Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Kryeministri i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

VETĖVENDOSJE!

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

Radio Kosova e Lirė

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

Mekuli.com

 

ZIKPRESS

Konferencė shtypi e kryetarit tė LPK-sė dhe deputet nė Kuvendin e Kosovės, Emrush Xhemjali, nė fund tė vitit 2006

 

Ekipi negociator i Kosovės ėshtė shtesė e Ekipit Negociator tė Ahtisarit, - Kosova ėshtė pa ekip negociator

Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sėPrishtinė, 26 dhjetor 2006 – Kryetari i Lėvizjes Popullore tė Kosovės dhe deputet nė Kuvendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, ka mbajtur sot konferencė shtypi.

Nė kėtė konferencė, tė fundit pėr vitin 2006, z. Xhemajli, fillimisht ua ka uror festat e fundvitit tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, me urimin qė tė vazhdojmė tė punojmė sė bashku nė vitin qė po vjen, pėr tė ndryshuar pozitivisht gjendjen nė Kosovė.

Gjatė vitit 2006 u penguan tė gjitha nismat pėr referendum tė popullit tė Kosovės pėr tė ardhmen e vet, nė emėr tė asaj se gjoja nuk duhet bėrė veprime tė njėanshme. Ndėrkohė  qė pėr veprimet e saja tė njėanshme Serbia nuk u dėnua fare. Pėrkundrazi u shpėrblye.

Ngjarja mė e rėndė pėr Kosovėn ka qenė shtyrja e vendimit pėr statusin e Kosovės pėr vitin 2007. Me shtyrjen e zgjidhjes sė statusit Kosova ka humbur shumė, jo vetėm nė kohė, por edhe nė cilėsinė e statusit tė ardhshėm tė saj.

Para bisedimeve proceset nė Kosovė zhvilloheshin tė pavarura nga ato nė Serbi. Ndėrkaq, pas bisedimeve qė u bėnė deri mė tash kėto procese janė bashkuar nė njė, kėshtu qė ēdo ngjarje nė Serbi ėshtė duke u reflektuar nė Kosovė. Pėr mė tepėr, Kosova e nėpėrkėmbur, duhet tė pres dhe tė shikojė se si Serbia bėnė kushtetuta kundėr vendit tonė, bėnė referendume kundėr vendit tonė, bėnė zgjedhje, anėtarėsohet nė procesin e stabilizim asociimit me BE-nė, hyn nė partneritetin pėr paqe me NATO-n.

Lėvizja Popullore e Kosovės, nė Kuvendin e Kosovės dhe nėpėr asambletė komunale, pėrmes pėrfaqėsuesve tė vetė qė i ka aty, ka ngritur zėrin dhe ka afirmuar programin dhe variantin e LPK-sė pėr ēėshtjet qė janė shqyrtuar.

Pasi shpeshherė ėshtė penguar pėr t’u shprehur nė institucione, Lėvizja Popullore e Kosovės nuk ka ndenjur duarkryq. Ajo ka marrė pjesė, bashkė me subjektet tjera, nė protestat e qytetarėve kundėr negociatave nė mes tė Prishtinės e Beogradit, duke qenė aktive me strukturat e veta.

Nė veēanti, kemi protestuar kundėr ardhjes nė Kosovė tė udhėheqjes antishqiptare serbe nė krye me Koshtunicėn. Nė kėto manifestime, veprimtarė tė LPK-sė, janė penguar nga UNMIK-u dhe IPVQ-tė me veprime dhe akuza absurde.

Propaganda se gjoja po hiqet misioni i OKB-sė dhe po zėvendėsohet me njė mision gjoja tė lehtė ndėrkombėtar, ėshtė mashtrim i radhės nė Kosovė, do tė thosha edicion i pėrgatitur pėr Vitin e Ri 2007. Prania e ardhshme, qė quhet e lehtė, fare nuk ėshtė e tillė. Madje, ajo ėshtė fort e rėndė dhe pėr mė tepėr atė nuk e ka kėrkuar Kosova. Zyra e ardhshme ndėrkombėtare nė Kosovė i ka rezervuar vetes, qė tė shkarkojė funksionarė tė Kosovės qė i ka zgjedhur populli me votėn e tyre, tė stopojė e ndryshojė ligjet e Kuvendit, tė drejtojė policinė, drejtėsinė, reformimin e pushtetin lokal. Kur tė kemi parasysh se Kosova nuk e ka as mbrojtjen dhe punėt e jashtme atėherė ēka i mbetet tjetėr e rėndėsishme nga ajo qė quhet shtet. Asgjė fare.

Kosova ka kėrkesat e qarta: liri, pavarėsi, sovranitet, demokraci, integrim i natyrshėm dhe i gjithanshėm. Njohja dhe plotėsimi i kėtyre vlerave janė ato qė pėrcaktojnė situatėn nė Kosovė. Kėto vlera do tė sillnin qetėsi, paqe, stabilitet, unitet nė vend, bashkėpunim dhe partneritet me bashkėsinė ndėrkombėtare. Pėrpjekjet pėr tė ruajtur rendit e qetėsisė, pa liritė e nevojshme, janė pėrpjekje tė kota tė autokracisė dhe, nė fund tė fundit, do tė dėshtojnė.

Gati kemi hyrė nė vitin 2007. Viti nė tė cilin po hyjmė ka plotė sprova pėr kombin tonė dhe pėr Kosovėn nė veēanti.

Gjatė javėve dhe muajve nė vijim Kosova do tė sprovohet me situatat kur zyra e Ahthisarit do tė dalė me propozimet pėr statusin e radhės - pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, pėrsėri status ky kalimtar pėr vendi tonė. Kjo ngjarje do tė pėrcillet me tė papritura, ndaj tė cilave kemi besim se populli ynė do tė dijė tė reagojė drejtė. Sprovė e veēantė do tė jetė perioda kur do tė bėhen pėrpjekje pėr tė zbatuar marrėveshjet e pafavorshme qė ka pranuar Grupi Negociator nė emėr tė Kosovės.

Gjithashtu sprovė e veēantė pėr subjektet politike do tė jetė puna nė Kuvendin e Kosovės, pra edhe puna e LPK-sė nė te. Nė radhė tė parė, perioda kur do tė sillet pėr shqyrtim Korniza Kushtetuese dhe njė varg ligjesh tė padrejta qė e pėrligjin decentralizimin, zonat e mbrojtura, pronėn kolonialiste serbe si dhe ligjet pėr simbolet tranzitore tė Kosovės, flamurin dhe himnin.

Kėtė sfond tė ngjarjeve do ta pėrcjell, si lajtmotiv, procesi i padrejtė gjyqėsor nė Hagė kundėr z. Ramush Haradinajt, ish-komandantit tė UĒK-sė nė Zonėn Operative tė  Dukagjinit, me qėllim qė pėrsėri Kosova tė vihet nė bankė tė akuzės.

Rrjedha e ngjarjeve ka sjellė nė pikėpyetje edhe afatet e zgjedhjeve lokale dhe qendrore.

Gjatė kėtyre ngjarjeve, LPK do tė pėrgjigjet me kohė duke pasur parasysh interesin kombėtar e qytetar.

Edhe pse aktualisht po kanė sukses pengesat kundėr projektit tė LPK-sė pėr integrimin,  Unionin e Shqipėrisė me Kosovėn, pėrkatėsisht bashkimin e Shqipėrisė Natyrale, kėto pengesa do t’i heqim, sot a nesėr, dhe ky projekt do tė ketė sukses, para sė gjithash sepse ėshtė nė pajtim me zhvillimet e pėrgjithshme bashkėkohore.

Edhe pse aktualisht po kanė sukses pengesat kundėr projektit tė LPK-sė pėr integrimin,  Unionin e Shqipėrisė me Kosovėn, pėrkatėsisht bashkimin e Shqipėrisė Natyrale, kėto pengesa do t’i heqim, sot a nesėr, dhe ky projekt do tė ketė sukses, para sė gjithash sepse ėshtė nė pajtim me zhvillimet e pėrgjithshme bashkėkohore.

Nė vitin 2007, LPK shėnon 25 vjetorin e themelimit, veprimtarinė e saj ēerekshekullore. Nė vitin 2007 do tė mbahet gjithashtu edhe Kuvendi i 8-tė i LPK-sė.

Gazetarėt qė kanė pėrcjellė konferencėn e shtypit i kanė parashtruar njė varg pyetjesh z.Xhemajli. Nė pyetjen se a mendoni se pas propozimit tė Ahtisarit do tė pėrmbyllen bisedimimet pėr statusin apo do tė ketė prapė bisedime, Xhemajli ka thėnė se me sa ne i kemi pėrcjellė ngjarjet pėrsėri do tė ketė bisedime jashtė vullnetit tė Kosovės.

Fakti se nė Kuvendin e Kosovės janė ndarė mjete pėr bisedime edhe pėr vitin 2007, ndėrsa dihet se atė pjesė tė buxhetit e bėn UNMIK-u, atėherė ėshtė fare e qartė se pakkush e pyet Kosovėn sot se a dėshiron mė bisedime apo jo, dhe Kosova dihet nuk dėshiron mė bisedime, as qė i ka dėshiruar ato para se dy vendet tona qė kanė qenė nė luftė, Serbia dhe Kosova, ta njohin reciprokisht njėra-tjetrėn si shtete tė pavarura dhe fqinje.

Ndėrkaq njė gazetarė pyeti z.Xhemajli se pėrse tha se Kosova do tė pėrballet edhe me sfidėn e simboleve tranzitore...

Z.Xhemajli nė pėrgjigjen e tij tha se situata nėpėr tė cilėn po kalojmė ėshtė tranzitore. Statusi i ardhshėm i Kosovės ėshtė tranzitor, nuk ėshtė pėrfundimtar. Edhe po tė jetė pavarėsi ky status, qė nė fakt nuk do tė jetė fatkeqėsisht, pėrsėri kjo pavarėsi do tė jetė tranzitore sepse, ne ndoshta, deri nė vitin 2006 do tė ishim pajtuar vetėm me pavarėsi, por tash gjithnjė e mė tepėr ėshtė e qartė se vetėm Shqipėria Natyrale ėshtė ajo qė e zgjidh  ēėshtjen kombėtare shqiptare nė pėrgjithėsi dhe qė krijon stabilitet, qetėsi, jo vetėm nė hapėsirat shqiptare, por edhe nė fqinjėt e shqiptarėve kudo qė janė.

Ėshtė shumė e qartė se edhe simbolet qė do tė jenė tė kėtyre kreaturave kalimtare dhe artificiale do tė jenė simbole tranzitore qė do tė kalojnė. Flamuri kombėtar ėshtė dhe do tė mbetet, ju pėlqen armiqve tė shqiptarėve apo jo, kjo ėshtė tjetėr gjė.

Nė pyetjen e njė gazetari se ju thatė se ka imponime kundėr vullnetit tė Kosovės, megjithatė Kosova ka institucionet e veta, ka pėrfaqėsuesit e vet, a do tė thotė se kėta janė duke shkelur vullnetin e popullit Xhemajli u pėrgjigj:

Kėta e kanė marrė mandatin prej Kuvendit tė Kosovės pėr ta bėrė Kosovėn tė pavarur dhe sovrane sipas rezolutės sė 17 nėntorit tė vitit 2005, qė e ka aprovuar Kuvendi i Kosovės e qė ka qenė platformė pėr bisedime.

Kėsaj platforme ata nuk iu kanė pėrmbajtur, kjo ka qenė njė letėr e vdekur. Ata kanė marrė detyra tjera, jashtė mandatit tė Kuvendit tė Kosovės, mandat tė cilit kryesisht po i pėrmbahen. Ata, tash po flasin pa iu pėrshkrua si detyrė Kuvendi i Kosovės si do t’i rregullojnė simbolet, si do ta rregullojnė kushtetutėn, si do tė rregullojnė gjithēka, ata praktikisht janė shtesė e Ekipit Negociator tė Ahtisarit, - Kosova ėshtė pa ekip negociator. Kėta tashmė nuk janė ekip negociator i Kosovės, kėta janė ekip negociator i bashkėsisė ndėrkombėtare, janė bėrė pjesė e tyre.

Pyetjes se cila ėshtė pėrgjegjėsia e Kuvendit tė Kosovės nė kėtė rast, Xhemajli iu pėrgjigj:

Kuvendi ėshtė i bllokuar, ėshtė i poshtėruar nga ekipi negociator, i cili fare nuk ka marr pjesė nė mbledhjen e fundit tė Kuvendit tė Kosovės ku ėshtė shqyrtuar ēėshtja e shtyrjes sė statusit tė Kosovės. Nuk e di se ēfarė detyrė mė tė madhe ka ky grup negociator se sa t’i dėgjoj mendimet e Kuvendit qė e ka zgjedhė nė atė post.

Nė fund tė konferencės z.Xhemajli ua ka uruar edhe njėherė tė gjithė qytetarėve festat e kėtij fundviti,  dhe ka bėrė thirrje qė gjatė vitit 2007 tė punojmė sė bashku pėr zgjidhjen e drejt tė ēėshtjes sonė kombėtare.

   

ZIKPRESS

Mbledhja e KP tė LPK-sė

   
  Kosovėn po e pėrfshin anarkia dhe kaosi
   
 

Prishtinė, 24 dhjetor 2006 - Kėshilli i Pėrgjithshėm i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, nė mbledhjen e mbajtur tė shtunėn ka konstatuar se Kosovėn po e pėrfshin anarkia dhe kaosi gjithnjė e mė i dukshėm. Ka shumė faktor qė kanė ndikuar nė krijimin e njė gjendjeje tė tillė, por nė radhė tė parė ėshtė mungesa e lirisė, pavarėsisė, sovranitetit dhe demokracisė nė Kosovė.

Situata e tashme ėshtė pėrkeqėsuar si rrjedhim i politikės sė gabuar tė krerėve tė institucioneve tė Kosovės. Ata morėn pjesė nė bisedime nga padituria dhe lakmia pėr tė qėndruar nė skenėn politike me ēdo kusht.

Shtyrja e statusit pėr tė ardhmen e Kosovės, pėr LPK-nė, nuk ka qenė kurrfarė befasie, sepse udhėheqja e LPK-sė e kishte analizuar dhe paraparė prej kohėsh se kjo do tė ndodhte.

Por, nė popull shtyrja e statusit ėshtė pėrjetuar rėnd. Zhgėnjimi ka ardhur pėr shkak se krerėt e institucioneve tė Kosovės dhe partitė politike qė janė nė grupin negociator e kanė gėnjyer pa mėshirė popullin, se gjoja nė vitin 2006 do t’i sigurojnė vendit sovranitetin dhe pavarėsinė.

KP i LPK-sė ka konstatuara se protesta e 28 Nėntorit e thirrur nga Lėvizja Vetėvendosje, ka qenė e butė nė krahasim me mashtrimin e madh qė ekipi negociator i ka bėrė popullit tė Kosovės se gjoja nė vitin 2006 do tė zgjidhej statusi dhe pėr mė tepėr do tė fitohet pavarėsia dhe sovraniteti i vendit.

Propagandėn pėr heqjen e misionit tė OKB-sė nga Kosova dhe zėvendėsimin e tij me njė mision mė tė lehtė ndėrkombėtar, KP i LPK-sė e ka konsideruar si mashtrim tė radhės, sepse ai vetėm po rigrupohet pėr tė zvogėluar shpenzimet e veta kėtu dhe pėr tė korrigjuar tė metat e veta nė sundimin mė efikas tė Kosovės.

***

KP i LPK-sė ka shqyrtuar edhe pėrgatitjet pėr mbajtjen e Mbledhjes sė 8-tė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė, qė do tė mbahet nė pranverė tė vitit tė ardhshėm.

***

Mė 17 shkurt 2007, bėhen 25 vjet nga themelimi i LPK-sė. Pėr tė shėnuar kėtė pėrvjetor ēerekshekulli, KP ka zgjedhur Komisionin pėrkatės, anėtarėt e tė cilit janė nga Kosova, Maqedonia dhe Kosova Lindore. 

Komisioni pėr Informim i LPK-sė

   

ZIKPRESS

Mbledhja zgjedhore e LPK-sė – Therandė

 

Adem Kadolli u rizgjodh kryetar i LPK-sė pėr Therandė

Therandė, 16 dhjetor 2006 - Kėshilli i Rrethit tė LPK-sė pėr Therandė, ka mbajtur tė shtunėn mbledhje e 8-tė tė  pėrgjithshme zgjedhore.

Nė mbledhje pėrpos delegatėve morėn pjesė anėtarė dhe simpatizantė tė LPK-sė, pėrfaqėsuesit e shoqatave tė dalura nga lufta e UĒK-sė, ndėrsa nga kryesia qendrore e LPK-sė i pranishėm ishte sekretari i pėrgjithshėm z. Gafurr Elshani.

Raportin pėr punėn e deritanishme tė kryesisė sė KRr tė LPK-sė e ka paraqitur kryetari Adem Kadolli. Ky raport, pas diskutimeve ėshtė miratuar unanimisht nga delegatėt.

Nė vazhdim tė mbledhjes, ėshtė votuar pėr zgjedhjen e strukturave udhėheqėse tė kėtij Kėshilli. Fillimisht ėshtė zgjedhur Kėshilli i Pėrgjithshėm i Rrethit prej 31 anėtarėve, pastaj Kryesia e Kėshillit prej 15 anėtarėve.

Kryetar me mandat dyvjeēar ėshtė zgjedhur Adem Kadolli, kurse organet tjera do tė zgjedhen nė mbledhjen e radhė sė kryesisė sė re. Kėshilli i Rrethit ka zgjedhur edhe delegatėt, qė do ta pėrfaqėsojnė kėtė Kėshill nė Mbledhjen e 8-tė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė.

Zyra pėr informim e LPK-sė - Therandė

   

ZIKPRESS

KRR i LPK-sė nė Rahovec mbajti mbledhjen zgjedhore

 

Kryetar u zgjodh Ukė Gashi, veprimtar i hershėm i LPK-sė, ish i burgosur politik 
 
Rahovec, 2 dhjetor 2006 -
Kėshilli i Rrethit tė LPK-sė nė Rahovec ka mbajtur mbledhjen e rregullt zgjedhore. Nė mbledhje morėn pjesė anėtarė e simpatizantė tė LPK-sė, nė mesin e tė cilėve edhe familjarėt e dėshmorėve Feim e Bedrush Gashi, Bekim Gashi, Agim Kelmendi etj.
Raportin e punės ndėrmjet dy mbledhjeve zgjedhore e paraqiti, kryetari Durmish Gashi. Ai, me theks tė veēantė u pėrqendrua nė situatėn aktuale politike, sidomos pas demonstratės sė fundit tė organizuar kundėr grupit negociator qė po bėn pazar pa hanxhinė me tokat e Kosovės, si dhe nė cilėsimet qė po i bėhen kėsaj demonstrate si dikur ngjarjeve tė vitit 1981.

Pas diskutimeve pėr situatėn politike, aktivitetin e deritashėm tė LPK-sė nė rrethin e Rahovecit, dhe sidomos pėr punėn qė duhet bėrė pėr realizimin e synimeve tė LPK-sė pėr integrim mbarėkombėtar, tė pranishmit kanė zgjedhur organet udhėheqėse, KRR prej 31 anėtarėsh, Kryesinė prej 11 anėtarėsh.

Kryetar u zgjodh veprimtari i hershėm i saj, ish i burgosuri politik Ukė Gashi, zėvendėskryetarė: Ismet Gashi - babai i dėshmorit Bekim Gashi, dhe Durmish Gashi, sekretar u zgjodh juristi Rexhep Thaēi.
Nė fund, nga kjo mbledhje u lexua njė letėr proteste drejtuar faktorit politiko-ushtarak ndėrkombėtar e vendor nė lidhje me fatin e patriotit dhe politikanit tė pėrmasave kombėtare, Ukshin Hotit.

 


Veprimtaria e

LPK-sė nė

Kuvendin e Kosovės

 

(Biografia e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli)

 

 

20 prill 2006

Diskutimi i deputetitit tė Lėvizje Popullore tė Kosovės (LPK), Emrush Xhemajli, nnė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės, kushtuar standardeve pėr Kosovėn

 

 

16  mars 2006

Ēėshtje qė deputeti i KK Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė, ngriti nė Kuvendin e Kosovės

 

Xhemajli:: Kėrkoj masa urgjente qė z. Naser Shatri tė lirohet sa mė parė nga arresti i paarsyeshėm

 

15 dhjetor 2005

Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, lidhur me buxhetin e Kosovės pėr vitin 2006

 

24 qershor 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, lidhur me propozimligjin pėr pėrdorimin e gjuhėve

 

19 maj 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, nė seancėn pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė

 

28 janar 2005

Lidhur me Projektligjin pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2005

 

26 janar 2005

Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 26 janar 2005

 

... Lidhur me Projektligjin Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė Familjeve tė Dėshmorėve dhe Viktimave Civile tė Luftės

 

.. Lidhur me Projektligjin pėr Prokurorinė Publike tė Kosovės

 

22 dhjetor 2004

Qėndrimi i LPK-sė pėr Programin e Qeverisė sė Kosovės 2004-2008

 

3  dhjetor 2004

Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr nė vend tė z.Ibrahim Rugova

 

.......