Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Kryeministri i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

VETĖVENDOSJE!

Nėnė Shqipėri

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

Radio Kosova e Lirė

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

Mekuli.com

 


Fjala e deputetit të LPK-së në Kuvendin e Kosovës, Emrush Xhemajli, mbajtur në seancën plenare të 26 janarit kushtuar sigurisë në vend


Siguria e Kosovës kërcënohet nga forcat ushtarake, policore dhe parami litare nga Serbia


Prishtinë, 26 janar 2007

E përgëzoj ministrin e Punëve të Brendshme për përparimin që ka bërë në fushën e raportimit në krahasim me raportin e mëhershëm i cili ka qenë krejt formal. Mirëpo edhe raporti i tashëm, në krahasim me atë se si duhet të jetë një raport i MPB-së, mbetet për t’u dëshiruar. Do të donim që kjo gjendje të ishte si rrjedhim i mungesës së kompetencave. Unë, si përfaqësues i një subjekti opozitar, do të kem një qasje më ndryshe nga politika dhe subjektet që janë në oponencë.

Edhe më herët ju keni thënë se strukturat paralele të sigurisë të dirigjuara nga Serbia i keni në vëzhgim. Por monitorues është OSBE-ja. Ju jeni ekzekutiv. Pse nuk keni qenë aspak konkret sa u përket forcave serbe, - ushtarake e policore, që veprojnë në Kosovë. Pasi që i dini ato, siē thatë, pse nuk keni treguar ku janë ato, cilat janë qendrat e vendqëndrimit dhe komandimit të tyre dhe cila është lidhshmëria e tyre me qendra të ushtrisë së Serbisë në brendi të saj.

Pse e fshihni faktin se aktiviteti dhe lidhshmëria e tyre organizohet nëpër objekte fetare ortodokse dhe objekte tjera laike të destinuara për qëllime civile.

Pse cekni vetëm emra shqiptarë të organizimeve dhe nuk i cekët me emër organizatat, si “Odredi i Ēetnikëve“, Organizatën serbe për gjoja ēlirimin e Kosovës, e të tjera, dhe aktivitetin e tyre, ndërsa i përmendni SHIK-un e Kosovës e SIA-n, apo struktura tjera shqiptare, krejt të njohura. v Pse i fshihni faktet se në Kosovë veprojnë mbeturinat e Brigadës 58 serbe të këmbësorisë me armatim të lehtë në rajonin e Leposaviqit, Zveqanit, Zubin Potokut dhe në Veri të Mitrovicës.

Faktin se një brigadë ushtarake, policore e vullnetare të lehtë, është e organizuar në fshatrat serbe të Gjilanit, Kamenicës, Vitisë dhe Novo Bërdës. Se, gjithashtu, në njësi ushtarake janë të organizuara edhe Ranillugu dhe Shtërpca. Ndërsa, fshihni faktin se në Graēanicë me fshatrat Serbe të Prishtinës, Lipjanit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit vepron një njësi e Batalionit të përforcuar.

A paraqesin rrezik për Kosovën, dhe a thonë diēka për ju z. Ministër lidhur me sigurinë në Kosovë, emrat Nastiq, Markoviq, Ivkoviq, Iliq, Jokiq, Bellosheviq dhe lidhjet e tyre me Koshtunicën dhe strukturat tjera në Serbi.

Opinionit të shqetësuar për aktivitetet kriminale të këtyre strukturave të orientuara kundër Kosovës juve ju keni përgjigjur me improvizime se gjoja rreziku vjen jo nga armët dhe kriminelët në kufi të Kosovës por në mesin e saj, në Drenicë.

Në raport detajisht janë dhënë emrat dhe mbiemrat dhe rasti i Drenasit që ka të bëjë me do armë të lëna të kohës së luftës, të gjetura te ish-pjesëtarët e UĒK-së, që njihen për përkushtim ndaj Kosovës, që e kanë mbrojtur dhe mund t’i dalin në mbrojtje prapë Kosovës, ndërsa kalimthi kaloni strukturat e MUP-it të Serbisë dhe nuk përmendni strukturat paralele serbe të Kosovës të lidhura me strukturat që bashkëveprojnë në Serbi. Këto struktura zonja e zotërinj nuk merren me armë të vjetra, por me armët e reja që vinë pa ndalur nga Serbia për të vrarë Kosovën.

Mendoj së është koha e fundit kur Ministria e Brendshme ndjek politikë vetëakuzuese për Kosovën nën ndikime politike të oponencës dhe faktorëve jashtë profesional.

Në raport flitet edhe për ekstremizmin fetar dhe unë e inkurajoj Ministrinë e Brendshme për qasjen. Kjo pjesë nuk është e plotë edhe për arsye se për ekstremizmin fetar islamik nuk flitet konkretisht, e mund të ketë, por flitet në formë të përgjithësuar. E dyta kjo pjesë e raportit nuk është e plotë edhe për faktin se nuk është përfshirë aktiviteti i ekstremizmit fetar ortodoks. A nuk jemi të gjithë dëshmitarë të aktivitetit politik të kishës ortodokse serbe. Gjithë veprimtarinë e saj e ka fokusuar në aktivitet politik në dobi të shtetit të Serbisë kundër Kosovës. A nuk jemi dëshmitarë që prifti, kleriku Sava, i ka harruar krejt punët e zotit dhe delet e perëndisë dhe po merret hapur me politikë e diplomaci duke lobuar deri në skajet më të largëta të globit për Serbinë dhe kundër Kosovës. A e din UNMIK-u, që ka uzurpuar pjesën më të mirë të kompetencave, se Kosova me legjislacion është vend secular. Mos harroni zotërinj ky aktivitet u ka rënë në sy edhe forcave pak më të moderuara në Serbi dhe e kanë kritikuar veprimin e kishës së tyre, ndërsa është për ēudi se si nuk i ka rënë në sy ministrit të brendshëm.

Nuk mund të pajtohemi me atë që thuhet në faqen 7 të Raportit. Shprehja e pakënaqësisë së qytetarëve përmes protestave demokratike, siē ishin ato të vitit të kaluar, nuk është e vërtetë që e sfidojnë dhe provokojnë sigurinë në Kosovë. Përkundrazi, ato gjithkund në botë konsiderohen si ventilime që i shërbejnë sigurisë. Andaj kjo pjesë e raportit më tepër do t’i shkonte ndonjë raporti të viteve 80-të ku protestat demokratike konsideroheshin kërcënim, prandaj, nga raporti i tashëm, kjo pjesë duhet të hiqet ose mos të përsëritet më. E keqja nuk i vjen Kosovës nga protestat e Lëvizjes Vetëvendosje, në to kemi qenë edhe unë e disa tjerë deputetë të Kuvendit të Kosovës. Pra, burim i këtyre protestave nuk ka qenë planifikimi kriminal, por ato u bënë si rrjedhim i veprimeve të Grupit Negociator, që tashmë mund të quhet Grupi Uzurpator që s’pyet më për vendin as Kuvendin. Ky grup është duke e provokuar situatën dhe revolta e qytetarëve është plotësisht e ligjshme.


 


Veprimtaria e

LPK-sė nė

Kuvendin e Kosovės

 

(Biografia e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli)

 

26 janar 2007
Fjala e deputetit tė LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, mbajtur nė seancėn plenare tė 26 janarit kushtuar sigurisė nė vend
Siguria e Kosovės kėrcėnohet nga forcat ushtarake, policore dhe parami litare nga Serbia

30 nėntor 2006
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, lidhur me Projektbuxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2007

1 shtator 2006
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė Kuvendin e Kosovės lidhur me raportin pėr bisedimet e Vjenės
T’u pushojė dhe tė mos u vazhdohet mandati personave qė janė nė grupin pėr Statusin

27 korrik 2006
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, pėr ligjin pėr Trashėgiminė Kulturore tė Kosovės

20 prill 2006

Diskutimi i deputetitit tė Lėvizje Popullore tė Kosovės (LPK), Emrush Xhemajli, nnė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės, kushtuar standardeve pėr Kosovėn

 

 

16  mars 2006

Ēėshtje qė deputeti i KK Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė, ngriti nė Kuvendin e Kosovės

 

Xhemajli:: Kėrkoj masa urgjente qė z. Naser Shatri tė lirohet sa mė parė nga arresti i paarsyeshėm

 

15 dhjetor 2005

Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, lidhur me buxhetin e Kosovės pėr vitin 2006

 

24 qershor 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, lidhur me propozimligjin pėr pėrdorimin e gjuhėve

 

19 maj 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, nė seancėn pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė

 

28 janar 2005

Lidhur me Projektligjin pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2005

 

26 janar 2005

Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 26 janar 2005

 

... Lidhur me Projektligjin Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė Familjeve tė Dėshmorėve dhe Viktimave Civile tė Luftės

 

.. Lidhur me Projektligjin pėr Prokurorinė Publike tė Kosovės

 

22 dhjetor 2004

Qėndrimi i LPK-sė pėr Programin e Qeverisė sė Kosovės 2004-2008

 

3  dhjetor 2004

Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr nė vend tė z.Ibrahim Rugova

 

.......