Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

 

 

HPrishtina

Mekuli.com

 

 

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, lidhur me propozimligjin pėr pėrdorimin e gjuhėve

Prishtinė, 24 qershorj 2005

I nderuari Kryetar i Kuvendit, i nderuari Kryeministėr dhe pėrfaqėsues tė kabinetit qeveritar, tė nderuar kolegė dhe kolege deputetė

Pėr mendimin e LPK-sė Ligji pėr pėrdorimin e gjuhėve duhet tė kthehet, tė konsultohet dhe tė ripunohet dhe tė sillet pėrsėri pėr shqyrtim nė Kuvend. Pse? Njė pjesė tė pseve u thanė deri mė tash nga deputetėt.

E para. Nė ligj nuk ka nene ku pėrcaktohet se cilat kritere duhet t’i plotėsojė njė gjuhė pėr tė qenė zyrtare nė nivel tė Kosovės.

E dyta. Kosova nuk i ka kushtet qė t’i shpėrndajė dije e standarde gjithė botės.  Nė kushtet qė i kemi ne duhet tė thirremi nė njė praktikė dikund si model pėr kėtė materie qė po trajtojmė. Ne jemi shumė dakord qė tė jetė pėrqindja e pėrdorimit tė gjuhėve nė komuna si nė Finlandė ku mjafton pėrbėrja 8 pėr qind  e njė komuniteti pėr tė qenė gjuhė zyrtare dhe e pėrdorueshme nė komunė por jo sikurse ėshtė propozuar 6 pėrkatėsisht 3 pėr qind.

E dyta, ky ligj ėshtė i natyrės sė tillė saqė diskriminimi pozitiv tė avancuar duhet konsultuar edhe me vendet fqinje jo aq pėr shkakun e Kosovės sa pėr stabilitetin nė rajon.

Ne e dimė  se nė vendet fqinje gjuhė zyrtare nė njė Komunė ėshtė ndryshe. Nė Maqedoni njė komunitet qė e arrin vetėm 20 pėr qind tė kėtė pėrbėrje tė popullsisė e fiton tė drejtėn pėr tė qenė gjuhė zyrtare, nė Mal tė Zi dhe nė Serbi situate ėshtė edhe mė e rėndė.

Nėse edhe shtetet fqinje nuk do tė ishin nė gjendje qė tė bėjnė njė kuotė tė pėrafėrt tė pranueshme pėr pėrdorimin e gjuhėve nė nivel qendror dhe lokal atėherė do tė kishte reagime tė komuniteteve nė shtetet fqinje, pėrkatėsisht do tė kėrkonin ligj tė ngjashėm si kėtu dhe puna do tė shkonte deri nė atė shkallė saqė problemet do tė reflektoheshin negativisht edhe nė Kosovė sikurse ka ndodhur edhe pėr problemet tjera nė tė kaluarėn.

Nėse ky ligj shkon, kėshtu siē ėshtė, detyrimisht Kuvendi i Kosovės do tė bėhet propagandues i disa standardeve tė paarritshme jo vetėm pėr vendet fqinje por edhe pėr vendet e Bashkimit Evropian dhe atėherė do tė vije nė pikėpyetje se a na pranon me kėto standarde Bashkimi Evropian i cili mund tė kėrkojė tė ndėrrojmė kėtė ligj, dhe pse ta punojmė dy herė, ndėrsa nėse nuk kėrkon qė ta ndėrrojmė ne do tė kėrkojmė qė kėto vende ta ndėrrojnė ligjin nėse dėshirojnė tė bashkohen me neve. Nėse dikush e konsideron kėtė ironi atėherė ky kualifikim mė se miri do t’i shkonte propozimligjit qė e kemi nė tavolinė.

Nė arsyetimin qė ėshtė dhėnė pėr pėrpunimin e ligjit pėrmenden ekspertė tė ndryshėm me pėrvoja nė fushėn e trajtimit tė minoriteteve, por tė gjithė kėta ekspertė nė vendet e tyre i kanė punėt shumė keq nė kėtė fushė tė jetės dhe legjislacionit. Ata janė sjell si socialistėt utopistė duke i dhuruar buxhetit tė Kosovės ngarkesė njė faturė edhe ashtu tė pa llogaritur mirė me mbi 2 milion Euro pėr pėrkthimet, buxhet vjetor sa i gjithė Kuvendit tė Kosovės.

Llogaritė financiare nuk janė ndarė si nė rastet tjera. Sa shkojnė pėr personel, pėrkthyes, pėr teknikė dhe sa pėr material shpenzues tė byrove. Pra, po e ceku se me njė llogaritje tė thjeshtė fatura financiare del shumė mė e madhe.

kthehu

 


Veprimtaria e

LPK-sė nė

Kuvendin e Kosovės

 

24 qershor 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, lidhur me propozimligjin pėr pėrdorimin e gjuhėve

 

19 maj 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, nė seancėn pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė

 

28 janar 2005

Lidhur me Projektligjin pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2005

 

26 janar 2005

Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 26 janar 2005

 

... Lidhur me Projektligjin Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė Familjeve tė Dėshmorėve dhe Viktimave Civile tė Luftės

 

... Lidhur me Projektligjin pėr Prokurorinė Publike tė Kosovės

 

22 dhjetor 2004

Qėndrimi i LPK- pėr Programin e Qeverisė sė Kosovės 2004-2008

 

3  dhjetor 2004

Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr nė vend tė z.Ibrahim Rugova

 

........


Biografia e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli

 

U lind mė 1 maj 1959 nė Komogllavė tė Ferizajit. Shkollėn fillore e ka mbaruar nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen nė Ferizaj. Gjatė vitit 1976 i takon grupit ilegal tė nxėnėsve. Gjatė kohės sa ishte student i letėrsisė shqiptare dhe artit figurativ, dega e pikturės nė Prishtinė (1979), arrestohet nga okupatori serb dhe dėnohet me 3 vjet e gjysmė burgim pėr ēėshtje politike. Dėnimin e vuajti nė Mitrovicė tė Sremit. Pas burgut hyn nė organizimet e Lėvizjes Popullore tė Kosovės (nė atė kohė LRSHJ-sė). Mė 7 janar 1984 i ikėn policisė qė kishte shkuar nė shtėpinė e tij pėr ta arrestuar sėrish dhe kalon nė ilegalitet. Nė prill tė atij viti arratiset dhe vendoset nė Zvicėr. Gjatė kohės sa qėndroi nė mėrgim, tri vitet e para ishte anėtar i redaksisė sė “Zėrit tė Kosovės” dhe ka hapur disa ekspozita personale dhe kolektive tė pikturės. Ndėrsa nga viti 1987 zgjedhet sekretar i LPK-sė, Dega Jashtė Vendit. Nė vitin 1991-1993 ishte delegat i Degės sė LPK-sė Jashtė Vendit nė Mbledhjen e III-tė, pėrkatėsisht IV-tė, qė u mbajtėn nė Ujmirė tė Drenicės dhe nė Prishtinė. Nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės ėshtė nga fillimi i punės sė saj mė 1994. Nga maji i vitit 1998 deri nė fund tė luftės pėr ēlirimin e Kosovės ishte ndihmėskomandant pėr administratė tė pėrgjitshme nė Zonėn Operative tė Dukagjinit. Mė 1999 okupatori serb e dėnoi, nė mungesė, mė 15 vjet burg. Mė 28 Nėntor 1999 u vetėdemobilizua nga TMK-ja dhe kaloi prapė nė jetėn politike. Nė Kuvendin e V-tė tė LPK-sė, mbajtur nė korrik tė vitit 2000, delegatėt e zgjodhėn kryetar tė LPK-sė. Mbėshteti politikisht luftėn e armatosur ēlirimtare tė pjesėve tė popullit shqiptar nė Kosovėn Lindore dhe nė Maqedoni. Jashtė ēdo rregulloreje legale u hoq nga lista zgjedhore pėr deputetė tė Kuvendit tė Kosovės nė zgjedhjet e vitit 2001. Nė vitin 2001 nė mbledhjen e VI tė Pėrgjithshme u rizgjodh kryetar i LPK-sė, gjithashtu edhe nė vitin 2004 nė Mbledhjen e VII tė Pėrgjithshme u rizgjodh kryetar i LPK-sė. Ėshtė i martuar, babė i tre fėmijėve. Jeton nė Prishtinė. Nga gjuhėt e huaja flet frengjishten dhe gjuhėn qė e mėsoi nė burg.