Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

 

 

HPrishtina

Mekuli.com

 

 

 

Shefja e zyrės suedeze nė Prishtinė vizitoi LPK-nė

Prishtinė, 25 shkurt 2005 - Tė enjten, nė selinė qendrore tė LPK-sė nė Prishtinė, kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli, ka pritur shefen e zyrės suedeze nė Prishtinė, zonjėn Karin Hernmarkc. Zonja Hermarck, e cila nė kėtė takim ishte e shoqėruar nga z. Fredrik Ahliny, fillimisht e ka uruar kryetarin e LPK-sė pėr 23-vjetorin e themelimit tė LPK-sė, duke e vlerėsuar punėn dhe angazhimin e LPK-sė gjatė kėsaj periudhe tė ekzistimit tė saj. Mė pas, zonja Hermarkc, ėshtė interesuar tė mėsojė se cilat janė pikėpamjet e LPK-sė pėr zhvillimet e fundit nė skenėn politike nė Kosovė, me theks tė veēantė lidhur me statusin e ardhshėm tė saj. Kryetari Xhemajli e ka pėrsėritur qėndrimin se ėshtė e domosdoshme qė statusi i Kosovės tė zgjidhet sa mė parė dhe me kėtė rast tė merret parasysh vullneti i popullit pėr tė vetėvendosur lidhur me tė ardhmen e vendit.

Nė takim janė trajtuar edhe probleme tė tjera me tė cilat po ballafaqohet sot Kosova, si kriza e rėndė ekonomike nė tė cilėn ėshtė futur vendi, problemi i minoriteteve etj.

Kryetari Xhemajli nė fund e ka falenderuar diplomaten suedeze pėr kėtė vizitė, duke e ēmuar lartė qėndrimin konstruktiv qė ky shtet skandinav e ka mbajtur dhe po vazhdon ta mbajė nė raport me Kosovėn dhe zhvillimet rreth saj. 

Zyra pėr informim e LPK-sė


Nė njėvjetorin e ndarjes nga ai

Rexhep Halimi

Kur tė flitet pėr Rexhep Halimin gjithmonė duhet patur parasysh njerėzit e mėdhenj qė konribuan shumė pėr lirinė e vendit. Edhe pse nuk ishte prezent nė jetėn publike, ai ishte prezent nė jetėn organizative, praktikisht aty ku merreshin vendime tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e vendit, aty ku sakrifikohej, aty ku kontribuohej financiarisht e materialisht dhe aty ku derdhej mund e djersė pėr tė ardhmen e vendit, – ka thėnė ndėr tė tjera nė fjalėn e tij Gafurr Elshani.

 

LPK-ja pėrkujton veprimtarin e shquar tė saj dhe tė UĒK-sė Rexhep Halimi

 

Ti i dhe forcė UĒK-sė edhe atėherė kur tė tjerėt dyshonin nė te, edhe kur tė tjerėt e shpallnin kreaturė tė huaj, edhe atėherė kur i mungonin pushkėt apo financat, edhe atėherė kur e shpallnin tė shpartalluar.

 

Ferizaj, 19 shkurt 2005 - Lėvizja Popullore e Kosovės ka pėrkujtuar sot Rexhep Halimin veprimtar i shquar i LPK-sė dhe UĒK-sė, i cili ėshtė ndarė nga jeta njė vit mė parė.

Fillimisht udhėheqėsit dhe veprimtarėt e LPK-sė, kanė vizituar varrezat e qytetit tė Ferizajt ku kanė bėrė homazhe mbi varrin e Rexhep Halimit. Qytetarėve qė kishin ardhur aty pėr tė bėrė gjithashtu homazhe, iu ka drejtuar kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli, i cili ka folur shkurtimisht pėr jetėn dhe veprimtarinė e Rexhep Halimit, sidomos pėr qėndrimin dhe kontributin qė ka dhėnė pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės.(lexo fjalimin e plotė)

Mė pas udhėheqėsit e LPK-sė, veprimtarė tė ndryshėm, miq e familjarė tė tij kanė vėnė kurora me lule mbi varrin e Rexhės.

Udhėheqėsit e LPK-sė dhe veprimtarė e qytetarė tė shumtė kanė vizituar edhe familjen e Rexhep Halimit.

Pasdite nė shtėpinė e kulturės "Hivzi Sylejmani" tė kėtij qyteti Lėvizja Popullore e Kosovės ka mbajtur njė tubim pėrkujtimor nė tė cilin fjalėn e hapjes e ka mbajtur Milikie Ukėsmajli, anėtare e Kryesisė sė KRR nė Ferizaj dhe anėtare e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė. 

Ndėrkaq, sekretari i pėrgjithshėm i LPK-sė, Gafurr Elshani, ka folur gjerėsisht pėr jetėn dhe kontributin qė ka dhėnė Rexhep Halimi pėr krijimin e UĒK-sė, pėr lirinė e vendit./ vazhdon


Lėvizja Popullore e Kosovės shėnoi 23-vjetorin e themelimit

LPK-ja kurrė nuk ėshtė luhatur nga qėndrimet pėr bashkim kombėtar

Prishtinė, 17 shkurt 2005 - Njėzet e tre vjet mė pėrpara, pikėrisht mė 17 shkurt 1982 ėshtė formuar Lėvizja Popullore e Kosovės (LPK), e cila qė nga ajo datė nuk ėshtė luhatur nga qėndrimet e veta pėr bashkim kombėtar. Qėndrimet e njėjta janė ripėrsėritur edhe me rastin e 23-vjetorit tė themelimit tė kėsaj partie, ku dje nė Prishtinė, me njė manifestim rasti, ėshtė shėnuar kjo datė dhe ėshtė bėrė thirrje pėr njė punė mė tė madhe pėr t’i arritur synimet e kėsaj partie.

Fillimisht, Emrush Xhemajli u ka uruar mirėseardhje tė gjithė tė pranishėmve qė kishin shkuar nė kėtė manifestim, me njė pėrshėndetje qė ndryshon nga tė zakonshmet. Me njėrėn dorė nė zemėr dhe duke i shtrėnguar dorėn ēdonjėrit qė kishte mesyrė vendtakimin, ku LPK-ja po festonte 23-vjetorin e themelimit. Kryetari Xhemajli bashkė me udhėheqėsit e kėsaj partie i kanė pritur mysafirėt e shumtė tė cilėt e kishin mbushur sallėn e madhe tė hotelit “Princi i Arbėrit”. Nė kėtė manifestim ishin pjesėmarrės personalitete tė shumta tė jetės politike nė Kosovė, pėrfaqėsues tė institucioneve vendore, tė UNMIK-ut, OSBE-sė, shefi i Zyrės sė Shqipėrisė nė Prishtinė, Bashkim Rama, ish kryetari i LPK-sė, dhe tani deputet i BDI-sė nė kuvendin e Maqedonisė, Fazli Veliu, si dhe pėrfaqėsues tė subjekteve tjera politike. Fjalėn pėrshėndetėse tė rastit e ka mbajtur kryetari Emrush Xhemajli, i cili ndėr tė tjėra ka pėrkujtuar momentet mė interesante qė ka kaluar ky subjekt politik. "Na ka bashkuar sot ditėlindja e 23-tė e LPK-sė, njėra nga festat mė tė rėndėsishme. Sot u mbushėn 23 vjet nga koha kur nė kushtet e vėshtira tė ndjekjes dhe terrorit nė Kosovė dhe jashtė saj, kur mė 17 shkurt tė vitit 1982 u shpall e themeluar Lėvizja Popullore e Kosovės. E nisur si Lėvizje pėr mė shumė tė drejta, pėr Republikė nė ish-Federatėn e atėhershme, duke u shndėrruar mė pas qė nga viti 1990 nė Lėvizje pėr Pavarėsi pėrmes Luftės sė armatosur Ēlirimtare, sot po punojmė pėr integrimin e rajonit shqiptar evropian nė strukturat euroatlantike nė bashkėpunim objektiv ose direkt me Bashkėsinė Ndėrkombėtare, varėsisht nga gatishmėria e tė tjerėve pėr tė pranuar realitetet qė po krijohen te ne dhe mė gjerė”, ka thėnė Xhemaili, duke nėnvizuar se LPK-ja ka mundur tė transformohet nė pajtim me zhvillimet qė kanė ndodhur dhe kėtu qėndron jetėgjatėsia e saj.

“LPK-ja do tė jetė nė jetėn politike si subjekt me vlera tė posaēme tė traditės, tė vazhdimėsisė politike e organizative nė Kosovė pėr gati njė qerek shekulli. Tė gjithė pajtohemi se viti 2005 ėshtė viti mė i rėndėsishėm pas vitit 1999. Andaj LPK-ja konsideron se pėr ēėshtjet madhore tė lirisė, vetėvendosjes, integrimeve brendashqiptare, rajonale dhe euroatlantike, ndėrtimit demokratik tė shoqėrisė, duhet tė jemi bashkė pavarėsisht subjekit politik tė cilit i takojmė”, ka thėnė para tė pranishėmve kryetari Xhemaili, duke i ftuar qė tė ngrejnė dolli sė bashku.


Nga mbledhja e rregullt javore me kryetarė tė Kėshillave tė Rretheve tė LPK-sė

Punė efektive e LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės dhe jashtė tij

Prishtinė, 5 shkurt  2005 - Pas njė pauze njėmuajshe pėr shkak tė pushimeve dimėrore, tė shtunėn nė Prishtinė ėshtė mbajtur mbledhja me kryetarė tė Kėshillave tė Rretheve tė LPK-sė. Nė pjesėn e parė tė mbledhjes, kryetari LPK-sė Emrush Xhemajli i ka njoftuar tė pranishmit me situatėn aktuale politike nė tė cilėn po kalon Kosova, si dhe me aktivitetet politike tė kryesisė sė LPK-sė gjatė periudhės nė mes tė dy mbledhjeve. Xhemajli situaten nė Kosovė e ka vlerėsuar si mjaft jostabile, duke deklaruar se LPK-ja po i ndjek me vėmendje kėto zhvillime, dhe pėrmes pėrfaqėsuesit tė saj nė kuvend, ka qasje nė jetėn politike nė vend./ vazhdon

Pas paralajmėrimeve se gjatė kėtij viti do tė fillojnė bisedimet pėr statusin e Kosovės

Faktori politik shqiptar duhet t’i koordinojė veprimet dhe tė dalė me platformė tė pėrbashkėt

Demir RESHITI

Me unifikimin e veprimit nga faktori politik shqiptar, pėrkatėsisht me hartimin e njė platforme tė pėrbashkėt me anė tė sė cilės do tė insistohej nė kėrkesen pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė, do tė mund ta zėmė ngushtė edhe vetė Bashkėsinė Ndėrkombėtare e cila nė njė formė vetė ka inicuar formimin e unioneve tė ngjashme/ vazhdon


Veterani i ēėshtjes kombėtare Abdyl Krasniqi vizitoi LPK-nė

Prishtinė, 3 shkurt -Tė enjten, nė selinė qendrore tė LPK-sė nė Prishtinė, ishte pėr vizitė veterani i arsimit dhe i ēėshtjes kombėtare, Abdyl Krasniqi, baba i dėshmores sė kombit Xhevė Lladrovci. Krasniqi ėshtė pritur nga kryetari Emrush Xhemajli, nga i cili ėshtė njoftuar pėr angazhimet qė po bėn LPK-ja lidhur me shtyrjen pėrpara tė proceseve politike. Duke e vlerėsuar rolin e LPK-sė dhe kontributin e saj dhėnė ēėshtjes sė Kosovės, Krasniqi ka konstatuar se duhet tė koordinohen veprimet e tė gjithė faktorit politik shqiptar pėr ta shtyrė pėrpara nismėn pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė, e cila ėshtė njėra nga opcionet mė reale qė do tė siguronte paqe nė Ballkanin e trazuar. “LPK-ja ishte ajo Lėvizje qė me veprimtarinė e saj serioze e atdhetare, hapi portėn e madhe pėr liri e pavarėsi, prandaj me tė drejtė, kjo Lėvizje njihet si Lėvizje gjithėpopullore qė futi nė veprim ēdo kokė atdhetare, liridashėse e patriotike me pėrmasa tė larta kuptimi, organizimi e mobilizimi tė peshuara drejt nė raport me kohen, nga qėndrueshmėria e saj pėr Kosovėn”, ka thėnė ndėr tė tjera veterani Abdyl Krasniqi. Xha Abdyli i ka njohur drejtuesit e LPK-sė edhe me angazhimet e tij qė po bėn nė ngritjen e kompleksit “Azem Galica”, si dhe me problemet me tė cilat po ballafaqohen nismėtarėt e ngritjes sė kėtij kompleksi tė rėndėsishėm historik. Ai ka kėrkuar mbėshtetjen e LPK-sė pėr ta vazhduar kėtė projekt, duke kritikuar njėkohėsisht indiferencėn e institucioneve tė Kosovės ndaj kėsaj nisme. 

Zyra pėr informim e LPK-sė

 


Veprimtaria e

LPK-sė nė

Kuvendin e Kosovės

 

(Biografia e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli)

 

28 janar 2005

Lidhur me Projektligjin pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2005

 

26 janar 2005

Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 26 janar 2005

 

... Lidhur me Projektligjin Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė Familjeve tė Dėshmorėve dhe Viktimave Civile tė Luftės

 

... Lidhur me Projektligjin pėr Prokurorinė Publike tė Kosovės

 

22 dhjetor 2004

Qėndrimi i LPK- pėr Programin e Qeverisė sė Kosovės 2004-2008

 

3  dhjetor 2004

Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr nė vend tė z.Ibrahim Rugova

 

........