Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 


Kërko në
  
www.google.com
Kërko në
  
www.lpk-kosova.com


  • Shqipėria.com
  • Albanian.com
  • Kosovapress
  • KosovaLive
  • ATSH
  • Dwelle
  • Europaelirė
  • VOA
  • BBC
  • Epoka e re
  • Koha Ditore
  • Koha Jonė
  • Shekulli
  • Korrieri
  • Gazeta Sot
  • Lajme.net
  • Shkėmbi.com
  • Driarm
  • LĖVIZJA POPULLORE E KOSOVĖS

     1982 – 2002

     20 VJET VEPRIMTARI

               Mė poshtė po shėnojmė disa data me rėndėsi tė veprimtarisė dhe tė organizimit tė LPK-sė

    -          Pranverė 1981. Shpėrthyen demonstratat popullore tė shqiptarėve nė Kosovė nėn parullėn “Kosova Republikė”, qė kishte pėr qėllim barazimin e Kosovės me 6 republikat tjera tė ish-Jugosllavisė.

    -          Regjimi ndaj kėtyre demonstrimeve dhe kėrkesave u pėrgjigj me terror shtetėror. Demostratat i shtypi me polici dhe ushtri duke vėnė nė lėvizje rrugėve edhe armatimin e rėndė.

    -          Si pasojė u vranė dhjetra, u plagosėn qindra dhe u burgosėn mijėra veta gjatė dhe pas demonstratave.

    -          Qershor 1981. Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi e Nezir Myrtaj me grupin e tyre tė fshehtė, lėshuan nė qarkullim platformėn pėr organizimin e mėtejm me titull: “Teza rreth Frontit Popullor pėr Republikėn e Kosovės”. Nė kėto teza jepen argumentet qė flasin se Kosovės i takon statusi i Republikės nė Federatė, se ajo ėshtė e arritshme dhe se populli i Kosovės ka potencial tė luftojė pėr fitimin e saj.

    -          Njė numėr i aktivistėve qė vepronin nėpėr grupe tė fshehta kundėr regjimit ishin arratisur ose u arratisėn jashtė vendit.

    -          Jashtė Kosovės filloi rigrupimi i tė arratisurve. Ata filluan veprimtari tė dendur duke vazhduar akivitetin pėr Republikėn e Kosovės, jashtė vendit, sidomos nė Evropėn Perėndimore. Udhėheqja Jugosllave iu pėrgjigj me terror edhe aktivitetit jashtė vendit.

    -          Mė 17 janar 1982 nė Untergrupenbah tė Gjermanisė u vranė 3 aktivistėt mė tė dalluar tė kohės, Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gėrvalla.

    -          17 shkurt 1982 nė Turqi, pėrfaqėsues tė dy grupimeve patriotike tė fshehta, Sabri Novosella dhe Abdullah Prapashtica (tė arratisur politik nga Kosova), nė prezencė edhe tė ambasadorit tė Shqipėrisė nė Turqi, z. Bujar Hoxha shpallin tė formuar Lėvizjen pėr Republikėn Socialiste Shqiptare nė Jugosllavi (LRSSHJ).

    -          Mė 15 maj tė vitit 1982 nė Zvicėr pėrfaqėsuesi i grupit tė tretė patriotik Xhafer Shatri deklaron hyrjen nė LRSSHJ.

    -          Qėllimi i LRSSHJ ishte qė tė arrihet formimi i Republikės sė Kosovės nė kuadėr tė federatės jugosllave ku do tė pėrfshiheshin viset e banuara me shumicė shqiptarė.

    -          1982 – 1984. LRSSHJ-nė e drejton Komiteti Qendror i LRSSHJ-sė i pėrbėrė nga 15 anėtarė. Ndėr tė tjerė dhe Xhafer Shatri, Sabri Novosella, Ibrahim Kelmendi, Fahredin Tafallari, Hasan Mala, Kadri Abdullahu, etj.

    -          Nė qershor tė vitit 1982 nė Gjermani me teknikėn qė kishte lėnė dėshmori Jusuf Gėrvalla vazhdon botimi i gazetės “Zėri i Kosovės”. Redaktor i gazetės ishte Skender Durmishi.

    -          1982: Radhėt e LRSSHJ nė komuna tė Kosovė pėrfaqėsoheshin nga Nuhi Berisha, Gafurr Elshani, Ilaz Kadolli, Ahmet Isufi, Shaban Shala, Ilmi Zeka, etj.

    -          1982: LRSSHJ jashtė orienton anėtarėt e vet qė tė punojnė nė klubet e punėtorėve shqiptarė jashtė vendit, punė qė e bėri nė vazhdimėsi.

    -          Gjatė vitit 1983: teknika dhe redaktimi i gazetės “Zėri i Kosovės” kalon nė Zvicėr. Redaktor i gazetės deri nė vitin 1985 do tė jetė Xhafer Shatri.

    -          Nė propagandė emėrtimit LRSSHJ gjithkund i hiqet germa “S”.

    -          1983: Veprimtarėt e LRSHJ-sė, Zijah Shemsiu dhe Sami Kurteshi arrestohen nga policia jugosllave duke transportuar armė nė relacionin Zvicėr – Kosovė. Pas 18 muajsh torture (5 maj 1985) Zijah Shemsiu vritet nė burgun e Beogradit.

    -          Ndėrkohė qė LRSHJ organizon demonstrata tė herėpashershme pėr Republikė nė disaporė. Nė Kosovė u organizuan demonstata pėr shėnimin e demontratave tė vitit 1981 dhe u pėrsėrit kėrksea pėr Republikė.

    -          11 Janar 1984, Prishtinė:  Rrethohen nga forcat serbe nė Kodrėn e Trimave aktivistė tė LRSHJ-sė Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Pas njė lufte heroike tė pabarabartė bijnė nė fushėn e nderit. Arrestohet Kadri Osmani, Enver Topalli dhe qindra tė tjerė.

    -          8 shkurt 1984: pas njė lufte tė pabarabartė vritet nga policia serbe veprimtari i LRSHJ-sė Bajram Bahtiri.

    -          Maj 1984: Formohet kolegjiumi i Redaksisė sė “Zėrit tė Kosovės” me kėtė pėrbėrje: Xhafer Shatri, kryeredaktor, Fazli Veliu, Mustafė Xhemajli, Saime Isufi, Emrush Xhemajli, Agim Hasan Mala, Muhamer Shabani, Hasan Mala etj.

    -          1985, pjesa e parė e vitit. Kėshillat bazė tė LRSHJ-sė dhanė mendimet me shkrim pėr progamin e mėtejmė tė LRSSHJ-sė. Komiteti Qendror i LRSHJ-sė duke u bazuar nė to dhe nė “Tezat....” e lartėpėrmendura adaptoi Programin e parė tė saj. Me kėtė rast iu ndėrrua edhe emri nga LRSSHJ nė LPRK (Lėvizja Popullore pėr Republikėn e Kosovės).

    -          Janar 1985. Mustafė Xhemajli zgjedhet redaktor i “Zėrit tė Kosovės”. Nė kėtė detyrė vazhdon deri mė 1991.

    -          1995: Hysen Gėrvalla kooptohet nė Komitetin Qendror tė LPRK-sė.

    -          1985: Arrestime tė aktivistėve tė LPK-sė nė territoret shqiptare nė ish-Jugsollavi.

    -          1985 Prekaz: Formohet Kėshilli i LPRK-sė nė pėrbėrje Adem Jashari, Sami Lushtaku, Jakup Nura, Nuredin Lushtaku etj.

    -          8. 11. 1986, Cyrih: Nė Cyrih mbahet mbledhja konsultative e LPRK-sė. Formohet grupi i Organizimit tė Mbledhjes sė Parė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė me delegatė.

    -          Korrik 1987, Zvicėr (St. Gallen, Cyrih, Delemont). Mbahet Mbledhja e Parė e Pėrgjithshme e LPRK-sė me delegatė nga diaspora dhe delegatin Ahmet Haxhiu, i dėrguar nga Kėshillat nė territoret shqiptare nė ish-Jugosllavi. Kjo Mbledhje zgjati 3 ditė.  Nė te u aprovua Programi dhe Statuti i LPRK-sė, u aprovuan rezolucionet dhe u zgjodh udhėheqėsia e re. Kryetar u zgjodh Fazli Veliu, sekretar Emrush Xhemajli, pėrgjegjės fianciar Gafurr Elshani, anėtarė kryesie, Avni Dehari, Ernest Jurstver, Xhavit Haliti, Rexhep Halimi etj. Si dhe Redaksia e “Zėrit tė Kosovės” me redaktor Mustafė Xhemajlin. Organ ligjėvėnės i LPK-sė u emėrua Kėshilli i Pėrgjithshėm (deri atėherė ishte quajtur Komiteti Qendror) dhe pėrbėhej prej 21 vetave.

    -          1988: LPRK i dėrgon njė peticion nė gjuhėn shqipe dhe frenge Konferencės sė Vendeve Ballkanike.

    -          1989: Programi i LPRK-sė botohet nė gjuhėn shqipe, frenge, gjermane dhe kroate.

    -          1989: Formohet njė sektor ushtarak nė kuadėr tė LPRK-sė.

    -          Fillim i vitit 1989. LPRK, Dega jashtė vendit  u solli pėrforėcim radhėve nė Kosovė dy veprimtarė tė saj tė dalluar: Ali Ahmetin (Abazin) dhe Hajdin Abazin (Rexhėn, pėrkatėsisht Lum Haxhiun).

    -          1987-1989. LPRK organizoi nė Kosovė e diasporė qindra veprimtari pėr qėllimin programor tė saj. U shtri rrjeti i saj i organizuar nė gjithė hapėsirėn shqiptare dhe nė disaporė. LPRK u forėcua nga tė gjitha pikėpamjet. Ahmet Haxhiu, Ali Reshani, Sahit Krasniqi, Shaban Muja, Arif Seferi, nėn organizimin dhe financimin e Kryesisė sė Degės sė LPRK-sė sigurojnė armė, municione dhe pajisje ushtarake, si dhe teknikė moderne pėr propagandė.

    -          1988-1989: Aktivistėt mė tė dalluar nė Kosovė qė praktikisht e morėn drejtimin e LPRK-sė nė kėto dy vite ishin: Fadil Vata, Afrim Zhitia, Ahmet Haxhiu, Arif Seferi, Fahri Fazliu, Ali Ajeti, Bedri Sokoli, Sabri Kiēmari, Beqir Beqa, Sahit Krasniqi, Jakup Nura, Shukri Buja, Shaban Muja, Azem Syla, Ibish Neziri, Musa Demiri, Ramadan Avdiu, Ilaz Kadolli, Beajdin Allaqi, Binak Berisha, Bahri Fazliu, Servete Krasniqi e shumė tė tjerė.

    -          1988-1989: LPRK organizoi, disa herė, aksione tė sabotimit tė shfrytėzimit tė ekonomisė sė Kosovės nga ana e Serbisė e Maqedonisė. Nė kėtė periudhė u kryen shumė aksione tė rrėzimit tė lartėpėrēuesve elektrik dhe kėputjes sė shiritave tė thėngjillit qė niseshin nga Elektroekonomia si dhe aksione nė ndėrmarrjet mė tė mėdha tė Kosovės.

    -          Mars 1989, Prizeren: Nė burg mbytet nė torturė nga policia serbe veprimtari i LPRK-sė Xhemajli Berisha.

    -          Mars – prill 1989. LPRK organizoi demonstratat kundėr heqjes sė autonomisė Kosovės dhe rishtroi kėrkesėn pėr Republikė.

    -          31 maj 1989. LPRK organizon demonstrate ne Podujevės. Gjatė tėrheqjes demonstarata merr formėn e armatosur. Nė luftė me forėcat serbe tė pajisur edhe me autoblinda nė fshatin Shtedim bie heroikisht veprimtari i LPRK-sė Ali Ajeti.

    -          Qershor 1989 – dhjetor 1989: I pėrbėrė nga aktivistė tė LPRK-sė qė kishin kaluar nė ilegalitet veproi nė zonėn e Llapit grupi i armatosur qė u quajt “Qeta e Llapit” qė pėrbėhej nga Sabri Kiēmari, Hasan Ramadani, Gani Hoxha, Ismet Abdullahu etj.

    -          1989 nė Prishtinė dalin dy buletine tė “Zėrit tė Kosovės”. Njė numėr i buletinit “Minatori”, (redaktor Hajdin Abazi) dhe 6 numra tė buletinit tė “ZiK-ut”, “Rruga e Lirisė”, redaktor Afrim Zhitia dhe Fadil Vata.

    -          Vitet 80-tė: Me organizimin e LPRK-sė ngriten 8 radio lokale nė diasporė qė  emetuan emisione nė tė cilat mbrohej kėrkesa gjithėpopullore pėr Republikėn e Kosovės. Rol tė veēantė nė kėtė drejtim luanin Mustafė Xhemajli, Ismet Rashiti dhe Ibrahim Xhemajli.

    -          Tetor 1989, Baden dhe Ollten, Zvicėr. Mbahet Mbledhja e II-tė e Pėrgjithshme e LPRK-sė. Aprovohen Rezolucionet e Mbledhjes nė tė cilat i jipet mbėshtetje ēdo veprimtarie liridashėse qė ėshtė nė programin e LPRK-sė. Delegatė nė kėtė mbledhje pėrveē tė tjerėve janė: Fadil Vata, Ahmet Haxhiu dhe Arif Seferi. Zgjedhet Kryesia e LPRK-sė nga 7 anėtarė dhe Kėshilli i Pėrgjithshėm nga 31 anėtarė.

    -          Nėntor 1989. LPRK organizoi demonstratat pėr Republikė dhe kėrkoi lirimin e ish-udhėheqėsve tė autonomisė.

    -          2 nėntor 1989, Bregu i Diellit, Prishtinė. Rrethohen nga forėcat serbe drejtuesit e LPRK-sė, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Pas luftės 10 - orėshe bien heroikisht.

    -          Janar 1990. LPRK organizon demonstratat pėr Republikė. Shkas pėr oranizimin e tyre u mor vrasja e Nuredin Nuredinit nė Haraēinė tė Shkupit.

    -          Maj 1990: Ali Reshani, veprimtar i LPRK-sė, gjatė punės nė transportimin e armatimit pėr nė Kosovė zihet me njė barrė armė dhe municion nė kufirin italian dhe dėnohet me 6 vjet burg.

    -          19 maj - 2 qershor 1990: LPRK organizon demonstratė nė Gjenevė: Demonstrata zgjati dy javė pa ndėrprerje. Ditėn e fundit morėn pjesė dhjetėra mijėra kurbetēarė. Nga protesta OKB-sė iu dėrgua njė peticion pėr njohjen e tė drejtave tė popullit shqiptar nė Jugosllavi me 26 mijė nėnshkrime.

    -          Prill – Maj 1990. LPRK organizon nėnshkrimin e peticionit drejtuar Kuvendit tė Kosovės me kėrkesėn qė ai ta shpall Republikėn e Kosovės. Ndėr aktivistėt mė aktiv pėr organizimin e tij ishte Xhemajl Fetahaj.

    -          1990. Aktivistėt e LPRK-sė ishin organizatorėt kryesor nė terren pėr pajtimin e gjaqeve nė Kosovė. Mė tė dalluarit ndėr ta ishin Adem Graboci, Hava Shala, Myrvete Dreshaj, Ibish Neziri, Naser Veliu, Nurie Zeka etj.

    -          Korrik 1990. LPRK aprovon njė rezolutė programore me tė cilėn pėrcaktohet pėr pavarėsi tė Kosovės. Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPRK-sė merr vendim qė pjesa “pėr” nga emėrtimi i Lėvizjes Popullore pėr Republikėn e Kosovės tė shndėrrohet nė “e” pas shpalljes sė Republikės, mė 2 korrik dhe tė quhet Lėvizja Popullore e Republikės sė Ksovės.

    -          Nga viti 1990 koordinimi i njė pjese tė veprimtarisė sė LPRK-sė nė Kosovė dhe LPRK-sė jashtė vendit bėhej edhe nė Shqipėri.

    -          Tetor 1990: Me vendimin e Kryesisė sė LPRK-sė ribotohet nė 5000 ekzemplarė Kushtetuta e Republikės sė Kosovės. Nė te parashihej ēlirimi dhe mbrojtja e vendit.

    -          1990-1991: LPRK vendos bashkėpunimin me Bashkimin e Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės dhe kryetarin e saj z. Hajrullah Gorani, tė cilin bashkėpunim do ta demonstrojė vazhdimisht.

    -          1990-1991: LPRK mbėshtet organizimin e rojeve territoriale tė fshatrave dhe tė lagjeve.

    -          Shtator 1991, Prishtinė: Mbahet konsultė e LPRK-sė. Prezent nė takim ishin Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu, Adem Demaēi, Emrush Xhemajli, Ramadan Avdiu, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Ibish Neziri etj. Adem Demaēi me kėtė rast bėri njė diskutim tė gjatė se si e mendon veprimin e LPRK-sė nė vitet nė vijim. Njė diskutim mė tė gjatė, se si duhet organizuar puna ai e bėri edhe njė herė nė njė nga vizitat jashtė vendit.

    -      Tetor 1991, Ujėmir, Drenicė. U mbajt mbledhja e III-tė e Pėrgjithshme e Lėvizjes Popullore tė Kosovės. Nė te morėn pjesė delegatė nga kėshillat e LPRK-sė. Ndėr tė tjerė mori pjesė Emrush Xhemajli, i deleguar i Degės, Dr. Muhamet Mehmeti, Xhavit Haziri, Bahri Fazliu, Halil Selimi, Xheladin Gashi, Ramadan Avdiu, Ibish Neziri, Ahmet Haxhiu, Ali Lajēi, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Gani Syla, Ilaz Kadolli, Beajdin Allaēi.

    -          Nė kėtė mbledhje u aprovuan ndryshimet programore dhe statutare. U zgjodh Kėshilli i Pėrgjithshėm dhe Kryesia e LPK-sė. Kryesia kryetar zgjodhi Gani Sylėn ndėrsa nė udhėheqje tė ngusht ishin ndėr tė tjerė, Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni, Ahmet Haxhiu, Musa Demiri, Ramė Buja, Azem Syla, Hidajete Krasniqi, Guximtar Labėnishti, Ahmet Haxhiu, Musa Demiri, Fadil Bajrami, Nazmi Hoxha.

    -          Tetor 1991: Kryeredaktor i “Zėrit tė Kosovės” u zgjodh Avni Dehari.

    -          1991: LPK jep kontribut tė veēantė pėr formimin e Bashkimit tė Klubeve dhe Shoqatave Shqiptare nė Zvicėr dhe vendet tjera.

    -          1990-1991: LPK nė propagandėn e vet argumentoi konceptin se “pa liri nuk ka demokraci”. Kjo ishte e nevojshme sepse nė Kosovė propagandohej iluzioni se gjoja ka mundėsi qė tė ndėrtohet demokracia pa e ēliruar vendin, ende pa u fituar liria.

    -          1990-1991. Kryesia e LPK-sė ndau bugjet dhe mori vendim tė filloi aksionin “Korabi”. Ky aksion pėrfshinte njė program tė stėrvitjes sė luftėtarėve tė ardhshėm pėr luftė tė armatosur. Stėrvitja u vendos tė bėhej nė grupime tė vogla. Njė pjesė e atyre qė u stėrvitėn shkuan nė kuadėr tė stėrvitjeve qė bėheshin nė Shqipėri.

    -          1991: Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu e Xhavit Haliti takohen me Presidentin e Shqipėrisė Ramiz Alinė. Nga ai marrin pėrkrahje morale dhe premtime se do tė ndihmohet Kosova nė rrugėn e saj pėr fitimin e lirisė dhe pavarėsisė.

    -          Pjesa e dytė e vitit 1991, Cyrih: u formua Kėshilli Koordinues i Subjekteve Politike Shqiptare nė Zvicėr. Ky kėshill mori vendim qė tė shuhen fondet tjera pėr Kosovėn dhe tė jetė vetėm Fondi Gjithėkombėtar. Qėllimi i Fondit ishte financimi i rezistencės sė armatosur nė Kosovė. Nė te merr pjesė edhe LPRK. Me formimin e Qeverisė sė Bukoshit ky fond ia dha me procesverbal pėr ta pėrdorur pėr destinimin qė ishte mbledhur.

    -          1991-1992: Me kėrkesėn e Fehmi Lladrovcit, LPK ndihmon financiarisht dhe me pajisje njėsinė ushtarake shqiptare nė Kroaci me vendqėndrim nė Gospiē.

    -          1991-1992: LPK takohet disa herė me Qeverinė Bukoshi pėr tė arritur marrėveshjen pėr veprime tė pėrbashkėta nė drejtim tė ēlirimit tė vendit. Qeveria Bukoshi nuk iu pėrgjigj angazhimeve tė marra mė herėt. Nikė Gjeloshi jep dorėheqje nga Qeveria dhe informon Kryesinė e LPK-sė.

    -          1992. Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė cakton Beqir Beqėn redaktor tė “Zėrit tė Kosovės”.

    -          Maj 1992: Me vendimin e Kryesisė sė Degės nė Zvicėr, radhėve tė LPK-sė nė terren nė Kosovė, iu vie nė ndihmė veprimtari Gafurr Elshani.

    -          Maj 1992. Ra duke luftuar kundėr policisė serbe aktivisti i LPK-sė Tahir Lush Berisha nga Leshani i Pejės.

    -          Fundi i vitit 1992: LPK, Dega jashtė vendit, dėrgon nė terren nė Kosovė veprimtarin Adem Grabovcin.

    -          1992, Cyrih, Zvicėr: Kryesia e LPK-sė pret njė delegacion tė Partisė Socialiste tė Shqpėrisė tė kryesuar nga Kryetari i Partisė Fatos Nano.  Nė takim ėshtė bėrė i qartė qėndrimi i paanshėm i LPK-sė nė rivalitetet politike nė Shqipėri dhe ėshtė kėrkuar qė nė rast tė konfliktit nė Kosovė tė mos mbyllen kufijtė e Shqipėrisė pėr shqiptarėt e Kosovės.

    -          1993, Zvicėr. Me vendimin e Kryesisė sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės u themelua fondi “Vendlindja Thėrret”. Fondi u themelua pasi dėshtuan pėrpjekjet qė me ndihmėn e Qeverisė sė Bukoshit dhe pėrmes fondit tė saj tė fillojnė veprimet e armatosura pėr ēlirimin e Kosovės. Fondi i dedikohej luftės pėr ēlirimin e trojeve shqiptare tė robėruara.

    -          1992 -  korrik 1993: Militant tė LPK-sė bėnė disa veprimet tė armatosura kundėr trupave serbe.

    -          Prill, 1993, Kollare, Kėrēovė. Mbahet mbledhja konsultative e LPK-sė. Marrin pjesė: Gafurr Elshani, Ahmet Haxhiu, Ali Ahmeti, Adnan Asllani, Hashim Thaēi, Azem Syla, Beajdin Allaēi, Adem Grabovci, Bilall Sherifi, Halil Selimi, Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Hidajete Krasniqi, Hysen Gega, Ramadan Pllana,  Ilaz Kadolli, Fadil Bajrami, Musa Demiri, Bexhet Luzha, Fatmir Brajshori etj. Nė kėtė takim u lėshuan rezolucionet sipas tė cilave LPK mbėshtet tė gjitha aksionet e armatosura kundėr pushtusve. Githashtu u krijua Grupi i Organizimit tė Mbledhjes sė IV-tė tė Pėrgjithshme i pėrbėrė nga Adnan Asllani, Hashim Thaēi, Bilall Sherifi.

    -          1993: Fazli Veliu, Emrush Xhemajli, Xhavit Haliti takohen me Presidentin e Shqipėrisė Salih Berishėn.

    -       28-29 korrik 1993, Kodėr e Trimave, Prishtinė: Mbahet Mbledhja e IV-tė e Pėrgjithshme e LPK-sė. Marrin pjesė: Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Halil Selimi,  Adnan Asllani, Isa Krasniqi, Xheladin Gashi, Fatmir Brajshori, Fazli Veliu, Emrush Xhemajli, Beqir Beqa, Sabri Kiēmari (delegatė tė Degėsė sė LPK-sė jashtė vendit), e tė tjerė drejtues dhe delegatė nga terreni. Nė mbledhje bėhen ndryshime programore e statutare. Nė Program tekstualisht aprovohet si mjet i arritjes sė qėllimit lufta e armatosur pėr ēlirimin e Kosovės (viset shqiptare nė ish-Jugosllavi). Aprovohet rezoluta sipas tė cilės lufta e armatosur duhej tė ishte prioritet i veprimeve tė LPK-sė. Ndėrsa emri i LPRK-sė u ndėrrua nė LPK, pra Lėvizja Popullore e Kosovės.

    -          3 gusht 1993. Okupatori arreston njė pjesė tė veprimtarėve tė LPK-sė. Nė mesin e tyre edhe disa drejtues tė saj: Xhavit Hazirin, Binak Berishėn,  Ahmet Haxhiun, Bajrush Xhemajlin, Sanie Aliun, Ismet Mahmutin, Ramadan Pllanėn, Hajredin Hysenin, Beajdin Allaēin, Rexhep Avdiun, Ilaz Kadollin etj.

    -          Pjesa e dytė e vitit 1993: Njė pjesė e veprimtarėve tė LPK-sė kalojnė nė Shqipėri dhe diasporė.

    -          1994: Konsolidohet grupi i gazetarėve tė “Zėrit tė Kosovės” nė Prishtinė nė pėrbėrje: Nezir Myrtaj, Nuhi Paçarizi, Merxhan Avdyli dhe Besim Zymberi. Ndėrsa nė Tiranė angazhohet Shaban Sinani dhe Naim Zoto.

    -          Korrik 1994, Prishtinė: Nga torturat dhe sėmundja qė kishte marrė nė burg vdiq veprimtari i LPK-sė, Ahmet Haxhiu.

    -          7 gusht 1994. Aktivisti i LPK-sė Hasan Ramadani, rrethohet nga forėcat serbe nė shtėpinė e tij nė Shajkovc. Pas luftės heroike qė bėnė me armėn qė i kishte lėnė udhėheqėsi i shquar i LPK-sė Afrim Zhitia, vritet nė luftė tė pabarabartė.

    -          1992-1994-1998, Zvicėr – Shqipėri – Kosovė: Kryesia e LPK-sė merr vendim pėr formimin e sektorėve tė veprimtarisė sė LPK-sė duke iu dhėnė autonomi tė madhe tė veprimit sektorėve tė veēantė: Sektorit tė organizimit politik, Fazli Veliu, Muhamet Kelmendi etj.;  Sektori i Lidhėmbajtjes me veprmtarėt e LPK-sė, Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Adem Grabovci e Rexhė Ibėrdema; Sektorit tė rėndėsisė sė veēantė, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Azem Syla; Sektorit tė propagandės, redaksia e “Zėrit tė Kosovės”. Veprimtaria e kėtyre sektorėve koordinohej nė Kryesi tė LPK-sė dhe pėr punėn e pėrgjithshme raportohej edhe nė Kėshillin e Pėrgjithshėm.

    -          1993-1995: Pjesė tė Kėshillave tė LPK-sė nė Skėnderaj, Gllogoc (Drenas), Klinė, Ferizaj, Prishtinė, Podujevė (Besiana e sotme), Suharekė (Therandė), Prizren, Rahovec, Malishevė, Deēan, Gjakovė, Pejė, Gjilan, Kėrēovė, Tetovė, Shkup, Kumanovė, cila mė herėt e cila mė vonė, shndėrrohen nė njėsi tė para tė armatosura. Veprimtarėt mė tė njohur qė nga puna politike iu pėrkushtuan punės ushtarake ishin: Durmish Gashi, Halil Ēadraku, Selim Gashi, Xheladin Gashi, Sokol Bashota, Fatmir Limaj, Ragip Shala, Rexhep Selimi, Mujė Krasniqi, Isa Krasniqi, Asllan Pantina, Skender Rexhepi, Fadil Nimani, Rexhep Bislimi, Qerim Kelmendi, Adrian Krasniqi, Gursel Sylejmani, Beqir Limani, Xhemajl Jashari, Ismet Sylejmani, Shaqir Shaqiri, Jonuz Musliu, etj.

    -          17. 11. 1994 Arau, Zvicėr. U lėshua Komunikata e Parė ushtarake. Kryesia e LPK-sė, pas insistimit tė grupeve tė armatosura brenda vendit, merr vendim pėr fillimin e lėshimit tė komunikatave, nė tė cilat merret pėrsipėr autorėsia e tyre. Pas njė diskutimi tė pėrimtuar Kryesia, duke pasur parasyshė edhe propozimet e grupimeve ushtarake nė terren, mori vendim qė organizmi i ri ushtarak tė quhet “Ushtria Ēlirimtare e Kosovės”. Komunikata u vendos tė mbajė nr. 11. Nė kėtė Mbledhje merrnin pjesė: Fazli Veliu, Emrush Xehmajli, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Gafurr Elshani.

    -          1994-1998: LPK nė vazhdimėsi thirri qytetarėt e Kosovės qė t’i bashkohen luftės sė armatosur. Organizimit qė e drejtonte politikisht dhe me forma tė tjera LPK-ja, iu bashkangjitėn edhe ata individė e grupe qė kishin shpresuar se njė ditė do t’i thirrnin pėr luftė institucionet qė nuk kryenin detyrat e kushtetutės nė tė cilėn thirreshin.

    -          Janar 1995-1998: LPK dhe organi i saj “Zėri i Kosovės” argumentojnė se lufta ēlirimtare e popullit shqitpar nė Kosovė ėshtė e drejt ngado qė tė shikohet, edhe nga e drejta natyrore pėr tė jetuar i lirė ēdo njeri, edhe nga pikėpamja e tė drejtave tė njeriut, edhe nga pikėpamja kushtetutare e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, dhe me konventat ndėrkombėtare.

    -          1996. Kryedaktor i “Zėrit tė Kosovės” u zgjodh Bislim Elshani.

    -          Pranverė 1997, Gjermani: Kryesia e LPK-sė me shumicėn e votave aprovon kėrkesėn e grupit tė veprimtarėve tė njohur tė LPK-sė, Fehmi Lladrovcit, Xhevė Lladrovcit, Ilaz Kodrės, etj., qė t’i shkojnė nė ndihmė komandant Adem Jasharit. Pėrgjegjės pėr pėrgatitjen e tyre e cakton Ali Ahmetin, por fatkeqėsisht grupi i prirė nga Ramush Haradinaj dhe Luan Haradinaj ra nė prit me ē’rast ra gjatė luftimit dėshmori Luan Haradinaj, ndėrsa plagoset Rafet Rama. Grupi hyri mė vonė nė Kosovė, pjesė-pjesė.

    -          Gusht 1997, Golem, Shpipėri: Veprimtari i LPK-sė, Ilaz Kodra, si dhe Abedin Rexha e Rrahman Rama, nisen nga baza e UĒK-sė nė Golem dhe me sukses arrijnė nė Drenicė.

    -          Pranverė 1997: Me vendimin e LPK-sė nisen pėr nė Prishtinė disa veprimtarė tė LPK-sė me pėrgjegjės Habib Elshanin. Grupi kishte pėr detyrė tė punote me studentė dhe nė bashkėpunim me Dr. Muhamet Mehmetin.

    -          1998.  Kėshilli i Pėrgjishėm cakton Adnan Asllanin kyeredaktor tė “Zėrit tė Kosovės”.

    -          1998: Redaksia e “Zėrit tė Kosovės” bėnė marrėveshje me Redaksinė e gazetės sė studentėve “Bota e Re” qė drejtohej nga Muhamet Mavraj qė tė dalin me tė njėjtat materiale.

    -          Fillim i vitit 1998. Kryesia e LPK-sė aprovon stemėn e UĒK-sė dhe emetimin nė dhjetėra mijė kopje tė emblemės sė krahut dhe tė kapelės sė UĒK-sė.

    -          Mars 1998: Me vendimin e Kryesisė sė LPK-sė, Redaksia e “Zėrit tė Kosovės” boton librin dokumentar: “Ushtria Ēlirimtare e Kosovės” ku pėrfshihet pjesa mė e madhe e aktivitetit tė UĒK-sė deri atėherė, tė autorit Gafurr Elshani. Libri i pati disa ribotime.

    -          Mars - Prill 1998: Kryesia e LPK-sė qėndroi nė Shqipėri. Disa ditė punon nė lokalet e Shoatės sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė dhe pastaj vendoset nė njė lokal nė afėrsi tė qendrės sė Tiranės. Nė kėtė kohė u morėn vendime tė rėndėsishme qė ndikuan nė rritjen e furnizimit tė UĒK-sė me armė, veshmbathje dhe barėra. Pėr kėtė qėllim u bėnė shumė takime me grupet e mobilizimit dhe ato logjistike tė furnizimit. Po nė kėtė kohė me vendimin e Kryesisė blehet sistemi i parė i telefonisė satelitore pėr nevojat e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Telefonat satelitor u shpėrndanė nė zonat aktive nė kėtė kohė.

    -          Prill, 1998: Mbahet Mbledhja e V-tė e Pėrgjithshme e Degės sė LPK-sė. Nė Kosovė tashmė ishte luftė dhe nuk kishte mundėsi tė mbahej mbledhje e gjerė. Nė mbledhjen e Degės u konfirmua pėrcaktimi i LPK-sė pėr luftėn e armatosur deri nė ēlirimin e vendit dhe fuqizimin e UĒK-sė. Pas mbledhjes dolėn organet e LPK-sė. Kryetar i Degės sė LPK-sė u zgjodh Bedri Islami.

    -          Shkurt – Maj - Qershor 1998: Me organizimin e LPK-sė, Kryesisė, sektorit tė veēant dhe sektorit tė lidhjembajtjes, por edhe individualisht iu bashkangjitėn UĒK-sė edhe njė pjesė e veprimtarėve tė LPK-sė me pėrvojė qė ishin nė diasporė, ndėr tė tjerė dhe emra tė njohur si: Ismet Jashari, Fehmi Lladrovci, Xhevė Krasniqi-Lladrovici, Ahmet Kaēiku, Agim Bajrami, Sejdi Sejdiu, Skender Ēeku, Xhemajl Fetahu,  Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Sami Lushtaku, Shukri Buja, Nasim Haradinaj, Hashim Thaēi, Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Abdyl Mushkolaj, Kadri Veseli,  Nazmi Brahimaj, Azem Syla, Adem Grabovci, Avdi Muja, Imri Ilazi, Sabri Kiēmari, Selim Krasniqi, Metush Zenuni, Agron Gėrvalla, Demir Demiri, Cenė Aliēkaj, Muharrem Dina, etj.

    -          Pjesa tjetėr e LPK-sė qė mbeti nė diasporė dhe nė Shripėri u bė mbėshtetja kryesore politike, diplomatike, financiare e logjistike pėr UĒK-nė nga jashtė territorit tė luftimeve: Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Raif Gashi, Sejdi Gega, Refik Hamiti, Jashar Salihu, Bardhyl Mahmuti, Rexhė Ibėrdema, Sahit Krasniqi, Hasan Ukėhaxha, Murat Jashari, Shefit Xhaferi, Ibrahim Kelmendi, Xhavit Hoxha, Salih Bicku, Xhavit Bajraktari, Agush Buja, Musa Demiri, Halil Selimi, Ramiz Lladrovci, Gafurr Zendeli, Rexhep Halimi, Muharrem Elshani, Afrim Emini, Sahadete Zhitia, Selam Bajrami, Pleurat Sejdiu, Begzat Gashi etj.

    -          6 maj 1998 Rajcė/Strugė: Me organizimin e LPK/sė, me sukses depėrtoi nė dretjim tė Maqedonisė njė njėsi ushtarake qė transportonte armė dhe municione.

    -          1998 - 1999: Dhjetėra drejtues tė LPK-sė tė rreshtuar nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės u vranė nė beteja tė pėrgjakshme kundėr forėcave serbe.

    -          1998: Nė Kėrēovė u vra nga policia sllavomaqedone veprimtari i LPK-sė Beqir Limani, ndėrsa u burgosėn disa nga aktivistėt e Lėvizjes.

    -          Nėntor 1999. U formua Kėshilli pėr Koordinimin e Veprimtarisė sė LPK-sė. Qėllimi i Kėshillit ishte tė vazhdohet Programi i LPK-sė nė kushte tė reja dhe tė mbahen mbledhjet e Kėshillave tė Rretheve tė LPK-sė pėr organizimin e Mbledhjes sė Pestė tė Pėrgjithshme.

    -          Dhjetor 1999. Organi i LPK-sė “Zėri i Kosovės” filloi tė dalė nė Kosovė, pas 18 vjet tė botimit jashtė vendit.

    -          Janar 2000. LPK mbėshteti publikisht luftėn e armatosur ēlirimtare nė Luginėn e Preshevės pėrkundėr vėshtirėsive dhe pasojave qė pati nė vazhdimėsi si subjekt politik.

    -          23 mars 2000, Gjilan. Formohet Kėshilli Politik pėr Preshevė Medvegjė dhe Bujanoc. Jonuz Musliu, aktivisht i LPK-sė zgjedhet drejtues i tij.

    -          Prill 2000 deri nė dhjetor 2000 LPK ishte nė koalicion me 6 subjekte tė tjera nė Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Doli nga koalicioni pėr shkak tė dallimit nė koncepte tė punės organizative e politike.

    -          Korrik 2000, Prishtinė: Nė kushtet e dėbimit tė trupave serbe nga Kosova dhe praninė ndėrkombėtare LPK mbajti mbledhjen e V-tė tė Pėrgjithshme Statutare. Morėn pjesė 250 delegatė nga Kosova dhe viset shqiptare nė Maqedoni dhe Kosova Lindore. Aprovoi Programin dhe Statutin pėr kushtet e reja tė veprimit dhe zgjodhi udhėheqėsinė: Kryetar u zgjodh Emrush Xhemajli, Zv. Kryetar Gafurr Elshani dhe nėnkryetar Ali Ahmeti. Drejtor i “Zėirit tė Kosovės” caktohet Gafurr Elshani.

    -          Tetor 2000: LPK merrė pjesė nė zgjedhjet lokale dhe merr 4 vende nė Asambletė Komunale.

    -          Shkurt 2001, Prishtinė: LPK publikisht mbėshtet politikisht luftėn e popullit shqiptar nė Maqedoni dhe tė Ushtrisė sė tij Ēlirimtare Kombėtare. LPK nuk pranoi tė lėshojė deklarata ofenduese qė luftėtarėt shqitparė nė Maqedoni tė hedhin armėt dhe pa garanci tė shkojnė nė shtėpi. Si rrjedhim ajo pati disa pengesa nė punėn e saj.

    -          Shkurt 2001. Veprimtarėt e LPK-sė me origjinė nga Maqedonia morėn detyra tė reja jashtė LPK-sė. Ata masoviksht iu bashkangjitėn UĒK-sė. Ali Ahmeti, nėnkryetari i deriatėhershėm i LPK-sė publikisht doli zėdhėnės i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Fazli Veliu, Shefit Xhaferi, Musa Demiri, Musa Xhaferi etj, kryen detyra me rėndėsi gjatė luftės nė Maqedoni.

    -          17 nėntor 2001. LPK merr pjesė nė zgjedhjet qendrore dhe pėrkundėr pengesave arrin qė tė pėrfaqėsohet nė Parlamentin e Kosovės. Deputet i LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės ėshtė Bedrush Ēollaku.

    -          Kėtu janė shėnuar datat mė me rėndėsi tė aktivitetit tė LPK-sė nga prizmi afirmativ. Kėtu nuk ėshtė pėrfshirė qasja kritike pėr aktivitetin e LPK-sė. Gjithashtu nuk janė pėrfshirė dukuritė nė aktivitetin e LPK-sė dhe as dalja e grupimeve tė ndryshme apo individėve nga LPK.

    -          Kėtu nuk ėshtė pėrfshirė puna lokale e LPK-sė dhe rrjedhimisht nuk ka mundur tė pėrfshihen nė njė material tė ngusht si ky listat e gjithė atyre veprimtarėve qė kontribuan nė radhėt e LPK-sė pėr ēėshtjen e Kosovės.

    -          Gjithashtu, nė kėtė material, nuk ėshtė pėrfshirė puna e LPK-sė nė koordinimin e veprimeve nė Universitet, nėpėr ndėrmarrje, nė shoqata tė organizuara pas vitit ’90-tė, si dhe nė Klube e Shoqata jashtė vendit.

    -          Tė dhėnat qė janė pėrshkruar mė lart mund tė provohen nė Arkivin e LPK-sė. Megjithatė, iu mbetet historianėve tė nxjerrin tė dhėna tė plota, duke u bazuar nė arkiva tė shteteve tė ndryshme, Shqipėrisė, Maqedonisė, Serbisė dhe vendeve Perėndimore. Duke i krahasuar ato me tė dhėnat e pėrgjithshme mund tė nxirren pėrfundime tė sakta shkencore.

    -          Tė dhėnat e tashme mund tė shėrbejnė vetėm si njė skicė pėr njė punim mė tė gjerė tė historikut tė LPK-sė.

    -          Njėzetė vjet tė ekzistimit tė LPK-sė, janė 20 vjet punė, kėrkim, veprim, sakrificė.

    -          Veprimtaria 20-vjeēare e LPK-sė ėshtė dėshmi se ka ekzistuar varianti i mendimit dhe i veprimit politik shqiptar nė Kosovė qė iu ka pėrgjigjur mė sė shumti dhe mė sė drejti kėrkesave tė kohės.

    -          LPK ishte dhe ėshtė subjekt tepėr i veēantė. Pa kėtė bashkim nuk mund tė shpjegohet historia 20-vjeēare e Kosovės, sepse ajo, me veprimtarinė e vet la gjurmė tė fuqishme.

    -          Nga tė dhėnat qė pėrshkruam mė lartė del se aspak nuk ėshtė i rastėsishėm roli qė luajtėn veprimtarėt e LPK-sė nė drejtimin politik tė lėvizjeve politike e ushtarake nė arealin shqiptar.

    -          LPK ėshtė treguar e aftė tė ruajė kontinuitetin nė veprim qė ka njė rėndėsi tė veēantė nė organizimin politik. Me tė drejtė ajo ka arsye tė krenohet me traditėn e saj 20-vjeēare. Por, organizimi politik i shqiptarėve nuk ka filluar me LPK-nė. Pėr mė tepėr, ai nuk ka filluar nė vitin ‘89 apo ‘99.

    -          Udhėheqja e LPK-sė ėshtė ndėrruar disa herė dhe pėrsėri ėshtė ruajtur kontinuiteti dhe kjo gjithashtu ėshtė shumė e veēantė pėr praktikėn ballkanike.

    -          Tė pėrkujtojmė nė fund se LPK-ja ėshtė shumė e vetėdijshme se nuk e ka kryer misionin e vet. Nuk ėshtė arritur ende vetėvendosja e banorėve tė Kosovės. Nuk ėshtė integruar ende populli shqiptar dhe nuk ėshtė kryer ende procesi i integrimit nė Evropė.

    Me vendimin e Kryesisė sė Kėshillit tė Pėrgjishėm tė LPK-sė

    Pėrmbledhjen e hartoi Emrush Xhemajli,

    Shkurt 2002