Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Kryeministri i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

 

 

HPrishtina

Mekuli.com

 

 

 

Pėrkujtohet heroi Fadil Vata me rastin e 15 – vjetorit tė ndarjes nga ai

Mendja e ndritur, shpirti i qetė dhe zemra e guximshme, si ajo e Fadil Vatės, edhe sot e mot i duhet Kosovės, i duhet kombit tonė

Prishtinė, 26 prill 2005 - Lėvizja Popullore e Kosovės ka mbajtur sot, nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė, njė akademi pėrkujtimore kushtuar heroit Fadil Vata nė 15 - vjetorin e ndarjes fizike nga ai.

Fadil Vata ishte njėri nga veprimtarėt mė tė pėrkushtuar tė ēėshtjes kombėtare, udhėheqės largpamės i LPK-sė dhe njėri nga drejtuesit e njėsive tė grupeve tė armatosura ēlirimtare.

Pas intonimit tė himnit kombėtar nga kori i shkollės fillore “Fadil Vata” nga fshati Sallagrazhdė e Therandės dhe nderimit me njė minutė heshtje, pėr roli e Fadil Vatės, shembullin dhe vetitė e tij, nė emėr tė LPK-sė, organizatore e kėtij tubimi, ka folur njėri prej shokėve dhe bashkėpunėtorėve mė tė afėrt tė tij, kryetari i LPK-sė, Emrush Xhemajli.

Vitet e 80-ta ishin vite tė hovit atdhetar nė Kosovė, por edhe vite tė terrorit tė egėr ushtarako-policore tė okupatorėve. Ata qė punonin kundėr pushtuesve ndiqeshin, ata qė ziheshin burgoseshin, torturoheshin dhe nė kushte mizore mbaheshin nė burg me vite e dekada. Ata qė vendosnin tė rezistonin likuidoheshin nė luftim ose nė forma tė ndryshme.

Nė kėto rrethana e kushte tė jashtėzakonshme tė shtetrrethimit nė Kosovė ishte vėshtirė tė ishe anėtar i thjeshtė i organizimit politik atdhetar e te mos flasim organizator qė drejton struktura politike, u ngrit si vigan i antikės figura e Fadil Vatės dhe bashkė me shokė arriti tė pėrballojė me sukses tė gjitha sprovat nė luftėn e pabarabartė kundėr pushtuesve.

Pėr nga natyra Ai ėshtė shquar me zgjuarsinė dhe mendjen e tij tė hollė. Gjithashtu ai ėshtė shquar pėr largpamėsi, pėr guxim dhe pėr maturi. Ka qenė i ekuilibruar nė mendime e veprime dhe gjakftohtė nė veprimet e armatosura.

Fadil Vata ishte ndėr veprimtarėt mė tė kompletuar dhe mė tė pėrgatitur nė fushėn e dijes dhe tė veprimit nė Kosovė. (lexo fjalimin e plotė)

Ndėrkaq, pėr jetėn, pėr veprimtarinė konkrete tė udhėheqėsit tė madh politik e ushtarak tė LPK-sė ka folur shoku dhe bashkėveprimtari i tij Adem Kadolli, kryetari i Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Therandė.

Fadili ishte njė pararendės i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ai, personalisht mori pjesė dhe drejtoi grupet e armatosura nė Kosovė gjatė viteve 88 - 89-tė. TMK-ja, vazhduese e UĒK-sė dhe ushtria e ardhshme e Kosovės ėshtė institucioni i parė shtetėror qė ka vlerėsuar figurėn e tij duke e emėruar njėrėn nga njėsitė e veta me emrin e Fadil Vatės.

Nėnkolonel Shemsi Syla, pasi ka vlerėsuar lartė figurėn e Fadil Vatės, nė fjalimin e tij ka thėnė se TMK-ja ka pagėzuar njėsitet e saja me emrat e dėshmorėve pėr ēka djehet krenare. Ajo ndjehet krenare qė njėri nga njėsitet e saj bartė emrin e Fadil Vatės. Nėnkolonel Shemsi Syla ka folur me kėtė rast edhe pėr punėn qė po bėn TMK-ja, pėr sukseset qė ka arritur dhe pėr detyrat qė duhet kryer, pėr tė cilat na obligon edhe gjaku i dėshmorėve.

Fadili me Kosovė kuptonte tė gjitha viset e ish-vilajetit tė Kosovės qė kishte qendrėn nė Shkup, pėrkatėsisht trojet e ndara tė pushtuara nė territorin e sotėm tė Kosovės, tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi. Prandaj, veprimtarinė e tij e kishte tė shtrirė nė kėto troje. Ai nė lidhje kishte tė gjithė veprimtarėt e shquar nė Maqedoni.

Fadili kurrė nuk realizoi asnjė dėshirė personale megjithėse e donte shumė jetėn. Ai kishte qėllime e synime tė qarta pėr ardhmėrinė e vendit dhe kombit. Njė nga to, dhe pa dyshim kryesorja, por nė atė kohė ishte vetėm nė formėn e ėndrrės dhe vizionit, ishte bashkimi i vendit, i kombit tonė tė ndarė. Kjo ėndėrr edhe pse nė formė tjetėr por nė pėrmbajtje tė njėjtė, pėrmes integrimeve po bėhet realitet.

Ish-udhėheqėsi i LPK-sė, Fazli Veliu, ka sjellė pėrshėndetjet e shokėve, tė bashkėveprimtarėve e tė miqve tė Fadilit, tė cilėt veprojnė nė Maqedoni. Ai ka pėrshėndetur nė emėr tė shoqatave tė dala nga lufta e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, nė emėr tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim, tė udhėhequra nga ish-veprimtarėt e LPK-sė, si Ali Ahmeti, etj. (lexo fjalimin e plotė)

Pėr vuajtjet e dėnimin nė burgjet serbe nė kushte mizore, pėr qėndresėn e pashoqe tė Fadil Vatės, edhe pse i lidhur nė pranga, ka falur Nezir Myrtaj, i cili si i dėnuar politik kishte pasur fatin tė njihej nė burg me Fadilin. Fadili me ēiltėrsinė qė kishte dinte t’i bėnte njerėzit pėr vete, tha me kėtė rast Nezir Myrtaj. Fadili ishte njeri i madh, lexonte shumė, ai ishte historian, gjuhėtar, ekonomist, shkrimtar, shkencėtar... Vetėm trupin e kishte nė burg, mendjen gjithnjė e kishte nė Kosovė. Ai lexonte shtypin ditor e periodik qė i binte nė dorė dhe na komentonte pastaj gjithēka qė shkruhej pėr Kosovėn. Pėr shkak tė qėndrimit tė pathyeshėm e mbyllnin shpesh nė vetmi, nė kushte ēnjerėzore... Ai nuk u gjunjėzua kurrė...

Nxėnėsit e shkollės fillore “Fadil Vata” tė fshatit Sallagrazhdė, kanė recituar poezi kushtuar Kosovės dhe ēėshtjes kombėtare, kushtuar heroit Fadil Vata... Ata gjithashtu kanė kėnduar edhe kėngė korale.

Ndėrsa Jona Asani ka ekzekutuar nė piano.


Udhėheqėsit e LPK-sė u pritėn nga kryeministri Bajram Kosumi

Prishtinė, 20 prill 2005 - Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi, ka pritur sot kryetarin e LPK-sė, Emruxh Xhemajli, dhe sekretarin e pėrgjithshėm, Gafurr Elshani, me bashkėpunėtorė.

Kreu i LPK-sė, Emrush Xhemajli, ka shprehur shqetėsimin pėr krimet qė po kryhen nė Kosovė, aktorėt e tė cilave nuk po zbulohen, duke krijuar kėshtu mosbesim dhe pasiguri te qytetarėt. LPK-ja, pavarėsisht nga deklarimet e UNMIK-ut, konsideron se nuk ėshtė duke u punuar seriozisht nė zbulimin e kryesve tė krimeve. Prandaj, ėshtė e domosdoshme qė sa mė parė tė krijohen Ministria e Rendit, Agjencia e Zbulimit dhe Ministria e Drejtėsisė.

Kryeministri Kosumi u tha udhėheqėsve tė LPK-sė se ka kėrkuar nga UNMIK-u dhe Policia e UNMIK-ut, qė tė ndėrmerren masa energjike pėr kapjen e kryesve tė krimeve dhe sjelljen  e tyre para organeve tė drejtėsisė.

Udhėheqėsit e LPK-sė, kanė kėrkuar nga kryeministri Kosumi sqarime pėr projektin e decentralizimit,  pasi qė informacioni i ofruar deri mė tash ėshtė mjaft kontradiktor.

LPK-ja kohė mė parė ka kėrkuar zyrtarisht nga Kuvendi i Kosovės qė tė debatohet nė Kuvend pėr ēėshtjen e decentralizimit, kėrkesė e cila ėshtė pranuar, mirėpo debati ėshtė shtyrė pas dorėheqjes sė ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Zoti Kosumi, duke iu sqaruar kėtė ēėshtje udhėheqėsve tė LPK-sė, u tha se tash po bėjmė vetėm njė provė, sepse ėshtė e pamundur qė tė bėhet decentralizimi, pėr ēka edhe ofroi argumentet e Qeverisė.

Udhėheqėsit e LPK-sė kanė biseduar me kryeministrin Kosumi edhe pėr ēėshtjen e standardeve, pėr vlerėsimin qė u ėshtė bėrė atyre.

Ndėrkaq, pėr statusin final tė Kosovės Kosumi tha se, nėse mund tė kemi mospajtime nė ēėshtje tė ndryshme, kėtu dėshiroj qė tė kemi konsensus.

Nė takim ėshtė biseduar edhe pėr ēėshtje tė tjera me tė cilat aktualisht po ballafaqohet Kosova, e tė cilat po e rėndojnė procesin. 

Zyra pėr Informim e LPK-sė 


Reagim i Degės sė LPK-sė nė Gjermani ndaj vrasjes sė ēlirimtarit Enver Haradinaj

Lajmi pėr vrasjen e Enver Haradinajt, pėr ne anėtarėt e LPK-sė nė Gjermani, ėshtė edhe njė shenjė ogurzezė pėr Kosovėn.

Vrasja e ēlirimtarėve ėshtė sinjal i qartė se Serbia me bashkėpunėtorėt e saj, po punon pa ndėrprerė qė nė Kosovė tė sundojė krimi, i cili ndihmohet nga shqipfolėsit dhe struktura tė caktuara, tė cilėt sorollaten tė lirė nė tokėn e Kosovės.

Vrasja e ushtarėve tė UĒK-sė, nė lirinė gjysmake, ėshtė shumė e rėndė si pėr familjet ashtu edhe pėr shokėt dhe Kosovėn.

Ēfarė po bėn policia e SHPK-sė dhe ajo e UNMIK-ut qė tė zbulojnė krimin nė Kosovė, qė t’u pamundėsojnė kriminelėve qė tė shėtisin tė lirė dhe tė armatosur pa u penguar nga askush?

Nuk u kėnaqėn kriminelėt me dėnimin e Gjeneral Dautit, me shkuarjen e Komandantit tė UĒK-sė dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj nė Hagė, po zbrazėn edhe breshėri plumbash mbi trupin e Enverit, qė janė plumba tė atyre qė Serbinė e dėshirojnė tė kthehet nė Kosovė.

UNMIK-u i cili ėshtė pėrgjegjės pėr sigurinė nė Kosovė, ose duhet tė ofrojė siguri pėr tė gjithė qytetarėt, ose duhet tė shkojė nga ka ardhur dhe jo tė mbrojė kriminelėt.

Vetėm me radhėt e bashkuara, si nė UĒK-nė e lavdishme, do tė jemi barrikadė e pakapėrcyeshme pėr tė gjithė armiqtė qė nuk ia dėshirojnė tė mirėn Kosovės dhe gjithė kombit shqiptar.

Ne emėr tė anėtarėsisė sė LPK-sė nė Gjermani ngushėllojmė familjen Haradinaj, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndajnė dhimbjen pėr vrasjen e trimit dhe ēlirimtarit, tashmė dėshmor i kombit, Enver Haradinaj.

I qoftė i lehtė dheu i Atdheut! 

Dega e LPK-sė nė Gjermani

Kryetari: Gėzim Osmani


Reagim i Kryesisė sė LPK-sė ndaj vrasjes sė Enver Haradinajt

Vrasja e Enver Haradinajt ėshtė vrasje e lirisė sė Kosovės

Prishtinė, 15 prill 2005 - Kryesia e Lėvizjes Popullore tė Kosovės e ka pėrjetuar rėndė lajmin pėr vrasjen e Enver Haradinajt, ish-pjesėtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe pjesėtar i TMK-sė.

Menjėherė pas kėtij lajmi, kryetari Emrush Xhemajli i shoqėruar nga sekretari i pėrgjithshėm Gafurr Elshani me bashkėpunėtorė kanė shkuar pėr ta ngushėlluar familjen Haradinaj dhe pėr ta ndarė dhimbjen me Hilmi Haradinajn, plakun zemėrgur qė pėrjetoi edhe vrasjen e birit tė tretė, ndėrkohė qė dy tė tjerė po i dergjen nėpėr burgje, vetėm e vetėm se luftuan pėr lirinė e Kosovės.

Kryesia e LPK-sė vrasjen e Enverit e cilėson si vrasje tė lirisė sė Kosovės.

Dora e zezė qė ka qėlluar mbi Enverin, ėshtė dorė e krimit qė nė vazhdimėsi po vret ēlirimtarėt.

LPK-ja kėrkon nga organet kompetente qė tė angazhohen maksimalisht qė aktorėt  e kėsaj vepre makabre tė nxirren sa mė parė para drejtėsisė dhe tė marrin dėnimin e merituar.

Zyra pėr informim e LPK-sė


 

Asllan Pantina 

kryetar i KRr tė LPK-sė nė Klinė

Konferencė pėr media e KRr tė LPK-sė – Klinė 

LPK-ja akuzon pushtetin pėr keqpėrdorime

Zyrtarėt e KRr tė LPK-sė nė Klinė kanė akuzuar tė mėrkurėn mė 6 prill 2005, nė njė konferencė pėr media, pushtetin komunal pėr keqpėrdorime tė tenderėve. Ata kanė thėnė se kėto keqpėrdorime nuk do tė mund tė bėheshin sikur tė ishte opozita e fortė.

Asllan Pantina, kryetar i KRr tė LPK-sė, dhe Zafer Gashi, nėnkryetar, kanė akuzuar komunėn pėr keqpėrdorimin e mbi 350 mijė eurove.

“Sikur tė kishte opozitė nė KK tė Klinės qė do ta ngriste zėrin pėr keqpėrdorime, ne nuk do tė ishim detyruar tė flasim sot. Tek opozita nuk po hasim nė mirėkuptim“, tha Pantina. Nėnkryetari Gashi ka thėnė se keqpėrdorimet nga pushteti komunal janė bėrė nė projektet tė cilat ajo i ka paraqitur tė kryera, por qė nė fakt nuk ėshtė ashtu, ose qė janė kryer nga njerėz e firma jokompetente.

Ai pėrmendi 7 projekte qė figurojnė tė kryera sipas “Raportit tė punės sė ekzekutivit pėr periudhėn janar-dhjetor 2004” II – 3 Nr. 052 – 240/05.

”Shuma prej 250.000 eurove pėrmendet pėr asfaltimin e rrugės Dollovė-Qeskovė, por ky asfaltim veē sa ka nis dhe ėshtė ndėrprerė. Komuna dha 3.700 euro pėr ndėrtimin e nėnkalimit te ura nėn hekurudhė nė Klinė, por edhe kjo nuk u realizua”, tha ai.

Gashi ka pėrmendur edhe urat e vogla nė Sferkė, njė nė Jashanicė pėr tė cilat janė ndarė 5.335 euro.

“Njė ekspert na tha qė miniura nė Sferkė kushton 600 euro. Pėrmendet pyllėzimi i vendeve tė zhveshura nė vlerė prej 15.975 euro. Po, ku u bė ky pyllėzim? Pėrmendet i kryer projekti i rregullimit tė shtratit tė lumit Klina nė vlerė prej 57.750 euro, po as qė kanė filluar punėt. Thuhet se ndėrtimi i pendės sė lumit nė Grabanicė kushtoi 16.708 euro, por ajo ėshtė kryer nga firma jokompetente”, ka shpjeguar ai.

“Pėr kėtė ia ka tėrhequr vėrejtjen komunės inspektori i bujqėsisė me fakultet, por ai e pėsoi, ia ndėrruan vendin e punės dhe e punėsuan pa konkurs njė tjetėr me shkollė tė mesme. Tani u prish edhe mė shumė shtrati i lumit”, thotė Gashi.

Sipas tij nė Dollovė ėshtė pėrmendur realizimi i ndėrtimit tė pendės nė vlerė 16.708 euro, por ajo nuk u ndėrtua, sikurse edhe penda e lumit nė Zajm, e cila kushton 23.561 euro.

“Shuma e keqpėrdorimeve me dyshim tė bazuar arrin mbi 350 mijė euro”, thotė Asllan Pantina e Zafer Gashi./EPOKA E RE


Kryetari i LPK-sė ngushėllon Ipeshkvin e Ipeshkvisė sė Kosovės, Imzot Mark Sopi, me rastin e vdekjes sė Atit tė Shenjtė Papa Gjon Pali II

Prishtinė, mė 4 prill 2005

I nderuari Imzot Mark Sopi

Nė emėr tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės ju shpreh ngushėllimet mė tė thella me rastin e vdekjes sė Atit tė Shenjtė Papa Gjon Pali II.

Pėr disa dekada Papa Gjon Pali II ka luajtur njė rol tė madh nė proceset e pėrgjithshme botėrore.

Me respekt tė thellė

Kryetari i LPK-sė

Emrush Xhemajli

 

| kthehu|

 


Veprimtaria e

LPK-sė nė

Kuvendin e Kosovės

 

(Biografia e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli)

 

19 maj 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, nė seancėn pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė

 

28 janar 2005

Lidhur me Projektligjin pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2005

 

26 janar 2005

Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 26 janar 2005

 

... Lidhur me Projektligjin Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė Familjeve tė Dėshmorėve dhe Viktimave Civile tė Luftės

 

... Lidhur me Projektligjin pėr Prokurorinė Publike tė Kosovės

 

22 dhjetor 2004

Qėndrimi i LPK- pėr Programin e Qeverisė sė Kosovės 2004-2008

 

3  dhjetor 2004

Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr nė vend tė z.Ibrahim Rugova

 

........