Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Kryeministri i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

VETĖVENDOSJE!

Nėnė Shqipėri

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

Radio Kosova e Lirė

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

Mekuli.com

 

Diskutimi i deputetit të LPK-së, Emrush Xhemajli, në Kuvendin e Kosovës lidhur me ngjarjet e 10 shkurtit 2007

Të lirohet menjëherë Albin Kurti!

... nga raporti del se SHPK është e politizuar skajshmërisht

Prishtinë, 22 mars 2007
25 deputetë të Kuvendit të Kosovës, më 22 shkurt 2007, patën kërkuar debat në Kuvend për ngjarjet e 10 shkurtit, ku u vranë me armë zjarri nga policia dy qytetarë të respektuar të Kosovës, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, dhe Krijimin e Komisionit Parlamentar për konstatimin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Materiali i Ministrisë së Brendshme dhe ai që ka buruar nga dëgjimi parlamentar në Komisionin përkatës të Kuvendit është i mirëseardhur edhe pse kualifikimet në to nuk mund të mbështeten.

Fillimisht të them se nga raporti del se SHPK është e politizuar skajshmërish. Me këtë polici që kemi nuk ka nevojë për gjykata. Ajo i dinë të gjitha gjërat dhe jep kualifikime politike e gjyqësore.

Të nderuara zonja dhe zotërinj,
me legjislacion të vendit tonë, qytetarët dhe subjektet e ndryshme të organizuara kanë të drejtë të protestojnë për politikat që nuk u pëlqejnë. Kam marrë pjesë edhe në protestat që quhen demokratike në Perëndim, edhe në ato që kanë qenë pa leje, dhe megjithatë ato janë kualifikuar në kuadër të kornizave demokratike të shprehjes së revoltës. Kur ka dhunë të protestuesve ka reagim proporcional nga ana e policisë. Por policia në Kosovë ka qenë e parapërgatitur për t’u dhënë një leksion tragjik protestuesve.

Mos e vet se të kallxon vetë. Edhe këta të Inspektoratit të Policisë në raport, faqe 6, kanë pranuar hapur se e kanë paragjykuar protestën e 10 shkurtit 2007 me protestën e 28 nëntorit 2006. Megjithëse edhe po të kishte rrjedhën e protestës së 28 nëntorit protesta e 10 shkurtit nuk do të quhej dështim për policinë. Pasojat materiale të protestës së 28 shkurtit ishin të riparueshme, dhe të tilla ndodhin në shumicën e protestave në Evropë që quhen shprehje demokratike e revoltës, ndërsa pasojat e 10 shkurtit nuk do të riparohen përjetë. Aty ndodhën tragjedi.

Në asnjë nga informacionet nuk jepet përgjigje në pyetjen konkrete rreth përdorimit të forcës së policisë. Ndërhyrja e policisë kundër protestuesve a ishte përgjigje proporcionale apo e tepruar? Në vend të përgjegjës jepen arsyetime, e arsyetime gjenden gjithmonë. Ja njëra ndër to: ka, thuhet në raport, mungesë legjislacioni për shkallën e përdorimit të dhunës. E dyta, ”Ata, Vetëvendosja, asnjëherë nuk ka paraqitur kërkesë për lajmërim të protestave dhe krejt protestat e „Vetëvendosjes“ janë të paligjshme“, thuhet në informacionet e policisë. Me një fjalë, arsyetime sa të duash. Dakord, e palajmëruar dhe e paligjshme. Por, ju lutem shumë, nëse dikush nuk paraqet kërkesë te policia për protestë, mos donë të thotë se policia indirekt po e fituaka të drejtën të vrasë njerëz.

Kush është përgjegjës për vrasjet dhe plagosjet, del nga vetë fakti se protestuesit kanë qenë duarthatë dhe nuk kanë rrezikuar për vdekje askënd që të marrin kundërpërgjigjen me armë zjarri deri në vrasjen.

Është e mirëseardhur ajo që shkruhej në material se SHPK po përpiqet të mësojë metoda dhe përvoja perëndimore, kryesisht daneze, për menaxhimin e protestave publike. Kjo, ndoshta ndikon që SHPK të largohet nga intervenimet me format lindore të policisë. Por për këtë nuk duhet pasur shpresë të madhe derisa në krye të SHPK-së të jenë persona që janë kalitur moti me forma policore të lindjes. Dhe me këto përvoja e kemi kreun e SHPK-së, z. Sheremet Ahmeti, dhe drejtues tjerë. E di se këto që po i them duan fakte, por ato janë. Pas heqjes së Autonomisë së Kosovës nga Serbia, në mars të vitit 1989, populli u ngrit në protesta masive dhe ato nuk u ndalën as në vitin 1990. Policia, ato, i shtypi me dhunë dhe në këtë shtypje ishte aktiv edhe Sheremet Ahmeti. Për brutalitet ai u shqua sidomos më 24 janar 1990 në demonstratën e Prishtinës. Në atë kohë, zonja e zotërinj, në Kosovë u vranë dhjetëra demonstrues, listat e të cilëve duhet t’i ketë Ministria e Drejtësisë, dhe nëse nuk i ka le të urdhërojë le t’i merr tani. (anexi 1 dhe 2 janë listat e të vrarëve që nuk po i lexoj për shkak të kohës.)

Është për keqardhje se disa vite më vonë z. Sheremet Ahmeti dhe të tjerë, që ishin pjesë e aparatit represiv në duar të Serbisë, u burgosën nga okupatori, por kjo erdhi në kohën kur Millosheviqit më nuk i interesonte kush ku ka qenë dhe ky fakt nuk e liron nga përgjegjësia për të cilën po flasim.

U thanë këto, zonja dhe zotërinj, sepse nuk ka asnjë kuptim që të jenë në krye të SHPK-së ata që kanë marrë pjesë në represionin tragjik që ka ndodhur me vite në Kosovë.

Në raport nuk është thënë asnjë fjalë lidhur me sjelljen e policisë ndërkombëtare kundër protestuesve. Sidomos nuk është sqaruar përgjegjësia e policisë rumune më 10 shkurt. A kanë komunikuar pjesëtarët e kësaj njësie rumune me strukturat e Serbisë dhe a ka pasur zotime, mos të them marrëveshje, lidhur me rolin në këto protesta.

Zonja dhe zotërinj, nuk duhet harruar se pikërisht shefat politikë të policisë rumune në Bukuresht janë ndër më të zëshmit kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj. Kemi dëgjuar se njësia rumune ka marrë lëvdata nga Bukureshti lidhur me sjelljet e saj në Kosovë. Madje edhe dekorata, por kësaj të fundit, nuk dua t’i besoj derisa të jepet një sqarim zyrtar. Dhe kush ka vendosur që rumunët të marrin pjesë në menaxhimin e protestës ka bërë gabim elementar.

Gjykatat e Kosovës, pasi janë lënë me qëllim pa mbështetje financiare dhe pa personel mbrojtës për të qenë të afta të gjykojnë paanshëm, janë poshtëruar duke ua marrë lëndën e Albin Kurtit gjykatësit ndërkombëtarë të mbuluar nga çdo aspekt për të fshehur më lehtë të vërtetat rreth protestës dhe për të marrë vendime arbitrare që nuk burojnë nga vullneti i këtij populli.

Nga shkresat që na kanë ardhur, e kuptuam se banori i Kosovës Albin Kurti ishte mirë në burg. Të vetmin kundërshtim e paska pasur punën e një konserve me barkod 680 të Serbisë dhe dëshira iu paska plotësuar, qenka zëvendësuar me një tjetër. Por asgjë më tepër. Shtrohet pyetja çka donë të mbërrihet me mbajtjen në burg politik të Albin Kurtit? Z, Kurti, praktikisht është i zënë dhe po mbahet peng. Si po mendohet të gjykohet, kur është e pa mundur të bëhet kjo pa u komprometuar definitivisht ajo gjykatë dhe ata gjyqtarë që do ta bëjnë këtë, dhe mbi të gjitha, ai sistem i drejtësisë. Cili vend në botë mund të quhet i lirë kur ka të burgosur politik. Jo z. Kurti, por ata që po e mbajnë në burg duhet të përgjigjen për pengmarrje politike.

Qarqe politike në Kosovë dhe jashtë saj kanë vendosur për arrestimin e Albin Kurtit. Me këto intervenime politike Gjykatat ndërkombëtare, kanë ndërhyrë në politikë duke u instrumentalizuar në mënyrën që nuk u ka hije. Andaj ne mendojmë së politika duhet të ndërhyjë jo vetëm për lirimin e z. Kurti.

Për pikëpamjen tonë menaxhimi i situatës së tashme nuk bëhet me arrestime, dënime e diferencime ideopolitike, por me veprime konkrete për qetësimin e situatës.

1. Të lirohet menjëherë Albin Kurti

2. Të rikthehet rendi dhe sundimi i ligjit, pasi që ai nuk ekziston më.

3. Të ndalohet veprimtaria antiligjore e policisë për shkatërrimin e organizimeve politike që nuk i pëlqejnë.

4. Të krijohet Komision hetimor parlamentar për ngjarjet e 10 shkurtit 2007.

5. Të bëhet ekspertizë e plotë dhe e paanshme se si ka ardhur deri te vrasja dhe plagosja e protestuesve.

6. Të suspendohen Sheremet Ahmetit e Reshat Maliqit dhe funksionarë të policisë, të cilët kanë marrë pjesë në komandim kundër protestuesve të viteve 80-të e 90-të, derisa të sqarohet përgjegjësia për vrasjet e atëhershme dhe vrasjet e 2 qytetarëve tash.

7. Të bëhet transparente sjellja dhe përgjegjësia e Kontingjentit të Rumanisë gjatë protestave të 10 shkurtit.

8. Zyrtarisht Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës,, përmes mekanizmave që sundojnë këtu, të kërkojë sqarim nga Qeveria Rumune lidhur me rolin e kontingjentit të saj në Kosovë gjatë protestave të 10 shkurtit.

Më lejoni në fund të them atë që e dimë të gjithë, por shpesh po e harrojmë, e keqja Kosovës nuk i ka ardhur nga fjala dhe protesta duarthatë por nga kundërshtari që dihet, Serbia antishqiptare.


 


Veprimtaria e

LPK-sė nė

Kuvendin e Kosovės

 

(Biografia e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli)

 

22 mars 2007
Diskutimi i deputetit të LPK-së, Emrush Xhemajli, në Kuvendin e Kosovës lidhur me ngjarjet e 10 shkurtit 2007
Të lirohet menjëherë Albin Kurti!

14 mars 2007
Deputeti i LPK-sė nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės
Xhemajli: Grupi Negociator tė ndikojė nė lirimin nga burgu tė Albin Kurtit

26 janar 2007
Fjala e deputetit tė LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, mbajtur nė seancėn plenare tė 26 janarit kushtuar sigurisė nė vend
Siguria e Kosovės kėrcėnohet nga forcat ushtarake, policore dhe parami litare nga Serbia

30 nėntor 2006
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, lidhur me Projektbuxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2007

1 shtator 2006
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė Kuvendin e Kosovės lidhur me raportin pėr bisedimet e Vjenės
T’u pushojė dhe tė mos u vazhdohet mandati personave qė janė nė grupin pėr Statusin

27 korrik 2006
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, pėr ligjin pėr Trashėgiminė Kulturore tė Kosovės

20 prill 2006

Diskutimi i deputetitit tė Lėvizje Popullore tė Kosovės (LPK), Emrush Xhemajli, nnė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės, kushtuar standardeve pėr Kosovėn

 

 

16  mars 2006

Ēėshtje qė deputeti i KK Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė, ngriti nė Kuvendin e Kosovės

 

Xhemajli:: Kėrkoj masa urgjente qė z. Naser Shatri tė lirohet sa mė parė nga arresti i paarsyeshėm

 

15 dhjetor 2005

Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, lidhur me buxhetin e Kosovės pėr vitin 2006

 

24 qershor 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, lidhur me propozimligjin pėr pėrdorimin e gjuhėve

 

19 maj 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, nė seancėn pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė

 

28 janar 2005

Lidhur me Projektligjin pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2005

 

26 janar 2005

Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 26 janar 2005

 

... Lidhur me Projektligjin Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė Familjeve tė Dėshmorėve dhe Viktimave Civile tė Luftės

 

.. Lidhur me Projektligjin pėr Prokurorinė Publike tė Kosovės

 

222 dhjetor 2004

Qėndrimi i LPK-sė pėr Programin e Qeverisė sė Kosovės 2004-2008

 

3  dhjetor 2004

Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr nė vend tė z.Ibrahim Rugova

 

.......