Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

 

 

HPrishtina

Mekuli.com

 

 

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, nė seancėn pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė

Prishtinė, 19 maj 2005

I nderuari Kryetar i Kuvendit, i nderuari Kryeministėr, tė nderuar ministra, tė nderuar kolegė deputetė, tė pranishėm nė sallė,

Pėr mendimin tonė, nė programin e Qeverisė sė Kosovės pėr reformimin e qeverisjes lokale qė ėshtė ofruar sot ka pasur nevojė tė thuhen dy fjalė pėr praktikėn e deritashme tė qeverisjes lokale nė Kosovė, nė mėnyrė qė tė vėrehet se ku dallon reforma e tashme nga ajo mėparshmja. 

Ka rėndėsi tė thuhet se nė tė kaluarėn, sa ishte Kosova e okupuar, Serbia e pat bėrė krijimin e komunave tė reja tė banuara me shumicė me serbė. Janė krijuar komunat e banuara me serb nė qytezat e Zveēanit, Zubin-Potokut, Fushė-Kosovės, Shtėrpcės, Obiliqit, Novobėrdės dhe nuk ėshtė krijuar asnjė komunė e re ku shumicė do tė ishin joserbėt. Edhe pse janė krijuar komuna tė reja, ky nuk ka qenė decentralizim, por forcim i pushtetit lokal, pėrkatėsisht njė decentralizim edhe mė i madh. Kėtu kanė dominuar kriteret diskriminuese, me qėllime strategjike pėr tė ndėrruar strukturėn etnike tė Kosovės, pėr tė dominuar mbi s shqiptarėt dhe pėrjetėsuar pushtimin nė Kosovė.

Pse i thash kėto? Sepse, kjo praktikė duhet ndėrprerė. Ne nuk mund t’i marrim asnjė nga kėto kritere pėr tė bėrė reformimin e pushtetit lokal. Mė nuk mund tė vazhdohet me krijimin e komunave tė vogla nė baza etnike ku do tė pėrfitonin nga buxheti nė mėnyrė tė paarsyeshme dhe nė mėnyrė tė padrejtė vetėm disa qytetarė tė Kosovės. Nga ana tjetėr, ne si subjekt, nė vazhdimėsi po edhe nė programin elektoral tė vitit 2001 kemi kėrkuar qė tė bėhet reformimi i qeverisjes lokale.

Pėr mendimin tonė, reforma duhet tė jetė legale nga pikėpamja kushtetuese, qė u tha edhe kėtu, dhe ligjeve tė vendit tė dala nga Kuvendi i Kosovės. Ajo duhet tė mbėshtetet nė baza zhvillimore, me kritere qė do tė respektohen nė gjithė territorin e Kosovės, ku do tė pėrfshihen tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe sipas modeleve zhvillimore tė vendeve tė Evropės Perėndimore – tė modelit qė parasheh Karta evropiane pėr vetėqeverisjen lokale.

Ne nuk mund t’i marrim pėr bazė pretendimet e Serbisė, jo vetėm se po saboton zhvillimet nė Kosovė, por edhe pėr faktin se ajo nuk ka pėrvojė nė decentralizim. Ajo nuk e sheh tė nevojshme tė bėjė decentralizimin nė komunat e Serbisė apo tė Vojvodinės, ndėrsa dėshiron tė imponohet nė shtetin tonė me qėllim qė edhe pa qenė kėtu tė vazhdojė projekte qė nuk ka mund t’i pėrfundojė sa ishte kėtu.

Po tė ishte Shqipėria apo Maqedonia, ato kanė pėrvojė nė decentralizim dhe vlejnė tė jenė nė kėtė proces dhe tė aofrojnė pėrvojėn e vet, sepse ata kanė bėrė decentralizimin.

Programi qė ėshtė prezantuar, duke pėrfshirė kėtu edhe dokumentin kornizė tė bėrė nė kohėn e kabinetit tė Kryeministrit tė PDK Bajram Rexhepi, ėshtė shumė e qartė se nuk ka kriter zhvillimin ekonomik, por ėshtė njė program me karakter politik dhe etnik, pa asnjė logjikė zhvillimore. Ka fakte se sė paku, nė mos i tėri, ėshtė hartuar jashtė Qeverisė sė Kosovės dhe ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe. Mė lejoni tė dėshmohet kjo. Nė faqen 5, tė materialit qė na ėshtė dhėnė, ku ėshtė tabela e pilot-komunave dhe rubrika, pėrshkrimi duket qartė. Aty: me “KS” kuptojmė krijimin e komunės serbe, me “KT” kuptojmė formimin e komunės sė re turke ndėrsa me “KA” krijimn e komunės “albaner” ose “allbansku”. Duket se ėshtė harruar dhe ėshtė kopjuar tekstualisht pa u pėrkthyer fare shkronja “a” nė shkronjėn “sh”.

Kjo dhe ēėshtjet tjera tregojnė gjithashtu se komunat  janė duke u krijuar nė baza etnike dhe jo nė baza zhvillimore. Nga kėtu del se dėshirohet tė formalizohen tri enklava, plus njė enklavė Juniku. Madje kjo e fundit ende pa i rikthyer kolonėt. Kjo prapavijė synohet tė mbulohet me krijimin e njė komune shqiptare dhe njė turke. Juniku, nė kėtė fazė, mund tė bėhet vetėm enklavė. Pse dikujt po i ngutet ta bėjė Junikun komunė? Vetėm se AKM-ja dhe Habitati i ka nė zotėrim shtėpitė e ish-kolonėve nė Junik dhe vendbanimin e dėshmorėve tė kombit nė Baballoē tė banuar me shqiptarė, tė cilėt tash kanė marrė shkresa nga Habitati siē ėshtė bėrė edhe publike pėr tė lėshuar shtėpitė qė dikur regjimi serb i pat ndėrtuar si koloni me 12  milionėt e fondit humanitar tė komisariatit tė lartė tė refugjatėve, duke i shpėrdoruar pėr kolonėt dhe paramilitarėt serb tė ardhur nė vitet e 90-ta nga anė tė ndryshme jashtė Kosovės. Se ēfarė baze ushtarake kanė qenė nė realitet kėto dy vendbanime qė pėrmenda, nuk ėshtė koha kėtu tė shpjegohet, sepse merr shumė kohė.

Nė kushtet e tashme tė vendit, projekti duhej dhe duhet tė pėrfshijė tė gjithė territorin e Kosovės, por kėtu nuk ėshtė nė projekt. Tė gjitha propozimet pėr  krijimin e komunave tė reja janė nė pjesėt tjera tė Kosovės, ndėrsa nuk ka asnjė projekt nė veri tė Kosovės. Pėr tė parė edhe atje efektet qė pėrmenden nė faqe 3 tė tekstit, si kriter pėr pilot-komunat, pėrmendet po ashtu edhe pėrbėrja e ndryshme entike. Po citoj, shumė me vend:  “qė do tė lejojė eventualisht tė vlerėsohet efekti i reformave nė Kosovė nė tė gjithė territorin e saj tė shumėllojshmėrisė”.

... Por pėr t’u kuptuar drejt dhe pėr t’u hequr dyshimet e bazuara se nuk ėshtė fjala pėr obstruksion kundėr Kosovės dhe nė favor tė strukturave paralele tė Serbisė, atėherė nė logjikėn qė ėshtė ndjekur nga hartuesit, megjithėse ne nuk jemi me kėtė logjikė, ėshtė dashur tė parashihet edhe njė komunė pilot nė veri, bie fjala qė do tė pėrfshinte Ēabrėn, Kushtovėn, Vinarcin ose ndonjėrėn prej tyre, dhe njė pjesė tė Shipolit. Kjo ėshtė e domosdoshme pėr tė qenė mesazhi i qartė se reformimi i pushtetit lokal nuk bėhet pėr tė ndarė Kosovėn dhe nuk ka pėr qėllim qė artificialisht tė ndėrrojė strukturėn territoriale dhe entike tė Kosovės.

Rreth numrit tė banorėve... Numri minimal i banorėve qė ka tė drejtė tė formojė njė komunė, pėr mendimin tonė duhet tė jetė minimum 10 mijė banorė. Numri 5 mijė, qė ėshtė paraparė nė materiale, ėshtė i vogėl dhe pasi tė ndėrpritet financimi pilot nga donacionet e bashkėsisė ndėrkombėtare, kėto komuna nuk mund t’u pėrballojnė taksave pėr plotėsimin e pjesės sė buxhetit qė duhet tė mblidhen nga vetė banorėt e komunės qė krijohet. Ėshtė e qartė se edhe pėr njė kohė shumė tė gjatė nuk pritet qė ato tė mbijetojnė nė formėn qė ėshtė pėrshkruar nė kėto materiale me numėr aq tė vogėl tė banorėve.

Rreth financimit... Lartėsia e shumės sė grandeve nga buxheti i Kosovės pėr komuna duhet tė bėhet nė njė formė pėr kokė tė banorėve pėrndryshe ne do tė kemi komunat politike, si dikur fabrika politike qė bėhen barrė e buxhetit qendror. Tash, ndarja buxhetore, e dimė tė gjithė, pėr komuna, ėshtė shumė e padrejtė dhe nė dėm tė komunave qė kanė numėr tė madh tė banorėve.

Rreth pėrfshirjes territoriale... Nė Projektin e propozuar nuk precizohen kufijtė e komunave tė propozuara duke lėnė vend pėr urdhėresa administrative qė prekin nė pėrmbajtje. Nė fakt, askush tė sigurt rreth kėsaj nuk e ka thėnė. Ministria e pushtetit lokal dhe sot kėtu Kryeministri thotė se komunat e ardhshme do tė kenė kufijtė tė tashėm tė fshatrave tė sotme, pa qenė i sigurt se a do t’ia prishė kėtė qėndrim kryeadministratori. Ndėrsa, janė dėgjuar edhe pretendime qė tė jetė krejtėsisht ndryshe. Pėrfshirja e Marecit nė komunėn e Graēanicės  bashkė me disa fshatra tjera nė atė drejtim, mund tė ketė vetėm karakter gjeostrategjik ushtarak si vend malor qė ėshtė dhe afėr kufirit me Serbinė. Pėrndryshe, kjo pjesė nuk ka as numėr tė konsiderueshėm tė banorėve, as nuk ėshtė faktor qė ndihmon zhvillimin. Ngjashėm spekulohet edhe me Parteshin.

Rreth pėrgjegjėsive tė komunave... Me kėtė program dhe me dokumentin kornizė propozohet nė mėnyrė kontradiktore qė komunave t’u jepen tė drejta qė nuk i ka Kosova si tėrėsi, si pushtet qendror, qė u tha edhe nga tė tjerėt. Kosova, ende nuk ka vendosur pėr fatin e integritetit territorial tė vetė ndėrsa tani po vendos pėr kufijtė territorial ndaras nė baza etnike. Kosova si tėrėsi dhe Kuvendi qendror i Kosovės nuk e ka tė drejtėn e referendumeve tė asnjė lloji, ndėrsa kėrkohet tė bėhet ligj pėr referendumet lokale. Komunave kėrkohet qė t’u sigurohen forca tė reagimit tė shpejtė, pėr tė cilat nuk flitet qartė se pėr ēka ėshtė fjala.

Kėshtu, pėr t’i sistemuar ato qė mendojmė se do t’ishin me vlerė, reforma duhet tė jetė legale dhe nė pajtim me procedurat e legjislacionit – kushtetuta, ligjet e vendit tė aprovuara nga ky Kuvend.

Tė  hiqet pretendimi qė territori dhe banorėt e komunės tė kenė pėrgjegjėsi tė cilat ende nuk i ka Kosova.

Nė fillim tė krijohen pesė komuna, qė do tė pėrfshinin sadopak strukturėn e popullatės sė pėrfshirė qė e ka Kosova. Dihet se ka minoritete nė Kosovė nė raport se sa minoritete ka nė Kosovė me numrin e pėrgjithshėm tė popullsisė. Konkretisht tė formohen 3 komuna, ku shumica e banorėve tė jenė shqiptarė, njė komunė ku shumica tė jenė serbė dhe njė ku shumicė janė turq. Numri i banorėve tė komunave tė reja qė do tė krijohen tė jetė 10 mijė, komuna e Junikut tė krijohet mė vonė, ndrėsa nė vend tė saj tė krijohet komuna Ēabrės. Komunat qė krijohen duke pėrfshirė vendbanime qė sigurojnė numėr tė mjaftueshėm tė banorėve dhe jo territore qė pretendojnė prapavijė ushtarako-strategjike, siē ėshtė rasti i Graēanicės dhe Parteshit. Nė fazėn nė vijim tė formohen kėto komuna: Mramuri, Matiēani nė Prishtinė, Has, Zhur, Rogovė – Prizren, Mushtishti – Suharekė, Bresan – Sharri, Bec, Shiponjė – Gjakovė, Komaran – nė komunė tė Drenasit, Orllani, Sllatina dhe Pozharani, Komogllava, Gaēka, Gadimja, Magurja, Shala, Rugova, Barani, Krusha e Madhe, Isniqi, Juniku, Gllogjani, Runiku dhe komuna tjera qė do t’i vlerėsonin ekspertėt se a i plotėsojnė kriteret zhvillimore.

Shefi i ekzekutivit tė jetė banor i komunės, sė paku 6 muaj, para se tė konkurrojė pėr kėtė post. Ju e keni pa se ai as qė ka nevojė me qenė banor i komunės, a don me u bė i pari nė komunė.

Ėshtė e panevojshme qė komuna tė kenė shėrbim tė reagimit tė menjėhershėm siē parashihet nė faqe 6. Njėsi tė tilla ka TMK, janė zjarrfikėsit – po kuptohet.

Instituti i Kosovės pėr mbrojtjen e monumenteve duhet tė jetė ai qė vlerėson rėndėsinė e monumenteve historike nė Kosovė. Menaxhimi i tyre duhet tė jetė kompetencė e deleguar pėr komunat, jo siē ėshtė propozuar nė faqen 5 tė dokumentit kornizė.

Financimi i komunave, pėrkatėsisht grandet pėr to tė jepen pėr krye tė banorit. Banorė tė Kosovės tė jenė tė gjithė ata qė mund tė dėshmojnė kėtė nė bazė tė shumė kritereve. Nuk mund tė merret kriteri viti 1998 siē ėshtė nė dokumentin kornizė.

Programi i reformės, pėr mendimin tonė duhet t’i kthehet Qeverisė dhe tė ripunohet.

Tė eliminohen tė gjitha propozimet qė janė nė kundėrshtim me sundimin e ligjit dhe me vėrejtjet e paraqitura tė kthehet pėr miratim definitiv nė Kuvend nė kohėn mė tė shpejtė tė mundshme.

Nuk do tė ishte mirė qė nė kėtė formė tė imponohen komunat pilot.

Ju faleminderit.

(Nxjerr nga transkripti i Kuvendit tė Kosovės)

 

kthehu

 


Veprimtaria e

LPK-sė nė

Kuvendin e Kosovės

 

19 maj 2005

Fjala e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, nė seancėn pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė

 

28 janar 2005

Lidhur me Projektligjin pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2005

 

26 janar 2005

Paraqitja e deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 26 janar 2005

 

... Lidhur me Projektligjin Pėr tė Drejtat e Pjesėtarėve tė Luftės sė UĒK-sė, tė Familjeve tė Dėshmorėve dhe Viktimave Civile tė Luftės

 

... Lidhur me Projektligjin pėr Prokurorinė Publike tė Kosovės

 

22 dhjetor 2004

Qėndrimi i LPK- pėr Programin e Qeverisė sė Kosovės 2004-2008

 

3  dhjetor 2004

Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr nė vend tė z.Ibrahim Rugova

 

........


Biografia e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli

 

U lind mė 1 maj 1959 nė Komogllavė tė Ferizajit. Shkollėn fillore e ka mbaruar nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen nė Ferizaj. Gjatė vitit 1976 i takon grupit ilegal tė nxėnėsve. Gjatė kohės sa ishte student i letėrsisė shqiptare dhe artit figurativ, dega e pikturės nė Prishtinė (1979), arrestohet nga okupatori serb dhe dėnohet me 3 vjet e gjysmė burgim pėr ēėshtje politike. Dėnimin e vuajti nė Mitrovicė tė Sremit. Pas burgut hyn nė organizimet e Lėvizjes Popullore tė Kosovės (nė atė kohė LRSHJ-sė). Mė 7 janar 1984 i ikėn policisė qė kishte shkuar nė shtėpinė e tij pėr ta arrestuar sėrish dhe kalon nė ilegalitet. Nė prill tė atij viti arratiset dhe vendoset nė Zvicėr. Gjatė kohės sa qėndroi nė mėrgim, tri vitet e para ishte anėtar i redaksisė sė “Zėrit tė Kosovės” dhe ka hapur disa ekspozita personale dhe kolektive tė pikturės. Ndėrsa nga viti 1987 zgjedhet sekretar i LPK-sė, Dega Jashtė Vendit. Nė vitin 1991-1993 ishte delegat i Degės sė LPK-sė Jashtė Vendit nė Mbledhjen e III-tė, pėrkatėsisht IV-tė, qė u mbajtėn nė Ujmirė tė Drenicės dhe nė Prishtinė. Nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės ėshtė nga fillimi i punės sė saj mė 1994. Nga maji i vitit 1998 deri nė fund tė luftės pėr ēlirimin e Kosovės ishte ndihmėskomandant pėr administratė tė pėrgjitshme nė Zonėn Operative tė Dukagjinit. Mė 1999 okupatori serb e dėnoi, nė mungesė, mė 15 vjet burg. Mė 28 Nėntor 1999 u vetėdemobilizua nga TMK-ja dhe kaloi prapė nė jetėn politike. Nė Kuvendin e V-tė tė LPK-sė, mbajtur nė korrik tė vitit 2000, delegatėt e zgjodhėn kryetar tė LPK-sė. Mbėshteti politikisht luftėn e armatosur ēlirimtare tė pjesėve tė popullit shqiptar nė Kosovėn Lindore dhe nė Maqedoni. Jashtė ēdo rregulloreje legale u hoq nga lista zgjedhore pėr deputetė tė Kuvendit tė Kosovės nė zgjedhjet e vitit 2001. Nė vitin 2001 nė mbledhjen e VI tė Pėrgjithshme u rizgjodh kryetar i LPK-sė, gjithashtu edhe nė vitin 2004 nė Mbledhjen e VII tė Pėrgjithshme u rizgjodh kryetar i LPK-sė. Ėshtė i martuar, babė i tre fėmijėve. Jeton nė Prishtinė. Nga gjuhėt e huaja flet frengjishten dhe gjuhėn qė e mėsoi nė burg.