Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

HPrishtina

 

 

PRONONCIM I LPK-SĖ LIDHUR ME SJELLJEN BRUTALE TĖ POLICISĖ SĖ UNMIKUT KUNDĖR FAMILJARĖVE TĖ TĖ ZHDUKURVE

ĒĖSHTJA E TĖ ZHDUKURVE NUK ZGJIDHET ME MJETE POLICORE

Prishtinė, 30 gusht 2004 - Lėvizja Popullore e Kosovės me shqetėsim ka marrė lajmin pėr sjelljes brutale tė policisė sė UNMIK-ut kundėr familjarėve tė tė zhdukurve. Kjo sjellje e tyre edhe njėherė provoi se UNMIK-u nuk ėshtė i interesuar qė tė zgjidhė asnjė ēėshtje nė mėnyrė tė drejtė dhe dinjitoze. Pėr mė tepėr edhe njėherė ėshtė duke u vėrtetuar se UNMUK-u nuk e kupton situatėn nė Kosovė. Nuk e kupton gjithashtu as situatėn nė tė cilėn ndodhet vetė.

Lėvizja Popullore e Kosovės ka bindje tė plotė se ēėshtjet e ngritura pėr zgjidhje nė Kosovė nuk zgjidhen me mjete policore, por me mjete politike. Mėnyra si ėshtė duke e parė UNMIK-u zgjidhjen e ēėshtjeve jo vetėm qė nuk zgjidhė gjė, pėrkundrazi. UNMIK-u kaherė ėshtė bėrė pjesė e problemit.

Kryetari i LPK-sė

Emrush Xhemajli

 


“Me LPK-nė drejt bashkimit kombėtar” - ėshtė motoja me tė cilėn LPK-ja do tė konkurrojė nė zgjedhjet e tetorit

Prishtinė, 29 gusht - Raportet mbi formimin e shtabeve elektorale nė nivel rajonal e komunal, si dhe propozimet pėr plotėsimin e programit zgjedhor, kanė karakterizuar mbledhjen e Shtabit Qendror Zgjedhor tė LPK-sė, e cila ėshtė mbajtur nė Prishtinė, nėn drejtimin e kryetarit Emrush Xhemajli. Fillimisht kryetari Xhemajli, i cili njėkohėsisht ėshtė edhe kryesues i Shtabit Qendror Zgjedhor tė LPK-sė, ka njoftuar tė pranishmit pėr punėt qė janė bėrė nė drejtim tė njoftimit tė kryesive tė Kėshillave tė Rretheve lidhur me specifikat e fushatės zgjedhore e cila sivjet do tė ketė disa ndryshime nė krahasim me vitet e tjera. “Vendim i Kryesisė ėshtė qė nė kėto zgjedhje, tė formohen shtabe nė tri nivele, pėrkatėsisht, krahas Shtabit Qendror Zgjedhor, do tė funksionojnė edhe shtabe nė nivele rajonale si dhe shtabe e nėnshtabe nė nivel komunash. Kjo ėshtė bėrė nė radhė tė parė me qėllim tė shtimit tė efikasitetit tė punės”, ka thėnė Xhemajli. Nė vazhdim kanė raportuar kryetarėt e shtabeve tė zonave tė cilėt e kanė njohur shtabin qendror me punėt qė janė bėrė nė drejtim tė formimit tė shtabeve dhe nėnshtabeve nė nivel zonash dhe komunash. Nga kėto raporte, del se nė pesė zona tashmė janė formuar shtabet rajonale, ndėrkohė qė shtabe nė nivel kėshillash tė rretheve, janė formuar nė Klinė, Sharr, Prizren, Therandė, Rahovec, Mitrovicė, Vushtrri, Besianė, Prishtinė, Ferizaj, Lypian dhe Kaēanik, ndėrsa pritet qė brenda javės sė parė tė shtatorit, shtabe zgjedhore tė formohen edhe nė tė gjitha komunat tjera ku ka shtrirje LPK-ja.

Nė pjesėn e dytė tė mbledhjes, ėshtė lexuar dhe analizuar projektprogrami zgjedhor i cili ėshtė hartuar nga Kryesia e LPK-sė. Iljaz Kadolli, Hasan Meta, Ali Buzhala, Demir Reshiti, Gafurr Elshani, Naim Zhitia, Nuhi Paēarizi e Durmish Gashi, kanė paraqitur vėrejtjet dhe propozimet konkrete pėr plotėsimin e programit zgjedhor. Ky program do tė fokusohet nė fushat mė tė rėndėsishme dhe nuk do tė mbėshtetet nė retorikė e premtime boshe, por do t’i ofrohen zgjedhėsit ato qė realisht mund t’i bėj LPK-ja nė mandatin e ardhshėm. “Me LPK-nė drejt bashkimit kombėtar” do tė jetė njėri nga slloganet me tė cilat ky subjekt do tė paraqitet nė zgjedhjet nacionale tė 23 tetorit, ndėrkohė qė programi elektoral do tė shtypet nė formė tė broshurės nė ekzemplarė tė konsiderueshėm dhe do t’u shpėrndahet zgjedhėsve potencialė.

Zyra pėr informim e LPK-sė

 


PRONONCIM I LĖVIZJES POPULLORE TĖ KOSOVĖS LIDHUR ME ARRESTIMIN DHE MBAJTJEN NĖ BURG NĖ SERBI TĖ ISH-USHTARIT TĖ UK-SĖ ANTON LEKĖS

KUSH DUHET TĖ PĖRGJIGJET PĖR MBAJTJEN NĖ ARREST TĖ ANTON LEKĖS?

Prishtinė, 28 gusht 2004 -  Ditė mė parė ėshtė ndaluar nė Mal tė Zi dhe pastaj ėshtė dėrguar nė Serbi ish- ushtari i UĒK-sė Anton Leka - Pinēo. Pėrpjekja e Serbisė pėr tė dėnuar Anton Lekėn pėr pjesėmarrje nė luftėn e UĒK-sė dėshmon edhe njė herė se Serbia vazhdon ta mbajė tė shpallur gjendjen e luftės kundėr Kosovės dhe vepron sa herė qė t'i krijohet mundėsia.

Besojmė se edhe nė rastin e kėtij arrestimi po dėshmohen sa absurde kanė qenė bisedimet e Vjenės dhe krijimi i grupeve tė punės pėr tė zhvilluar bisedimet gjoja “teknike“ nė relacionin Beograd - Prishtinė dhe sa tė drejta kanė qenė tė gjitha protestat qė bėnė qytetarėt kundėr ēfarėdolloj bisedimi me Beogradin para se ky i fudnit tė njoh pavarėsinė e Kosovės.

Koalicioni bashkėqeverisės i Kosovės bashkė me UNMIK-un duhet tė tregojė ku i ka grupet e punės dhe pse heshtin pėr Anton Lekėn. Para se tė krijohet ēfarėdo grupi tjetėr i punės pėr tė biseduar pėr ndonjė ēėshtje duhet tė bisedohet qartė pėr njohje reciproke tė dy shteteve dhe kompenzimin e dėmeve qė iu shkaktuan Kosovės nga okupatorėt serbė.

Pėr t’u kuptuar drejtė vizita e tashme e PSSP tė OKB-sė z. Petersen nė Beograd duhet tė interesohet edhe pėr ish-luftėtarin e UĒK-sė, tani qytetarin e Kosovės, qė mbahet nė paraburgim nė Serbi, Anton Lekėn - Pinēon.

Kryetari i LPK-sė

Emrush Xhemajli

 


Kėshilli i Rrethit tė LPK-sė nė Besianė ka formuar Shtabin Zgjedhor

Nė mbledhjen e Kėshillit tė Rrethit tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės nė Besianė me kryetarėt e Kėshillave Popullore tė kėsaj komune, tė mbajtur mė 26 gusht, kryetari i kėtij kėshilli Avdi Gjata, u ka folur tė pranishmėve  pėr pėrgatitjet pėr fillimin e fushatės zgjedhore. Nė kėtė mbledhje mori pjesė edhe anėtari i Kryesisė qendrore tė LPK-sė Naim Zhitia

Me kėtė rast ėshtė krijuar Shtabi Zgjedhor, kryetar i tė cilit ėshtė zgjedhur Avdi Gjata, qė do tė udhėheqė fushatėn parazgjedhore sė bashku me 60 anėtarė tė tjerė tė Shtabit Zgjedhor nga terreni. Gjithashtu u catuan edhe ekipet e vėzhguesve, tė cilėt do tė pėrcjellin ditėn e zgjedhjeve procesin e votimit.

U catua edhe komisioni pėr informim me qėllim tė informimit tė qytetarėve rreth aktivitetit parazgjedhor tė LPK-sė nė Besianė.

Anėtari i Kryesisė qendrore tė LPK-sė, Naim Zhitia, ka pėrshėndetur tė pranishmit dhe me kėtė rast duke folur pėr aktualitetin dhe fushatėn parazgjedhore tha se LPK-ja fton qytetarėt e Komunės sė Besianės qė tė dalin nė zgjedhje dhe ta shfrytėzojnė tė drejtėn e tyre pėr tė votuar, dhe me kėtė votė t’i thonė STOP korrupcionit, tenderizmit, pritjeve tė pafundme pėrpara sportele tė komunės, mungesės sė rrymės, mungesės sė ujit, mungesės sė rrugėve.

Projekti i Unionit Kosovė-Shqipėri, nė tė cilin LPK-ja ėshtė duke punuar, ndoshta nė fillim nuk do tė zvogėlojė mungesėn e rrymės, ujit apo skamjes, por qytetarėt e Kosovės do t’i kthejė aty  ku e kanė patur gjithmonė vendin - nė shtėpi tė vet. Ky projekt ėshtė projekti mė i arsyeshėmi qė nga viti 1912 ,dhe nuk ėshtė nė kundėrthėnie me proceset integruese tė cilat janė duke u zhvilluar si nė Ballkan ashtu edhe nė Evropė.

Kryetari Avdi Gjata nė pėrfundim tė mbledhjes u uroi punė tė mabarė anėtarėve tė LPK-sė gjatė fushatės parazgjedhore.

Komisioni pėr informim i LPK-sė nė Besianė


KĖSHILLI I RRETHIT I LPK-SĖ NĖ BESIANĖ

Reagim

Kėshilli i Rrethit  i LPK-sė nė Besianė me qėllim tė informimit tė qytetarėve nė mėnyrė tė drejt dhe tė saktė, dhe tė shtyer tė marrim  rolin e gazetarit pa dėshirėn tonė, jemi tė detyruar tė reagojmė nė shkrimin me titull “Partitė opozitare thonė se rregulloret e KQZ-sė favorizojnė LDK-nė” tė nėnshkruar nga z.Fadil Halimi e tė botuar nė tė pėrditshmen “Zėri” tė datės 26 gusht 2004.

Shkrimi nė fjalė pėrmbanė kėto pasaktėsi:

1. Nuk ėshtė e vėrtetė qė LPK-ja ka marrė pjesė nė takimin tė cilit i referohet gazetari   dhe as qė ėshtė autorizuar ndokush qė tė flasė nė emėr tė saj. Me sa e dimė ne nuk ekziston asnjė koalicion zyrtar i formuar ndėrmjet partitve qė kanė marrė pjesė nė kėtė takim (PDK,AAK,PD,ORA).

2. Kryesia qendrore e LPK-sė ka kėrkuar edhe zyrtarisht nga shefi i misionit tė OSBE-sė, z.Pascal Fieschi, dhe nga Sekretariati i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, qė tė bėhet ndryshimi i rregulles sė zgjedhjeve nr.9/2004 tė datės 4 gusht 2004, pra  Kėshilli i Rrethit  tė LPK-sė nė Besianė e sheh kėtė problem sikur Kryesia qendrore e saj, prandaj ėshtė e papranueshme qė nė emėr tė saj tė flasė dikush tjetėr.

3. LPK-ja e ka nisur fushatėn me forca tė veta dhe me forca tė veta do ta pėrfundojė.

Kryetari

z.Avdi Gjata


 

Kryesia e LPK-sė kėrkon ndryshimin e rregulles zgjedhore 9/2004

Formula pėr ndarjen e vendeve nė komisionet e votimeve nuk mundėson garė tė barabartė nė mes tė subjekteve tė liēencuara pėr zgjedhje

Prishtinė, 26 gusht - Kryesia e Lėvizjes Popullore tė Kosovės (LPK), ua ka adresuar njė shkresė shefit tė misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, z. Pascal Fieschi dhe Sekretariatit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, me kėrkesėn qė tė bėhet ndryshimi i rregulles sė zgjedhjeve nr. 9/2004 tė datės 04. 8. 2004. Nė letrėn e nėnshkruar nga Gafurr Elshani, Sekretar i Pėrgjithshėm dhe person kontaktues me OSBE-nė dhe KQZ-nė i LPK-sė, ndėr tė tjera thuhet: „Kryesia e LPK-sė pasi ka analizuar rregullen zgjedhore nr. 9/2004 tė datės 4 gusht 2004, ka konstatuar se nė dispozitat e kėsaj rregulle pėrkatėsisht nė Nenet 3.6.(a) dhe 3.6. (c), ka kontradikta qė prodhojnė pasoja juridike dhe politike, dhe si tė tilla na dėmtojnė neve si subjekt politik i ēertifikuar pėr tė garuar nė zgjedhjet e 23 tetorit 2004. Bazuar nė nenin, 3.6. (c) ku thuhet se deri nė 60% tė numrit tė pėrgjithshėm tė vendeve tė KVV-ve tė secilės komunė do tė plotėsohet me nominimet e pranuara nga subjektet politike qė kanė dorėzuar listen e nominimeve sipas nenit 3.2 nė pėrpjestim me numrin e vendeve tė fituara nga secili subjekt nė zgjedhjet komunale tė fundit…, del se KVV-te do tė dominohen nga njė subjekt politik, pėrkatėsisht LDK-ja e cila nė tė shumtėn e komunave ka numrin mė tė madh tė kėshilltarėve. Nė tė tilla raste, ky nen ėshtė kontradiktor me nenin 3.6. (a), ngase nė bazė tė kėsaj formule, nė njė KVV do tė duhej tė caktohen madje nga 2-3 e mė tepėr anėtarė tė tė njėjtit subjekt politik, nė kėtė rast tė subjektit qė ka mė shumė vende nė Asamblenė Komunale pėrkatėse”. Kjo formulė e dėmton LPK-nė si subjekt, dhe praktikisht nuk mundėson njė garė zgjedhore tė barabartė me subjektet tjera. Andaj, duke e parė qė kjo formė e ndarjes sė vendeve pėr anėtarė tė KVV-ve krijon hapėsirė tė madhe pėr manipulim gjatė procesit zgjedhor, e sidomos nė ditėn e votimit, kėrkohet nga titullarėt e lartpėrmendur qė ta ndryshojnė rregullen e zgjedhjeve nr. 9/2004 tė datės 4 gusht 2004, nė atė mėnyrė qė t’u mundėsohet tė gjitha subjekteve politike qė garojnė nė kėto zgjedhje qė tė marrin pjesė me numėr tė barabartė tė kandidatėve nėpėr vendvotime, njejtė siē ėshtė vepruar edhe me pėrfaqėsimin nė media tė subjekteve politike gjatė fushatės elektorale.

Zyra pėr informim e LPK-sė


U formua Lėvizja Popullore e tė Rinjėve (LPRK) nė Lypian

Kryetar ėshtė zgjedhur studenti Ramadan Miftari 

Lypian, 25 gusht - Tė martėn nė Lypian, ėshtė mbajtur mbledhja themeluese e Lėvizjes Popullore tė tė Rinjėve (LPRK), pėr Kėshillin e Rrethit tė Lypianit. Nė kėtė mbledhje, krahas njė numri tė konsideruar tė tė rinjėve, ishte i pranishėm edhe kryetari i KRR tė LPK-sė pėr kėtė komunė, Ismail Rexhepi, i cili iu ka folur tė pranishmėve pėr rolin dhe rėndėsinė e LPK-sė nė proceset politike nė Kosovė, me theks tė veēantė pėr kontributin qė mund ta japin tė rinjėt nė kėtė drejtim. Pas njė debati tepėr tė gjallė, janė bėrė zgjedhjet e organeve drejtuese tė LPRK-sė pėr Lypian. Me shumicė votash, kryetar ėshtė zgjedhur studenti Ramadan Miftari, i cili ėshtė zotuar se do tė angazhohet pėr realizimin e detyrave programore tė LPK-sė. Nė kėtė takim, mė vonė, ka ardhur edhe kryetari i LPK-sė Emrush Xhemajli i shoqėruar nga Sekretari pėr Ēėshtje Financiare Naim Zhitia. Kryetari Xhemajli nė fjalėn e tij drejtuar tė rinjėve lypianas ėshtė pėrqendruar nė sfidat qė e presin LPK-nė nė tė ardhmėn. Xhemajli, duke u pėrgjigjur nė shumė pyetje tė tė rinjėve lypianas, u ka thėnė atyre se tė jesh anėtar i LPK-sė ėshtė nder i madh, sepse ishhin pikėrisht anėtarėt dhe drejtuesit e kėtij subjekti qė ditėn tė bėjnė kthesa historike nė proceset politike tė Kosovės. “Ju do tė jeni ata qė do tė punojnė nė bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, e kėtė nder nuk do tė mund ta ketė gjithkush”, ka pėrfunduar kryetari Xhemajli. 

Zyra pėr informim e LPK-sė


PRONONCIM I LPK-SĖ LIDHUR ME THELLIMIN E KRIZĖS POLITIKE DHE TĖ SIGURISĖ NĖ MAQEDONI

SLLAVOMAQEDONASIT PĖRGATITIN KRIZĖ TĖ RE NĖ MAQEDONI 

Prishtinė, 22 gusht - Lėvizja Popullore e Kosovės ėshtė e shqetėsuar me zhvillimet e tashme nė Maqedoni. Kėrkesa e Kongresit Botėror Maqedonas qė tė bėhet referendum kundėr ndarjes sė re territoriale nė Maqedoninė e dy popujve, shqiptar e maqedonas pa pėlqimin edhe tė shumicės sė deputetėve shqiptarė nė Maqedoni dhe pranimi i kėrkesės pėr referendum nga LSDM-ja e Cėrvenkovskit, parti nė pushtet, ėshtė tejet shqetėsuese.

Sipas marrėveshjeve tė tashme ndėrmjet dy popujve, shqiptarėve dhe maqedonasve, me ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar ėshtė pranuar rregulla sipas sė cilės referendumet mund tė bėhen kur jepet pėlqimi edhe i shumicės sė deputetėve tė palės tjetėr, nė kėtė rast tė shqitparėve. Kjo qė po ndodh tash ėshtė shkelje e tė gjitha marrėveshjeve shqiptaro-maqedonase qė u bėnė me ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar. Shkelje pati edhe mė herėt, por kjo ėshtė shkelje definitive dhe e pakthyeshme.

Kėto devijime drejt krizės dhe konfliktit janė duke ndodhur nė dorė tė bashkėsisė ndėrkombėtare, pėrkatėsisht tė BE-sė dhe SHBA-ve, tė cilat patėn ndėrhyrė te pala shqitpare qė ta ndalė luftėn ēlirimtare me premtim se do tė ketė drejtėsi. Heshtja e atyre qė ishin garant nė kėto punė do tė ishte mesazh jo i mirė dhe inkurajim pėr pretendimet pa mbulesė tė sllavomaqedonasve.  Praktikat e deritashme kanė treguar se ēdo konfrontim nė Maqedoni do tė reflektohet nė Kosovė dhe, nė kėtė rast, dashur pa dashur pėrfshihet edhe Kosova nė kėto situata. 

LĖVIZJA POPULLORE E KOSOVĖS

Kryetari i LPK-sė

Emrush Xhemajli

 


Nga mbledhja e rregullt me kryetarė tė Kėshillave tė Rretheve tė LPK-sė

Hartimi i programit electoral dhe formimi i shtabeve zgjedhore, detyrė parėsore

Prishtinė, 22 gusht - Tė shtunėn, nė Prishtinė ėshtė mbajtur mbledhja e rregullt javore me kryetarė tė Kėshillave tė Rretheve tė LPK-sė. Mbledhjen e ka drejtuar kryetari Emrush Xhemajli, i cili nė fillim ka njoftuar tė pranishmit me aktivitetet e Kryesisė sė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė gjatė periudhės nė mes tė dy mbledhjeve. “Gjatė javės sė kaluar, jemi angazhuar nė hartimin e tezave qė do tė pėrmbaj programi zgjedhor i cili sė shpejti do tė botohet nė formė tė broshurės dhe do tu shpėrndahet zgjedhėsve”, ka thėnė Xhemajli, ndėrkohė qė i ka njoftuar tė pranishmit se nė mbledhjen e Kryesisė sė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, mbajtur mė 20 gusht, ėshtė vendosur qė tė formohen shtabet e fushatės zgjedhore tė LPK-sė pėr zgjedhjet nacionale tė 23 tetorit. “Me qėllim tė efikasitetit nė fushatėn zgjedhore, ėshtė marrė vendim qė shtabet e fushatės tė krijohen nė tri nivele, pėrkatėsisht nė nivel qendror, nė nivel regjional dhe nė nivel tė kėshillave tė rretheve” ka nėnvizuar Xhemajli. Drejtuesit e shtabeve nė secilin nivel, do tė kordinojnė punėn me shtabin qendror tė zgjedhjeve, ndėrkohė qė nė kuadėr tė secilit shtab pėrkatėsisht nėnshtab, do tė funksionojnė grupet punuese. Nė shtabet lokale zgjedhore nėpėr rrethe, do tė hyjnė kryesitė e rretheve, tė cilat do ta emėrojnė nga njė person, qė do tė mbajė kontakte tė rregullta me Shtabin Qendror Zgjedhor. Nėpėr shtabet lokale, pėrveē kryetarit, do tė funksionojnė edhe Grupi i Ndėrlidhjes, Grupi i Organizimit Teknik, pėrgjegjėsi i informimit dhe grupe tjera punuese. Kryetarėve tė Kėshillave tė Rretheve qė ishin tė pranishėm nė mbledhje, u ėshtė ndarė materiali me shkrim pėr detyrat konkrete qė dalin nga mbledhja e kryesisė. Nga ana e kryetarėve tė kėshillave ėshtė kėrkuar gjithashtu qė tė mbajnė kontakte tė rregullta me komisionet komunale zgjedhore nė mėnyrė qė tu pėrgjigjen me efikasitet kėrkesave qė vijnė nga kėto komisione.

Nė pjesėn e dytė tė mbledhjes, kryetarėt e Kėshillave tė Rretheve kanė raportuar pėr aktivitetin javor. Nga raportet e paraqitura, del se kėshillat janė mobilizuar qė nė kėto zgjedhje tė dalin sa mė tė organizuar.

Zyra pėr informim e LPK-sė


NJĖ BASHKĖBISEDIM KOKĖ MĖ KOKĖ

Klinė, 21 gusht –  Nė fshatin Cferkė e Gashit, komuna e Klinės kryetari i LPK-sė Emrush Xhemajli i shoqėruar nga kryetari i Kėshillit tė  Rrethit tė Klinės Asllan Pantina bėri njė bashkėbisedim me anėtarėt e LPK-sė  tė kėtij fshati. Nė emėr tė 30 anėtarėve tė LPK-sė nė kėtė fshat foli  veprimtari i kėtij fshati, anėtar i Kryesisė sė KRR tė LPK-sė nė Klinė dhe  anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, Zafir Gashi. Ai prezantoi zgjerimin e LPK-sė qė ėshtė bėrė kohėve tė fundit nė kėtė fshat dhe nė fshatrat pėrreth, pastaj foli pėr historikun e fshatit me theks tė veēantė pėr rolin dhe rėndėsinė e tij nė Luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.  Nėrsa, kryetari i Kėshillit tė Rrethit tė Klinės, Asllan Pantina, foli pėr zhvillimet e fundit tė LPK-sė nė gjithė territorin e komunės sė Klinės. Nė vijim pėr historikun e LPK-sė dhe synimin e saj pėr tė ardhmėn foli kryetari i LPK-sė Emrush Xhemajli.

Ai thirri anėtarėt e LPK-sė qė jo vetėm nė votime dhe jo vetėm nė Kuvend, por sistematikisht tė punojmė sė bashku nė tė gjitha drejtimet. Duhet tė jemi nė kėmbė, tha ai deri sa tė pėrfundojė gjithė procesi i pavarėsimit dhe unjisimit tė kombit tonė. LPK ndėr dekada ėshtė dėshmuar se ėshtė e aftė tė nxjerr vendin nga situata tė vėshtira. Kėshtu do tė ndodh edhe nė kėtė periudhė qė po kalojmė. Prezantimi qė bėri kryetari i LPK-sė u dėgjua me shumė vėmendje,kurse nė vijim pati shumė pyetje nga anėtarėt e LPK-sė pėr tė cilat u dhanė pėrgjigjet e nevojshme. Nė dalje dy pionier tė fshatit i dhuruan nga njė tufė lule kryetarit tė LPK-sė.

Zyra pėr shtyp dhe informacion e LPK-sė.


Telegram ngushėllimi familjes Metbala

E nderuara Familje Metbala,

Me pikėllim morėm lajmin pėr vdekjen tragjike tė familjarit tuaj tė dashur dhe shokut tonė tė shtrenjtė, veprimtarit tė LPK-sė Sheat Metbalės. Nė emėr tė Kryesisė sė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė dhe nė emrin tim personal iu shprehi ngushėllimet mė tė thella. Kujtimi i tij do tė ruhet nga ne shokėt e tij si vlerė e kalasė sė madhe tė veprimit pėr vendin tonė me shumė halle.

Me pikėllim,

Kryesia e LPK-sė,

kryetari Emrush Xhemajli

 


Nga mbledhja e Kryesisė sė LPK-sė

Po bėhen pėrgatitje intensive pėr zgjedhjet nacionale tė 23 tetorit

Prishtinė, 20 gusht - Tė premtėn, nėn drejtimin e kryetarit Emrush Xhemajli, ėshtė mbledhur Kryesia e LPK-sė nė takimin e saj tė rregullt pėr tė diskutuar lidhur me aktivitetin e saj me theks tė veēantė pėr pėrgatitjet qė po bėhen pėr zgjedhjet nacionale tė 23 tetorit. Hartimi i programit elektoral; ēėshtja e sigurisė; formimi i shtabeve zgjedhore nėpėr Kėshilla tė Rretheve, si dhe angazhimi pėr sigurimin e mjeteve financiare pėr fushatėn elektorale, kanė qenė disa nga temat kryesore qė janė diskutuar nė kėtė mbledhje.

Kryetari Xhemajli pasi ka propozuar disa nga elementet kryesore qė do tė duhej t’i pėrmbajė programi elektoral, ka kėrkuar nga bashkėpunėtorėt e tij qė tė japin propozimet e tyre lidhur me ēėshtje tė caktuara qė do tė duhej tė pėrmbante ky program. Mė pas disa nga anėtarėt e kryesisė: Demir Reshiti, Ali Buzhala, Gafurr Elshani, Asllan Pantina, Nuhi Paēarizi e Durmish Gashi, kanė dhėnė propozimet e tyre konkrete pėr pėrmbajtjen e programit, tė cilat janė miratuar unanimisht nga Kryesia. Sipas propozimeve tė parashtruara, nė programin elektoral tė LPK-sė pėr zgjedhjet e tetorit, pėrveē anės politike, hapėsirė e merituar do t’i kushtohet edhe pikėpamjes sė kėtij subjekti pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės. Zgjedhėsve do t’u ofrohet njė arsyetim konkret se pėrse duhet tė pėrcaktohen pėr ta votuar LPK-nė, duke u treguar atyre konkretisht se ēfarė ka bėrė LPK-ja pėr Kosovėn gjatė afro njė ēerekshekulli tė ekzistencės sė saj si subjekt, e nė veēanti gjatė periudhės nė mes tė dy palė zgjedhjeve.

Ēėshtja e sigurisė, ka qenė gjithashtu njė temė qė ėshtė rrahur gjatė nė kėtė mbledhje. “Kėrcėnimet qė i janė drejtuar anėtarit tė Kryesisė, Demir Reshitit nga njė organizatė me emrin ‘Sigurimi i Atdheut’, por edhe zhvillimet tjera nė kėtė plan qė kanė ndodhur e po ndodhin kohėve tė fundit, na kanė shqetėsuar seriozisht”, ka thėnė kryetari Xhemajli duke potencuar se arrestimi dhe pastaj lirimi i njė hetuesi amerikan ka zbardhur shumė gjėra interesante tė cilat tė ēojnė tė dyshosh se Serbia ėshtė duke u pėrpjekur qė pėrmes elementeve tė caktuara brenda UNMIK-ut dhe bashkėpunėtorėve tė saj shqiptarė, tė realizojė planet e saja ogurzeza.

Pjesa e dytė e mbledhjes i ėshtė kushtuar kryesisht pėrgatitjeve pėr fushatė zgjedhore, pėrkatėsisht formimit tė shtabeve dhe nėnshtabeve elektorale qė do ta kordinojnė punėn me shtabin zgjedhor, si dhe caktimin e vėzhguesve, pėrkatėsisht anėtarėve tė komisioneve zgjedhore nga radhėt e LPK-sė. Me kėtė rast, Kryesia ka ngritur shqetėsimin dhe mospajtimin e saj lidhur me urdhėresen administrative numėr 2004/15, e cila pėrcakton zgjedhjen e anėtarėve tė komisioneve komunale zgjedhore nga ana e kryeshefave tė ekzekutivit nėpėr komuna. “Kjo do tė na dėmtojė neve si subjekt, pėr faktin se nė tė shumtėn e komunave, kryeshefat e ekzekutivit janė tė zgjedhur nga radhėt e LDK-sė, dhe ėshtė shumė e mundur qė nėpėr komisione LDK-ja tė caktojė njerėzit e saj. Nė mbledhje ėshtė folur edhe pėr gjetjen e formave tė angazhimit tė Kryesisė pėr sigurimin e mjeteve financiare tė nevojshme pėr zhvillimin e fushatės elektorale. 

Zyra pėr informim e LPK-sė


Demonstrim autoriteti nė proceset e Kosovės

Shkruan: Nezir Myrtaj

Zgjedhjet parlamentare tė kėsaj vjeshte nė Kosovė, qė tash kanė filluar tė shfrytėzohen nga politika shtetėrore e Beogradit, pėr tė demonstruar autoritetin e saj nė kėtė proces politik, sikurse edhe nė tė gjitha proceset e tjera tė mėparshme. Edhe kėsaj radhe, duket se kjo politikė arriti tė depėrtojė nė fokus tė vėmendjes sė asaj pjese tė diplomacisė ndėrkombėtare e cila mbetet e angazhuar nė ēėshtjen e Kosovės dhe tė raporteve shqiptare-serbe nė vijėn Prishtinė-Beograd. Faktet dėshmojnė se ky depėrtim, veē tjerash ėshtė edhe rezultat i shprehisė djallėzore tė politikės serbe, tė pėrpiqet tė kapė dorėn kur asaj t’i jetė ofruar gishti. Ėshtė pėr keqardhje qė nė pesė vitet e fundit, bashkėsia ndėrkombėtare, nėpėrmjet misionit tė vet nė Kosovė e tė shėrbyesve vendorė tė kėtij misioni, kėtė gisht ia ka ofruar Serbisė edhe atėherė kur ajo ėshtė shfaqur si ulkonjė evėrtetė./ mė tepėr  


PRONONCIM NGA MBLEDHJA E KRYESISĖ SĖ LPK-SĖ LIDHUR ME KĖRCĖNIMET KUNDĖR ANĖTARIT TĖ KRYESISĖ SĖ LPK-SĖ NGA I ASHTUQUAJTURI "SIGURIMI I ATDHEUT"

KĖRCĖNIME ME MOTIVE POLITIKE

Kryesia e LPK-sė dėnon aktet e fundit tė kėrcėnimeve kundėr  5 veprimtarėve politikė e ushtarakė tė Komunės sė Sharrit nga ana e, siē thuhet nė komunikatėn e publikuar nė media mė 12 dhe 13 gusht,  "Sigurimit tė Atdheut" qė deklarohet se punon me bekimin e Rugovės, gjė qė zyrtarisht ky i fundit e ka mohuar.

I pari nga 5 tė kėrcėnuarit ėshtė anėtari i Kryesisė sė LPK-sė, Sekretar pėr Marrėdhėnie me Publikun z. Demir Reshiti, qė njėherit ėshtė edhe kryetar i Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Sharr, deputet i LPK-sė nė Asamblenė Komunale tė Sharrit, gazetar dhe shkrimtar, i cili shquhet pėr korrektėsi nė propagandimin e Programit tė LPK-sė pėr krijimin e Unionit Kosovė-Shqipėri dhe pėr punė tė zellshme pėrfaqėsuese nė Asamblenė Komunale. Andaj, ata qė kanė kėrcėnuar Demir Reshitin duhet ta dijnė se me Demirin ėshtė subjekti ku bėn pjesė dhe ata qė ai pėrfaqėson.

Megjithėse kėrcėnuesit kanė qėllime politike nė prag tė zgjedhjeve tė 23 tetorit pėr Kuvendin e Kosovės,  Kryesia e LPK-sė ka marrė masa tė veēanta pėr ta sqaruar kėtė rast deri nė fund.

KRYESIA E LĖVIZJES POPULLORE TĖ KOSOVĖS

Kryetari

Emrush Xhemajli

 


 

Lėvizja Popullore e Kosovės

Kėshilli i Rrethit – Sharr

Deklaratė pėr opinion

Kėrcėnimet nuk na trembin

Kryesia e Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Sharr, nė mbledhjen e saj tė mbajtur tė shtunėn, pasi ka analizuar situatėn e krijuar pas publikimit nė media tė njė komunikate kėrcėnuese nga ana e njė organizate me emrin “Sigurimi i Atdheut”, vendosi tė dal me kėtė dekleratė pėr opinion:

1. Kryesia e Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Sharr, bashkė me anėtarėsinė e gjerė dhe simpatizantėt, ėshtė e shqetėsuar seriozisht me zhvillimet e fundit politike nė komunėn e Sharrit.

2. Ngrejmė zėrin e protestės ndaj komunikatės sė publikuar tė enjeten nė media qė mban firmėn e njėfarė organizate me emrin “Sigurimi i Atdheut”, me anėn e sė cilės kjo organizatė fantazmė kėrcėnon 5 veprimtarė nga komuna e Sharrit, nė mesin e tė cilėve edhe kryetarin e Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Sharr, z.Demir Reshiti.

3. Kėrcėnime tė tilla, me prapavijė tė errėt tė cilat kanė pėr qėllim qė tė fusin frikė nė radhėt e veprimtarėve politikė, neve si kryesi nuk na trembin, por pėrkundrazi, na japin forcė qė edhe mė tutje tė vazhdojmė nė rrugėn tonė drejt realizimit tė detyrave programore tė LPK-sė dhe aspiratave tona kombėtare.

4. LPK-ja ėshtė mėsuar tashmė me kėrcėnime tė tilla dhe nuk e ka ndėrmend tė frikėsohet nga elementė tė tillė turbullues qė nuk zgjedhin forma pėr ta destabilizuar situatėn nė komunė dhe mė gjerė.

5. Kryesia e Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Sharr, kėrkon nga organet kompetente tė hetuesisė qė sa mė parė tė zbulojnė dhe t’i sjellin pėrpara drejtėsisė kėta elementė tė rrezikshėm qė pėrmes komunikatave tė tilla kėrcėnuese po mbjellin frikė te popullata.

Sharr, 15 gusht 2004

Pėr Kryesinė e KRr tė LPK-sė

Zijadin Meleqi, sekretar i pėrgjithshėm

 


Nga mbledhja e rregullt javore e kryesisė sė LPK-sė me kryetarė tė Kėshillave tė Rretheve 

Prishtinė, 15 gusht – Zgjedhjet e tetorit, puna qė ėshtė bėrė dhe ajo qė duhet bėrė pėr tė hyrė sa mė tė pėrgatitur nė kėto zgjedhje ka qenė tema kryesore qė ėshtė diskutuar nė mbledhjen e kryesisė sė LPK-sė me kryetarė tė Kėshillave tė Rretheve, tė mbajtur tė shtunėn nė Prishtinė.

Kryesuesi i mbledhjes Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė, ka njoftur tė pranishmit me punėn qė ėshtė bėrė nė nivel qendror dhe me angazhimet e tashme. Ndėrkaq, pėr ēėshtjet procedurale ka folur Sekretari i Pėrgjithshėm i LPK-sė, Gafurr Elshani.

Pėr punėn qė ėshtė bėrė nė terren kanė njoftuar kryetarėt e Kėshillave tė Rretheve. Edhe pse ka qenė pushim veror pėr shkak tė tė interesuarve pėr t’u anėtarėsuar nė LPK disa kėshilla nuk kanė pushuar fare.

Nė kuadėr tė raportimit nga terreni ka folur edhe kryetari i LPK-sė, Dega Jashtė Vendit – Murat Bytyēi. Bytyēi ka njoftuar pjesėmarrėsit nė mbledhje detajisht me punėn qė ėshtė bėrė deri mė tani jashtė vendit.

Kėrcėnimi qė i ėshtė bėrė Sekretarit pėr Marrėdhėnie me Publikun – Demir Reshiti, nga ana e organizatės kriminale „Sigurimi i Atdheut“, ka qenė gjithashtu ndėr temat mė tė rėndėsishme qė ėshtė diskutuar nė mbledhje. Kėrcėnimet e tilla duhet parė nė kuadėr tė fushatės zgjedhore qė po bėnė LDK-ja dhe kryetari i saj Ibrahim Rugova, tė cilėt e kanė kuptuar se do t’i humbin zgjedhjet, ėshtė vlerėsur nė mbledhje. Ndėrkaq, distancimi publik qė ka bėrė LDK-ja dhe kryetari i saj nga organizata kriminale „Sigurimi i Atdheut“ s’ėshtė gjė tjetėr veēse farsė.    

Zyra pėr shtyp dhe informacion

 


Pas kėrcėnimit nga Sigurimi i Atdheut, flet Demir Reshiti, sekretar pėr Marrėdhėnie me Publikun nė Lėvizjėn Popullore tė Kosovės (LPK) 

Me vrasjen time s’do tė fitojė as Shemsidini as LDK-ja

Burim Etemaj e Minire Berisha

Prishtinė, 12 gusht - Demir Reshiti, sekretar pėr Marrėdhėnie me Publikun nė Lėvizjėn Popullore tė Kosovės (LPK), dhe kėshilltar nė Kuvendin Komunal tė Sharrit, gjatė njė intervsite pėr “Epokėn e re” disa orė pas marrjes sė lajmit pėr kėrcėnim nga Sigurimi i Atdheut, thekson se njė kėrcėnim i tillė nuk e tremb aspak.

Reshiti thotė se nuk ėshtė frikėsuar as nė kohėt mė tė vėshtira kur ka qenė i kėrcėnuar nga soldateska serbe, e nuk frikėsohet as tash nga kjo organizatė fantome.

“Mendoj se me tė tilla kėrcėnime nuk i ndihmohet procesit tė pavarėsimit tė Kosovės pėr tė cilin rrahin gjoks se po punojnė tė gjitha subjektet politike shqiptare nė Kosovė”, ka thėnė Reshiti.

EPOKA E RE: Pas kėrcėnimit qė keni marrė nga Sigurimi i Atdheut, a e keni paraqitur rastin nė polici?

Reshiti: Unė nė fakt, pėr kėtė komunikatė kėrcėnuese jam njohur nga njė gazetar i RTK-sė, i cili u interesua tė marrė prononcimin tim. Vetėm kur jam takuar me gazetarin, e kam parė komunikatėn, e cila nė fillim mė ėshtė dukur si njė shaka qė nuk ia vlente tė merrem me tė. Mirėpo kur e lexova me kujdes dhe e pashė se fjalori i pėrdorur nė komunikatė pėrputhej me fjalorin qė ka pėrdorur kohėve tė fundit kryetari Shemsidini, atėherė mė bėri qė ta marrė kėtė punė mė seriozisht. Tash kur e kam nė dorė kopjen e kėsaj komunikate kėrcėnuese, sigurisht se puna e parė qė do ta bėj ėshtė qė ta paraqes rastin nė polici.

EPOKA E RE: Ėshtė hera e parė qė njė organizatė kėrcėnon njerėzit me emėr e mbiemėr. Nė komunikatėn kėrcėnuese emri i juaj pėrmendet nė kontekst tė pengimit tė udhėheqjes komunale tė Sharrit, pėrkatėsisht kryetarit tė saj Halim Shemsedini. A ėshtė e vėrtetė se keni pasur mosmarrėveshje me tė lartpėrmendurin?

Reshiti: Nė fakt kohėve tė fundit ėshtė e vėrtetė se kemi pasur pėrplasje me kryetarin e Komunės Halim Shemsidini, sidomos me rastin e mbledhjes sė fundit tė KK-sė dhe me rastin e takimit me pėrgjegjėsin e UNMIK-ut pėr implementimin e standardeve, Corn Ross, me ē’rast e kam kritikuar atė pėr shkelje tė ligjit dhe mospunė. Pas kėsaj, Shemsidini duke e shfrytėzuar ndikimin e tij nė radion lokale si dhe nė korrespodentin e TV Prizrenit qė ėshtė njėherėsh edhe gazetar nė Radio Sharri, pėr tė m’u kundėrvėnė mua, duke pėrdorur njė fjalor pėrplot urrejtje. Kjo mbase mund tė ketė ndikuar nė persona qė fshihen prapa organizatės me emrin Sigurimi i Atdheut, tė cilėt duket qartė qė janė kah dalin si mbrojtės tė LDK-sė.

Pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė do tė angazhohem deri nė frymėn e fundit

EPOKA E RE: Nė komunikatėn e pėrmendur, thuhet pėr ty se je armik i pėrbetuar i LDK-sė, person me ideologji enveriste, njeri qė angazhohesh pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, fundamentalist, minues i punės sė Kuvendit Komunal etj. Si i komenton kėto qė tė mvishen?!

Reshiti: Vetėm njė gjė qendron nga ajo qė thuhet. Ėshtė shumė e vėrtetė se angazhohem pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, dhe pėr njė gjė tė tillė do tė angazhohem deri nė frymėn e fundit, ndėrsa sa u pėrket tė tjerave, mė ngjajnė me fjalorin qė pėrdor ndaj meje kryetari i Komunės Shemsidini dhe bashkėpunėtorėt e tij, sa herė qė nuk kanė argumente pėr t’iu pėrgjigjur kritikave tė mia nė adresė tė tyre.

EPOKA E RE: A ėshtė e vėrtetė se ju e pengoni udhėheqėsinė komunale dhe kryetarin pėr ta kryer me nder funksionin, siē thuhet nė komunikatė?

Reshiti: Unė jam kėshilltar nė Kuvendin Komunal dhe ėshtė e vėrtetė se jam njėri nga mė tė zėshmit qė kritikoj pushtetarėt komunalė pėr mospunėn e tyre dhe shkeljen e ligjit. Mirėpo, kėtė nuk e bėj pėr ta minuar punėn apo pėr ta penguar kryetarin ose kėdoqoftė tjetėr. Kėtė e bėj pėr tė mirėn e Komunės me qėllim qė tė arsyetoj besimin qė ma kanė dhėnė zgjedhėsit. Nėse kritikat e mia tė argumentuara i duken si pengesė kryetarit dhe bashkėpunėtorėve tė tyre, atėhere sinqerisht mė vjen keq pėr ta qė janė katandisur deri nė kėtė gjendje.

EPOKA E RE: A do tė ndikojė ky kėrcėnim qė tė heqėsh dorė nga kėto kritika?

Reshiti: Pėrkundrazi. Unė tėrė angazhimin tim tė deritashėm e kam bėrė dhe do ta bėj nė tė mirė tė vendit tim. Kujt tė mos i pėlqej kjo, lė tė vazhdojė me kėrcėnime, por njė gjė e di se edhe po tė likuidohet Demir Reshiti, siē kėrcėnohet nė komunikatė, nuk do tė fitojė gjė as Shemsidini as LDK-ja e askush qė ia do tė mirėn kėtij vendi. Janė shumė Demira tjerė qė do ta vazhdojnė rrugėn time.

EPOKA E RE: Ēka mund tė thuani pėr katėr personat tjerė, qė janė kėrcėnuar bashkė me ju?

Reshiti: I njoh qė tė katėr dhe nuk kam ndonjė koment. Ėshtė mė mirė qė tė bisedoni me ata vetė. Mė sa e di unė tre tė fundit janė nė LDK.


59

 

ĖSHTĖ NUMRI QĖ LPK DO TĖ KETĖ NĖ FLETĖVOTIMET E ZGJEDHJEVE TĖ TETORIT PĖR KUVENDIN E KOSOVĖS

Prishtinė, 12 gusht - Sot, nė ambientet e Hotelit Grand nė Prishtinė, Komisioni Qendror Zgjedhor, ka organizuar tėrheqjen e shortit pėr radhitjen e subjekteve politike nė listėn e fletėvotimit pėr zgjedhjet parlamentare qė do tė mbahen mė 23 tetor 2004.

Nga Lėvizja Popullore e Kosovės, nė kėtė ceremoni, morėn pjesė Sekretari i Pėrgjithshėm i LPK-sė, Gafurr Elshani, dhe anėtari i Kryesisė Naim Zhitia.

Shortin pėr LPK-nė, me kėtė rast, e tėrhoqi Naim Zhitia. Shorti i ra qė LPK nė fletėvotim tė ketė numrin 59 (pesėdhjetenėntė).

Zyra pėr shtyp dhe informacion e LPK-sė


Pėrkujtohet dėshmori Hasan Ramadani, me rastin e 10-vjetorit tė rėnies

Me rastin e 10-vjetorit tė rėnies sė Hasan Ramadanit, mė 7 gusht, nė Shtėpinė e Kulturės nė Besianė, pėrgatitur nga Kėshilli Organizativ ėshtė mbajtur akademi pėrkujtimore kushtuar figurės sė ndritur dhe heroizmit tė tij.  Nė tė njėjten ditė u mbajt edhe tubim rasti nė "Kullėn Qėndresė" ku luftoi me armė nė kushte rrethimi nga forcat e okupatorit serb dėshmori Hasan Ramadani, ndėrsa te varreza e dėshmorit u vendosėn kurora lulesh.

Nė kėto veprimtari folėn simboli i rezistencės shqiptare Adem Demaēi, Hamit Hamiti - foli pėr biografinė e dėshmorit, nėnkolonel Ismail Revuēi - nė emėr tė Zonės sė V tė TMK-sė, Naim Zhitia - nė emėr tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, dhe prof. dr. Hakif Bajrami.

Nė vazhdim po japim tė plotė fjalėn e anėtarit tė Kryesisė sė LPK-sė, Naim Zhitia, mbjtur nė akademinė pėrkujtimore nė Besianė.

E nderuara familja e Hasan Ramadanit,

Tė nderuara familje tė dėshmorėve, invalidė tė luftės dhe ju pjesėmarrės tė kėsaj akademie pėrkujtimore, ju pėrshėndes nė emėr tė Kryesisė  sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės si dhe nė emėr tė kryetarit tė kėsaj Lėvizje Emrush Xhemajli!

Hasan Ramadani ishte veprimtar i dalluar i Lėvizjes Popullore tė Kosovės si dhe njėri nga udhėheqėsit e krahut ushtarak tė Lėvizjes, tė cilin e kishte caktuar udhėheqėsi i organizatės.

Baca Hasan na ka mėsuar si jepet dhe si mbahet Besa e Shqiptarit. Ai ishte veprimtar i hershėm i ēėshtjes kombėtare, njėherit edhe pararėnėsi i UĒK-sė, prandaj unė ndihem i privilegjur qė nė emėr tė kėsaj Lėvizje e pėrshėndes kėtė akademi, e cila me besnikėri e pėrpikmėri po e vazhdon rrugėn e tij dhe shokėve tė tij tė cilėt na e lanė amanet.

Pas rėnies sė Bacės Hasan tashmė kishin ndryshuar gjėrat. LPK-ja e formoi, e rriti dhe e forcoi Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Fillimisht lufta filloi brenda kufijve administrativ tė Kosovės, por mė vonė duke e parė se pėr ēka ishin betuar pararėnėsit e UĒK-sė, kjo Lėvizje e vazhdoi rrugėn pėr realizimin e amanetin tė tyre duke formuar Ushtrinė Ēlirimtare pėr Preshevė Medvegjė dhe Bujanovc, si dhe Ushtrinė Ēlirimtare Kombėtare nė Maqedoni.

Kjo ishte platforma pėr tė cilėn ishin betuar bijtė dhe bijat e kėtij populli.

Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė ishte njė synim i Hasan Ramadanit. Pėr ta ēuar nė vend edhe kėtė amanet dhe nevojė tė pashmangshme tė kombit po punohet nė kėtė drejtim pėrmes projektit Kosovė-Shqipėri, si projekt taktik mė i pėrpunuar nga koha kur vendi ynė u nda mė 1912. 

Lavdi emrit, jetės, veprės dhe shembullit tė Hasan Ramadanit!

 

 

 

 

| kthehu |

 

 



Emrush Xhemajli
Kryetar i Lėvizjes Popullore tė Kosovės

U lind mė 1 maj 1959 nė Komogllavė tė Ferizajit. Shkollėn fillore e ka mbaruar nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen nė Ferizaj. Gjatė vitit 1976 i takon grupit ilegal tė nxėnėsve. Gjatė kohės sa ishte student i letėrsisė shqiptare dhe artit figurativ, dega e pikturės nė Prishtinė (1979), arrestohet nga okupatori serb dhe dėnohet me 3 vjet e gjysmė burgim pėr ēėshtje politike. Dėnimin e vuajti nė Mitrovicė tė Sremit. Pas burgut hyn nė organizimet e Lėvizjes Popullore tė Kosovės (nė atė kohė LRSHJ-sė). Mė 7 janar 1984 i ikėn policisė qė kishte shkuar nė shtėpinė e tij pėr ta arrestuar sėrish dhe kalon nė ilegalitet. Nė prill tė atij viti arratiset dhe vendoset nė Zvicėr. Gjatė kohės sa qėndroi nė mėrgim, tri vitet e para ishte anėtar i redaksisė sė “Zėrit tė Kosovės” dhe ka hapur disa ekspozita personale dhe kolektive tė pikturės. Ndėrsa nga viti 1987 zgjedhet sekretar i LPK-sė, Dega Jashtė Vendit. Nė vitin 1991-1993 ishte delegat i Degės sė LPK-sė Jashtė Vendit nė Mbledhjen e III-tė, pėrkatėsisht IV-tė, qė u mbajtėn nė Ujmirė tė Drenicės dhe nė Prishtinė. Nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės ėshtė nga fillimi i punės sė saj mė 1994. Nga maji i vitit 1998 deri nė fund tė luftės pėr ēlirimin e Kosovės ishte ndihmėskomandant pėr administratė tė pėrgjitshme nė Zonėn Operative tė Dukagjinit. Mė 1999 okupatori serb e dėnoi, nė mungesė, mė 15 vjet burg. Mė 28 Nėntor 1999 u vetėdemobilizua nga TMK-ja dhe kaloi prapė nė jetėn politike. Nė Kuvendin e V-tė tė LPK-sė, mbajtur nė korrik tė vitit 2000, delegatėt e zgjodhėn kryetar tė LPK-sė. Mbėshteti politikisht luftėn e armatosur ēlirimtare tė pjesėve tė popullit shqiptar nė Kosovėn Lindore dhe nė Maqedoni. Jashtė ēdo rregulloreje legale u hoq nga lista zgjedhore pėr deputetė tė Kuvendit tė Kosovės nė zgjedhjet e vitit 2001. Nė vitin 2001 nė mbledhjen e VI-tė tė Pėrgjithshme u rizgjodh kryetar i LPK-sė. Ėshtė i martuar, babė i tre fėmijėve. Jeton nė Prishtinė. Nga gjuhėt e huaja flet frengjishten dhe gjuhėn qė e mėsoi nė burg.