Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

 

 

HPrishtina

Mekuli.com

 

 

Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 28 janar 2005

►►► Lidhur me Projektligjin pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2005

 

I nderuari Kryetar,

Tė nderuar kolegė deputetė,

Qeveritarė,

Pėr mendimin e LPK-sė Kosova nuk mund tė paguajė bllanko pėr fushat e rezervuara tė Kornizės Kushtetuese. LPK ėshtė shumė dakord qė tė bartet te Qeveria dhe institucionet e Kosovės pėrgjegjėsia e financimit tė TMK-sė, tė SHPK-sė, tė Gjyqėsisė dhe privatizimit, por gjithashtu, bashkė me kėtė tė bartet edhe pėrgjegjėsia e raportimit tė kėtyre institucioneve te Qeveria dhe rrjedhimisht edhe te Kuvendi i Kosovės. Pėr mė tepėr me to tė udhėheqė Qeveria, ndėrsa ata qė nuk financojnė vetėm tė monitorojnė gjendjen.

Mbi 42 milionėt e paraparė pėr Agjencinė Kosovare tė Mirėbesimit.

Kjo agjenci ka mjete nga shitja e ndėrmarrjeve tė privatizuara dhe nga to duhet tė financohet dhe nė ansjė mėnyrė nga Qeveria e Kosovės. Buxhetit tė Kosovės kjo Agjenci duhet t'i paguajė tatimet, ose edhe ajo, ėshtė mė sė miri qė, tė hyjė nė kompetenca tė Qeverisė.

Njė pjesė e mjeteve dedikuar AKM-sė t'i barten Ministrisė sė Punės dhe Mirėqenies Sociale. Veē tjerash, kjo ministri, do t’i pėrdorte kėto mjete pėr zbatimin e kontratės kolektive, siē janė marrė vesh me sindikatin e Kosovės. Kjo tė bėhet me qėllim tė  vendosjes sė njė drejtėsie shoqėrore minimale dhe paqeje sociale.

Sa u pėrketė financimit tė partive politike ka qenė dashur tė specifikohet financimi i tyre dhe tė dihet baza e financimit pėr funksionimin e njė partie politike tė pėrfaqėsuar nė Kuvend. Nė kėtė rast duhet precizuar se, nėse shkohet me tė vjetrėn, baza prej rreth 30 mijė € pėr funksionimin e partive politike nuk u pėrgjigjet nevojave elementare pėr funksionimin e tyre, prandaj duhet rritur nė 100 mijė €. Mė pastaj tė shkohet me financim sipas numrit tė deputetėve.

Pėrndryshe tė gjithė duhet ta kemi parasyshė gjendjen buxhetore tė Kosovės. Me plotėsimet e mundshme jemi qė tė votohet ky buxhet.


Thekse nga analiza e gjatė e botuar nė „PASQYRA“ kushtuar zgjedhjeve parlamentare nė Kosovė

Xhafer Shatri: Nėse forca reale e partive politike matet me veprimet e tyre dhe jo me numrin e votuesve, nėse ndikimi i njė partie matet me punėn qė ka bėrė e jo me fjalėt qė ka thėnė, atėherė del se LPK mbetet subjekti mė me peshė reale nė vend

LPK, LKĒK dhe Unikombi janė subjekte qė vijnė nga njė shtrat i njėjtė politik, nga ilegalja e Kosovės. LKĒK ka pėsuar trandje tė brendshme, sidomos pas luftės dhe nga sa shihet pėr pasojė tė mospjesėmarrjes nė zgjedhje dhe pėr mungesė edhe tė njė shpjegimi mė bindės pėr shkaqet e bojkotimin tė tyre ka pėsuar edhe shkapėrderdhje radhėsh.
Ndėrkaq LPK nė rrafshin elektoral edhe pse ka pasur rezultate modeste, megjithatė ka dėshmuar njė qėndrueshmėri ndikimi. Numri i votuesve tė saj nuk ka shėnuar rėnie. Por, kur jemi te Lėvizja Popullore e Kosovės, duhet pasur parasysh se ajo ėshtė i vetmi subjekt qė pasluftės ka bėrė diēka konkrete pėr vendin e vet. Siē dihet ajo ka filluar lėvizjen e armatosur dhe ka themeluar UĒK-nė. Nė kėtė veprimtari ajo ėshtė mbėshtetur plotėsisht nga LKĒK.
LPK pas luftės, edhe pse ka pasur rrėmet tė brendshėm, sepse siē dihet nga gjiri i saj ka dalė PDK, megjithatė ka inicuar procese tė rėndėsishme politike:
- Ka themeluar UĒPMB-nė dhe kėshtu ka faktorizuar popullsinė shqiptare nė Kosovėn Lindore;
- Ka organizuar kryengritjen e armatosur nė Maqedoni dhe ka ndikuar qė tė mos pėrēahet faktori politik shqiptar atje;
- Nė kohėn kur Serbia vazhdon tė abuzojė me minoritetin serb nė Kosovė dhe tė bėjė aneksionin kushtetues tė vendit tonė, LPK doli me idenė pėr Unionin Kosovė-Shqipėri…

Prandaj nėse forca reale e partive politike matet me veprimet e tyre dhe jo me numrin e votuesve, nėse ndikimi i njė partie matet me punėn qė ka bėrė e jo me fjalėt qė ka thėnė, atėherė del se LPK mbetet subjekti mė me peshė reale nė vend. (lexo analizėn e plotė nė: www.pasqyra.com)


Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 26 janar 2005

►►► Lidhur me Projektligjin Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė Familjeve tė Dėshmorėve dhe Viktimave Civile tė Luftės

 

 

I nderuari Kryetar,

Tė nderuar kolegė deputetė,

Tė nderuar pėrfaqėsues tė Qeverisė,

Lėvizja Popullore e Kosovės do ta votojė Projektligjin e paraqitur nga Qeveria Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė familjarėve tė dėshmorėve dhe tė viktimave civile tė luftės.

Me kėtė ligj Kosova fiton shumė jo vetėm nė fushėn e humanizmit dhe tė larjes sė borxhit dhe plotėsimit tė standardeve ndaj qytetarėve tė vetė, por  me kėtė fiton shumė paqa dhe qetėsia sociale nė Kosovė. Me kėtė ligj fillon koha e vlerave shoqėrore, kodi i sjelljes dinjitoze nė shoqėri dhe e shpresės pėr vendin tonė. Me kėtė ligj instituconi mė i lartė i vendit do tė tregonte se din tė nderojė dhe tė pėrkulet para atyre qė dhanė veten pėr tė mirėn e pėrgjithshme.

Me kėtė ligj Kuvendi i Kosovės ėshtė vonuar sė tepėrmi andaj duhet aprovohet dhe tė kalojė nė zbatim menjėherė. Nuk e vlenė tė diskutohet pėr lėshimet mangėsitė ose teprimet nė ligj, megjithėse ato mund t'i gjenden, dhe nė emėr tė kėsaj tė vonohet mė tej. Me rėndėsi ėshtė tė fillohet menjėherė.

►►► Lidhur me Projektligjin pėr Prokurorinė Publike tė Kosovės

LPK ka vėrejtje serioze nė kėtė Projektligj. Ai favorizon juristėt e inkriminuar nė sistemin e represionit nė regjimet e kaluara.

Nė Nenin 25 nėn f).

Nuk mjafton qė prokurorėt e ardhshėm tė mos kenė marrė pjesė nė ligjet diskriminuese qė parashihet nė nenin 25. f. me tė cilat po identifikohet perioda nga viti 1989 e kėndej. Nė kėtė ligj duhet qartė tė thuhet se prokurorė nuk mund tė jenė ata juristė qė kanė zbatuar ligjet sipas tė cilave janė shkelur tė drejtat elementare njerėzore si e drejta e tė shprehurit, e organizimit dhe e protestės. Nuk mund, ne kėtu nė kuvend, tė miratojmė njė ligj qė i favorizon ish-tė burgosurit dhe njė tjetėr si ky, qė po shqyrtojmė sot, qė i favorizon juristėt e ish-regjimit qė i kanė dėnuar njerėzit pėr teke politike dhe nacionale. Ata qė kanė dėnuar nė kohėn e Rankoviēit, Titos, e udhėheqjes kolektive jugosllave nga viti 1944 deri nė vitin 1989 nuk kanė qenė aspak mė tė butė se sa regjimi i Millosheviqit kundėr qytetarėve tė Kosovės.

Se ėshtė fjala pikėrisht pėr favorizimin e kategorive tė juristėve qė kanė marrė pjesė nė regjimet e kaluara dhe se u kufizohet mundėsia pėr tė ardhur nė shprehje juristėve tė kualifikuar gjatė viteve 90-tė dhe tash viteve tė pasluftės, flet mė sė miri pika 3 e nenit 25 si dhe nenin 45 (Ngritja nė detyrė) sipas tė cilit kandidatėt  (pėr prokurorė - v.ime) tė kenė 3 vjet pėrvojė, pėr detyrėn e prokurorit komunal, shtatė vjetė pėr detyrėn e prokurorit tė qarkut dhe dhjetė vjetė pėr prokurorin e Kosvoės. Praktikisht kuadrove nga koha e tashme u mbyllet dera edhe pėr nja 5 vjetė tė mira vetėm pėr tė pėrjetėsuar ata qė patėn punuar mė herėt.

Propozimi i LPK-sė ėshtė qė pėr secilin vend pune nė prokuroritė pėrkatėse tė kėrkohet njė pėrvojė pune 2 vjeēare, ndėrsa ky ligj tė rishqyrtohet edhe njė herė pas 7 ose 10 viteve. Nė Kosovėn e pasluftės kushti pėr pėrvojė pune pėr kėtė detyrė edhe pėr disa vite nuk mund tė jetė kriter pėr kėto vende pune. Edhe ashtu edhe kėshtu ky ligj duhet tė rishikohet pėr shkak tė rishikimit tė raproteve tė gjyqėsisė sė Kosovės me administratėn e UNMIK-ut (shih nenin 59).

Tė gjithė e dijmė se njė nga gjeneratorėt e pakėnaqėsive tė qytetarėve nė Kosovės ka qenė fusha e drejtėsisė dhe pikėrisht fakti se ajo nuk ėshtė reformuar nė kuptimin e ndėrrimit tė atyre qė kanė qenė tė inkriminuar.


Nga mbledhja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė

Kėrkohet riaktualizim i projektit pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė

Prishtinė, 23 janar - Analiza lidhur me situatėn nė tė cilėn gjendet Kosova dhe LPK-ja nė jetėn politike tė saj, me theks tė veēantė situata e krijuar pas zgjedhjeve tė 23 tetorit tė vitit tė kaluar, ka qenė subjekt trajtimi nė mbledhjen e tretė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm  81 anėtarėsh tė LPK-sė (e para pėr kėtė vit), qė ėshtė mbajtur tė shtunėn nė Prishtinė. Raportin e punės sė kryesisė nė mes tė dy mbledhjeve e ka paraqitur kryetari Xhemajli, i cili ėshtė fokusuar nė qėndrimet qė ka mbajtur Kryesia e LPK-sė ndaj zhvillimeve nė skenėn politike nė Kosovė, Maqedoni dhe rajon, dhe aktivitetet lidhur me zgjedhjet e 23 tetorit tė vitit 2004 pėr Kuvendin e Kosovės. “Kryesia e LPK-sė me vėmendje dhe shqetėsim ka pėrcjellur tė gjitha zhvillimet nė skenėn politike nė Kosovė dhe rajon, dhe pėrmes deklaratave tė ndryshme nė mjetet e informacionit, ėshtė prononcuar lidhur me kėto zhvillime, duke prezentuar pikėpamjet e saj pėr tejkalimin e situatave tė krijuara”, ka thėnė ndėr tė tjera Xhemajli. “Gjatė zgjedhjeve nė Kosovė, ka pasur tentativa tė mėdha tė Serbisė pėr t’u shfrytėzuar rasti qė tė imponohet plani serb pėr kantonizimin e Kosovės. Serbia dhe politikanėt serbė tė Kosovės u ridemaskuan nė sy tė botės si kundėrshtarė tė proceseve politike nė Kosovė, dhe si pasojė e kėsaj, komuniteti serb tani ka vetėm 10 ulėset e rezervuara nė Kuvendin e Kosovės”, ishte konstatim i Kryesisė sė LPK-sė, tė cilin e ka paraqitur pėrpara anėtarėve tė KP-sė kryetari Xhemajli. Me kėtė rast, ai ka rikujtuar qėndrimin qė ka mbajtur ky subjekt ndaj koalicionit bashkėqeverisės LDK-AAK-tė tjerėt, duke theksuar se LPK-ja i ka mbetur besnik qėndrimit tė marrė nė Mbledhjen e Pestė tė Pėrgjithshme, se nuk do tė bashkėpunojė me LDK-nė deisa kryetar i saj tė jetė Ibrahim Rugova. “LPK-ja ka pretenduar qė tė fitojė njė grup parlamentar, por pėr fat tė keq, me njė shtim minimal tė votave nė krahasim me zgjedhjet e kaluara, kemi fituar vetėm njė ulėse nė Kuvend me 0.66% tė numrit tė pėrgjthshėm tė votave, gjė qė nuk mund tė konsiderohet sukses”, ka konstatuar kryesia, nė pjesėn e raportit qė analizonte zgjedhjet e 23 tetorit. Kjo pikė edhe ka nxitur diskutimet e disa anėtarėve tė Kėshillit tė Pėrgjithsėm, si: Ilaz Kadolli, Durmish Gashi, Avdi Gjata, Florim Isufi, Baki Sfirca, Metush Zenuni, Demir Reshiti, Gafurr Elshani, Ali Halimi etj, tė cilėt kanė paraqitur mendimet e tyre lidhur me raportin e paraqitur dhe kanė dhėnė propozime konkrete pėr aktivitetet qė duhet tė zhvillohen nė tė ardhmen. Pas kėtyre diskutimeve, pjesėmarrėsit nė mbledhje me votim unanim kanė miratuar vendimet e pėrfshira nė 10 pika, ndėr tė cilat vend meritor i ėshtė lėnė kėrkesės pėr ndėrmarrjen e hapave konkretė pėr riaktualizimin e projektit pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė, duke e autorizuar deputetin e vetėm tė kėtij subjekti nė Kuvendin e Kosovės qė tė kėmbėngulė pėr ta futur nė rend dite kėtė propozim.

Nė pjesėn e dytė tė mbledhjes, ėshtė diskutuar pėr parapėrgatitjet qė duhet bėrė pėr shėnimin e 23-vjetorit tė themelimit tė LPK-sė, si dhe shėnimin e njėvjetorit tė vdekjes sė veprimtarit tė ditėve tė para tė LPK-sė, Rexhep Halimi.

Zyra pėr informim e LPK-sė


Kryetari Xhemajli pėrgėzon ef.Naim Ternaven dhe besimtarėt islam me rastin e festės sė Kurban Bajramit 

E nedruara Kryesi e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, i nderuar ef. Naim Ternava!

 

Kam nderin qė pėrmes jush, nė emėr tė Kryesisė sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, tė gjithė besimtarėve tė fesė islame nė Kosovė, t’ua uroj pėrzemėrsisht festėn e Kurban Bajramit.

Ėshtė koha qė populli ynė t'i kthehet ardhmėrisė dhe prosperitetit, ngase vetėm kėshtu mund tė sendėrtohen aspiratat tona kombėtare. Urojmė qė shqiptarėt kudo qė janė tė bashkuar dhe nė harmoni vėllezėrore e politike tė punojnė pėr realizimin e Unionit Shqipėri-Kosovė.

Me dėshirėn mė tė madhe qė kjo festė t’i pėrmbush aspiratat e mbarė popullit tonė liridashės, ju pėrshėndesim pėrzemėrsisht.

Kryetari i LPK-sė:

Emrush Xhemajli

Prishtinė, 18 janar 2004


Intervistė e kryetarit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, dhėnė agjencisė sė lajmeve Kosovapress
Xhemajli: Pa zgjidhjen e statusit politik nuk mund tė ecet pėrpara

Emrush Xhemajli, kryetar i Lėvizjes Popullore tė Kosovės (LPK), nė njė intervistė dhėnė Kosovapress-it flet pėr zhvillimet e ardhshme nė vend, statusin politik tė Kosovės, si ndihet nė Kuvendin e Kosovės si deputet i ri, etj. Sipas tij, pa status tė vendit nuk do tė ketė mundesi qė tė ecet mė tutje pėrpara, nė tė kundėrtėn tė gjithė e kanė tė qartė se gjithēka do tė vihet nė rrezik. Ai flet edhe pėr qėndrimin e LPK-sė kundėr koalicionit LDK-AAK. ”Ata qė mbesin jashtė koalicioneve ose qė nuk duan tė hynė nė tė, natyrisht qė nuk i arsyetojnė ato. Ne jemi nė kategorinė e dytė”, thotė ai./ www.kosovapress.com


 


Veprimtaria e

LPK-sė nė

Kuvendin e Kosovės

 

28 janar 2005

Lidhur me Projektligjin pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2005

 

26 janar 2005

Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 26 janar 2005

 

... Lidhur me Projektligjin Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė Familjeve tė Dėshmorėve dhe Viktimave Civile tė Luftės

 

... Lidhur me Projektligjin pėr Prokurorinė Publike tė Kosovės

 

22 dhjetor 2004

Qėndrimi i LPK- pėr Programin e Qeverisė sė Kosovės 2004-2008

 

3  dhjetor 2004

Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr nė vend tė z.Ibrahim Rugova

 

........


Biografia e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli

 

U lind mė 1 maj 1959 nė Komogllavė tė Ferizajit. Shkollėn fillore e ka mbaruar nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen nė Ferizaj. Gjatė vitit 1976 i takon grupit ilegal tė nxėnėsve. Gjatė kohės sa ishte student i letėrsisė shqiptare dhe artit figurativ, dega e pikturės nė Prishtinė (1979), arrestohet nga okupatori serb dhe dėnohet me 3 vjet e gjysmė burgim pėr ēėshtje politike. Dėnimin e vuajti nė Mitrovicė tė Sremit. Pas burgut hyn nė organizimet e Lėvizjes Popullore tė Kosovės (nė atė kohė LRSHJ-sė). Mė 7 janar 1984 i ikėn policisė qė kishte shkuar nė shtėpinė e tij pėr ta arrestuar sėrish dhe kalon nė ilegalitet. Nė prill tė atij viti arratiset dhe vendoset nė Zvicėr. Gjatė kohės sa qėndroi nė mėrgim, tri vitet e para ishte anėtar i redaksisė sė “Zėrit tė Kosovės” dhe ka hapur disa ekspozita personale dhe kolektive tė pikturės. Ndėrsa nga viti 1987 zgjedhet sekretar i LPK-sė, Dega Jashtė Vendit. Nė vitin 1991-1993 ishte delegat i Degės sė LPK-sė Jashtė Vendit nė Mbledhjen e III-tė, pėrkatėsisht IV-tė, qė u mbajtėn nė Ujmirė tė Drenicės dhe nė Prishtinė. Nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės ėshtė nga fillimi i punės sė saj mė 1994. Nga maji i vitit 1998 deri nė fund tė luftės pėr ēlirimin e Kosovės ishte ndihmėskomandant pėr administratė tė pėrgjitshme nė Zonėn Operative tė Dukagjinit. Mė 1999 okupatori serb e dėnoi, nė mungesė, mė 15 vjet burg. Mė 28 Nėntor 1999 u vetėdemobilizua nga TMK-ja dhe kaloi prapė nė jetėn politike. Nė Kuvendin e V-tė tė LPK-sė, mbajtur nė korrik tė vitit 2000, delegatėt e zgjodhėn kryetar tė LPK-sė. Mbėshteti politikisht luftėn e armatosur ēlirimtare tė pjesėve tė popullit shqiptar nė Kosovėn Lindore dhe nė Maqedoni. Jashtė ēdo rregulloreje legale u hoq nga lista zgjedhore pėr deputetė tė Kuvendit tė Kosovės nė zgjedhjet e vitit 2001. Nė vitin 2001 nė mbledhjen e VI tė Pėrgjithshme u rizgjodh kryetar i LPK-sė, gjithashtu edhe nė vitin 2004 nė Mbledhjen e VII tė Pėrgjithshme u rizgjodh kryetar i LPK-sė. Ėshtė i martuar, babė i tre fėmijėve. Jeton nė Prishtinė. Nga gjuhėt e huaja flet frengjishten dhe gjuhėn qė e mėsoi nė burg.