Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

HPrishtina

 

 

Lista e kandidatėve

|

Programi zgjedhor

Votoni numrin

 

59

 

 59 LĖVIZJA POPULLORE E KOSOVĖS - LPK
 

 

Dy ditė para zgjedhjeve, dy fjalė nga partitė

E nesėrmja e 23 tetorit do tė ndryshojė shumėēka nė skenėn politike tė Kosovės!

 

Nga

Demir RESHITI

Tė mėrkurėn me njė tubim madhėshtor nė sallėn e Kuqe tė Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė, Lėvizja Popullore e Kosovės ka pėrmbyllur veprimtaritė parazgjedhore. Gjatė kėtyre 28 ditėve tė fushatės, drejtuesit e LPK-sė nė tė gjitha nivelet kanė shpalosur programin zgjedhor me njė qasje dinjitoze dhe tė kulturuar, duke iu ikur premtimeve pa mbulesė dhe retorikave boshe. Pa as mė tė voglin ekces, me fjalor tė argumentuar, drejtuesit e LPK-sė, me rastin e shpalosjes sė programit, kryesisht janė pėrqendruar nė ēėshtjet mė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e Kosovės, nė plan tė parė nė ato qė realisht ėshtė nė gjendje t’i bėjė LPK-ja, nėse i jepet rasti tė qeverisė. 

Angazhimi pėr sovranitetin dhe integritetin e shtetit tė Kosovės; pėr krijimin e bashkėsisė shtetėrore nė mes Kosovės dhe Shqipėrisė, pėrkatsisht Unionit Shqipėri-Kosovė; pėr zhvillim ekonomik, me theks tė veēantė hapjen e vendeve tė reja tė punės; pėr integrime euroatlantike; pėr njohjen dhe respektimin e tė drejtave dhe lirive tė njeriut; pėr barazi tė plotė para ligjit; pėr kujdes tė vazhdueshėm ndaj familjeve tė dėshmorėve dhe martirėve, invalidėve dhe veteranėve tė luftės ēlirimtare; pėr zbardhjen e fatit tė tė pagjeturve, rehabilitimin dhe kompensimin pėr invalidėt dhe viktimat e politikės, qė pėsuan nė ngjarjet e marsit 2004, etj, janė disa nga premtimet kryesore tė LPK-sė pėr zgjedhėsit. Me ndonjė pėrjashtim tė vogėl,  i gjithė plani operativ i fushatės ėshtė realizuar me sukses, falė organizimit tė shtabeve nė tri nivele (qendror, rajonal dhe lokal), i cili ka bėrė  qė tė reduktohen shpenzimet e fushatės dhe ēdo gjė ka ecur me dinamikėn e paraparė. 

Pse duhet tė votohet pėr LPK-nė?!

-Duke e mbėshtetur LPK-nė dhe kandidatėt e saj nė kėto zgjedhje, qytetarėt e respektuar tė Kosovės do tė mbėshtesin atė kategori politikanėsh qė mė shumė e duan Kosovėn sesa vetveten. Ėshtė pikėrisht LPK-ja dhe drejtuesit e saj qė janė dėshmuar pėr afro njė ēerekshekulli nė vepėr, se e duan Kosovėn, se janė tė gatshėm tė sakrifikojnė pėr Kosovėn.

-Duke e mbėshtetur LPK-nė, qytetarėt e respektuar tė Kosovės do tė mbėshtesin subjektin qė bėri historinė.

-Duke e mbėshtetur LPK-nė, qytetarėt e respektuar tė Kosovės do tė mbėshtesin njerėzit qė lokomotivėn e quajtur Kuvend i Kosovės, do ta shpiejnė nė drejtimin Prishtinė-Tiranė, drejt integrimeve euroatlantike, e jo nė ndonjė kahje tjetėr, siē po pretendohet nga njerėz, qė nuk ia duan tė mirėn Kosovės.

Nė zgjedhjet e kaluara parlamentare, me kėrkesėn e Beogradit, siē e kemi tė njohur, janė hequr nga lista e kandidatėve pėr deputetė dy drejtuesit kryesorė tė LPK-sė, kryetari Emrush Xhemajli dhe zėvendėsi i tij Gafurr Elshani. Kjo ka qenė njė goditje e rėndė pėr LPK-nė, sepse ėshtė pasqyruar drejtpėrsėdrejti nė rezultatet e zgjedhjeve. Tani ėshtė nė dorėn e qytetarėve tė Kosovės, qė kėtė goditje t’ia kthejnė dyfish lidershipit nacionalist serb dhe disa shqipfolėsve, qė ende pėr kryeqytet e konsiderojnė Beogradin dhe shohin ėndrra serbisht.

LPK-ja ėshtė subjekt me traditė, i sprovuar dhe i dėshmuar pėr afro njė ēerekshekulli. Nė historinė e saj, LPK-ja ka marrė vendime shumė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e Kosovės. Gjatė kėtij ēerekshekulli tė ekzistencės dhe rezistencės, LPK-ja ka mbjellė shumė. Kėtė rradhė priten tė korra tė bereqetshme. Shpresojmė se e nesėrmja e 23 tetorit do tė ndryshojė shumėēka nė skenėn politike tė Kosovės! Me fat!

(Autori ėshtė sekretar pėr Marrėdhėnie me Publikun i LPK-sė dhe kandidat pėr deputet i kėtij subjekti)


Nėn moton “Me LPK-nė, drejt bashkimit kombėtar”, Lėvizja Popullore e Kosovės pėrmbylli fushatėn zgjedhore nė Prishtinė, Ferizaj, Prizren dhe Kaēanik

Xhemajli: T’i ndalim eksperimentet me Kosovėn

“LPK-ja do tė miratojė projektin pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė, do ta miratojė ligjin pėr dėshmorėt e kombit, invalidėt dhe veteranėt e luftės si dhe pėrkujdesin pėr ata qė pėsuan nė ngjarjet e marsit 2004”, tha nė tubimin pėrmbyllės tė LPK-sė, nė Prishtinė kreu i saj, Emrush Xhemajli

Prishtinė, 20 tetor – Lėvizja Popullore e Kosovės (LPK) ka pėrmbyllur dje fushatėn zgjedhore nė Sallėn e Kuqe tė Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė, pas qindra takimesh me tubimet me elektoratin. Tubimi filloi me intonimin e himnit kombėtar dhe me njė minutė heshtje, pėr tė gjithė tė rėnėt pėr lirinė e Kosovės.

 

Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė dhe bartės i listės sė kandidatėve tė kėsaj partie pėr zgjedhjet e 23 tetorit, tha se LPK-ja gjatė mandatit tė ardhshėm, pavarėsisht rrethanave, do ta deklarojė pavarėsinė e Kosovės. Kryetari Xhemajli tha nė vazhdim, se nė historinė e saj LPK-ja ka marrė vendime edhe mė tė mprehta dhe mė inkurajoze sesa rregullimi i dokumentacionit pėr pavarėsinė e Kosovės. “LPK-ja do tė miratojė projektin pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė, do ta miratojė ligjin pėr dėshmorėt e kombit, invalidėt dhe veteranėt e luftės si dhe pėrkujdesin pėr ata qė pėsuan nė ngjarjet e marsit 2004”, tha para tė pranishėmve, kreu i LPK-sė. Emrush Xhemajli theksoi se, LPK-ja do tė shpėrndajė grupet e punės, qė i ka krijuar Qeveria e deritashme, pėr gjoja biseda teknike me Beogradin, do tė miratojė ligjin pėr prejardhjen e pasurisė sė udhėheqėsve, qė nga presidenca, parlamenti e qeveria dhe vendet e tjera zyrtare. Gjithashtu, sipas tij, LPK-ja do tė bėjė regjistrimin e popullsisė, pasurisė dhe tė banorėve tė shteteve tė tjera, qė janė nė Kosovė. Po ashtu, do ta bėjė ligjin, ku prona do t’iu kthehet pronarėve tė ligjshėm, qė kanė pėsuar nga reformat agrare tė kolonizuesve dhe pushtuesve, do tė mbrohen punėdhėnėsit dhe punėmarrėsit, do t’iu jepen leje pune dhe leje ndėrtimi, do tė pėrshpejtohet privatizimi, i cili nė procedurė tė shkurtėr do tė kalojė nė pėrgjegjėsi tė qeverisė, do ta adaptojė marrėvshjen e ligjit nė dobi tė forcimit tė prodhimit vendor dhe nė veēanti tė prodhimeve bujqėsore.

“LPK-ja do tė pėrmirėsojė infrastrukturėn, duke iu dhėnė prioritet rrugėve qė lidhin Kosovėn me Shqipėrinė. LPK-ja nė historinė e vet ka marrė vendime, tė cilat kanė qenė pėrcaktuese pėr fatin e popullit tonė, pėr fatet e vendit tonė. Njėsoj sikurse nė tė kalurėn edhe nė tė ardhmen, LPK-ja pavarėsisht rrethanave do tė ndėrmarrė hapa pėrcaktues qė detyrimisht do ta ēojnė vendin drejt lirisė dhe do ta bėjmė tė pavarur dhe tė integruar, nė radhė tė parė me pjesėn tjetėr tė kombit me Shqipėrinė, dhe me strukturat veriatlantike”, tha nė fjalėn e tij kryetari Xhemajli. Nė fund, ai ftoi qytetarėt qė tė gjithė tė dalin ne votime me 23 tetor dhe tė votojnė pėr LPK-nė dhe pėr fatin tonė.

Ndėrkaq, Gafurr Elshani, sekretar i pėrgjithshėm i LPK-sė, tha se LPK-ja ka nevojė pėr mė shumė pėrkrahje dhe fuqi politike, dhe kėtė mund ta sigurojė pėrmes pranisė mė tė madhe nė Parlamentin e Kosovės, qė do tė arrihet me punėn e pėrbashkėt duke mos u ndalur deri nė momentin e fundit. “Duhet ta dini tė gjithė se votat pėr LPK-nė, nuk janė vota pėr kolltuqe dhe tendere, por janė vota pėr mė shumė liri, pavarėsi dhe pėr bashkim kombėtar. Koalicioni qeverisės nė bashkėpunim me UNMIK-un ka krijuar iluzione tė rreme se problemi i Kosovės ėshtė ēėshtje dite, se statusi do tė zgjidhet nė mes apo nė fund tė vitit 2005”.

Tubimi ka pėrfunduar nėn tingujt e kėngės, “Pa bashkim nuk ka fuqi, pa Kosovė nuk ka Shqipėri…”.

Ferizaj

LPK-ja nė Ferizaj, kėrkoi votėn pėr jetėsimin e Unionit Shqipėri-Kosovė

LPK-ja ka pėrmbyllur fushatėn e sivjetme zgjedhore nėpėrmjet njė konference pėr media. Kryetari i degės lokale tė kėsaj partie, Remzi Hasani, ka shprehur pikėpamjet, se qytetarėt e LPK-sė mund tė gjejnė alternativėn mė autoktone, programin kombėtar dhe politik qė mbėshtetet nė funksionalizimin e Unionit Shqipėri-Kosovė, nė mbarėvajtjen ekonomike, luftėn kundėr korrupsionit, miratimin e ligjit mbi prejardhjen e pasurisė sė liderėve dhe bartėsve tė institucioneve tė larta tė vendit, shpėrndarjen e grupeve, tė ashtuaquajtura teknike tė Kuvendit tė Kosovės pėr negociata me Serbinė etj. Duke zbėrthyer tė gjitha kėto pikėpamje, kryetari i LPK-sė pėr Ferizaj, Remzi Hasani, ka ftuar zgjedhėsit, qė tė rrumbullakėsojnė numrin 59, nė mėnyrė qė pas 23 tetorit, LPK-ja tė nisė realizimin e aspiratave tė tyre shekullore dhe tė rikthejė dinjitetin kombėtar.

Sipas zyrtarėve tė LPK-ja deri mė tani kjo parti ka rrumbullakėsuar procesin e komunikimit me qytetarė, pra tė fushatės, ndėrsa aspak nuk do ta zbehė rezultatin pėrfundimtar osmbajtja e tubimit pėrmbyllės mė 16 tetor, i cili u prolongua pėr shkak tė tragjedisė sė nxėnėsve malishevas qė ndodhi nė Fushė Arrėz.

Kaēanik

LPK: Tė mos bėjmė eksperimente me vendin

LPK-ja tė mėrkurėn mbajti tubim parazgjedhor me qytetarėt e Kaēanikut. Kryetari Emrush Xhemajli, porositi kaēanikasit qė tė marrin pjesė nė zgjedhje, sepse kjo, sipas tij, ėshtė nė interes tė Kosovės. Nėse keni pakėnaqėsi, kėtė duhet ta shprehni pėrmes votes, duke mos i votuar ata qė iu kanė zhgėnjyer. Xhemajli nė vazhdim tha se, koalicioni bashkėqeverisės i tri partive mė tė mėdha e ka mashtruar elektoratin dhe nėse prapė e bėjnė kėtė, ata do tė jenė bashkėfajtorė pėr ēdo gjė qė bėhet nė Kosovė. Sipas Xhemajlit, partitė tona kėrkojnė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, kurse vetė ata nuk e kanė shpallur atė nė Kuvendin e Kosovės. Kėto tri parti por edhe iluzionet e votuesve e kanė penguar procesin e pavarėsisė sė Kosovės. Kryetari i LPK-sė kėrkoi qė tė mos bėjmė eksperimente me vendin por tė shkojmė nė tė sigurtėn. Ai ftoi popullin qė tė kthehet nė origjinėn e vet nė LPK, nėse janė tė pakėnaqur. 

Prizren

Vota pėr LPK-nė, votė pėr fuqinė e qytetarit


Sekretari i Kėshillit tė rrethit tė Prizrenit, Iliaz Kadolli, ka shpalosur programin dhe vizionet e LPK-sė, ndėrsa kryetari i rrethit Nazmi Kolloni, ka ftuar qytetarėt, qė ta votojnė LPK-nė, nga e cila varet edhe e ardhmja e Kosovės.

Sekretari i pėrgjithshėm i LPK-sė, Gafurr Elshani, pėrmendi disa nga arsyet, pse duhet tė votohet kjo parti.

“Votoni LPK-nė, qė tė arrijmė synimet dhe projektet pėr tė ardhmen tonė. Me LPK-nė, Kosova do tė bėhet shtet i zhvilluar, Serbisė do t'i ndėrpritet rruga e segregacionit, ndėrsa bashkimi kombėtar do tė arrihet si zgjidhja mė e arsyeshme”, tha ai./EPOKA E RE


LPK -ja mbajti tubimin pėrmbyllės elektoral nė Therandė

Xhemajli: "Koalicioni qeverisės nė Parlament ka bllokuar shpalljen e pavarėsisė"

Nė momentin kur po fliste Xhemajli nė sallė janė ndėrprerė dritat. Ai madje pa mikrofon publikut nė sale iu drejtua me akuzėn se "mungesa e rrymės ėshtė problem politik, tė cilin nuk ėshtė nė gjendje ta zgjidhė koalicioni qeverisės"

Therandė, 19 tetor - Me moton "me LPK-nė drejt Unionit Kosovė-Shqipėri" Lėvizja Popullore e Kosovės ka pėrmbyllur fushatėn elektorale nė Therandė nė njė tubim ku merrnin pjesė krerėt e kėsaj lėvizje si dhe simpatizantė e anėtarė tė saj. Sekretari i Pėrgjithshėm i kėsaj lėvizjeje, Gafurr Elshani, ka elaboruar programin e kėtij subjekti ku ndėr prioritetet ka theksuar se do jenė "qė Parlamenti i Kosovės tė aprovon rezolutėn pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, qė tė futet nė njė seancė plenare pėr t’u shqyrtuar dhe vendosur peticioni i nėnshkruar nga mbi 46 ijė qytetarė tė Kosovės pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė, tė aprovohet ligji pėr dėshmorėt e kombit, tė mbėshtetet projekti i TMK-sė qė ajo tė shndėrrohet nė ushtri e ardhshme e Kosovės, dhe tė shtrijė integritetin territorial nė mbarė Kosovėn,... "

Ai tutje ka nėnvizuar se "po qe se i jepni votėn LPK-sė Kosovės do t’i hapen perspektivat e zhvillimit ekonomik dhe politik, ndėrsa Serbisė do t’i ndėrpriten rrugėt e agresionit mbi Kosovėn, dhe kombi ynė do tė shkojė drejt bashkimit tė natyrshėm kombėtar qė ėshtė zgjidhja mė e mirė dhe mė e drejtė", potencoi Elshani.

Ndryshe, edhe bartėsi i listėsEmrush Xhemajli pasi ka kritikuar subjektet e koalicionit qeverisės ka thėnė se "me LPK-nė tė jeni tė sigurtė se procesi i bėrjes sė Kosovės shtet i pavarur do tė jetė i sigurtė dhe se amaneti i brezave do tė ēohet nė vend".

Ai pėr gjendjen nė tė cilėn ndodhet sot Kosova ka akuzuar parasėgjithash partitė shqiptare tė koalicionit tė cilat kanė bllokuar siē u shpreh ai “shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, ndėrsa kanė kontribuar qė qytetarėt e Kosovės sot tė ndihen tė denigruar dhe tė nėnēmuar“.

Nė momentin kur po fliste Xhemajli nė sallė janė ndėrprerė dritat. Ai madje pa mikrofon publikut nė sallė iu drejtua me akuzėn se “mungesa e rrymės ėshtė problem politik tė cilin nuk ėshtė nė gjendje ta zgjidhė koalicioni qeverisės", pėr tė shtuar mė pas se “edhe problemi i kthimit tė kufomave tė mė tė dashurve tanė qė janė masakruar dhe bartur nė Serbi, nuk po kthehen sepse edhe ky ėshtė njė problem politik e jo teknik".

Ai madje nėn dritėn e njė reflektori tė njė kameramani, iu drejtua tė pranishmėve nė sallė se kėrkesė e tė huajve, por nėn diktatin e Serbisė ėshtė qė "formoni ju grupet punuese dhe lidhuni me Beogradin dhe kufomat do t’ua biem nė Merdar, lidhuni me sistemin e ’Elektroprivredės sė Serbisė’ dhe rryma nuk do t’iu Ndalet”, pėr ēka nga publiku nė sallė mori njė “JO” pėrcjellė me ovacione. “E nėse doni qė tė mos ndodhin kėto votoni LPK-nė, sepse ajo kurrė nuk do tė pranojė qė tė nėpėrkėmbė idealin e dėshmorėve tė kombit dhe brezave qė tė krijojmė njė komb tė bashkuar”, ka pėrfunduar Xhemajli./KOHA DITORE


Tubime elektorale tė LPK-sė nė Gjakovė, Besianė dhe Rahovec

Xhemajli: Tri subjektet e mėdha kanė devijuar rrugėn e pavarėsimit tė Kosovės

Kreu i LPK-sė Emrush Xhemajli adresoi kritika tė ashpra ndaj udhėheqėsve tė tri subjekteve mė tė mėdha politike shqiptare nė Kosovė, tė cilėt, siē u shpreh ai, devijuan rrugėn e pavarėsimit tė Kosovės, duke vėnė nė radhė tė parė interesat e tyre, qė e dėmtuan rėndė procesin e pavarėsimit tė Kosovės

 

 

 

 

 

 

Kam ardhur nė Gjakovė qė t'ju them qė tė dilni dhe tė votoni mė 23 tetor pėr LPK-nė dhe pse duhet tė votoni pėr kėtė subjekt politik, u ka thėnė kreu i LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė tubimin elektoral simpatizuesve tė kėtij subjekti nė Gjakovė. Xhemajli, pasi ka pėrkujtuar ditėt kur nė rrethinėn e Gjakovės ishte nė luftė dhe kishte kaluar ditėt mė tė vėshtira, por mė tė lavdishme, ndėrsa krah pėr krah tij ishin bijtė mė tė mirė tė kėsaj komune, si Elton Zherka, YIl Morina, Pėrmet Vula dhe tė gjithė ata qė ranė nė altarin e lirisė sė atdheut, ka kritikuar tri subjektet politike tė cilat gjatė kėtyre tri viteve kishin pushtetin nė Kosovė. Sipas tij, kėto tri subjekte nuk bėnė asgjė pėrpos premtimeve tė cilat s'i realizuan kurrė, ndėrkohė qė Serbia veproi kėtu dhe e futi Kosovėn nė njė Kornizė Kushtetuese./ mė tepėr

Nė kinosallėn e qytetit nė Besianė, Kėshilli i Rrethit i LPK-sė mbajti njė tubim promovues, nė prani tė anėtarėve dhe simpatizantėve tė kėsaj partie. Lideri i LPK-sė Emrush Xhemajli, nė paraqitjen e tij tha se "LPK-ja nga viti 1981 nuk e ndėrpreu asnjėherė veprimtarinė pėr ēlirim,  ndonėse pėr kėtė ka luftuar edhe mė parė, por kėsaj here e kurorėzoi atė me lirinė e Kosovės, e cila erdhi falė UĒK-sė". Xhemajli shtoi se pas luftės, pas gjithė atij gjaku qė u derdh dhe pas zgjedhjeve tė para 2001 qytetarėt e Kosovės menduan se gjetėn adresėn e qėlluar pėr tė ardhmen e saj. Mirėpo, sipas Xhemajlit, nuk doli ashtu, andaj nė mandatin e ardhshėm LPK-ja do ta aprovojė Rezolutėn pėr Kosovėn shtet sovran. Xhemajli pohoi se nuk ka alternativė tjetėr pėrveē vetvendosjes sė popullit shqiptar dhe tė gjitha pengesat qė do tė mund tė dilnin nė rrugė do tė dėshtojnė./ mė tepėr

Lėvizja Popullore e Kosovės ka takuar anėtarė dhe simpatizantė nė kuadėr tė fushatės zgjedhore edhe nė Rahovec. Nė sallėn e QK "Mensur Zyberaj" nė qytet u shpalos programi zgjedhor. Durmish Gashi, kryetar i Kėshillit tė Rrethit pėr Rahovec, vuri nė dukje angazhimet e anėtarėve tė LPK-sė nė KK tė Rahovecit, nė funksion tė pėrmirėsimit tė jetės sė qytetarit. Ndėrkaq kreu i LPK-sė Emrush Xhemajli, tha se "ne jemi tė vetėdijshėm pėr vėshtirėsitė qė na presin, por ne jemi tė vendosur qė t'i pranojmė vėshtirėsitė dhe tė punojmė pėr realizimin e aspiratave tona kombėtare"./ZĖRI


LPK-ja kėrkon fuqi pėr realizimin e proceseve qė ka filluar

Kėshtu potencoi z.Gafurr Elshani, Sekretar i Pėrgjithshėm i LPK-sė nė tubimin parazgjedhor tė mbajtur nė Mushtisht tė Therandės

Me intonimin e himnit kombėtar dhe me nderim me njė minutė heshtje pėr nxėnėsitė nga Malisheva, tė cilėt humbėn jetėn tragjikisht nė fatkeqėsinė e komunikacionit nė Fushė Arrėz tė Shqiprisė, nė sallėn e Shtepisė sė Kulturės nė Mushtisht, LPK-ja vazhdoi fushatėn parazgjedhore nė prani tė njė numri tė madh tė anėtarėve dhe simpatizantėve tė kėtij subjketi politik.

Nė shpalosjen e programit zgjedhor tė LPK-sė u angazhua z.Gafurr Elshani,   Sekretar i Pėrgjithshėm i LPK-sė dhe kandidat pėr deputet nga komuna e Therandės, i cili qė nė fillim theksoi se “premtimi dhe zotimi ynė dallon shumė nga subjektet tjera politike, pasi qė ne premtimet e dhėna i kemi realizuar deri mė tani, por nėse do tė fitojmė tė gjitha proceset do t’i ēojmė pėrpara”./ mė tepėr


Restelicasit i premtojnė votat e tyre pėr LPK-nė

harr, 18 tetor - Kėshilli i Rrethit i LPK-sė nė Sharr, po vazhdon me sukses fushatėn elektorale pėr zgjedhjet parlamentare tė 23 tetorit. Drejtuesit e LPK-sė, mbrėmė kanė qėndruar nė fshatin Restelicė, tė banuar me goranė dhe shqiptarė. Kryetari i LPK-sė pėr kėtė komunė, Demir Reshiti, i cili njėherit ėshtė edhe kėshilltar nė Asamblenė Komunale tė Sharrit, si dhe kandidat potencial pėr deputet nė Kuvendin e Kosovės, u ka folur restelicasve pėr kontributin qė ka dhėnė dhe po jep LPK-ja pėr t’ia kthyer dinjitetin e nėpėrkėmbur qytetarit. Reshiti ka shpalosur pėrpara restelicasve pjesė nga programi zgjedhor i LPK-sė, duke u fokusuar nė qasjen qė ka ky subjekt ndaj minoriteteve si dhe nė projektin pėr krijimin e Unionit Shqipėri Kosovė, projekt ky qė ka nxitur kėrshėrinė e restelicasve, sepse dihet qė njė numėr i konsiderushėm i tyre, pa hezituar e kanė nėnshkruar peticionin e inicuar nga LPK-ja qė i ėshtė drejtuar Kuvendit tė Kosovės, me kėrkesėn pėr krijimin e kėtij Unioni./ mė tepėr


LPK-ja shpalosi programin zgjedhor nė Krushė tė Madhe

Lėvizja Popullore e Kosovės, Kėshilli i Rrethit nė Rahovec, ka mbajtur, mė 13 tetor, tubim parazgjedhor nė lokalet e Shtėpisė sė Kulturės “Muhamet Malsori “ nė Krushė tė Madhe. Udhėheqėsit e KRR tė LPK-sė dhe anėtari i Kryesisė Qendrore, Ali Kepi, para tė pranishmėve kanė shpalosur programin zgjedhor tė LPK-sė.

Anėtari i Kryesisė Qendrore, i cili njėkohėsisht ėshtė edhe kryetar i KRR tė LPK-sė nė Rahovec, z. Durmish Gashi, pasi hapi tubimin foli pėr historikun e LPK-sė, me theks tė veēantė pėr rolin e veprimtarėve tė saj nėpėr dekada pėr tė arritur deri nė kėtė gjysmėliri qė sot e gėzojmė./ mė tepėr


LPK mbajti tubim nė Kalabri

Kėshilli i Rrethit tė LPK-sė nė Lagjen Kalabria tė Prishtinės ka mbajtur dje tubim zgjedhor nė kėtė lagje. Tubimi u mbajt nė shkollėn fillore “7 Marsi”, nė praninė e njė numri tė madh qytetarėsh. 

Tė pranishėm nga KRR i LPK-sė ishin z.Shaban Baliu, z.Naim Zhitia, z.Rexhep Tershnjaku dhe z.Avdi Gjata.

Pas fjalės pėrshėndetėse, kryetari i KRR tė LPK-sė pėr Kalabri, z.Shaban Baliu, foli pėr rėndėsinė e daljes nė zgjedhje, pėr udhėheqjen e dobėt tė deritashme tė koalicionit qeveritar, pėr dobėsitė dhe mosfunksionimin e pushtetit nė Kosovė, pėr papunėsinė, neglizhencėn, dukuritė negative, korrupsionin dhe shumė dukuri tė pahijshme qė po ndodhin nė shoqėrinė kosovare./ mė tepėr


KONFERENCĖ PĖR SHTYP LIDHUR ME OFERTĖN E E KRYETARIT TĖ LPK-SĖ EMRUSH XHEMAJLIT PĖR DEBAT TELEVIZIV

Liderėt e koalicionit bashkėqeverisės nuk po tregohen tė gatshėm pėr debat

Prishtinė, 13 tetor - Sekretari i Pėrgjithshėm i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, z.Gafurr Elshani, ka mbajtur sot njė konferencė me gazetarė nė tė cilėn ka rikujtuar opinionin se mė 8 tetor, Kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli, u ėshtė drejtuar tre liderėve tė koalicionit bashkėqeverisės, Ibrahim Rugovės, nga Lidhja Demokratike e Kosovės, Hashim Thaēit nga Partia Demokratike e Kosovės, dhe Ramush Haradinajt nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, pėr debat televiziv. Thirrja ėshtė bėrė publikisht dhe u ėshtė drejtuar personave konkretė.

Kryetari i LPK-sė Emrush Xhemajli, ju ka drejtuar liderėve tė koalicionit bashkėqeverisės, duke ua bėrė me dije se ai ėshtė i gatshėm tė debatojė me tė tre liderėt sė bashku, pasi qė ata janė nė bashkėqeverisje, prandaj u takon qė sė bashku tė mbrojnė rezultatet e Qeverisė sė tyre tė pėrbashkėt, apo me secilin veē e veē, ka thėnė nė vazhdim z.Elshani./ mė tepėr


LPK vazhdon fushatėn parazgjedhore nė Sllapuzhan tė Therandės

Unifikimi i  arsimit, kulturės, sportit  do tė ndikojė nė afrimin shpirtėror tė shqiptarėve dhe do t’i paraprin unifikimit fizik tė vendit

"Edhe pse partitė e koalicionit qeverisės nuk e realizuan premtimin e dhėnė pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, d.m.th. nuk pėrmbushėn premtimin e tyre, tė njėjtat edhe gjatė kėsaj fushate kėrkojnė votėn e qytetarėve me po tė njėjtat premtime, prandaj kėsaj radhe votuesit duhet tė votojnė pėr atė subjekt, i cili premtimet e dhėna gjer mė tani i ka jetėsuar nė vepėr, e ky subjekt ėshtė LPK-ja, theksoj Gafurr Elshani, Sekertar i Pėrgjithshėm i LPK-sė dhe kandidat i mundshėm pėr deputet nė Kuvendin e ardhshėm tė Kosovės./ mė tepėr


LPK-ja, platformėn e saj politike e ka realizuar me tri luftėra ēlirimtare, ka thėnė Gafurr Elshani nė Budakovė tė Therandės

Budakovė, Therandė -  Kėshilli i Rrethit i Lėvizjes Popullore tė Kosovės (LPK), nė Therandė, ka vazhduar aktivitetin e tij parazgjedhor nė fshatin Budakovė tė Therandės duke iu bėrė thirrje simpatizantėve tė shumtė qė LPK-ja ka nė kėtė fshat qė tė votojnė pėr numrin 59 sepse ata kurrnjėherė nuk do tė jenė tė shkelur dhe tė qeverisur arbitrarisht.

Gafurr Elshani, Sekretar i Pėrgjithshėm i LPK-sė dhe kandidat i mundshėm pėr deputet nė Kuvendin e ardhshėm tė Kosovės, duke shpalosur programin e elektoral tė Lėvizjes…, ka thėnė se vota pėr LPK-nė do tė thotė kurorėzim i pėrpjekjeve ēerekshekullore qė kjo forcė kombėtare dhe politike e ka nisur kėtu e mė shumė se dy dekada. "LPK ishte alternativė dhe oponencė e vetme e ish-Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė titoiste, e cila platformėn e saj politike e ka realizuar me tri luftėra ēlirimtare, andaj votoni pėr tė sepse kurrnjėherė nuk do tė jeni tė shkelur dhe tė qeverisur arbitrarisht ", ka thėnė mes tjerash Elshani nė Budakovė./ mė tepėr


Kėshilli i Rrethit tė LPK-sė pėr Besianė mbajti tubim nė Lagjėn e Dėshmorėve tė kėtij qyteti

LPK-ja, Kėshilli i Rrethit pėr Besianė, ka mbajtur tubim me qytetarė nė Lagjen e Dėshmorėve tė kėtij qyteti. Tė pranishėm nga KRR i LPK-sė ishin z.Avdi Gjata, kryetar dhe Isak Zhitia.

Pas fjalės pėrshėndetėse, z.Avdi Gjata, foli pėr rėndėsinė e daljes nė zgjedhje, pėr udhėheqjen e dobėt tė deritashme tė koalicionit qeveritar, pėr dobėsitė dhe mosfunksionimin e pushtetit nė Kosovė, pėr papunėsinė, neglizhencėn, dukuritė negative, korrupsionin dhe shumė dukuri tė pahijshme qė po ndodhin nė shoqėrinė kosovare.

Nė vazhdim z. Gjata vėmendje tė rėndėsishme i kushtoi UĒK-sė, Familjeve tė Dėshmorėve, Invalidėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė cilėt kanė mbetur jashtė interesimit tė Qeverisė dhe institucioneve tė Kosovės. Ai, pos  tjerash, kėrkoj nga tė pranishmit qė tė votojnė pėr LPK-nė sepse ėshtė parti e cila ka qenė themeluese e UĒK-sė, sepse do tė zgjedhė, nė rend tė pare, hallet e familjeve tė cilat sakrifikuan gjithēka qė mundėn pėr Kosovėn, pėr lirinė dhe demokracinė e saj./ mė tepėr

LPK-ja mbajti tubim zgjedhor nė komunėn e Sharrit

Qė Sharri tė flasė shqip nė parlament, votoni numrin 59!

Rilind Reshiti

Sharr, 9 tetor - Krerėt e LPK-sė kanė zgjedhur komunėn mė jugore tė Kosovės-Sharrin, pėr tė nisur tubimet e mėdha nė nivel Kėshillash tė fushatės zgjedhore. E vogėl ishte salla e shtėpisė sė kulturės nė Bresanė, pėr t’i zėnė tė gjithė ata anėtarė, pėrkrahės e simpatizantė tė LPK-sė tė cilėt nė mesditen e tė shtunės e kishin mėsyrė kėtė fshat pėr t’u dhėnė mbėshtetje kandidatėve tė LPK-sė. “Ashtu si nė mbarė Kosovėn, Lėvizja Popullore e Kosovės, qė nga themelimi i saj nė vitin 1982, edhe nė komunėn e Sharrit, ka patur anėtarė qė vepruan nė mėnyrė aktive. Falė angazhimit tė palodhshėm tė veprimtarėve tė saj, Kėshilli i Rrethit tė LPK-sė nė Sharr, arriti qė tė bėhet njėri nga kėshillat mė tė fuqishėm nė Kosovė. Katėr delegatė nga Kėshilli i Rrethit tė Sharrit (Demir Reshiti, Zijadin Meleqi, Mujadin Trinjaku dhe Muhamet Myrtezani), janė zgjedhur anėtarė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, ndėrkohė qė kryetari i kėshillit, Demir Reshiti, pėr tė dytėn herė radhazi ėshtė zgjedhur anėtar i kryesisė nė nivel qendror si dhe sekretar pėr marrėdhėnie me publikun i kėsaj kryesie. Nė zgjedhjet lokale tė vitit 2002, LPK-ja nė Sharr, arriti tė zej njė vend nė Asamblenė Komunale, qė konsiderohet sukses i madh, kur kihet parasysh periudha e shkurtėr kohore e veprimtarisė. Edhe pse e pėrfaqėsuar me vetėm njė kėshilltar, zėri i LPK-sė nė Asamblenė Komunale tė Sharrit, ėshtė zė mė i fuqishėm opozitar. Lėvizja Popullore e Kosovės, nė Sharr ėshtė e pėrgatitur pėr tė hyrė nė garėn elektorale me subjektet tjera konkuruse me gjasa reale pėr tė korrur sukses” u tha nė fjalėn hapėse tė tubimit./ mė tepėr

0

KONFERENCĖ SHTYPI

Lėvizja Popullore e Kosovės fushatėn zgjedhore ėshtė duke e zhvilluar sipas parashikimeve

Prishtinė, 8  tetor 2004 - Sot, do tė shpalosim vetėm njė aspekt tė fushatės zgjedhore. Sipas nesh zgjedhjet mund tė jenė shumė mė tė ndershme, shumė mė fer.

LPK-ja, sa u pėrketė debateve televizive, pėrshėndet pėrpjekjet e shtėpive mediale, tė cilat po mundohen tė pasqyrojnė pikėpamjet e ndryshme lidhur me qeverisjen e kaluar 3-vjeēare dhe programet zgjedhore pėr 4 vitet e ardhshme.

Kėtyre ditėve kemi pasur kėnaqėsinė tė dėgjojmė deklarimet e paverifikuara tė LDK-sė, PDK-sė dhe AAK-sė se kanė qenė, janė dhe do tė jenė tė pėrgjegjshme dhe se janė llogaridhėnėse para qytetarėve tė Kosovės nė fund tė mandatit qeverisės. Premtimet po i mbulojnė kėto deklarime, por ka diēka qė duhet sqaruar para premtimeve. Megjithėse ėshtė koha e bilancit 3-vjeēar tė qeverisjes sė vendit, deri mė tani, nuk ėshtė dhėnė asnjė llogari se pse nuk janė mbajtur premtimet qė u janė dhėnė votuesve pėr ēėshtjet kapitale./ mė tepėr


LPK-ja mbajti tubim parazgjedhor nė Nepėrbisht tė Therandės

LPK-ja angazhohet qė populli i Kosovės tė vendos pėr tė ardhmen e vet

“Prioritet i LPK-sė ėshtė pavarėsia e Kosovės me ligjet tona e jo tė imponuara nga administrata e UNMIK-ut”, theksoi z.Elshani para anėtarėve dhe simpatizantėve tė LPK-sė nė Nepėrbisht tė Therandės.

Nepėrbisht/Therandė -Nė vazhdėn e aktivitetit zgjedhor Lėvizja Popullore e Kosovės, Kėshilli i Rrethit nė Therandė, organizoi takim me elektoratin e vet nė Nepėrbisht tė kėsaj komune. LPK-ja, e cila tani ka shtrirje nė tėrė territorin e Kosovės, beson se nė kėto zgjedhje do tė arrijė rezultate tė favorshme, sepse qytetarėt e Kosovės e kanė kuptuar drejt misionin tone, theksoi nė kėtė tubim z. Gafurr Elshani, Sekretar i Pėrgjithshėm, i LPK-sė.  “Prioritet i LPK-sė ėshtė pavarėsia e Kosovės, e cila do tė funksionojė me ligjet tona e jo me ato tė imponuara nga administrata e UNMIK-ut”, u shpreh z.Elshani. Nėse ne do tė fitojmė, menjėherė, nė seancėn e parė parlamentare, do tė kėmbėngulim qė pavarėsia e Kosovės tė bėhet realitet. Mbase kjo dikujt do t’i duket e paarritshme, por kjo  do tė  ndodh, ashtu siē ndodhi me synimet e mirėnjohura tė LPK-sė nė tė  kaluarėn e afėrt. Gjithashtu do tė punojmė me pėrkushtim tė madh, ashu siē dim vetėm ne - LPK-ja, pėr realizimin e projektit tonė tashmė tė njohur pėr Unionin Shqipėri-Kosovė./ mė tepėr  


Therandė:LPK-ja mban tubim parazgjedhor nė fshatin Bukosh

Pėrpjekjet tona do tė bėhen realitet

“Fshati Bukosh gjithnjė ishte qerdhe e fortė e Lėvizjes sonė kombėtare, pasi qė kėtu u bėnė tubime tė rėndėsishme nė kohėrat mė tė vėshtira, prandaj, ju qytetarė tė nderuar, keni ditur pėrherė tė mbroni klauzolen tonė pėr ēėshtjen kombėtare, kėshtu qė do tė dini tė ēmoni kontributin tonė, sepse vetėm me  voten tuaj do tė mund tė realizojmė pėrpjekjet pėr jetėsimin e synimeve tona”, kėshtu iu drejtuar anėtarėve dhe simpatizantėve tė LPK-sė z.Gafurr Elshani, Sekretar i Pėrgjithshėm i LPK-sė dhe njėherit kandidat potencial nga kjo komunė pėr Parlamentin e Kosovės. Ne, sot nė kėtė tubim parazgjedhor, nuk kemi ardhur t’iu “shesim” fjalė boshe, por t’ua pėrkujtojmė se rrugėn tonė e kemi nisur para mė shumė se njė ēerekshekulli. Gjatė kėtij rrugėtimi kemi luftuar me tė gjitha forcat tona, qė edhe populli shqiptar njėditė tė ēlirohet nga okupatori serb dhe tė jetojė i lirė, ashtu siē jetojnė edhe popujt e tjerė, tha mė tej z.Elshani./ mė tepėr


Therandė:LPK-ja shpalosi programin zgjedhor nė fshatin SOPIJĖ

Elshani: Ne u qėndruam stoik pėrpjekjeve tona tė filluara nė vitet e 80-ta

“Ne kėrkojmė voten e qytetarėve tė Kosovės, dhe mos tė mashtroheni qė voten tuaj t’ia jepni atyre qė iu mashtruan tri vite mė parė, pasi ne si subjekt politik atė qė ua premtojmė edhe do ta realizojmė, kjo ėshtė dėshmuar edhe nė vepėr, pasi pėrpjekjet tona u kurorėzuan me lirinė qė tani po e gėzjomė”, theksoi z.Gafurr Elshani nė tubimin e mbajtur nė Sopijė tė Therandės.

Me moton “Bashkė drejt Unionit Shqipėri-Kosovė” dhe “Drejt Bashkimit Kombėtar” Kėshilli i Rrethit tė LPK-sė tė Therandės organizoi tubim promovues nė fshatin Sopijė. Zoti Gafurr Elshani, nėnkryetar i LPK-sė dhe njėherit Sekretar i Pėrgjithshėm i kėtij subjekti politik, njeri i sakrificės sė Lėvizjes sonė kombėtare para tė pranishmėve shpalosi programin zgjedhor tė LPK-sė duke potencuar:”LPK-ja ėshtė promotore e tė gjitha pėrpjekjeve tė popullit shqiptar e cila u parapriu tė gjitha lėvizjeve pėr ēlirimin e Kosovės nga okupatori serb. Subjekti ynė me dinjitet  ka udhėhequr procesin e themelimit, rritjen dhe forcimin e UĒK-sė, UĒPMB-sė dhe UĒK-sė nė Maqedoni. Vlen tė theksohet se LPK-ja ka aprovuar edhe Projektin pėr Unionin Shqipėri-Kosovė, pėr futjen e tė cilit nė procedurė parlamentare ka tubuar mė shumė se 46 mijė nėnshkrime tė qytetarėve dhe 12 tė deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, pas dorėzimit tė tė cilėve ky dokument ka hyrė nė procedurė parlamentare dhe shpresojmė se do tė aprovohet. Po ashtu, ne kemi insistuar qė amandamenti pėr shpallen e pavarėsisė tė aprovohet nga kuvendi i  Kosovės./ mė tepėr


Nga mbledhja e Shtabit Qendror Zgjedhor tė LPK-sė

Dhjetėditėshi i parė i fushatės vlerėsohet i suksesshėm

Prishtinė, 2 tetor - “Pėrkundėr pengesave tė shumta, dhjetėditėshi i parė i fushatės zgjedhore ishte i suksesshėm”, ėshtė vlerėsim i Kryesisė sė LPK-sė nė mbledhjen e mbajtur me anėtarėt e Shtabit Zgjedhor, tė drejtuar nga Emrush Xhemajli, kryetar. Xhemajli ka konstatuar se nė disa komuna tashmė janė organizuar tubime zgjedhore, pėrkatėsisht ėshtė hapur fushata, ndėrkohė qė sipas njė kalendari tė hartuar nga shtabet zgjedhore nė nivel Kėshillash tė Rretheve dhe shtabet zgjedhore rajonale, nė fazėn e dytė do tė vazhdohet me tubime gati nėpėr tė gjitha Kėshillat, ndėrsa dhjetėditėshi i fundit ėshtė rezervuar pėr tubime mė tė mėdha zgjedhore nėpėr komunat ku LPK-ja ka mė tepėr anėtarė e simpatizues./ mė tepėr


Xhemajli: Vepra e Avdi Mujės ėshtė e pavdekshme

Prishtinė, 1 tetor (Kosovapress) - Avdi Muja do tė mbetet simbol i veprimtarit tė devotshėm, i shokut tė dashur, i luftėtarit sypatrembur, shembull frymėzimi pėr gjeneratat, ka thėnė kreu i LPK-sė, Emrush Xhemaili, tė premten nė Sallėn e Kuqe tė Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė, me rastin e njėvjetorit tė vrasjes sė luftėtarit tė UĒK-sė, Avdi Muja.

Kreu i LPK-sė, e cila ishte edhe organizatore e kėtij pėrvjetori, pasi i ka shprehur ngushėllimet e thella familjes Muja nė emėr tė tė gjithė anėtarėve dhe pėrkrahėsve tė subjektit qė ai drejton, ka thėnė se pėr vrasjet e luftėtarėve tė UĒK-sė pas luftės nuk ėshtė bėrė asnjė hetim.
/ mė tepėr


LPK hapi fushatėn elektorale nė Podujevė

Vetėm veprimtarėt e pėrkushtuar tė LPK-sė mund tė lėvizin gjėrat

Kandidatė tė LPK-sė nga Podujeva pėr Parlamentin e Kosovės janė: Avdi Gjata, Fexhrie Konushevci, Isak Zhitia, Naim Zhitia, Shukri Hoxha dhe Jakup Deda.

Kėshilli i Rrethit tė LPK-sė nė Podujevė nė njė takim me anėtarė dhe simpatizantė tė saj  nė selinė e kėsaj partie nė Podujevė  ka hapur fushatėn zgjedhore nė kėtė komunė. Nė fillim Isak Zhitia, anėtar i kryesisė sė LPK-sė nė Podujevė shpalli zyrtarisht tė hapur fushatėn elektorale dhe shkurtimisht njoftoi pėr pėrgatitjet e kėtij subjekti politik pėr kėto zgjedhje. Nė vazhdim z. Zhitia para tė pranishmėve prezentoi kandidatėt  e LPK-sė nga Podujeva pėr Parlamentin e Kosovės: Avdi Gjata, Fexhrie Konushevci, Isak Zhitia, Naim Zhitia, Shukri Hoxha dhe Jakup Deda./ mė tepėr


LPK-ja, sipas njė ankete tė realizuar nga Kosovapress-i, nė zgjedhjet e 23 tetorit 2004 do tė fitojė 8.38 pėr qind tė votave

Prishtinė, 28 shtator - Agjencia e Lajmeve Kosovapress kėto ditė ka bėrė njė anketė me qytetarė pėrmes internetit, sipas tė cilės del se Lėvizja Popullore e Kosovės nė zgjedhjet e 23 tetorit 2004 do tė fitojė 8.38 pėr qind tė votave. Ndėrkohė qė, gjithnjė sipas Kosovapress-it, PDK-ja do tė fitojė 35.40 pėr qind tė votave, ndėrsa LDK-ja 37.46 pėr qind.
Nė mėnyrė tabelare
, sipas Kosovapress-it, ky sondazh do tė duket kėshtu:

Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) 37.46% (2147)

Partia Demokratike e Kosovės (PDK) 35.40% (2029)

Lista Qytetare (ORA) 9.23% (529)
 
Lėvizja Popullore e Kosovės (LPK) 8.38% (480)
 
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) 3.35% (192)

Alternativa Demokratike e Kosovės (ADK) 1.05% (60)

Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK) 2.13% (122)
 
Partia e Re e Kosovės (PReK) 0.99% (57)

Partia e Unitetit Kombėtar Shqiptar (UNIKOMB) 0.98% (56)
 
Partia e Drejtėsisė (PD) 0.87% (50)
 
Partia Social Demokrate e Kosovės ( PSDK ) 0.16% (9)

Asnjėrėn 8.36% (479)


Nė kėtė anketė kanė marrė pjesė 5731 votues, ndėrsa qė mosha, gjinia, profesioni apo rajoni i votuesve nuk dihet. Mirėpo duke pasur parasysh qė sondazhi ėshtė bėrė pėrmes internetit atėherė mund tė supozohet se votuesit mė sė shumti mund tė kenė qenė nga vendet urbane, sikurse qė mund tė supozohet edhe pėr mundėsinė qė jo tė gjithė votuesit kanė tė drejtė vote.

Nė zgjedhjet e para nacionale Kosovapress pati bėrė njė sondazh tė njėjtė, ndėrsa rezultatet e tij kanė qenė shumė tė pėrafėrta me rezultatet pėrfundimtare tė zgjedhjeve nacionale tė vitit 2002.


Nga mbledhja e Shtabit Qendror Zgjedhor tė LPK-sė

Numri mė i madh i tubimeve zgjedhore nė nivel Rrethesh, do tė bėhet nė dhjetėditėshin e fundit tė fushatės

Prishtinė, 25 shtator - Tė shtunėn, nė selinė qendrore tė LPK-sė nė Prishtinė, ėshtė mbledhur Shtabi Qendror Zgjedhor i LPK-sė pėr tė analizuar fillimin e fushatės elektorale si dhe pėr t’i pėrcaktuar detyrat pėr javėn e dytė tė fushatės zgjedhore. Nė fillim kryetari Emrush Xhemajli e ka vlerėsuar si tė suksesshėm tubimin e parė zgjedhor qė ėshtė mbajtur mė 23 shtator nė Sallen e Kuqe tė Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė, dhe ka kėrkuar nga tė pranishmit qė edhe tubimet tjera qė ėshtė paraparė tė organizohen nėpėr qendra komunale, tė jenė tė kėtij niveli./ mė tepėr


KĖSHILLI I RRETHIT TĖ LPK-SĖ - BESIANĖ

Ėshtė zbuluar pllaka pėrkujtimore e ish-ushtarit tė UĒK-sė Agron Sylejmani

Besianė, 24 shtator - Dje, nė fshatin Kushevicė tė rrethit tė Galabit (ish-Orllan) u mbajt njė tubim pėrkujtimor me ē’rast, nė gjashtėmujorin e vrasjes, u bė zbulimi i pllakės pėrkujtimore i ish-ushtarit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės Agron Sylejmani.

Tubimin e hapi, z.Avdi Gjata, kryetar i Kėshillit tė Rrethi tė LPK-sė pėr Besianė, i cili foli pėr veprimtarinė dhe jetėn e Agronit, e cila ishte e lidhur ngushtė me Lėvizjen pėr Ēlirimin e Kosovės qė prej orėve tė para kur krisi pushka e parė nė Drenicė, duke vazhduar mėtutje nėpėr tė gjitha regjionet tjera tė Kosovės dhe jashtė saj./ mė tepėr


LPK-ja hapi fushatėn zgjedhore

Me LPK-nė drejt bashkimit kombėtar

Nė zgjedhjet e 23 tetorit LPK-ja del tė matė, pėrkrahjen qė ka, forcėn e vetė publike duke qenė e vetėdijshme dhe e pėrgjegjshme pėr tė gjitha situatat qė po kalojmė dhe pėr ato qė do tė vijnė

Prishtinė, 23 shtator – Lėvizja Popullore e Kosovės, nė Sallen e Kuqe tė Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė, ka hapur sot fushatėn zgjedhore. Nė tubimin e mbajtur me kėtė rast kanė marrė pjesė anėtarė dhe simpatizantė tė LPK-sė, nga tė katėr anėt e Kosovės. Tubimi ėshtė hapur me intonimin e hymnit kombėtar si dhe me njė minutė heshtje kushtuar tė rėnėve pėr lirinė e Kosovės, ndėrkaq fjalėn hyrėse e ka paraqitur kryetari i LPK-sė Emrush Xhemajli. Z. Xhemajli ndėr tė tjera ka pėrmendur dhjetė arsyet themelore pse duhet tė votohet LPK-ja. “Mandati prej tre viteve, qė i ėshtė dhėnė Kuvendit tė Kosovės, po shkon drejt fundit tė tij. Zgjedhjet qė do tė mbahen mė 23 Tetor tė kėtij viti, pavarėsisht sa do tė jetė pėrqindja e pjesėmarrjes nė zgjedhje Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca do tė kenė njė mandat tė dytė dhe do tė veprojnė duke u thirrur nė besimin e votuesve. Koalicioni qė mori institucionet nė dorė nuk e arsyetoi besimin qė i dhanė qytetarėt pėr ēėshtjet kryesore dhe jetike tė Kosovės“, ka potencuar kryetari Xhemajli, duke kėrkuar nga anėtarėt dhe simpatizantėt e LPK-sė qė tė dalin nė zgjedhje dhe ta pėrkrahin maksimalisht Lėvizjen Popullore tė Kosovės.

“Nė zgjedhjet e 23 Tetorit LPK del tė matė, pėrkrahjen qė ka, forcėn e vetė publike duke qenė e vetėdijshme dhe e pėrgjegjshme pėr tė gjitha situatat qė po kalojmė dhe pėr ato qė do tė vijnė“, ka thėnė nė vazhdim tė fjalės sė tij kryetari Xhemajli. (Lexo fjalimin e plotė)

Me njė fjalim pėrmbajtėsor rreth pėrgatitjeve qė ka bėrė LPK-ja pėr tė dalė sa mė e suksesshme nė kėto zgjedhje, ėshtė praqitur Sekretari i Pėrgjithshėm i LPK-sė, Gafurr Elshani. Z. Elshani, ka theksuar se programi elektoral tė cilin e kemi botuar dhe ua kemi ofruar zgjedhėsve tė Kosovės, ėshtė premtimi dhe zotimi  ynė pėr punėn gjatė mandatit tė ardhshėm katėrvjeēar. Ky ėshtė njė program, i cili na shpie drejt integrimit dhe unisimit kombėtar, i prosperitetit ekonomik dhe i ruajtjes sė tėrėsisė territoriale tė Kosovės, qė garanton ligje unike nė gjithė territorin e Kosovės dhe barazi nė mes tė qytetarėve e jo standarde tė dyfishta. (Lexo fjalimin e plotė)

Lidhur me projektin pėr Unionin Shqipėri-Kosovė, ka folur anėtari i Kryesisė sė LPK-sė Naim Zhitia, i cili ka potencuar se LPK-ja nė mandatin nė vijim, do tė votojė kėtė projekt nė Kuvend, ndėrsa do tė ndihmojė nė futjen nė procedurė dhe aprovimin e tij edhe nė Kuvendin e Shqipėrisė. Gjithashtu, LPK-ja, do tė punojė qė ky Projekt tė pranohet edhe nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, BE-ja, OKB-ja, shtetet e rajonit dhe shtetet tjera tė botės. (Lexo fjalimin e plotė)

Sekretari pėr Marrėdhėnie me Publikun z. Demir Reshiti, ka folur pėr pjesėn ekonomike tė programit zgjedhor tė LPK-sė, duke theksuar ndėr tė tjera se njėra ndėr objektivat kryesore tė LPK-sė ėshtė  pėrmirėsimi i infrastrukturės rrugore me rėndėsi strategjike pėr zhvillimin e vendit, duke u dhėnė prioritet rrugėve qė lidhin Kosovėn me Shqipėrinė, nė radhė tė parė rrugės Prishtinė-Vėrmicė- Kukės-Tiranė. (Lexo fjalimin e plotė)

Nė fund tė tubimit shoqėruar nga hymni i LPK-sė, tė ekzekutuar nga kėngėtari i mirėnjohur Arif Vladi, ėshtė bėrė prezentimi i 54 kandidatėve pėr deputetė tė cilėt e pėrbėjnė listėn zgjedhore tė LPK-sė pėr zgjedhjet e 23 tetorit.

| kthehu |

 



Emrush Xhemajli
Kryetar i Lėvizjes Popullore tė Kosovės

U lind mė 1 maj 1959 nė Komogllavė tė Ferizajit. Shkollėn fillore e ka mbaruar nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen nė Ferizaj. Gjatė vitit 1976 i takon grupit ilegal tė nxėnėsve. Gjatė kohės sa ishte student i letėrsisė shqiptare dhe artit figurativ, dega e pikturės nė Prishtinė (1979), arrestohet nga okupatori serb dhe dėnohet me 3 vjet e gjysmė burgim pėr ēėshtje politike. Dėnimin e vuajti nė Mitrovicė tė Sremit. Pas burgut hyn nė organizimet e Lėvizjes Popullore tė Kosovės (nė atė kohė LRSHJ-sė). Mė 7 janar 1984 i ikėn policisė qė kishte shkuar nė shtėpinė e tij pėr ta arrestuar sėrish dhe kalon nė ilegalitet. Nė prill tė atij viti arratiset dhe vendoset nė Zvicėr. Gjatė kohės sa qėndroi nė mėrgim, tri vitet e para ishte anėtar i redaksisė sė “Zėrit tė Kosovės” dhe ka hapur disa ekspozita personale dhe kolektive tė pikturės. Ndėrsa nga viti 1987 zgjedhet sekretar i LPK-sė, Dega Jashtė Vendit. Nė vitin 1991-1993 ishte delegat i Degės sė LPK-sė Jashtė Vendit nė Mbledhjen e III-tė, pėrkatėsisht IV-tė, qė u mbajtėn nė Ujmirė tė Drenicės dhe nė Prishtinė. Nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės ėshtė nga fillimi i punės sė saj mė 1994. Nga maji i vitit 1998 deri nė fund tė luftės pėr ēlirimin e Kosovės ishte ndihmėskomandant pėr administratė tė pėrgjitshme nė Zonėn Operative tė Dukagjinit. Mė 1999 okupatori serb e dėnoi, nė mungesė, mė 15 vjet burg. Mė 28 Nėntor 1999 u vetėdemobilizua nga TMK-ja dhe kaloi prapė nė jetėn politike. Nė Kuvendin e V-tė tė LPK-sė, mbajtur nė korrik tė vitit 2000, delegatėt e zgjodhėn kryetar tė LPK-sė. Mbėshteti politikisht luftėn e armatosur ēlirimtare tė pjesėve tė popullit shqiptar nė Kosovėn Lindore dhe nė Maqedoni. Jashtė ēdo rregulloreje legale u hoq nga lista zgjedhore pėr deputetė tė Kuvendit tė Kosovės nė zgjedhjet e vitit 2001. Nė vitin 2001 nė mbledhjen e VI tė Pėrgjithshme u rizgjodh kryetar i LPK-sė, gjithashtu edhe nė vitin 2004 nė Mbledhjen e VII tė Pėrgjithshme u rizgjodh kryetar i LPK-sė. Ėshtė i martuar, babė i tre fėmijėve. Jeton nė Prishtinė. Nga gjuhėt e huaja flet frengjishten dhe gjuhėn qė e mėsoi nė burg.