Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

HPrishtina

 

 

Kryetari Xhemajli pėrgėzon ef.Naim Ternaven dhe besimtarėt islam me rastin e festės sė Kurban Bajramit 

E nedruara Kryesi e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, i nderuar ef. Naim Ternava!

 

Kam nderin qė pėrmes jush, nė emėr tė Kryesisė sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, tė gjithė besimtarėve tė fesė islame nė Kosovė, t’ua uroj pėrzemėrsisht festėn e Kurban Bajramit.

Ėshtė koha qė populli ynė t'i kthehet ardhmėrisė dhe prosperitetit, ngase vetėm kėshtu mund tė sendėrtohen aspiratat tona kombėtare. Urojmė qė shqiptarėt kudo qė janė tė bashkuar dhe nė harmoni vėllezėrore e politike tė punojnė pėr realizimin e Unionit Shqipėri-Kosovė.

Me dėshirėn mė tė madhe qė kjo festė t’i pėrmbush aspiratat e mbarė popullit tonė liridashės, ju pėrshėndesim pėrzemėrsisht.

Kryetari i LPK-sė:

Emrush Xhemajli

Prishtinė, 18 janar 2004


Intervistė e kryetarit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, dhėnė agjencisė sė lajmeve Kosovapress
Xhemajli: Pa zgjidhjen e statusit politik nuk mund tė ecet pėrpara

Emrush Xhemajli, kryetar i Lėvizjes Popullore tė Kosovės (LPK), nė njė intervistė dhėnė Kosovapress-it flet pėr zhvillimet e ardhshme nė vend, statusin politik tė Kosovės, si ndihet nė Kuvendin e Kosovės si deputet i ri, etj. Sipas tij, pa status tė vendit nuk do tė ketė mundesi qė tė ecet mė tutje pėrpara, nė tė kundėrtėn tė gjithė e kanė tė qartė se gjithēka do tė vihet nė rrezik. Ai flet edhe pėr qėndrimin e LPK-sė kundėr koalicionit LDK-AAK. ”Ata qė mbesin jashtė koalicioneve ose qė nuk duan tė hynė nė tė, natyrisht qė nuk i arsyetojnė ato. Ne jemi nė kategorinė e dytė”, thotė ai./ www.kosovapress.com


Fjala e deputetit Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė, mbajtur nė mbledhjen e Kuvendit tė Kosovės ku ėshtė diskutuar pėr programin  e Qeverisė

Nė mbledhjen e 22 dhjetorit tė Kuvendit tė Kosovės qė kishte nė rend pune zgjedhjen e zėvendėsministrave, diskutimin e Programit tė Qeverisė sė Kosovės, caktimin e Grupeve Parlamentare deputeti i Kuvendit tė Kosovės, - kryetar i LPK-sė Emrush Xhemajli, duke shprehur vullnetin e LPK-sė, abstenoi nė dy votimet e para, ndėrsa ishte pro komisioneve parlamentare. Nė pikėn lidhur me Programin e Qeverisė deputeti i LPK-sė mori pjesė nė debat, brenda minutazhit tė paraparė nė rregullore tė Kuvendit. Nė vijim po japim nė tėrėsi fjalėn qė mbajti z.Xhemajli.

►►► QĖNDRIMI I LPK- PĖR PROGRAMIN E QEVERISĖ SĖ KOSOVĖS 2004-2008

 

I  nderuari Kryesues,

Tė nderuar deputetė,

I nderuari Kryeministėr,

 

LPK e pėrgėzon Qeverinė e Kosovės qė ka arritur nė njė afat tė shpejtė tė sjellė nė Kuvend pėr shqyrtim Programin e Qeverisė sė Kosovės pėr vitin 2004-2008. Kjo ėshtė njė praktikė pėr t'u pėrshėndetur.

LPK ėshtė pėrcaktuar qė t'i rezervojė vetes tė drejtėn qė tė aprovojė tė gjitha pjesėt konkrete tė Programit tė Qeverisė qė i vlerėsojmė tė drejta. Mirėpo, do tė kundėrshtojmė veē e veē pjesėt e programit qė i konsiderojmė tė dėmshme pėr interesin e vendit.
Nga pjesėt programore qė pajtohet LPK ėshtė pėrpunimi i ligjit nė procedim pėr dėshmorėt, invalidėt e veteranėt e luftės ēlirimtare. Gjithashtu pėrkrahim listėn e ligjeve qė ka afruar Qeveria si shtesė tė Programit duke shpresuar qė ndėrkohė tė shtohen dhe ligje tė tjera tė nevojshme.
Nė veēanti pėrkrahim pjesėn ku flitet pėr angazhimin e Qeverisė pėr regjistrimin e popullsisė si dhe pjesėt qė i kushtohen diasporės etj.
Mendojmė se  Programi i Qeverisė duhet tė plotėsohet edhe me kėtė pjesė: Qeveria e Kosovės duhet tė inicoi procedurėn para organeve tė drejtėsisė kundėr pjesėtarėve tė okupatorėve dhe bashkėpunėtorėve tė tyre qė bėnė masakrat mbi popullsinė civile nė Kosovė.
LPK nuk pajtohet me pjesėn ku flitet pėr statusin e vendit dhe standardet. Standardet, Kosovės nuk i janė afruar si instrument zhvillimi, qė do tė ishte e dėshirushme por si pengesė pėr zhvillimet politike. Duke synuar me ēdo kusht arritjen e standardeve para statusit, vendi vazhdon tė shkojė drejt stagnimit dhe bllokimit tė plotė. Standardet janė ato qė do tė jetė vėshtirė tė arrihen edhe njė kohė tė gjatė, sepse ato varen nga zhvillimi ekonomik. Ndėrsa statusi politik i Kosovės ėshtė diēka qė arrihet menjėherė, por qė po pengohet pėr arsye tė mungesės sė vullnetit politik qė rrėnjėt i ka jashtė Kosovės.
Qeveria e Kosovės ka shprehur gatishmėri qė tė diskutojė marrėdhėniet bilaterale dhe ēėshtjet e hapura me Qeverinė e Serbisė. LPK mendon se kjo ėshtė e gabuar pasi nė bisedime duhet tė pėrfshihen tė gjithė fqinjėt dhe ndėrkombėtarėt pėr tė pėrcaktuar fillimisht pozitėn nga e cila Kosova do tė bisedojė me tė tjerėt. Ēėshtja e Kosovės nuk ėshtė ēėshtje bilaterale, por ēėshtje ndėrkombėtare.
Disa herė nė tekstin e programit tė Qeverisė pėrmendet termi "Kosovarėt" dhe "institucionet kosovare" (shih faqe 3, pasuesi i parė dhe i dytė). Nė fakt kemi tė bėjmė me qytetarėt e Kosovės dhe institucionet e Kosovės. Ky ėshtė fjalori ideologjik dhe politik i disave nė Kosovė qė po pėrpiqen tė krijojnė komb tė ri, kombin kosovar. Kjo ėshtė antihistorike. Tash ėshtė koha e integrimeve dhe jo e kundėrta, andaj kėto terme nuk e kanė vendin nė programin e qeverisė.
Nė fund edhe disa vėrejtje qė kanė tė bėjnė me pėrmbajtjen e tekstit.
Disa pjesė tė programit nė fakt paraqesin njė doracak teorik tė pėrgjithėsuar, plot fraza jo konkrete. (Mė e theksuar nė f. 13. 14.15.)
Disa pjesė tjera tė Programit janė evidentim dėshirash, nevojash dhe parakushtesh qė nė fakt nuk e kanė vendin nė Programin e Qeverisė. Programi i njė qeverie pėrfshinė atė ēka do tė bėjė qeveria gjatė mandatit jo tė pėrshkruaj gjendjen e vendit apo ēka do tė dėshironte tė bėjė (Mė qartė shih faqe 12, privatizimi, pastaj f. 14 pasusi 2, 3 dhe 4, si dhe faqen 25).

Ju falenderojė pėr vėmendje!

Prishtinė, 22 dhjetor 2004


Kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli, pėrgėzon Ipeshkvin e  Ipeshkvisė  sė Kosovės z. Mark Sopi me rastin e festės sė Kėrshėndellave

E nedruara Ipeshkvi e Kosovės, i nderuar ipeshkv, z. Mark Sopi!

 

Kam nderin dhe kėnaqėsinė qė pėrmes jush, nė emėr tė Kryesisė sė Lėvizjės Popullore tė Kosovės, tė gjithė besimtarėve tė tė besimit katolik t’ua uroj festėn e Kėrshėndellave me dėshirė pėr shėndet, lumturi e mirėqenie tė pėrgjithshme.

 

Ėshtė koha qė populli ynė t'i kthehet ardhmėrisė dhe prosperitetit, ngase vetėm kėshtu mund tė sendėrtohen aspiratat tona kombėtare. Urojmė qė shqiptarėt kudo qė janė tė bashkuar dhe nė harmoni vėllezėrore e politike tė punojnė pėr realizimin e Unionit Shqipėri-Kosovė.

Me dėshirėn mė tė madhe qė kjo festė t’i pėrmbush aspiratat e mbarė popullit tonė liridashės, ju pėrshendesim perzemersisht.

Prishtinė, 23 dhjetor 2004


Konferenca e fundit pėr media pėr kėtė vit

Viti 2004 relativisht i frytshėm sa i pėrket realizimit tė detyrave programore tė LPK-sė

 

Me qėllim tė bėrjes publike tė aktivitetit, angazhimeve dhe tė arriturave tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės gjatė vitit 2004, ka mbajtur sot konferencė me gazetarė z.Remir Reshiti,  sekretar pėr marrėdhėnie me publikun.

Mbledhja e Shtatė e Pėrgjithshme, aksioni pėr shtrirjen strukturale tė subjektit dhe zgjedhjet e 23 tetorit, kanė karakterizuar vitin 2004, i cili mund tė konsiderohet si vit relativisht i frytshėm sa i pėrket realizimit tė detyrave programore tė LPK-sė, ka konstatuar nė fillim z. Reshiti, pėr tė vazhduar me paraqitjen kronologjike tė veprimtarisė sė LPK-sė gjatė vitit 2004.

Nė muajin shkurt ėshtė shėnuar 22-vjetori i themelimit tė LPK-sė.

Nė shenjė mospajtimi me bisedat e imponuara me Serbinė, mė 4 mars, LPK-ja ka organizuar njė protestė tė fuqishme nė Prishtinė. Nga ky tubim protestues u ėshtė dėrguar apel institucioneve tė Kosovės dhe atyre ndėrkombėtare me kėrkesa tė qarta pėr tė mos zhvilluar bisedime me Serbinė pa u bėrė njohja e ndėrsjellė e dy shteteve, siē ndodhi me shtetet tjera tė dala nga shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė.

Kryesia e LPK-sė ka ndjekur me vėmendje zhvillimet politike nė Kosovė dhe ka qenė pothuajse i vetmi subjekt politik qė ka mbajtur qendrim ndaj trazirave tė 17 dhe 18 marsit. Gjatė dy ditėve tė trazirave dhe pas qetėsimit tė situatės, kryesia e LPK-sė ka dalė me komunikata tė vazhdueshme pėr opinion duke kėrkuar zgjidhje politike e jo policore tė situatės. Tė njėjtin qendrim e kemi pėrcjellur edhe nė Kuvend tė Kosovės pėrmes deputetit Hasan Meta.

Gjithashtu, nė vazhdimėsi, LPK-ja ia ka pėrsėritur kėrkesėn Kuvendit qė tė shpall pavarėsinė e Kosovės.

LPK-ja duke e parandjerė rrezikun qė po i kanoset tė ardhmės sė Kosovės, si dhe duke i parė tendencat e minimizimit dhe pėrdhosjes sė vlerave tė luftės nga qarqe tė ndryshme, ka mbėshtetur protestat e organizuara nga shoqatat e dala nga lufta, madje nė disa raste ka qenė edhe bashkorganizatore e kėtyre protestave.

Janė zhvilluar njė varg takimesh me pėrfaqėsuesit e Zyrave tė huaja nė Prishtinė (franceze, belge, pėrfaqėsuesin e Kryqit tė Kuq ndėrkombėtar, grupin ndėrkombėtar tė Krizave etj.),  tė cilėt janė njoftuar me pikėpamjet e LPK-sė pėr zhvillimet politike nė Kosovė si dhe me projektin pėr Unionin Shqipėri-Kosovė.

Ndėr ngjarjet mė tė rėndėsishme tė vitit, ėshtė Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme e Lėvizjes Popullore tė Kosovės e cila ėshtė mbajtur mė 24 prill. Kėsaj mbledhjeje i kanė paraprirė mbledhjet e pėrgjithshme zgjedhore nė 19 kėshillat tė rretheve dhe nė Degėn Jashtė vendit, tė cilėt kanė zgjedhur organet drejtuese dhe delegatėt pėr mbledhjen e 7-tė. Nė 6 kėshilla janė zgjedhur kryetarė tė rinj. Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme, e treta nė legalitet, ėshtė vlerėsuar si njė ngjarje historike pėr LPK-nė, organizatė e cila ka shėnuar rritje tė ndjeshme pas Mbledhjes sė 6-tė tė Pėrgjitshme. Nė mbledhje kanė marrė pjesė 210 delegatė dhe mysafirė tė ftuar. Delegatėt kanė rizgjedhur pėr kryetar tė LPK-sė z.Emrush Xhemajli, si dhe kanė zgjedhur Kėshillin e Pėrgjithshėm prej 81 vetash. Nė fillim tė muajit maj, ėshtė mbledhur Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė i dalė nga Mbledhja e 7-tė e Pėrgjithshme, i cili ka zgjedhur Kryesinė e re 15 anėtarėshe, si dhe sekretarėt.

Muaji maj dhe qershor nga kryesia janė shpallur muaj tė aksionit pėr shtrirjen strukturale tė LPK-sė. Gjatė kėsaj periudhe janė formuar disa kėshilla popullorė dhe radhėve tė LPK-sė u janė bashkangjitur njė numėr i madh i anėtarėve tė rinj.

Pas pushimeve tė verės, i tėrė aktiviteti i kryesisė ėshtė pėrqendruar nė pėrgatitjet pėr zgjedhje tė 23 tetorit. Ėshtė hartuar programi zgjedhor i cili ėshtė botuar dhe u ėshtė shpėrndarė votuesve. Nė program vend me rėndėsi i ėshtė dhėnė projektit pėr krijimin e Unionit Shqipėri-Kosovė. Pėrkundėr problemeve financiare dhe padrejtėsive qė janė bėrė nga organizatori i zgjedhjeve, LPK-ja ka zhvilluar njė fushatė dinjitoze, duke e shpalosur programin nėpėr tė gjitha vendet ku ka shtrirje. Reagimet e LPK-sė pėr rregulloret diskriminuese zgjedhore, edhe pse janė bėrė nė mėnyrė tė rregullt, kanė hasur nė vesh tė shurdhėr. Qė nė fillim LPK-ja ka bėrė tė qartė se po hyn e pabarabartė me subjektet tjera nė kėto zgjedhje, dhe kjo, pėr fat tė keq, u reflektua nė rezultatin pėrfundimtar. Ndonėse me njė ngritje tė votave nė krahasim me zgjedhjet e para parlamentare, megjithatė si subjekt nuk kemi qenė tė kėnaqur me rezultatin. Kemi fituar njė vend nė Kuvend, dhe qė nė start jemi deklaruar se do tė mbesim nė opzitė si edhe nė pėrbėrjen e caktuar. Kryetari Emrush Xhemajli nė cilėsinė e deputetit, nė seancėn e parė tė Kuvendit tė Kosovės, ka kėrkuar qė tė mos mbėshtetet kandidatura e z. Ibrahim Rugova pėr president tė Kosovės.

Ndėrkohė, janė mbajtur mbledhje tė rregullta tė Kryesisė, Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe mbledhjet javore me kryetarė tė Kėshillave tė Rretheve. Janė organizuar njė varg akademishė pėrkujtimore dhe aktivitetesh tjera.Tė gjitha kėto aktivitete dhe kjo punė, janė pasqyruar relativisht mirė nėpėr media tė shkruara dhe ato elektronike. Sigurisht qė kjo punė e palodhshme dhe ky angazhim, ėshtė pėrcjellė edhe me vėshtirėsi dhe pengesa nga mė tė ndryshmet. Krahas problemeve financiare me tė cilat jemi ballafaquar si subjekt, na janė bėrė edhe shumė pengesa nga qarqe tė caktuara tė cilave, siē duket, po iu pengojnė rezultatet e LPK-sė. Do tė pėrmendja kėtu rastin e arrestimit tė anėtarėve tė kryesisė, Abdyl Mushkolaj dhe Metush Zenuni, pastaj rastin e kėrcėnimit tė sekretarit pėr marrėdhėnie me publikun, Demir Reshiti nga ana e organizatės sė ashtuquajtur “Sigurimi i Atdheut” etj.

I tėrė ky aktivitet, nė pjesėn mė tė madhe ėshtė pėrcjellur nga mediat e shkruara dhe ato elektronike, tė cilat shfrytėzoj rastin qė t’i pėrshėndes nė emėr tė kryesisė.

Kjo ishte njė pėrmbledhje e shkurtėr e aktiviteteve pėr vitin qė po e lėmė pas. Shfrytėzoj rastin qė nė emėr tė Kryesisė sė LPK-sė, juve gazetarė tė respektuar dhe pėrmes jush edhe tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė, t’ua urojmė festat e fundvitit dhe Vitin e Ri 2005 me dėshirėn mė tė madhe qė ky vit tė jetė realizues i synimeve tona, pėrkatėsisht vit i bashkimit tė Kosovės me shtetin amė Shqipėrinė.

 


Intervistė me kryetarin e LPK-sė, Emrush Xhemajlin, deputet nė Kuvendin e Kosovės

“Unė jam shumė i vetėdijshėm se ato qė i kam thėnė kundėr kandidaturės sė Rugovės pėr kryetar, po tė mos jenė tė vėrteta do tė ishin shpifje tė rėnda dhe do tė ishin lėndė pėr rast gjyqėsor. Andaj, ata qė mendojnė se nuk qėndron fjala qė mbajta nė emėr tė LPK-sė, apo qė e konsiderojnė shpifje, le tė urdhėrojnė tė ngrisin procedurė gjyqėsore kundėr meje. Me dėshirėn mė tė madhe do tė administroja prova tė mjaftueshme pėr vėrtetėsinė e atyre qė janė thėnė”

Demir RESHITI

Prishtinė, 15 dhjetor - Diskutimi i deputetit tė LPK-sė nė seancen e parė tė Kuvendit tė Kosovės, ka nxitur reagime, sidomos nė radhėt e njė pjese tė deputetėve tė LDK-sė, tė cilėt nė shenjė proteste filluan t’i grushtonin tavolinat, duke shprehur pakėnaqėsinė e tyre me kontestimin e kandidaturės sė Ibrahim Rugovės pėr president tė Kosovės, nga ana e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli. Ky diskutim, nė mėnyra tė ndryshme ėshtė vlerėsuar edhe nga qytetarėt tė cilėt i kanė ndjekur punimet e kuvendit. Lidhur me punėn dhe veprimtarinė e tij si deputet dhe tė subjektit qė e kryeson, Emrush Xhemajli flet nė intervistėn nė vijim, tė zhvilluar enkas pėr “Epokėn e Re”.

EPOKA E RE: Si i vlerėsoni punimet e seancės sė parė tė Kuvendit tė Kosovės?

XHEMAJLI: Si njė realitet qė pritej tė ndodhte. E kuptuar si proces, kjo seancė, ishte parashikuar tė jetė kėshtu. Them si proces, sepse ajo ishte rrjedhė e veprimeve qė i paraprinė asaj. Dhe asaj i paraprinė negociatat pėr krijimin e koalicioneve paszgjedhore qė pėrfunduan me krijimin e koalicionit LDK-AAK dhe tė tjerėt qė krijuan shumicėn e nevojshme pėr tė formuar qeverinė.

Ne, LPK-ja, tashmė jemi mėsuar me rolin e opozitės

EPOKA E RE: Pėr dallim nga pėrbėrja e mėparshme e Kuvendit, kėtė radhė qė nė seancėn e parė janė zgjedhur institucionet kryesore tė Kosovės. A mendoni se kjo pėrbėrje e parlamentit do tė jetė mė efektive se ajo e mėparshmja ?

XHEMAJLI: Para 3 viteve, mbi 3 muaj nuk u formuan institucionet e Kosovės. Pėr kėtė, nėse ju kujtohet, pati kritika tė arsyeshme nga bashkėsia ndėrkombėtare deri nė akuzė pėr paaftėsi tė Kosovės pėr t'u vetėqeverisur. Pėr mė tepėr, me kėtė pretekst ndėrhynė plotėsisht nė zgjedhjen e udhėheqėsve tė institucioneve. Tash, pas 3 viteve, elektorati, e jo ne, vendosi kėtė raport forcash politike. Ata qė u votuan mė tepėr, mirė a keq, por nė pajtim me legjislacionin ekzistues dhe nė procedurė tė paraparė, e bėnė realitet koalicionin qeverisės LDK-AAK. Ēuditėrisht, tash ka zėra tė kundėrt nga njė pjesė e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe nė veēanti nga shteti fqinj, Serbia, se u bė shpejt dhe gabim zgjedhja e institucioneve tė Kosovės! Sido qė tė jetė, reliteti i krijuar gjatė dhe pas zgjedhjeve, por dhe krijimi i instituiconeve, provon njė standard tė lartė dhe aftėsi tė pakontestueshme tė Kosovės pėr t'u vetėqeverisur. Tash skena politike pritet tė jetė mė dinamike pėr shkak tė forcimit tė opozitės, por edhe tė koncentrimit pak mė tė madh tė pozitės. Pėrgjegjėsia tash ka dy adresa nga 3 qė kishte. Ne, LPK-ja, tashmė jemi mėsuar me rolin e opozitės. Besojmė se edhe pjesėt tjera tė opozitės do tė ambientohen me rolin qė kanė. Tė gjitha ndjenjat, nėse mund t'i quaj tė papritura, tė vėshtira, qė po i pėrjeton tash PDK-ja, ne LPK-ja i kemi provuar nė kohėn e koalicionit nė tė cilin ka qenė edhe PDK-ja, por ne pėr dallim nga ta, nuk kemi qenė tė skajshėm nė vlerėsimin ndaj Thaēit dhe Haradinajt./ vazhdon


Nga mbledhja e Kryesisė sė Degės sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės pėr Zvicėr

Kemi qenė kundėr pjesėmarrjes - bashkėqeverisjes tė PDK-sė, AAK-sė dhe LDK-sė dje, sikurse tė AAK-sė dhe LDK-sė sot 

Luzern, dhjetor - Tė shtunėn nė Luzern, nėn drejtimin e Murat Bytyēit, kryetar, ėshtė mbajtur mbledhja e Kryesisė sė Degės sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės pėr Zvicėr. Situata politike nė Kosovė dhe nė trojet shqiptare nė Kosovėn Lindore e Maqedoni dhe situata organizative e Degės sė LPK-sė pėr Zvicėr ishin tema kryesore qė u diskutuan nė kėtė mbledhje. “Kaloi fushata zgjedhore, rezultatet dihen. Nė kuadėr tė kėsaj edhe LPK-ja e ka vendin e saj, megjithėse do tė duhej tė kishte mė shumė vende nė parlament, pasi qė ėshtė forcė qė ka merita tė pakontestueshme. Qeveria e formuar nga AAK-ja dhe LDK-ja ėshtė Qeveri e pėrputhjes sė interesave”, ka konstatuar nė fjalėn e tij hyrėse, kryetari Murat Bytyqi./ vazhdon


Nga mbledhja e rregullt javore e Kryesisė sė LPK-sė

 

Fillojnė pėrgatitjet pėr shėnimin e 23-vjetorit tė themelimit tė LPK-sė

 

Prishtinė, 12 dhjetor - Kompletimi i projektvendimeve tė propozuara nga Kėshilli i Pėrgjithshėm, konkretizimi i qendrimit opozitar tė LPK-sė, pėrkatėsisht marrėdhėniet me Qeverinė dhe opozitėn, si dhe caktimi i datės sė mbajtjes sė mbledhjes sė ardhshme tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm, kanė qenė disa nga pikat kryesore tė mbledhjes sė Kryesisė sė LPK-sė, e cila ėshtė mbajtur tė shtunėn nė Prishtinė, nėn drejtimin e kryetarit Emrush Xhemajli. Anėtarėve tė Kryesisė fillimisht u ėshtė prezentuar raporti me shkrim pėr gjendjen nė Kėshillin e Pėrgjithshėm, tė pėrgatitur nga sekretari i pėrgjithshėm Gafurr Elshani./ vazhdon  


Pėrfaqėsuesi i njėsisė pėr analiza dhe hulumtime strategjike pranė zyrės sė PSSP-sė, vizitoi LPK-nė

LPK-ja do tė vazhdojė tė luaj rolin e njė opozite konstruktive, dhe do tė angazhohet pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės

Prishtinė, 8 dhjetor - Zhvillimet e fundit nė skenėn politike tė Kosovės, qendrimi i LPK-sė ndaj institucioneve tė reja tė dala nga zgjedhjet e fundit si dhe qendrimi i kėtij subjekti ndaj tė ardhmės sė misionit tė UNMIK-ut, ishin disa nga temat kryesore qė janė trajtuar nė takimin qė kanė zhvilluar drejtuesit e LPK-sė me pėrfaqėsuesin e njėsisė pėr analiza dhe hulumtime strategjike pranė zyrės sė PSSP-sė, z. Ardian Arifaj. Sekretari i pėrgjithshėm i LPK-sė, Gafurr Elshani dhe sekretari pėr marrėdhėnie me publikun, Demir Reshiti, pėr rreth njė orė kanė biseduar me pėrfaqėsuesin e zyrės sė UNMIK-ut pėr analiza dhe hulumtime strategjike, me ē’rast kanė shprehur qendrimet e LPK-sė ndaj zhvillimeve tė fundit nė skenėn politike tė Kosovės./ vazhdon


Fjala e kryetarit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn inauguruese tė Kuvendit tė Kosovės
 

Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr tė Kosovės nė vend tė z. Ibrahim Rugova

I nderuari zoti Kryesues,

Tė nderuar zotėrinjė deputetė,

Mė lejoni nė fillim qė pėrbėrjes sė tashme tė Kuvendit tė zgjedhur t’i dėshiroj punė tė mbarė.

Lidhja Demokratike e Kosovės sipas rezultateve tė zgjedhjeve dhe marrėveshjeve me partnerėt e koalicionit e ka fituar tė drejtėn pėr tė propozuar para nesh kandidatin pėr kryetar tė Kosovės.

Kandidatura e z. Rugova qė u paraqit duhet tė bie pėr arsye se ai nė veprimtarinė e tij nuk ėshtė treguar i pėrgjegjshėm para organeve qė e zgjedhin, si nė vitet 90-tė para lufte, si gjatė lufte, si pas saj. Ai nuk pėrfaqėsoi dhe nuk pėrfaqėson unitetin e popullit..., siē e kėrkon ky post./ vazhdon  

 


Pėrfaqėsuesit e Zyres Suedeze nė Prishtinė vizituan LPK-nė

Prishtinė, 2 dhjetor – Njė delegacion i Zyres Suede i kryesuar nga diplomati  Fredrik Ahliny ka vizituar tė enjten Lėvizjen Popullore tė Kosovės, ku ėshtė pritur nga udhėheqėsit e kėsaj partie Emrush Xhemajli – kryetar, Gafurr Elshani – sekretar i pėrgjithshėm, dhe  Demir Reshiti – sekretar pėr marrėdhėnie me publikun.

Diplomati suedez, pasi ka falenderuar pėr pritjen qė i ėshtė bėrė, ka uruar LPK-nė pėr pėrfaqėsimin e saj nė Kuvendin e Kosovės dhe ėshtė interesuar tė mėsojė mė pėr sė afėrmi se ēfarė qendrimi do tė mbajė LPK-ja lidhur me formimin e institucioneve tė reja tė Kosovės tė dala nga zgjedhjet e 23 tetorit./ vazhdon

 



Emrush Xhemajli
Kryetar i Lėvizjes Popullore tė Kosovės

U lind mė 1 maj 1959 nė Komogllavė tė Ferizajit. Shkollėn fillore e ka mbaruar nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen nė Ferizaj. Gjatė vitit 1976 i takon grupit ilegal tė nxėnėsve. Gjatė kohės sa ishte student i letėrsisė shqiptare dhe artit figurativ, dega e pikturės nė Prishtinė (1979), arrestohet nga okupatori serb dhe dėnohet me 3 vjet e gjysmė burgim pėr ēėshtje politike. Dėnimin e vuajti nė Mitrovicė tė Sremit. Pas burgut hyn nė organizimet e Lėvizjes Popullore tė Kosovės (nė atė kohė LRSHJ-sė). Mė 7 janar 1984 i ikėn policisė qė kishte shkuar nė shtėpinė e tij pėr ta arrestuar sėrish dhe kalon nė ilegalitet. Nė prill tė atij viti arratiset dhe vendoset nė Zvicėr. Gjatė kohės sa qėndroi nė mėrgim, tri vitet e para ishte anėtar i redaksisė sė “Zėrit tė Kosovės” dhe ka hapur disa ekspozita personale dhe kolektive tė pikturės. Ndėrsa nga viti 1987 zgjedhet sekretar i LPK-sė, Dega Jashtė Vendit. Nė vitin 1991-1993 ishte delegat i Degės sė LPK-sė Jashtė Vendit nė Mbledhjen e III-tė, pėrkatėsisht IV-tė, qė u mbajtėn nė Ujmirė tė Drenicės dhe nė Prishtinė. Nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės ėshtė nga fillimi i punės sė saj mė 1994. Nga maji i vitit 1998 deri nė fund tė luftės pėr ēlirimin e Kosovės ishte ndihmėskomandant pėr administratė tė pėrgjitshme nė Zonėn Operative tė Dukagjinit. Mė 1999 okupatori serb e dėnoi, nė mungesė, mė 15 vjet burg. Mė 28 Nėntor 1999 u vetėdemobilizua nga TMK-ja dhe kaloi prapė nė jetėn politike. Nė Kuvendin e V-tė tė LPK-sė, mbajtur nė korrik tė vitit 2000, delegatėt e zgjodhėn kryetar tė LPK-sė. Mbėshteti politikisht luftėn e armatosur ēlirimtare tė pjesėve tė popullit shqiptar nė Kosovėn Lindore dhe nė Maqedoni. Jashtė ēdo rregulloreje legale u hoq nga lista zgjedhore pėr deputetė tė Kuvendit tė Kosovės nė zgjedhjet e vitit 2001. Nė vitin 2001 nė mbledhjen e VI tė Pėrgjithshme u rizgjodh kryetar i LPK-sė, gjithashtu edhe nė vitin 2004 nė Mbledhjen e VII tė Pėrgjithshme u rizgjodh kryetar i LPK-sė. Ėshtė i martuar, babė i tre fėmijėve. Jeton nė Prishtinė. Nga gjuhėt e huaja flet frengjishten dhe gjuhėn qė e mėsoi nė burg.