivitetin e tyre, ndërsa i përmendni SHIK-un e Kosovës e SIA-n, apo struktura tjera shqiptare, krejt të njohura. v Pse i fshihni faktet se në Kosovë veprojnë mbeturinat e Brigadës 58 serbe të këmbësorisë me armatim të lehtë në rajonin e Leposaviqit, Zveqanit, Zubin Potokut dhe në Veri të Mitrovicës.

Faktin se një brigadë ushtarake, policore e vullnetare të lehtë, është e organizuar në fshatrat serbe të Gjilanit, Kamenicës, Vitisë dhe Novo Bërdës. Se, gjithashtu, në njësi ushtarake janë të organizuara edhe Ranillugu dhe Shtërpca. Ndërsa, fshihni faktin se në Graēanicë me fshatrat Serbe të Prishtinës, Lipjanit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit vepron një njësi e Batalionit të përforcuar.

A paraqesin rrezik për Kosovën, dhe a thonë diēka për ju z. Ministër lidhur me sigurinë në Kosovë, emrat Nastiq, Markoviq, Ivkoviq, Iliq, Jokiq, Bellosheviq dhe lidhjet e tyre me Koshtunicën dhe strukturat tjera në Serbi.

Opinionit të shqetësuar për aktivitetet kriminale të këtyre strukturave të orientuara kundër Kosovës juve ju keni përgjigjur me improvizime se gjoja rreziku vjen jo nga armët dhe kriminelët në kufi të Kosovës por në mesin e saj, në Drenicë.

Në raport detajisht janë dhënë emrat dhe mbiemrat dhe rasti i Drenasit që ka të bëjë me do armë të lëna të kohës së luftës, të gjetura te ish-pjesëtarët e UĒK-së, që njihen për përkushtim ndaj Kosovës, që e kanë mbrojtur dhe mund t’i dalin në mbrojtje prapë Kosovës, ndërsa kalimthi kaloni strukturat e MUP-it të Serbisë dhe nuk përmendni strukturat paralele serbe të Kosovës të lidhura me strukturat që bashkëveprojnë në Serbi. Këto struktura zonja e zotërinj nuk merren me armë të vjetra, por me armët e reja që vinë pa ndalur nga Serbia për të vrarë Kosovën.

Mendoj së është koha e fundit kur Ministria e Brendshme ndjek politikë vetëakuzuese për Kosovën nën ndikime politike të oponencës dhe faktorëve jashtë profesional.

Në raport flitet edhe për ekstremizmin fetar dhe unë e inkurajoj Ministrinë e Brendshme për qasjen. Kjo pjesë nuk është e plotë edhe për arsye se për ekstremizmin fetar islamik nuk flitet konkretisht, e mund të ketë, por flitet në formë të përgjithësuar. E dyta kjo pjesë e raportit nuk është e plotë edhe për faktin se nuk është përfshirë aktiviteti i ekstremizmit fetar ortodoks. A nuk jemi të gjithë dëshmitarë të aktivitetit politik të kishës ortodokse serbe. Gjithë veprimtarinë e saj e ka fokusuar në aktivitet politik në dobi të shtetit të Serbisë kundër Kosovës. A nuk jemi dëshmitarë që prifti, kleriku Sava, i ka harruar krejt punët e zotit dhe delet e perëndisë dhe po merret hapur me politikë e diplomaci duke lobuar deri në skajet më të largëta të globit për Serbinë dhe kundër Kosovës. A e din UNMIK-u, që ka uzurpuar pjesën më të mirë të kompetencave, se Kosova me legjislacion është vend secular. Mos harroni zotërinj ky aktivitet u ka rënë në sy edhe forcave pak më të moderuara në Serbi dhe e kanë kritikuar veprimin e kishës së tyre, ndërsa është për ēudi se si nuk i ka rënë në sy ministrit të brendshëm.

Nuk mund të pajtohemi me atë që thuhet në faqen 7 të Raportit. Shprehja e pakënaqësisë së qytetarëve përmes protestave demokratike, siē ishin ato të vitit të kaluar, nuk është e vërtetë që e sfidojnë dhe provokojnë sigurinë në Kosovë. Përkundrazi, ato gjithkund në botë konsiderohen si ventilime që i shërbejnë sigurisë. Andaj kjo pjesë e raportit më tepër do t’i shkonte ndonjë raporti të viteve 80-të ku protestat demokratike konsideroheshin kërcënim, prandaj, nga raporti i tashëm, kjo pjesë duhet të hiqet ose mos të përsëritet më. E keqja nuk i vjen Kosovës nga protestat e Lëvizjes Vetëvendosje, në to kemi qenë edhe unë e disa tjerë deputetë të Kuvendit të Kosovës. Pra, burim i këtyre protestave nuk ka qenë planifikimi kriminal, por ato u bënë si rrjedhim i veprimeve të Grupit Negociator, që tashmë mund të quhet Grupi Uzurpator që s’pyet më për vendin as Kuvendin. Ky grup është duke e provokuar situatën dhe revolta e qytetarëve është plotësisht e ligjshme.


 
Grupi puēist dhe tregtia e tij me identitetin shqiptar
Xhevat Bislimi
24 janar 2007

Grupi që nxori në treg të Vjenës lirinë, tokën, vullnetin dhe të drejtat e padiskutueshme të popullit shqiptar të Kosovë (Sejdiu, Berisha, Ēeku, Thaēi dhe Surroi) këto ditë luajti edhe aktin e parafundit, bëri puē ndaj institucionit të vetëm legjitim dhe të zgjedhur me votën e qytetarit, ndaj Kuvendit të Kosovës. Akti i fundit i kësaj tragjedie, që quhet Kosovë, do të jetë miratimi nga ky grup puēist i projektit të Atisarit për Kosovën. Nuk ka se si të ndodh ndryshe, sepse ky grup, që para popullit të tij hiqet si grup “elefantësh” dhe “supermenësh”, kurse para të huajve si grup zvarranikësh, tashmë i ka miratuar (90%) të kërkesave të Serbisë të përfshira në “pakon” e Atisarit. Kosova, sipas asaj që ka pranuar ky grup, nuk është më shqiptare, por shqiptaro (kosovaro)-serbe. Ky është thelbi i marrëveshjeve të arritura gjatë bisedimeve me Serbinë. Kjo ka qenë edhe substancë e platformës politike të Ibrahim Rugovës: “Kosova e hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë”, ishte refreni i dashur i tij. Ky grup i zvarranikëve ka shkuar edhe më tej, ia ka “ftofur” Rugovës dhe po thotë: “Kosova e hapur ndaj Serbisë dhe e mbyllur ndaj Shqipërisë”! /mė shumė

 

Përballja me të vërtetën

Besnik Kryeziu

Pakoja e të dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara z.Ahtisarit, pas shumë shtyrjeve e vonesave më në fund do të arrijë në Prishtinë. Nëse gjërat do të rrjedhin sipas logjikës normale kjo pako do të duhej të mbyllte dilema e jo të hapte. Duhej të mbyllte konflikte e jo të hapte konflikte. Ne si qytetarë dimë pak, shumë pak, se për ēka është biseduar në procesin e Vjenës sepse ky proces ka qenë jo transparent për ne. Nga Grupi i Unitetit na është thënë se pavarësia është punë e kryer, se në Vjenë po bisedohet vetëm për modalitetet e saj. Na janë thënë shumë gjëra, por ja që erdhi koha për t’u përballur me të vërtetën dhe për ta kuptuar atë të vërtetë. Përballja me të vërtetën jo rrallë herë shkakton tronditje, tronditje që nganjëherë janë të pariparueshme. /më shumë

 

Njė pyetje pėr Sejdiun, Thaēin, Ramushin, Surroin etj

Analizė nga Koēo Danaj

10 janar 2007
Ėshtė njė pyetje e detyruar. Por nuk ėshtė e dėshiruar. Po pėrse nuk ėshtė e dėshiruar, por e detyruar? Po ja pėrse: Ka disa ditė qė flitet se Grupi Negociator i Kosovės duhet tė jetė unik lidhur me Pakon e Ahtisarit ndaj statusit tė Kosovės. Nė mbledhjen e fundit tė grupit negociator tė drejtuar nga Sejdiu u tha se ata duhet tė jenė unike ndaj propozimit tė Ahtisarit. Thaēi, Surroi, Sejdiu etj janė shprehur se ata nuk presin ndonjė tė papritur nga propozimi i Ahtisarit…por. Dhe kėtu fillon objekti i komentit, sepse tek lidhėza bashkėrenditėse «por», qėndron pyetja e sipėrthėnė. Cila ėshtė kjo pyetje qė u drejtohet politikanėve shqiptarė tė cilėt kanė marrė pėrsipėr tė realizojnė pavarėsinė e Kosovės si pjesa e parė e statusit tė saj.

Pyetja ėshtė: Cili ėshtė shqetėsimi juaj kur flisni pėr unitet qėndrimesh rreth statusit tė Kosovės? Sa kohė qė ju tė gjithė flisni se pakoja e Ahtisarit do tė jetė pavarėsia e Kosovės, pėrse ju duhet kėmbėngulja pėr unitet? 
/mė shumė

 

Pamje Provokuese

Fatmir Arifi

Realiteti i krijuar nė Kosovėn Lindore vėrtet nuk ėshtė aspak i nder. Aq mė keq ku ky realitet nga strukturat politike tė caktuara po materializohet jo pėr tė avancuar kėrkesat e shqiptarėve por pėr interesa individuale e klanore. Prandaj, qė nė pamje tė parė ajo ēfarė mundė tė vėrehet nė Kosovėn Lindore ėshtė krijimi i pėrshtypjes provokuese.

Nga ana tjetėr, shumė struktura politike dhe institucionale, si nė Kosovė dhe nė Shqipėri, duke pretenduar qė motivimi i pjesėmarrjes sė shqiptarėve tė Kosovės Lindore nė zgjedhjet parlamentare tė Serbisė, ėshtė njė “akt demokratik dhe integrues”, ėshtė dėshmi se brenda pėr brenda elitės politike mbarėshqiptare dominon njė frymė dezintegruese me njė papėrgjegjėsi absolute nė raport me pjesėn e okupuar tė atij rajoni.
/mė shumė

 

ZIKPRESS

 Therandë
 

LPK-ja kundërshton largimin nga puna të 38 punëtorëve të Kuvendit Komunal

Therandë, 15 janar 2007 - Grupi Parlamentar i LPK-së në Asamblenë Komunale të Therandës, në emër të të cilit foli z.Adem Kadolli, kryetar i LPK-së në këtë komunë, kundërshtoi vendimin mbi pushimin e marrëdhënies së punës për 38 punëtorë (të mirëmbajtjes dhe roje fizike) të Kuvendit Komunal të Therandës, me arsyetimin se punëdhënësi i këtyre punëtorëve është qeveria komunale e jo stafi politik, siē është në këtë rast Kuvendi Komunal i Therandës, i cili as nuk ka lidhë marrëdhënie pune me këta punëtorë, e as nuk është kompetent të pushojë marrëdhënien e punës për këta punëtorë. Kjo është një ikje nga përgjegjësia dhe mos guxim për t’u përballur me realitetin.
Ky reduktim bëhet në emër të restruksioneve të buxhetit, por realisht ka rritje të shpenzimeve pasi që me tender do të zgjidhen kompanitë private për pastrim të objekteve dhe sigurim dhe, sipas parallogarive do të kemi rritje të shpenzimeve të buxhetit dhe jo reduktim.

Duke pas parasysh këto që u thanë dhe duke konsideruar se ndërprerja e marrëdhënies së punës për punëtorët e komunës është e drejtë ekskluzive e Qeverisë komunale LPK-ja në Therandë votoi kundër.



Zyra për Informim e KRR tė LPK-së

 Therandë

 
Presheva ka mė afėr Tiranėn se Beogradin

Nga Koēo Danaj

6 janar 2007

Nuk bėhet fjalė pėr distancė kilometrike. Ashtu siē nuk bėhet fjalė pėr infrastrukturė rrugėsh. Bėhet fjalė pėr njė distancė tjetėr. Cila ėshtė ajo distancė? Bėhet fjalė pėr distancėn kombėtare, distancėn natyrale, distancėn shpirtėrore, distancėn gjuhėsore etj etj. Dhe kur merr parasysh kėto lloj distancash, atėherė me plot tė drejtė mund tė thuash se Presheva ka shumė herė mė afėr Tiranėn se sa Beogradin.

Po kjo dihet mund tė thotė dikush apo disa. Ėshtė shumė e vėrtetė qė dihet, por ėshtė po kaq e vėrtetė se shpesh herė harrohet. Po pse harrohet? Po ja pėrse: Shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės bojkotuan referendumin lidhur me kushtetutėn serbe. Dhe me kėtė bojkot ata treguan se nuk e njohin Ligjin themelor tė shtetit serb. Qė do tė thotė se nuk e njohin vetė Serbinė si shtetin e tyre. Deri kėtu janė dakord tė gjithė, pėrfshirė edhe politikanėt shqiptarė nga Tirana, Prishtina dhe Tetova. /
mė shumė

 


Veprimtaria e LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės

 

(Biografia e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli)

 

22 mars 2007
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė Kuvendin e Kosovės lidhur me ngjarjet e 10 shkurtit 2007
Tė lirohet menjėherė Albin Kurti!

14 mars 2007
Deputeti i LPK-sė nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės
Xhemajli: Grupi Negociator tė ndikojė nė lirimin nga burgu tė Albin Kurtit

26 janar 2007
Fjala e deputetit tė LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, mbajtur nė seancėn plenare tė 26 janarit kushtuar sigurisė nė vend Siguria e Kosovės kėrcėnohet nga forcat ushtarake, policore dhe parami litare nga Serbia

30 nėntor 2006
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, lidhur me Projektbuxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2007

1 shtator 2006
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė Kuvendin e Kosovės lidhur me raportin pėr bisedimet e Vjenės
T’u pushojė dhe tė mos u vazhdohet mandati personave qė janė nė grupin pėr Statusin

27 korrik 2006
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, pėr ligjin pėr Trashėgiminė Kulturore tė Kosovės

20 prill 2006
Diskutimi i deputetitit tė Lėvizje Popullore tė Kosovės (LPK), Emrush Xhemajli, nnė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės, kushtuar standardeve pėr Kosovėn

16 mars 2006
Ēėshtje qė deputeti i KK Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė, ngriti nė Kuvendin e Kosovės
Xhemajli: Kėrkoj masa urgjente qė z. Naser Shatri tė lirohet sa mė parė nga arresti i paarsyeshėm

15 dhjetor 2005
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, lidhur me buxhetin e Kosovės pėr vitin 2006

24 qershor 2005
Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, lidhur me propozimligjin pėr pėrdorimin e gjuhėve

19 maj 2005
Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, nė seancėn pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė

28 janar 2005
Lidhur me Projektligjin pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2005

26 janar 2005
Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 26 janar 2005
... Lidhur me Projektligjin Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė Familjeve tė Dėshmorėve dhe Viktimave Civile tė Luftės
.. Lidhur me Projektligjin pėr Prokurorinė Publike tė Kosovės

22 dhjetor 2004
Qėndrimi i LPK-sė pėr Programin e Qeverisė sė Kosovės 2004-2008

3 dhjetor 2004
Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr nė vend tė z.Ibrahim Rugova


 

.......